Tag: veprat

  • Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, 4 në kërkim

    Sherri mes të rinjve në Lezhë, 2 të arrestuar, 4 në kërkim

    Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme në Lezhë.

    Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

    “Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta”, njoftoi policia.
    Të njëjtat burime shtuan se në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:
    * Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
    * Ervin Nika , 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    “Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç. Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim”, njofton polciia.

  • Zbardhet dinamika e konfliktit të djeshëm në Lezhë, dy të arrestuar, katër ende në kërkim

    Zbardhet dinamika e konfliktit të djeshëm në Lezhë, dy të arrestuar, katër ende në kërkim

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër, ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur, mesditën e datës 11.04.2025, në qytetin e Lezhës.
    Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.
    Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:
    * Fatjon Gjini, 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;* Ervin Nika , 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
    Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç.
    Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
    Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Fushata elektorale/ Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët

    Fushata elektorale/ Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët

    Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin shkurt, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat dhe detyrat për procesin zgjedhor.
    Ky Program Pune konsiston në disa detyra, si: Krijimin e regjistrit me veprat penale, formën dhe dokumentin e identifikimit për çdo efektiv të përfshirë, përcaktimin e llojit të armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajë çdo punonjës i Policisë së Shtetit. Është përcaktuar plani i masave dhe plani i dislokimit, është realizuar trajnimi i efektivëve që do të shpërndahen në terren, ku ndalohet angazhimi i punonjësit të policisë me detyra zgjedhore.
    Lidhur me takimet elektorale, efektivët i vëzhgojnë nga një vend i dukshëm, ku mund të krijohet mundësia e ndërhyrjes në raste problematikash, pasi partia përkatëse ka njoftuar më herët programin e hartuar. Ndërkohë, Kodi Penal është mjaft i qartë nëse dikush cenon procesin zgjedhor. Kreu X i Kodit Penal parashikon të gjithë veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe dënimet për secilën nga veprat. Qëllimi është hetimi i autorëve që prekin zgjedhjet, të goditet krimi zgjedhor, të ndalohet manipulimi i votës dhe hetohet ai që tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve.

  • Fushata elektorale, Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët

    Fushata elektorale, Policia e Shtetit plan të posaçëm masash, cakton detyrat për efektivët

    Puna e strukturave të Policisë së Shtetit, për përgatitjen e masave për sigurimin e zgjedhjeve ka filluar që në muajin shkurt, me hartimin e detyrave në Programin e Punës, janë përgatitur Urdhra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; plane masash dhe dokumente të tjera që kompletojnë masat dhe detyrat për procesin zgjedhor.
    Ky Program Pune konsiston në disa detyra, si: Krijimin e regjistrit me veprat penale, formën dhe dokumentin e identifikimit për çdo efektiv të përfshirë, përcaktimin e llojit të armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajë çdo punonjës i Policisë së Shtetit.
    Është përcaktuar plani i masave dhe plani i dislokimit, është realizuar trajnimi i efektivëve që do të shpërndahen në terren, ku ndalohet angazhimi i punonjësit të policisë me detyra zgjedhore.
    Lidhur me takimet elektorale, efektivët i vëzhgojnë nga një vend i dukshëm, ku mund të krijohet mundësia e ndërhyrjes në raste problematikash, pasi partia përkatëse ka njoftuar më herët programin e hartuar.
    Ndërkohë, Kodi Penal është mjaft i qartë nëse dikush cenon procesin zgjedhor.
    Kreu X i Kodit Penal parashikon të gjithë veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, dhe dënimet për secilën nga veprat.
    Qëllimi është hetimi i autorëve që prekin zgjedhjet, të goditet krimi zgjedhor, të ndalohet manipulimi i votës dhe hetohet ai që tenton të deformojë vullnetin e qytetarëve.

  • “Në 2024-ën u rrit pastrimi i parave”, raporti i prokurorisë: Veprat penale më të shpeshta falsifikimi e trafiku i drogës

    “Në 2024-ën u rrit pastrimi i parave”, raporti i prokurorisë: Veprat penale më të shpeshta falsifikimi e trafiku i drogës

    Pastrimi i parave është vepra penale më shpeshtë e regjisteruar gjate vitit 2024. Këtë e bën të ditur, Prokuroria e Përgjithshme që në raportin vjetor, dorëzuar kuvendit të Shqipërisë.
    Veprat penale kundër pastrimit të parave tregojnë rritjen më të lartë, prej 59%, falsifikimi i monedhave dhe letrave me vlerë 48%, krimet në fushën e doganave , 40% si edhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare, 33.3%.
    Organi i akuzës bën apel për forcimin e mekanizmave ligjorë për parandalimin e krimeve që kanë shenuar rritje.

    Një rritje të konsiderueshme të procedimeve të regjistruara vërehet në edhe në veprat penale kundër personit, si veprat kundër lirisë së personit, 30.6%, krimet seksuale 30%, krimet kundër jetës të kryera me dashje 21.7%, veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes 18.4%.
    Gjatë vitit 2024 Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka trajtuar 61mijë ceshtje me një rritje 10,6 % në krahasim me 2023-shin.
    /vizionplus.tv

  • “Dy kalorës të arteve pamore”, ekspozohen veprat e Arben Bajos dhe Gazmend Lekës në Luzat

    “Dy kalorës të arteve pamore”, ekspozohen veprat e Arben Bajos dhe Gazmend Lekës në Luzat

    Vepra e dy mjeshtrave të mëdhenj Arben Bajo dhe Gazmend Leka janë ekspozuar në Luzat të Tepelenës. Një galeri e re arti ka gjallëruar jetën e banorëve atje. Ekspozita “Dy kalorës të arteve pamore” u hap në praninë e artistëve të ndryshëm, dashamirësve të artit dhe më gjerë. Piktori Gazmend Leka vlerëson punën që është bërë me këtë galeri arti, ku janë ekspozuar dhe një sërë veprash të tij pjesë e koleksionit “Kalo”. “Unë kam po të njëjtin emocion si në një galeri të madhe jashtë shtetit apo si këtu. Ku ta gjej që në çdo fshat të ketë mundësi që të ekspozohen veprat e artistëve. Arti nuk mund të shpërndahet vetëm në Shkodër, Pogradec, Vlorë, etj. Në Luzat më pritën me shumë dashuri. Ata kishin dashuri të madhe për artistin”, thotë piktori Gazmend Leka.
    Fondacioni “Kalo” dhe Bashkia Tepelenë po bashkëpunojnë prej rreth një viti, duke sjell artet pamore në Luzat, ku në vijim ishte dhe ekspozita me veprat e dy artistëve të mirënjohur. Përparim Kalo thotë se galeria “Kalo” ka 7 vepra të skulptorit Arben Bajo përfaqësuese në koleksion, po ashtu sipas tij edhe veprat e Gazmend Lekës e nderojnë dhe fuqizojnë koleksioni, ku janë rreth 50 vepra, piktura mbi pëlhurë, e mbi dru, tematika e të cilës janë një vlerë më vete, tekst i kundrojmë në mjediset ku ato janë vënë. Përparim Kalo shprehet se Arbeni Bajo dhe Gazmend Leka ishin shokë pune, ishin kalorës betejash, se dhe arti është fushë beteje në llojin  e vet. “Edhe aty nevojitet një kalë. Secili prej tyre kishte kalin e vet për të dalë fitimtar në betejë.
    Për Gazmendin kali qe herë ngjyra e arrirë, herë tema, përmbajtja  e veprës, ndërsa kali i Arbenit ishte ngjizja dhe pjekja në perfeksion e trupave, portreteve  dhe e çdo gjëje që i shihte syri dhe i prekte dora, gjer në ledhatim”, thotë ai. Dy korifenj i bashkuan në këtë ekspozitë përuruese të galerisë së re, që siç thotë Përparim Kalo i shton vlerat Luzatit të bukur. “Jo thjesht se ata ishin miq dhe krijonin një binom të pandashëm, por edhe sepse punët e tyre rrinë padyshim shumë mirë përkrah njëra- tjetrës, duke i dhënë hijeshi kësaj galerie ngritur mes gurësh, shkëmbinjsh, burrash e grash të forta të kësaj vatre me tradita të vyera”, shprehet Përparim Kalo më tej.
    Sipas tij ata janë njerëz sa të fortë po aq edhe të ngrohtë e të dashur madje dashamirës ndaj artit, siç kanë dëshmuar prej një viti duke u bërë promotorë të “LuzatArt”, iniciativë që synon zhvillimin e fshatit përmes artit. Fshati Luzat mirëprit dhe në gusht të një viti më parë grupin e artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, që promovuan përmes artit bukuritë dhe vlerat.