Tag: vendosur

  • AKU gjobit dy subjekte në Tiranë

    AKU gjobit dy subjekte në Tiranë

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve( PMB )në qarkun e Tiranës.
    Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 18 subjekte, janë vendosur në 7 subjekte masa administrative me “paralajmërim” dhe në dy subjekte janë vendosur masa administrative me “gjobë”.

    Në njërin nga subjektet për tregtim produkti PMB të paregjistruar në RSH, u mor masë edhe në bllokimin e produktit, ndërsa në subjektin tjetër për tregtim të PMB-ve pa licencë. U vendos masë në bllokimin e aktivitetit, deri në pajisjen e tij me licencë.

     

  • Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

    Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

    Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë,ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat.
    35-vjeçarja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen.
    Trupi i pajetë i viktimës Arjola Shuaipi është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore.
    Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që familjarët konfirmojnë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej prej vitesh me medikamente.
     
     
    Sipas familjarëve, të cilët kanë deklaruar se ajo kishte tentuar edhe herë të tjera të dëmtonte veten, mendohet se sot ajo e ka kryer aktin e vetëhelmimit në kushte të rënduara psikologjike.

  • Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen e reja, u gjet nga familjarët në dhomën e saj

    Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen e reja, u gjet nga familjarët në dhomën e saj

    Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë, ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur ajo ka vendosur të pijë fostoksinë në dhomën e saj dhe më pas ishte shtrirë në krevat.

    E reja është gjetur pas disa orësh nga familjarët pa shenja jete dhe kanë qënë familjarët ata që kanë njoftuar policinë për ta njoftuar për ngjarjen. Trupi i pajetë i viktimës Arjola Shuaipi është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku do i kryhet edhe autopsia mjeko-ligjore.

    Burimet policore konfirmojnë se në trupin e 35-vjeçares nuk ka pasur shenja dhune, ndërkohë që familjarët konfirmojnë se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej prej vitesh me medikamente.

    Sipas familjarëve, të cilët kanë deklaruar se ajo kishte tentuar edhe herë të tjera të dëmtonte veten, mendohet se sot ajo e ka kryer aktin e vetëhelmimit në kushte të rënduara psikologjike.

  • Yildiz-Juve, bisedime të pandërprera për rinovimin. Ja plani bardhezi për ta “blinduar” talentin turk

    Yildiz-Juve, bisedime të pandërprera për rinovimin. Ja plani bardhezi për ta “blinduar” talentin turk

    18 Tetor 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Juventusi ka vendosur: Kenan Yildiz është shtylla teknike për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Ky vendim konfirmohet nga dy faktet kryesore: dhënia e fanellës prestigjioze nr.10 këtë sezon dhe roli i tij si lider teknik në fushë. Një tjetër tregues është negociata e rinovimit të kontratës, për të shmangur interesin e fortë nga Premier League. Pjesë e menaxhimit është familja.
    Babai i tij, Engin Yildiz, është vendosur në Torino për të koordinuar bisedimet me drejtuesit e klubit. Yildiz ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha europiane: Arsenal, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich. Konkurrenti më serioz duket Chelsea, i gatshëm t’i ofrojë 10 milionë euro në sezon për ta marrë në Londër. Juventusi, megjithatë, nuk pranon të bisedojë për shitjen e tij nën 100 milionë euro.
    Rinovimi i kontratës synon rregullimin e pagës, aktualisht 5 milionë euro + bonuse, për të arritur kërkesën e lojtarit prej 6 milionë eurosh neto, me kontratë deri më 30 qershor 2030. Yildiz është gjithashtu kapiteni më i ri në historinë e Juventusit, duke u bërë simboli i kontinuitetit, lider teknik dhe fytyra publike e klubit.
     

  • A do vendosë BE sanksione ndaj Izraelit, siç ka paralajmëruar?

    A do vendosë BE sanksione ndaj Izraelit, siç ka paralajmëruar?

    Plani i Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj ministrave izraelitë dhe për të zvogëluar lidhjet tregtare është pezulluar, me një grup udhëheqës të shteteve anëtare që thonë se nuk është më i nevojshëm në dritën e një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
    Sipas katër diplomatëve evropianë, iniciativa origjinale tani nuk ka gjasa të marrë mbështetje të mjaftueshme në takimet e ministrave të jashtëm dhe udhëheqësve të BE-së këtë muaj, raporton Politico.
    Sanksionet do të kërkonin marrëveshjen e të gjitha 27 kryeqyteteve, dhe pavarësisht presionit në rritje mbi BE-në për të vepruar, marrëveshja e shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndarë qeveritë kombëtare mbi hapat e ardhshëm. Kufizime specifike tregtare mund të futen me mbështetjen e një numri më të vogël vendesh, por edhe kjo tani duket e pamundur, thonë diplomatët.
    Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi në fjalimin e saj për Gjendjen e Unionit në shtator se do të nisë një iniciativë për të futur në listën e zezë “ministrat ekstremistë”, për të vendosur kufizime ndaj kolonëve të dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe për të pezulluar pagesat dypalëshe për Izraelin.
    Propozimet do të diskutohen në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme në Luksemburg më 20 tetor dhe në një samit të liderëve të BE-së në Bruksel më 23 tetor. Megjithatë, dokumentet e draftit tregojnë se ende nuk është arritur konsensusi.
    Ministri i Jashtëm belg Maxime Prévot, vendi i të cilit ka mbështetur një qasje më të ashpër ndaj Izraelit, tha se ishte për të ardhur keq që BE-së i janë dashur më shumë se dy vjet për të paraqitur masat.
    “Besueshmëria e politikës së jashtme të BE-së është dëmtuar rëndë. Mbetet e vështirë për shumë qytetarë të kuptojnë pse BE-ja nuk është në gjendje të marrë vendime vendimtare”, tha ai.
    Gjermania, Hungaria dhe disa delegacione të tjera kanë kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e sanksioneve, pavarësisht konsensusit të gjerë politik dhe një deklarate të përbashkët të BE-së që mbështet masat kundër kolonëve të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
    Pas njoftimit se Hamasi dhe Izraeli kishin miratuar fazën e parë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, këtë javë la të kuptohej se blloku mund të ndryshonte qëndrimin e tij.
    Sanksionet, tha ajo, u propozuan në një kontekst specifik, dhe nëse konteksti ndryshonte, kjo përfundimisht mund të çonte në një ndryshim të propozimit.
    Sipas diplomatëve, Komisioni aktualisht nuk ka ndërmend ta tërheqë planin, megjithëse perspektiva e një armëpushimi të përhershëm ka çuar në pasigurinë e tij. /tesheshi.com/

  • Mosgrumbullimi i Mehmetit hapi debate, gazetari zbulon detaje: I ka vendosur kushte Silvinjos

    Mosgrumbullimi i Mehmetit hapi debate, gazetari zbulon detaje: I ka vendosur kushte Silvinjos

    Anis Mehmeti ka qenë një emër që e ka shoqëruar Silvinjon në çdo dalje të tij përpara gazetarëve gjatë ndeshjeve të muajit tetor. Mosgrumbullimi i tij në Kombëtare ka ngjallur interes nga opinion sportiv, që e cilëson atë si një alternativë të denjë për kuqezinjtë. Por Tami Kona ka zbuluar një anë tjetër të historisë. Gazetari i njohur ka deklaruar në studion e emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në “Report TV” e gjatë kohës që ishte në Serbi mësoi se Mehmeti i ka vendosur kushte Silvinjos. Sipas tij, lojtari i Bristolit ka kërkuar që të luajë vetëm në krahun e majtë të sulmit.
    “Ne kemi një futbollist tjetër, Mehmetin, që luan në një ligë si Championship-i në Angli. Por nga informacionet që paskam unë, ai na paska vënë ca kushte. “Shiko profesor, unë vij, por luan vetëm në krahun e majtë”. I kam marrë këto informacione tani, kur isha në Serbi. Nuk i dija. Mund të jenë të vërteta, mund të mos jenë të vërteta. Por në ekipin kombëtar nuk mund të vish dhe të vësh kushte”, ka zbuluar Tami Kona./Sport Ekspres/

  • ‘Kosova nuk mbrohet me mitingje’, Blushi: Kjo mazhorancë ka vendosur Jugosllavinë mbi Shqipërin

    ‘Kosova nuk mbrohet me mitingje’, Blushi: Kjo mazhorancë ka vendosur Jugosllavinë mbi Shqipërin

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend kritikoi maxhorancën duke thënë se ajo ka vendosur interesin e Jugosllavisë mbi atë të Shqipërisë.
    Blushi theksoi se debati kryesor në Kuvend duhet të jetë Kosova dhe se Shqipëria ka të gjitha mundësitë për ta mbrojtur atë në OKB, NATO, Këshillin e Evropës dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë.
    “Kosova nuk mbrohet me mitingje,” u shpreh Blushi, duke nënvizuar rëndësinë e veprimeve konkrete diplomatike dhe politike.
    Blushi:
    Kjo maxhorancë që bën thirrje për të vendosur Shqipërinë mbi Partinë, ka vendosur Jugosllavinë mbi Shqipërinë.
    Kosova të jetë sot debati kryesor në Kuvend.
    Shqipëria i ka gjithë hapësirat për të mbrojtur Kosovën në OKB, NATO, KiE e organizma të tjera.
    Kosova nuk mbrohet me mitingje.

  • “I vendosëm dyfishin e premios për Letoninë”! Armand Duka zbulon prapaskenën te Kombëtarja

    “I vendosëm dyfishin e premios për Letoninë”! Armand Duka zbulon prapaskenën te Kombëtarja

    Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Kreu i FSHF ka folur sa i përket përballjes me Serbinë, por njëkohësisht ka zbuluar edhe një prapaskenë nga fitorja 1-0 me Letoninë. I pyetur nga gazetari për një premio të mundshme të vendosur kundër Serbisë, Duka tha:
    “Ne kemi vendosur gjithmonë premio, në cdo ndeshje, Shqipëria ka premio. Por ka disa ndeshje të tjera, me rëndësi më të lartë, ku lojtarët marrin dyfishin e premios. Përshembull kundër Letonisë, kemi vendosur dyfishin e premios për fitore. E vendosëm që lojtarët mos ta merrnin lehtë ndeshjen sepse po të mos fitonim atje, nuk do të ishim në garë këtu sot”, tha Duka. /Sport Ekspres/

  • Kurti: Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona

    Kurti: Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona

    Kosova E Diel, 12 Tetor 2025 09:50
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për zgjedhjet e sotme lokale.
    Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në Prishtinë, Kurti tha se sot është një ditë e rëndësishme për të vendosur se kush do të jetë në krye të komunave, ku merren shërbimet kryesore për shkollat, ujin dhe infrastrukturën.

    “Sot është një ditë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona, për çerdhen, shkollën, ujin, shëndetin, shërbimet dhe infrastrukutrën në lagjet e qytetëve dhe fshatrave. Përveç qytetarë të Kosovës jemi edhe banorë të komunës. Prandaj ftoj qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën që të bëhen hisedar për zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha Kurti.

    Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

    /Kosovapress/

  • Serbët provokojnë para Hotelit të Kombëtares, vendosin hartën e Kosovës me flamurin serb

    Serbët provokojnë para Hotelit të Kombëtares, vendosin hartën e Kosovës me flamurin serb

    Një tjetër gjest i shëmtuar në vjen nga Serbia. Pas skandalit me flamurin shqiptar, duke mos e vendosur në stadium ditën e djeshme gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, sot një tjetër skandal është regjistruar.
    Tifozët serb siç duket nuk kanë ndermend të ndalin provokimet ndaj Kombëtares dhe tifozëve shqiptarë. E gjitha ka të bëjë me hartën e Kosovës, të cilën e kanë vendosur në mes të flamurit serb siç tregohet në foto.
    Madje e kanë vendosur edhe në një zonë afër hotelit, ku është akomoduar ekipi shqiptar në Leskovac.