Tag: venecia

  • “Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

    “Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

    Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit te Shqipëria. Futbollisti shqiptar po kërkon titullin kampion me Trabzonsporin dhe sot ka shënuar dy gola të tjerë kundër Goztepes, ky goli i dytë ishte sërish spektakolar. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte edhe një prej trajnerëve apo më saktë njeriu që e ka formuar Mucin në moshat më të vogla, Eduart Zhupa. Ai ka treguar edhë një detaj të bukur në lidhje me lojtarin tonë.
    “Kemi bërë një turne për Mucin në 2015 në Venecia dhe Mucin e kërkoi Juventusi. E kërkoi direkt Juventusi, që në atë moshë. Erdhën dhe e panë atje, por ka ndryshuar ligji tani që lojtarët tanë nuk quhen të huaj në Itali, atëherë quheshin të tillë. Kështu kishte shumë probleme me dokumentacionin, mosha, kishte shumë faktorë. Kjo tregon që futbolli shqiptar ka talente”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/?

  • “Masa ndaj Ballukut është masë për…”/ Avokati Gjokutaj: Kryeministri e ka kthyer Kushtetuesen në poligon qitjeje

    “Masa ndaj Ballukut është masë për…”/ Avokati Gjokutaj: Kryeministri e ka kthyer Kushtetuesen në poligon qitjeje

    Avokati Genc Gjokutaj, e ka cilësuar kërkesën e kryeministrit në Kushtetuese për pezullimin e Ballukut një presion që po bën Rama për të shpëtuar paradhomën e tij.
    Gjokutaj tha se as Venecia dhe as Strasburgu nuk janë shprehur, por sipas avokatit, kjo lëvizje e tij, është një presion, furtunë e krijuar nga vetë ai, duke dashur të bëjë viktimën. Sipas avokatit, nuk ka kaluar kompetencën GJKKO, por vetë Rama.
    “Ajo kërkesë do të rrëzohet, këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën. Sigurisht qëndrimi i tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender”, tha Gjokutaj.
    Genc Gjokutaj:
    Këtu nuk flitet për drejtësinë apo jo të vendimit, kemi të bëjmë me ndërgjegjen e një kryeministri, që shpjegon që dhe Venecia e Strasburgu që nuk është shprehur për këtë punë, ligji është krejt i qartë.
    Këtë kështjellë, furtunë e ka krijuar vetë kryeministri, duke dashur të bëjë viktimën.
    Sigurisht qëndrimi I tij tregon një frikë të madhe ndaj kësaj lëvizje, se kjo masë është ndaj paradhomës së tij. Po të shihni VKM që SPAK nuk i ka rënë në kokë ti vërë emrin që është korrupsion por thotë shkelje e barazisë në tender.
    Kjo është masë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave jo për ministrin e kryeministrin. Atë VKM eka firmosur Rama me dorën e tij. Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë në jetë ka marrë rolin e avokatit. Ai ka thënë se nuk mbron askënd, tani firmos për një kërkesë në Kushtetuese. E ka kthyer në poligon qitje për interesat e tij.

  • Berisha: Venecia nuk ka asnjë gjykim për ndonjë ministër! Rama e deklaroi hapur se ai dhe ekzekutivi janë mbi ligjin

    Berisha: Venecia nuk ka asnjë gjykim për ndonjë ministër! Rama e deklaroi hapur se ai dhe ekzekutivi janë mbi ligjin

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Asnjë ministër s’mund të kërkojë ‘strehë’ të Venecia”/ Berisha tregon rastet: Lubia i duhet Ramës se…

    “Asnjë ministër s’mund të kërkojë ‘strehë’ të Venecia”/ Berisha tregon rastet: Lubia i duhet Ramës se…

    Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se në asnjë rast Komisioni i Venecias nuk është bërë strehë e ministrave të kapur në korrupsion. Ai në një konferencë për mediat solli rastin e deputetit socialist, Koco Kokëdhima që u largua nga Kuvendi pas akuzave për përfitime financiare.
    Berisha: A nuk u shkarkua Kokëdhima nga Parlamenti me akuzën se kishte keqpërdorur fonde për Abisnet? A ka mashtrues më ordiner se ky person që thotë këtë?!
    Kërcënimi i paprekshmërisë së vullnetit, pra nxjerrja prej leckash jashtë Parlamentit dhe grisja e mandatit qenka normale, por pezullimi qenka cenim i vullnetit. Paskemi lindur të “papezullueshëm” ne që jemi deputetë?
    Po ajo është ministre, pezullohet. Venecia nuk ka asnjë gjykim, asnjë vlerësim për asnjë ministër, sepse s’ka ministër të pafytyrë dhe të paturpshëm që t’i kërkojë Venecias “strehë”. Venecia ka vlerësime vetëm për nenin e pezullimit, konkretisht nenin 117 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.
    Në rastin e Ballukut, sipas tyre, janë plotësuar kushtet për pezullim. Asnjë ministër nuk ka marrë ndihmë pas pezullimit që të ankohet në Gjykatë, por ka dhënë dorëheqje. Ramës i duhet Lubia që të firmosë si zv,kryeministre.

  • Pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO, Berisha tregon rastin ish-deputetit te PS: Mori fonde publike dhe…

    Pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO, Berisha tregon rastin ish-deputetit te PS: Mori fonde publike dhe…

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ka deklaruar se në asnjë rast Komisioni i Venecias nuk është bërë strehë e ministrave të kapur në korrupsion, duke sjellë në vëmendje rastin e ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima që u largua nga Kuvendi pas akuzave për përfitime financiare.
    Berisha u shpreh se Kokëdhima “u nxor prej leckash nga Parlamenti dhe iu gris mandati”, ndërsa me pezullimin e Ballukut për aferat korruptive nuk po merren masa.
    “Nxjerrja prej leckash nga Parlamenti dhe grisja e mandatit qenkan normale, por pezullimi duke i lënë mandatin, kjo qenka paprekshmëri e vullnetit. Paskemi lindur të papezullueshëm ne që vonohemi, çfarë është kjo? Është ministër ajo, pezullohet është në funksion publik”, theksoi kreu i PD.
    Më tej Berisha u shpreh se Venecia nuk ka asnjë gjykim, asnjë vlerësim, për asnjë ministër, që nga themelimi i këtij Komisioni deri më sot sot.
    “Nuk ka ministër dhe të pafytyrë që pasi të kapet duke vjedhur dhe të akuzohet nga drejtësia, të shkojë nga Venecia për t’u mbrojtur. Nuk ka shkuar njeri. Po, Venecia ka vlerësime për nenin e pezullimit”, tha ai.
    Berisha: Berisha: Nënshtrimi i ekzekutivit. Sigurisht që të gjithë jemi nën ligjin.Këtu qenka puna? Pa diskutim që të gjithë jemi nën ligjin dhe nga lashtësia gjer sot, të drejtën për të gjykuar zbatimin apo moszbatimin e ligjit, shoqëritë ia kanë besuar gjykatësve dhe prokurorëve. Dëshmon përmbajtjen e tij psikike. Qenka mbi ligjin. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që për ekzektuviin nuk ekziston ligji. Vazhdon nga pozicione ekstremiste të majta.
    Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit demokratik. Dëgjojeni. Vullnetin demokratik e kërcënojnë jo ata që mbrojnë ligjin dhe zbatojnë ligjin, por ata që vjedhin pasuritë publike duke shkelur ligje dhe Kushtetutë. Kush e kërcënon vullnetin demokratik? E ka fjalën për kërcënimin e paprekshmërisë. Po a nuk u largua Koço Kokëdhima nga parlamenti se kishte marrë fonde nga Abisneti? Lexoni çfarë thotë Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
    A nuk ishte Koço Kokëdhima në parlament si përfaqësues i vullnetit demokratik të zgjedhësve? A ka mashtrues më ordiner se ky person që thotë këtë? Kërcënim i paprekshmërisë së vullnetit. Pra nxjerrja për leckash jashtë nga parlamenti dhe grisja e mandatit qenka normale, kurse pezullimi duke lënë mandatin, kjo qenka paprekshmëri e vullnetit, sepse paskemi lindur të papezullueshëm ne që votohemi.
    Çfarë është ajo mor? Është ministre ajo, është pozicion publik, pezullohet. E shpall presionin e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese si një akt kundër ndarjes së pushteteve. Po që kur është krijuar drejtësia, është krijuar të mbikëqyrë pushtetet për zbatimin e ligjit. Po në qoftë se Edi Rama beson në ndarje pushteti, pamundësinë apo paligjshmërinë e drejtësisë për të gjykuar, për të vendosur, për të ndëshkuar anëtarët e degëve të tjera të pushteteve kur ata shkelin ligjin, atëherë çfarë mbetet këtu?
    A e kuptoni ju sa i rrezikshëm është ky njeri. Kundër standardeve të Venecias. Edhe njëherë, Venecia nuk ka asnjë gjykim, asnjë vlerësim, për asnjë ministër, që nga themelimi i këtij Komisioni të nderuar gjer sot. Pse? Sepse nuk ka ministër dhe të pafytyrë që pasi të kapet duke vjedhur dhe të akuzohet nga drejtësia, të shkojë nga Venecia për t’u mbrojtur. Nuk ka shkuar njeri. Po, Venecia ka vlerësime për nenin e pezullimit.
    Konkretisht nenin 117 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Absolutisht e gjen plotësisht të përputhshëm me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me Kushtetutën e Kosovës, por thekson që duhet të ruajë proporcionalitetin, thekson që duhet të ketë bazë ligjore. Pra, përcakton kushte që në rastin e Ballukut jo janë mbushur, por janë stërmbushur. Pra, Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj, se pezullimi i zyrtarit publik nuk ka të bëjë me ministrin. Në asnjë prej tyre.

  • Panik te pasagjerët, avioni u përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë

    Panik te pasagjerët, avioni u përpoq 2 orë të ulej në Shkup, përfundoi në Prishtinë

    Një avion Wizz Air që ishte nisur nga Venecia për në Shkup ka përfunduar në Prishtinë. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, Airbus A321neo i kompanisë hungareze me kosto të ulët u përpoq të ulej në aeroportin e Maqedonisë së Veriut për gati dy orë, por pa sukses. Kështu, pasi i kishte ardhur rrotull aeroportit të Shkupit për 17 herë, ai u drejtua Prishtinës në Kosovë, ku u ul pa probleme të mëtejshme.
    Linja ajrore ia atribuon problemin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë u ngritën dhe u ulën në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale. Aeroplani me 239 vende kaloi disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët.
    Avioni u nis nga Venecia në orën 14:33 dhe iu afrua Shkupit në orën 15:41. Nga ai moment, ai bëri disa rrotullime, pa mundur të ulej. Në orën 17:33, ai filloi të shkonte në veri, me destinacion Prishtinën. Ai u ul atje në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.
    “Wizz Air konfirmon se fluturimi W6 4752 nga Venecia në Shkup më 25 nëntor është devijuar në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija të motit në Shkup”, – i tha Corriere-s linja ajrore. “Të gjithë pasagjerët do të transportohen në Shkup me transport tokësor. Siguria e pasagjerëve, ekuipazhit dhe avionëve tanë është përparësia jonë kryesore dhe ne falënderojmë ekuipazhin tonë për profesionalizmin e tyre dhe pasagjerët për mirëkuptimin e tyre.”
    Megjithatë, linja ajrore nuk sqaroi pse avionët e tjerë u ulën pa incidente.

  • Fluturimi Venecia-Shkup i Wizz Air bllokohet në ajër për 3 orë, më pas devijon në Kosovë

    Fluturimi Venecia-Shkup i Wizz Air bllokohet në ajër për 3 orë, më pas devijon në Kosovë

    Probleme për një avion të Wizz Air, i cili ishte nisur nga Venecia me destinacion Shkupin. Airbus A321neo i linjës ajrore hungareze me kosto të ulët, për gati dy orë, u përpoq të ulej në aeroportin e Maqedonisë së Veriut, por pa sukses.

    Kështu, pas 17 rrotullimeve mbi aeroportin e destinacionit, ai u drejtua drejt aeroportit të Prishtinës, në Kosovë, ku u ul pa komplikime të tjera.

    Nuk është ende e qartë arsyeja e këtij devijimi. Avioni, me 239 ulëse në bord, ka kaluar disa herë mbi aeroportin maqedonas në një lartësi shumë të ulët, gjë që mund të tregojë se kishte nevojë për një ‘inspektim’ vizual nga toka. Zakonisht këto manovra kryhen kur, për shembull, shfaqen probleme me hapjen e duhur të rrotave të uljes.

    Avioni, i nisur nga aeroporti i Venecias në orën 14:33, iu afrua Shkupit në orën 15:41 (sipas orës italiane). Por nga ai moment ai bëri disa rrethime, pa mundur të ulej. Në orën 17:33, ai filloi të drejtohej drejt veriut, me destinacion Prishtinën, ku u ul në orën 17:55, më shumë se tre orë pasi ishte nisur.

    Corriere i ka kërkuar detaje Wizz Air-it, por pa marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit. A321neo i përdorur ishte pjesë e flotës së divizionit të Abu Dhabit të linjës ajrore hungareze.

  • Venecia i mbyll dyert Greta Thunberg, aktivistja gjobitet dhe ndalohet të hyjë

    Venecia i mbyll dyert Greta Thunberg, aktivistja gjobitet dhe ndalohet të hyjë

    Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të grupit “Extinction Rebellion” janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me nga 150 euro secili, pas një serie protestash ku lumenjtë, kanalet dhe shatërvanët në dhjetë qytete italiane u lyen me një ngjyrë të gjelbër të ndezur. Mes këtyre qyteteve ishte edhe Venecia, ku aktivistët ngjyrosën Kanalin e Madh, një prej pikave më ikonike të qytetit.
    Sipas grupit, ngjyra e përdorur ishte “plotësisht e biodegradueshme dhe miqësore me mjedisin”, ndërsa protesta u zhvillua me sloganin “Stop Ecocide”, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare për samitin COP30 që do të mbahet në Brazil.
    Gjatë protestës në Venecia, ku mori pjesë edhe vetë Greta Thunberg, aktivistët marshuan pranë turistëve në Urën e famshme Rialto, duke tërhequr vëmendjen e madhe të mediave dhe kalimtarëve. Reagimi i autoriteteve italiane ishte i menjëhershëm.
    Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, e dënoi ashpër veprimin duke e cilësuar si “shkelje të respektit ndaj qytetit dhe historisë sonë”. Sipas tij, edhe nëse substanca ishte e padëmshme, “një gjest i tillë mund të ketë pasoja për mjedisin dhe krijon precedent të rrezikshëm për zonat e mbrojtura”.
    Ngjyra e gjelbër u hodh në disa pika të tjera në Itali, përfshirë lumin Po në Torino, lumin Reno në Bolonjë, lumin Tara në Taranto, si dhe shatërvanë në Padova dhe Xhenova. Aksioni synonte të vinte në dukje urgjencën e krizës klimatike dhe kërkesën e aktivistëve që qeveritë të trajtojnë “ekocidin” si krim ndërkombëtar.
    Ndërkohë, ndalimi 48-orësh i hyrjes në Itali dhe gjobat janë parë nga mbështetësit e Greta Thunberg si masa të tepruara, ndërsa kritikët i konsiderojnë protestat si të dëmshme për trashëgiminë kulturore dhe mjedisore të qyteteve historike.