Tag: veprat

  • “Tetori Fishtjan”me ekspozitën me veprat më të rëndësishme të Fishtës, në aktivitete dhe konkursi mbarëkombëtar letrar

    “Tetori Fishtjan”me ekspozitën me veprat më të rëndësishme të Fishtës, në aktivitete dhe konkursi mbarëkombëtar letrar

    Nga Julia Vrapi
    Një përzgjedhje e veprave të At Gjergj Fishtës është pjesë e një ekspozite, por këtë muaj do të zhvillohet dhe konkursi mbarëkombëtar letrar që mban emrin e tij. “Tetori Fishtjan” sjell aktivitete të ndryshme, ku pjesë është dhe ekspozita “Fjala që ngriti Kombin” veprat dhe trashëgimia e At Gjergj Fishtës. Në kuadër të përkujtimit të trashëgimisë së figurave të shquara të kulturës dhe letërsisë shqiptare, si dhe në nderim të “Muajit Fishtjan”, biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë çeli ekspozitën kushtuar At Gjergj Fishtës.
    Bashkia e Lezhës shprehet se është një përzgjedhje e veprave më të rëndësishme të tij. “Kjo ekspozitë sjell për publikun një përzgjedhje të veçantë të veprave më të rëndësishme të Fishtës, që gjenden në fondin e bibliotekës sonë, duke hedhur dritë mbi trashëgiminë e tij të vyer letrare dhe kulturore”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Lezhës ndër të tjera. Ekspozita është e hapur në hollin e bibliotekës publike “Gjergj Fishta”. Muaji tetor në Lezhë është pagëzuar këtë vit si “Tetori Fishtjan”, në nder të 154-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, ku Bashkia Lezhë organizon disa aktivitete kulturore. Gjergj Fishta është një ndër përfaqësuesit më të spikatur të kulturës dhe letërsisë kombëtare shqiptare.
    Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Në vitin 1913 themelon revistën “Hylli i dritës” dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive, etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).  Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.
    Konkursi mbarëkombëtar letrar
    Në Lezhë, për të disatin vit radhazi organizohet edhe konkursi mbarëkombëtar letrar “At Gjergj Fishta”, i cili përfshin autorë nga e gjithë Shqipëria dhe përtej saj. Këto ditë u bë me dije se është mbyllur dhe afati për dorëzimin e veprave për konkursin “At Gjergj Fishta” edicioni i vitit 2025. Juria e konkursit përbëhet nga Rudolf Marku (shkrimtar, poet, përkthyes), Erenestina Gjergji Halili (poete, studiuese), Bajram Kosumi (shkrimtar, studiues). Më herët në shtator Bashkia Lezhë shpalli këtë konkurs, ku bëhej me dije se në edicionin e vitit 2025 gjinitë (zhanret) letrare në të cilat do të konkurrojnë veprat dhe për rrjedhojë do të shpallen fituesit janë: Poezia, proza, përkthimet letrare. Sipas njoftimit veprat letrare duhet të ishin botime të harkut kalendarik tetor 2024 – shtator 2025 , të botuar dhe jo dorëshkrime. Secila prej këtyre gjinive do të ketë fituesin përkatës. Ndër të tjera në njoftim bëhej me dije se në përputhje me emrin e “At Gjergj Fishtës”, do të kenë përparësi veprat me trajtime tematike dhe formale që lidhen ngushtë me intonacionet e një letërsie klasike dhe realiste, si dhe ato të një letërsie moderniste apo formaliste. Më datë 23 tetor pritet që të ndahen dhe çmimet e këtij konkursi letrar.

  • Dy veprat më të mëdha të njerëzimit, Iliada dhe Odisea, fillojnë me fjalë që sot i gjejmë vetëm në shqip

    Dy veprat më të mëdha të njerëzimit, Iliada dhe Odisea, fillojnë me fjalë që sot i gjejmë vetëm në shqip

    Dy veprat më të mëdha të njerëzimit, Iliada dhe Odisea, fillojnë me fjalë që sot i gjejmë vetëm në shqip.‘Μῆνιν’ = mëria, zemërimi.‘Ἄνδρα’ = andër, ëndrra, vizioni.Ky është dëshmia më e qartë se gjuha shqipe është rrënja e gjuhëve të Europës, fjala e parë e njerëzimit që mbetet gjallë prej mijëra vitesh.”Pro Gegnishtes

  • “Prokopi të lexosh veprat e Tritan Shehut dhe…”/ Gazetari “vë me shpatulla pas muri” Gjekmarkajn: Vetë i ke shkruar

    “Prokopi të lexosh veprat e Tritan Shehut dhe…”/ Gazetari “vë me shpatulla pas muri” Gjekmarkajn: Vetë i ke shkruar

    Sjellja në vëmendje e një shkrimi satirik të mëparshëm të Agron Gjekmarkajt në lidhje me karrierën në Partinë Demokratike, vuri në siklet deputetin demokrat. Në studion e “Off the Record” Andrea Danglli i kujtoi Gjekmarkajt kur shkruante se “të bësh prokopi në PD është pasi të lexosh veprat e Aldo Bumçit, Tritan Shehut e Grida Dumës dhe të dalësh në provim para Jeminit (Gjana)?”
    Kjo duket se e sikletosi deputetin demokrat, i cili sqaroi se emocionet dhe njerëzit ndryshojnë dhe satira është një mjet për ta bërë politikën më humane, ndërsa vlerësoi figurat demokrate.
    “Duhet të ketë qenë shkrim me satirë e me dashamirësi. Emrat që jua lakuat janë eksponentë të rëndësishëm në PD. Kanë kontribut në PD kanë dhënë më shumë se kanë marrë. Meritojnë respektin. Politika është dinamike, në vazhdim. Njerëzit nuk janë statikë. Muri nuk ndryshon njeriu lëviz nga qëndrimet, opinionet, kupton gabimet, kërkon falje. Është natyra njerëzore që nuk e shkëput nga ajo politike. Emocionet nuk janë çdo ditë në të njëjtën kurbë, por PD ka eksponentë dinjitozë për të marrë në dorë fatet e vendit për të qenë perspektivë për Shqipërinë. Satira ëhstë forma më e lartë e komunikimit njerëzor dhe përpiqem herë pas here. Kam qëllim për ta humanizuar politikën, ndonjëherë me ironi e dashamirësi, por asnjëherë me ligësi. Unë jam mirënjohës dhe kam falënderime sesi Berisha ka gjetur mundësinë që secili të ketë lirinë për të dhënë mendimin e tij”.

  • Time: Këta janë 10 shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohëve

    Time: Këta janë 10 shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohëve

    REVISTA TIME ka publikuar, kohë më parë, listën e 10 shkrimtarëve më të mirë të gjithë kohërave! Në këtë kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave është marrë mendimi i 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me pikë secilin shkrimtar.

    1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim.

    Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të mbrojtur më së miri ideologjinë që predikonte, Tolstoi u largua nga shtëpia dhe vdiq në ndërtesën e stacionit të trenit të Astapovos prej sëmundjes dhe pleqërisë.

    2. Uilliam Shekspir, dramaturgu, poeti dhe shkrimtari më i njohur anglez, me shumë mister që e rrethon, është vlerësuar prej kritikëve me 293 pikë. Ai e bëri botën të qajë e të qesh me dramat dhe komeditë e tij të papërsëritshme.

    Është shkrimtari më i lexuar në botë, me 4 miliardë libra të shitur. Talenti i tij në depërtimin e botës së çdo personazhi dhe mjeshtëria e gjuhës, e bëjnë Shekspirin “Lordin e shkrimit anglez”. Shekspiri realizoi gjithsej 37 vepra: 13 tragjedi, 10 drama dhe 14 komedi. Tragjeditë e tij më të famshme janë “Hamleti”, “Henri IV”, “Makbeth” dhe “Romeo e Xhulieta”. Te komeditë përmendim “Shumë zhurmë për asgjë” dhe “Nata e dymbëdhjetë”.

    3. Xhejms Xhojs, është i akuzuar prej shumë kritikëve si shkrimtari irlandez me stil të pakuptueshëm, të vështirë dhe monoton.

    Në listën e shkrimtarëve më të mirë botëror, renditet i treti me 194 pikë. Xhejms Xhojs konsiderohet si një nga autorët më me ndikim të shekullit XX.

    Ai është i njohur për romanin e tij “Uliksi” (1922), me veprën e shumë të diskutuar “Zgjimi i Fineganëve” (1939), për përmbledhjen me tregime të shkurtra “Dublinasit” (1914), si dhe për romanin gjysmë autobiografik “Portreti i artistit djaloshar” (1916).

    4. Vladimir Nabokov, shkrimtari rus i famshëm për romanin e tij tërësisht tronditës për shoqëritë e të gjitha kohërave, “Lolita”, është vlerësuar me 190 pikë prej kritikëve. Karriera e tij filloi pas përkthimit të veprave në anglisht, ku u bë shumë i njohur sidomos me romanin “Lolita”, i cili është realizuar shumë herë në filma, ku përmendet filmi i vitit 1997 aktruar nga i madhi Xheremi Ajrons dhe Melani Grifit.

    5. Fjodor Dostojevski, shkrimtari, filozofi dhe eseisti rus, është i njohur për veprat e tij madhështore. Në këtë klasifikim është vlerësuar me 177 pikë.

    Veprat e tij hulumtojnë thellë në psikologjinë njerëzore nga pikëpamjet politike, shoqërore dhe shpirtërore të Rusisë së kohës.

    Ai është themeluesi i ekzistencializmit të shekullit të 20 në Rusi. Për Dostojevskin thuhet se është ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

    6. Uilliam Folkner, shkrimtari i rëndësishëm që prej natyrës së tij të tërhequr ishte gati-gati i panjohur për lexuesit, derisa në vitin 1949 mori çmimin “Nobel” për letërsi.

    Ai është vlerësuar në këtë listë si shkrimtari i gjashtë më i shquar me 173 pikë. Vepra e tij, që korri më shumë sukses dhe që i dha emër, është “Një trëndafil për Emilinë”.

    Në fjalën e tij, gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai tha: “Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tiktaku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende.”

    7. Çarls Dikens, shkrimtari i madh anglez vjen në këtë listë i vlerësuar me 168 pikë. Ai mendohet se është ndër të parët shkrimtarë anglezë, të cilët lëvruan romanin shoqëror.

    Si veçori e këtij autori është se veprat e tij përbëhen nga personazhe kryesisht fëmijërorë, nga ku vijnë dhe titujt e librave. Mendohet se shkak i kësaj është fëmijëria e tij e mjerueshme.

    I varfër dhe pa asnjë mjet jetese, ai i nënshtrohet punës në moshë shumë të re. Ndoshta ky është edhe çelësi i suksesit të tij, nëpërmjet personazheve që krijoi, ai pasqyroi dhe rishkroi fëmijërinë e tij për t’i dhënë një fund të lumtur. Veprat e tij më të njohura janë: “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, “Dombi e Biri”, “Vogëlushja Dorrit”, “Vogëlushja Nell” dhe “Nikolla Nikëllbi”.

    8. Anton Çehov, konsiderohet si novelisti më i madh dhe më i shquar jo vetëm rus, por mbarëbotëror.

    Ai vlerësohet me 165 pikë nga kritikët e sotëm. Çehov u diplomua në Mjekësi, por me shaka shprehej: “Mjekësia është gruaja ime, ndërsa letërsia dashnorja”. Përmbledhja e novelave të tij është një nga librat më të shitur dhe më të vlerësuar të të gjitha kohërave, thellësia që pasqyron Çehov në novelat e tij, të magjeps dhe njëkohësisht të fut në kolapsin e shoqërisë ruse të shekullit të 19.

    9. Gustav Flober, është një nga novelistët më të njohur francezë të shekullit të 19, kohë kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit dhe miqve të tij.

    Ndjenjat që ushqente ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë të romantizmit europian. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Zonja Bovari”, “Tundimet e Shën Andonit”, “Salambo” dhe “Një zemër e thjeshtë”.

    10. Xhejn Ostin është shkrimtarja e vetme që arrin të përfshihet në listën e shkrimtarëve më të mirë botërorë, pavarësisht se shumë femra të tjera kanë dhënë kontributin e tyre në letërsi.

    Që më 1787-n, Xhejn filloi të shkruante poema, histori dhe drama për zbavitjen e vetes dhe familjes së saj.

    Xhejn më vonë përpiloi kopje të 29 prej këtyre punimeve të hershme në tri blloqe, tashmë të quajtura “Juvenilia”, që përmbanin pjesë të shkruara mes 1787-s dhe 1793-shit.

    Veprat e saj të mëpasshme janë frymëzim i shumë filmave hollivudianë, tepër të ndjekur dhe të lexuar. Ajo është një autore që nuk do të harrohet për veprën e saj “Krenari dhe paragjykim”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALBAN BALA: MUND TË KISHTE QENË ÇASTI YNË I FUNDIT…

    Mund të kishte qenë çasti ynë i fundit,Hera e fundit, dita e fundit, frymaE fundit që i dhuronim ëmbël njëri- tjetrit.Fjala jote e mbramë ishte ende mes neshSi një flutur në ajrin e trembur.

    Nuk t’i shihja sytë. As duart. Të mendojaNdërsa bota dridhej gati per t’u shembur:A mjafton dashuria për të mbetur gjallë?A mjafton malli për ty për të mos vdekur?

    Pastaj bota u ndal, drita mori ngjyrë dhe heshtja,Më tregoi se jeta ndrin dhe mbi rrënoja,Që nuk erdhën sot sepse unë të dua,Ashtu si fatin e shkruan mirënjohja.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Dyshime: A ishte Shekspiri grua?

    Dyshime: A ishte Shekspiri grua?

    Dyshimet nëse Uilliam Shekspiri, i ka shkruar vërtetë veprat që njihen ende sot si të tijat, janë aq të vjetra sa edhe vetë veprat e tij. Frensis Bejkë, Kristofer Marlou; dhe Eduard de Ver, konti i 17-të i Oksfordit, vazhdojnë të kryesojnë teoritë e konspiracionit.

    Nga Elizabet Uinkler

    Në kundërpërgjigje, studiuesit ortodoksë të Shekspirit janë të fiksuar pas dogmatizmit të tyre. Por, a ka menduar dikush ndonjëherë që të hipotetizojë që krijuesi i atyre personazheve, gra të jashtëzakonshme në veprat e Shekspirit, të mund të ketë qenë në fakt një grua? Dhe kush mund të ishte ajo?

    Kritiku letrar Xhon Raskin është shprehur: ”Shekspiri nuk ka heronj, ai ka vetëm heroina”. Dhe një numër i madh i këtyre heroinave, refuzojnë t’u binden rregullave të kohës. Të paktën 10 prej tyre i sfidojnë baballarët e tyre, duke u betuar se do të gjejnë vetë partnerin e jetës. Tetë personazhe femra maskojnë veten si burra, për të shmangur kontrollet patriarkale, pra më shumë shkëmbime gjinore se sa mund të gjenden në veprën e ndonjë dramaturgu të mëparshëm anglez.

    Por, pikëpamja mbizotëruese ishte se asnjë grua në Anglinë e periudhës së Rilindjes nuk shkroi për teatrin, sepse kjo ishte kundër rregullave. Megjithatë, studiuesit kanë vërtetuar kohët e fundit se gratë, kanë qenë të përfshira në veprimtarinë e shtëpive të ndryshme botuese. Për më tepër, 80 për qind e dramave të botuara në vitet 1580, u shkruan në mënyrë anonime, dhe ky numër nuk ra nën 50 për qind deri në fillim të viteve 1600.

    Të paktën një studiues i njohur i Shekspirit, Filis Rakin i Universitetit të Pensilvanisë, sfidon supozimin e përgjithshëm që drama komerciale e asaj periudhe, nuk kishte asgjë femërore. Një gënjeshtër që demaskohet nga Gabriel Harvi, një kritik i njohur letrar i epokës elizabetiane. Në vitin 1593, ai i referohej fshehurazi një “gruaje fisnike të shkëlqyer’, që kishte shkruar 3 sonete dhe një komedi.

    Po kush ishte kjo grua që shkroi një “vepër të pavdekshme”, në të njëjtin vit që u shfaq në shtyp edhe emri i Shekspirit, me poemën “Venusi dhe Adonisi”? Një kandidate është Meri Sidnej, kontesha e Pembrok (dhe motra e dashur e poetit të famshëm Filip Sidnej) – një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj, përkthyese dhe poete.

    Por, kandidatja që më ka intriguar më shumë, ishte një grua ekzotike dhe shumë më periferike se sa Sidnej, që ishte e mirënjohur. Jo shumë kohë më parë, mësova se “Globe Theater” në Londër, kishte nisur të shqyrtonte të dhënat e kësaj figure. Sezoni veror i vitit 2018 përfundoi me një shfaqje të re, “Emilia”, që fliste mbi një bashkëkohëse të Shekspirit, Emilia Basano.

    E lindur në Londër në vitin 1569, në një familje emigrantësh venecianë – muzikantë dhe prodhues instrumentash, me gjasë me origjinë hebreje – ajo ishte një nga gratë e para në Angli që publikoi një vëllim me poezi (fetare, por që mbronte lirinë e grave dhe shprehej kundër shtypjes mashkullore).

    Ekzistenca e saj, u zbulua në vitin 1973 nga historiani i Oksfordit Al Rouz, që spekuloi se ishte “zonja e errët” e përshkruar në sonetin e Shekspirit. Tek “Emilia”, dramaturgu Morgan Lloid Malkolm shkon një hap më tej: Shekspiri i tij është një plagjiator që përdor fjalët e Basanon, për mbrojtjen e famshme që Emilia u bën grave tek “Othello”.

    A mundet që Basano të ketë kontribuar edhe më gjerësisht, dhe në mënyrë direkte në veprat e Shekspirit. Numri i skeptikëve mbi autorësinë e Shekspirit, është i madh, mes tyre emra të njohur si Ralf Ualdo Emerson, Uollt Uitman, Mark Tuein, Sigmund Frojd apo Çarli Çaplin. Idetë e tyre në lidhje me autorësinë e dramave dhe poemave ndryshojnë, por ata pranojnë se Shekspiri nuk është njeriu që i ka shkruar ato.

    Dyshimi i tyre është i rrënjosur në fakte konkrete. Jeta e Shekspirit është dokumentuar mjaft mirë, sipas standardeve të periudhës. Por, asnjë dokument nga jeta e tij nuk e identifikon atë pa mëdyshje si një shkrimtar. Më shumë se 70 dokumente që ekzistojnë, e përshkruajnë atë si një aktor, një aksioner në një kompani teatrore apo si një investitor.

    Ata tregojnë se ai shmangu taksat, se si u gjobit për këtë, dhe si iu nënshtrua një urdhri kufizues. Profili, është jashtëzakonisht koherent me atë të një sipërmarrësi të industrisë argëtuese të Rilindjes. Por, ajo që mungon është çdo shenjë që ai shkroi vepra.

    Për më tepër, si arriti njeriu i lindur në Stratford, të kishte njohuri të gjera mbi ndodhitë në oborrin mbretëror të Elisabetës, të gjuhëve të shumta, mbi ligjet, astronominë, muzikën, ushtrinë apo territoret e huaja, veçanërisht qytetet veriore të Italisë?

    Dhe fakt është, që Shekspiri nuk u arsimua më pas moshës 13 vjeçare. Ndoshta ai ka udhëtuar shumë, i është bashkuar në një moment ushtrisë, apo ka punuar si mentor, apo që të treja bashkë sikurse kanë supozuar studiuesit. Megjithatë, asnjë prej këtyre përvojave nuk ekziston.

    Ndërkohë, jeta e Emilia Basanos, përfshiu të gjithë diapazonin e dijeve të përshkruara në veprat e Shekspirit. Studuesi Xhon Hadson, e ka mbështetur prej vitesh këtë hipotezë. Në vitin 2014, ai botoi librin “Zonja e Errët e Shekspirit: Amelia Bassano Lanier, gruaja prapa dramave të Shekspirit?”.

    Hadson, përmend aty shënimet e një mjeku dhe astrologu të kohës, të quajtur Sajmën Forman. Në adoleshencë, ajo u bë mësuese e Henri Karej, mjeshtër i argëtimit në oborrin mbretëror, dhe protekor i kompanisë teatrore të Shekspirit. Dhe, ky ishte vetëm fillimi. Nëse Basano ka qenë e dashura e Shekspirit, kjo nuk mund të thuhet me saktësi.

    Hadson thekson, se Basano jetoi “një jetë në kufijtë e shumë botëve të ndryshme shoqërore”, që përfshin edhe diapazonin e botës letrrare të Shekspiri: referencat e saj të imtësishme mbi intrigat e oborrit; burimet e saj italiane, dhe orgjina e supozuar hebraike; muzika dhe feminizmi i saj. Dhe, gjurma e saj në dramat e Shekspirit, shtrihet për një periudhë të gjatë.

    Ai, vë në dukje shumë përdorime të emrit të saj, duke cituar disa më të hershme, si për shembull Emilian tek “Komedia e gabimeve”. Më vonë, tek “Tregtari i Venedikut”, heroi romantik është një venezian me emrin Basanio, një tregues që autori ndoshta e dinte mbi lidhjen e Basanos me Venecian. Më tej, tek “Otello”, shfaqet një tjetër Emilia – gruaja e Jagos.

    Më vonë, si gruaja e Henry Karej, Basano fitoi gjithnjë e më shumë qasje në botën e teatrit. Karej, kushëriri i mbretëreshës së Anglisë, mbante poste të ndryshme ligjore dhe ushtarake. Basano ishte tejet “e favorizuar nga Madhëria e saj, dhe nga shumë fisnikë”, vuri në dukje doktor Forman.

    Pastaj, në fund të vitit 1592, Basano (tashmë 23 vjeçe) u dëbua nga oborri. Ajo ishte shtatzënë. Karej i ktheu paratë dhe xhevahirët e saj, dhe më vonë u martua me Alfonso Lanier, një muzikant i oborrit. Disa muaj më vonë, lindi një djalë. Bassano, u punësua më vonë në një familje fisnike, ndoshta si një mësuese e muzikës, dhe afërsisht një dekadë pas asaj hapi një shkollë.

    Nëse ajo i shoqëroi të afërmit e saj, në udhëtimet e tyre përsëri në Italinë e veriut, kjo nuk dihet. Por, lidhja familjare me vendin e origjinës, ofroi mundësinë për njohjen në detaje me rajonin.

    “Unë ndjeja gjithmonë diçka italiane, diçka hebreje tek Shekspiri”- do të shprehej Jorge Luis Borges për “The Paris Review” në vitin 1966.

    “Ndoshta, anglezët e admirojnë për shkak të kësaj, pasi është kaq ndryshe nga ata”. Borges nuk ka përmendur ndjenjën “diçka femërore” për Bardin, megjithatë kjo përgjigje nuk ka pushuar kurrë të jetë pjesë e joshjes ndaj Shekspirit. / “The Atlantic” 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SHEKSPIRI: UNË GJITHMONË NDIHEM I LUMTUR. A E DINI PSE? SEPSE NUK SHPRESOJ ASGJË PREJ ASKUJT…

  • A janë zbuluar me të vërtetë nën shtratin e një pensionisteje kryevepra me vlerë 100 milionë £?

    A janë zbuluar me të vërtetë nën shtratin e një pensionisteje kryevepra me vlerë 100 milionë £?

    Tre piktura me vaj, më parë të panjohura, të atribuara artistit avangardë Kazimir Malevich janë në ekspozitë në një muze publik në Bukuresht. Nëse vërtetohen si autentike, ato mund të vlejnë mbi 100 milionë paund, por një studiues i njohur thotë se historia e prejardhjes së tyre është problematike.

    Tani muzeu që po i ekspozon po refuzon të deklarojë nëse veprat janë të mirëfillta.

    Kazimir Malevich, i lindur në Ukrainë, konsiderohet një nga artistët më me ndikim të shekullit të 20-të. Në tregun e artit, pikturat e tij vlejnë më shumë se çdo artist tjetër ukrainas ose rus, me një vepër të shitur për një rekord prej 85 milionë dollarësh (63 milionë £) në vitin 2018.

    Por gjatë një zhvendosjeje shtëpie në vitin 2023, sipas Yaniv Cohen, një biznesmen izraelit me bazë në Bukuresht dhe pronari i veprave, u zbuluan tre piktura të panjohura të Malevich nën dyshekun e gjyshes së gruas së tij, pensionistes izraelite Eva Levando.

    Zonja Levando ia kishte dhuruar atij veprat.

    Pikturat titullohen:

    Kompozim Suprematist me Drejtkëndësh Jeshil dhe të Zi (1918),

    Kompozim Kubofuturist (1912–13),

    Kompozim Suprematist me Katror të Kuq dhe Trekëndësh të Gjelbër (1915–16), dhe janë duke u ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Rumani deri në fund të gushtit. Ekspozita është sponsorizuar nga klinika dentare e zotit Cohen.

    Megjithatë, bota e artit mbetet skeptike. Konstantin Akinsha, një studiues ukrainaso-amerikan, i tha BBC-së se dokumentacioni që provon historinë dhe lidhjen e tyre me studion e Malevich ishte i paplotë.

    “Tre veprat që janë aktualisht në ekspozitë në Bukuresht nuk janë dokumentuar, fotografuar apo ekspozuar gjatë jetës së artistit,” tha historiani dhe kuratori i artit, i cili është bashkëautor i udhëzuesit të Shoqatës Amerikane të Muzeve për kërkimin e prejardhjes së veprave të artit.

    Eva Levando i trashëgoi pikturat nga i ati, një kontabilist në Odesa të Ukrainës Sovjetike. Thuhet se ai e kishte blerë njërën prej tyre dhe i kishte marrë dy të tjerat si pagesë për shërbimet e tij. Mungesa e dokumenteve që mbështesin këtë histori, sipas zotit Cohen, shpjegohet me represionin ndaj artit modernist gjatë epokës së Stalinit.

    Zonja Levando emigroi në Izrael në vitin 1990, duke marrë me vete veprat, sipas zotit Cohen.

    “Nuk ka prova për qarkullimin e veprave të Malevich në tregun rus apo ukrainas të artit në fund të viteve 1920 dhe në fillim të viteve 1930. As dokumentet e vetë Malevich nuk përmendin ndonjë shitje private pas vitit 1917,” tha Konstantin Akinsha.

    Për të forcuar pretendimin e tij, Yaniv Cohen paraqiti certifikata nga historiani i artit nga Kievi, Dmytro Horbachov, i cili i përshkruan veprat si “shembuj të klasit të parë” të stilit të Malevich. Ai mbështetet në analizën e stilit dhe teknikës së pikturave. Por Horbachov ka autentikuar më parë vepra të diskutueshme, përfshirë një pikturë që raportohet se u hoq nga Muzeu Albertina në Vjenë për shkak të dyshimeve mbi autenticitetin.

    Ky historian arti pretendon se është konsulent i shtëpive të ankandeve Sotheby’s dhe Christie’s. Por një zëdhënës i Sotheby’s i tha BBC-së se ai “nuk ka punuar kurrë për Sotheby’s si konsulent.” Christie’s gjithashtu mohoi ndonjë lidhje zyrtare me të.

    Dmytro Horbachov nuk iu përgjigj kërkesës për intervistë. Yaniv Cohen thotë se analizat teknike e mbështesin pretendimin e tij.

    BBC shqyrtoi raportet për të treja veprat, të prodhuara nga Institut d’Art Conservation et Couleur në Paris dhe nga laboratori gjerman i Elisabeth dhe Erhard Jägers.

    Megjithëse analizat datojnë pigmentet dhe elementet e tjera në kohën e jetës së Malevich, raportet nuk deklarojnë se veprat janë pikturuar nga ai.

    Më parë, raporte nga këto dy laboratorë shoqëronin dy piktura që u vërtetuan si falsifikime në një dokumentar të BBC-së, Afera Zaks: Anatomia e një Koleksioni të Falsifikuar. Kur u përball me gjetjet e BBC-së, Erhard Jägers tha se analiza teknike nuk mund të provojë vërtetësinë e një pikture.

    Laboratori francez tha se raportet që ai prodhon “nuk janë dëshmi për autenticitet” dhe se nuk ka lëshuar kurrë një certifikatë autenticiteti për vepra të Malevich.

    Yaniv Cohen këmbëngul se nuk ka interes për të shitur pikturat, pavarësisht se Dmytro Horbachov, i cili beson se janë autentike, vlerëson se ato mund të vlejnë 160–190 milionë dollarë (118–140 milionë £).

    Megjithatë, email-e të shikuara nga BBC tregojnë se ato janë ofruar si kolateral për një hua. Biznesmeni mohoi të ketë lidhje me këtë ofertë, duke thënë se nuk ka plane për të përfituar nga pikturat dhe se është financiarisht i sigurt falë investimeve në kriptomonedha.

    I pakënaqur me pyetjet e BBC-së, z. Cohen kërcënoi se do t’i “zhdukte” gazetarët dhe pretendoi se mund të hakonte komunikimet e tyre.

    Pas dyshimeve të ngritura nga Konstantin Akinsha mbi prejardhjen e pikturave, Muzeu Kombëtar i Artit Bashkëkohor në Rumani (MNAC) u distancua nga veprat.

    Në një deklaratë, MNAC e quajti ekspozitën “një eksperiment kuratorial” dhe shtoi se nuk kishte “ekspertizë për të vërtetuar autenticitetin e këtyre veprave.”

    Muzeu tha se ishte mbështetur në dokumentet e paraqitura nga z. Cohen dhe se përfshirja e veprave në ekspozitë “nuk duhet të interpretohet si miratim institucional i autorësisë ose autenticitetit të tyre.”

    Konstantin Akinsha tha se rastet e njohura publikisht të veprave të dyshimta të Malevich dhe artistëve të tjerë të asaj periudhe ishin vetëm “maja e ajsbergut”, duke shtuar se “mijëra vepra të dyshimta vazhdojnë të qarkullojnë sot.”

    Tregu për artin modernist rus dhe ukrainas është plot me vepra që “janë qartësisht problematike”, tha për BBC-në Reto Barmettler, konsulent për piktura ruse në Sotheby’s.

    “Pikturat e mira avangardë nuk shfaqen nga hiçi, ato kanë cilësi të dukshme, dokumentacion të provuar të prejardhjes dhe, idealisht, një histori ekspozimi,” shpjegoi ai.

    Ai nuk komentoi mbi tre veprat në pronësi të Yaniv Cohen./BBC/KultPlus.com

  • Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

    Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

    Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që përdoren për të trajnuar modelet e AI-së. E dyta, më pak e diskutuar, lidhet me veprat që AI-ja vetë prodhon. Ligji i të drejtave të autorit i njeh këto të drejta autorëve njerëzorë, por çfarë ndodh me veprat që nuk kanë një autor njerëzor?
    SHBA-të ka vendosur një precedent të qartë. Në vitin 2023, Zyrës së të Drejtave të Autorit iu dha mbrojtje për romanin grafik Zarya of the Dawn, por u refuzua mbrojtja për çdo imazh të krijuar nga AI, duke ruajtur vetëm tekstin dhe organizimin njerëzor. Gjykata e Apelit federale vendosi po atë vit se vepra e krijuar nga AI “A Recent Entrance to Paradise” nuk mund të përfitonte mbrojtje, sepse veprat duhet të jenë të “autorizuara fillimisht nga një njeri”. Mesazhi është i qartë: Vetëm përdorimi i AI-së, pa ndërhyrjen njerëzore kreative, nuk jep të drejtën e autorësisë.
    Kina ka zgjedhur rrugën e kundërt. Gjykata e Internetit e Pekinit vendosi se imazhet e krijuara nga AI mund të marrin mbrojtje të të drejtave të autorit, duke konsideruar se investimi intelektual i përdoruesit në zgjedhjen e komandave dhe përmirësimin e rezultateve përbën krijimtari njerëzore.
    Britania e Madhe dhe Irlanda zënë një pozicion të ndërmjetëm: Të dy vendet ofrojnë mbrojtje për “veprat e gjeneruara nga kompjuteri”, megjithëse kjo mbrojtje mund të jetë e pasigurt. Konsultimet e fundit sugjerojnë se ky sistem mund të ndryshohet, dhe Këshilli Irlandez për AI ka rekomanduar një mbrojtje të kufizuar për disa vepra të krijuara nga AI, një propozim që ka hasur rezistencë nga sektori kreativ.
    Divergjenca ligjore globale krijon sfida për bizneset. E njëjta vepër e krijuar nga AI mund të ketë mbrojtje ligjore në Pekin, por të jetë në domen publik në Boston. Kjo ka implikime për softuerin, kodin kompjuterik dhe transaksionet korporative, ku pronësia e materialeve është kyçe.
    Ekspertët paralajmërojnë se strategjia e së ardhmes duhet të përfshijë rishkrimin e kontratave, strukturimin e strategjive të pronësisë intelektuale dhe përdorimin e sekreteve tregtare dhe konfidencialitetit për mbrojtjen e përmbajtjeve të krijuara nga AI. Ligjet tradicionale të të drejtave të autorit po sfidohen nga makinat që mund të komponojnë, programojnë dhe krijojnë në shkallë të madhe, duke kërkuar një riformulim të rregullave të pronësisë intelektuale për epokën digjitale.

  • Veprat e panjohura të Frida Kahlo-s

    Veprat e panjohura të Frida Kahlo-s

    Veprat e humbura ose pak të njohura të artistes meksikane ofrojnë këndvështrime të reja për jetën dhe krijimtarinë e saj. Holly Williams eksploron artin e rrallë që përfshihet në një libër të ri mbi pikturat e plota të saj.

    Frida Kahlo është artistja femër më e famshme e të gjitha kohërave dhe imazhi i saj është menjëherë i dallueshëm dhe i kudondodhur. Ajo gjendet kudo, në bluza, fletore, filxhanë. Ndërsa shkruaja këtë artikull, pashë disa suvenire me imazhin e saj në një vitrinë dyqani, vetëm tre minuta larg shtëpisë sime. Ndoshta edhe ju jeni afër ndonjë imazhi të saj, me vetullën karakteristike, veshjet tradicionale meksikane, kurorat me lule dhe buzëkuqin e kuq.

    Një pjesë e këtij popullariteti vjen nga fakti që vetë imazhi i saj ishte subjekt i rëndësishëm në veprat e saj, rreth një e treta e pikturave të saj janë autoportrete. Edhe pse vdiq në vitin 1954, pikturat e saj duken ende të freskëta dhe të fuqishme: autoportretet e saj flasin për identitetin, për nevojën për të krijuar imazhin tënd dhe për të treguar historinë tënde. Ajo e pikturon veten duke parë drejt shikuesit, drejtpërdrejt, me forcë, sfiduese.

    Për këtë arsye, Kahlo përshtatet mirë në narrativat feministe bashkëkohore, gruaja e fortë dhe e pavarur, që e përdor veten si subjekt dhe eksploron hapur aspektet e ndërlikuara dhe të dhimbshme të të qenit grua. Pikturat e saj shpesh pasqyrojnë dramën e jetës së saj: një abort, pamundësia për të pasur fëmijë; dhimbja trupore (për shkak të një aksidenti të tmerrshëm që pati në moshën 18-vjeçare); dashuria e madhe dhe e trazuar me artistin meksikan Diego Rivera, si dhe xhelozia e madhe (Rivera e tradhtoi disa herë, madje edhe me motrën e saj).

    Por veprat e saj nuk flasin vetëm për jetën e saj, edhe pse kjo ide është shumë e përhapur. Librat janë shkruar për traumën e saj, për jetën e saj të dashurisë; është bërë një film nga Hollivudi ku e luan Salma Hayek. Kahlo është kthyer në një temë me ndikim të garantuar, që tërheq audiencë në galeri, edhe kur ajo që prezantohet është më shumë historia e saj sesa arti i saj.

    Për shumë historia në arti, fokusi i tepruar te personi dhe jo te krijimtaria është bërë i lodhshëm. Prandaj është publikuar një libër monumental i ri nga shtëpia botuese Taschen, me titull “Frida Kahlo: Pikturat e Plota”, që ofron për herë të parë një vështrim të plotë mbi të gjithë veprën e saj. Historiani i artit meksikan Luis-Martín Lozano, së bashku me Andrea Kettenmann dhe Marina Vázquez Ramos, përshkruajnë çdo vepër të njohur të saj, gjithsej 152, përfshirë edhe shumë vepra të humbura që njihen vetëm përmes fotografive.

    Lozano thotë se shumica e ekspozitave janë përqendruar te personaliteti i saj: si dukej, si vishej, me kë flinte. Si rezultat, ekspozitat dhe katalogët shpesh ripërsërisin të njëjtat vepra dhe të njëjtat interpretime. “E njëjta pikturë, të njëjtat fjalë: ‘sepse ajo e dashuronte Riverën’, ‘sepse nuk mund të kishte fëmijë’, ‘sepse ishte në spital’. Në disa raste, kjo është e vërtetë, por ka shumë më tepër se kaq,” thotë ai.

    Nga 152 pikturat e saj, disa nuk janë komentuar kurrë më parë në ndonjë botim. Shumë prej tyre janë të panjohura sepse janë në koleksione private ose janë zbuluar në ankande vetëm në dekadat e fundit. Ndër to përfshihet edhe një vepër e hershme “Still Life (with Roses)” nga viti 1925, që nuk është ekspozuar që nga viti 1953 dhe që duket qartë se është ndikuar nga babai i saj, Guillermo, një fotograf profesionist dhe piktor amator.

    Kahlo krijoi gjatë gjithë jetës piktura të mrekullueshme me natyrë të qetë, me fruta, lule dhe simbole, edhe pse ato nuk janë aq të njohura sa autoportretet e saj. Këto vepra kanë fituar rëndësi të re pas zbulimit të letrave mes saj dhe gjysmë-motrës Margarita, ku flitet për kuptimin simbolik të luleve dhe trupit si kopshti i Edenit.

    Një nga interpretimet e reja është për pikturën “Tunas” nga viti 1938, tre fiq kaktusi në faza të ndryshme pjekjeje, që mendohet të pasqyrojë maturimin e saj si artiste dhe si grua, por edhe të ketë simbolikë fetare.

    Libri gjithashtu tregon se Kahlo ishte shumë më tepër sesa një artiste që pikturonte vetëm nga ndjenjat personale. Ajo hulumtonte rrymat artistike të kohës: nga modernizmi meksikan dhe kubizmi, te surrealizmi. Që para se të njihte Riverën në vitin 1928, ajo po eksperimentonte me format avangardë, si në pikturat “Pancho Villa and Adelita” dhe një vepër e humbur “If Adelita”.

    Ajo ishte e ndikuar edhe nga mjeshtrit e vjetër të Rilindjes, përmes printimeve që kishte në bibliotekën e të atit. Piktura “Dy gra (Portret i Salvadora-s dhe Herminia-s)” nga viti 1928 u ndikua nga portretet e Leonardo da Vinçit, kjo vepër u bë e njohur publikisht vetëm pasi u ble nga Museum of Fine Arts në Boston në vitin 2015.

    Duke qenë se Kahlo nuk ishte shumë e suksesshme gjatë jetës, shumë piktura të saj u dhuruan ose u shitën drejtpërdrejt miqve, artistëve, familjarëve dhe admiruesve të pasur, gjë që e bën më të vështirë gjurmimin e tyre sot. Ka disa imazhe tronditëse që janë humbur, si “Girl with Death Mask II” apo “The Airplane Crash”, për të cilën ekziston vetëm një foto. Kjo e fundit është bazuar në një ngjarje reale, një aksident ajror, dhe përbën një paralelizëm të errët me dhimbjet personale që po përjetonte në atë kohë.

    Kahlo ishte komuniste e deklaruar dhe aktive politikisht. Në vitet e fundit, megjithë dhimbjen dhe operacionet (përfshirë amputimin e këmbës), ajo vazhdoi të pikturonte. Një nga veprat e saj të fundit është “Kongresi i Popujve për Paqe” (1952), një pemë frutore me një pëllumb dhe dy re atomike, që pasqyrojnë ankthin e saj për luftën bërthamore.

    Në këtë periudhë, në pikturat e saj shfaqen gjithnjë e më shumë simbole politike, pëllumba, flamuj meksikanë, ngjyra të revolucionit, si dhe portrete dashamirëse të Stalinit.

    Por ndoshta piktura më prekëse e saj e fundit është “Frida në Flakë (Autoportret brenda një luledielli)”, ku ajo, para vdekjes, e gërvishti pikturën me thikë, një akt simbolik i frustrimit, dhimbjes dhe, sipas dëshmive, një “ritual vetëflijimi”. Është një vepër e dhimbshme, e papërfunduar, por jashtëzakonisht e fuqishme. Edhe në shkatërrimin e vetvetes, Frida e bëri artin e saj të flasë me forcë./BBC/KultPlus.com

  • Kush ishte Herodoti, “babai i historisë”?

    Historiani i lashtë grek, Herodoti, është një ndër më të famshmit në historinë e njerëzimit. Ai konsiderohet zakonisht si “Babai i Historisë”, dhe vlerësohet si personi i parë që shkroi një përshkrim të plotë dhe sistematik të çështjeve njerëzore.

    Vepra e tij kryesore “Historitë”, ishte një përshkrim i detajuar i luftërave greko-persiane që ndodhën në fillim të shekullit V-të Para Krishtit, dhe ishte hera e parë që një shkrimtar kishte realizuar ndonjëherë një studim aq sistematik dhe të plotë të së kaluarës apo ishte përpjekur të shpjegonte shkak-pasojën e ngjarjeve të saj.

    Pas Herodotit, analiza historike u bë një pjesë e pazëvendësueshme e jetës intelektuale dhe politike. Veprat pioniere të Herodotit në fushën e historisë janë studiuar prej shekujsh, dhe vazhdojnë të jenë me interes për studiuesit edhe sot, si për përmbajtjen, po ashtu edhe për trashëgiminë e tyre që vazhdon deri në ditët tona.

    Herodoti lindi në vitin 484 Para Krishtit Halikarnasus, që ndodhej në qytetin e sotëm Bodrum në Turqi. Ai ishte anëtar i një familjeje të shquar dhe me ndikim dhe mori një arsimim të shkëlqyer. Dihet që ishte djali i Likses dhe Drios, dhe vëllai i Teodorus. Po ashtu kishte miqësi me Panianis, një poet epik i famshëm për atë kohë.

    Në atë kohë, vendlindja e tij ishte pjesë e Perandorisë Persiane, dhe besohet se Herodoti u internua prej andej nga tirani Ligdamis, dhe jetoi më pas në ishullin e Samosit (ku mësoi dialektin jonian), derisa u rikthye në vendlindje për të marrë pjesë në revoltën që e rrëzoi nga froni Ligdamisin.

    Në shekullin V-të para Krishtit, superfuqia e parë në botë, Perandoria Persiane, hyri në luftë kundër një koalicioni qytetesh dhe shtetesh në kufirin e saj perëndimor. Ishte fillimi i Luftës Persiane. Ajo luftë u regjistrua deri në detaje nga historiani i parë në botë, Herodoti.

    Ai e kaloi gjithë jetën duke punuar mbi kryeveprën e tij, Historitë, një tregim i detajuar i Luftërave Greko-Persiane që ndodhën midis viteve 499-449 Para Krishtit. Pjesa më e madhe e punës së Herodotit i kushtohet ngjarjeve para këtyre luftërave, dhe një pjesë të konsiderueshme  e historive përqendrohen në ngjarjet që ndodhën midis vitit 550 Para Krishtit dhe Betejës së Maratonës në vitin 490 Para Krishtit.

    Po ashtu, vepra përshkruan jetën e mbretërve të shquar dhe betejave të tjera të famshme si Termopile, Artemisium, Salaminës, Plataeas dhe Mikalës. Historitë janë shkruar në dialektin jonian të greqishtes së vjetër. Kur vdiq Herodoti, redaktorët ndanë “Historitë” në nëntë libra, ku secili përmbante një temë të ndryshme duke përfshirë origjinën e konfliktit, betejat e ndryshme dhe pasojat.

    Ndonëse Herodoti nuk ishte personi i parë që shkroi mbi Luftërat Greko-Persiane, ai ishte i pari që bëri një përshkrim gjithëpërfshirës dhe sistematik të ngjarjeve, duke e bërë atë të konsiderohej gjerësisht si “Babai i Historisë”. Ky titull iu dha atij nga oratori i lashtë romak Ciceroni.

    Dhe nga kryevepra e Herodotit vjen edhe kuptimi modern i fjalës “histori”. Pra Herodoti ishte historiani i parë që u përpoq të regjistronte një rrëfim gjithëpërfshirës dhe të besueshëm të së kaluarës, në vend të historive apo legjendave, dhe është i njohur për përdorimin e një game të gjerë burimesh, përfshirë vëzhgimet personale, intervista dhe regjistrimet e shkruara.

    Atij i atribuohet edhe prezantimi i konceptit të “shkakut dhe pasojës” në shkrimet historike, duke u përpjekur të shpjegojë pse ndodhën ngjarjet, në vend se vetëm t’i përshkruante ato. Në këtë mënyrë Herodoti besonte se veprat e tij do të bënte që ngjarjet e së kaluarës të mos harroheshin, dhe do të shërbenin si një mësim i vlefshëm për brezat e ardhshëm.

    Por Herodoti ishte i interesuar edhe për gjeografinë dhe antropologjinë. Gjatë jetës së tij, ai udhëtoi shumë në të gjithë botën antike, duke vizituar Egjiptin, Persinë dhe disa qytete-shtete greke, duke mbledhur informacione dhe duke kryer kërkime mbi punën e tij.

    Ai dha përshkrime të gjera, të hollësishme dhe të sakta të zakoneve, kulturave dhe besimeve të ndryshme të popujve që takoi gjatë udhëtimeve të tij. Këto përshkrime na ofrojnë ende sot njohuri të vlefshme mbi kulturat dhe popujt e botës së lashtë. Për këtë arsye Herodoti quhet edhe “Babai i Antropologjisë”.

    Ai besonte se mënyra më e mirë për të përcjellë informacion, ishte përmes tregimeve tërheqëse që do të tërhiqnin vëmendjen e lexuesit. Ai përfshiu në veprat e tij shumë anekdota dhe detaje personale, gjë që e bëri punën e tij më interesante dhe më të kuptueshme për një audiencë më të gjerë.

    Megjithatë, Herodoti nuk u mor gjithmonë seriozisht nga bashkëkohësit e tij. Historiani rival Tukididi zgjodhi të mbështetej vetëm tek provat “faktike”, të cilat ofronin një përshkrim më pak subjektiv të ngjarjeve. Ai e konsideroi si jo të besueshme dhe plot ekzagjerime veprën e Herodotit.

    Megjithatë, ky i fundit shpjegonte në veprat e tij se nuk ishte i sigurt mbi vërtetësinë e disa ngjarjeve dhe skenave të supozuara që përshkruante, por se po raportonte vetëm atë që pa me sytë e tij gjatë udhëtimeve por edhe atë që iu tregua nga të tjerët.

    Kështu, i pa dekurajuar nga kjo kritikë, Herodoti vazhdoi të shkruante dhe të udhëtonte gjatë gjithë jetës së tij. Megjithëse rrëfimet e tij mund të mos kenë qenë të gjitha plotësisht të vërteta, ato u ofrojnë lexuesve një lloj vështrimi mbi situata të ndryshme historike të asaj kohe. Herodoti respektohet për ndershmërinë e tij, dhe një pjesë e konsiderueshme e “Historive” që ka treguar  janë vërtetuar nga historianët dhe arkeologët modernë. Në atë kohë, ishte e zakonshme që autorët t’i “publikonin” veprat e tyre duke i recituar gjatë festivaleve të mëdha. Sipas Luçianit (një satirist sirian i helenizuar), Herodoti e çoi kryeveprën e tij në Lojërat Olimpike dhe ua lexoi të gjithëve veprën e tij spektatorëve në një seancë, duke marrë duartrokitje të zjarrta.

    Megjithatë, një variant tjetër nga një gramatikan i lashtë, pretendon se Herodoti refuzoi të fillonte ta lexonte veprën e tij në olimpiadë, derisa disa re krijuan pak hije, kohë gjatë së cilës ta pranishmit ishin larguar. Herodoti ishte shumë i interesuar për natyrën njerëzore dhe marrëdhëniet me hyjnoren.

    Ai besonte se qeniet njerëzore i nënshtroheshin tekave të perëndive që kontrollonin fatin e tyre. Po ashtu, u ndikua nga veprat e autorëve të tjerë të lashtë, përfshirë Homerin dhe Hesiodin, duke besuar se veprat e tyre ofronin njohuri të vlefshme për kulturën dhe vlerat e grekëve të lashtë.

    Herodoti vdiq në Turi, një qytet në Italinë Jugore, diku rreth vitit 425 Para Krishtit, rreth moshës 60 vjeçare.

    Vepra e tij ndikoi tek shumë historianë dhe shkrimtarë të tjerë përgjatë shekujve, por po ashtu ka pasur një ndikim të qëndrueshëm mbi vetë fushën e historisë, me metodën e tij të kërkimit dhe analizës objektive dhe kritike, duke u bërë për historianët një pjesë e domosdoshme e formimi të tyre intelektual. / historyhit – bota.al

  • Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij

    Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij

    NGA SAMI FRASHËRI

    Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.

    Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqijve.

    Çdo mizori e ka ditën e vet të gjykimit.

    Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi; shoku më i mirë libri.

    Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

    Njeriun e bëjnë të përhershëm veprat e tij.

    Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

    S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqijtë.

    Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.

    Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.

    Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.

    Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

    Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.

    Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

    Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

    Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

    Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë e të gjitha grave të botës.

    Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.

    Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.

    Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

    Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.

    Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

    Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

    Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.

    Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

    S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.

    Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.

    Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

    Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

    Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.