Tag: veprimet

  • “I futi paratë poshtë celularit dhe pastaj në xhep”/ Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Rrugores Tiranë

    “I futi paratë poshtë celularit dhe pastaj në xhep”/ Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Rrugores Tiranë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë është pezulluar nga detyra dhe marrë nën hetim, pasi dyshohet se ka kryer veprime të dyshimta korruptive me një drejtues mjeti. Në një video të postuar në rrjete sociale pretendohet se punonjësi i policisë ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv dhe shpërdorimin e detyrës. Mënjeherë pas identifikimit të efektivit, AMP ka kryer veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rasit, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit. 
    Njoftimi:
    Gjatë monitorimit të rrjeteve sociale u konstatuan në portalin “JOQ Albania” një postim me mbishkrim “I fut poshtë celularit dhe pastaj në xhep. Polici merr rryshfet në mes të rruges…”, ku gjithashtu nga pamjet filmike vërehet një punonjës policie që kryen veprime të dyshimta korruptive me një drejtues mjeti tip Audi me ngjyrë të zezë.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka kryer veprimet e para hetimore dhe pas identifikimit të punonjësit të policisë Inspektor K. K., me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Tiranë, ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të tij, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.
    Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

  • Qëlloi me armë pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

    Qëlloi me armë pas një konflikti, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër, ku një 26-vjeçar ka kanosur një të ri dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar u identifikua, u kap dhe u arrestua brenda një kohe shumë të shkurtër.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë veprimet operacionale pas marrjes së njoftimit. Si rezultat, u bë e mundur prangosja e shtetasit Altin Shpendi, 26 vjeç, i dyshuar për kanosje dhe përdorim armë zjarri.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit, 26-vjeçari ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar në ajër me një armë zjarri të tipit automatik. Policia arriti të gjejë dhe sekuestrojë edhe armën e përdorur në ngjarje.

    Vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për hetime të mëtejshme.

  • VIDEO – U largua nga banesa pasi dhunoi babanë, arrestohet laçjani 29- vjeçar me precedentë penalë

    VIDEO – U largua nga banesa pasi dhunoi babanë, arrestohet laçjani 29- vjeçar me precedentë penalë

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.
    Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.
    
    Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
    Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet, reagon AZHBR: Çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij

    Akuzat për korrupsion dhe abuzim me fondet, reagon AZHBR: Çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij

    azhbr

    TIRANË- Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka reaguar duke mohuar pretendimet që qarkullojnë në mediat lidhur me aktet korruptive dhe abuzimin me fondet në këtë intistucion. Në një reagim zyrtar për mediat, AZHBR ka rrëzuar akuzat në fjalë, teksa bën me dije se për këtë, i është drejtuar organeve kompetente, me qëllim që çdo pretendim të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Gjithashtu, AZHBR thekson se mbetet i hapur për çdo qytetar dhe siguron do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm.
    Njoftimi i plotë për mediat:
    Në respekt të transparencës me publikun, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën me dije se prej kohësh është bërë objekt i një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të fabrikuara me qëllim dëmtimin e imazhit dhe punës së institucionit.
    Përballë kësaj situate të përsëritur, AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente, me qëllim që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet në mënyrë ligjore dhe çdo abuzues të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
    Institucioni mbetet plotësisht i hapur dhe i gatshëm për çdo qytetar, profesionist të fushës apo përfaqësues të medias që ka kërkuar, kërkon dhe do të kërkojë informacion mbi aktivitetin dhe programet tona. AZHBR do të vazhdojë të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm, duke e çuar përpara misionin e saj në shërbim të komunitetit bujqësor dhe zhvillimit rural të vendit.

    AZHBR është përballur me akuza për korrupsion që ka të bëjë kryesisht me menaxhimin e fondeve dhe mungesën e transparencës, pikërisht, në administrimin e tyre. Gjithashtu, bëhet fjalë edhe për akuza sa i përket keqpërdorimit të fondeve nga ana e zyrtarëve të agjencisë, të cilët mund të kenë përfituar nga pozitat e tyre për të marrë rryshfete ose për të favorizuar individë dhe biznese të caktuara./ZËRI

  • “Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herë që thyejnë armëpushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush për veprimet tona

    “Do ta godasim Hamasin dhe Hezbollahun sa herë që thyejnë armëpushimin”, Netanyahu: Nuk marrim leje tek askush për veprimet tona

    Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit, tha Benjamin Netanyahu në fillim të mbledhjes së tij javore të kabinetit, duke theksuar se IDF do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënimet e reja.
    Netanyahu theksoi se Izraeli vazhdon të kryejë operacione “në shumë fronte”.
    “Këtë fundjavë, IDF goditi objektiva në Liban dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për të na kërcënuar”, tha ai.
    Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit.
    Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e Gazës.
    “Që kur u vendos armëpushimi, Hamasi nuk ka ndaluar së shkeluri atë dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat. Ka pasur shumë përpjekje për të depërtuar në territorin tonë, përtej Vijës së Verdhë, me qëllim goditjen e ushtarëve tanë. Ne i kemi parandaluar me vendosmëri dhe i kemi përgjigjur duke vendosur një çmim shumë të lartë. Shumë terroristë janë neutralizuar, ndërsa të tjerë janë kapur përmes tuneleve në Rafah”, tha ai.
    Të shtunën, IDF kreu sulme ajrore në Gaza, pas një incidenti në të cilin një person i armatosur palestinez hapi zjarr ndaj ushtarëve izraelitë në pjesën jugore të Rripit. Sipas zyrës së Netanyahut, pesë figura të larta të Hamasit u vranë në sulme.
    Netanyahu iu përgjigj gjithashtu kritikave se vendimet e mëdha për Gazën merren në konsultim me Uashingtonin.
    “Të gjitha bisedat për ‘miratimin’ nga ky apo ai është thjesht një gënjeshtër absolute”, theksoi ai.
    “Ne veprojmë pa u mbështetur te askush. Veprimet e menjëhershme për të parandaluar sulmet kryhen automatikisht nga IDF. Sa i përket përgjigjeve, ato kalojnë përmes Ministrit të Mbrojtjes dhe në fund vijnë tek unë, dhe ne vendosim në mënyrë të pavarur nga çdo faktor i jashtëm, siç duhet të jetë”, shtoi kryeministri izraelit.
    Në përfundim, ai vuri në dukje se “Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet”.

  • Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita

    Veprimet bullizuese ndaj Elijonës, ja si reagon Benita

    Benita ka kërkuar falje për veprimet që ka ndërmarrë kundrejt Elijonës gjatë situatës së tensionuar në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Ajo shprehu pendesë pasi pa pamjet e incidentit, duke theksuar se as vetë ajo nuk ishte e kënaqur me sjelljen e saj.
    “Unë sinqerisht i pashë pamjet edhe kërkoj falje, se as mu nuk më pëlqen, po kështu kanë rrjedh. Prapë se prapë të kërkoj falje. Po ti vetë e ke bërë punën deri këtu”, tha Benita.
    Ndërkohë, Benita theksoi se ajo nuk ishte iniciatore e situatës, duke e quajtur Elijonën si personin që kishte kërkuar betejën me to.
    Situata në Big Brother VIP Kosova është tensionuar ndjeshëm pas transmetimit të klipit ku Alba shfaqej në skena të interpretuara si bullizuese ndaj banores së re, Elijona . Pas debatit të ashpër në “prime”, Alba nuk e ka pranuar mënyrën se si u paraqitën pamjet dhe ka reaguar emocionalisht.
    Menjëherë pas përplasjes me moderatorin , Alba është larguar nga pjesa kryesore e shtëpisë dhe ka shkuar e vetme në dhomën e gjumit, ku është parë duke qarë. Ajo ka refuzuar të komunikojë me banorët e tjerë, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e shqetësuar për gjendjen e saj.
    Aktualisht nuk dihet nëse Alba ndodhet në dhomën e rrëfimit apo nëse ka marrë vendimin për të braktisur përfundimisht shtëpinë e BBVK.

  • Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë/ Policia jep detajet: U gjet i pajetë nga… (Emri)

    Vrasja e 36-vjeçarit në Selenicë/ Policia jep detajet: U gjet i pajetë nga… (Emri)

    lorë/Informacion paraprak
    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Aliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • U gjet nga familjarët me plagë arme zjarri, kush është 36-vjeçari që u vra në Selenicë

    U gjet nga familjarët me plagë arme zjarri, kush është 36-vjeçari që u vra në Selenicë

    Vlorë/Informacion paraprak
    Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Top Channel

  • Vrau babain dhe del i buzëqeshur në gjykatë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij

    Vrau babain dhe del i buzëqeshur në gjykatë/ Avokatja: Mariani nuk i kupton veprimet e tij

    25 vjeçari Marjan Kodheli, i cili vrau babanë pak ditë më parë në fshatin Shkallnur të Durrësit, ka dalë para gjykatës për masën e sigurisë. Asnjë avokat nuk është paraqitur për mbrojtjen, ndërsa gjykata i caktoi një avokat kryesisht dhe u tërhoq për t’i dhënë kohë pët të lexuar aktet shtesë.
    Teksa operatorët e filmojnë, i riu qëndron i qetë dhe qesh herë pas here. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau.
    Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.
    Marjani ka deklaruar se “unë këtu jam” duke mos u dhënë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  “Unë i kam bërë ditët e mia”, mësohet t’i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit.
    “Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë”, ka thënë ai.
    Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr.
    “Ndjejmë keqardhje për ngjarjen. Marjani ende nuk i kupton veprimet që ka kryer. Kërkojmë të bëhet një akt ekspertimi mjeko ligjor psikik”, thotë avokatja.
    Marjani ka thënë se nuk ishte ai sulmuesi.
    gijotina.com/

  • Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit

    Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke ritheksuar shqetësimet e Uashingtonit lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare në Prishtinë.
    Në një deklaratë për median Nacionale, zëdhënësi i DASH-it thekson se qëndrimi i SHBA-ve i është përcjellë në mënyrë të qartë Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
    “Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë,” – deklaroi zëdhënësi i DASH-it.
    SHBA-të theksojnë se kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me institucionet në Kosovë, por sipas deklaratës, ky bashkëpunim duhet të bazohet në shmangien e veprimeve që rrezikojnë stabilitetin në rajon.
    “Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës,” – shton më tej deklarata.
    Sipas DASH-it, vlerësimet për veprimet e qeverisë në Prishtinë do të vazhdojnë, ndërsa aktualisht nuk ka zhvillime të reja për të njoftuar në këtë drejtim.