Tag: vërejtje

  • ‘Nuk të vjen turp’/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut i tërhiqet vërejtje

    ‘Nuk të vjen turp’/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjinenë, Balliut i tërhiqet vërejtje

    Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare, pasi disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por më pas u është hequr nga drejtuesja e seancës, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë.

    Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.
    “S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.
    “Ti ke shumë probleme që ta dish”, tha Klevis Balliu nga vendi.
    “Zoti Balliu keni vërejtje për sot”, iu përgjigj drejtuesja e Kuvendit.
    “E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë”, iu përgjigj Balliu.
    Ndërkohë Bardhi dhe Zegjine Çaushi janë përplasur me njëri tjetrin verbalisht nga vendi dhe pa mikrofon.

  • I kthyen shpinën Ramës, Peleshi i jep vërejtje gjithë grupit të PD: Për këtë koreografi…

    I kthyen shpinën Ramës, Peleshi i jep vërejtje gjithë grupit të PD: Për këtë koreografi…

    Niko Peleshi: Ju sjell në vëmendje kodin e etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Neni 5, pika 1. Deputetit i ndalohet të kryeje veprime ose gjestikulacioni përçmuese dhe ofenduese. Ndonëse këtë seancë e filluam me apel nga fëmijët, i tërheq vërejtje grupit të PD dhe zotit Bardhi për këtë koreografi si masë e përsëritur, vërejtje.
    Bardhi: Dënimet kolektive i kemi lënë pas.

    Top Channel

  • “Shkelje disiplinore”, ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren e Tiranës

    “Shkelje disiplinore”, ILD kërkon “Vërejtje Publike” për gjyqtaren e Tiranës

    Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtares Antonela Prendi, e cila ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës. Hetimi ka nisur pas raportit të inspektimit të ILD-së, i cili analizoi procedurën e shpalljes dhe arsyetimit të vendimeve gjyqësore në këtë gjykatë për periudhën 1 shtator 2022 – 30 dhjetor 2022. Gjatë inspektimit, është vënë re se një numër vendimesh janë dorëzuar pas afatit 120-ditor të parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile, i cili është konsideruar si koha e arsyeshme për dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.
    Pas shqyrtimit të 21 vendimeve të dorëzuara me vonesë nga gjyqtarja Prendi, ILD ka konstatuar se shkelja disiplinore ka ndodhur për shkak të neglizhencës nga ana e saj. Në disa raste, vonesat kanë arritur deri në dy vjet e katër muaj, ndërkohë që nuk janë paraqitur arsye të justifikueshme për këtë vonesë, si arsye shëndetësore ose familjare, përveç asaj që ka të bëjë me ngarkesën e punës dhe kapacitetin e gjykatës.
    Sipas ILD shkeljet janë të natyrës së “shkeljes së lehtë disiplinore”, duke marrë parasysh se gjyqtarja ka një karrierë të gjatë dhe të pastër, pa masa disiplinore të mëparshme, dhe se ka bashkëpunuar gjatë hetimit. Si rezultat, ILD ka propozuar masën disiplinore “Vërejtje publike” për gjyqtaren Antonela Prendi, sipas legjislacionit në fuqi.
    Ky propozim do t’i paraqitet Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) për shqyrtim dhe vendimmarrje përfundimtare.

  • Rama batuta me qytetarin në Berat: Kujdes, se je në radhë të parë. Të kap kamera, të shikon gruaja

    Rama batuta me qytetarin në Berat: Kujdes, se je në radhë të parë. Të kap kamera, të shikon gruaja

    Gjatë takimit elektoral në Berat, Rama vijoi me batuta me një qytetar. Teksa fliste për Partinë Socialiste dhe mbështetjen e grave për këtë forcë politike, Rama iu drejtua një qytetari me batutë spontane: ”Ça ke ti, ke vërejtje? Mos kij vërejtje, se ti je në rresht të parë, të kap kamera, të shikon gruaja”.
    ”Nuk ka forcë më të vjetër dhe më të re se PS. Ça ke ti, ke vërejtje? Mos kij vërejtje, se ti je në rresht të parë, të kap kamera, të shikon gruaja, dhe kur të shkosh në shtëpi, do të thotë si e kishe hallin? Nuk thotë kot një shprehje shumë e vjetër, që pas çdo burri të suksesshëm, është një grua e fortë.

    Pas suksesit të PS, qëndron forca e madhe e grave dhe vajzave të Shqipërisë. Pastaj shumica e burrave do na bashkohen, se s’kanë ku shkojnë. Nuk ke pse fyhesh fare, nëse të duket se dikush e ka me ty, fute votën për Shqipërinë në BE dhe je në rregull. Nuk të fut njeri te çyrykët. Ne do arrijmë rezultat të thellë në qarkun Berat. Rroftë Berati, rroftë Skrapari, rroftë Poliçani, Kuçova, Dimali”,-tha më tej Rama.