Tag: veprës

  • Mashtrim përmes Call Center-ave, 8 vite burg për Jusel Mici dhe 7.4 për Mendim Domi. U konfiskohen edhe pasuritë

    Mashtrim përmes Call Center-ave, 8 vite burg për Jusel Mici dhe 7.4 për Mendim Domi. U konfiskohen edhe pasuritë

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për Jusel Mici dheMendim Domi dhe dosjen e ka dërguar në Gjykatë.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, vendosi 8 vite burg për Jusel Micin dhe 7 vite e 4 muaj burg për Mendim Dom.
    Mici akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, mashtrimit kompjuterik, fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.
    Ndërsa Domi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim me Micin.
    Mashtrimi “on line” lidhej me investime shumash në letra me vlerë dhe kriptovaluta, përdorimin e shoqërive fiktive (Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus X OU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S. Shoqëri Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera) për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.
    Këto shoqëri që përdoreshin për aktivitetin kriminal, duke hapur llogari rrjedhëse të huaja, duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin, si dhe përdornin call center në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktonin klientë, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.
    Autorët i propozonin viktimave, të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja, të kompanive të mësipërme. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, nga grupi i strukturuar, këto para zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.
    Dëmi ekonomik i shkaktuar, arrin në vlerën 3 000 000 euro, por ka dyshime që kjo vlerë të jetë shumë më e madhe, duke konsideruar të dëmtuarit, që nuk kanë kallëzuar mashtrimet ndaj tyre.
    Vendimi i Gjykatës sot:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Jusel Mici për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
    Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.  Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Jusel Mici t’a vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale“Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Mendim Domi për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, e parashikuar nga neni 180/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.
    Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve të dhëna në një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
    Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
    Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mendim Domi t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
    Po ashtu u vendoset konfiskimi i pasurive si më poshtë:
    Pasurisë me sipërfaqe 62m², e llojit apartament në emër të shtetasve E.D, Mendim Domi dhe S.D;
    Pasuria me sipërfaqe 83.00 m², e llojit apartament, me adresë në pronësi të Jusel F. Mici;
    Pasuri me sipërfaqe 78.00 m², e llojit apartament në pronësi të Jusel F. Mici dhe A.K.M.
    Pasuria me sipërfaqe 4100.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi dhe A.A.J;
    Pasuria me sipërfaqe 3720.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi;
    Pasuria me sipërfaqe 4600.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi;
    Pasuria me sipërfaqe 1300.00 m², e llojit arë në pronësi të Mendim Sh. Domi;
    Pasuria me sipërfaqe 2639.00 m², e llojit arë, në pronësi të Jusel F. Mici;
    Pasuria me sipërfaqe 2733.00 m², e llojit arë në pronësi të Jusel F. Mici dhe A. K. M;
    Pasuria me sipërfaqe 4000.00 m², e llojit arë, me adresë: ****, në pronësi të Jusel F. Mici;
    Pasuria me sipërfaqe 3180.00.00 m², e llojit Are në pronësi të Jusel F. Mici dhe subjektit Euro Aditiv.
    Llogaria personale bankare, në emër të Mendim Sh. Domit, në shumën 195,763.24 euro.
    Llogaria personale bankare në emër të Mendim Sh. Domi e cila ka 417,454.64 lekë.
    Llogaria rrjedhëse, llogari biznes plus në emër të Mendim Domi person fizik, në shumën 528,719.00 lekë.
    Duke kthyer pjesën takuese të pasurive te subjektit Euro Aditiv dhe shtetasit A. J.
    Konfiskimin e të gjitha sendeve të sekuestruar me procesverbalet e kontrollit në subjektin ”Telex” shpk datë 13.12.2022 dhe me proceverbalin e sekuestrimit te provës materiale datë 03.05.2023.
    Sendet e tjera të sekuestruara mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe mbeten në ruajtje për efekt të proçedimit penal të ndarë me nr.166/1 viti 2021.
     
     
     

    Top Channel

  • Gjyqi për aferën “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë

    Gjyqi për aferën “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë

    Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi do të ulen në bankën e të akuzuarve për aferën e dosjes Partizani. GJKKO ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
    Bashkë me Berishën dhe Malltezin, gjykimi do të nisë edhe për bashkëpuntorët e tyre biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustina, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”, të tria për pastrim parash.
    Elsa Ulliri, kryesuese dhe Bib Ndreca e Rudina Palloj janë treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjen Partizani.
    Sali Berisha do të bëhet i ish zyrtari më i lartë në historinë politike të vendit që do të dalë para një trupe gjykues në përballjen e parë të vërtetë me drejtësisë. Pritet një gjyq i gjatë, me dëshmitarë dhe paraqitje provash, pasi asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
    Nën akuzë për korrupsion, Sali Berisha do të përgjigjet për aferën e privatizimit të klubit Partizani, për të cilën SPAK thotë se ai shfrytëzoi pushtetin që i jepte pozicioni i Kryeministrit për të pasuruar familjen e tij, përmes dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit do të përballet me drejtësinë për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
    Paralelisht me procesin hetimor SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit. Ndërkohë një tjetër hetim vazhdon me fraksion të kësaj dosjeje për pasurinë e ish-kryeministrit dhe verifikime nëse familjarët e tij kanë përfituar nga vendimet e tij si me rastin marrjes së truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri, përmes të cilave Malltezi përfitoi të paktën 5.4 milionë euro.
    Dosja ‘Partizani’, të pandehurit:
    1-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin
    2-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.
    3- Fatmir Bektashi – , akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    4- Xhimi Begeja– Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’  akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim
    5- Andia Pustina – Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
    6-Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
    7-Shoqëria Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
    8-Shoqëria Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

  • Meta i pandehur, Meçe: ‘CEZ-DIA’ vetëm maja e ajsbergut, SPAK nuk ka hetuar vetëm këtë dosje

    Meta i pandehur, Meçe: ‘CEZ-DIA’ vetëm maja e ajsbergut, SPAK nuk ka hetuar vetëm këtë dosje

    Analisti Arben Meçe tha për ‘Real Story’ se dosja CEZ-DIA është vetëm maja e asbergut lidhur me çiftin Meta. Sipas tij, SPAK nuk ka hetuar vetëm këtë çështje sepse akuzat e veprës janë edhe më të gjera. Më tej, Meçe u shpreh se privatizimi i OSSH është edhe më i madh, nisur edhe nga dëmi që i ka bëeë vendit tonë.
    “Ilir Meta ka nevojë për mbrojtje politike, mediatike dhe avokati i ri është politik medatik. Që në zgjedhje të avokatit dihet se si do të vijojë skema. Sot çështja është hapur për të dy, burrë dhe grua. Fakti që të njëjtën akuzë kanë që të dy, SPAK nuk ka hetuar vetëm CEZ-DIA, ndërkohë ku akuza e veprës penale është më e gjerë.
    Ne kemi diskutuar lobingjet, investimet dhe shpenzimet jashtë vendit dhe këto kanë qenë objekt i SPAK. Janë tre vepra penale të rënda dhe akuza është më e rëndë. Thirrja për revoltë kundër rendit kushtetues, është vepër e rëndë e bërë nga një pushtetarë. Unë e prisja të goditej atje jo këtu. Përpara se të shkojmë tek CEZ-DIA kemi privatizimin e OSSH dhe dëmi që është bërë Shqipërisë është më i madh.” 

  • Fillon “sëpata” e SPAK mbi Sali Berishën për aferën “Partizani”, GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 7 muajsh…

    Fillon “sëpata” e SPAK mbi Sali Berishën për aferën “Partizani”, GJKKO kalon dosjen për gjykim pas 7 muajsh…

    Rigels Seliman
    Katër vite pasi u shpall “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për korrupsion madhor, dhe vetëm një javë pas një humbjeje të rëndë elektorale më 11 maj, ish-kryeministri Sali Berisha përballet për herë të parë me drejtësinë shqiptare. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur dje të dërgojë për gjykim dosjen e bujshme të aferës “Partizani”, duke çuar në bankën e të akuzuarve jo vetëm liderin historik të PD-së, por edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, së bashku me ortakë biznesi dhe kompani të dyshuara për pastrim parash.
    Pas më shumë se 7 muajsh zvarritje, manovrash ligjore dhe përpjekjesh për të shtyrë gjykimin, vendimi për kalimin e çështjes për gjykim shënon një kthesë të madhe: drejtësia po troket seriozisht në derën e një prej figurave më të pushtetshme të tranzicionit shqiptar. Në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, ortaku i Malltezit Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë ‘Homeplan’, Andia Pustina. Pas 7 muajsh zvarritje të seancës paraprake, vendimi u mor nga gjyqtarja Fjorela Davidhi, e cila i hapi rrugë gjykimit të tyre për aferën korruptive, ku u ndërtuan 19 kulla në truallin e ish-klubit sportiv “Partizani”, me përfitues direkt dhëndrin e ish-kryeministrit.
    Detajet nga seanca dhe sa vite burg rrezikon Berisha?
    Seanca nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në 13:30, ku avokatët e të pandehurve bënë një përpjekje të fundit për ta shtyrë sërish seancën, duke kërkuar pavlefshmëri të vendimeve të gjyqtares së hetimit paraprak Irena Gjoka, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjyqtarja Davidhi, së cilës iu desh 1 orë në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendimin e kalimit të dosjes për gjykim. Asnjë prej të pandehurve nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka nënkupton se seancat do të bëhen me dëshmitarë dhe gjyqi për Berishën e Malltezin do të marrë shumë kohë deri në një dënim nga Gjykata e  Posaçme e Shkallës së Parë. Tashmë, do hidhet shorti për të përcaktuar tre gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen Partizani.
    Ish-kryeministri ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Në Kodin Penal parashikohet se këto vepra kanë dënimet më të larta në fushën e korrupsionit. Vepra e korrupsionit pasiv dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. Pastrimi i parave me pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Pra, nëse konkretizohen akuzat dhe në fund Berisha shpallet fajtor, atëherë rrezikon maksimumi 12 vite burg. SPAK thekson se Berisha në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
    “Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit J. M., bashkëshorti i vajzës së tij”, thotë SPAK për Berishën. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Për gjykim janë dërguar edhe 3 shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Homeplan sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Kontakt sh.p.k., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Paralelisht SPAK ka vënë në sekuestro preventive pasuri të shumta që i përkasin Jamarbër dhe Argita Malltezit, sekuestro e konfirmuar deri në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihen dhjetëra apartamente, vila, troje dhe llogari bankare, të cilat do të qëndrojnë të sekuestruara deri në përfundim të gjykimit.

  • Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

    Nën masën “Detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa mbërrin në SPAK

    Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

    Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;

  • Dosja ‘Veliaj’! Pas Ajola Xoxës, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

    Dosja ‘Veliaj’! Pas Ajola Xoxës, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

    Gentian Sula

    TIRANË-Biznesmeni Gentian Sula, i cili është nën hetim për dosjen e Erion Velajt, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. 
    SPAK thotë se ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se biznesmenët me masa sigurie, përfshirë Sulën, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

    Dosja e SPAK
    Sipas kallëzimit të një shtetasi të identifikuar si Nesti Angoni, kur Veliaj u emërua Ministër i Punës, ai bleu një vilë në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit” nga kompania e Sulës. Pas kësaj blerjeje, bashkëshortja e Sulës u emërua zëvendësministre në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ku Veliaj ishte titullar në atë kohë. Marrëdhënia mes Veliajt dhe Sulës vijoi të forcohej, me kompaninë “AGI KONS” që përfitoi një numër të madh kontratash publike në Tiranë, duke ndërtuar: 
    • Shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja,• Parkun Rinia,• Godinën e Operas dhe Baletit,• Maternitetin dhe Spitalin e Ri,• Godina në Universitetin Bujqësor,• Si dhe duke përgatitur projekte për Teatrin Kombëtar.

    Më herët në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.  Bashkëshortja e Erion Veliajt akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
    Gjatë seancës së kaluar Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga ‘arrest shtëpie’ në “detyrim paraqitje”. SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF./ZËRI

  • Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule, paraqitet në GJKKO

    Dosja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule, paraqitet në GJKKO

    Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.
    Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësuan masën e sigurisënë “arrest shtëpie” ndaj biznesmenit Elman Abule. Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.
    Vendimi i Apelit të GJKKO:
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
    Miratimin e vendimit Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, të kësaj gjykate, me këtë ndryshim:Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, e vendosur për personin në hetim E.A., me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij Kodi;Urdhërohet personi nën hetim E.A. që të mos largohet nga banesa e tij, e cila ndodhet në “***”, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton;Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E.A. nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.
    TË HETUARIT NË DOSJE
    Erion Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.
    Në “detyrim paraqitje” janë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”. Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë. Ndaj tyre SPAK ka ngritur disa akuza, ku sipas materialit të gjykatës, mësohet se janë fiksuar disa episode që implikojnë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës.
    Në njoftimin zyrtar të SPAK, emri i Elman Abules nuk ishte përmendur për shkak se masa e arrestit ndaj këtij të fundit nuk ishe ekzekutuar ende. Në regjistrin e QKB, Elman Abule rezulton të jetë pronari i kompanisë “METAL FORM”.
    “Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk”, thuhej në njoftimin e SPAK lidhur me hetimet në dosjen e Erion Veliajt.
    AKUZAT E NGRITURA NGA SPAK
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.
    Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur:
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim ERION VELIAJ, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim GENTIAN SULA., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim MERIMAN PALUSHI, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim FATMIR BEKTASHI., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SOKOL KRYEZIU, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SHKELQIM FUSHA, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, AJOLA XOXA., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
    Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.
    Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi ERION VELIAJ, përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja AJOLA XOXA., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.
    Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit,i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim ERION VELIAJ) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase
    ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
    iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
    iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit ERION VELIAJ.
    Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve  publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj  skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.
    Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.
    Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën  hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”).
    Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”,  “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.
    Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja AJOLA XOXA.
    Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja AJOLA XOXA., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.
    Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk).
    Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim AJOLA XOXA., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.
    Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
    Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj.
    Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim GENTIAN SULA., FATMIR BEKTASHI. SOKOL KRYEZIU, SHKELQIM FUSHA dhe MERIMAN PALUSHI përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.
    Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:
    Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK.  3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.
    Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës AJOLA XOXA. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.
    Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar  pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja AJOLA XOXA., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.
    Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Sahtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.

  • Çështja ‘Xhaçka’, avokati: Gjykata nuk mund të detyrojë SPAK. Vendimi, i gabuar

    Çështja ‘Xhaçka’, avokati: Gjykata nuk mund të detyrojë SPAK. Vendimi, i gabuar

    Avokati Edmond Petraj u shpreh për ‘Real Story’ se Gjykata Speciale nuk ka target të detyrojë Strukturën e Posaçme. Më tej, avokati shtoi se nuk mund të imponojë një hetim nëse nuk janë gjetur elementë të veprës penale.
    “Gjykata Speciale nuk ka target të detyrojë Strukturën e Posaçme me anë të një vendimi të GJK për ndarje pushtetesh. Në bazë të nenit 3, nëse Prokuroria sheh që nuk ka elementë të veprës penale, nuk regjistron procedim. Jemi në kushtet që e ka parë vetë dhe në lidhje me atë vendim që ka dhënë sotm, është veprim i gabuar i Gjykatës. Gjykata s’mund të detyrojë SPAK.
    Kur ka një mosfillim, nuk mund të detyrosh të hetohet për këtë, për atë. Nuk mund të imponojë një hetim nëse nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ka një parim të pavarësissë së prokurorisë që e cilëson këtë situatë.”

  • Denoncimi i Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë

    Denoncimi i Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka urdhëruar SPAK që të nisë hetime ndaj deputetes dhe ish-ministres së PS, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçit, duke pranuar ankimimin e bërë nga Fredi Beleri pak kohë më parë.

    Sipas njoftimit të GJKKO, kjo gjykatë ka urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal dhe të nisë hetimet për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.Beleri kishte kërkuar shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për mosfillimin e procedimin penal ndaj tyre.
    Konkretisht: Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 prot.. datë 27.12.2024 8 Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.
    Sipas njoftimit, Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.
    Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.
    Shtetasja Olta Xhaçka thotë GJKKO, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë.
    “Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në njoftimin e SPAK.
    “Ndodhur në këto kushte. Prokuroria e Posaçme duhet te administrojë të gjithë praktiken e regjistrimit te shoqërive në pronësi të familjarëve të te kallëzuarës Olta Xhaçka, administrimin e praktikës së marrjes së statusit të investitorit strategjik të të kallëzuarit Artan Gaçi, administrimin e deklarimeve të të kallëzuarve në intervista që kanë dhënë publikisht nga të cilat rezultojnë që kanë pranuar krijimin e një shoqërie tregtare me ortake fiktive, kunatën e të kallëzuarës Olta Xhaçka, me qellim shmangien në dukje të konfliktit të interesit, deklarimet e te kallëzuarës Olta Xhaçka në të cilat pranon për dijeninë dhe dëshirën e saj për marrjen në përdorim pa shpërblim të plazhit publik, si dhe të kryejë veprime të tjera hetimore që do të dalin nga dinamika e hetimeve në mënyrë që kallëzimi i shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, edhe për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe Pastrimi produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës parashikuar nga neni 248 Kodi Penal, të ketë një vendimmarrje”, thuhet më tej në këtë vendim të GJKKO.

    Top Channel

  • GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

    GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

    Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
    “Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.

     

     

    Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

    Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.
    Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.
    SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
    Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.
    Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.
    Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.
    Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati.