Tag: veprim

  • “Dështimi i kësaj qeverie: vrasja e shpresës”/ 8 Dhjetori, Xhixho: Sot, një thirrje e fortë për veprim

    “Dështimi i kësaj qeverie: vrasja e shpresës”/ 8 Dhjetori, Xhixho: Sot, një thirrje e fortë për veprim

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson Ditën e Rinisë si një ditë reflektimi dhe një thirrje për veprim. Xhixho shkruan se 35 vite më parë rinia i hapi rrugën demokracisë ndërsa sot, emigrimi i tyre është plaga më e madhe e Shqipërisë.
    “Sot është Dita e Rinisë – një ditë reflektimi, por mbi të gjitha një thirrje e fortë për veprim.
    Sot kujtojmë guximin e të rinjve që në 1990 vranë frikën dhe hapën rrugën e demokracisë. Por 35 vite më vonë, rinia shqiptare po largohet masivisht sepse në vend të mundësive gjen pasiguri, propagandë dhe mungesë meritokracie.
    Çdo vit mijëra të rinj braktisin vendin sepse ndihen të përjashtuar nga mundësitë: mungon arsimi cilësor, mungon një treg pune i drejtë e pa klientelizëm, mungon një shtet që i sheh si pasuri dhe motor zhvillimi — jo si pengesë.
    Si pedagoge e kam parë çdo ditë në sytë e tyre dëshirën për të ecur përpara, në një vend që nuk ua jep më këtë mundësi. Emigrimi si shpresa e tyre e fundit është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare sot. Në 12 vjet kemi humbur gati gjysmën e të rinjve!
    Ky është dështimi më i rëndë i kësaj qeverie: vrasja e shpresës.
    Ndaj sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë jetike për energjinë, idealizmin dhe guximin e të rinjve për ta bërë atë një vend të mundësive për të gjithë e jo vetëm për një pakicë”, shkruan Xhixho.

  • “Asnjë veprim hetimor që synon të ndikojë në vendimmarrjen”, pas akuzave për KLP, reagon SPAK-u…

    “Asnjë veprim hetimor që synon të ndikojë në vendimmarrjen”, pas akuzave për KLP, reagon SPAK-u…

    SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.
    SPAK thotë se asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është në hetim apo përgjim. Në një reagim, Prokuroria e Posaçme thekson se nuk kryen asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejt apo tërthorazi të ndikojë apo intimidojë vendimmarrjet e KLP-së dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.
    Ky reagim vjen pas deklaratës së Ylli Manjanit, se Prokuroria e Posaçme po përgjonte KLP-në për të diktuar zgjedhjet e kreu të ri të Prokurorisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ish-ministrit, anëtarët po intimidohen nga përgjimet.
    Reagimi i plotë i SPAK:
    Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se:
    1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.
    2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore.
    Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme.
    Çdo deklaratë e pabazuar në fakte dhe e mbështetur në spekulime mbetet në kuadrin e retorikës së pakonfirmuar, në përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të dëmtuar Strukturën së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • “Ishte njeri i mbyllur, viktima kishte pajtuar edhe gjaqe”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: I ati i ka thënë kujdes…

    “Ishte njeri i mbyllur, viktima kishte pajtuar edhe gjaqe”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: I ati i ka thënë kujdes…

    “U vendos arrestimi i ligjshëm dhe u la në burg, Marjan Kodheli. Akoma nuk është bërë një ekzaminim paraprak, ai ende nuk e kupton veprimin që ka bërë. Marjani shihet si një njeri i mbyllur dhe i heshtur, nuk e dimë se çfarë ka vuajtur ai nga brenda. Është një veprim i rëndë, ka qenë veprim i pa paramenduar nga askush.
    Ka qenë një veprim i momentit. Në komunitet ka qenë një familje e rregullt dhe punëtore. I ndjeri ka qenë familjar dhe i rregullt, punëtor, që ka kontribuar për familjen e tij. Nga njerëzit kam dëgjuar se ai ka pajtuar edhe gjaqe. Mamaja e autorit dhe bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte. Marjani që 18 vjeç ka emigruar, ka mbaruar shkollën e mesme. Gjatë kohës që ka qenë në shkollë edhe ka punuar.
    Pas moshës 18-vjeçare ka qenë emigrant, nuk e dimë se si është ndjerë ai atje. Kur është kthyer, në qershor, ka qenë një njeri i heshtur. Po priste të merrte një biletë dhe të kthehej në vendin e punës, para pak ditësh atij i kishte vdekur gjyshja. I ati i ka kërkuar të qëndrojë edhe disa ditë, i ka thënë kujdes kur vijnë njerëzit t’i presësh dhe përcjellësh. Këto fjalë atij mund të mos i kenë pëlqyer. Marjani nuk është shoqëruar asnjëherë në komisariat”, tha avokatja autorit të krimit, Tone Lekgegaj.

    Top Channel

  • Marco Aurelio: Nëse keni bërë një veprim të mirë nuk keni nevojë t’i tregoni gjithë botës për këtë…

    Marco Aurelio: Nëse keni bërë një veprim të mirë nuk keni nevojë t’i tregoni gjithë botës për këtë…

    Nga Marco Aurelio

    Ka njerëz të cilët janë gati, pasi i kanë bërë një nder dikujt, t’ia kujtojnë atë. Ka edhe nga ata që nuk arrijnë deri këtu, por prapëseprapë brenda vetes e quajnë tjetrin borxhli dhe janë fare mirë të ndërgjegjshëm për atë ë kanë bërë.

    Ka pastaj të tjerë që, në njëfarë mënyre, nuk janë as të ndërgjegjshëm për atë që kanë bërë, por ngjasojnë me vreshtin që, pasi prodhon bistakun dhe pasi ka prodhuar frutin e vet, nuk kërkon gjë tjetër-ashtu si edhe kali që e ka bërë garën e tij, si langoi që ka punuar për të kapur gjahun, si bleta që ka bërë mjaltin.

    E një njeri që ka bërë një veprim të mirë nuk ia tregon gjithë botës atë që ka bërë, por kalon në një veprim tjetër, ashtu si vreshti që vazhdon të prodhojë akoma bistakun kur ka stinën. Tani, duhet të bëjmë pjesë në grupin e atyre njerëzve që veprojnë kështu: në njëfarë mënyre, pa e kuptuar.“Po megjithatë-do të thotë dikush-pikërisht kjo është ajo që duhet të kuptojmë, sepse është tipar dallues për qënien shoqërore të kuptojë se duhet të veprojë për shoqërinë, e, për Zeusin , të kërkojë që këtë ta kuptojnë edhe pjestarët e tjerë të shoqërisë “.Ajo që thua është e vërtetë, ndërrojnë rrugë, në dukje , për shkak të një logjike. Por nëse do të kuptosh se për çfarë po bëhet fjalë vallë, mos ki frikë që për këtë arsye të lësh pas dore ndonjë veprim të dobishëm për shoqërinë.

    (Shkëputur nga libri “Meditimet” të autorit Marco Aurelio)

    Përktheu: Alda Mukli

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    DITA E PESTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET TËRËSISHT POETËVE TË RINJ

    DITA E KATËRT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ LEXIME POETIKE E PROMOVIME, DEBAT PËR TEATRIN, KËNGË KORALE

    DITA E TRETË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ POEZI, KRITIKË , DEBAT E MUZIKË…

    DITA E DYTË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROMOVIM LIBRI, DEBAT TEMATIK, TAKIME POETIKE…

    DITA E PARË E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS I KUSHTOHET LETËRSISË SHQIPE NË MAQEDONI

  • E rrallë, Maroku aktivizon tre portierë në një ndeshje, shkon në finale me Argjentinën

    E rrallë, Maroku aktivizon tre portierë në një ndeshje, shkon në finale me Argjentinën

    Maroku ka arritur në finalen e Kupës së Botës nën 20 vjeç, që po zhvillohet aktualisht në Kili, për herë të parë në historinë e tij, pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme kundër Francës, të cilën e fituan 5-4 me penallti dhe u shënua nga një veprim i paprecedentë: trajneri nxori jashtë loje të tre portierët e tij.

    Portieri i parë i zgjedhur, Yanis Benchaouch Marty, u detyrua të largohej për shkak të lëndimit në minutën e 19-të të pjesës së dytë, me ndeshjen ende të barabartë. Ai u zëvendësua nga Ibrahim Gomis, i cili nga ana tjetër u zëvendësua pak çaste para përfundimit të kohës shtesë nga portieri i tretë i zgjedhur, Abdelhakim El Mesbahi, një specialist në gjuajtjen e penalltive.

    Një veprim i habitshëm dhe fitues. El Mesbahi u bë heroi i mbrëmjes, duke pritur penalltinë vendimtare të Djyilian N’Guessan pasi Gady Beyuku kishte goditur shtyllën për Francën. Finalja kundër Argjentinës është planifikuar për të dielën.

    Vazhdo leximin

  • Totti rrëfen çmenduritë e tij…; nga pështyrja e Poulsenit te grushti ndaj Colonnese dhe shqelmi kundër Balotellit

    Totti rrëfen çmenduritë e tij…; nga pështyrja e Poulsenit te grushti ndaj Colonnese dhe shqelmi kundër Balotellit

    Karriera e Francesco Tottit është shembull për të rinjtë, që duan të fillojnë aventurën në futboll. Tek ai mishërohen talent i jashtëzakonshëm dhe përkushtim maksimal, me suksese dhe trofe. Simbol i Romës, klubit me të cilin lidhi shpirtin dhe trupin që nga fillimi deri në fund. Megjithatë, edhe në karrierën e tij të shkëlqyer, Totti ka pasur momente të vështira, si pështyrja ndaj Poulsen në Itali-Danimarkë 2004.

    Sot, 20 vite më pas, ai ende nuk e shpjegon dot atë veprim: “Shikoj veten dhe them: jo, nuk mund të jem unë… Një veprim i turpshëm”. Gjatë asaj ndeshjeje, kamerat e kapën duke përshtyrë Poulsenin dhe UEFA ndërhyri zyrtarisht, duke e pezulluar 3 ndeshje. Totti nuk kërkon justifikime, por përpiqet të shpjegojë gjendjen: “Ai kishte për mision të më shqetësonte, më pickonte, më shtypte këmbët… Pastaj humba durimin, ndoshta ishte gjaknxehtësia… Më vjen turp, ishte një veprim i tmerrshëm”.

    Ai rikujton edhe episode të tjera, si goditjen ndaj Balotellit të ri ose përplasjen me Colonnese: “Sa herë e takoja Marion…, ishte i ri dhe fenomen, por edhe arrogant, mendjemadh. Qëllimi im atëherë ishte t’ia ulja pak hundën. Sot qeshim me këtë…” Grushti ndaj Colonnese, atëherë mbrojtës i Interit: “Më tha që Christian nuk ishte im bir…, nuk e durova dot më, shpërtheva”.

  • Vajza tentoi të vetëflijohej në Korçë, procedohen nëna e saj, zbulohen shkaqet

    Vajza tentoi të vetëflijohej në Korçë, procedohen nëna e saj, zbulohen shkaqet

    Procedohet penalisht në gjendje të lirë Sonila Dhëmbi, nëna e vajzës 13 vjeçare e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës
    Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se procedimi penal ka nisur për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”, pasi nga hetimet ka rezultuar se nëna e të miturës i ka shkaktuar probleme psikologjike të bijës
    13 vjeçarja është dërguar në një qendër në kryeqytet për të marrë mjekim shëndetësor dhe përkujdesje psikologjike ndërsa nuk ka rrezik për jetën.
    Pas ngjarjas, e ëma e vajzës ka denoncuar se e bija është hedhur nga lartësia për shkak të bullizimit nga shoqet.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdiste vajzat. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, është shprehur nëna e vajzës së mitur.
    Doktoresha e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.
    “Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore. Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa ndjerë frikë dhe pendesë. E para është vetë nëna, që është në kontakt të afërt me fëmijët e saj, janë dhe tre të tjerë që kanë qenë vëzhgues të kësaj situate dhe ky model është i frikshëm që shikohet nga fëmijët e tjerë. Merren si modele në rrethin e ngushtë familjar, e shikojnë dhe reagojnë pa aspak kritikë duke i dhënë të drejtë motrës së tyre për këtë veprim. Nuk duan të humbin motrën, por i japin të drejtë në lidhje me situatën”, shprehet doktoresha, shkruan A2CNN.
    “Vajza thotë se unë e dua lagjen dhe lagjja më do mua, por për konflikte të vogla hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga mami bën që të realizoj këtë veprim. Është veprim banal i pazgjidhur si duhet nga të rriturit”, shton doktoreshë Nikolina Bode.

  • VIDEO/ U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja: Vajza thotë se do e bëjë përsëri, nuk ka frikë se vdes

    VIDEO/ U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja: Vajza thotë se do e bëjë përsëri, nuk ka frikë se vdes

     

    Mjekja e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza 13-vjeçare e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

    ‘Problematikat janë të hershme, ka probleme familjare dhe sociale. Me një prind të munguar, babai me histori dënimesh për vepra penale,’-shprehet doktoresha Bode.

    Sipas saj, konflikti në familje shpesh përfundon me ndërhyrjen e policisë, çka është bërë një situatë e përsëritur që ndikon drejtpërdrejt te fëmijët.

    ‘Fëmijët arsyetojnë që policia mos të vijë kur thirret nga nëna. Vendosmëria e vajzës 13-vjeçare për të arritur qëllimin, më shqetëson. Nuk e përjeton ngjarjen emocionalisht. Nuk ka frikën e humbjes së jetës dhe e përdor si kërcënim që mund ta përsëritë,’ thekson Bode.

    Mjekja nënvizon se rreziku kryesor qëndron tek qëllimi i tentativave, të cilat kryhen pa ndjerë pendesë. Ajo e konsideron të frikshme faktin që edhe nëna, e cila është në kontakt të ngushtë me fëmijët e saj minorenë, shfaq sjellje problematike që mund të ndikojnë tek fëmijët më të vegjël.

    ‘E para është vetë nëna që është në kontakt me fëmijët e saj minorenë dhe është e frikshme që ky model të shihet nga fëmijët e tjerë të vegjël. I japin të drejtë motrës për këtë veprim por nuk duan ta humbin,’ tregon Bode.

    Ndërkohë, 13-vjeçarja ka deklaruar se e do lagjen ku jeton, por për shkak të konflikteve të vogla e të parëndësishme, situata shpesh përshkallëzohet për shkak të ndërhyrjes së të rriturve dhe njoftimit të policisë nga nëna.

    ‘Thotë që unë e dua lagjen, por për konflikte të vogla të parëndësishme, hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga ana e nënës bën që të kryejë atë veprim,’ – tha doktoresha Nikolina Bode.

  • ‘Sulm ndaj demokracisë’, Bozdo: Rrëmbimi i dosjeve, goditje ndaj medias së lirë

    ‘Sulm ndaj demokracisë’, Bozdo: Rrëmbimi i dosjeve, goditje ndaj medias së lirë

    Në një postim në rrjetin social, Enno Bozdo, drejtuesi politik i PD në Qarkun e Beratit, dënoi me forcë aktin banditesk të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, e cila rrëmbeu dosjet e gazetarëve investigativë të News24.

    Ai theksoi se ky veprim është një goditje e rëndë ndaj pavarësisë së medias dhe një përpjekje për të frikësuar dhe censuruar zërat kritikë që hetojnë lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.

    Postimi:

    Dënojë me forcë aktin e rrëmbimit banditesk nga Policia e shtetit dhe Policia Ushtarake, të dosjeve të gazetarëve investigativë të News 24, të cilët po hetonin çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, përfshirë korrupsionin dhe lidhjet të Edi Ramës dhe kabinetit të tij me elementë të krimit të organizuar.

     Ky veprim përbën një goditje të rëndë ndaj pavarësisë së gazetarisë dhe një përpjekje flagrante për të frikësuar dhe censuruar zërat kritikë. Marrja e materialeve hetimore pa transparencë dhe jashtë çdo garancie ligjore është një akt arbitrar dhe i papranueshëm në një shoqëri demokratike.

    Policia e Shtetit të ndalë menjëherë çdo veprim që pengon punën e gazetarëve.Cdo sulm ndaj medias së lirë është sulm ndaj demokracisë!

  • Çfarë mund të na mësojë teksti i lashtë indian ‘Bhagavad Gita’ për të mos e lidhur shumë identitetin dhe emocionet tona me punën

    Çfarë mund të na mësojë teksti i lashtë indian ‘Bhagavad Gita’ për të mos e lidhur shumë identitetin dhe emocionet tona me punën

    Një sondazh i Gallup-it në vitin 2023 zbuloi se punonjësit amerikanë përgjithësisht janë të pakënaqur në vendin e punës. Numri i atyre që ndihen të zemëruar dhe të shkëputur nga misioni i organizatës së tyre po rritet.

    Një analizë e të dhënave nga 60,000 punonjës, e realizuar nga BambooHR, një platformë softuerike për menaxhimin e burimeve njerëzore, zbuloi gjithashtu se morali në vendin e punës po përkeqësohet: “Punonjësit nuk po përjetojnë ngritje apo rënie të ndjeshme, në vend të kësaj, ata shprehin një ndjenjë dorëheqjeje ose edhe apatie.”

    Si studiues i feve të Azisë Jugore, argumentoj se një teknikë ndërgjegjësimi e quajtur “nishkama karma”, veprim pa dëshirë, e përshkruar në një tekst të lashtë, por mjaft të njohur indian të quajtur “Bhagavad Gita”, mund të jetë e dobishme për t’u orientuar në botën bashkëkohore të punës.

    Gita paraqet një larmi “jogash”, ose rrugë fetare të disiplinuara. Një prej tyre sugjeron të adoptohet një qëndrim i dorëheqjes së drejtë, një lloj ekuilibri stoik ose barazie shpirtërore. Në kontekstin e punës, kjo mund të nënkuptojë kryerjen e detyrave profesionale me aftësinë më të mirë të mundshme, por pa u shqetësuar tepër për rezultatet që lidhen me përparimin personal.

    Gita dhe veprimi

    “Bhagavad Gita”, ose “Kënga e Zotit”, është një dialog me 18 kapituj midis Krishnës, Zotit të Universit, dhe heroit luftëtar Arjuna. E gjetur në librin e gjashtë të poemës epike më të gjatë në botë, “Mahabharata”, Gita besohet se është shkruar ndërmjet shekullit III p.e.s. dhe shekullit III të e.s.

    Gita hapet në një fushë beteje ku Arjuna, kampioni i Pandavëve, është gati të luftojë kundër kushërinjve të tij, Kauravëve, si dhe xhaxhallarëve dhe ish-mësuesve të tij, për kontrollin e drejtë të mbretërisë së trashëguar.

    Arjuna përballet me paqartësi morale përballë një lufte të brendshme familjare. Ai ndodhet në një dilemë mes detyrimeve ndaj të afërmve dhe ish-mësuesve të tij dhe detyrimit të tij “dharma”, detyra fetare dhe shoqërore, si luftëtar për të luftuar kundër tyre. Prandaj, ai heziton të veprojë.

    Krishna, i cili në rrëfim ka marrë rolin e thjeshtë të karrocierit të Arjunës, e këshillon atë se është e pamundur që dikush të përmbahet plotësisht nga çdo veprim:

    “Nuk ka askënd që mund të qëndrojë pa veprim qoftë edhe për një çast. Me të vërtetë, të gjitha qeniet janë të detyruara të veprojnë nga cilësitë e tyre të lindura nga natyra materiale” (3.5).

    Edhe zgjedhja për të mos vepruar është në vetvete një lloj veprimi. Krishna i thotë Arjunës të kryejë detyrat e tij si luftëtar pavarësisht se si ndihet për luftën kundër familjarëve dhe miqve:

    “Lufto për hir të detyrës, duke i trajtuar njësoj lumturinë dhe pikëllimin, humbjen dhe fitimin, fitoren dhe disfatën. Duke përmbushur përgjegjësinë në këtë mënyrë, kurrë nuk do të biesh në mëkat” (2.38).

    Duke qenë se veprimi është i pashmangshëm, Krishna e këshillon Arjunën të kultivojë një qëndrim barazie shpirtërore ndaj rezultateve të veprimeve të tij. Ndryshe nga shkëputja nga procesi i punës, shkëputja nga rezultatet shihet si një mënyrë për të fituar një mendje të qartë dhe të qëndrueshme.

    ‘Nishkama karma’, veprim pa lidhje të interesuar

    Termi që përdor Gita për “punë” ose “veprim” është “karma”. Ky rrjedh nga rrënja sanskrite “kri”, të bësh, të veprosh ose të krijosh, dhe ka një gamë të gjerë kuptimesh në literaturën hindu. Në mendimin e hershëm vedik, karma i referohej kryerjes së një sakrifice dhe rezultateve që rridhnin prej saj.

    Në kohën kur u shkrua Gita, mbi 1000 vjet më vonë, koncepti i karmës ishte zgjeruar shumë. Nga shekulli VI p.e.s. e tutje, tekstet hindu e përshkruanin karmën si çdo mendim, fjalë ose vepër, dhe pasojat e saj në këtë ose në një jetë të ardhshme.

    Krishna i shpjegon Arjunës se veprimet e tij, ose karma, duhet të ndjekin dharmën, detyrimet fetare dhe shoqërore të lidhura me rolin e tij si luftëtar i Pandavëve. Dhe qëndrimi i duhur dharmik ndaj rezultateve të veprimeve është moslidhja.

    Fjala që përshkruan këtë moslidhje është “nishkama”, pa dëshirë, fryma e duhur me të cilën duhet ndërmarrë karma. Sipas Gitas, dhe mendimit tradicional indian, dëshira është problematike sepse është e përqendruar me ngulm tek vetja. Duke reduktuar dëshirën, njeriu mund të punojë pa u shpërqendruar nga kërkimi i lavdërimit ose shmangia e kritikës.

    Gjithashtu, pasi është e pamundur të dish rezultatin e veprimeve të tua, Gita këshillon që detyrat të kryhen pa ego, në frymën e shërbimit ndaj botës:

    “Prandaj, pa lidhje, bë gjithmonë çfarëdo veprimi që duhet bërë; sepse përmes veprimit pa lidhje njeriu arrin gjendjen më të lartë,” thotë Krishna (3.19).

    Gjendja e rrjedhës

    Në librin e tij klasik modern Flow: The Psychology of Optimal Experience, psikologu Mihaly Csikszentmihalyi flet për gjendjen mendore optimale që mund të përjetohet gjatë kryerjes së një detyre tërheqëse. Ai e përshkruan “rrjedhën” si një gjendje mendore ku je plotësisht i zhytur në detyrën që po kryen. Në atë gjendje, vëmendja është e fokusuar tek puna, pa mendime për performancën ose rezultatin.

    Për shembull, Csikszentmihalyi i fton lexuesit të mendojnë për skijimin në zbritje. Kur je plotësisht i angazhuar në proces, nuk ka vend për shpërqendrim. Për një skiator, thotë ai, “nuk ka hapësirë në vetëdijen tënde për konflikte dhe kontradikta; e di që një mendim ose emocion shpërqendrues mund të të përplasë me fytyrë në dëborë.”

    Kërkimet e tij sugjerojnë se probleme si shpërqendrimi, shkëputja nga puna dhe pakënaqësia në punë lindin kur njerëzit humbasin fokusin tek vetë veprimi i punës.

    Siç shkruan ai: “Problemi lind kur njerëzit fiksohen aq shumë pas asaj që duan të arrijnë, saqë pushojnë së gëzuari të tashmen. Kur ndodh kjo, ata humbin mundësinë e kënaqësisë.”

    Të veprosh pa krijuar lidhje

    Një mendje e copëzuar, që i qaset punës me agjendën e fitimit të pushtetit, pasurisë ose famës, nuk mund të performojë në nivelin më të mirë. Gita sugjeron se çelësi i suksesit në punë është kultivimi i një gjendjeje të balancuar mendore që nuk është e fiksuar pas rritjes së egos dhe vetë-promovimit.

    Është e pamundur të jesh plotësisht i pranishëm gjatë kryerjes së një detyre nëse je duke spekuluar për të ardhmen e panjohur ose duke u marrë me rezultatet e së kaluarës. Po ashtu, për Csikszentmihalyi, kultivimi i “gjendjes së rrjedhës” do të thotë të qëndrosh aktivisht i pranishëm dhe i angazhuar gjatë punës.

    Shkrimet e Csikszentmihalyi-t për “rrjedhën” përkojnë me këshillën e Krishnës në Gita: “Ashtu si njerëzit e paditur i kryejnë detyrat e tyre me lidhje ndaj rezultateve, o pasardhës i Bharat-it (një epitet për Arjunën), po kështu të mençurit duhet të veprojnë pa lidhje, për të udhëhequr njerëzit në rrugën e duhur” (3.25).

    “Nishkama karma” dhe “rrjedha” nuk janë koncepte identike. Megjithatë, ato ndajnë të paktën një parim themelor: të përqendrohesh tek detyra që ke përpara, pa menduar për fitim apo humbje, është e domosdoshme për të arritur punën më të mirë dhe më të kënaqshme. / The Conversation – Syri.net