Tag: verdhë

  • Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…

    Carvajal shpërtheu kundër arbitrimit: Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferenca për shtyp…

    8 Dhjetor 2025

    8:10

    Alfred Lleshi

    Raporti i gjyqtarit Quintero González për Real Madrid–Celta pasqyron një mbrëmje tensioni në “Bernabéu”. Arbitri ndëshkoi Realin me 6 kartonë të verdhë, përfshirë atë për Bellingham, i hyrë në fushë “pa autorizim”, pasi ishte trajtuar nga stafi mjekësor. Fran García mori dy të verdhë brenda një minute për dy ndërhyrje të rrezikshme dhe u përjashtua. Rodrygo, Valverde dhe Carreras u ndëshkuan gjithashtu për protesta ndaj arbitrave në minutat e fundit.
    Përjashtimi i Carreras me karton të dytë të verdhë në minutën e 90-të u shoqërua me frazën e regjistruar: “Je shumë i dobët”. Raporti përmend edhe Endrick, i përjashtuar pasi braktisi stolin, vrapoi duke bërtitur drejt arbitrit të katërt dhe u mbajt nga stafi. Po ashtu, Xabi Alonso u ndëshkua me karton të verdhë për protesta nga zona teknike në minutën e 73-të. Dokumenti përshkruan një ndeshje që u përshkallëzua emocionalisht në fund, me Real Madridin të nervozuar dhe në disavantazh rezultati.
    Ndeshja vijoi tejet e tensionuar edhe pas përfundimit. Në tunelin e dhomave të zhveshjes, arbitri identifikoi Dani Carvajal, i veshur civil, teksa iu drejtua me një qortim të drejtpërdrejtë: “Tregoni këtë nivel dhe pastaj qani në konferencë për shtyp”. Një shtesë në raportin e arbitrit, që nënvizon klimën e ashpër që shoqëroi humbjen e Real Madridit.

  • VAR-i ndan FIFA-n nga UEFA, kërkohet aplikimi i teknologjisë për kartonat e verdhë e këndoret, UEFA kundër

    VAR-i ndan FIFA-n nga UEFA, kërkohet aplikimi i teknologjisë për kartonat e verdhë e këndoret, UEFA kundër

    Pavarësisht polemikave të mëdha dhe akuzave për stadnarte të dyfishta në përdorimin e sistemit VAR, institucuionet e rëndësishme te futbollit bortëror bnuk kanë ndërmend të ndalen me kaq në aplikimin e tekknologjisë në futboll.
    Së shpejti, mund të shohim edhe më shumë ndërhyrje të VAR-it në fushat e futbollit në të gjithë botën .
    FIFA po shqyrton zgjerimin e kompetencave të VIDEO-Gjyqtarit Ndihmës . Në botërorin e vitit 2026 gjyqtari dhe asistentët e tij mund të korrigjohen gjithashtu për goditjet nga këndi apo për kartonat e dytë të verdhe që mund të jenë vendimtare në dnëshkimin e lojtarëve më kartionin e kuq.

    Kohët e fundit të përdorimit të sistemit VAR-it, ka pasur raste të shumta që përfshijnë gabime të gjyqtarëve në dhënien apo jo të goditjeve nga këndi apo të kartonave të dytë të verdhë që kanë ndikuar në rrjedhën e një ndeshjeje.
    Shoqata ndërkombëtare e gjyqtarëve, do t’i diskutojë këto propozime në janar: shqyrtimi për një karton të dytë të verdhë gëzon mbështetje të gjerë ndërsa korigjimi i vendeve mbi goditjet nga këndi shihet me skeptizizem pasi mund të vonoje ndjeshëm lojën.
    UEFA sidomos është kundër këtij rekomandimi.  Pjesë e diskutimit të protokollit të var do të jetë edhe rishkimi I rregullores për pozicionin jashtë loje duke e sanksinuar këtë gjë vetëm në rastet kur trupi I lojtarit është totalisht jashtë mbrojtësit të fundit, element që ka shkaktuar polemika pa fund deri edhe në ilaritet kur janë anulluar gola për milimetra./vizionplus.tv

  • FIFA ka gati rregullin e ri për goditjet e këndit dhe kartonët e verdhë, duke nisur nga Botërori 2026

    FIFA ka gati rregullin e ri për goditjet e këndit dhe kartonët e verdhë, duke nisur nga Botërori 2026

    1 Dhjetor 2025

    17:48

    Telesport

    Nga 11 qershori 2026 deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të zhvillohet Kupa e Botës 2026, e cila për herë të parë në histori do të jetë me 48 ekipe pjesëmarrëse.
    “The Times” zbulon se instituticioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, po mendon të bëjë një ndryshim të madh në lidhje me goditjet e këndit, gjë që për herë të parë do të aplikohet pikërisht në Kupën e Botës.
    Anëtarët e FIFA-s janë pro idesë për ndërhyrjen e VAR-it në rastet kur ka dyshime se një goditje këndi mund të jetë dhënë gabimisht. Po ashtu po diskutohet për ndërhyrjen e VAR për të rishikuar kartonët e dytë të verdhë, me qëllim për të qenë sa më të sigurt për përjashtimin ose jo nga loja të lojtarit të ndëshkuar.

  • Një i rrezikuar, te Dinamo u tremben kartonëve

    Një i rrezikuar, te Dinamo u tremben kartonëve

    Dinamo ka qenë këtë sezon një nga skuadrat më të ndëshkuara me kartonë të kuq, duke marrë plot 5 të tillë në 10 ndeshjet e para të kampionatit.
    Por, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kartonët e verdhë, pasi dinamovitët kanë qenë të kujdesshëm për të pasur sa më pak. Kështu, shumë nga lojtarët kanë marrë nga një ose dy kartonë të verdhe dhe vetëm Gudiabi është i rrezikuar, që nëse ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen e sotme, do të mungojë sfidën e ardhshme ndaj Bylisit në transfertë.

    Natyrisht, një mungesë e tillë nuk i duhet Dajës të paktën në këtë moment, duke mos ditur ende gjendjen e 3 lojtarëve që do të mungojnë sot, Guindos, Nanit dhe Ditës. Një mungesë e katërt për karton të verdhë, do të ishte padyshim e pafalshme.
    Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit, Dinamo luajti në “Selman Stërmasi” duke u rikthyer pas një mungese të gjatë, ndeshje në të cilën zhgënjyen pasi barazuan pa gola kur ballshiotët ishin me një lojtar më pak.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëri-Angli, Strakosha shpëton portën kuqezi, mbyllet pa gola pjesa e parë

    Shqipëri-Angli, Strakosha shpëton portën kuqezi, mbyllet pa gola pjesa e parë

    Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.
    Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.

    Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Më mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.
    Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
    Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
    Rezultati Live:
    Shqipëri 0-0 Angli
    Komenti Live:
    45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
    45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
    39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
    37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.
    37′ Bowen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm, dhe i mohon golin anglezëve.
    36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.
    26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.
    18′ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.
    15′ Ramadani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Harry Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    4′ Declan Rice merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Strakosha e kontrollon pa probleme.
    1′ Starton dueli historik!

  • Spektakël zogjsh në grykëderdhjen e Lumit të Verdhë

    Spektakël zogjsh në grykëderdhjen e Lumit të Verdhë

    Një ngjarje ndërkombëtare për vëzhgimin e zogjve filloi të shtunën në Rezervatin Kombëtar Natyror të Deltës së Lumit të Verdhë në qytetin Dongying, provinca Shandong e Kinës Lindore, ku vëzhguesit e zogjve u emocionuan nga spektaklet e tufave të zogjve të egër që fluturonin ulët mbi sipërfaqen e ujit.
    “Ne festojmë udhëheqjen në rritje të Kinës në ruajtjen e biodiversitetit, qytetërimin ekologjik dhe krijimin e parkut kombëtar”, – tha Shahbaz Khan, drejtor i Zyrës Rajonale të UNESCO-s për Azinë Lindore, në ceremoninë e hapjes së ngjarjes së vëzhgimit të zogjve.
    Pjesëmarrës në Sezonin e tretë Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zogjve në grykëderdhjen e Lumit të Verdhë, James Fitzsimons, këshilltar i lartë i Strategjive Globale të Mbrojtjes së Natyrës, theksoi se përpjekjet e Kinës në mbrojtjen e ligatinave bregdetare kanë rëndësi të madhe globale, citon “Xinhua”.
    “Delta e Lumit të Verdhë njihet globalisht si një vend i rëndësishëm për ruajtjen e zogjve, duke mbështetur si popullatat e shumimit ashtu edhe zogjtë shtegtarë”,- tha ai.
    Të dhënat nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave tregojnë se katër nga nëntë rrugët kryesore të fluturimit të zogjve shtegtarë në të gjithë botën kalojnë nëpër Kinë. Mbrojtja e habitateve të zogjve dhe rrugëve të shtegtimit në Kinë është thelbësore për mbijetesën dhe riprodhimin e popullatave të zogjve në nivel global.
    Wang Xiufeng, nënkryetar i bashkisë së Dongying, u tha vizitorëve se autoritetet lokale kanë promovuar në mënyrë aktive qeverisjen gjithëpërfshirëse ekologjike, duke rezultuar në rritjen e numrit të specieve të zogjve nga 187 në 374 vitet e fundit, me mbi 6 milionë zogj që tani shumohen dhe pushojnë në zonë çdo vit.
    Me mbi 53.33 milionë hektarë zona ligatinash nën mbrojtje, Kina ka krijuar sistemin më të madh të ruajtjes së ligatinave në Azi.

  • Ndeshja kundër Anglisë pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja

    Ndeshja kundër Anglisë pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja

    Me pesë ndryshime nga fitorja kundër Andorrës, kështu do vendoset Kombëtarja në fushë.
    Formacioni i mundshëm:
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni
    Ka vend për Ismajlin, Alijin, Berishën, Dakun dhe Uzunin. Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë. Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami rrezikojnë të ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë dhe të mos jenë të gatshëm për në play-off, andaj Sylvinho s’ka ndërmend të rrezikojë.

  • Pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja kundër Anglisë

    Pesë ndryshime, si pritet të luajë sot Kombëtarja kundër Anglisë

    Me pesë ndryshime nga fitorja kundër Andorrës, kështu do vendoset Kombëtarja në fushë.
    Formacioni i mundshëm:
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Laçi, Asllani, Berisha; Broja, Daku, Uzuni
    Ka vend për Ismajlin, Alijin, Berishën, Dakun dhe Uzunin. Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë. Edhe Ajeti, Manaj e Bajrami rrezikojnë të ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë dhe të mos jenë të gatshëm për në play-off, andaj Sylvinho s’ka ndërmend të rrezikojë.

  • Tre titullarë të paprekshëm të Shqipërisë detyrohen të humbasin Anglinë, një dilemë po lë pa gjumë Silvinjon për duelin historik

    Tre titullarë të paprekshëm të Shqipërisë detyrohen të humbasin Anglinë, një dilemë po lë pa gjumë Silvinjon për duelin historik

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë javë dy nga ndeshjet me të rëndësishme të historisë së saj, ndaj Andorrës dhe Anglisë, me një objektiv të qartë për të siguruar praninë në play-off të Botërorit. Dhe trajneri Silvinjo ka përpara një zgjedhje shumë të vështirë sa i përket tre lojtarëve titullarë të paprekshëm për të, të cilët mund të jenë të detyruar të mos luajnë në ndeshjen ndaj Anglisë, atë që vulos kualifikueset dhe pjesëmarrjen në play-off.
    Mario Mitaj, Julian Shehu dhe Rei Manaj, me shumë mundësi do të bëjnë pushim ndeshjen ndaj “tre luanëve”, duke qenë në pankinë, për të mos rrezikuar që të mbeten jashtë sfidave vendimtare të play-off në muajin mars. Situata është paksa e komplikuar dhe ka të bëjë me kartonët e verdhë që lojtarët kanë marrë në ndeshjen ndaj Serbisë.

    Të tre rrezikojnë pezullimin me një ndeshje nga FIFA nëse ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, siç parashikon rregullorja e eliminatoreve. Për Silvinjon, problem do të jetë nëse këtë karton të verdhë e marrin në ndeshjen ndaj Anglisë, pasi kështu, pezullimi do të mbartej në ndeshjet e play-off, duke humbur gjysmëfinalen.
    Kësisoj, trajneri është tashmë i dyzuar mes aktivizimit apo jo të tyre në ndeshjen ndaj Anglisë dhe padyshim që shpreson që çështja e kualifikimit në play-off të mbyllet që nesër e jo në ndeshjen e të dielës. Vetëm ashtu, ai mund të lërë i qetë futbollistët në pankinë pa i hedhur në fushë dhe të mendojë për play-off në mars, ku të gjithë kartonët zërohen nga e para. Nëse çështja e kualifikimit duhet të vendoset në ndeshjen me Anglinë, Silvinjon e presin orë stresi para duelit në fjalë, i ndërgjegjshëm se mund të humbasë ndonjë nga këta lojtarë për sfidën e parë të marsit.
    Dhe më e keqja për teknikun është se e njëjta situatë rrezikshmërie për pezullimin, do të jetë për çdo lojtar që do të ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Andorrës nesër. Ndaj për kuqezinjtë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e veçantë në shumë drejtime.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Shqipëria për rekord – A kemi shanse për Botëror?

    Shqipëria për rekord – A kemi shanse për Botëror?

    Shqipëria po realizon ëndrrën e të gjithëve për të marrë pjesë në një Kupë Bote.
    Kuqezinjtë do të luajnë dy finalet e fundit, fillimisht ndaj Andorrës e më pas ndaj Anglisë, për të arritur diçka që do të ishte historike pasi asnjëherë më parë nuk ka mundur të jetë në “Play Off”. Padyshim që grupi i kuqezinjve ka qenë shumë i vështirë, pasi ka pasur kundërshtarë si Anglia e Serbia, me këta të fundit që ia ka dalë më së miri pasi ka marrë një barazim dhe një fitore në ndeshjet direkte mes tyre.
    Pikërisht ndaj serbëve pritej të ishin ndeshje të luftuar dhe ndoshta më agresive në fushë, për shkak edhe të problemeve që janë shkaktuar shpesh herë jashtë futbollit. Por, Shqipëria është për rekord në këto kualifikuese pasi është padyshim një nga skuadrat më pak të ndëshkuara me kartonë të verdhë. Në 6 ndeshjet e para që ka luajtur, kuqezinjtë kanë marrë vetëm 5 kartonë të verdhë, të cilët janë ndarë në disa ndeshje dhe ka sfida ku nuk ka pasur asnjë ndëshkim.
    Dy herë ka marrë të verdhë Berat Gjimshiti, ndërkohë që nga një karton kanë marrë Juljan Shehu, Mario Mitaj dhe Rei Manaj. Sulmuesi nga Lushnja u ndëshkua pas golit që shënoi në Leskovc kundër Serbisë, teksa ndaj serbëve janë ndëshkuar edhe Shehu e Mitaj. Gjimshiti është ndëshkuar në dy ndeshje të dnryshme, fillimisht ndaj Anglisë e më pas ndaj Serbisë, duke mbetur jashtë për sfidën me Letoninë.