Tag: verën

  • Nuk është Konate, ky është përforcimi i parë që do të bëjë Real Madrid në verën e ardhshme

    Nuk është Konate, ky është përforcimi i parë që do të bëjë Real Madrid në verën e ardhshme

    25 Nëntor 2025

    20:11

    Telesport

    Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar se përforcimi i parë që do të bëjë Real Madrid në verën e ardhshme do të jetë Nico Paz. Klubi madrilen do të rikthejë yllin e ri argjentinas sipas marrëveshjes së bërë me Como-n.
    “Real Madridi po planifikon të rikthejë Nico Paz si lojtarin e parë për vitin 2026. Kuptohet që klauzola e riblerjes NUK është e vlefshme në janar dhe Como dëshiron ta mbajë atë deri në verë.
    Plani është që marrëveshja të ndodhë në qershor 2026. Nico tashmë ka thënë PO”, shkruan Romano. Në bazë të marrëveshjes së bërë mes dy klubeve, Real Madrid do t’i paguajë Como-s vetëm 9 milionë euro për të rikthyer përfundimisht Nico Paz dhe për të pasur 100% të drejta të plota në kartonin e tij.

  • Një mesfushor falas për Xabi Alonso-n, zbulohet plani i Real Madridit për verën e ardhshme

    Një mesfushor falas për Xabi Alonso-n, zbulohet plani i Real Madridit për verën e ardhshme

    19 Nëntor 2025

    18:37

    Telesport

    Përveç transferimit të emrave “big”, strategjia e Real Madridit në vitet e fundit është edhe sigurimi i futbollistëve të rinj me pritshmëri të mëdha.
    Real Madridi i ka vënë syrin Quinten Timber, mesfushorit 22-vjeçar të Feyenoordit, i cili është një nga zbulimet më të mëdha në Eredivisie këtë sezon, sipas “Defensa Central”
    Quinten Timber shquhet për aftësinë e tij për të kompletuar detyrat mbrojtëse dhe sulmuese në mesfushë. Kontrata e tij me Feyenoord skadon në vitin 2026, ndaj Real Madrid ka nisur që tani negociatat për ta bindur të transferohet në Madrid në verën e ardhshme.
    Përveç Quinten Timber, Xabi Alonso pret edhe përforcime të tjera në mesfushë, ku deri tani janë përmendur emra si Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez, Adam Wharton etj.

  • Birra apo Vera, cila është pija më e mirë për t’u konsumuar

    Birra apo Vera, cila është pija më e mirë për t’u konsumuar

    Froni i pijes më të mirë alkolike ka pasur gjithnjë dy kandidatë kryesorë: birrën dhe verën.

    Debati për secilën prej tyre ka vazhduar prej vitesh dhe gjithnjë është vërtitur tek mbiemri “e mirë”, ndonëse të dyja janë të mira.

    Në fund të fundit, të dyja janë subjekt preference të konsumatorit.

    Të dyja mund të përdoren në gatim dhe kanë kontributet respektive në shëndetin e njeriut. Përqendrimi i alkoolit varion sipas llojit të birrës apo verës.

    Pra,Vera apo Birra?

    Pikë së pari, birra merret nga drithërat e ndryshëm si nga gruri, misri apo edhe orizi.

    Birra përmban edhe një lloj luleje që funksion si substancë parandaluese ndaj rritjes së mikrobeve ose ndryshimeve të tjera kimike në lëng.

    Nga ana tjetër, vera është një pije alkolike që vjen nga rrushi, ose më saktë, lëngu i fermentuar i rrushit.

    Në aspektin historik, birra konsiderohet si lëngu më i lashtë alkolik në botë.

    Ekzistenca e birrës është provuar deri në vitin 9,000 para Krishtit ndërkohë që vera është prodhuar për herë të parë diku rreth vitit 6,000 para Krishtit.

    Rrjedhimisht vera, është një produkt relativisht i ri alkoolik në krahasim me birrën.

    Në aspektin shoqëror, vera është zgjedhja e preferuar alkoolike për raste speciale siç janë dasmat, mbrëmjet gala, ballot e të tjera si këto.

    Birra është më e zakontë, është pije standarde për masat, është për mbledhjet e rastësishme jo formale, por gazmore.

    Në botë ka dashamirës të pijeve alkolike që pijnë edhe verën edhe birrën në varësi të varietetit.

    Vera ka një shije dhe aromë më të mirë, por gjithnjë të ndryshme dhe të përditësuar, ndërsa birra shijon pak a shumë njësoj duke qenë se vjen nga lloje të pakëta drithi.

    Vera nga ana tjetër është një kurorë e mirëfilltë shijesh dhe nuancash aromatike.

    Mijëra lloje rrushi, metoda fermentimi dhe ekstrakte unike krijojnë së bashku vera të ndryshme, unike në të njëjtën kohë dhe të shumëllojshme.

    Për ta përmbledhur

    1. Birra është pija më e lashtë alkoolike në botë.

    2. Birra vjen nga drithërat ndërsa vera nga rrushi i fermentuar.

    3. Birra konsiderohet një pije më pak zyrtare në krahasim me verën.

    4. Vera ka më shumë variacione, aroma dhe shije në krahasim me birrën. 

  • Xabi Alonso nuk e do, ylli i Real Madrid drejt largimit

    Xabi Alonso nuk e do, ylli i Real Madrid drejt largimit

    Real Madrid ka vendosur të mos e rinovojë kontratën e Antonio Rudiger, e cila skadon verën e ardhshme, për shkak të rolit të tij të reduktuar në ekip.
    Lojtari gjerman nuk ka arritur ta bindë trajnerin e ri Xabi Alonso, pavarësisht se ka qenë një figurë kyçe në mbrojtje për tre vitet e mëparshme. Madridi dëshiron të lirojë hapësirë ​​në buxhetin e pagave, me Rudiger që shihet si një zëvendësues i shtrenjtë nga trajneri.
    Verën e kaluar, Madridi investoi shumë gjatë verës, me tre nga pesë nënshkrimet e tyre që përforcuan mbrojtjen.
    Në fakt, skuadra spanjolle mori Trent Alexander-Arnold nga Liverpool-i, përpara se të paguanin një tarifë të kombinuar prej 110 milionë eurosh për qendërmbrojtësin Dean Huijsen dhe mbrojtësin e majtë Alvaro Carreras.
    Raul Asencio, pas një sezoni mbresëlënës debutimi në sezonin 2024-25, fitoi një ngritje në detyrë nga Castilla.
    Huijsen tashmë e ka siguruar vendin e tij në formacionin titullar të Madridit pas disa paraqitjeve bindëse. Rudiger dhe Asencio luajtën përkrah ish-mbrojtësit të Bournemouth në Kupën e Botës për Klube, me të dy mbrojtësit që treguan humbje të shpeshta në përqendrim.
    Megjithatë, që nga fillimi i sezonit 2025-26, partneriteti i Huijsen me Eder Militao ka dhënë garanci në mbrojtje.
    Sipas një raporti nga Bild, Alonso nuk është i bindur nga aftësitë e Rudiger, me trajnerin që beson se gjermani është bërë jashtëzakonisht i prirur ndaj dëmtimeve dhe i paqëndrueshëm.
    Në të vërtetë, një dëmtim në kofshë në shtator dhe operacioni pasues do të thotë që ish-lojtari i Chelsea do të mbetet jashtë loje deri të paktën në fillim të dhjetorit.
    Sapo të shërohet, nuk ka gjasa që ai të zëvendësojë Huijsen ose Militao në zemër të mbrojtjes, përveç nëse Alonso zgjedh një mbrojtje me tre lojtarë.
    Kontrata e Rudiger me Madridin skadon verën e ardhshme. I vetëdijshëm se ai do të mbushë 33 vjeç në mars dhe fakti që roli i tij është reduktuar në atë të një zëvendësuesi, drejtuesit e klubit nuk po shqyrton mundësinë e zgjatjes së kontratës për mbrojtësin.
    Madridi është i etur të lirojë hapësirë ​​në buxhetin e pagave duke shitur Rudiger, i cili aktualisht fiton një pagë bruto vjetore prej 14 milionë eurosh.
    Për më tepër, Real Madrid interesohet edhe për Ibrahima Konate, kontrata e të cilit me Liverpool-in skadon verën e ardhshme. Lojtarë si Marc Guehi dhe Dayot Upamecano janë gjithashtu në listën e Los Blancos.

  • Bayern Munich ka plan rinovimi të kontratës së Kane, por gjithçka varet nga ambiciet e tij

    Bayern Munich ka plan rinovimi të kontratës së Kane, por gjithçka varet nga ambiciet e tij

    Kohët e fundit është folur shumë për mundësinë që Harry Kane të largohet nga Bayern Munich dhe të rikthehet në Premier League, verën e ardhshme. Kontrata e kapitenit të Anglisë skadon më 2027, por përfshin një klauzolë lirimi, që bie gradualisht në vlerë që nga viti 2024. Në verën 2026, ajo do të arrijë nivelin më të ulët, 65 milionë euro, por Kane duhet ta aktivizojë para 31 janarit 2026.
    Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë të drejtës së “barazimit” për Tottenham, që i lejon klubit londinez të barazojë çdo ofertë nga një tjetër klub anglez. Sipas “Sport Bild”, Bayerni nuk ka ndërmend ta heqë klauzolën, pasi kjo do të ishte shumë e kushtueshme. Klubi preferon të presë për të parë nëse Kane do ta mendojë seriozisht largimin. Bavarezët shpresojnë që ai të vërë përparësi fitimin e Champions League përpara ndjekjes së rekordit të Alan Shearer, nga i cili e ndajnë ende 48 gola.
    Kane fiton rreth 24 milionë euro në vit, nuk pritet ndonjë rritje page për të, pasi në 2027 do të jetë 34 vjeç. Ndërkohë, Bayerni po shqyrton alternativa, si Nicolas Jackson (aktualisht në huazim nga Chelsea) dhe Dušan Vlahović, me të cilin klubi gjerman ka pasur kontakte. Për momentin, megjithatë, Kane nuk ka dhënë asnjë sinjal se dëshiron të largohet.
     

  • Deco me mision skautimi në Kroaci, ndjek nga afër dy talente të Dinamo Zagrebit

    Deco me mision skautimi në Kroaci, ndjek nga afër dy talente të Dinamo Zagrebit

    25 Shtator 2025

    15:04

    Alfred Lleshi

    Drejtori sportiv i Barcelonës ka udhëtuar drejt Zagrebit për të ndjekur nga afër disa talente. Deco ishte i pranishëm në fitoren 3-1 të Dinamo Zagreb ndaj Fenerbahçe në “Europa League”, ku titullar luajti Sergi Domínguez, i transferuar verën e kaluar për 1.2 milionë euro.
    Arsyeja kryesore e vizitës ishin takimet me dy lojtarë të rinj. Fillimisht, Deco u takua me brazilianin Rafael Belinho, lojtar shumë premtues. Po ashtu, u ndoq nga afër edhe Cardoso Varela, që prej kohësh është në orbitën e Barcelonës.
    Ai ka rinovuar deri më 2028 me Dinamon, verën e kaluar blaugranët tentuan pa sukses transferimin e tij. Prania e Deco konfirmon se Barça e mban ende të hapur “pistën kroate”, ku ka “peshkuar” Dani Olmo dhe Joan Garcia.

  • “I ankohet Diellës”, Ylli Manjani: S’kemi ujë moj, kemi gjithë verën. Sot i lava sytë me ujë pana…

    “I ankohet Diellës”, Ylli Manjani: S’kemi ujë moj, kemi gjithë verën. Sot i lava sytë me ujë pana…

    Ndërsa debati këto ditë është përqendruar tek “Diella”, Ylli Manjani sjell një realitet tjetër në Shqipëri: Atë që ende ne nuk arrijmë të kemi ujë. 
    “Diellë moj! 
    S’kemi ujë. Këta me kromozome na kanë lënë pa ujë. Mirë e ke. Këta i bëjnë të gjitha të këqijat. 
    Kemi gjithë verës pa ujë. Ashtu jemi prapë edhe në vjeshtë. 
    Sot në mëngjes i lava sytë me ujë pana. 
    Do të besoj ty tashmë. Ty edhe botet e UKT… 
    Vetëm ujë në çezëm deshëm..”, shkruan Manjani. 
     
     

  • Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër

    Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër

    9 Shtator 2025

    10:23

    Telesport

    Liverpool nuk do të përpiqet të nënshkruajë mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, gjatë merkatos së janarit. Iderja dhe objektivi i kampionëve të Anglisë është i qartë.
    Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot do të luftojë që të nënshkruajë falas me 25-vjecarin e kombëtares angleze verën e ardhshme, kur dhe i skadon kontrata aktuale (30 qershor 2026).
    Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Times”. Transferimi prej 45 milionë erusoh i Guehi në “Anfield” këtë verë dështoi në ditën e fundit të afatit për shkak se Palace nuk arriti të nënshkruante një zëvendësues.
    Këmbëngulja e trajnerit të Palace, Oliver Glasner, për të mos dashur të humbiste kapitenin e tij, luajti një rol kyç në vendimin e klubit për të refuzuar ofertën e Liverpool.
    “Reds” nuk janë tërhequr nga ideja për të sjellë Marc Guehi në “Anfield”, por nuk duan të shpenzojnë në janar, pasi harxhuar shumë këtë verë. Ai pritet të vijë si transferim i lirë verën e ardhshme.

  • Verë zhgënjyese për turizmin, Shqipërinë po e vizitojnë gjithnjë e më shumë ‘kopracët’ europianë

    Verë zhgënjyese për turizmin, Shqipërinë po e vizitojnë gjithnjë e më shumë ‘kopracët’ europianë

    Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit. Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët. Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin. Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet. Në total, viti 2025, pritet të arrijë shifrat e vitit të shkuar për numrin e të huajve, me pritshmërinë që turet kulturore do të kompensojnë zbehjen e verës.
    “Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më.
    PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë. Një koment i bukur dhe i trishtë njëkohësisht.
    Kjo verë, ndryshe nga dy të shkuarat, ku mbizotëronte pozitiviteti, është ndarë mes zhgënjimit dhe së bukurës ku balanca ka anuar nga e para.
    Që turizmi, si çdo sektor do të ketë trajektoren e tij me ulje dhe ngritje nuk është surprizë, por si një vend që me një promovim aktiv në mediat ndërkombëtare, që ende vazhdon vrullshëm, një lëkundje e tillë ishte shumë e shpejtë.
    Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.
    Çmimet larguan italianët dhe Kosovën, shërbimi Diasporën shqiptare
    Në fund të vitit 2024, operatorët turistikë prisnin që viti 2025 të kishte ecuri të ngjashme me vitin e shkuar.
    Promovimi në mediat ndërkombëtare, fuqia e rrjeteve sociale, pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në evente ndërkombëtare siç ishte IBT Berlin në të cilin ishim vend nderi, parashikohej që t’i jepte një tjetër shtysë sektorit.
    Por që në muajin shkurt u pa qartë një ngadalësim i turizmit që vazhdoi me një hap pas në mars dhe me rritje modeste në vijim.
    Në fund të majit, panorama u bë e qartë. Rezervimet individuale për sezonin veror në hotele ishin më të ulëta, një sinjal që tregonte se vera nuk do të ishte ashtu siç pritej.
    Në Jug të vendit, shkak për rënien është bërë paqëndrueshmëria e çmimeve dhe vendosja e një raporti të drejtë çmim/shërbim. Grupet që munguan dhe që kanë bërë diferencën janë italianët, Kosova dhe Diaspora shqiptare në përgjithësi.
    Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim ka të bëjë me tendencat e shfaqura nga grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend.
    Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian, së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti, një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.
    Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet e çmimeve në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer.
    Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.
    Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë, por nuk marrin atë që paguajnë janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor” – shprehet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
    Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistët “kopracë”
    Promovimi si një destinacion i lirë, sikurse edhe është Shqipëria, në fakt në raport me vende të tjera në rajon apo në Europë, ka tërhequr pranë vetes ata që duan të eksplorojnë me kosto sa më të ulët.
    Turisti që po viziton Shqipërinë nuk kërkon përvoja luksoze apo pushime verore që mund t’i gjejë në vende si Italia, Spanja, Greqia.
    Ai kërkon të shpenzojë sa më pak në akomodim, në transport, në ushqim dhe të marrë maksimumin nga një vend që e sheh si një aventurë të radhës.
    Pikërisht kjo qasje e Shqipërisë si një vend i lirë ka bërë që të ndryshojë edhe turisti që po e viziton, që është më pak cilësor në aspektin e shpenzimeve sesa turisti tradicional.
    Si pasojë, rezervimet janë më të ulëta në hotele dhe prurjet të larta në apartamente që shiten në platforma Airbnb apo Booking.
    Plazhi është një stacion i shkurtër në ditën e tij dhe alternativat publike pa para janë zgjidhja e preferuar, ndryshe nga lidhja e ditës me një çadër dhe dy shezlone që në disa raste kushtojnë sa një natë akomodim.
    Ushqimet tradicionale të shtëpisë, fast food-i dhe supermarketet janë pjesa që mbizotëron mbi baret dhe restorantet e shtrenjta.
    Transporti publik është një formë e kërkuar sa herë është e lehtë, por mungesa e alternativave ndonjëherë i shtyn drejt marrjes me qira të një mjeti me kohë të kufizuar.
    “Ka një interes të shtuar për turistin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb. Turistët që zgjedhin këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.
    Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët.
    Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare që thonë se jemi me rritje, e sigurt është që turisti që po na viziton ka ndryshuar. Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira”, – pohon z. Kasa.
    Nga infrastruktura, mungesa e ujit e mbetjet, anët negative që zhvlerësojnë turizmin
    Ky vit nuk ka qenë i lehtë për turizmin dhe shumë nga problemet e shfaqura ishin të harruara vitet e fundit, të paktën për zonat bregdetare. Zona të cilësuara elitare, por edhe ato që presin turizëm masiv, kanë pasur mungesë uji.
    Në zona më rurale ku kanë alternuar qëndrimin turistët e aventurës ka pasur ndërprerje të energjisë.
    “Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit. Si fillim, ishte mungesa e ujit për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri;
    së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar pasi duke qenë një biznes sezonal edhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.
    Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojë në zinxhir të gjithë.
    Edhe për infrastrukturën është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t’u bërë”, – tha Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, struktura me kapacitetin më të madh akomodues në vend.
    Teksa synimi ynë është tërheqja e një turisti sa më cilësor, që paguan më shumë, duket se oferta që ne kemi nuk shkon paralel me këtë pritshmëri.
    Kjo nuk lidhet vetëm me shërbimet pasi hotelet nuk mund të jenë oaze të mbyllura dhe pa ndikim nga ajo çfarë ndodh rrotull, ku shpesh mbetjet e hedhura vend e pa vend, ujërat e ndotura apo kantieret e ndërtimit janë të paperceptueshme për një turist të huaj.
    “Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë, në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.
    Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret.
    Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi.
    Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive”, – shprehet z. Kasa.
    Kontratat me garanci të 2026-s pa rritje, shtohet një klauzolë si efekt i imazhit negativ
    Kontratat e parapaguara nga agjencitë e huaja për hotelet shqiptare për verën e ardhshme janë mbyllur në të njëjtat shifra si ato të vitit 2025.
    Operatorët turistikë shprehen se kjo gjithsesi është pozitive pasi imazhi i Shqipërisë si destinacion është lëkundur disi këtë vit dhe negociatat nuk ishin aq të lehta.
    Agjencitë gjithsesi kanë shtuar në kontratë një klauzolë që u jep atyre të drejtën të tërhiqen pa penalitet nga 20% e kontratave të rezervuara, nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet.
    “Ky vit ka qenë pak më i vështirë për kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra në kontratat që nënshkruam në 2024 për 2025-n.
    Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit.
    Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime në marrëveshje, ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit, për shkak të imazhit të dëmtuar.
    Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion mund të bëjnë rishikimet”, tha z. Kasa.
    Ai shtoi se Vlora është sërish pjesë e kontratave me garanci, pavarësisht peripecive të verës 2025 kur transporti i premtuar nga Aeroporti i Vlorës u bë nga Tirana.
    Për verën tjetër, pritshmëria është që të fillojnë realisht fluturimet nga ky aeroport. Në lidhje me kontratat me parapagesë, duket se janë shtuar grupet që kanë interes për bregdetin shqiptar.
    Tashmë përveç polakëve, çekëve, spanjollëve, izraelitëve e një sërë grupesh të tjera, në listë janë shtuar edhe francezët.
    “Kemi mbyllur kontratat e garancisë me agjencitë e huaja dhe sërish polakët dhe çekët do të jenë dy grupet e rëndësishme që do të vijnë me kontrata garancie.
    Për herë të parë, verën e ardhshme edhe francezët do të vijnë me kontrata garancie.
    Agjencitë e tyre erdhën disa herë për të parë standardet që ofrojnë strukturat në zonën e Durrësit dhe Golemit, zhvilluan sondazhe dhe në fund vendosën pozitivisht.
    Këta do të zënë 15% të totalit të kontratave të garancisë që ne kemi aktive”, – pohoi z. Çerenishti./Monitor
     

  • ‘Turizmi bie nga piedestali’/ Pritshmëritë dështojnë, çmimet e larta larguan turistët e huaj, diaspora e zhgënjyer

    ‘Turizmi bie nga piedestali’/ Pritshmëritë dështojnë, çmimet e larta larguan turistët e huaj, diaspora e zhgënjyer

    Vera e këtij viti është endur mes zhgënjimit të një sezoni turistik, ku zhvillimet reale nuk u përputhën me pritshmëritë e fillimvitit.

    Strukturat hoteliere në Jug kanë raportuar rënie me 30% të të ardhurave në raport me verën 2024, ndërsa në Veri, kjo rënie ishte 10-15%. Shkak është ndryshimi i target-grupit që po na viziton ku mbizotërojnë masivisht ata me buxhet të ulët.

    Durrësi ka shfaqur qëndrueshmërinë më të lartë në të gjithë bregdetin. Për vitin 2026, kontratat me garanci kanë mbetur njëlloj si në verën 2025 por sinjal pozitiv është hyrja e tregut francez. Për shkak të imazhit të përkeqësuar, agjencitë e huaja kanë shtuar një klauzolë që u jep të drejtën të tërheqin 20% të kontratave deri në fund të vitit nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet. Në total, viti 2025, pritet të arrijë shifrat e vitit të shkuar për numrin e të huajve, me pritshmërinë që turet kulturore do të kompensojnë zbehjen e verës.

    “Pas 12 ditësh është momenti të kthehem në Portugali. Shqipëria është një vend i bukur por ende nuk është gati të presë kaq shumë turistë. Vend që mund ta shohësh një herë dhe është e dukshme që të mos vish më.

    PS: Njerëzit janë shumë të mirë”. Ky është komenti i Fernandos nga Portugalia, në ikje pas pushimeve në vendin tonë. Një koment i bukur dhe i trishtë njëkohësisht.

    Kjo verë, ndryshe nga dy të shkuarat, ku mbizotëronte pozitiviteti, është ndarë mes zhgënjimit dhe së bukurës ku balanca ka anuar nga e para.

    Që turizmi, si çdo sektor do të ketë trajektoren e tij me ulje dhe ngritje nuk është surprizë, por si një vend që me një promovim aktiv në mediat ndërkombëtare, që ende vazhdon vrullshëm, një lëkundje e tillë ishte shumë e shpejtë.

    Arsyet se pse suksesi i turizmit u zbeh që në muajt e parë të këtij viti dhe vijoi edhe më dukshëm gjatë verës janë disa dhe përfshijnë të gjithë palët nga qeveria te biznesi.

    Çmimet larguan italianët dhe Kosovën, shërbimi Diasporën shqiptare

    Në fund të vitit 2024, operatorët turistikë prisnin që viti 2025 të kishte ecuri të ngjashme me vitin e shkuar.

    Promovimi në mediat ndërkombëtare, fuqia e rrjeteve sociale, pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në evente ndërkombëtare siç ishte IBT Berlin në të cilin ishim vend nderi, parashikohej që t’i jepte një tjetër shtysë sektorit.

    Por që në muajin shkurt u pa qartë një ngadalësim i turizmit që vazhdoi me një hap pas në mars dhe me rritje modeste në vijim.

    Në fund të majit, panorama u bë e qartë. Rezervimet individuale për sezonin veror në hotele ishin më të ulëta, një sinjal që tregonte se vera nuk do të ishte ashtu siç pritej.

    Në Jug të vendit, shkak për rënien është bërë paqëndrueshmëria e çmimeve dhe vendosja e një raporti të drejtë çmim/shërbim. Grupet që munguan dhe që kanë bërë diferencën janë italianët, Kosova dhe Diaspora shqiptare në përgjithësi.

    Arsyeja pse ne nuk kemi pasur një sezon veror më të mirë, siç edhe e prisnim ka të bëjë me tendencat e shfaqura nga grupet kryesore që mbajnë këtë turizëm në vend.

    Së pari kemi një rrjedhje të turistëve nga tregu italian, së dyti një prani më të ulët të shqiptarëve të Kosovës dhe së treti, një numër më të ulët të diasporës shqiptare në Perëndim.

    Dy grupet e para ndikohen nga çmimet dhe kjo është përgjigjja e tyre për luhatjet e çmimeve në vendin tonë, kurse Diaspora ka munguar sepse është e zhgënjyer.

    Ky grup i shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk e kanë pasur çmimin si kriter kryesor, por cilësinë e shërbimit.

    Pas shumë mundësive që i kanë dhënë bregdetit në Shqipëri, ku e dinë që do të paguajnë shtrenjtë, por nuk marrin atë që paguajnë janë zhgënjyer dhe kanë hequr dorë duke kërkuar vende të tjera ku paguajnë por marrin shërbim cilësor” – shprehet Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

    Shqipërinë po e vizitojnë gjithmonë e më shumë turistët “kopracë”

    Promovimi si një destinacion i lirë, sikurse edhe është Shqipëria, në fakt në raport me vende të tjera në rajon apo në Europë, ka tërhequr pranë vetes ata që duan të eksplorojnë me kosto sa më të ulët.

    Turisti që po viziton Shqipërinë nuk kërkon përvoja luksoze apo pushime verore që mund t’i gjejë në vende si Italia, Spanja, Greqia.

    Ai kërkon të shpenzojë sa më pak në akomodim, në transport, në ushqim dhe të marrë maksimumin nga një vend që e sheh si një aventurë të radhës.

    Pikërisht kjo qasje e Shqipërisë si një vend i lirë ka bërë që të ndryshojë edhe turisti që po e viziton, që është më pak cilësor në aspektin e shpenzimeve sesa turisti tradicional.

    Si pasojë, rezervimet janë më të ulëta në hotele dhe prurjet të larta në apartamente që shiten në platforma Airbnb apo Booking.

    Plazhi është një stacion i shkurtër në ditën e tij dhe alternativat publike pa para janë zgjidhja e preferuar, ndryshe nga lidhja e ditës me një çadër dhe dy shezlone që në disa raste kushtojnë sa një natë akomodim.

    Ushqimet tradicionale të shtëpisë, fast food-i dhe supermarketet janë pjesa që mbizotëron mbi baret dhe restorantet e shtrenjta.

    Transporti publik është një formë e kërkuar sa herë është e lehtë, por mungesa e alternativave ndonjëherë i shtyn drejt marrjes me qira të një mjeti me kohë të kufizuar.

    “Ka një interes të shtuar për turistin individual që parapëlqen rezervimet në Airbnb. Turistët që zgjedhin këtë lloj akomodimi kanë një rritje të jashtëzakonshme.

    Të gjithë apartamentet janë plot ngaqë çmimet janë të ulëta dhe ata që po vizitojnë Shqipërinë janë turistë me buxhet të ulët.

    Edhe nëse marrim si referencë shifrat zyrtare që thonë se jemi me rritje, e sigurt është që turisti që po na viziton ka ndryshuar. Është një turist më pak cilësor duke nënkuptuar që paguan më pak dhe kërkon shërbime të lira”, – pohon z. Kasa.

    Nga infrastruktura, mungesa e ujit e mbetjet, anët negative që zhvlerësojnë turizmin

    Ky vit nuk ka qenë i lehtë për turizmin dhe shumë nga problemet e shfaqura ishin të harruara vitet e fundit, të paktën për zonat bregdetare. Zona të cilësuara elitare, por edhe ato që presin turizëm masiv, kanë pasur mungesë uji.

    Në zona më rurale ku kanë alternuar qëndrimin turistët e aventurës ka pasur ndërprerje të energjisë.

    “Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit. Si fillim, ishte mungesa e ujit për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri;

    së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar pasi duke qenë një biznes sezonal edhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.

    Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojë në zinxhir të gjithë.

    Edhe për infrastrukturën është bërë shumë punë, por ka ende shumë për t’u bërë”, – tha Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, struktura me kapacitetin më të madh akomodues në vend.

    Teksa synimi ynë është tërheqja e një turisti sa më cilësor, që paguan më shumë, duket se oferta që ne kemi nuk shkon paralel me këtë pritshmëri.

    Kjo nuk lidhet vetëm me shërbimet pasi hotelet nuk mund të jenë oaze të mbyllura dhe pa ndikim nga ajo çfarë ndodh rrotull, ku shpesh mbetjet e hedhura vend e pa vend, ujërat e ndotura apo kantieret e ndërtimit janë të paperceptueshme për një turist të huaj.

    “Pavarësisht punëve që janë bërë, ne ende kemi probleme të mëdha me infrastrukturën, me trafikun e rënduar, me mbetjet e papastërtitë që hasen kudo, me inerte e kantiere ndërtimi aktivë, në mes të sezonit pranë strukturave akomoduese.

    Për një pushues europian është e paperceptueshme që aty ku pushon të shohë vinçin e ndërtimit që i kalon mbi kokë në kantierin ngjitur. I gjithë bregdeti është me të tilla ndërtime aktive në Palasë, Dhërmi, Golem, Qerret.

    Një turist i huaj që vjen të relaksohet në plazh gjatë verës nuk e percepton dot çlodhjen në një zonë ndërtimi.

    “Këto janë minuse që ne po i marrim si destinacion dhe kanë ndikimin e tyre negativ tek ata që mund të duan të vijnë të shohin vendin tonë, por ajo që lexojnë apo iu thuhet nuk është pozitive”, – shprehet z. Kasa.

    Kontratat me garanci të 2026-s pa rritje, shtohet një klauzolë si efekt i imazhit negativ

    Kontratat e parapaguara nga agjencitë e huaja për hotelet shqiptare për verën e ardhshme janë mbyllur në të njëjtat shifra si ato të vitit 2025.

    Operatorët turistikë shprehen se kjo gjithsesi është pozitive pasi imazhi i Shqipërisë si destinacion është lëkundur disi këtë vit dhe negociatat nuk ishin aq të lehta.

    Agjencitë gjithsesi kanë shtuar në kontratë një klauzolë që u jep atyre të drejtën të tërhiqen pa penalitet nga 20% e kontratave të rezervuara, nëse shitjet nuk shkojnë siç duhet.

    “Ky vit ka qenë pak më i vështirë për kontratat me garanci. Nuk kemi rritje por kemi arritur të mbajmë me shumë mundim të njëjtat numra në kontratat që nënshkruam në 2024 për 2025-n.

    Them me shumë mundim, sepse Shqipëria ka pasur përkeqësim të vlerësimit.

    Pavarësisht se kemi arritur të mbajmë nivelet e njëjta në rezervime në marrëveshje, ka një klauzolë që u jep mundësinë agjencive të reduktojnë me 20% kontratat deri në fund të vitit, për shkak të imazhit të dëmtuar.

    Agjencitë kanë rënë dakord të shohin sesi do të jenë shitjet deri në fund të vitit dhe nëse vënë re se Shqipëria nuk po tërheq më aq shumë si destinacion mund të bëjnë rishikimet”, tha z. Kasa.

    Ai shtoi se Vlora është sërish pjesë e kontratave me garanci, pavarësisht peripecive të verës 2025 kur transporti i premtuar nga Aeroporti i Vlorës u bë nga Tirana.

    Për verën tjetër, pritshmëria është që të fillojnë realisht fluturimet nga ky aeroport. Në lidhje me kontratat me parapagesë, duket se janë shtuar grupet që kanë interes për bregdetin shqiptar.

    Tashmë përveç polakëve, çekëve, spanjollëve, izraelitëve e një sërë grupesh të tjera, në listë janë shtuar edhe francezët.

    “Kemi mbyllur kontratat e garancisë me agjencitë e huaja dhe sërish polakët dhe çekët do të jenë dy grupet e rëndësishme që do të vijnë me kontrata garancie.

    Për herë të parë, verën e ardhshme edhe francezët do të vijnë me kontrata garancie.

    Agjencitë e tyre erdhën disa herë për të parë standardet që ofrojnë strukturat në zonën e Durrësit dhe Golemit, zhvilluan sondazhe dhe në fund vendosën pozitivisht.

    Këta do të zënë 15% të totalit të kontratave të garancisë që ne kemi aktive”, – pohoi z. Çerenishti./Monitor.al