Tag: veprimtari

  • Fshehën dr*gën në shufra metalike për ta tr*fikuar në Greqi/ Dy në pranga, pezullohet zyrtari i DPSHTRR, ja roli i tij.

    Fshehën dr*gën në shufra metalike për ta tr*fikuar në Greqi/ Dy në pranga, pezullohet zyrtari i DPSHTRR, ja roli i tij.

    Policia e Korçës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Shufrat”, që synon goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Katër persona janë përfshirë në këtë veprimtari, ku dy janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet se bashkëpunuan për të trafikuar 56 kg cannabis, të fshehur në shufra metalike, me destinacion Greqinë.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Gjithashtu, është pezulluar nga detyra një punonjës i DPSHTRR, i cili dyshohet se ka ndihmuar grupin kriminal duke ndryshuar targat dhe pronësinë e mjeteve të përdorura. Policia dhe Prokuroria e Korçës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit.

    Njoftimi i policisë:

    DVP Korçë/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Shufrat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nga hetimet, dokumentohet përfshirja e 4 shtetasve të tjerë, në këtë veprimtari kriminale. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

    Gjihashtu, ekzekutohet masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për një punonjës të DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Sekuestrohet 1 automjet i dyshuar i përdorur në këtë veprimtari kriminale.

    Si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në Greqi, u finalizua faza e dytë e operacionit policor antidrogë të koduar “Shufrat”. Gjatë kësaj faze:

    – u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. (Shtetasi I. O., aktualisht i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale);

    – u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u arrestuan më datë 18.11.2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

    -Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

    I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale, arrestohet 31-vjeçari nga Kukësi

    Policia ka kapur në Kukës një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Më datë 14.04.2025, Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”.
    “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
    Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
    Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, njofton policia.
    Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar./Opinion.al

  • Shpërndante lëndë narkotike në doza, bie në prangat e policisë 35-vjeçari në Korçë (Video)

    Shpërndante lëndë narkotike në doza, bie në prangat e policisë 35-vjeçari në Korçë (Video)

    Një 35-vjeçar i identifikuar si Denis Lika është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në lagje dhe ambiente lokalesh.Blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, tre aparatet celular dhe një automjet që në cilësinë e provës materiale.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Njoftim:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.
    Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë bërë bllokimin e rrugës duke ndaluar për kontroll në lagjen nr. 4 Korçë, automjetin që lëvizte shtetasi i dyshuar që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
    Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit D. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
    Lënda narkotike, tre aparatet celular dhe automjeti që ky shtetas përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. L., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.