Tag: venecias

  • Berisha: Tuneli i Llogarasë ka për hajdut të parë Edi Ramën. Gjykata Kushtetuese në ditën e asgjësimit të saj

    Berisha: Tuneli i Llogarasë ka për hajdut të parë Edi Ramën. Gjykata Kushtetuese në ditën e asgjësimit të saj

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për përfshirje në aferat korruptive të lidhura me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, duke deklaruar se “hajduti i parë i kësaj vepre është Edi Rama”. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilin e cilësoi “ditën e asgjësimit të saj”, ndërsa e akuzoi kryeministrin se po përpiqet të bllokojë drejtësinë duke mashtruar publikisht mbi interpretimet e Komisionit të Venecias. Sipas tij, aferat korruptive që lidhen me Ministrinë e Infrastrukturës shkojnë në miliarda euro, ndërsa mesazhet dhe provat e publikuara tregojnë përfshirje direkte të kreut të qeverisë.

    Pjesë nga fjala e kryedemokratit Sali Berisha:

    Të nderuar deputete e deputetë. Siç e shifni, degradimi i narkoregjimit po ndodh me shpejtësi. Edi Rama me Lubi Ballukun pasi kanë vjedhur jo qindra-milionë, por miliarda, për çdo shqiptar kam një lutje të njerëzishme; të mos harrojë se, Lubia si ministre ka administruar 12 miliardë euro dhe në çdo lloj përllogaritje, mbi 10 miliardë janë të zhdukura, nuk kanë as nam e as nishan. 

    Në mos harrojë se në 12 vite, taksa, djersë i qytetarëve shqiptarë, në total prej 67 miliardësh. 
    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe sipas Bankës Botërore, me ato analiza që kanë bërë, është përllogaritur se 90% e tyre janë zhdukur. Këto janë grabitjet dhe plaçkitjet. 
    Tani kur një prokuror guxoi dhe mori në ndjekje penale Lubinë, pasi ajo përveç të tjerave kishte rrëfyer gjithçka në mesazhe, në fotografi, sms, video etj., absolutisht në atë aferë emri i parë është Edi Rama. 
    Tuneli i Llogarasë ka për hajdut të parë Edi Ramën. Askush të mos mendojë se Lubia është ndarë duar bosh, jo absolutisht. 
    As Lubia dhe as shumë të tjerë që i ka paritur ajo. Parite thoshte, parite pak atë, keni parë ju termin e ri në gjuhën shqipe.
    Tani kërkon të bllokojë përfundimisht edhe atë minimum drejtësie që mund të ketë mbetur. Del çdo ditë si hajduti i kapur në qark, u thotë shqiptarëve mos kujtoni se kam vjedhur. Si të mos kujtojnë shqiptarët, por ata të shohin ty, se Lubia nuk ka bërë asgjë tjetër veç se ka zbatuar porositë tua, i ke aty. 
    Mesazhet shumë më tepër se sa të Lubisë tek Ervis Berberi, që dje filloi ta merrte në mbrojtje, janë të Edi Ramës, në 4 telefona. 4 telefona, janë mbi 2700 mesazhe në Telegram, Signal, Ëhatssap, etj. 
    Vetëm në njërin telefon të Berberit, ka 407 minuta video, pa llogaritur fotografitë. Absolutisht në njërin, janë 4 ata. 
    Kleptokracia është në panik të tmerrshëm. 
    Faktikisht pret shqiptarët të lajnë duart me të. Po. 
    Shikoni si e shndërroi Gjykatën Kushtetuese, e asgjësoi.  
    Çon kryeministri në Gjykatë Kushtetuese, vendimin e gjykatës që nuk ndodh kurrë, për korrupsion, vendimin e gjykatës për vjedhje. 
    Dhe del si mashtrues ordiner, mashtrues publik dhe ju referuar Komisionit të Venecias kush e di sa herë, në një kohë kur ky komision absolutisht në asnjë opinion të vetëm nuk ka deklaruar se, ministrat nuk mund të pezullohen. Në një kohë kur ky komision në shqyrtimin e Ligjit të Procedurës Penal të Republikës së Kosovës, nenin për pezullimet e ka quajtur atë plotësisht kushtetues.
    Në një kohë kur ky komision e ka gjetur pezullimin në përputhje të plotë me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Edi Rama dy ditë me radhë, mashtroi duke thënë se Komisioni i Venecias. Përkundrazi Gjykata e Strasburgut ka deklaruar se kjo nuk cenon, nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Dhe në fund na doli se i paska thënë një shok. I ka thënë një shoqe si Mogherini. Po kush tjetër. Çfarë do të thotë kjo. 
    Dil mashtrues, na thuaj se cili opinion i Venecias ka thënë që, ministrat nuk pezullohen. Asnjë. Cili vendim i Gjykatës së Strasburgut ka një orientim të tillë. Asnjë. 
    Në cilin opinion të Komisionit të Venecias thuhet se, kjo cënon Kushtetutën. Asnjë. Përkundrazi kanë shkruar se, pezullimi nuk cënon kushtetutën. 
    Gjykata në ditën më të zezë të saj, në ditën e asgjësimit. 

  • Përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, artistë dhe institucione në qendër të debatit kulturor

    Përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, artistë dhe institucione në qendër të debatit kulturor

    Nga Julia Vrapi
    Përfaqësimi i vendit tonë në Bienalen e Artit në Venecia ka sjellë herë pas here edhe reagime të artistëve mbi mënyrën se si bëhet përzgjedhja e projektit fitues, roli i institucioneve në prezantime ndërkombëtare, etj. Bienalja Ndërkombëtare e Artit në Venecia do të mbahet nga 9 maj -22 nëntor 2026, ku edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë vendi ynë do të ketë përfaqësimin e tij. Por këtë dhjetor përfaqësimi i Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias, do të vendosë artistë dhe institucione në qendër të një debati kulturor. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venecias do të zhvillohet një diskutim, që do të ndalet gjithashtu edhe mbi rëndësinë e këtij momenti për artin bashkëkohor shqiptar. “Në prag të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bienalen e 61-të të Venezias, kjo bisedë synon të ndajë me publikun procesin e përzgjedhjes së projektit përfaqësues, konceptin artistik të A Place in the Sun të Genti Korinit dhe qasjen kuratoriale që qëndron pas tij. Diskutimi do të ndalet gjithashtu mbi rëndësinë e këtij momenti për artin bashkëkohor shqiptar, për rolin e institucioneve publike në përfaqësimet ndërkombëtare dhe për mënyrat se si bashkëpunimi ndërmjet aktorëve institucionalë dhe atyre të pavarur forcon praninë dinjitoze ndërkombëtare të Shqipërisë në skenën e artit”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një postim në Facebook. Kjo bisedë publike do të zhvillohet në COD më 9 dhjetor, ora 18:00 dhe  vjen e organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dhe Galeria Kombëtare e Arteve në bashkëpunim me COD- Qendra për Hapje dhe Dialog.
    Bienalja e Venecias një prej ngjarjeve më të mëdha artistike
    Bienalja e Venecias një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në arenën ndërkombëtare dhe në edicionin e 61-të të saj artisti Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë me projektin  “A Place in the Sun”. Më herët nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëhej me dije se për Bienalen ishin pranuar 17 aplikime, ku juria ndërkombëtare zgjodhi fitues artistin Genti Korini.  Siç u bë me dije më herët, juria e përbërë nga Adela Demetja, Katerina Gregos, Blanche de Lestrange, Elian Stefa dhe Arnisa Zeqo zgjodhi këtë projekt si më bindësin ndër 17 aplikimet e pranuara përmes thirrjes së hapur, për disa arsye. Edhe këtë edicion ashtu si dhe më parë Shqipëria do të ketë përfaqësimin e saj, ku më herët Ministria e Kulturës shpalli edhe konkursin për projektin e pavijonit shqiptar që do të shqyrtohej nga juria ndërkombëtare. Në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia vitin që vjen pavijoni shqiptar pritet që të vendoset në katin e parë të Sale d’Armi A të Arsenale. Tema e bienales në vitin 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”. Vendi ynë merr pjesë në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia pas edicionit të 60-të, që u zhvillua nga data 20 prill – 24 nëntor 2024.

  • Arrestimi i kryebashkiakëve, Komisioni i Venecias: Demokracia vendore s’mund të drejtohet nga qelia

    Arrestimi i kryebashkiakëve, Komisioni i Venecias: Demokracia vendore s’mund të drejtohet nga qelia

    Komisioni i Venecias ka dalë me një raport të zgjeruar mbi pasojat që sjell paraburgimi i kryebashkiakëve në funksionimin e demokracisë vendore, një dokument që në sfond ka situatën në Turqi dhe burgosjen e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoğlu, së bashku me dhjetëra drejtues të tjerë vendor.
    Raporti, i miratuar në sesionin plenar të tetorit 2025, është zyrtarisht “jo specifik për një vend të vetëm”, por vetë Komisioni pranon se kërkesa erdhi nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, pas një vale shkarkimesh, arrestimesh dhe zëvendësimesh me administratorë të emëruar nga qeveria në bashkitë e Turqisë.
    Sipas të dhënave të paraqitura nga Kongresi, pas zgjedhjeve vendore të vitit 2024, të paktën 26 kryebashkiakë të opozitës – mes tyre edhe drejtues të metropoleve si Stambolli, Antalia dhe Adana – janë arrestuar me akuza korrupsioni dhe terrorizmi, janë pezulluar nga detyra dhe janë zëvendësuar nga të emëruar nga qeveria. Sipas raportit, rreth 4 milionë qytetarë turq jetojnë sot në bashki që nuk drejtohen nga kryebashkiaku që kanë votuar, por nga administratorë të dërguar nga Ankaraja.
    Komisioni i Venecias e cilëson paraburgimin e kryebashkiakëve opozitarë si një goditje të dyfishtë: ndaj të drejtave të individit të zgjedhur dhe ndaj të drejtave të vetë votuesve. Kur kryebashkiaku mbahet me muaj apo vite në burg pa vendim të formës së prerë, thuhet në raport, “ndërpritet marrëdhënia zgjedhore mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre”. Qytetarët humbasin mundësinë ta mbajnë përgjegjës përmes mekanizmave demokratikë, ndërsa bashkia drejtohet nga dikush që ata nuk e kanë zgjedhur.
    Duke analizuar praktikat në mbi 30 vende, Komisioni arrin në disa konkluzione që prekin direkt modelin turk. Së pari, shumica e shteteve europiane lejojnë pezullimin e përkohshëm të një kryetari bashkie që është nën hetim penal, por kjo bëhet me një sërë kushtesh strikte: bazë të qartë ligjore, përcaktim të veprave për të cilat mund të pezullohet, vendim nga gjykata dhe jo nga politika, afate të qarta, të drejtë ankimi, të drejtë për t’u dëgjuar dhe detyrim për arsyetim të vendimit. Pezullimi, thekson Komisioni, duhet të jetë masë e jashtëzakonshme dhe gjithmonë e testuar sipas proporcionalitetit.
    Së dyti, Komisioni fut në shënjestër zëvendësimin me administratorë të emëruar nga qeveria. Kjo formë, e aplikuar masivisht në Turqi gjatë viteve të fundit, cilësohet “modeli më problematik” në raport me Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore. Sipas Komisionit, zëvendësimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me një person të dërguar nga qendra “e zhbën vullnetin e elektoratit dhe e shkëput krejt lidhjen midis komunitetit lokal dhe drejtuesit të bashkisë”.
    Raporti nënvizon se lokale-t nuk janë “degë” të qeverisë qendrore, por institucione të zgjedhura që gëzojnë autonomi dhe që përgjigjen para qytetarëve, jo para ministrive. Praktika e zëvendësimit masiv të kryebashkiakëve opozitarë me të emëruar politikë nga qeveria, nëpërmjet dekretit apo ligjeve emergjente, shihet si një shkelje e drejtpërdrejtë e frymës së Kartës së Strasburgut për vetëqeverisjen vendore.
    Sa i përket vetë paraburgimit, Komisioni kujton standardet europiane: duhet të jetë masë e fundit, e justifikuar me arsye konkrete dhe e rishikuar vazhdimisht. Në rastin e të zgjedhurve vendorë, këto kërkesa marrin “peshë të shumëfishtë”, sepse nga një vendim penal i gjykatës – që zgjatet në kohë – varet jo vetëm liria e një individi, por funksionimi i demokracisë vendore për qindra mijëra zgjedhës.
    Në fund të raportit, Komisioni i Venecias i bën thirrje shteteve – mes rreshtave, Turqisë – që rregullat për pezullimin dhe zëvendësimin e kryebashkiakëve të rishikohen në përputhje me standardet europiane. Zgjidhja më demokratike, sidomos kur ka heqje të përhershme apo pezullim shumë të gjatë, mbetet përsëritja e zgjedhjeve dhe kthimi te vota e qytetarëve. Zëvendësimi me të emëruar nga qeveria, pa garanci strikte dhe pa afate, shihet si rruga më e shkurtër për të shkatërruar besimin te kutia e votimit dhe për ta kthyer pushtetin lokal në një instrument të ekzekutivit qendror.
    Në këtë sfond, rasti i burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit nuk shihet vetëm si çështje penale, por si një provë e madhe politike për mënyrën se si një shtet trajton vullnetin e qytetarëve kur ai shprehet kundër shumicës në pushtet. Komisioni i Venecias ka zgjedhur të mos bëjë një opinion të drejtpërdrejtë për Turqinë, por mes radhëve të raportit, mesazhi është i qartë: demokracia vendore nuk mund të funksionojë nga qelia, as nga zyrat e emërimit të qeverive.

  • Balluku pa post! Berisha: Do padisim kryeministrin! Rama i përgjigjet: Ankimimin në GJK e kam bërë unë, s’ bëj presione

    Balluku pa post! Berisha: Do padisim kryeministrin! Rama i përgjigjet: Ankimimin në GJK e kam bërë unë, s’ bëj presione

    Edi Rama, Sali Berisha dhe Belinda Balluku

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh në Facebook, ku ka folur për ankimin në Kushtetuese për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Rama ka deklaruar se ankimimin në Gjykatë Kushtetuese e ka bërë vetë ai por si kryeministër. 
    Në videomesazhin e tij kreu i qeverisë një përgjigje i ka dhënë edhe kreydemokratit Sali Berisha, i cili në një konferencë për shyo u shpreh se do ta padisë Ramën lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut, pasi sipas tij, ka shpërndarë dezinformacione duke pretenduar se Komisioni i Venecias e mbështet qëndrimin e tij.
    Berisha: Dita e djeshme shënoi një akt të pashembullt multidimensional në historinë e Shqipërisë dhe Evropës. Dje Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi GJK, presion të hapur të dënuar me ligj në çdo vend, për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës së të cilës ka ngrenë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Rama mashtroi në mënyrë të paskrupullt, mashtroi shqiptarët dhe Evropën. Sipas tij, Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave. Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton GJEDNJ, që është gjykata garantë e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim sulmin e paskrupullt, e pashembullt ndaj GJK dhe sistemit evropian të drejtësisë, Komisionit të Venecias. PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë. Nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.

    Berisha pretendon se Rama ka ushtruar presion ndaj Kushtetueses, ndërsa vetë kreu i qeverisë shprehes se nuk i ka bërë presion askujt dhe e gjitha është një betejë institucionale. 
    Edi Rama: Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscenimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie. Pavarësisht nga unë, na ne, nga ata që sot jemi dhe nesër s’jemi. Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës, do legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin, do krijonte precedent të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional do ndodhet diçka që është e panjohur në Europë.
    Duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja për ta kthyer dhe këtë konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësor në një konflikt politik siç bëjnë për çdo gjë të mbyturit e kënetës. Hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për të kapur nga dyert e prokurorisë ushqimin për opozitarizmin, në këtë rast nuk e tregojnë dot, një rast në Europë dhe botë po të duan, që u pezullonka anëtari i qeverisë me vendim gjykate. Nuk e gjejnë dot se nuk ka dhe nuk kanë se si dhe ku e nxjerrin. Pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe një gjyqtari është rrëmbim i kompetencës së kryeministrit.
    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. GJKKO ka caktuar edhe arrest shtëpie për kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH.

    Vendimi i GJKKO u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria me një kërkesë zyrtare për shfuqizimin e vendimit. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, teksa argumenton se ky vendim sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror. Kushtetuesja është ajo që do të vendosë për ‘fatin’ e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë./ZËRI

  • Berisha: PD do të padisë Edi Ramën për mashtrim publik

    Berisha: PD do të padisë Edi Ramën për mashtrim publik

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se do të padisë kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik lidhur me pezullimin e ministres Belinda Balluku.
    Sipas Berishës, Rama ka shpërndarë dezinformacione duke pretenduar se Komisioni i Venecias e mbështet qëndrimin e tij, një deklaratë që nuk ka asnjë dokument zyrtar që ta mbështesë.
    “PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për ato që ka deklaruar. Nuk ka asnjë dokument të Venecias që thotë se pezullimi i një ministri është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve”, tha Berisha.
    Sipas tij, deklaratat e Ramës për pezullimin e ministres janë të pavërteta dhe synojnë të mashtrojnë publikun duke përdorur në mënyrë të pasaktë referencat ndaj institucioneve ndërkombëtare.
    Berisha tha se padia do të dorëzohet që nesër dhe synon të qartësojë për opinionin publik se nuk ekziston asnjë bazë ligjore apo dokumentacion nga Komisioni i Venecias që mbështet pretendimet e kryeministrit.
    “Lidhur me Gjykatën Europiane e pranoi vetë se nuk ka asnjë rast. Se nuk shkon hajduti, përveç hajdutëve në qeverinë shqiptare, të tjerët nuk e bëjnë këtë. Pra, si përfundim Edi Rama do paditet nesër për mashtrues publik si njeriu që kërkon të pengojë drejtësinë. Dy vepra penale të rënda. Citon parime, së pari thotë Strasburgu se masat e sigurisë nuk mund të përdoren për qëllime politike. Atëherë tregon se këtu qeveris Erion Veliaj”.

  • Deklaratat skandaloze të Ramës, Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij

    Deklaratat skandaloze të Ramës, Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër “mashtrim publik të rëndë”, duke keqpërdorur emrin e Komisionit të Venecias për të justifikuar qëndrimet e tij lidhur me çështjen e pezullimit të ministrave.
    Sipas kreut të PD, Rama ka dalë kundër çdo norme ligjore europiane dhe kundër jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, duke tentuar të krijojë idenë se ekzekutivi është mbi ligjin.
    Lideri i opozitës tha se Rama nga frika dhe paniku, po shpërndan gënjeshtra për të mbrojtur vetën dhe ministren Balluku, ndërsa paralajmëroi se PD do të depozitojë padi për mashtrim publik ndaj Ramës.
    Berisha theksoi se asnjë dokument i Venecias nuk përmban atë që pretendon kryeministri, duke e cilësuar këtë një manipulim të rëndë të opinionit.
    “Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim.Asnjë ministër nuk ka marrë mundimin të ankohet pas pezullimit në gjykatë, por ka dhënë dorëheqjen.Kanë dhënë dorëheqjen.Dhe vazhdon.Të pezullosh një ministër nuk do të thotë thjesht të pezullosh vetëm një individ apo funksionar, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse dhe t’i pamundësosh pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave.Mashtrim, mashtrim dhe mashtrim i paturp.Kur një ministër sëmuret 6 muaj dhe e pezullon i gjithëfuqishmi, është zëvendësi që përfaqëson ministrin në Këshillin e Ministrave, që kryen detyrat e ministrave.Pra, me këtë që thotë, pranon fajësinë e vet sepse përpiqet të mashtrojë publikun me çdo lloj argumenti.Po u pezullua ministri, nuk ka kush sjell vendimet.Vendimet i sjell zëvendësministri.Po ai vetë do pezullohet sepse Lubia, 80 përqind të firmave në vend të kryeministrit janë të Lubisë.Çfarë do të thotë ai kur gjykatësi të kërkojë pezullimin, se nuk ka kush e paraqet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave? E paraqet zëvendësi. Pa diskutim.Nuk ka asnjë ministër në Shqipëri që është zgjedhur nga sovrani si ministër. As kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër. Ka vetëm një botë, Izraeli ku zgjidhet kryeministri.Në Shqipëri jo.Kështu që ikën, nuk ka asnjë gjë. Çfarë ka këtu?E kuptoni ju ku shkon nga tmerri, paniku dhe frika që ka?Çfarë mendoni ju se ky qan hallin e Lubisë?Po ky nuk pyet për njeri në botë kur vjen puna për veten e tij.Sado që e ka përdorur Luibinë në shkallë ekstreme, ai do e lëshonte atë në Lanë, por nuk e lëshon dot se janë mesazhet në dosje në të cilat është më delinkuent Rama se Lubia. Dhe nuk janë vetëm në dosje.Prandaj ky konstitucionalist i madh thotë se kryeministri rri në detyrë ose largohet nga detyra me dorëheqje. Ose me dënim të formës së prerë sipas ligjit.Këto janë trillime dhe mashtrime.Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet, nuk ka asnjë fjalë në asnjë rresht, në asnjë këshillë për ministrat.Por masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit.Së dyti për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit krim.Kurse për Edi Ramën, vetëm kur të dënohet.Po ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja këtij.Ky nuk fle më. E dini ju? E kam thënë dhe e them prapë këtu, shkon një i vdekur me një të gjallë.Keni parë apo nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy mbi një kalë.Tani gjejeni vetë.Prandaj kishte dalë dje.Unë i bëj thirrje t’i hapin padi penale për presionin që bëri ndaj gjykatës.Dhe thotë, pastaj rreshton ato: apo në in ekstremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit, tjetër nuk ka, thotë, prokuroritë dhe gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrsesi këtë në Europë.Mashtrues, shumë e shumë raste në Europë.A ka turp ky njeri?I ka plasur cipa nga tmerri.Është i aftë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë.Jep orientimin tani, dëgjojeni, Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim kësaj rruge të pashkelur në Europë, por sa jemi të informuar deri tani, askund në botë.Ky, po të mos jemi para një mashtrimi ndërkontinental, nuk ia vlen të merresh me të.Janë kryeministra të pezulluar nga gjykata.Janë kryeministra që pasi është shpallur hetimi, janë larguar.Janë ministra, një seri ministrash që për mbrojtje të të dhënave dhe parandaluar përsëritjen e akteve, janë pezulluar nga gjykata.Por ka të drejtë në një pikë. Gjykata nuk mund të kishte vendim tjetër përveç arrestimit të Lubi Ballukut.Edhe tani vazhdojnë të prishin provat me Edi Ramën për krimet që kanë kryer.Po, po ajo duhet arrestuar dhe zyrat duheshin vënë të gjitha në sekuestro.Të shkonte diku tjetër të drejtonte qeverinë.Por, thotë, të ndajmë me ju se çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.Nuk mund të ketë njeri më të papërgjegjshëm.Qëndrimi i Venecias në fakt është shumë i prerë.Sipas tij, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarët e qeverisë sepse cenojnë balancën e pushteteve.Absolutisht mashtrim në çdo germë, në çdo fjalë, në çdo frymë.Një përkufizim i tillë nuk ekziston në asnjë nga këshillimet, çështjet e trajtuara nga Komisioni i Venecias.Nëse gjykata, thotë, e pezullon, ajo praktikisht ndërhyn në punët e qeverisë.Po gjykata dhe prokuroria janë për të ndërhyrë në çështje ku ka krim.E ndërron përbërjen e ekzekutivit. E shpëton ekzekutivin nga kriminelë.Merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe presidentit. Absolutisht jo. Po kur kryeministri dhe presidenti janë të zhytur gjer te veshët, atëherë del një njeri që në emër të shtetit bën ligjin.Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve.Të gjitha këto, PD do bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës.Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që shkruan.Nuk ka asnjë dokument të Venecias që të thotë se pezullimi i një ministri është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve”, u shpreh Berisha.

  • Deklaratat skandaloze të Ramës/ Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij, nuk ka asnjë dokument të Venecias që i thotë këto gjëra

    Deklaratat skandaloze të Ramës/ Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij, nuk ka asnjë dokument të Venecias që i thotë këto gjëra

    Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër “mashtrim publik të rëndë”, duke keqpërdorur emrin e Komisionit të Venecias për të justifikuar qëndrimet e tij lidhur me çështjen e pezullimit të ministrave.

    Sipas kreut të PD, Rama ka dalë kundër çdo norme ligjore europiane dhe kundër jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, duke tentuar të krijojë idenë se ekzekutivi është mbi ligjin.

    Lideri i opozitës tha se Rama nga frika dhe paniku, po shpërndan gënjeshtra për të mbrojtur vetën dhe ministren Balluku, ndërsa paralajmëroi se PD do të depozitojë padi për mashtrim publik ndaj Ramës.

    Berisha theksoi se asnjë dokument i Venecias nuk përmban atë që pretendon kryeministri, duke e cilësuar këtë një manipulim të rëndë të opinionit.

    Deklarata për media:

    Kundër jurisprudencën së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Mashtrim, mashtrim dhe vetëm mashtrim.
    Asnjë ministër nuk ka marrë mundimin të ankohet pas pezullimit në gjykatë, por ka dhënë dorëheqjen.
    Kanë dhënë dorëheqjen.
    Dhe vazhdon.
    Të pezullosh një ministër nuk do të thotë thjesht të pezullosh vetëm një individ apo funksionar, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse dhe t’i pamundësosh pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave.
    Mashtrim, mashtrim dhe mashtrim i paturp.
    Kur një ministër sëmuret 6 muaj dhe e pezullon i gjithëfuqishmi, është zëvendësi që përfaqëson ministrin në Këshillin e Ministrave, që kryen detyrat e ministrave.
    Pra, me këtë që thotë, pranon fajësinë e vet sepse përpiqet të mashtrojë publikun me çdo lloj argumenti.
    Po u pezullua ministri, nuk ka kush sjell vendimet.
    Vendimet i sjell zëvendësministri.
    Po ai vetë do pezullohet sepse Lubia, 80 përqind të firmave në vend të kryeministrit janë të Lubisë.
    Çfarë do të thotë ai kur gjykatësi të kërkojë pezullimin, se nuk ka kush e paraqet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave? E paraqet zëvendësi. Pa diskutim.
    Nuk ka asnjë ministër në Shqipëri që është zgjedhur nga sovrani si ministër. As kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër. Ka vetëm një botë, Izraeli ku zgjidhet kryeministri.
    Në Shqipëri jo.
    Kështu që ikën, nuk ka asnjë gjë. Çfarë ka këtu?
    E kuptoni ju ku shkon nga tmerri, paniku dhe frika që ka?
    Çfarë mendoni ju se ky qan hallin e Lubisë?
    Po ky nuk pyet për njeri në botë kur vjen puna për veten e tij.
    Sado që e ka përdorur Luibinë në shkallë ekstreme, ai do e lëshonte atë në Lanë, por nuk e lëshon dot se janë mesazhet në dosje në të cilat është më delinkuent Rama se Lubia. Dhe nuk janë vetëm në dosje.
    Prandaj ky konstitucionalist i madh thotë se kryeministri rri në detyrë ose largohet nga detyra me dorëheqje. Ose me dënim të formës së prerë sipas ligjit.
    Këto janë trillime dhe mashtrime.
    Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet, nuk ka asnjë fjalë në asnjë rresht, në asnjë këshillë për ministrat.
    Por masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit.
    Së dyti për të parandaluar përsëritjen e të njëjtit krim. 
    Kurse për Edi Ramën, vetëm kur të dënohet.
    Po ky është kaq i inkriminuar, i ka humbur mendja këtij.
    Ky nuk fle më. E dini ju? E kam thënë dhe e them prapë këtu, shkon një i vdekur me një të gjallë.
    Keni parë apo nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy mbi një kalë.
    Tani gjejeni vetë.
    Prandaj kishte dalë dje.
    Unë i bëj thirrje t’i hapin padi penale për presionin që bëri ndaj gjykatës.
    Dhe thotë, pastaj rreshton ato: apo në in ekstremis me dënim të formës së prerë sipas ligjit, tjetër nuk ka, thotë, prokuroritë dhe gjykatat nuk hyjnë fare në këtë mes dhe nuk e bëjnë kurrsesi këtë në Europë.
    Mashtrues, shumë e shumë raste në Europë.
    A ka turp ky njeri?
    I ka plasur cipa nga tmerri.
    Është i aftë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë.
    Jep orientimin tani, dëgjojeni, Gjykata Kushtetuese t’i japë drejtim kësaj rruge të pashkelur në Europë, por sa jemi të informuar deri tani, askund në botë.
    Ky, po të mos jemi para një mashtrimi ndërkontinental, nuk ia vlen të merresh me të.
    Janë kryeministra të pezulluar nga gjykata.
    Janë kryeministra që pasi është shpallur hetimi, janë larguar.
    Janë ministra, një seri ministrash që për mbrojtje të të dhënave dhe parandaluar përsëritjen e akteve, janë pezulluar nga gjykata.
    Por ka të drejtë në një pikë. Gjykata nuk mund të kishte vendim tjetër përveç arrestimit të Lubi Ballukut.
    Edhe tani vazhdojnë të prishin provat me Edi Ramën për krimet që kanë kryer.
    Po, po ajo duhet arrestuar dhe zyrat duheshin vënë të gjitha në sekuestro.
    Të shkonte diku tjetër të drejtonte qeverinë.
    Por, thotë, të ndajmë me ju se çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.
    Nuk mund të ketë njeri më të papërgjegjshëm.
    Qëndrimi i Venecias në fakt është shumë i prerë.
    Sipas tij, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarët e qeverisë sepse cenojnë balancën e pushteteve.
    Absolutisht mashtrim në çdo germë, në çdo fjalë, në çdo frymë.
    Një përkufizim i tillë nuk ekziston në asnjë nga këshillimet, çështjet e trajtuara nga Komisioni i Venecias.
    Nëse gjykata, thotë, e pezullon, ajo praktikisht ndërhyn në punët e qeverisë.
    Po gjykata dhe prokuroria janë për të ndërhyrë në çështje ku ka krim.
    E ndërron përbërjen e ekzekutivit. E shpëton ekzekutivin nga kriminelë.
    Merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe presidentit. Absolutisht jo. Po kur kryeministri dhe presidenti janë të zhytur gjer te veshët, atëherë del një njeri që në emër të shtetit bën ligjin.
    Dhe kjo konsiderohet nga Venecia shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve.
    Të gjitha këto, PD do bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës.
    Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që shkruan.
    Nuk ka asnjë dokument të Venecias që të thotë se pezullimi i një ministri është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës midis pushteteve.

  • Skandali miliona euro i Ballukut, Berisha: Sipas ‘Venecias’ pezullimi i saj nuk është antikushtetues, Rama mashtron

    Skandali miliona euro i Ballukut, Berisha: Sipas ‘Venecias’ pezullimi i saj nuk është antikushtetues, Rama mashtron

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka bërë një superskandal dhe se me aferën e saj shqiptarët kanë humbur 97 milionë euro.
    Berisha: Dita e djeshme shënoi një akt të pashembullt multidimensional në historinë e Shqipërisë dhe Evropës. Dje Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi GJK, presion të hapur të dënuar me ligj në cdo vend, për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës së të cilës ka ngrenë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Rama mashtroi në mënyrë të paskrupullt, mashtroi shqiptarët dhe Evropën. Sipas tij, Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave. Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton GJEDNJ, që është gjykata garantë e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim sulmin e paskrupullt, e pashembullt ndaj GJK dhe sistemit evropian të drejtësisë, Komisionit të Venecias.
    Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut, duke iu referuar Komisionit të Venecias është jo proporcional. Është një mashtrim fund e krye. Komisionit i Venecias kërkon propocinalitet në cdo gjë, por Rama harron se propocinaliteti është një nga parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
    Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë në hetim ndaj një ministri për një aferë në të cilët shqiptarët humbën 97 mln euro, por në dokumentet bazë 50 mln euro.
    Andi demokratike do të ishte në rast se nuk do guconin, apo do injoronin këtë superskandal të Ballukut
    Komisioni i Venecias thotë se parimi i pezullimit si akt nuk shkel dhe nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra Rama mashtron në mënyrë të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Ko

  • Skandalet e Ballukut, Berisha paralajmëron lëvizjen e radhës: Që nesër do të…

    Skandalet e Ballukut, Berisha paralajmëron lëvizjen e radhës: Që nesër do të…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni i Venecias, nuk thotë që një gjykatë duhet të pezullojë ministrin.
    Berisha paralajmëroi se do të përgatisë një padi për kryeministri Edi Rama për “mashtrim publik”.
    Ai thotë se “nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.
    “PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë. Nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”, tha Berisha, teksa analizoi të gjithë pretendimet e Ramës për pezullimin e Ballukut me vendim të GJKKO.

  • “Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama mashtron me opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

    “Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama mashtron me opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

    Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për referencat e tyre të pretenduara ndaj Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, duke theksuar se nuk përmenden as numra, as data, as emra vendimesh në dokumentet e dorëzuara.
    Bardhi shpjegon se e kundërta e asaj që ata deklarojnë është e vërtetë. Sipas tij, Komisioni i Venecias në Opinionin CDL-AD(2013)001 thekson se rregullat mbi përgjegjësinë ligjore dhe politike ndryshojnë për kreun e shtetit, deputetët dhe ministrat, ku këta të fundit nuk përfitojnë imunitet të gjerë dhe nuk duhet të jenë të mbrojtur nga procedurat kur shkelin ligjin.
    Ai shtoi se vendimet për nisjen e procedurave penale ndaj ministrave duhet të trajtohen nga prokurori i zakonshëm, pa ndikim politik, dhe se autoritetet nuk duhet të ndalohen të hetojnë shkeljet ligjore.
    Kujtojmë se gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se sipas Komisionit të Venecias, gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë. Kjo pasi, një gjë e tillë sipas tij do të cënonte balancën e pushtetetve.
    Reagimi i Bardhit
    Avokati–piktor i Belinda Ballukut iu referua dje Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, por pa përmendur as numër, as datë e as emër të ndonjë opinioni apo vendimi. Madje referenca të tilla nuk gjenden as në kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
    Arsyeja është e thjeshtë dhe e kuptueshme. E kundërta e asaj që ai thotë është e vërtetë.
    E vërteta është që Komisioni i Venecias në një Opinion të tij CDL-AD(2013)001, ka thënë tërësisht të kundërtën e asaj që Edi Rama shpreh, duke konkluduar parimisht në këto standarde:

    Rregullat dhe procedurat mbi përgjegjësinë, si ligjore ashtu edhe politike, në shumicën e sistemeve kushtetuese janë të ndryshme për secilën nga këto tre kategori (kreu i shtetit, deputetët, ministrat). Si krerët e shtetit ashtu edhe deputetët shpesh (edhe pse për arsye të ndryshme) gëzojnë një shkallë më të lartë imuniteti nga përgjegjësia ligjore sesa ajo që u jepet zakonisht ministrave të qeverisë.
    Shumica e vendeve kanë rregulla të posaçme mbi imunitetin ligjor për krerët e shtetit (mbretër dhe presidentë) dhe për anëtarët e parlamentit, por rregullat mbi imunitetin për ministrat e qeverisë janë më pak të zakonshme dhe, nëse ekzistojnë, shpesh janë më pak gjithëpërfshirëse.
    Ndërkohë që mund të ketë arsye të vlefshme për të dhënë një shkallë të caktuar imuniteti ligjor për deputetët dhe krerët e shtetit, këto arsye nuk mbulojnë në të njëjtën masë ministrat e qeverisë. Procedurat speciale nuk duhet të interpretohen në mënyrë që të sigurojnë një imunitet të gjerë procedurial për ministrat që kanë shkelur qartë ligjin.
    Vendimi për të nisur procedura penale ndaj një ministri (aktual ose ish) shpesh ka pasoja serioze për personin e përfshirë, pavarësisht nëse gjendet fajtor. Në vendet ku kjo trajtohet nga prokurori i zakonshëm, është e rëndësishme që ky institucion të jetë në gjendje të ushtrojë diskrecion të shëndoshë dhe të mos ndjekë akuza të pabazuara që vijnë kryesisht për arsye politike. Nga ana tjetër, është po aq e rëndësishme që autoritetet prokuroriale të mos intimidohen ose udhëzohen nga qeveria (ose aktorë të tjerë) për të mos ngritur akuza në raste ku ka arsye të forta për të besuar se ministri ka shkelur ligjin.

    Nga ana tjetër, Komisioni i Venecias ka dhënë opinione dhe rekomandime shteruese për Republikës e Kosovës në opinionin CDL-AD(2020)008 lidhur me pezullimin e zyrtarëve publikë, duke u shprehur:

    Komisioni e quan pezullimin një masë të ligjshme, efektive dhe të mbështetur nga standardet ndërkombëtare, sidomos në luftën kundër korrupsionit. Komisioni thekson se kjo masë mbështetet nga UNCAC (Konventa e OKB-së kundër Korrupsionit), e cila rekomandon që zyrtarët nën hetim mund të “pezullohen ose shkarkohen duke pasur parasysh edhe prezumimin e pafajësisë”.
    Komisioni thotë se pezullimi nuk duhet kufizuar vetëm te zyrtarët që kryejnë krime që lidhen me funksionin publik, por mund të aplikohet edhe për çdo vepër penale, nëse ekziston rrezik i:

    pengimit të drejtësisë
    ndikimit te dëshmitarët
    shkatërrimit të provave.

    Pra, nuk ka asnjë kufizim që ndalon pezullimin e anëtarëve të qeverisë.

    Komisioni thekson se kjo masë është shumë serioze dhe duhet të shoqërohet me kritere të forta që lidhen kryesisht nëse i dyshuari, i akuzuari ka: rrezik të shkatërrojë prova; rrezik të ndikojë te dëshmitarët; rrezik të përsërisë veprën.
    Në opinionin për Kosovën, Komisioni ka shkuar më tej duke rekomanduar që pezullimi të jetë i mundur për të gjithë “personat zyrtarë” përfshirë: ministra; anëtarë qeverie; zyrtarë të lartë; çdo person që ushtron autoritet publik, madje edhe personat e zgjedhur.

    Avokati-piktor i Belinda Ballukut është në hall të madh sepse ajo e mban peng me aferat e përbashkëta korruptive. Prandaj edhe gënjen publikisht me shpresën se do të ndikojë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese duke iu referuar opinioneve apo vendimeve imagjinare të Komisionit të Venecias apo Gjykatës së Strasburgut.