Tag: verdhë

  • Portieri i njohur përballet me pezullim deri në 4 vjet, akuza për mashtrim sportiv

    Portieri i njohur përballet me pezullim deri në 4 vjet, akuza për mashtrim sportiv

    Maduka Okoje, gardiani 25-vjeçar i Udinezes dhe i përfaqësueses së Nigerisë, rrezikon një ndëshkim të rëndë disiplinor pas hetimeve që e lidhin me një episod të dyshuar të mashtrimit sportiv në ndeshjen kundër Lacios më 11 mars 2024. Ai është zyrtarisht i referuar në komisionin disiplinor, me akuzën se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë në minutën e 64-të të takimit – për vonesë të lojës, në një moment kur Udineze po udhëhiqte 2-1.
    Sipas autoriteteve hetimore, akti dyshohet të jetë i koordinuar me një skemë bastesh të paligjshme, ku janë shënuar fitime prej mbi 120 mijë euro vetëm për parashikimin e kartonit të verdhë të Okojes, me një koeficient prej 8. Shumica e këtyre basteve janë vendosur në provincat përreth Udines, duke rritur më tej dyshimet për përfshirje të drejtpërdrejtë.
    Në hetim janë përfshirë gjithashtu tre persona të afërt me Okojen, përfshirë një pronar picerie në Udine, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rrjetit që përfitoi nga kjo situatë. Fillimisht rasti u trajtua si një çështje bastesh të parregullta, por më pas u kualifikua si mashtrim sportiv, një vepër penale që mund të sjellë pezullim deri në katër vjet, nëse lojtari shpallet fajtor.
    Okoje, që iu bashkua Udinezes nga Watford në verën e vitit 2023 dhe ka 18 ndeshje me Nigerinë, nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave deri më tani. Procesi ndaj tij pritet të zhvillohet gjatë javëve në vijim, ndërsa Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit po e ndjekin rastin me vëmendje të lartë, duke theksuar zero tolerancë për manipulimet në futboll.
    Maduka Okoje, gardiani 25-vjeçar i Udinezes dhe i përfaqësueses së Nigerisë, rrezikon një ndëshkim të rëndë disiplinor pas hetimeve që e lidhin me një episod të dyshuar të mashtrimit sportiv në ndeshjen kundër Lacios më 11 mars 2024. Ai është zyrtarisht i referuar në komisionin disiplinor, me akuzën se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë në minutën e 64-të të takimit – për vonesë të lojës, në një moment kur Udineze po udhëhiqte 2-1.
    Sipas autoriteteve hetimore, akti dyshohet të jetë i koordinuar me një skemë bastesh të paligjshme, ku janë shënuar fitime prej mbi 120 mijë euro vetëm për parashikimin e kartonit të verdhë të Okojes, me një koeficient prej 8. Shumica e këtyre basteve janë vendosur në provincat përreth Udines, duke rritur më tej dyshimet për përfshirje të drejtpërdrejtë.
    Në hetim janë përfshirë gjithashtu tre persona të afërt me Okojen, përfshirë një pronar picerie në Udine, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rrjetit që përfitoi nga kjo situatë. Fillimisht rasti u trajtua si një çështje bastesh të parregullta, por më pas u kualifikua si mashtrim sportiv, një vepër penale që mund të sjellë pezullim deri në katër vjet, nëse lojtari shpallet fajtor.
    Okoje, që iu bashkua Udinezes nga Watford në verën e vitit 2023 dhe ka 18 ndeshje me Nigerinë, nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave deri më tani. Procesi ndaj tij pritet të zhvillohet gjatë javëve në vijim, ndërsa Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit po e ndjekin rastin me vëmendje të lartë, duke theksuar zero tolerancë për manipulimet në futboll.

  • Çudira nga Brazili, arbitrit i vihen pranga në fushë, sapo kishte dhënë një të verdhë

    Çudira nga Brazili, arbitrit i vihen pranga në fushë, sapo kishte dhënë një të verdhë

    Një ngjarje sa e pazakontë aq edhe komike ka ndodhur në një ndeshje amatore futbolli në Brazil, ku policia arrestoi gjyqtarin e ndeshjes në mes të fushës, duke e larguar me pranga në duar, ndërsa lojtarët dhe tifozët mbetën me gojë hapur.
    Ederson Carlos da Silva, 38 vjeç, sapo i kishte dhënë një karton të verdhë një lojtari, kur papritur, nga anësoret, policë me jelekë antiplumb hynë në fushë dhe i dhanë atij një “karton tjetër”, këtë herë më serioz: urdhër arresti!
    Sipas policisë civile të São Paulos, da Silva është i dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku droge, dhe ishte në hetim që prej nëntorit 2024, për një rast, kur u kap një kamion me 450 kg kokainë.
    “Është një person me jetë shumë aktive në rrjetet sociale, e donte vëmendjen. Praktikisht na e dha vetë vendndodhjen”, tha shefi i policisë Glaucus Silva për median braziliane G1.
    Lojtarët, që nuk e dinin nëse të vazhdonin lojën apo të thërrisnin VAR-in, mbetën të hutuar. “Na kanë ndodhur shumë gjëra në kampionat, por kjo ishte hera e parë që gjyqtari mori kartonin e kuq nga policia,” tha me humor një prej lojtarëve vendas.

  • Vinicius: Rëndësi ka kualifikimi në Botëror, tani Ancelotti ka kohën e nevojshme për të punuar

    Vinicius: Rëndësi ka kualifikimi në Botëror, tani Ancelotti ka kohën e nevojshme për të punuar

    12 Qershor 2025

    9:28

    Telesport

    Nëse Brazili u kualifikua në Botërorin 2026 kjo është edhe falë Vinicius Jr, i cili shënoi golin që i dha kombëtares Seleçao fitoren 1-0 ndaj Paraguait dhe vulosi matematikisht kualifikimin.
    Një natë për t’u mbajtur mend, një dhuratë e mrekullueshme për ditëlindjen e trajnerit të ri Carlo Ancelotti. Megjithatë, ylli brazilian i Real Madrid mori një karton të verdhë që do ta pengojë atë të luajë kundër Kili në ndeshjen e radhës.
    Duke folur, Vinicius tha: “Jam shumë i kënaqur me rezultatin. Ishte e nevojshme të fitonim në shtëpi edhe për tifozët tanë, të kualifikoheshim në Kupën e Botës, që ishte synimi ynë”.
    “Tani, trajneri do të ketë më shumë kohë për të punuar, për të parë se çfarë mund të përmirësohet. Nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por në kualifikuese e rëndësishme është të fitojmë dhe të përgatitemi mirë për Kupën e Botës“, tha Vinicius.
    Kartoni i verdhë i marrë dhe pezullimi ndaj Kilit e mërzit sulmuesin: “Është mëkat të humbasësh ndeshjen e radhës, por në kualifikuese është e komplikuar. Mjaftojnë dy kartona”.

  • Imitimi i trashë: Neymar, si Maradona dekada më parë

    Imitimi i trashë: Neymar, si Maradona dekada më parë

    Futbollisti famoz brazilian Neymar mori një karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme midis Santos dhe Botafogos, e cila përfundoi me fitoren 1-0 për Botafogon në raundin e 11-të të Serie A braziliane.
    Neymar u përjashtua pasi mori dy kartonë të verdhë, i dyti për përpjekje për të shënuar një gol me dorën e tij, duke imituar situatën legjendare me Maradonën.

    Neymar got a red card for trying to score with his hand 😭pic.twitter.com/VLyz54w9tu
    — aless ✞ (@R9Futebol) June 1, 2025

    Ai fitoi kartonin e parë të verdhë në kohën shtesë të pjesës së parë për një faull, ndërsa i dyti u dha në minutën e 76-të pasi e futi topin në rrjetë me dorën e tij, të cilin gjyqtari nuk dështoi ta sanksiononte.
    Në momentin e përjashtimit, rezultati ishte 0:0, dhe dhjetë minuta më vonë, Botafogo shënoi golin e vetëm të ndeshjes me anë të Arturos dhe siguroi fitoren.

    Pas ndeshjes, Neymar u pendua për veprimin e tij dhe u kërkoi falje shokëve të ekipit dhe tifozëve.
    “Në dëshirën time për të shënuar një gol, mora vendimin e gabuar. I kërkoj falje sinqerisht ekipit dhe tifozëve. Bëra një gabim dhe shpresoj se do të më falni”, tha Neymar. /tesheshi.com/

  • Champions League/ Interi do të luajë më fanelën e tretë përballë PSG-së

    Champions League/ Interi do të luajë më fanelën e tretë përballë PSG-së

    Të shtunën më 31 maj në “Allianz Arena” në Mynih luhet finalja më e rëndësishme e sezonit, ajo e Champions League mes PSG-së dhe Interit.
    Francezët konsiderohen si pritës në këtë takim dhe do kenë mundësinë të luajnë me fanellën e tyre të parë.
    Në anën tjetër, Inter duhej të zgjidhte mes fanellës së dytë, që është e bardhë dhe asaj e tretë, që është e verdhë dhe zikaltrit kanë zgjedhur pikërisht fanellën e tretë, duke zgjedhur t’i besojnë bestytnisë.

    Zikaltrit kanë zgjedhur fanellën e verdhë sepse në 7 ndeshje kur kanë veshur atë nuk kanë humbur asnjëherë.
    Po ashtu numërojnë dy fitore në Champions League me fanellën e verdhë, atë ndaj Sparta Prague në grupe dhe fitoren në Rotterdam ndaj Feyenord në fazën e 1/16-ve.
    Ndërkohë, humbja e vetme e zikaltërve në Champions League gjatë këtij sezoni erdhi ndaj Bayer Leverkusen, kur kishin veshur fanellën e bardhë. Po ashtu, Inter ka veshur uniformën e tretë edhe kur fitoi Kupën UEFA në sezonin 1997/98 ndaj Lazio-s.
    Mesa duket zikaltrit i janë dorëzuar bestytnisë dhe kanë zgjedhur fanellën e verdhë, duke besuar se kjo fanellë do iu sjellë fat në finalen e të shtunës.

  • Inter i “dorëzohet” bestytnisë, zikaltrit do zbresin në fushë me fanellën e tretë ndaj PSG-së! Ja arsyeja

    Inter i “dorëzohet” bestytnisë, zikaltrit do zbresin në fushë me fanellën e tretë ndaj PSG-së! Ja arsyeja

    28 Maj 2025

    20:09

    Telesport

    Të shtunën më 31 maj në “Allianz Arena” në Mynih luhet finalja më e rëndësishme e sezonit, ajo e Champions League mes PSG-së dhe Interit. francezët konsiderohen si pritës në këtë takim dhe do kenë mundësinë të luajnë me fanellën e tyre të parë.
    Në anën tjetër, Inter duhej të zgjidhte mes fanellës së dytë, që është e bardhë dhe asaj e tretë, që është e verdhë dhe zikaltrit kanë zgjedhur pikërisht fanellën e tretë, duke zgjedhur t’i besojnë bestytnisë.
    Zikaltrit kanë zgjedhur fanellën e verdhë sepse në 7 ndeshje kur kanë veshur atë nuk kanë humbur asnjëherë. Po ashtu numërojnë dy fitore në Champions League me fanellën e verdhë, atë ndaj Sparta Prague në grupe dhe fitoren në Rotterdam ndaj Feyenord në fazën e 1/16-ve.
    Ndërkohë, humbja e vetme e zikaltërve në Champions League gjatë këtij sezoni erdhi ndaj Bayer Leverkusen, kur kishin veshur fanellën e bardhë. Po ashtu, Inter ka veshur uniformën e tretë edhe kur fitoi Kupën UEFA në sezonin 1997/98 ndaj Lazio-s. Mesa duket zikaltrit i janë dorëzuar bestytnisë dhe kanë zgjedhur fanellën e verdhë, duke besuar se kjo fanellë do iu sjellë fat në finalen e të shtunës.

  • Skandal në La Liga, zbulohen bisedat e mbrojtësit spanjoll: “300 për mua, 200 për ty”

    Skandal në La Liga, zbulohen bisedat e mbrojtësit spanjoll: “300 për mua, 200 për ty”

    Ekziston një rast në Spanjë në lidhje me bastet në futboll. Protagonisti është mbrojtësi i Sevillas, Kike Salas, i cili madje u arrestua janarin e kaluar, vetëm për t’u liruar më vonë.
    Mbrojtësi spanjoll, i cili po vazhdon karrierën e tij, pati një debat të ashpër në fushë disa ditë më parë me Mbappé dhe u akuzua se ishte ndëshkuar disa herë me karton të verdhë qëllimisht për të fituar baste dhe për t’i bërë edhe miqtë e tij të fitonin.
    Hetimi është duke vazhduar dhe hetuesit kanë bërë zbulime të reja.
    Policia vazhdoi të hetonte Kike Salas dhe, sipas El Confidencial, ata zbuluan se qendërmbrojtësi kishte përdorur identitete të rreme dhe ishte koordinuar me miqtë e tij për të marrë kartonë të verdhë dhe për të nxjerrë fitime nga bastet e paligjshme.

    Gazeta spanjolle shkruan se ka lexuar një raport policie në lidhje me manovrat e Salas, në të cilat ai dyshohet se ndryshoi lojën në të paktën pesë ndeshje të kampionatit 2023-2024 për të fituar një avantazh financiar.
    Rasti bazohet në një seri të gjatë mesazhesh të gjetura në telefonin e Salas, mesazhe që konfirmojnë pjesëmarrjen aktive të lojtarit në këto ‘lojëra’ duke folur për bastet e bëra dhe ato që do të bëhen.
    Ai dhe miqtë e tij u ankuan gjithashtu se nuk ishin në gjendje të vinin baste me shuma të mëdha në agjenci të ndryshme bastesh. Por më e rëndësishmja, hetimi zbuloi se Kike Salas përdorte llogaritë e personave të tjerë dhe prej andej bënte transferta parash te miqtë e tij, të cilët më pas vendosnin baste dhe fitonin.
    Nga mesazhet mund të shihen se njerëzit vinin bast edhe për lojtarë të tjerë, emrat e Ayoze dhe Isco po përmenden. Është zbuluar se ai dhe miqtë e tij përfunduan duke vënë bast rreth 500 euro për çdo karton të verdhë, kundër Athletic, Barcelonës dhe Villarreal, duke fituar më pas, shifra që luhaten midis 1500 dhe 1700 eurove.

    Kartoni i marrë në ndeshjen Sevilla-Barcelona ngjall dyshime dhe ai flet për këtë në një bisedë me një nga miqtë e tij. Ai vetë mori në shtëpi një shumë të konsiderueshme parash. Me Cesar G. folëm gjithashtu në bisedën në WhatsApp për një ndarjetë të ardhurave: “300 për mua dhe 200 për ty, në rregull?”.
    Hetuesit nuk e akuzojnë Salasin për trukim ndeshjesh, pasi ai nuk i manipuloi rezultatin e ndeshjeve, por ai qartësisht bëri diçka të paligjshme dhe mund të akuzohet për mashtrim të operatorëve të lojërave të fatit.
    Ai përballet me deri në tre vjet burg. Dy nga miqtë e tij u arrestuan, ndërsa një duzinë personash dyshohet se përfituan nga bastet.

  • Video/ Trofeu i parë pas 17 vitesh, Tottenham fiton në Bilbao dhe ngre për herë të tretë Ligën e Europës! Sezon i dështuar për Man. United

    Video/ Trofeu i parë pas 17 vitesh, Tottenham fiton në Bilbao dhe ngre për herë të tretë Ligën e Europës! Sezon i dështuar për Man. United

    Tottenham është kampion i Europa League, duke mposhtur në finale Manchester United me rezultatin minimal 1-0 në Bilbao, falë një goli të realizuar nga Johnson në minutën e 42-të.

    Skuadra e Amorim nuk arriti të shfrytëzonte rastet në pjesën e dytë dhe pavarësisht tentativave të Garnacho, Hojlund Shaw dhe Casemiro, nuk mundën të ndryshojnë rezultatin.
    Ndeshja ishte e fortë dhe me tensione, me disa kartonë të verdhë të akorduar për lojtarët si Maguire, Zirkzee, Bissouma, Diallo dhe Van de Ven. Trajnerët bënë shumë zëvendësime në pjesën e dytë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Ky është trofeu i parë për “Spurs”-at që nga viti 2008 dhe hera e tretë në histori që ata fitojnë këtë kompeticion europian.
    Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në Premier League, Tottenham arrin të mbyllë edicionin me një sukses madhor, që i siguron gjithashtu edhe një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Fitorja në këtë finale vjen si një shpërblim i madh për ekipin e Postecoglou.
    Nga ana tjetër, Manchester United e mbyll një nga sezonet më të errëta në historinë e klubit, pa asnjë trofe dhe me shumë pikëpyetje mbi të ardhmen.
    Sfida u transmetua drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
    Rezultati:
    Tottenham 1-0 Manchester United
    Johnson 42′
    Komenti Live:
    90+9′ Mbyllet finalja e Europa League me fitoren 1-0 të Tottenham!
    90+8′ Casemiro provon me një roveshatë brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.
    90+7′ Shaw provon me kokë nga shumë afër, por Vicario arrin ta ndalë.
    90+5′ Yoro provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
    90+2′ Johnny Evans ndëshkohet me karton të verdhë nga stoli për protesta.
    90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
    89′ Dy zëvendësime te Tottenhami. Largohen Pedro Porro dhe Udogie, në vendet e tyre futen Gray dhe Spence.
    88′ Maguire shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Romeros dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    85′ Zëvendësim te Manchester United. largohet Mazraoui dhe në vendin e tij futet Dalot.
    84′ Zirkzee shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    78′ Zëvendësim te Tottenham, largohet autori i golit Johnson dhe në vendin e tij futet Danso.
    74′ Garnacho tenton me një gjuajtje brenda zonës, por Vicario arrin t’i mohojë golin e barazimit.
    72′ Mazraoui hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, që gjen Fernandes, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.
    71′ Dy zëvendësime te Manchester United. Largohen Hojlund dhe Mount, në vendet e tyre futen Zirkzee dhe Garnacho.
    68′ Vicario nuk kontrollon dot si duhet një top në zonë dhe Hojlund godet me kokë, por Van de Ven largon në mënyrë fantastike rrezikun në vijën fatale.
    68′ Bissouma tenton të vonojë lojën pas një faulli dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    66′ Zëvendësim te Tottenham. Largohet Richarlison dhe në vendin e tij futet Heung-Min Son.
    58′ Bruno Fernandes hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, me Vicarion që ndërhyn si duhet për të larguar rrezikun.
    49′ Van de Ven shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    48′ Diallo hedh një krosim në zonë, por goditja e Hojlund është për t’u harruar me topin që shkon mbi kuadrat.
    46′ Nis pjesa e dytë!
    45+2′ Mbyllet pjesa e parë e finales!
    45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
    42′ GOOOL TOTTENHAM 1-0/ Johnson përfiton nga një krosim në zonë dhe në një mënyrë, Shaw e devijon dhe sulmuesi i Spurs-ave e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)
    35′ Pas një ndërhyrje të gabuar, Diallo ndëshkohet me karton të verdhë.
    32′ Diallo tenton të hedhë një krosim në zonë, por topi shkon shumë lart kuadratit.
    16′ Diallo hyn në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që përfundon jashtë kuadratit.
    11′ Johnson futet në zonë dhe provon të surprizojë Onanën, por ky i fundit arrin të ndalë topin.
    1′ Nis finalja e Europa League në Bilbao!
    Formacionet Zyrtare:

    Top Channel

  • Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    Verdhezinjtë ende nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    15 Prill 2025

    20:15

    Telesport

    Dortmund pret sonte Barcelonën në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit ku do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do ndeshet me njërin nga fituesit e çiftit Inter-Bayern Munich.
    Edhe pse rezultati 4-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, te Dortmundi nuk i kanë humbur shpresat dhe shpresojnë që për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kenë “ndihmën” e “Murit të verdhë”, super tifozerisë së tyre.
    Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do ketë sonte “Muri i Verdhë”, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre maksimale. “Duhet të jemi në fushë që nga minuta e parë dhe t’i bëjmë tifozët të jenë në anën tonë. Ne duhet të motivohemi nga vrulli i tyre dhe të zbresim në fushë vrullin me dëshirë e madhe për garë, performancë të jashtëzakonshme dhe sigurisht pasion”, tha Kovac.
    “Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 81.365 vendesh dhe të gjitha biletat për sot janë të shitura. Një gjë dihet me siguri, sido të shkojë rezultati i ndeshjes, atmosfera që do të krijojë “Muri i Verdhë” do jetë fantastike.

  • Verdhezinjtë edne nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    Verdhezinjtë edne nuk janë dorëzuar. Pika më e fortë e Dortmundit kundër Barcelonës është… “Muri i Verdhë”

    15 Prill 2025

    20:15

    Telesport

    Dortmund pret sonte Barcelonën në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e kthimit ku do përcaktohet ekipi që do të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do ndeshet me njërin nga fituesit e çiftit Inter-Bayern Munich.
    Edhe pse rezultati 4-0 është shumë i vështirë për t’u përmbysur, te Dortmundi nuk i kanë humbur shpresat dhe shpresojnë që për të bërë realitet ëndrrën e madhe të kenë “ndihmën” e “Murit të verdhë”, super tifozerisë së tyre.
    Trajneri i Borussia Dortmundit, Niko Kovac, është plotësisht i vetëdijshëm për rolin që do ketë sonte “Muri i Verdhë”, ndaj ka kërkuar mbështetjen e tyre maksimale. “Duhet të jemi në fushë që nga minuta e parë dhe t’i bëjmë tifozët të jenë në anën tonë. Ne duhet të motivohemi nga vrulli i tyre dhe të zbresim në fushë vrullin me dëshirë e madhe për garë, performancë të jashtëzakonshme dhe sigurisht pasion”, tha Kovac.
    “Signal Iduna Park” ka një kapacitet prej 81.365 vendesh dhe të gjitha biletat për sot janë të shitura. Një gjë dihet me siguri, sido të shkojë rezultati i ndeshjes, atmosfera që do të krijojë “Muri i Verdhë” do jetë fantastike.