Tag: vepra

  • Trafikuan vepra arti, Prokuroria e Fierit çon për gjykim dy persona, sekuestrohen armë të shekullit të XVIII-XIX

    Trafikuan vepra arti, Prokuroria e Fierit çon për gjykim dy persona, sekuestrohen armë të shekullit të XVIII-XIX

    Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim Pandeli Petanin e Shpëtim Kalemin, pasi trafikuan vepra arti nga Greqia në 2023-in.

    Dy autorët u arrestuan në 19 dhjetor po të këtij viti të akuzuar për vjedhjen e ikonave dhe pikturave të autorëve grekë që i përkasin periudhës së antikitetit- me vlerë prej 1.5 milionë euro. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Në njoftimin për mediat Prokuroria njofton se ka sekuestruar një pushkë/revole që i përket shekullit XVIII-XIX, ikonën “Lindja e Krishtit”, portretin “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije dhe epitafin “Vajtimi i mbivorrshëm”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’ parashikuar nga neni 138/a pg.2 i Kodit Penal.

    Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyq pasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin në datë 18.12.2023, tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore), sikurse kërkon neni 116 i ligjit nr.27/2018, i ndryshuar. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:

    Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale; Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine; Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës; Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.

    Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin.

    Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër pasurisë dhe trashëgimisë kulturore.         

  • Ish-deputeti i PD: Rama vizionar, që bën vepra të mëdha! Shqipëria po merr fizionominë e tij

    Ish-deputeti i PD: Rama vizionar, që bën vepra të mëdha! Shqipëria po merr fizionominë e tij

    Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë i pranishëm në konkursin e masterplanit për zhvillimin e zonës tek ish-Cirku në qendër të Tiranës.
    Projekti u fitua nga studioja franceze e arkitekturës moderne L’AUC, ndërsa Rama më herët ky projekt ideohet për të bërë një zhvillim shumë të rëndësishëm në qendër të Tiranës.
    Nga të pranishmit fjalën e mori edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, biznesmeni Astrit Veliaj, i cili nuk nguroi të lavdëronte kyeministrin Rama se si e ka ndryshuar Tiranën dhe Shqipërinë.
    Ish-deputeti Veliaj në fjalën e tij tha se Shqipëria dhe Tirana po merr fizionominë e kryeministrit Rama.
    Sipas Veliajt, “kryeministri Rama është vizionar dhe transformues, që rri zgjuar për të bërë vepra të mëdha”.

  • Promovohet drama “Ata që mbijetuan”/ Vepra e Armand Borës fitoi “Çmimin Kadare 2025”, botim i UET Press

    Promovohet drama “Ata që mbijetuan”/ Vepra e Armand Borës fitoi “Çmimin Kadare 2025”, botim i UET Press

    Pasi Armand Bora fitoi Çmimin Kadare 2025 me dramën “Ata që mbijetuan”, vepra u botua nga UET Press dhe u promovua të martën mes miqsh, kolegësh dhe studentësh.

    Është hera e para që ky çmim jepet për një dorëshkrim në dramë, duke theksuar rëndësinë e teatrit në letërsinë shqipe.
    Përmes personazheve autentike, dramaturgu sjell evokimin e së kaluarës, duke përcjellë mesazhe në realitetin e sotëm.
    Armand Bora, dramaturg – Në fillim ajo periudhë për përcillej në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tragjike. Mezi prisja momentin kur do ta satirizonim këtë periudhë, të bënim autoironi me veten tonë, do tregonim që kishim filluar të distancoheshim nga ajo periudhë. Fatkeqësisht, po shoh shumë pak qëndrime të tilla. Kam frikë se nuk jemi shkëputur akoma nga ajo periudhë. Është një kompleks i fortë brenda nesh.
    Janë tre drama të Teatrit të absurdit për një epokë po aq absurde si diktatura dhe të fton në katarsis.
    Armand Bora, dramaturg – Rikthimi te këto tema është një thirrje për këtë brez, që të mos e shohë aq rozë atë të keqe sepse ndoshta ngjyrat i ka të bukura, por thelbin e ka të tmerrshëm.
    Armand Bora është autor i shumë produksioneve skenike, regjisor i produksioneve operistike dhe autor filmash, ndërkohë që ka vijuar punën si pedagog me të rinjtë në universitet.
     

    Top Channel

  • Hapet ekspozita “Art Basel Hong Kong”, shfaqen vepra arti nga 240 galeri në mbarë botën

    Hapet ekspozita “Art Basel Hong Kong”, shfaqen vepra arti nga 240 galeri në mbarë botën

    Ekspozita “Art Basel Hong Kong” u hap në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, duke shfaqur vepra arti nga 240 galeri në mbarë botën, shkruan “Xinhua”.
    Ky edicion i panairit më të madh të artit në botë përmban gjashtë seksione, duke hedhur në qendër të vëmendjes edhe artistët e pavarur.
    “Koleksionistët nga Hong Kongu dhe krahina të brendshme të Kinës janë dy grupet më të mëdha pjesëmarrëse këtë vit, ndërsa frekuentimi i koleksionistëve nga Azia Juglindore, sidomos Singapori dhe Filipinet, u rrit ndjeshëm”,- tha Angelle Siyang-Le, drejtoreshë e “Art Basel Hong Kong”.

    Drejtori ekzekutiv i “Art Basel”, Noah Horowitz, deklaroi se roli i Hong Kongut për të lidhur krahina të brendshme të Kinës me pjesën tjetër të botës është shpërblyes.
    “Jam jashtëzakonisht krenar që shoh një qytet që është jashtëzakonisht i pasur në kulturat e tij dhe ka një kulturë të përcaktuar bashkëkohore”,- tha Horowitz, duke përmendur rritjen e galerive dhe shtëpive të ankandeve në Hong Kong.
    “Art Basel” u themelua në Bazel, Zvicër, në vitin 1970, dhe për herë të parë erdhi në Hong Kong në vitin 2013. Tani mbahet në Basel, Miami të Shteteve të Bashkuara dhe Hong Kong përkatësisht çdo vit.

  • Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performon për herë të parë në Tiranë, vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve

    Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performon për herë të parë në Tiranë, vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve

    Nga Julia Vrapi
    Vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve ballkanikë vijnë këtë mbrëmje marsi. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performon këtë mbrëmje për herë të parë në Tiranë pranë sallës së madhe të Universitetit të Arteve. Një ansambël unik artistësh, që është formuar në vitin 2013, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin kulturor në rajonin e Ballkanit. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” përbëhet nga artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe programi muzikor këtë mbrëmje përfshin vepra nga kompozitorët Ludvig  Thuille, Kreshnik Aliçkaj, Endri Sina dhe Arthur Benjamin. Pjesë e këtij ansambli është dhe artisti i mirënjohur Ilir Kodhima, që thotë se programi muzikor që vjen këtë mbrëmje në koncert është enkas për Sexteti Ballkanik “Pro Arte”.
    “Dy prej veprave muzikore janë dedikim enkas i këtij ansambli nga kompozitorët Endri Sina dhe Kreshnik Aliçaj. Ndërsa dy veprat e tjera janë të një niveli profesional të lartë dhe pjesë të njohura të repertorit klasik botëror të kompozuara enkas për ansamble të këtij formati me tingëllim unik”, thotë ai. Ilir Kodhima tregon ndër të tjera se ky ansambël që është krijuar para disa vitesh dhe këtë herë vjen edhe në Tiranë, më parë koncertet  e tij janë zhvilluar edhe në Prishtinë në Kosovë apo dhe në Shkup në Maqedoninë e Veriut.
    Përbërja e ansamblit të artistëve
    Sexteti Ballkanik “Pro Arte” që vjen këtë mbrëmje me koncert përbëhet nga artistët Lejla Haxhiu Pula- piano; Enkelejda Zajmi Gorani- flaut, Marina Nikolovska – oboe, Astrit Mustafa – klarinetë, Orges Malaj – Fagot dhe  Ilir Kodhima- korno. Siç lajmërohej me herët për koncertin në sallën e madhe të Universitetit të Arteve ai do të ofrojë një përvojë muzikore të pasur dhe të larmishme, duke sjellë vepra klasike, gjithashtu edhe krijime bashkëkohore të kompozitorëve ballkanikë. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” që nga krijimi i tij gjatë viteve ka performuar në skena të rëndësishme, duke fituar vlerësime për cilësinë artistike dhe përkushtimin ndaj promovimit të veprave klasike dhe bashkëkohore.
    Ansambli me këtë koncert mbrëmjen e së hënës nderon gjithashtu kujtimin e profesorit dhe fagotistit Fatos Jaho, i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit. “Kontributi dhe arti i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, dhe ansambli vazhdon ta çmojë kontributin e tij dhe të ruajë kujtimin për artin që ai dhuroi”, thuhet në materialin e ansamblit. Koncerti këtë mbrëmje për publikun organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, Tiranë, ku mbështetja vjen dhe nga donatorë të tjerë. Koncertet muzikore po sjellin për publikun jo vetëm vepra të autorëve shqiptarë, por dhe të atyre të huaj, duke u bëre një pjesë me rëndësi e jetës artistike në kryeqytet këtë sezon pranvere.

  • 15 Ditë Prill/ Vepra që përball të shkuarën me të tashmen është një ftesë për reflektim! 12 aktorë sjellin 50 personazhe në Teatrin Kombëtar

    15 Ditë Prill/ Vepra që përball të shkuarën me të tashmen është një ftesë për reflektim! 12 aktorë sjellin 50 personazhe në Teatrin Kombëtar

    “15 Ditë Prill” është shfaqja që i flet të shkuarës por bazohet te e tashmja, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen.

    Vepra e Anisa Markarian vjen në skenën e teatrit nga regjisorja Driada Dervishi, që për gati 100 minuta përshkruan festimet diktatorit.
    Një qytet-bunker, që pretendon të mbrojë, por në të vërtetë asfikson personazhet…
    “Kur bie Urthi dhe banorët e Urthit (të burgosurit) shohin për herë të parë horizontin zbulojnë se bota vazhdon. E dyta, i bëjmë pyetje vetes përpara kësaj lirie që kemi para syve, duhet të gëzojmë apo të shqetësohemi. Është një dilemë e madhe sepse edhe demokracia është një bisedë për t’u fituar“-shprehet shkrimtarja Anisa Markarjan.
    15 Ditë Prill në fakt i takon një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e përsëriten fatalisht.
    “Është një teatër një përcjell mjaft satirën, parodinë, por nga ana tjetër është një teatër social me nota politike. Shpresoj që një shfaqje teatri mund të ndikojë jo vetëm për të reflektuar, por edhe për të ndryshuar. Dhe secili në miniuniversin e tij, mund të bëjë diçka për të ndryshuar gjëra që kemi 35 vite që presim t’i ndryshojmë për mirë“-shprehet regjisorja Driada Dervishi.
    Skenarit dinamik, skenografisë së pasur dhe efekteve të shumta u japin jetë 12 aktorët që interpretojnë plot 50 role. Qytetarë, zyrtarë, artistë e intelektualë, që e kanë të ndaluar të vërtetën. Ndaj për Ida Raez fundi është tragjik.
    “Ida për kohën do të quhej rebele dhe kështu e pëson sepse do të thotë të vërtetën me çdo kusht. Dhe në një kohë kur e vërteta e vetmja quhej vetëm ajo e partisë, ishte e vështirë dhe prandaj personazhi e pëson“-shprehet aktorja Alesia Xhemalaj.
    Një udhëtim që zgjon kujtesën dhe të fton të reflektim, shfaqja u pëlqye nga publiku, që mbushi sallën e Teatrit Kombëtar këtë fundjavë.

    Top Channel