Tag: verës

  • E vërtetë apo mit/ A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

    E vërtetë apo mit/ A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

    Prej kohësh kemi lexuar vërdallë se konsumimi i një gotë vere me një vakt të bën mirë për shëndetin e zemrës, por duke qenë se kudo kemi mijëra mite të ndryshme për gjithçka, është momenti të marrim vesh të vërtetën, nga ekspertët!
    “Njerëzit s’duhet të mendojnë se pirja e verës është e mirë për shëndetin”, thotë Dr. Oliver Guttmann, kardiolog konsulent në spitalin Wellington në Londër.
    Ai shton: “Konsumi i alkoolit lidhet me presion të lartë të gjakut, sëmundje të mëlçisë, probleme të tretjes, shëndetit mendor dhe sistemit imunitar, si edhe me kancerin. Megjithatë, studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës mund të ketë disa përfitime të vogla për zemrën. Vera nuk është ilaç. Nuk dua që njerëzit të mendojnë se mund të ushqehen keq çdo ditë dhe ta balancojnë me një gotë verë”.
    Studimet tregojnë se vera mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit “të keq”, gjë që mund të tkurrë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, problemeve të veshkave dhe goditjes në tru. Kjo, falë komponimeve me efekt qetësues dhe anti-inflamator në enët e gjakut, të cilat i ndihmojnë ato të qëndrojnë të hapura. Vera e kuqe gjithashtu përmban anti-oksidantë si resveratroli, i gjetur në lëkurën e rrushit, që mund të mbështesë më tej shëndetin e zemrës.
    Sidoqoftë, ka paralajmërime të rëndësishme. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një deklaratë në vitin 2023 ku raportohej se “asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt”; përfitimet e verës për zemrën mbivendosen nga fakti që ajo është një kancerogjen i grupit 1, së bashku me duhanin. Ushqime të tjera, si manaferrat dhe rrushi, ofrojnë përfitime të ngjashme, pa efektet negative.
    “Nuk do të inkurajoja kurrë një person që s’pi alkool, të fillojë konsumin e verës,”thotë Guttmann. Por ai shton se nuk është realiste që të presësh që të gjithë ata që pijnë të heqin dorë krejtësisht:
    “Moderimi është çelësi. Mbajeni me mend! Alkooli, veçanërisht birra ose pijet e forta, ka shumë sheqer e kalori dhe mund të dëmtojë mëlçinë”.
    Ai rekomandon të mos konsumohen më shumë se 20 gota të vogla verë në muaj. Fondacioni Britanik i Zemrës këshillon të mos konsumohen më shumë se 14 njësi alkooli në javë (rreth 6 gota mesatare verë).

  • E vërtetë apo mit: A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

    E vërtetë apo mit: A i bën mirë zemrës tënde një gotë verë?

  • Barcelona e “tepron”, kërkon 3 yjet e Dortmundit

    Barcelona e “tepron”, kërkon 3 yjet e Dortmundit

    30 Nëntor 2025

    16:13

    Telesport

    Edhe pse përpara është merkato e janarit, Barcelona po mendon që tani për merkaton e verës. “Bild” raportons e klubi katalanas interesohet për tre yjet e Borussia Dortmundit.
    I pari në listë është qendërmbrojtësi Nico Schlotterbeck, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 dhe sipas të gjitha gjasave ai do të largohet nga verdhezinjtë gjatë verës së ardhshme. Për 25-vjeçarin ka një interes të madh nga Bayern dhe shumë klube të tjera “big” në ligat kryesore të Europës.
    Një tjetër objektiv i katalanasve është edhe Karim Adeyemi, kontrata e të cilit po ashtu skadon në vitin 2027. Adeyemi shihet si një zëvendësuesi ideal në rast largimi të Raphinha-s.
    Objektivi i tretë është Serhou Guirassy, i cili shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowski-t. Sulmuesi nga Guinea ka një klauzolë largimi 50 milionë euro, por marrëveshja mes palëve mund të arrihet për një shifër më të ulët.

  • Valverde, një “Casemiro i dytë” në merkaton e verës?

    Valverde, një “Casemiro i dytë” në merkaton e verës?

    30 Nëntor 2025

    10:48

    Telesport

    Spekulimi më i bujshëm i ditëve të fundit për merkaton dalëse të Real Madrid është për mesfushorin Valverde.
    Uruguaiani nuk po kalon ditët e tij më të mira në Madrid. Mesfushori, ndryshe nga sezonet e kaluara, nuk konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Xabi Alonso.
    Për Alonson, Valverde është i rëndësishëm, por jo esencial. Kjo duket qartë kur sheh mënyrën sesi ai rreshton skuadrën: Valverde ka vend, por jo gjithmonë aty ku ai luan më mirë, në mesfushë.
    Kjo “ecejake” rolesh në mesfushë nuk i pëlqen Valverdes, i cili nuk ndihet i vlerësuar në Madrid.
    Manchester United po tenton ta blejë në merkaton e verës, një situatë e ngjashme me mesfushorin Casemiro vite më parë. A është e vështirë? Po, por jo e pamundur, nëse anglezët ofrojnë 100 mln euro.

  • Allegri dhe “çifti i çuditshëm” i verës. Pulisic–Leao, dyshja sulmuese në derbi

    Allegri dhe “çifti i çuditshëm” i verës. Pulisic–Leao, dyshja sulmuese në derbi

    18 Nëntor 2025

    8:48

    Alfred Lleshi

    Milani nis përgatitjet për derbin e kryesuesve ndaj Interit, pas 2-2 zhgënjyes në Parma. Objektivi i skuadrës së Allegrit është të ruajë ecurinë pozitive në derbi dhe të rikthehet në krye. Për herë të parë këtë sezon, trajneri pritet të ketë gati gjithë grupin. Pas tri ditësh pushim, nga e marta rikthehen në stërvitje Pulisic, Rabiot dhe ndoshta Santiago Gimenez, i cili ka zgjidhur problemet në kavilje.
    Megjithatë, është e vështirë që Gimenez të luajë titular, ndaj pikërisht këtu rikthehet ideja e verës, “çifti i çuditshëm” Pulisic–Leao si repart ofensiv. E testuar gjatë miqësoreve, por kurrë së bashku në ndeshje zyrtare, kjo dyshe mund të jetë “arma” surprise kuqezi. Asnjëri nuk është qendërsulmues klasik, por të dy mund të lëvizin pa pika reference, duke hapur hapësira për mesfushorët.
    Leao di të sulmojë qendrën pa luajtur me shpinë nga porta, ndërsa Pulisic është i lirë të veprojë në treçerekëshin e fundit të fushës. Allegri pret rikthimin e Modric të mërkurën dhe të tjerëve nga kombëtaret deri të enjten, me shpresën për t’i pasur të gjithë gati për supersfidën e së dielës në “San Siro”.

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.

    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i  Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

    Top Channel

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.
    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

  • Guardiola kërkon t’i prishë punë mikut të tij Luis Enrique, 120 milionë euro për yllin e PSG-së

    Guardiola kërkon t’i prishë punë mikut të tij Luis Enrique, 120 milionë euro për yllin e PSG-së

    30 Tetor 2025

    21:16

    Telesport

    Objektivi i madh i Manchester City për merkaton e verës së ardhshme është Joao Neves, mesfushori portugez i cili po shkëlqen te PSG.
    21-vjeçari është kthyer në një lojtar protagonist te parizienët dhe padyshim një pikë referimi e mesfushës së tyre. “Leximi” i lojës së kundërshtarit, pasimet vertikale, aftësia për të rikuperuar topin dhe mbi të gjithë aftësitë sulmuese, e bëjnë Joao Neves një lojtar ideal për këdo ekip.
    Pep Guardiola e pëlqen shumë portugezin, ndaj drejtuesit e Man. City do bëjnë ç’të jetë e mundur për transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. City është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për yllin portugez, PSG vështirë se mund të pranojë largimin e tij. Megjithatë, e rëndësishme do jetë edhe dëshira e vetë lojtarit, nëse do të dojë të vazhdojë ende me kampionët në fuqi të Europës, apo të provojë një aventurë të re…

  • Asllani po tërheq gjigantët europianë – Bajerni i bashkohet garës pas Barcelonës

    Asllani po tërheq gjigantët europianë – Bajerni i bashkohet garës pas Barcelonës

    Fisnik Asllani është kthyer që tani në një nga emrat më të lakuar për merkaton e verës së vitit të ardhshëm. Sulmuesi i cili vesh fanellën e Hofenhajm në Bundesligë, ka bërë për vete të gjithë me lojën dhe me golat e tij.
    Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, po shënon me rregullsi mbresëlënëse në elitë, ndaj është kthyer në një emër që po ndiqet me shumë interes nga klubet më të njohura në kontinent.
    Ai ka treguar hapur ëndrrën që ka për të luajtur një ditë me Barcelonën, klub me të cilin është tifoz dhe bëhet e ditur se katalanasit po e monitorojnë me kujdes duke e parë si një alternativë të vlefshme për repartin e avancuar. Por nuk janë të vetmit.
    “Sky Sports” në Gjermani bën të ditur se edhe Bajern Mynih ka filluar të interesohet për sulmuesin i cili në këtë sezon është autor i 6 golave dhe 2 asisteve me klubin e tij. Bavarezët e shohin si një pasardhës potencial të Herri Kejn dhe fakti që po bën mirë në Bundesligë, do e bënte më të thjeshtë përshtatjen në rast transferimi.Gjithçka do të diskutohet më gjerësisht në merkaton e verës, pasi duket pak e mundshme që ndonjë marrëveshje të realizohet gjatë dritares së janarit.