Tag: vendosur

  • Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA

    Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA

    Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të kufizojë numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA në vetëm 7,500, duke dhënë përparësi afrikanojugorëve të bardhë.
    Kjo është një ulje drastike krahasuar me shifrën 125,000 që ishte vendosur më parë nga ish-Presidenti Joe Biden. Në dokumentin zyrtar nuk jepet një arsye e detajuar për reduktimin, por theksohet se masa “është e justifikuar nga shqetësime humanitare ose është në interes kombëtar”.
    Vendimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të janarit 2025, kur Trump pezulloi përkohësisht Programin Amerikan të Pranimit të Refugjatëve (USRAP), duke argumentuar se kjo do t’i mundësonte autoriteteve të fokusoheshin tek siguria kombëtare dhe publike.

  • “Nuk e kuptoj pse duhet të ketë xhelozi..”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca & Gra”

    “Nuk e kuptoj pse duhet të ketë xhelozi..”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca & Gra”

    E ftuar sot në emisionin “Pardon My French”, ka qenë nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rozana Radi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel si moderatore dhe jo vetëm kaq…
    Pyetjet-pergjigje:
    Pyetje- Si ndihesh me vajzat e panelit?
    Rozana- Po ndihem shumë mirë, kam vendosur të tërhiqem pak, të mos bëj ato debatet e forta sepse u panë edhe në Big Brother. Kam vendosur që të bëj edhe ndonjë batutë sepse na ka zënë halli sepse shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan. Nëse ti këndon një stil muzike thonë: “Na lodhi kjo”, nëse ti provon që të këndosh diçka tjetër thonë: “Po kjo eksperimentoi?!” Kjo do të thotë që të kap halli dhe nuk e di çfarë të bësh.
    Ajo shtoi gjithashtu:
    Tani unë kam vendosur që të shfaq një natyrë tjetër timen, që njerëzit më të afërt ma njohin. Pra të bëj ndonjë batutë, pra jam pak më lehtë.
    A po ndihet mirë me gocat e këtij sezoni?
    Unë kam gjetur një frymë që rrallë e gjen në televizione. Mua më ndodh që edhe me Saimirin dhe Lorinëm, bashkëpunëtorët është një frymë aq e mirë. Nuk është vetëm ajo që na shihni ju në ditën e martë, kimia është me të gjithë stafin. Dhe ajo ndjehet, nuk e kuptoj pse duhet të kesh xhelozi për një bashkëpuntor.

  • Flamurtari dhe Vllaznia nderojnë Shametajn, homazh 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Flamurtari dhe Vllaznia nderojnë Shametajn, homazh 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident

    Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë,  me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
    Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve.

    Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.

  • Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores

    Nga dhimbja në respekt/ Homazh për 17-vjeçarin Leandro Shametaj para sfidës së Superiores

    Një aksident i mori jetën Leandro Shametajt në Vlorë, me 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip “Porsche”.
    Para sfidës së Superiores mes Flamurtarit dhe Vllaznisë, futbollistët e të dyja skuadrave shkuan për të vendosur nga një trëndafil të bardhë pranë fotos së tij, me imazhin që ishte i vendosur në këndin e tifozëve.
    Natyrisht, të gjithë të pranishmit duartrokitën për një minutë në nderim të kujtimit të tij, ndërsa më pak filloi normalisht ndeshja.

  • Humbi djalin sapo lindi, reperi Marin nuk mban dot lotët në emision: I kisha vendosur dhe emrin!

    Humbi djalin sapo lindi, reperi Marin nuk mban dot lotët në emision: I kisha vendosur dhe emrin!

    Showbiz E Mërkurë, 29 Tetor 2025 10:07
    Reperi Marin përjetoi një tragjedi pak kohë më parë pasi humbi djalin menjëherë pas lindjes. Në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra”, me lotësh, reperi rrëfeu ngjarjen që tronditi jetën e tij.
    Marin tregoi se i kishte vendosur edhe emrin ndërsa falenderoi të gjithë ndjekësit që e ngushëlluan dhe ata që i qëndruan pranë në momentin e vështirë.

    “Falenderoj Zotin që ma bëri të mundur të isha i fortë dhe të mos humbja mendtë e kokës. Shpresoj mos t’i bjerë asnjërit sepse është ngjarje shumë e rëndë. Ja kisha vendosur emrin.

    Unë isha në Angli. Doktori që po ndiqte nusen ishte fetar. Dhimbja ishte e madhe, por forca nga Zoti ishte 2-3 herë më e madhe.

    Falenderoj dhe personat që më qëndruan në krah. Kur lexoja fansat që më ngushëlluan, isha i lumtur sepse ka akoma mirësi.
    Do të doja që të bënim më shumë për njëri-tjetrin. Ndjenja më e mirë se e të marrit është ajo e të dhënit.”-tha ndër të tjera reperi.

  • Për herë të parë që nga “7 tetori”, Izraeli heq gjendjen e emergjencës

    izrael

    IZRAEL- Për herë të parë që nga sulmi i 7 tetorit 2023, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka vendosur që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Izraelin jugor do të hiqet.
    “Situata e veçantë” i lejoi Komandës së Brendshme të ushtrisë të kufizonte tubimet dhe të mbyllte zonat. Ajo u shpall mëngjesin e 7 tetorit në të gjithë vendin, por që atëherë ka mbetur në  fuqi vetëm  në jug.
    Urdhri do të skadojë nesër dhe, për herë të parë në më shumë se dy vjet, nuk do të ketë asnjë “situatë të veçantë” aktive në Izrael.
    “Kam vendosur të miratoj rekomandimin e IDF-së dhe të heq, për herë të parë që nga 7 tetori, situatën e veçantë në frontin e brendshëm”, thotë Katz në një deklaratë.
    Ai thotë se “vendimi pasqyron realitetin e ri të sigurisë në jug të vendit që u arrit falë veprimeve të vendosura dhe të fuqishme gjatë dy viteve të fundit të trupave tona heroike kundër organizatës terroriste Hamas”.

  • Analiza në La Repubblica/ “Grabitësit e Luvrit ishin super ekspertë, planifikonin të largoheshin në Mali ose Algjeri”

    Analiza në La Repubblica/ “Grabitësit e Luvrit ishin super ekspertë, planifikonin të largoheshin në Mali ose Algjeri”

    Nga Anais Ginori, La Repubblica
    Një javë pas grabitjes sensacionale në Luvër, hetimi ka bërë një përparim të parë. Dy të dyshuar, tashmë të njohur për zbatimin e ligjit dhe të konsideruar ekspertë të grabitjeve me kontratë, u arrestuan të shtunën në mbrëmje dhe aktualisht janë në paraburgim. Njoftimi u bë nga prokurorja e Parisit Laure Beccuau, e cila shpjegoi gjithashtu se numri i hetuesve të vendosur për të gjurmuar autorët e kësaj grabitjeje spektakolare është rritur në mbi njëqind oficerë.
    Një nga hajdutët e dyshuar të Luvrit u ndalua në Aeroportin Roissy ndërsa përpiqej të hipte në një fluturim për në Algjer. Tjetri ishte vendosur në zonën e Parisit, por thuhet se po nisej për në Mali. Të dy janë në të tridhjetat dhe me origjinë nga Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit. Ata po hetohen për “vjedhje të organizuar” dhe “komplot kriminal për të kryer një krim”, dhe ndalimi i tyre mund të zgjasë deri në 96 orë.
    Si u gjetën
    Burrat që tani janë nën arrest u identifikuan falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në Galerinë Apollo të Luvrit. Dy bashkëpunëtorët e tjerë mbeten në arrati, pasi grabitja u krye nga një komando me katër persona, dy prej të cilëve hynë në galeri me ndihmën e një platforme ngritëse dhe dy të tjerë përgjegjës për mbështetjen logjistike dhe arratisjen me një skuter.
    Ende nuk ka asnjë shenjë të ngarkesës prej 88 milionë eurosh që përbëhet nga tetë Xhevahiret e vjedhura të Kurorës, të cilat përfshijnë diademën e Perandoreshës Eugenie, të zbukuruar me gati 2,000 diamante, dhe gjerdanin me safir që i përkiste Mbretëreshës Maria Amalia dhe Mbretëreshës Hortense.
    Mbikëqyrja e Policisë
    Xhevahiret më të çmuara që kanë mbetur në Galerinë Apollo janë zhvendosur ndërkohë për siguri. Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez ka shpjeguar se kundërshton idenë e instalimit të një stacioni policie brenda muzeut, siç kërkohet nga Drejtori-Presidenti Laurence des Cars. “Nëse fillojmë me Luvrin, do të përfundojmë duke i vendosur ato kudo,” komentoi Nuñez, duke vënë në dukje se stacioni aktual i policisë ndodhet tashmë vetëm pak metra larg muzeut.
    “U shpreh urimet e mia të përzemërta hetuesve që kanë punuar pa u lodhur, siç ua kërkova, dhe që gjithmonë kanë pasur besimin tim të plotë”, komentoi Nuñez për X pas arrestimit të tij: “Hetimi duhet të vazhdojë në përputhje me konfidencialitetin e hetimit nën juridiksionin e prokurorisë së Parisit. Le të ecim përpara me të njëjtën vendosmëri, le të vazhdojmë!”

  • Rama për DW: Me Kurtin jemi miq, por Kosova ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet

    Rama për DW: Me Kurtin jemi miq, por Kosova ta harrojë Serbinë dhe të përmbushë detyrimet

    Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, rolin e Gjermanisë në këtë rrugëtim dhe marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin, gjatë një interviste për Deutsche Welle.
    Në lidhje me raportin e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Rama theksoi se ruan një marrëdhënie të mirë personale me të, dhe se dallimet politike mes tyre janë të natyrshme.
    “Me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama.
    Sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Rama theksoi se Prishtina duhet të përmbushë plotësisht detyrimet e saj përpara se përgjegjësia të kalojë tek Beogradi. Ai shtoi se vetëm duke u shkëputur përfundimisht nga ndikimi i Serbisë, Kosova do të mund të ecë përpara në mënyrë të pavarur.
    “Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, duke u thënë të gjitha vendeve të Evropës, edhe atyre që nuk e njohin akoma, ‘ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm dhe tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë’. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duket të jetojë me idenë e Serbisë”, deklaroi Rama për DW.
    Integrimi Europian
    Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes gjermane për integrimin europian të Shqipërisë, duke e cilësuar Berlinin si një partner strategjik dhe të qëndrueshëm në rrugën drejt Bashkimit Europian.
    “Sfida është që të mbushin të mbushim të gjithat detyrat që ka ky porces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Europian në pozicion që të iu thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat dhe pastaj kemi planifikuar një tjetër dy vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030 si datë. Nuk është afat imagjinar ose një afat i vendosur nga dëshira por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që të thashë.”, tha kryeministri.

  • SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

    SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

    Një sulm i ri ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë ka lënë të vrarë dy persona. 
    Kështu tha më 22 tetor sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa njoftoi se SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje që po operonte në Oqeanin Paqësor. 
    Hegseth publikoi në X një video ku shihej një anije e përfshirë nga flakët. Deri më tani, numri i sulmeve të kryera nga Uashingtoni ndaj anijeve që dyshon se kontrabandojnë drogë ka arritur në të paktën tetë, sulme që kanë vrarë të paktën 34 persona. 
    “Gjatë sulmit, që u krye në ujërat ndërkombëtare, në anije ndodheshin dy narkoterroristë. Të dy terroristët u vranë dhe asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, shkroi Hegseth në rrjetet sociale. 
    “Ashtu sikurse Al-Kaida që i shpalli luftë atdheut tonë, këto kartele po zhvillojnë luftë në kufirin tonë dhe ndaj popullit tonë. Nuk do të ketë strehë apo falje, vetëm drejtësi”, shtoi ai. 
    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha në një njoftim për Kongresin se presidenti ka vendosur që SHBA-ja të angazhohet “në një konflikt të armatosur” me kartelet e drogës. 
    “Presidenti ka vendosur se këto kartele janë grupe të armatosura joshtetërore, i ka shpallur organizata terroriste dhe ka vendosur që vendimet e tyre përbëjnë një sulm të armatosur kundër SHBA-së”, u tha në njoftimin e dërguar nga Pentagoni, në të cilin po ashtu kontrabandistët e dyshuar përshkruhen si “luftëtarë të paligjshëm”. 

  • Mbretëria e Bashkuar dërgon trupat ushtarake në Izrael, përforcohet monitorimi i armëpushimit në Gaza

    Mbretëria e Bashkuar dërgon trupat ushtarake në Izrael, përforcohet monitorimi i armëpushimit në Gaza

    Mbretëria e Bashkuar ka vendosur një komandant të lartë ushtarak dhe një numër të vogël trupash në Izrael, me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve ndërkombëtare për të monitoruar armëpushimin në Gaza, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara.

    Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey, gjatë një aktiviteti në Londër me drejtues të lartë të biznesit, ku ai tha se forcat britanike mund të luajnë një “rol kyç” në ruajtjen e një paqeje të qëndrueshme.
    “Ne kemi përvojë dhe aftësi të specializuara që i kemi ofruar për të kontribuar në këtë mision,” tha Healey. “Mund të ndihmojmë në monitorimin e armëpushimit, megjithëse kjo përpjekje ka të ngjarë të udhëhiqet nga palë të tjera.”
    Oficeri britanik i vendosur në terren do të shërbejë si zëvendëskomandant i një qendre koordinimi civilo-ushtarake, e cila udhëhiqet nga një komandant amerikan. Kjo qendër pritet të përfshijë gjithashtu personel nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në një përpjekje të përbashkët për të mbështetur marrëveshjen e brishtë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.
    Marrëveshja aktuale e armëpushimit është ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe shihet nga diplomatët perëndimorë si një mundësi për të vendosur një paqe të qëndrueshme në rajon pas muajsh të tëra konfliktesh.
    Vendimi për të dërguar trupa britanike vjen vetëm një javë pasi sekretarja e re e Jashtme, Yvette Cooper, kishte deklaruar se Britania nuk kishte plane për të përfshirë forca tokësore në këtë operacion.

    Top Channel