Tag: vepra

  • Portreti i parë i Kadaresë/ Vepra e realizuar në vitin 1958 nga piktori Vilson Kilica, gjatë studimeve të tij në Bashkimin Sovjetik

    Portreti i parë i Kadaresë/ Vepra e realizuar në vitin 1958 nga piktori Vilson Kilica, gjatë studimeve të tij në Bashkimin Sovjetik

    Ky është portreti i parë i shkrimtarit Ismail Kadare, realizuar nga piktori Vilson Kilica.

    Autorësia e pikturës që ndodhej në shtëpinë e Kadaresë, u vërtetua pas një studimi nga Suzana Varvarica, që tregon se vepra është realizuar në vitet 1958-1959, kur Kilica dhe Kadare studionin në Bashkimin Sovjetik.
    “Është një portret i drejtpërdrejtë, i bërë nga Vilson Kilica për Ismail Kadarenë dhe i dhuruar për Ismail Kadarenë në atë kohë. Këtu përmbyllet datimi dhe gjetja e autorit, që janë shumë të rëndësishme për një muzi arti ose për një muze që konservon vepra arti”, thotë Suzana Varvarica.
    Mungesa e firmës në vepër bëri studiuesit të hulumtojnë më shumë dhe një shënim i gjetur në pëlhurë në pjesën e pasme ishte detaji që i bindi për autorësinë.
    Restauratori Olsi Laska tha: “Gjatë pastrimit, doli kjo firma këtu që është ‘Kadare’, e shkruar në rusisht”.
    Kjo pikturë me vlerë të madhe për artin pamor në vend, ishte në një gjendje të shkatërruar, në kufijtë e shkatërrimit dhe ndërhyrja e restauratorit Olsi Laska i riktheu pamjen e 56 viteve më parë: “Boja ishte shumë e thatë dhe kishte filluar të binte. Pasi konservohet piktura e autorit, lyhet me vërnik dhe fillojnë fazat e stukimit dhe çdo gjë imitohet me gdhëndjet, me penelatën e piktorit. Të gjitha këto janë mbi vërnik, që është ‘xhami’ që ndan pikturën origjinale me atë të restauratorit.
    Ishte e lehtë të dilje te autorësia, te peneli, te ngjyrat, te kontrasti, ndarjet grafike, është i veçantë në teknikë dhe ngjyrë”.
    Moderniteti që përcjell portreti përmes teknikës së përdorur tregon më shumë për krijimtarinë e veçantë të Kilicës, i vlerësuar si një ndër krijuesit më të rëndësishëm të pikturës shqiptare, i vlerësuar me titujt “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”.
    Suzana Varvarica shtoi: “Vepra ka shumë rëndësi sepse tregon fillesat e Vilson Kilicës, por jo fillesat e para sikurse jemi mësuar ne nga Liceu Artistik, por janë fillesa të një arti, të cilin ai e konceptonte të sjellë nga Bashkimi Sovjetik dhe të raportuar në kushtet shqiptare”.

    Top Channel

  • Vjedhje dhe shantazhet online, 1109 vepra penale në 10 muaj ku më të rrezikuarit janë fëmijët

    Vjedhje dhe shantazhet online, 1109 vepra penale në 10 muaj ku më të rrezikuarit janë fëmijët

    Në një kohë kur lundrimi në internet zgjat me orë të tëra dhe jeta jonë po orientohet gjithmonë e më shumë drejt online-s, po ekspozohemi ndaj një lloji të ri krimi që zhvillohet në celular.

    Është i padukshëm por pasojat e tij janë të rënda, që cenojnë dinjitetin, vjedhin identitetin apo cenojnë të ardhurat e gjithsecilit. Referuar statistikave të policisë së shtetit, në 10 muajt e parë të këtij viti  janë shënuar 1109 vepra penale që lidhen me krimet kibernetike.
    “Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj këtij krimi nëse nuk tregohemi të kujdesshëm. Më vurnerabël janë fëmijët dhe të moshuarit.  Të dhënat keqpërdoren kur ato bëhen publike, të dhënat bankare nëse i bëjmë publike na boshatisen llogaritë.  Mund të krijohen profile të rreme të cilat mund të përdoren për shantazh. Fëmijët janë të brishtë dhe mund të ndajnë materiale të papërshtatshme me të njohur e të panjohur që dëmtojnë jetën dhe shëndetin e tyre mendor”, u shpreh drejtoresha e hetimit të krimeve kibernetike, Ervina Gjana.
    Impakti që këto krime kanë në jetën dhe të ardhurat e qytetarëve u duk qartë tek skemat piramidale online të goditura në Fier e Divjakë disa javë më parë.
    “Ishte hetim kompleks ku inteligjenca artificiale, social inginering dhe mjetet e sofistikuara financiare ishin të treja në një.   Ishte një skemë e përhapur sepse përdorte joshjen”, u shpreh Gjana.
    Por mjaft të përhapura dhe me dëme ekonomike janë skemat fishing, ku biznese dhe qytetarë prezantohen me linqe që në dukje I përkasin kompanive serioze apo postave por në fakt janë të rreme dhe nëpërmjet të dhënave bankare që qytetarët plotësojnë ju hakohen llogarite.
    Rasti më i fundit u shënua në kryeqytet ku 2 kinezë të cilët tashmë u vunë në pranga  kishin ndërtuar një faqe që përngjante me postën shqiptare. Ata dërguan rreth 5 mijë mesazhe në Shqipëri ku u kërkohej klientëve një pagesë modeste për të tërhequr një pako por qëllimi i vërtetë ishte zbrazja e llogarive.

    Top Channel

  • Akuzohen se trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, arrestohen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

    Akuzohen se trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, arrestohen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

    Policia ka arrestuar dy persona, baba e bir, në Kamzë  ka shpallur në kërkim një të tretë, të lidhur me një grup që dyshohet se trafikonin vepra arti të vjedhura nga shtete të ndryshme të Europës.
    Të arrestuarit janë Aurel Halilaj, 20 vjeç, dhe Islam Gjuta, 30 vjeç, ndërsa në kërkim është Jetmir Halilaj, 42 vjeç, të tre banues në Kamzë. Aurel dhe Jetmir janë baba e bir.
    Nga kontrolli i banesës së tyre, u gjetën qindra objekte me vlera historike dhe kulturore, përfshirë:
    31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme
    3 skulptura në formë dhëmbi elefanti
    6 piktura të autorëve të huaj
    411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme
    një procesverbal origjinal francez i vitit 1925
    objekte të tjera artistike dhe historike si shpatë metalike, skulpturë shqiponje, vazo qelqi dhe valixhe druri me punime dekorative
    Sipas policisë, objektet siguroheshin kryesisht nga Islam Gjuta dhe trafikoheshin me qëllim shitjen në Shqipëri, në kundërshtim me ligjin. Hetimet vijojnë për të kapur personin në kërkim dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

  • Varësja që theu rekord/ Vepra e Salvador Dali shitet në ankand për çmim rekord

    Varësja që theu rekord/ Vepra e Salvador Dali shitet në ankand për çmim rekord

    Një varëse e Salvador Dali u shit për një çmim rekord në një ankand të artit surrealist dhe modern.

    Vepra e artistit spanjoll, e titulluar Gjerdani i Detit që Vërshon, u shit për plot 858 mijë e 500 dollarë, më pak se dyfishi i vlerësimit fillestar prej 580 mijë dollarësh.

    Gjerdani peshon 156 gram dhe është ar 18 karatësh dhe është i punuar me valëzime, me diamante e me një perlë të madhe. Varësja përfshin gjithashtu rruaza safiri dhe smeraldi. Së bashku, gurët ngjasojnë valët që ngrihen dhe thyhen në një breg të artë.

    Historia e gjerdanit është po aq mbresëlënëse sa edhe pamja e tij. Dali e dizenjoi atë në vitin 1954, por varësja u prodhua në vitin 1963 nga atelieja Alemany & Co. në Nju Jork për Sao Schlumberger, një nga koleksionistet më elegante dhe me ndikim të kohës së saj.

    Por vite më vonë varësja përfundoi në galerinë e ankandit Sotheby’s, ku u shit për çmimin rekord.

    Një nga artistët më kontrovers dhe të veçantë, Dali kishte një repertor të jashtëzakonshëm. Nga piktura, skultpura, poezia e fotografia, ka pak fusha që spanjolli nuk i eksploroi.

    Megjithatë, bizhuteritë e jashtëzakonshme të Dali tërheqin vëmendjen dhe imagjinatën si asgjë tjetër.

    Në dizajnot e bizhuterive kombinohet mjeshtëria teknike dhe spektakli vizual, duke demonstruar më së miri dashurinë e artistit për çdo gjë ekstravagante.

  • Çela në Kuvend: Kriminaliteti më i ulët në Berat, më i larti në Sarandë. Rritje e procedimeve për pastrim parash dhe…

    Çela në Kuvend: Kriminaliteti më i ulët në Berat, më i larti në Sarandë. Rritje e procedimeve për pastrim parash dhe…

    Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku evidentoi një sërë tendencash në fushën e kriminalitetit dhe ndjekjes penale në vend.Sipas Çelës, Qarku i Beratit ka regjistruar nivelin më të ulët të kriminalitetit në shkallë kombëtare, ndërsa Qarku i Sarandës rezulton me përqindjen më të lartë të veprave penale gjatë vitit të kaluar.
    Në fjalën e tij, Çela deklaroi se nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, janë transferuar drejt SPAK 39 procedime penale të veprave që lidhen me korrupsionin në nivele të larta apo vepra penale që lidhen me detyrën.
    “Vepra që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe vepra penale që lidhen me detyrën: 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur.
    Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale që lidhen me korrupsionin, 19 procedime penale, dhe ato që lidhen me detyrën 34 procedime penale.
    Ka çuar në arrestimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetence të prokruroive të gjykatavetë shkallës së parë”, deklaroi Çela.
    Të dhënat e raportuara tregojnë një rritje të fortë të procedimeve penale në disa fusha që prekin sigurinë ekonomike të vendit: pastrimi i parave: +59%; falsifikimi i letrave me vlerë: +48%; krimet në fushën e doganave: afro +40%; veprimtari bankare dhe financiare: mbi +30%.
    Çela theksoi se këto tregues dëshmojnë një forcim të ndjekjes penale dhe një bashkëpunim më të mirë institucional në luftën kundër veprimtarive që dëmtojnë ekonominë kombëtare.
    Prokurori i Përgjithshëm raportoi gjithashtu një rritje të procedimeve të regjistruara për krime të rënda ndaj personit: krime kundër jetës me dashje: +21.7%; krime kundër lirisë së personit: +30.5%; krime seksuale: gati +30%; vepra kundër moralit dhe dinjitetit: +29%.
    Sipas Çelës, kjo rritje “dikon nevojën për ndërhyrje të koordinuara midis institucioneve, për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit dhe për mbrojtjen e kategorive vulnerabël”.
    Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar 24,591 çështje, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2023. Nga këto: 36.7% janë dërguar për gjykim, 33.9% janë pushuar, 26.9% janë pezulluar, një rritje e lehtë e lidhur me zbatimin e ligjit për amnistinë penale.
    Në gjykata janë paraqitur 13,062 kërkesa për masa sigurie personale, nga të cilat në 60% të rasteve është kërkuar masë shtrënguese ndaj të pandehurve; arrest me burg për 3,078 persona; detyrim paraqitjeje për 2,611 persona; si dhe garanci pasurore në 31 raste.
    “Për 2024 60% e të pandehurve të regjistruar është kërkuar masë shtrënguese. Për 59. 5%e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për 36%tëtë pandehurve të regjistruar ose 20% e personave në hetim.
     Vetëm në 31 raste është kërkuara masa e garancisë pasurore, 3078 persona kërkesë për arrest me burg, detyrim paraqitje 2611 persona. Dënuar 10 mijë e 1 të pandehur, rritje prej 37,87% në krahasim me vitin 2023. U ekzekutuan 5201 vendime, 1090 vendime të paekzekutuara. b155 procedime penale, rritje prej 12.32% krahasuar me 2023. Gjatë vitit të kaluar janë dënuar 10,001 persona, çka përbën një rritje prej 37.8% krahasuar me 2023. U ekzekutuan 5,201 vendime gjyqësore, ndërsa 1,090 mbetën të paekzekutuara. Në total, janë regjistruar 155 procedime penale për korrupsion dhe vepra të tjera, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë”, tha ai, teksa e mbylli raportimin duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit institucional, ndjekja efektive penale dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritetet kryesore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin në vijim.

  • Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Kriminaliteti më i lartë është në Sarandë

    Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela: Kriminaliteti më i lartë është në Sarandë

    Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024, ku evidentoi një sërë tendencash në fushën e kriminalitetit dhe ndjekjes penale në vend.Sipas Çelës, Qarku i Beratit ka regjistruar nivelin më të ulët të kriminalitetit në shkallë kombëtare, ndërsa Qarku i Sarandës rezulton me përqindjen më të lartë të veprave penale gjatë vitit të kaluar.
    Në fjalën e tij, Çela deklaroi se nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, janë transferuar drejt SPAK 39 procedime penale të veprave që lidhen me korrupsionin në nivele të larta apo vepra penale që lidhen me detyrën.
    “Vepra që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe vepra penale që lidhen me detyrën: 569 procedime me 160 të pandehur dhe 157 procedime me 234 të pandehur.
    Prokurorët kanë rritur rolin aktiv për veprat penale që lidhen me korrupsionin, 19 procedime penale, dhe ato që lidhen me detyrën 34 procedime penale.
    Ka çuar në arrestimin e 25 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetence të prokruroive të gjykatavetë shkallës së parë”, deklaroi Çela.
    Të dhënat e raportuara tregojnë një rritje të fortë të procedimeve penale në disa fusha që prekin sigurinë ekonomike të vendit: pastrimi i parave: +59%; falsifikimi i letrave me vlerë: +48%; krimet në fushën e doganave: afro +40%; veprimtari bankare dhe financiare: mbi +30%.
    Çela theksoi se këto tregues dëshmojnë një forcim të ndjekjes penale dhe një bashkëpunim më të mirë institucional në luftën kundër veprimtarive që dëmtojnë ekonominë kombëtare.
    Prokurori i Përgjithshëm raportoi gjithashtu një rritje të procedimeve të regjistruara për krime të rënda ndaj personit: krime kundër jetës me dashje: +21.7%; krime kundër lirisë së personit: +30.5%; krime seksuale: gati +30%; vepra kundër moralit dhe dinjitetit: +29%.
    Sipas Çelës, kjo rritje “dikon nevojën për ndërhyrje të koordinuara midis institucioneve, për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit dhe për mbrojtjen e kategorive vulnerabël”.
    Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar 24,591 çështje, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2023. Nga këto: 36.7% janë dërguar për gjykim, 33.9% janë pushuar, 26.9% janë pezulluar, një rritje e lehtë e lidhur me zbatimin e ligjit për amnistinë penale.
    Në gjykata janë paraqitur 13,062 kërkesa për masa sigurie personale, nga të cilat në 60% të rasteve është kërkuar masë shtrënguese ndaj të pandehurve; arrest me burg për 3,078 persona; detyrim paraqitjeje për 2,611 persona; si dhe garanci pasurore në 31 raste.
    “Për 2024 60% e të pandehurve të regjistruar është kërkuar masë shtrënguese. Për 59. 5%e kërkesave lidhet me caktimin e një mase sigurimi me arrest, masa këto të kërkuara për 36%tëtë pandehurve të regjistruar ose 20% e personave në hetim.
     Vetëm në 31 raste është kërkuara masa e garancisë pasurore, 3078 persona kërkesë për arrest me burg, detyrim paraqitje 2611 persona. Dënuar 10 mijë e 1 të pandehur, rritje prej 37,87% në krahasim me vitin 2023. U ekzekutuan 5201 vendime, 1090 vendime të paekzekutuara. b155 procedime penale, rritje prej 12.32% krahasuar me 2023. Gjatë vitit të kaluar janë dënuar 10,001 persona, çka përbën një rritje prej 37.8% krahasuar me 2023. U ekzekutuan 5,201 vendime gjyqësore, ndërsa 1,090 mbetën të paekzekutuara. Në total, janë regjistruar 155 procedime penale për korrupsion dhe vepra të tjera, me një rritje prej 12.3% krahasuar me një vit më parë”, tha ai, teksa e mbylli raportimin duke theksuar se forcimi i bashkëpunimit institucional, ndjekja efektive penale dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritetet kryesore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin në vijim.

  • Teatri Kombëtar sjell premierën teatrore “Si ta doni”, një komedi romantike e Shekspirit me regji nga John Blondell

    Teatri Kombëtar sjell premierën teatrore “Si ta doni”, një komedi romantike e Shekspirit me regji nga John Blondell

    Nga Julia Vrapi
    Teatri Kombëtar sjell këtë tetor në skenë komedinë e Shekspirit “Si ta doni”. Një komedi romantike  me regji nga John Blondell, që në mbrëmjet e fundit të tetorit do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra teatrore është pjesë e sezonit të ri artistik 2025-2026, ku gjatë tij të tjera vepra të Shekspirit do të jenë në skenë për publikun. John Blondell është regjisor, drejtor artistik dhe profesor me karrierë ndërkombëtare. Themelues i Lit Moon Theatre Company në Santa Barbara (SHBA) dhe Verona Shakespeare Fringe Festival në Itali, ai ka drejtuar mbi 110 produksione në SHBA, Evropë dhe Azi. Në skenën tonë teatrore edhe më parë kanë qenë vepra të Shekspirit me regji prej Blondell, por këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina” në datat 30, 31 tetor dhe 1, 2 nëntor do të jetë komedia “Si ta doni” e Shekspirit. “Si ta doni”, në origjinal “As you like it”, është një komedi nga William Shakespeare që besohet se është shkruar në vitin 1599.  Vepra në shqip është përkthyer  nga Skënder Luarasit. Teatri Kombëtar që po vijon aktivitetin artistik me shfaqje në skenë, thotë se kjo vepër është premierë absolute. “Ejani të dëgjoni Shakespeare në shqipen e Skënder Luarasit, aty ku gjuha jonë bëhet art, tingull dhe pasuri kombëtare në skenën e Teatrit Kombëtar. “Si ta doni”, William Shakespeare, premierë absolute”, shprehet teatri. Komedia që do të jetë pjesë e sezonit artistik do të ketë në role aktorët Luli Bitiri, Genti Deçka, Elia Zaharia, Dritan Boriçi, Lulzim Zeqja, Donald Shehu, Florian Agalliu, Ilirda Bejleri, Erjona Kakeli, Laert Vasili, Ina Gjonçi, Flaura Kureta, Besmir Bitraku, Krist Lleshi dhe Enes Ajazi. Skenograf e kostumograf Blagoj Micevski, kompozitor Endri Sina.
     Vepra të Shekspirit në teatër
    Komedia romantike  “Si ta doni” është e para vepër e Shekspirit këtë sezon të ri artistik në skenën e Teatrit Kombëtar. Më parë Teatri Kombëtar në muajin mars këtë vit hapi thirrjet për projekte artistike të bazuara në veprat e William Shakespeare. Teatri Kombëtar ftonte të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesnin propozimet e tyre, ndërsa bënte me dije edhe kriteret për aplikim. Përzgjedhja e projekteve artistike sipas teatrit do të kalonte në dy faza. Përveç të tjerash, në këtë thirrje që bëri Teatri Kombëtar për projektet bazuar në veprat e Shekspirit, aplikantët duhet të dorëzonin një përmbledhje të qartë të veprës teatrore që mendonin të realizonin. Një pikë me rëndësi sipas Teatrit Kombëtar ishte edhe platforma regjisoriale për këto projekte. Teatri Kombëtar sezonin artistik janar-qershor 2025 e mbylli me 20.236 spektatorë, ndërsa tani sezoni i ri artistik do të vijojë me të tjera premierë në skenë, mes tyre dhe vepra nga Shekspiri. William Shakespeare (23 prill 1564 – 23 prill 1616) është ndër dramaturgët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, poet dhe tregimtar i shquar i cili e zhvilloi aktivitetin e tij letrar gjatë shekullit të XVI në Britani. “Ëndrra e një nate vere”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” janë vetëm disa prej veprave të tij.

  • Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

    Policia gjermane shkatërron një rrjet që shiste vepra të falsifikuara nga Picasso, Rembrandt, Modigliani dhe Frida Kahlo

    Policia në Bavari ka sekuestruar dhjetëra vepra arti të falsifikuara, që mbajnë firmat e Pablo Picasso-s, Rembrandt-it dhe Frida Kahlo-s, gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në Gjermani, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

    Sipas autoriteteve bavareze, personi i dyshuar kryesor është një 77-vjeçar gjerman, i cili akuzohet për mashtrim, së bashku me 10 bashkëpunëtorë të tjerë. Njëri prej tyre, një 74-vjeçar gjerman, kishte përgatitur raporte ekspertësh të falsifikuara për të konfirmuar “autenticitetin” e veprave të rreme. Të dy janë liruar me kusht.
    Hetimi nisi pasi i dyshuari kryesor tentoi të shiste dy piktura të prezantuara si origjinale të Picasso-s në tregun e artit. Më vonë, ai u përpoq të shiste edhe veprën “De Staalmeesters” (“Mjeshtrat e Shoqatës së Endësve”) të Rembrandt-it për 120 milionë franga zvicerane (rreth 130 milionë euro), ndonëse origjinali ruhet në Rijksmuseum të Amsterdamit.

    Piktura e rreme ishte në pronësi të një gruaje 84-vjeçare zvicerane.
    Operacioni ndërkombëtar
    Më 15 tetor, policia zhvilloi bastisje të koordinuara në disa vende në Gjermani, Zvicër dhe Lihtenshtajn, duke sekuestruar një numër të madh veprash arti të dyshuara si të falsifikuara, dokumente, pajisje elektronike dhe të dhëna digjitale.
    Sipas policisë bavareze, i dyshuari kryesor kishte tentuar të shiste 19 vepra të tjera të falsifikuara, të atribuara artistëve të njohur botërorë, për shuma që varionin nga 400 mijë deri në 14 milionë euro.
    Ndër veprat e sekuestruara përfshiheshin edhe kopje të pikturave të Frida Kahlo-s, Peter Paul Rubens-it, Amedeo Modigliani-t dhe Juan Miró-s.

    Top Channel

  • “Metrofest 9”, shfaqje teatrore që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar

    “Metrofest 9”, shfaqje teatrore që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar

    Nga Julia Vrapi
    Vepra teatrore shqiptare, drama dhe komedi do të shfaqen në festivalin “Metrofest”. Teatri Metropol sjell edicionin e nëntë të festivalit të përvitshëm të veprës shqipe “Metrofest”. Këtë vit, festivali prezanton tre produksione teatrore, që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar. Festivali që i kushtohet veprave shqiptare nis këtë muaj, por vijon edhe përgjatë nëntorit, ku “Metrofest”do të sjellë drama dhe komedi për publikun. Vepra e parë teatrore që do të vijë në skenë në kuadër të festivalit në Metropol në Tiranë është “Takim i Munguem”, autor dhe regji Rafael Hoxhaj, dramaturg Bujar Hoxhaj, që do të shfaqet në skenën teatrore në datat 30, 31 tetor – 1, 2 nëntor. Në vijim në festival do të jetë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” vepër e shkrimtarit Ismail Kadare, që e sjell në skenë regjisorja Erina Lazi. Kjo shfaqje teatrore pritet të jetë në skenë gjatë muajit nëntor në teatrin Metropol në datat 7,8 dhe 9 nëntor. Në skenën teatrore në vijim të festivalit do të jetë edhe komedia “Makaronat e shejtanit”. Autor Lazër Lumezi dhe regjia Klajdi Malellari. Kjo shfaqje teatrore do të jetë në skenë në datat 14, 15, 16 nëntor. Vepra “Makaronat e shejtanit” bart në vetvete tematika thelbësore aktuale. E shfaqur për herë të parë më 1935 në Prizren, bën pjesë në një ndër veprat më të njohura të autorit, Lazër Lumezi. Lazër Lumezi (1870 -1941) ishte një shkollar dhe veprimtar i arsimit, mësues në Shkollën e Parë Shqipe në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore, etnograf, folklorist e vjershëtor, bashkëkohanik dhe bashkëpunëtor i Mati Logorecit dhe vazhdues i veprës së tij. Krahas punës mësimore, Lazër Lumezi u morr edhe me krijimtari letrare (poezi dhe prozë) si dhe me përkthime.
    Festivali që nisi në 2017
    “Metrofest” është një festival që u organizua për herë të parë në teatrin e Metropolit, në sezonin e vjeshtë-dimrit 2017, me temë drama shqipe. Ndër vite në skenën e teatrit në vijim të festivalit janë vënë për publikun vepra të ndryshme teatrore shqiptare, drama dhe komedi që kanë sjellë në role aktorë të rinj, por dhe emra të njohur të teatrit tonë. Festivali “Metrofest” që do të zhvillohet këtë kohë në Tiranë në edicionin e nëntë është në vijim dhe të shumë aktiviteteve të tjera artistike dhe kulturore këtë sezon, por e veçanta e tij është se sjell në vëmendje dramaturgjinë shqipe.  Herë pas here nuk ka munguar dhe reagimi i krijuesve apo artistëve të ndryshëm për më shumë hapësira për veprat shqiptare në skenat tona. Festivali “Metrofest” një vit më parë u çel me dramën shqiptare “Hanë Gjaku” e frymëzuar nga vepra e Ernest Koliqit, që përqendrohet te përplasja mes traditës dhe modernitetit. Ajo u shfaq në mbrëmjet e shtatorit 2024 në teatrin Metropol dhe në vijim të tjera shfaqje ishin pjesë e festivalit “Metrofest 8”.

  • Nga Homeri te Arkimedi, këta ishin 10 personalitetet më me ndikim të lashtësisë

    Nga Homeri te Arkimedi, këta ishin 10 personalitetet më me ndikim të lashtësisë

    Grekët e antikitetit kanë influencuar shoqërinë perëndimore. Por po rendisim një listë me 10 personalitetet më influentë të antikitetit. Ajo çfarë i bashkon ata është impakti i madh i punëve të tyre në kulturën dhe shoqërinë moderne. Renditja nuk është mbi bazë të influencës, por të kronologjisë.

    10 personazhet më me ndikim të lashtësisë

    Homeri (Shekulli VIII para Krishtit)- Homeri njihet për dy poemat epike, “Iliada” dhe “Odiseja”. Iliada konsiderohet përgjithësisht si punimi më i vjetër në letërsinë perëndimore. Edhe vetë grekët i njohin Homerit influencën e paçmuar dhe nuk e konsiderojnë veten të arsimuar pa lexuar veprat e tij. Ka diskutime të mëdha nëse Homeri ka qenë person historik. Rreth tij nuk dihet absolutisht asgjë dhe disa akademikë besojnë se “Iliada” dhe “Odiseja” janë vepra të një shumësie autorësh. Megjithatë, pavarësisht se kush i ka shkruar, si “Iliada”, ashtu dhe “Odiseja” kanë pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në letërsi. Në fakt, edhe Shekspiri bazon njërën prej dramave të tij tek “Iliada”. Sofokliu (496-406 para Krishtit)- Sofokliu ka qenë tragjedian. Ai shkroi plot 123 vepra. Vetëm shtatë prej tyre kanë mbijetuar të plota dhe ato përfshijnë vepra klasike si “Antigona”, “Elektra” etj. Ai zhvilloi teatrin duke shtuar aktorin e tretë, duke reduktuar rëndësinë e korit dhe paraqitjen e skenografisë. Sofokliu gjithashtu shfuqizoi formën triologjike tradicionale të tragjedisë dhe krijoi vepra që ishin të plota në vetvete. Kjo i shtoi veprave vlera dramatike. Herodoti (484-425 para Krishtit)- Herodoti konsiderohet si babai i historisë në kulturën perëndimore. Ai iu qas historisë si shkencë përmes mbledhjes sistematike të materialeve dhe testimit të saktësisë dhe vërtetësisë së tyre. Herodoti ishte gjithashtu narrator shumë i talentuar. Fjala histori vjen nga libri i tij “Historitë”, që në greqisht do të thoshte “hetime”. Ky libër konsiderohet si libri i parë i historisë në literaturën perëndimore. Euripidi (480-406 para Krishtit)- Euripidi ka qenë një tjetër tragjedian grek. Ai shkroi rreth 95 vepra, 18 prej të cilave kanë mbijetuar të plota, ndërsa shumë të tjera fragmentare. Veprat e tij më të njohura janë Medea, Bakusi, etj. Këto vepra ishin tepër moderne për kohën, pasi i portretizonin personazhet në mënyrë shumë realiste dhe përfshinin gra të forta dhe skllevër të mençur, çka ishte jo konvencionale për kohën. Euripidi është tragjediani grek që ka lënë ndikimin më të madh në tragjedinë evropiane. Hipokrati (460-370 para Krishtit)- Hipokrati ka qenë fizikan dhe është babai i mjekësisë. Korpusi hipokratik është koleksion i 70 punimeve të temave të ndryshme mjekësore. Një pjesë e madhe e tyre përbëhet nga raste studimore. Puna më e njohur e tij është betimi hipokratik, në të cilin flitet për etikën e mjekëve. Derivatet e këtij betimi merren ende në konsideratë nga mjekët e sotëm. Hipokrati ka një kontribut direkt në mjekësi, pasi është i pari që përshkruan një sërë sëmundjesh. Sa i takon debatit, nëse Hipokrati ka qenë autori i vetëm i Korpusit të Hipokratit, duhet thënë se shumica janë dakord që një pjesë e tij është shkruar nga studentët dhe pasuesit e tij. Aristofani (446-386 para Krishtit)- Aristofani ka shkruar shumë komedi. Ai ka shkruar rreth 40 vepra, 11 prej të cilave kanë mbijetuar të plota, ndërsa të tjerat vetëm si fragmente. Kushdo kishte frikë nga pena e Aristofanit, pasi ai tallej me athinas të njohur. Veprat e tij kanë pasur influencë artistike në teatër, por edhe kanë shërbyer përmes dokumenteve historikë rreth jetës së Athinës. Platoni (424-348 para Krishtit)- Platoni ka qenë student i Sokratit. Ndërsa Sokrati nuk ka lënë asgjë të shkruar, filozofia e tij njihet përmes punës së Platonit. Platoni është shumë i ndikuar nga mendimi i Sokratit dhe nga gjyqi ndaj tij, në të cilin Platoni ishte dëshmitar kur ai ishte 29 vjeç. 35 dialogë dhe 13 letra i atribuohen Platonit, më i njohuri nga të cilët është “Republika” dhe “Simpoziumi”. Platoni mbahet si një ndër baballarët e filozofisë perëndimore. Teoria e formave dhe ideja e shtetit ideal, bëjnë që “Republika” të jetë një nga temat më të diskutueshme sot. Aristoteli (384-322 para Krishtit)- Aristoteli ishte student i Platonit dhe ishte i pari që e kritikoi atë. 47 nga punët e tij kanë mbijetuar. Aristoteli është i fundit nga filozofët e mëdhenj të antikitetit dhe konsiderohet si biologu i parë. Ai themeloi shkencën e logjikës, shtroi terrenin për metodën shkencore dhe shkroi rreth shumë subjekteve. Aristoteli ishte gjithashtu tutori i Aleksandrit të Madh për disa kohë. Ai ka pasur influencë të madhe në mendimin e Tomas Akuinit dhe për rrjedhojë mbetet një ndër influencat kryesore në edukimin dhe teologjinë katolike. Euklidi (300 para Krishtit)- Euklidi ishte matematikan dhe mbahet si babai i gjeometrisë. Për jetën e tij dihet shumë pak, por ai ka qenë aktiv në Bibliotekën e Aleksandrisë. Punimi i tij kryesor “Elementet”, i cili përdoret ende si referencë në matematikë, mund të tejkalohet vetëm nga Bibla në termat e kopjeve të shitura. Libri përshin një sistem provash matematikore që vazhdojnë të mbeten baza e matematikës sot. Arkimedi (287-212 para Krishtit)- Arkimedi ka qenë matematikan, inxhinier, shpikës, fizikan dhe astronom. Është i njohur për shpikjen e një mekanizmi për të lëvizur ujin, që përdoret ende dhe sot. Po ashtu, ai llogariti vlerën e pi-së në mënyrë shumë ekzakte. Arkimedi zbuloi si të përcaktonte volumin e objekteve të parregullta, duke i zhytur ato në ujë. Sipas legjendës, ky zbulim e nxiti atë të vraponte në rrugë i zhveshur, duke bërtitur “Eureka”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NJERËZIT FLASIN KEQ PËR TY? JA SI DUHET TË VEPRONI SIPAS PLATONIT