Tag: verës

  • Gasperini nuk e largon Marash Kumbullën nga Roma, i jep një shans për të parë në miqësoret e verës

    Gasperini nuk e largon Marash Kumbullën nga Roma, i jep një shans për të parë në miqësoret e verës

    Marash Kumbulla ka përfunduar huazimin e tij te Espanyoli dhe është rikthyer te Roma. Në gjysmën e dytë të sezonit në La Liga, mbrojtësi shqiptar ishte titullar i rregullt dhe dha një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivit të madh të skuadrës: mbijetesa në elitën e futbollit spanjoll. Paraqitjet e tij ishin të qëndrueshme, me disiplinë taktike dhe qetësi në mbrojtje, duke u vlerësuar si një nga pikat e forta të prapavijës së Espanyolit.
    Tashmë, Kumbulla është rikthyer te Roma dhe do të nisë përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini. Ky i fundit ka shprehur dëshirën ta vëzhgojë nga afër gjatë ndeshjeve miqësore të verës, për të vlerësuar nëse mbrojtësi shqiptar mund të përshtatet në skemat dhe filozofinë e tij të lojës.
    Aktualisht, Kumbulla vjen si alternativa e katërt në hierarkinë e mbrojtjes, por me paraqitje bindëse në fazën përgatitore, ai ka mundësinë të rrisë rolin e tij në skuadër dhe të luftojë për më shumë minuta në sezonin e ri në Serie A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Top 10 ushqimet më të mira për drekë gjatë verës, të lehta, freskuese dhe plot vlera!

    Top 10 ushqimet më të mira për drekë gjatë verës, të lehta, freskuese dhe plot vlera!

    Vera sjell temperaturat e larta dhe nevojën për ushqime që na japin energji pa na rënduar. Të ngrënit në mënyrë të zgjuar në mesditë është çelësi për të mbajtur trupin të hidratuar dhe të lehtë, pa bërë kompromis me shijen.

    Më poshtë do të gjeni një listë me 10 ushqime ideale për drekë në verë, të pasura me lëndë ushqyese, të lehta për tretje dhe perfekte për të përballuar vapën:

    1.Sallatë perime të freskëta
    2.Kos me kastravec dhe kopër (tarator)
    3.Sallatë me domate, mocarela dhe borzilok (Caprese)
    4.Fileto pule me avokado dhe rukola
    5.Sanduiç me bukë integrale, salmon dhe krem djathi
    6.Makarona me perime dhe vaj ulliri
    7.Oriz i ftohtë me ton dhe misër
    8.Pjatë me fruta deti dhe limon
    9.Supa e ftohtë me domate (gazpacho)
    10.Fruta të freskëta me pak fara chia dhe kos i lehtë

    Kjo menu e verës nuk është vetëm ushqyese, por edhe super freskuese!

  • Ministrja Denaj: Mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës

    Ministrja Denaj: Mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi këtë të hënë një takim me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptare të Verës, pasardhës të një tradite brezash që ruajnë dhe kultivojnë me pasion verën “Made in Albania”. Denaj tha se u diskutua mbi mundësitë konkrete të financimit për zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe verës, përmes përfshirjes në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025–2026.
    “Ne synojmë të mbështesim investimet në shtimin e sipërfaqeve të mbjella dhe instalimin e sistemeve moderne të ujitjes me pika”, tha ajo, ndërsa theksoi se kjo skemë adreson mbështetje edhe për agropërpunimin, përmes financimit të linjave, makinerive dhe pajisjeve për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e rrushit dhe verës.

    Po ashtu Denaj bëri të ditur se në fokus të takimit ishte edhe prezantimi i dy instrumenteve lehtësuese të aksesit në financë: Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane, që së bashku mundësojnë financim me interes vetëm 2% dhe mbulim kolaterali deri në 70%. Sektori i verës dhe vreshtarisë është një industri me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë rurale të vendit tonë.

  • Superfrutat e freskëta të qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

    Superfrutat e freskëta të qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

    Qershori është muaji i parë zyrtar i verës. Dhe zakonisht kur mendojmë për verën, mendja na shkon menjëherë tek ngjyrat, jo vetëm në garderobë, por edhe tek ngjyrat që servirim në pjatë.

    Më poshtë, do të gjeni cilat janë frutat që duhet të mbushin shportën tuaj në këtë muaj dhe disa këshilla nga AgroWeb.org për mirëmbajtjen dhe zgjedhjen e tyre.

    Pjepri

    Nëse ka një frut, që përfaqëson më së miri ëmbëlsinë e verës, ai është pjepri.

    Shija dhe ndjesia e freskisë dhe ëmbëlsisë e bën pjeprin frutin mbret të verës.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, zona që ka prurjet më të të mëdha të pjeprit, si edhe shalqirit është Divjaka.

    Pjepri i vendit sjell raportin më të mirë mes cilësisë dhe vlerës në blerje.

    Si ta zgjidhni?

    Tek pjepri treguesi më i mirë është ngjyra. Pjesa e poshtme e frutit duhet të jetë në ngjyrë të artë dhe jo jeshile. Pjepri duhet të ketë një aromë shumë të mirë.

    Si ta ruani?

    Pjepri është jetëgjatë edhe pasi është vjelur, me kusht që të ruhet në temperaturën e ambjentit.

    Nëse ju pëlqejnë të ftohtë, mbajini në frigorifer gjatë natës, por nëse i mbani më gjatë do të fillojnë të zbuten dhe kalben.

    Këshilla shtesë. Pjepri është shumë i ëmbël, ndaj dhe mund ta kombinoni me përbërës të tjerë më të kripur për të balancuar shijen si me proshutë ose djathë.

    Pjeshkët, nektarinat

    Pjeshkët dhe nektarinat janë mbretëreshat e sezonit të verës. Ndryshimi i vetëm është se pjeshkët janë më të forta dhe me push dhe nektarinat janë me lëkurë më të lëmuar.

    Më të apasionuarit e këtyre frutave mund të argumentojnë se shija e pjeshkës është shumë më e fortë, ndërsa ajo e nektarinave, kajsive ka nuanca të shijes së agrumeve.

    Vendin e parë në vend për prodhimin e pjeshkëve dhe kajsive e mban qyteti i Elbasanit.

    Si t’i zgjidhni?

    Mënyra më e mirë për të zgjedhur pjeshkët dhe kajsitë më të mirë qëndron tek ngjyra e tyre.

    Sa më portokalli të jenë, aq më të ëmbla dhe të mira janë. Por mbi të gjitha, këshilla e AgroWeb.org është se asaj që duhet t’i besoni më shumë është nuhatja.

    Pjeshkët dhe nektarinat më të mira kanë një aromë të parezistueshme.

    Si t’i ruani?

    Pjeshkët dhe kajsitë ideale vazhdojnë të piqen edhe pasi janë vjelur, kështu që mos u shqetësoni shumë nëse fruti në fillim është pak i fortë.

    Por mos i fusni në frigorifer para se të jenë zbutur dhe të kenë marrë më shumë aromë.

    Këshilla shtesë: Për një komposto apo reçel më të mirë, duhet t’ia hiqni lëkurën pjeshkëve, ndërkohë që me kajsitë nuk është e nevojshme.

    Qershitë

    Qershori është padiskutim muaji i qershive. Edhe pse tashmë kanë dalë në treg, piku i pjekjes së tyre arrin pikërisht në këtë muaj me qershitë e Beratit, Peshkopisë dhe të Korçës.

    Fundi i muajit shënon dhe ardhjen në treg të vishnjeve, që dallohen për ngjyrën e errët dhe shijen pak më të athët.

    Si t’i zgjidhni qershitë?

    Shikoni për qershi me lëkurë të lëmuar dhe me shkëlqim. Sa më e errët të jetë ngjyra e kuqe, aq më e mirë është qershia, pasi tregon se ajo është plotësisht e pjekur.

    Me qershitë e bardha shihni të jenë sa më transparente dhe me ngjyrë të artë.

    Gjithashtu kontrolloni dhe bishtat; ato duhet të jenë jeshile dhe me fleksibilitet, ndërkohë që në momentin që ruhen, marrin një ngjyrë si vishnje në të kafenjtë.

    Si t’i ruajmë qershitë?

    Futini në frigorifer të izoluara mirë. Ato mund të rrojnë deri në disa javë në këtë mënyrë, ose të paktën në teori, pasi ka shumë gjasa që t’i keni ngrënë deri në atë kohë./AgroWeb

  • Sot është dita më e gjatë e vitit, çfarë duhet të dini për solsticin veror

    Sot është dita më e gjatë e vitit, çfarë duhet të dini për solsticin veror

    Sot është solstici i verës, ngjarja astronomike që shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të verës në Hemisferën Veriore.

    Ai ndodhi në orën 04:42, sipas kohës tonë më 21 qershor, raporton Unioni Italian i Astronomëve Amatorë (UAI), dhe përkon me ditën më të gjatë të vitit, kur Dielli qëndron mbi horizont për numrin më të madh të orëve.
    Dielli u ngrit në orën 05:36 dhe perëndoi në orën 20:51, duke na dhënë plot 15 orë e 15 minuta dritë.

    Këtë vit, solstici i verës do të shoqërohet edhe nga një dukuri sugjestive: në agimin e 22 qershorit, në horizontin lindor dhe në qendër të yjësisë së Dashit, do të jetë e mundur të admirohet Hëna e hollë në fazën rënëse pranë Venusit.
    Solstici është momenti kur Dielli, gjatë lëvizjes së tij të dukshme në kupolën qiellore, arrin pikën më veriore dhe më pas fillon zbritjen e ngadaltë drejt jugut.
    Ky moment zhvendoset çdo vit me rreth gjashtë orë krahasuar me vitin e mëparshëm, dhe korrigjohet çdo katër vjet përmes viteve të brishtë, për të shmangur zhvendosjen graduale të stinëve në raport me kalendarin. Për këtë arsye, solstici mund të ndodhë më 20 ose 21 qershor.
    Edhe këtë vit, UAI ka organizuar iniciativën “Mirë se vjen Verë! Dita e Diellit”, një ftesë për të zhvilluar aktivitete dhe ngjarje në mbarë Italinë. Një nga më interesantet, siç tregon Paolo Volpini nga UAI për agjencinë ANSA, do të mbahet në manastirin e Bibliotekës Classense në Ravenna: këtu, Shoqata e Astrofilëve të Ravenës, Rheyta, ka planifikuar një eksperiment për matjen e madhësisë së Tokës, duke ndjekur udhëzimet e filozofit dhe astronomit grek Eratostheni, i cili e kreu këtë matje në shekullin e tretë para Krishtit, duke përdorur vetëm hijen e hedhur nga një orë diellore. Matja do të kryhet saktësisht në orën 13:13, momenti kur Dielli ndodhet në kulmin e tij, dhe do të realizohet në të njëjtën kohë edhe nga grupe të tjera të astronomëve amatorë, shkolla dhe nga Biblioteka e Aleksandrisë në Egjipt.

  • Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

    Sot Solstici i Verës 2025, dita më e gjatë e vitit dhe spektakli i qiellit në agim

    Sot është solstici i verës, ngjarja astronomike që shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të verës në Hemisferën Veriore.
    Ai ndodhi në orën 04:42, sipas kohës tonë më 21 qershor, raporton Unioni Italian i Astronomëve Amatorë (UAI), dhe përkon me ditën më të gjatë të vitit, kur Dielli qëndron mbi horizont për numrin më të madh të orëve. Dielli u ngrit në orën 05:36 dhe perëndon në orën 20:51, duke na dhënë plot 15 orë e 15 minuta dritë.
    Këtë vit, solstici i verës do të shoqërohet edhe nga një dukuri sugjestive: në agimin e 22 qershorit, në horizontin lindor dhe në qendër të yjësisë së Dashit, do të jetë e mundur të admirohet Hëna e hollë në fazën rënëse pranë Venus.
    Solstici është momenti kur Dielli, gjatë lëvizjes së tij të dukshme në kupolën qiellore, arrin pikën më veriore dhe më pas fillon zbritjen e ngadaltë drejt jugut. Ky moment zhvendoset çdo vit me rreth gjashtë orë krahasuar me vitin e mëparshëm, dhe korrigjohet çdo katër vjet përmes viteve të brishtë, për të shmangur zhvendosjen graduale të stinëve në raport me kalendarin. Për këtë arsye, solstici mund të ndodhë më 20 ose 21 qershor.
    Edhe këtë vit, UAI ka organizuar iniciativën “Mirë se vjen Verë! Dita e Diellit”, një ftesë për të zhvilluar aktivitete dhe ngjarje në mbarë Italinë. Një nga më interesantet, siç tregon Paolo Volpini nga UAI për agjencinë ANSA, do të mbahet në manastirin e Bibliotekës Classense në Ravenna: këtu, Shoqata e Astrofilëve të Ravenës, Rheyta, ka planifikuar një eksperiment për matjen e madhësisë së Tokës, duke ndjekur udhëzimet e filozofit dhe astronomit grek Eratostheni, i cili e kreu këtë matje në shekullin e tretë para Krishtit, duke përdorur vetëm hijen e hedhur nga një orë diellore. Matja do të kryhet saktësisht në orën 13:13, momenti kur Dielli ndodhet në kulmin e tij, dhe do të realizohet në të njëjtën kohë edhe nga grupe të tjera të astronomëve amatorë, shkolla dhe nga Biblioteka e Aleksandrisë në Egjipt.

  • Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë

    Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë

    Stina e verës veç temperaturave të larta ka dhe viroza.

    Mjekët thonë se në qendra shëndetësore më së shumti vijnë pacientë me dhimbje fyti, kollë, temperaturë, të vjella dhe diarre. Artenida Bitri mjeke familje në Qendrën Shëndetësore Nr. 3 këshillon që fëmijët, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik të jenë të kujdesshëm, pasi trupi i tyre është më i ndjeshëm ndaj dehidratimit dhe lodhjes nga dielli.

    Ndonëse kem hyrë në muajt e verës, shqetësimet për virozat po rriten, sidomos për grupmoshat më të ndjeshme si fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

    Mjekja Artenida Bitri thotë se virozat e verës janë aktualisht të pranishme dhe shfaqen me simptoma si dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe kollë, ndërsa ato të traktit gastrointestinal shoqërohen kryesisht me të vjella dhe diarre.

    Sipas mjekes ekspozimi i pakujdesshëm në diell, sidomos gjatë ditëve me temperaturë të lartë. Ajo tregon se mund të shkaktojë, dhimbje koke, marrje mendsh, djersitje apo dhe lodhje të përgjithshme. Për këtë arsye kërkohet kujdes i veçantë nga të gjithë, sidomos nga grupet më të rrezikuara.

    Mjekja apelon që të mos nënvlerësohen këto shenja dhe të kërkohet ndihmë mjekësore në kohë, veçanërisht për fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar, për të parandaluar komplikacionet e mundshme.

  • Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga solstici veror

    Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga solstici veror

    21 qershori 2025, solstici i cerës shënon zyrtarisht fillimin e verës astronomike dhe lidhet drejtpërdrejt me hyrjen e Diellit në shenjën e Gaforres.
    Është periudha perfekte për kërkimin e brendshëm, lidhjen emocionale dhe meditimin.
    Por cilat janë tri shenjat që do të ndikohen më së shumti nga solstici veror?
    Binjakët
    Për Binjakët, solstici i verës vjen menjëherë pas përfundimit të sezonit së tyre. Nëse ju pëlqen të shoqëroheni, ky është kulmi i vitit për ju. Megjithatë, nga 21 qershori, sezonit tuaj i vjen fundi dhe ditët fillojnë të shkurtohen, duke sjellë një perspektivë më serioze në jetën tuaj.
    Tani është koha për t’u argëtuar sa më shumë që të mundeni, për të marrë rreziqe, për të shprehur ndjenjat tuaja, për t’u rilidhur me miqtë e humbur dhe për të guxuar fillime të reja.
    Gaforrja
    Për Gaforren, sezoni juaj fillon tani, megjithëse mund të ndiheni të papërgatitur. Solstici veror është dita e parë e shenjës suaj dhe ky është shansi juaj për të shkëlqyer.
    Ju thatë se do të bëni ndryshime deri në ditëlindjen tuaj dhe tani ka ardhur koha. Edhe pse keni tendencë të përqendroheni në nevojat e të tjerëve, këtë herë do t’ju duhet të bëni një hap përpara dhe të kujdeseni për veten tuaj.
    Luani
    Për Luanin, edhe pse sezoni juaj nuk ka filluar ende, energjia e diellit, sundimtarit tuaj qiellor, është në kulmin e saj. Solstici i verës mban një peshë të veçantë për ju, pasi intensifikon mendimet rreth qëllimeve dhe ambicieve tuaja për sezonin e ardhshëm.
    Është periudha ideale për të pyetur veten nëse jeni në rrugën e duhur për të arritur majat dhe çfarë tjetër nevojitet për t’i arritur ato.

  • Sot më 20 qershor nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

    Sot më 20 qershor nis një periudhë bollëku për këto 3 shenja të Horoskopit

    Me Solsticin e Verës të shtunën, më 21 qershor, hyjmë zyrtarisht në sezonin e verës, i cili parashikohet të jetë veçanërisht i pasur për të paktën tre shenjat e mëposhtme të zodiakut. Cilat janë ato dhe si do t’i shfrytëzojnë në maksimum mundësitë që u jepen?

    Dashi
    Solstici i Verës ju sjell një ndjenjë sigurie në shtëpinë tuaj. Sot ka shumë të ngjarë që të keni disa lajme të mira, të cilat do ta ndryshojnë jetën tuaj të përditshme për mirë. Nën ndikimin e Marsit, nuk jeni mësuar të prisni vetëm që të ndodhë diçka, por keni tendencë t’i merrni gjërat në duart tuaja. Këtë herë, megjithatë, nuk keni pse të lëvizni as gishtin: do të mirëprisni bollëkun në krahët tuaj.

    Virgjëresha
    Solstici i Verës do të thotë që ju të ndani me komunitetin tuaj. Ky element është çelësi sot për të filluar një periudhë të re dhe më të mirë në jetën tuaj. Tani, ata përreth jush po i kushtojnë vëmendje përpjekjeve që bëni, nuk ka dyshim për këtë. Përpjekje që shpërblehen edhe materialisht. Shijoni këtë moment, sepse ju përket juve, dhe mos e refuzoni ndihmën që mund të vijë edhe nga vendi ku më pak e prisni: do t’i bëjë gjërat edhe më të lehta për ju.
    Peshorja
    Solstici i Verës do të bëjë mrekulli për karrierën tuaj. Duke filluar nga sot, do të keni një ide se çfarë saktësisht do të ndodhë: do të jeni të bindur se ju pret një kohë bollëku. Mjafton vetëm një lëvizje e duhur për ta ngritur karrierën tuaj në fillim. Mos hezitoni ta bëni sot. Jeni ambicioz, por jo i dëshpëruar, dhe ky ekuilibër i qetë do të jetë shumë i dobishëm për ju. Nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh më shumë ose ta ndjekësh atë. Është jeta juaj, të cilën e meritoni ta jetoni në maksimum.
    /vizionplus.tv

  • U ndodh mijëra njerëzve gjatë verës, gjëja e parë që duhet të bëni nëse ju pickon gjarpri

    U ndodh mijëra njerëzve gjatë verës, gjëja e parë që duhet të bëni nëse ju pickon gjarpri

    Stina e verës sjell më shumë aktivitete në natyrë, por me to vjen edhe rreziku nga pickimet e gjarpërinjve, veçanërisht në zonat rurale apo pyjore. Edhe pse shumica e gjarpërinjve nuk janë helmues, është jetike të dini si të veproni nëse ju pickon njëri prej tyre.

    Ja çfarë duhet (dhe nuk duhet) të bëni:
    ✅ Qetësohuni dhe kufizoni lëvizjet – Paniku përshpejton qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar përhapjen e helmit nëse pickimi është nga një gjarpër helmues. Qëndroni të qetë dhe uluni ose shtrihuni.

    ✅ Mbani gjymtyrën e pickuar në nivel të ulët – Mos e ngrini lart. Kjo ndihmon që helmimi të përhapet më ngadalë.
    ✅ Hiqni çdo bizhuteri ose veshje të ngushtë – Enjtja mund të ndodhë shpejt, ndaj hiqni unazat, orën apo rripin rreth zonës së pickuar.
    ✅ Telefononi urgjencën menjëherë – Kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Mos humbisni kohë duke u përpjekur ta trajtoni vetë.
    ❌ Mos thithni helmin – Kjo metodë e vjetër është e pasaktë dhe mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi.
    ❌ Mos aplikoni akull apo alkool mbi plagë – Ato nuk ndihmojnë dhe mund të përkeqësojnë situatën.
    Këshillë e rëndësishme: Nëse mundeni, përshkruani pamjen e gjarprit për mjekët, por mos e rrezikoni veten për ta kapur ose vrarë.
    /vizionplus.tv