Tag: verës

  • VIDEO/ ”Kush e ka hitin e verës”, Gjesti ”provokon” edhe Eglin: Të tjerëve do ja dridhim

    VIDEO/ ”Kush e ka hitin e verës”, Gjesti ”provokon” edhe Eglin: Të tjerëve do ja dridhim

    Showbiz E Enjte, 19 Qershor 2025 19:30
    Gjesti, fituesi fenomenal i ”Big Brother Albania Vip 4”, vijon që të jetë një nga emrat më të komentuar në vend. Sakaq, ai në një video të publikuar sëfundmi në Instastory, shihet në oborrin e banesës në Pavlan të Pejës, nën shoqërinë e qenit të tij.
    Gjesti ka thumbuar duke thënë: Kush e ka hitin e verës? ”Normal që unë”, ka vijuar artisti. Kënga ”Veshu Ndrequ” ka marrë mbi 7.5 milion shikime për më pak se 1 muaj nga publikimi.

    Sakaq, Gjestin e kemi parë edhe në koncerte në Europë, dhe së fundmi në Amerikë ku e ka elektirzuar skenën. Por menjëherë është bërë një lidhje me fjalët e Gjestit kur ishte në ”Big Brother Albania Vip 4”, ku aty i thoshte Eglit ”ty të kam përqefi”, pra që nuk e ngacmon. Të jetë vallë edhe një ngacmim edhe për Eglin? Pritet të shihet.
    R.SH/ Koha Jonë/

  • Ruajtja e ushqimeve të freskëta gjatë verës, ja në çfarë temperature duhet ta gradoni frigoriferin tuaj

    Ruajtja e ushqimeve të freskëta gjatë verës, ja në çfarë temperature duhet ta gradoni frigoriferin tuaj

    Në verë, temperaturat rriten dhe bashkë me to rritet edhe nevoja për ruajtjen e duhur të ushqimit. Frigoriferi ynë bëhet aleati ynë kryesor në betejën për përbërës të freskët dhe të sigurt, për sa kohë që funksionon siç duhet dhe është vendosur në temperaturën e duhur.

    Temperatura ideale për pjesën e brendshme të frigoriferit është midis 1°C dhe 4°C. Në këtë temperaturë, rritja e mikroorganizmave patogjenë ngadalësohet ndjeshëm, por pa ngrirë ushqimin.
    Ekspertët rekomandojnë një temperaturë afër 3°C, e cila siguron ekuilibrin më të mirë midis ruajtjes dhe efikasitetit të energjisë.

    Në të njëjtën kohë, për shkak se kushtet janë më të vështira gjatë muajve të verës, duhet të jemi të kujdesshëm edhe për përdorimin e shpeshtë të frigoriferit. Hapja dhe mbyllja e derës së tij ndikon në performancën e tij të brendshme, gjë që rrit rrezikun e prishjes së ushqimit.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të frigoriferit gjatë muajve të verës, duhet të:
    – Shmangni mbingarkesën: Ushqimit i duhet hapësirë ​​që të qarkullojë ajri i ftohtë.
    – Mos vendosni ushqime të nxehta brenda: Lërini të ftohen përpara se t’i ruani.
    – Mos e hapni derën shpesh: Mbajeni temperaturën brenda konstante.
    – Kontrolloni guarnicionet e derës: Nëse nuk mbyllen siç duhet, ftohja humbet.
    – Përdorni një termometër frigoriferi: Është i lirë, praktik dhe veçanërisht i dobishëm për monitorimin e temperaturës.
    Sigurimi i temperaturës së duhur në frigoriferin tonë nuk është vetëm një detaj teknik, por një parakusht për mbrojtjen e higjienës, shijes dhe vlerës ushqyese të ushqimit, veçanërisht kur zhiva është në rritje.
    Kujdesuni për frigoriferin tuaj dhe ai do të kujdeset për përbërësit tuaj.

  • Kroacia, destinacioni i preferuar i verës 2025

    Kroacia, destinacioni i preferuar i verës 2025

    Të gjithë rrugët e pushimeve këtë verë të çojnë në Adriatik — më saktë në Kroaci. Shtatë ekspertë udhëtimesh të pyetur nga platforma e udhëtimit Travel + Leisure dhanë të njëjtën përgjigje: Kroacia është zgjedhja më e mirë për verën 2025.Kjo rritje e popullaritetit nuk është rastësore. Sipas të dhënave zyrtare, vendi priti rreth 20 milionë turistë në vitin 2023, një rritje 10% nga viti paraardhës. Dhe kërkesa po rritet edhe më shumë këtë vit. “Kemi parë një rritje prej 800% në kërkesat për pushime në Kroaci,” thotë Edward Frampton-Fell nga Top Villas.Ndërsa Dubrovniku, Hvari dhe Riviera e Splitit mbeten destinacione klasike, ishulli Korčula po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një “mini Dubrovnik” – me arkitekturë veneciane, plazhe të qeta dhe pak më pak turistë. “Korčula ka gjithçka: natyrë, histori, verëra të mira si Pošip, dhe madje thuhet se është vendlindja e Marco Polos,” thotë Darijo Saric nga VIP Holiday Booker.Kroacia po tërheq gjithnjë e më shumë edhe emra të njohur nga bota e showbiz-it. Ishulli i Korčulës, për shembull, është vizituar nga çiftet e famshëm si Beyoncé dhe Jay-Z, të cilët shijuan darka me ushqim deti në ishullin e vogël Vrnik. Kjo prani e të famshmëve vetëm sa ka rritur profilin ndërkombëtar të vendit, duke e kthyer në një destinacion të preferuar për pushime luksoze dhe të qeta larg zhurmës së zakonshme turistike.Ekspertët rekomandojnë të eksploroni vendin me jaht ose katamaran, duke kaluar mes ishujve si Vis, Brac, Krk dhe Hvar. “Rezervimet janë mbushur më shpejt se kurrë këtë verë,” pohon Mitja Mirtic nga kompania Goolets, që ofron avionë charter në ujërat kroate.Për ata që kërkojnë një kombinim të luksit me përvojat autentike, rajoni i bregdetit dalmat është ideal, nga qytetet mesjetare të Splitit e Dubrovnikut, tek shëtitjet me varkë, degustimet e verës dhe vizitat në zona të mbrojtura nga UNESCO.Kroacia nuk është më thjesht një destinacion i bukur, është kthyer në zgjedhjen më të përfolur të verës në Europë. Dhe këtë herë, ekspertët bien të gjithë dakord. / Travel + Leisure, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zbulohet lista, Juventusi ka objektiva të qarta për 4 role në merkaton e verës

    Zbulohet lista, Juventusi ka objektiva të qarta për 4 role në merkaton e verës

    11 Qershor 2025

    17:10

    Telesport

    Juventusi po përgatitet për Botërorin e klubeve, por puna më e madhe dhe intensive që po bëhet aktualisht nga klubi bardhezi është merkatoja e verës.
    La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi do të përforcojë skuadrën me një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues.
    Në mbrojtje, emri më i përmendur është Leonardo Balerdi (Marseille). “Zonja e vjetër” po tenton të ofrojë Nico Gonzalez ose Samuel Mbangula dhe një shifër të konsiderueshme për këtë lojtar.
    Dy emra të tjerë në listë janë Giovanni Leoni (Parma) dhe Pietro Comuzzo (Fiorentina).
    Në mesfushë, emrat janë edhe më bindës. Juventusi ka interes për opsione si Davide Frattesi (Inter) dhe Florentino (Benfica). Synimi i parë ka qenë Sandro Tonali, por Newcastle nuk është i gatshëm ta shesë ish-lojtarin e Milanit..
    Në sulm duhet një emër i klasit botëror. Opsionet janë tre: Viktor Gyokeres, Mateo Retegui dhe Jonathan David.

  • Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

    Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

    Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, disa kategori të shoqërisë si fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë, ndërsa thekson faktin se “shëndeti vjen i pari”.
    Nga ana tjetër, Drejtoresha e ISHP-së shprehet se stina e verës, ditët e nxehta, temperaturat e larta por edhe disa elementë të tjerë si goditja nga i nxehti e bëjnë shumë të rëndësishme kujdesin për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna gjatë sezonit të verës.
    Tomini apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit, për të evituar daljet sa më shumë në këtë orë.
    “Të veshin rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Të pimë ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.
    Sipas Tominit, kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm.
    “Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, përfundon Tomini.

  • Xixëllonjat po zhduken, netët e verës mund të mbesin pa dritën magjike të natyrës

    Xixëllonjat po zhduken, netët e verës mund të mbesin pa dritën magjike të natyrës

    Ashtu si fishekzjarrët e 4 Korrikut, noti në ditë të nxehta dhe pushimet e gjata verore, edhe xixëllonjat janë një simbol i paharruar i stinës së verës. Shumë prej nesh i kujtojnë me nostalgji netët kur ndiqnim dritat që ndriçonin fushat e errëta, duke u ndjerë si në një botë magjike. Por shkencëtarët po paralajmërojnë se brezat e rinj mund të mos kenë fatin të përjetojnë të njëjtën mrekulli, pasi xixëllonjat po zhduken me shpejtësi nga mjediset natyrore në të gjithë botën.

    Pse po zhduken xixëllonjat?Megjithëse nuk ka një përgjigje të saktë, studiuesit besojnë se dy faktorë kryesorë po ndikojnë në këtë rënie shqetësuese: zhvillimi urban dhe ndotja nga drita.
    Xixëllonjat zhvillohen në mjedise të lagështa, afër ujërave të qeta, si përrenjtë, liqenet apo kënetat. Ato qëndrojnë pranë vendlindjes dhe varen shumë nga ekosistemet natyrore si pyjet, fushat dhe zonat e mbuluara me bimësi të dendur. Por ndërtimet, shkatërrimi i pyjeve dhe urbanizimi i zonave të gjelbra po zhdukin habitatet e tyre.

    Përveç kësaj, ndriçimi artificial i natës po ndërhyn në mënyrën e komunikimit të xixëllonjave. Këto insekte komunikojnë përmes dritës përdorin sinjale të ndritshme për të gjetur partnerë, për të mbrojtur territorin dhe për t’u mbrojtur nga grabitqarët. Por dritat e shtëpive, makinave dhe rrugëve i çorientojnë, duke e bërë më të vështirë për to të gjejnë njëri-tjetrin për çiftim.
    Humbja e magjisë natyroreStudimet kanë treguar se drita artificiale mund të ndërpresë sinkronizimin e flakërimeve të xixëllonjave për disa minuta pas kalimit të dritave të makinave. Në zona ku më parë organizoheshin edhe ture turistike për të parë xixëllonjat, sot numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm.
    Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa për mbrojtjen e habitateve natyrore dhe reduktimin e ndotjes së dritës, xixëllonjat mund të zhduken plotësisht nga shumë zona të botës. Humbja e tyre nuk do të jetë vetëm një trishtim nostalgjik për netët e verës, por edhe një goditje për ekuilibrin natyror dhe biodiversitetin.
    /vizionplus.tv

  • Superfrutat e Freskëta të Qershorit – Cilat Janë dhe si t’i Zgjidhni

    Superfrutat e Freskëta të Qershorit – Cilat Janë dhe si t’i Zgjidhni

    Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.

    Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.
    Pjepri
    Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.
    Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.
    Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.
    Si ta zgjidhni?
    Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.
    Si ta ruani?
    Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.
    Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.
    Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.
    Pjeshkët, nektarinat
    Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.
    Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.
    Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.
    Si t’i zgjidhni?
    Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.
    Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.
    Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.
    Si t’i ruani?
    Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.
    Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.
    Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.
    Qershitë
    Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.
    Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.
    Si t’i zgjidhni qershitë?
    Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.
    Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.
    Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.
    Si t’i ruajmë qershitë?
    Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb.org

  • Avokati: Ilir Meta do lirohet brenda verës!

    Avokati: Ilir Meta do lirohet brenda verës!

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një lidhje direkte në A2 CNN, deklaroi se Presidenti i Partisë së Lirisë do të lirohet shumë shpejt.
    “Besoj se shumë shpejt do të lirohet. Është ezauruar çdo veprim dhe kuptohet qartë që edhe SPAK-u është sforcuar shumë. Në datën 10 të këtij muaji bëhet 1 vit që zoti Meta është regjistruar si person nën hetim, kështu që besoj se është ezauruar çdo afat edhe procedurial. SPAK-u nuk ka çfarë provash të tjerë të mbledhë për zotin Meta. Besoj se brenda verës zoti Meta do të jetë person i lirë. Por, mos të harrojmë që çështjet politike janë shumë të vështira të çmontohen juridikisht”, tha Cakrani në A2 CNN.

    Avokati tregoi për Andrea Dangllin edhe gjendjen aktuale të Ilir Metës: “Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë fizike. Punon çdo ditë, orienton partinë, shkruan, bën palestër, kështu që është në gjendje shumë të mirë dhe në formë si nga ana fizike, ashtu edhe morale”.

  • Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

    Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

    Hëna e parë e plotë e verës, e njohur si “Hëna e Luleshtrydhes”, do të shfaqet në qiell të mërkurën, më 11 qershor 2025.

    Fenomeni premton imazhe magjepsëse për dashamirësit e qiellit. “Hëna e Luleshtrydhes” do të lindë e plotë mbrëmjen e 11 qershorit, duke ofruar një spektakël vizual spektakolar.
    Emri “Hëna e Luleshtrydhes” vjen nga traditat e fiseve indigjene të Amerikës së Veriut, për të cilët qershori ishte sezoni i korrjes së luleshtrydheve.
    Ekspertët thonë se hëna e plotë fillimisht do të shfaqet si një sferë portokalli e ndritshme pranë horizontit.
    Ndërsa ngrihet, do të marrë nuanca më të buta, të verdha dhe do të bëhet deri në 30% më e ndritshme se zakonisht. Pamja e saj përfundimtare mund të ndikohet nga kushtet e motit dhe lagështia atmosferike.
    Emrat Alternativë
    Hëna e Plotë e Qershorit
    Hëna e Mjaltit – sepse qershori është muaji kur bëhet vjelja e mjaltit
    Hëna e Trëndafilit – për shkak të lulëzimit të petaleve të trëndafilit në të njëjtën kohë
    Hëna e ngrohtë – për shkak të temperaturave të larta të verës
    Mbjellja e Hënës – sepse konsiderohet një kohë e përshtatshme për rritjen e bimëve

    Top Channel

  • Këto janë frutat dhe perimet që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të verës

    Këto janë frutat dhe perimet që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të verës

    Me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, është thelbësore të qëndrojmë të hidratuar për të ruajtur energjinë, freskinë dhe shëndetin në përgjithësi.

    Përveç ujit, ka shumë fruta dhe perime që përmbajnë sasi të larta uji dhe lëndë ushqyese, të cilat ndihmojnë trupin të përballojë vapën. Ja 10 prej tyre që duhet t’i keni gjithmonë në frigorifer gjatë verës:
    1.Shalqiri

    Me mbi 90% ujë, shalqiri është “mbreti” i hidratimit veror. Përveç freskisë, ai është i pasur me antioksidantë si likopeni, që ndihmojnë në mbrojtjen nga dielli.
    2.Kastraveci
    Kastraveci përmban rreth 96% ujë, duke qenë një nga perimet më hidratuese. Mund të konsumohet në sallata, smoothie ose thjesht si snack.
    3.Luleshtrydhet
    Të ëmbla dhe të pasura me ujë (rreth 91%), luleshtrydhet janë perfekte për hidratim dhe një burim i mirë i vitaminës C.
    4.Domatet
    Edhe pse shpesh i konsiderojmë si perime, domatet janë fruta që përmbajnë mbi 94% ujë. Ato janë ideale për sallata të ftohta verore.
    5.Pjepri
    Një tjetër frut me përmbajtje të lartë uji (rreth 90%). Pjepri është gjithashtu i pasur me kalium, që ndihmon në balancimin e elektroliteve.
    6.Selinoja
    Me 95% ujë, selinoja është shumë e ulët në kalori dhe ndihmon në hidratim, tretje dhe pastrim të trupit.
    7.Portokalli
    Përveç vitaminës C, portokalli ka mbi 85% ujë, duke e bërë një frut të shkëlqyer për hidratim gjatë ditëve të nxehta.
    8.Rrushi
    Rrushi është freskues, i ëmbël dhe i pasur me ujë. Mund të mbahet në frigorifer ose ngrirje për një snack të ftohtë e të shëndetshëm.
    9.Ananasi
    Përveç përmbajtjes së ujit, ananasi ka enzima që ndihmojnë në tretje dhe është shumë freskues në smoothie apo sallata.
    10.Marule jeshile
    Marulja iceberg përmban rreth 95% ujë. Shtojeni në sanduiçë, tortilja apo sallata për një efekt freskues dhe hidratues.