Tag: veprave

  • Kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Gur i çmuar mes veprave transformuese..

    Kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Gur i çmuar mes veprave transformuese..

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
    Në një postim në rrjetin social Facebook,  teksa ndan pamjet nga faza e punimeve, Rama shprehet se ky projekt dita-ditës po merr formë si një gur i çmuar i gjerdanit të veprave që kanë transformuar kryeqytetin.
    “MIRËMËNGJES dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar i gjerdanit të veprave arkitektonike, të cilat do ta transformojnë kryeqytetin tonë edhe në një destinacion europian të arkitek…”, shkruan Rama.
    Projekti i ri po zhvillohet në zonën ku ishte Teatri Kombëtar dhe në ndërthurje me akset e pedonaleve. Ndërtesa është ndarë në dy pjesë një për aktorët dhe administratën dhe një tjetër për publikun me funksionin kryesor Teatrin.

  • Rama publikon video nga punimet në Teatrin e ri Kombëtar: Gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin

    Rama publikon video nga punimet në Teatrin e ri Kombëtar: Gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar.

    Në një postim në Facebook, krahas videos, ai shkruan se teatri i ri po merr formë dita-ditës, teksa e konsideron gurë të çmuar të Tiranës.
    “MIRËMËNGJES 😊 dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

    Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

    GJKKO ka publikuar vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”.

    Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 11 të dyshuarit, ndërsa për 3 të ndaluarit, Ervis Deti, Bexhet Mema dhe avokati Armand Tragaj, iu ndryshua masa nga “arrest në burg” me “detyrim paraqitje.
    Vendimi:
    Me vendimin nr. 53, date 23.05.2025 Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Orges Ali Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”  kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Musa Ismail Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rando Skënder Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ligor Sotir Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Mhill Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervin Zija Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gëzim Lulëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Besim Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    10. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Xhavit Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    12. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
    12.1  Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj.
    12.2 Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Armand Luftar Tragaj të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    12.3   Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    13. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”,parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga   neni 245/1,paragrafi 4, i Kodit Penal.
    13.1    Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema.
    13.2        Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bexhet Muhamerr Mema të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    13.3        Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    14. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.
    14.1Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti.
    14.2Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Ervis Behxhet Deti të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    14.3Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit

  • Trafiku i drogës Shqipëri-Itali/ GJKKO lë në burg 11 të arrestuar, lirohet avokati dhe 2 të tjerë

    Trafiku i drogës Shqipëri-Itali/ GJKKO lë në burg 11 të arrestuar, lirohet avokati dhe 2 të tjerë

    PAMJE NGA OPERACIONI

    TIRANË- Pas 5 orësh seancë për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Ura”, Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për 11 të akuzuar. Masa ka ndryshuar vetëm për avokatin Armand Tragaj, i cili është lënë në’detyrim paraqitje’. GJKKO ka lënë në masë sigurimi ‘detyrim paraqitje’ edhe dy të arrestuar të tjerë, Ervis Deti dhe Bexhet Mema.
    Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ku avokati i tij mbrojtës, Rigert Koni, i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona. Mbrojtësit ligjorë i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në ‘Sky’, akuzat të mbështeten edhe në prova të tjera. Ndërkohë deri më tani kanë relatuar 11 persona e ndërsa vetëm 3 kanë mbetur pa folur në sallën e Gjykatës së Posaçme.
    Në burg janë lënë shtetasit:
    -Orgest Molla-Altin Morina-Akil Ndrejaku-Musa Koça-Rando Aliu-Sokol Isteri Tatani-Ligor Çombashi-Altin Pjetri-Ervin Zeqiri-Gëzim Thartori-Alfred Hysa
    Vendimi i plotë Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj 14 të dyshuarve:
    “Me vendimin nr. 53, datë 23.05.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Orges Ali Molla, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”  kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Musa Ismail Korça, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rando Skënder Aliu, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    4. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Sokol Isteri alias Tatani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ligor Sotir Çombashi, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Mhill Pjetri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    7. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervin Zija Zeqiri, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    8. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Gëzim Lulëzim Thartori, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    9. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Alfred Besim Hysa, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    10. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku alias Ekil Nderjaku, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve’’, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    11. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Altin Xhavit Morina, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
    12. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (kryer në katër episode), parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal (sipas ligjit penal favorizues, para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021).
    12.1 Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Armand Luftar Tragaj.
    12.2 Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Armand Luftar Tragaj të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    12.3  Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Armand Luftar Tragaj, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    13. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga   neni 245/1,paragrafi 4, i Kodit Penal.
    13.1 Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema.
    13.2  Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Bexhet Muhamerr Mema të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    13.3 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Bexhet Muhamerr Mema, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    14. Në zbatim të nenit 248, pika 2 dhe 260 të K.Pr.Penale, zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 34, datë 30.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, i dyshuar për kryerjen e veprave të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 245/1, paragrafi 4 i Kodit Penal.
    14.1Caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Ervis Behxhet Deti.
    14.2Në referim të nenit 234, pika 2 të K.Pr.Penale urdhërohet personi nën hetim Ervis Behxhet Deti të paraqitet pranë oficerëve të policisë gjyqësore  që do të përcaktohen nga Prokurori, të hënën e parë të çdo muaji, ora 10.00.
    14.3Urdhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i personit nën hetim Ervis Behxhet Deti, nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
    15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
    16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”.

  • “Thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”/ I dënuar nga GJKKO, deportohet nga Spanja 39-vjeçari (EMRI)

    “Thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”/ I dënuar nga GJKKO, deportohet nga Spanja 39-vjeçari (EMRI)

    Një 39-vjeçar, i dënuar nga GJKKO për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit, është deportuar nga Spanja.
    Në vitin 2024, GJKKO e ka dënuar Kreshnik Haxhiaj me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të DPPSH-së dhe me Policinë e Spanjës, Drejtoria e Antiterrorit finalizoi operacionin “Deportimi”, gjatë të cilit u deportua nga Spanja, shtetasi Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç.
    39-vjeçari i kapur në Spanjë, ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2024, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

  • Tentuan të nxirrnin nga Shqipëria 10 piktura, një i arrestuar dhe dy në kërkim

    Tentuan të nxirrnin nga Shqipëria 10 piktura, një i arrestuar dhe dy në kërkim

    Policia Kufitare ka goditur një rast të trafikimit të veprave të artit. Sipas asaj që bën të ditur policia bëhet fjalë për 10 piktura me vlerë rreth 25 000 Euro.
    Ndërkohë si pasojë ka rënë në pranga drejtuesi i furgonit në të cilën u gjetën pikturat si dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë rast.
    “Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur 10 vepra arti (piktura), të padeklaruara, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to”, njofton ndër të tjera policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.
    “Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit. Sekuestrohen 10 piktura me vlerë rreth 25 000 euro. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjetën pikturat.
    Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë rast. Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, furgoni me drejtues shtetasin K. Q.
    Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur 10 vepra arti (piktura), të padeklaruara, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Q., 37 vjeç, banues në Elbasan.Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Q. H., 25 vjeç, banues në Fier dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohen si bashkëpunëtorë të shtetasit K. Q., për trafikimin e pikturave. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Trafikim i veprave të artit/ Një i arrestuar, dy të tjerë shpallen në kërkim, tentuan të nxirrnin nga Shqipëria…

    Trafikim i veprave të artit/ Një i arrestuar, dy të tjerë shpallen në kërkim, tentuan të nxirrnin nga Shqipëria…

    Sekuestrohen 10 piktura me vlerë rreth 25 000 euro. Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit. Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, furgoni me drejtues shtetasin K. Q. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjetën pikturat.
    Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë rast. Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur 10 vepra arti (piktura), të padeklaruara, për të cilat ky shtetas nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi K. Q., 37 vjeç, banues në Elbasan.
    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit Q. H., 25 vjeç, banues në Fier dhe G. N., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi nga hetimet dyshohen si bashkëpunëtorë të shtetasit K. Q., për trafikimin e pikturave. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

  • Trafikonin vepra arti, gjykata deklaron fajtorë dy autorët në Fier

    Trafikonin vepra arti, gjykata deklaron fajtorë dy autorët në Fier

    Dy persona, që akuzohen për trafikim të veprave të artit, janë deklaruar fajtorë nga Gjykata e Fierit.

    Shtetasit me iniciale Sh.K. dhe P.P. akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’. Ata kanë tregtuar objekte të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale.
    Ndërkohë, janë sekuestruar:
    Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
    Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
    Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
    Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.

    Top Channel

  • Të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit”/ Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas, blerja u inskenua…

    Të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit”/ Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas, blerja u inskenua…

    Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dy shtetas të dyshuar për “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”.
    Hetimet për këtë çështje filluan në vitin 2023 dhe u mbështetën në metoda speciale hetimi që zbuluan se një person po tregtonte pasuri kulturore pa licencë, përmes një transaksioni të fshehtë më 18 dhjetor 2023.
    “I pandehuri P.P. ndërmori veprimet përkatëse për tregtimin e objekteve që përbëjnë pasuri kulturore te disa blerës të inflitruar, ndërkohë që u ndihmua nga Sh.K.
    Gjatë hetimeve, u sekuestruan pasuritë kulturore, përfshirë një pushkë/revole të shekullit XVIII-XIX, një ikonë “Lindja e Krishtit”, një portret mermeri i Eros-it, dhe një epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
    Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
    Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq dy persona, sekuestrohen objektet
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal.
    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar.
    Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:
    Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;
    Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;
    Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;
    Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.
    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore.