I ftuar në një emision televiziv diplomati Agim Nesho deklaroi se dosja McGonigal është në shqyrtim, kërkohen fakte të tjera.
Agim Nesho:
Dosja McGonigal sipas të dhënave është në shqyrtim. Kërkohen fakte të tjera. Nuk ka nevojë që McGonigal të bëhet i penduar se Rama është kokë e këmbë në dosjen korruptive. Nuk mund të ketë korrupsion të njëanshëm që McGonigal të ketë ushtruar një veprimtari në Shqipëri dhe shqiptarët dhe bashkëpunëtorët me të dmth të mos jenë të përfshira, Korrupsioni kërkon dy palë dhe në Amerikë dënohen të dy palët në këtë veprimtari.
Së dyi McGonigal ka gjetur një person dhe pse pikërisht personi i cili ishte i angazhuar në dosjen për të dënuar Presidentin Trump me një veprimtari të ashtuquajtur pro ruse gjen mikun e tij pikërisht Edi Ramën. Dmth, vijnë të dy në Shqipëri, bashkëpunojnë. Kanë interesa të përbashkëta për naftën. Kanë interesa të përbashkëta tek Deripaska të lidhur me Rusinë dhe kështu më gjerë. Prandaj kjo është një nga dosjet që de fakto Ramën e ka kryqëzuar nuk ka nevojë për mendimin tim, që të rihapet kjo dhe të presim që Rama të marrë një ndëshkim. Në sytë e administratës amerikane Rama është një njeri i korruptuar. Por, Rama ka një gjë tjetër. Rama është një person që mund të ndahet përendemi nga ata, sidomos SHBA, në dy raste.
Në rastin e parë është veprimtaria e vazhdueshme me Soros, shpërdorimi i fondeve të qytetarëve amerikanë, taksapaguesve amerikanë, duke përdorur, eksperimente të cilat dhe me vonë një pjesë e fondeve të ardhura nga Soros dhe USAID janë kthyer mbrapa në SHBA për të dëmtuar qeverinë amerikane dhe veprimtarinë e një shteti demokratik, superfuqisë kryesore në botë, kjo është e para.
Dhe e dyta, lidhja e Ramës me krimin e organizuar. Dhe kartelet. Ne nuk duhet të presim vetëm tek McGonigal, por ky është aq i korruptuar sa këtë, çdo ditë që mund ti hapësh kapakun e një veprimtarie, ky është kokë e këmbë brenda si njeriu më i korruptuar. Kush e mban. E mbajnë pikërisht ata lider të cilët ky, jo vetëm ka blerë influencë, por përfitojnë nga ky. Ju e keni parë se si Presidenti Macron ka ardhur në Shqipëri, e ka uruar pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, se pikërisht ky i ka mundësuar një fjalim përpara samitit të madh të Davosit të jugut, të vendeve arabe që u bë në Shqipëri. Ju e mbani mend. Gjera të cilat janë tepër përfituese për Presidentët që mbarojnë mandatet e tyre. Edhe Rama e njef shumë mirë këtë gjë. Kështu mbana Tony Blair, kështu mban ish kryeministrin Italian, të cilët nga dita në ditë po futen në veprimtari ekonomike dhe sigurisht ashtu siç veprojnë organizata të tjera edhe ata mundësojnë pasurimin e tyre në pozicione private. Prandaj për amerikanët është shumë e qartë. Puna është se kur do të kthejnë vëmendjen. Dhe rasti i djeshëm, që nuk ishte thjesht një shaka që Rama kërkonte që të mbulonte këtë, por reflektimi në shtypin amerikan që tallet.
Tag: veprimtari
-

“McGonigal nuk është e vetmja aferë e tij…”/ Dosja në shqyrtim, reagon ashpër diplomati: Rama kokë e këmbë i përfshirë
-

Droga nga Sukthi në Tiranë, fotoja e çiftit që transportuan lëndën narkotike
Është siguruar fotoja e çiftit që transportuan lëndën narkotike nga Sukthu në Tiranë. Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi, të fejuar, dyshohet se me një automjet tip “Toyota Yaris” kanë marrë sasinë e drogës dhe e kanë fshehur në një magazinë pranë Tufinës, e cila është në pronësi të babait të Redion Kuqit, i cili është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Warehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-

“Opozita është e çoroditur, pa veprimtari”/ Mustafaj, sjell analizën e tij politike: Rama do na çojë ndonjë kafshë…
Ish-drejtuesi i “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Andi Mustafaj i ftuar në një studio televizive tha se opozita duhet të hartojë një veprimtari politike dhe një strategji për te rrëzuar shtylllat regjimit që ai e quajti autokratik, të Edi Ramës.
Mustafaj tha se opozita është e çoroditur dhe ka dallim midis fjalës dhe veprimtarisë politike dhe nuk po reagon ndaj manipulimit të butë që Rama po bën mbi njerëzit.
Andi Mustafaj tha se për Ramën është më e lehtë t’i largohen kryetarët e bashkive për skandale seksuale sesa për korrupsion pasi ai u thotë zgjedhësve qe humbet kur do ai.
Për ministren vrtuale Mustafaj tha se është vetëm një chat bot, por që në të ardhmen pret që kryeministri Edi Rama të çojë në Kuvend një kafshë, një gomar apo një kalë ndaj opozita duhet të zgjojë ndërgjegjet e njerëzve.
Andi Mustafaj:
“Duke kuptuar që nuk ka një veprim të izoluar që sjell rënien e regjimit, duhet një strategji, duhet të rrëzojmë të paktën një nga tetë shtyllat. Ministrja Diella është vetëm një “chatbot”, prandaj diçka e ngritur nga njeriu duhet rrëzuar nga njeriu.
Ka një ndarje mes fjalës dhe veprimtarisë. Nuk kemi një veprimtari politike kundër autokracisë së Edi Ramës, është përgjegjësi historike dhe madhore që kjo të mos përsëritet më. Jemi të çoroditur si opozitarë.
Autokracia e butë është e butë në kuptimin që regjimi ka kuptuar se është më produktive që të japë liri, por kudo ku liria vlen, nuk ekziston. Edhë socialistët vetë nuk bëjnë ligje dhe amendamente, liria politike e individit nuk ekziston, nuk ka asnjë mendim të opozitës që është zbatuar.
Godinat e larta dhe argëtimi i masave: këtyre u jepet meritë politike, ky është manipulim i butë. Autokracia e butë është humbja e kryebashkiakëve për skandale, kjo duhej të ishte shkatërruese sepse në sistemin e vlerave njerëzore kjo duhej ndëshkuar. Rama ka humbur 6 bashki për këto arsye por jo për korrupsion. Rama i përul dhe jep mesazhin se humbet kur do vetë.
Tani dërgoi në Parlament Diellën, së shpejti do na çojë ndonjë kafshë, kalë apo gomar. Duhet të zgjojmë ndërgjegjet e njerëzve”. -

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për 10 të arrestuarit të dyshuar për veprimtari kriminale
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendim për vijimin e masave të sigurimit ndaj 10 personave të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Seanca gjyqësore, e drejtuar nga gjyqtari Erjon Bani, erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të sigurimit, në bazë të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale.
Sipas vendimit nr. 84, datë 10.08.2025:
Arrest në burg do të vijojë për: Ervis Çela, Albin Çela (alias Defrim Çela), Petrit Lakatos (alias Petrit Sulejmani), Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çela.
Arrest në shtëpi është vendosur për Riza Çelën, i cili nuk lejohet të largohet nga banesa dhe të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të.
Detyrim për t’u paraqitur në polici mbetet në fuqi për Kujtim Gjylën dhe Ditjon Pepën.
Vendimi parashikon mbikëqyrjen e masave nga policia gjyqësore dhe mundësinë e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.
Ky zhvillim vjen pas vendimit të 6 gushtit 2025, kur të njëjtave persona u caktuan fillimisht masat e sigurimit nga Gjykata e Posaçme. -

2 kandidatët me më shumë vota të pamerituara në Fier/Braho:Jo në kushtet e gabimit..
Për Qarkun e Fierit janë numëruar më shumë se gjysma e votave. Por ndryshe nga rinumërimi i Tiranës, në këtë qark disa kandidatë kanë vota të pamerituara mbi masën 10%.
Kjo sipas anëtarit të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave, Ledio Braho, tregon se nuk jemi më në kushtet e gabimit njerëzor dhe se ka një veprimtari të paligjshme. Ai tha në një intervistë për Klan News se sa i përket partive, ndryshimet janë të papërfillshme.
“Trendi është krejtësisht i ndryshëm nga ai i Qarkut të Tiranës. Në qoftë se në Qarkun e Tiranës përqindjet e lëvizjes së votave ishin te 1%-shi, pra përqindje e papërfillshme, në rastin e Qarkut të Fierit vihen re kandidatë që kanë vota të pamerituara mbi masën 10% që tregon që nuk kemi si nuk kushtet e Tiranës, nuk jemi në kushtet e gabimit njerëzor, por duket që ka veprimtari të qëllimshme nga grupet e numërimit. Nuk di të them në bashkëpunim me kandidatët apo me subjekte zgjedhore, por ajo që është fakt që vihet re nga ndryshimi i rezultatit është që ka ndryshime thelbësore në qendrat e votimit. Votat e një kandidati që i janë shtuar një kandidati tjetër gjithnjë brenda llojit. Po të vihet re, në Qarkun e Fierit, ndryshimet mes subjekteve zgjedhore janë më të vogla, të papërfillshme, ndërkohë ajo që del në pah, është se ka mes kandidatëve, si mes PS dhe PD-së ka ndryshime votash thelbësore”, tha Braho.
Sipas tij, grupet e numërimit rrezikojnë të përballen me procedim penal nëse vërtetohet se kanë ndërmarrë veprimtari të qëllimshme për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve.
“Ajo që rrezikojnë është konsumimi i një vepre penale që ka të bëjë me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësit dhe patjetër që mund të rrezikojnë procedim penal dhe dënim penal në rast se do vërtetohet që kanë qenë veprimtari të qëllimshme për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve”, tha Braho.
-

40 mijë euro të fituara nga veprimtari kriminale, arrestohen dy persona në kryeqytet! Sekuestrohen edhe pistoleta pa leje
Dy persona janë vënë në pranga pasi iu gjetën armë zjarri pa leje, por jo vetëm.
Njërit prej tyre përveç pistoletës pa leje iu gjet edhe një sasi e madhe parash prej 40 mijë eurosh, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.
Sekuestrohen 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Për të dyja rastet, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, 1.
-u arrestua shtetasi P. K., 21 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë xhaxhai i tij, shtetasi A. K., 46 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, në rrugën “George W. Bush”, ku 2 shtetasit lëviznin së bashku, 21-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që e posedonte pa leje. Ndërkaq, 46-vjeçari ka penguar zbulimin e së vërtetës, duke dhënë deklarata kontradiktore për rastin;
-u vu në pranga shtetasi H. A., 30 vjeç, sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro. Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit, vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Gati ngritja e Sistemit të të Dhënave në Turizëm: Bizneset dhe institucionet që do raportojnë
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të ngrejë dhe administrojë një Sistem të Dhënash mbi Turizmin i cili do të jetë produkt i raportimeve direkte të një sërë palëve dhe që do të përmbajë të dhëna parësore ndërkohë që pjesë plotësuese do të jenë edhe të dhënat indirekte të cilësuara dytësore.Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit “Për përcaktimin e të dhënave parësore dhe dytësore të sistemit të të dhënave në turizëm” parashikon specikisht çfarë synohet të arrihet, kush do raportojë dhe kush mund të përdorë këto të dhëna.“Konkretisht Baza e të dhënave shtetërore në Sistemin e të Dhënave në Turizëm, në vijim, baza e të dhënave, përbëhet nga:a) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agjenci turistike;b) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si udhërrëfyes turistik;c) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si struktura akomoduese;d) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator i turizmit detar;e) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si agroturizëm;f) të dhënat mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari si operator turistik;g) te dhënat e ardhura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;h) të dhënat e ardhura nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore;i) të dhënat e ardhura nga Instituti i Statistikave;j) të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;të dhënat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit” thuhet në draft.Ndërkohë ky dokument specifikon se të dhëna parësore konsiderohen informacionet specifike, të mbledhura nga institucioni administrues ndërsa dytësore konsiderohen informacionet që merren nga një bazë tjetër të dhënash, ku ato janë parësore.Të dhënat do të përdoren nga një sërë institucionesh përfshirë këtu edhe Tatimet.“Dhënës të informacionit në bazën e të dhënave shtetërore parësore dhe dytësore në sistemin e të dhënave në turizëm janë:a) Agjencitë turistike dhe operatorët turstike;b) Strukturat akomoduese;c) AKZM;ç) INSTAT;d) Banka e Shqipërisë;dh) Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit;e) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;f) Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.Subjekte të interesuara për të dhënat parësore dhe dytësore janë:a) njësitë e vetëqeverisjes vendore;b) Agjencia Kombëtare e Bregdetit;c) Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;Subjekte private që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit” vlerëson drafti.Ky sistem pritet që të ngrihet nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Jepte me fajde paratë e krimit, procedohet 72-vjeçarja, sekuestrohen 500 mijë euro
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Hidden Funds”, i cili ka çuar në sekuestrimin e një shume prej 500 000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.
Në përfundim të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, është proceduar penalisht në gjendje të lirë E. K., 72 vjeçe, pronare e një pike këmbimi valutor (exchange), ku dyshohet se depozitoheshin shuma të mëdha parash të padeklaruara nga persona të ndryshëm.
Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi, këto para përdoreshin për dhënie huaje me interes, veprimtari e zhvilluar jashtë sistemit të rregulluar financiar dhe pa mbikëqyrje ligjore.
Policia bën të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. -

Produkti i parave të krimit/ SPAK sekuestron një ‘TV Kabllor’ në Vlorë
Tv Kabllor Vlora Cable
TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me operacionin e përbashkët antidrogë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një televizion.
Bëhet fjalë për “Tv Kabllor Vlora Cable”, me veprimtari në qytetin e Vlorës, biznes që është në emër të biznesmenit Nexhmedin Danaj.
Sipas prokurorit të çështjes, ky biznes ishte një veprimtari e hapur për të pastruar paratë e siguruara nga krimi. Grupi merrej me trafik kokaine dhe heroine që vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në Bari të ITalisë. Pasi shitej, paratë silleshin në Shqipëri me autobus./ZËRI -

I dënuar për veprimtari kriminale, deportohet nga Spanja 39-vjeçari
Është deportuar nga Spanja një shtetas i dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit.
Shtetasi Kreshnik Haxhiaj është deportuar nga Spanja falë koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”.
39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al