Tag: vendosur

  • Kushtetuesja rikthen Erion Veliaj si kryetar bashkie në Tiranë

    Kushtetuesja rikthen Erion Veliaj si kryetar bashkie në Tiranë

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 5 vota pro dhe 3 kundër që nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë. Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur edhe se Veliaj do të vijojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, pavarësisht se prej disa muajsh ai ndodhet në qeli.
    Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të qeverisë ”Rama 4” që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.
    Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

  • Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza

    Erdogan thotë se Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza

    Hamasi është i vendosur t’i përmbahet armëpushimit në Gaza, tha të hënën presidenti turk Rexhep Tajip Erodgan, duke shtuar se është thelbësore që kombet myslimane të luajnë një rol udhëheqës në rindërtimin e territorit palestinez.

    “Duket se Hamasi është mjaft i vendosur të përmbahet në marrëveshje”, u tha Erdogan delegatëve nga Organizata e Shteteve Islamike (OIC) të mbledhur në Stamboll për samitin e tyre vjetor të bashkëpunimit ekonomik COMCEC.

    Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia përgatitej të priste ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë për bisedime mbi rindërtimin e Gazës, ndërsa frika rritet për armëpushimin e paqëndrueshëm të 10 tetorit.

    Bisedimet do të fillojnë rreth orës 11:00 GMT në një hotel në Stamboll, me një konferencë për shtyp disa orë më vonë.

    “Në këtë pikë, ne duhet t’u ofrojmë më shumë ndihmë humanitare njerëzve të Gazës dhe më pas të fillojmë përpjekjet e rindërtimit. Qeveria izraelite po bën gjithçka që ka në dorë për ta parandaluar këtë”, tha Erdogan.

    “Ne besojmë se plani i rindërtimit i përgatitur nga Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik duhet të zbatohet menjëherë”, tha ai, duke iu referuar një plani të zbuluar në mars për rindërtimin e territorit të shkatërruar palestinez.

    “Është thelbësore që OIC dhe COMCEC të luajnë një rol udhëheqës në rimëkëmbjen e Gazës”, ka shtuar ai. 

  • Real Madrid i prish planet Barcelonës, futet në garë për objektivin e madh të katalanasve në sulm

    Real Madrid i prish planet Barcelonës, futet në garë për objektivin e madh të katalanasve në sulm

    2 Nëntor 2025

    21:53

    Telesport

    Mesa duket “El Clasico” këtë sezon nuk do të kemi vetëm në fushë, por edhe në merkato. Në episodin e fundit të “El Chiringuito”, është zbuluar se Real Madrid interesohet për Karl Etta Eyong.
    Tashmë dihet që sulmuesi kamerunas është objektivi i madh i Barcelonës për verën e ardhshme. Madje, klubi katalanas ka vendosur që tani të paguajë kluazolën e vendosur nga Levante.
    Megjithatë, gara për sulmuesin e ri kamerunas mund të marrë një drejtim të ri, me interesimin e klubit madrilen. Drejtuesit e Realit e shohin Etta Eyong si zëvendësuesin ideal të Mbappe, pasi Gonzalo Garcia dhe Endrick me shumë mundësi do të huazohen gjatë merkatos së janarit.

  • Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik

    Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik

    Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Newsroom” në ABC News, ka folur mbi ndikimin që burgu pati në formimin politik dhe njerëzor të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Sipas Lekës, periudha e burgimit e forcoi Nanon në aspiratat e tij për paqe dhe prosperitet demokratik, duke e bërë më të vendosur dhe më tolerant.
    Ai tregoi se Nano ruajti humorin dhe kurajën edhe në kushte të vështira, duke shkruar letra për partinë në copa paketash cigaresh apo çokollatash, ndërsa pas daljes nga burgu zgjodhi rrugën e tolerancës në vend të hakmarrjes, madje edhe ndaj atyre që e çuan pas hekurave.
    “Burgu e bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik, të cilat arrihen vetëm me politikë dhe demokraci. Ishte i qartë në garat e tij, kur betejat nuk kishin kohë dhe mbarim. Ishte një njeri shumë i vendosur, saqë nuk e imagjinoje dot që të kishte një kurajo të admiruar.
    Kam marrë kurajo të admirueshme nga Fatos Nano. Ishte një njeri që kishte jashtëzakonisht humor dhe kurajo. Shkruante letra në burg në paketa cigaresh, letra alumini apo çokollate, vetëm për të mbajtur aktiv komunikimi me partinë.
    Në burg, ishte e trishtë që të shikoje një njeri intelektual, të mbahej në ato kushte. Ishte e gjithë pjesa intelektuale e Shqipërisë në burg. Kur doli nga burgu, nuk doli kundër dhe nuk u hakmor ndaj njeriut që e çoi në burg, Sali Berishën. Hapi mendjen e njerëzve se hakmarrja mund të zëvendësohej me tolerancën”, tha Martin Leka.

  • Do të jetë opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”? Flet për herë të parë Dalina Buzi

    Do të jetë opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”? Flet për herë të parë Dalina Buzi

    Pas javësh të tëra spekulimesh dhe zërash në media,  gazetarja e njohur Dalina Buzi ka vendosur të sqarojë vetë publikisht zërat që e lidhin me sezonin e ri të “Big Brother VIP Kosova”. Në një reagim të bërë në rrjete sociale, Buzi hodhi poshtë lajmet se do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve apo stafetës së produksionit këtë vit.
    “Jo, nuk do të jem pjesë e këtij sezoni,” – u shpreh ajo, duke sqaruar se, pavarësisht përfshirjes së saj në edicionet e mëparshme, këtë herë ka vendosur të mos angazhohet drejtpërdrejt në program. Megjithatë, Dalina zbuloi një detaj interesant që ka ngjallur kuriozitet te publiku: produksioni i “Big Brother VIP Kosova” po investon fuqishëm për të ngritur cilësinë e transmetimit dhe për ta bërë këtë sezon më të madh se kurrë më parë.

    Sipas saj, spektakli pritet të vijë me një kast shumë të fortë personazhesh, standarde të reja teknologjike dhe një përvojë televizive që synon të ngrejë nivelin e formatit në çdo aspekt, nga skenografia e deri te dinamika e lojës.
    Në fund të reagimit, Buzi uroi sukses për Olsa Muhametin dhe Alaudin Hamitin, të cilët këtë vit do të mbajnë drejtimin e formatit, duke e quajtur projektin “të madh dhe sfidues”. Burime pranë produksionit ndërkohë konfirmojnë se sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë shumë shpejt në ekran.

  • ‘Balluku duhet të ishte në qeli’, Saraçi: Është ende në detyrë, rrezikon provat, tuneli mund të zërë brenda…

    ‘Balluku duhet të ishte në qeli’, Saraçi: Është ende në detyrë, rrezikon provat, tuneli mund të zërë brenda…

    Për kryeredaktorin e Syri Tv, Romir Saraçi, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duhet të ishte në qeli pas komunikimit të akuzës nga ana e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, sa kohë që standardin ky institucion e ka vendosur me ish zyrtarë të lartë të vendit, duke sjellë në vëmendje rastin e kreut të PD, Sali Berisha dhe Presidentin e PL, Ilir Meta.

    I ftuar në Task Force, një emision special dedikuar zhvillimeve të fundit lidhur me numrin dy të qeverisë pas marrjes si e pandehur nga SPAK, Saraçi tha se masa e sigurisë, e cila mungoi të vendosej nga ana e institucionit të akuzës, mund të rrezikojë provat dhe intimidimin e dëshmitarëve, sa kohë që Balluku është në detyrë dhe i ka dokumentet në zyrën që drejton.

    ‘Dokumentet që ka firmosur janë në zyrën e saj. Rreziku për të dëmtuar provat e intimiduar dëshmitarët është i lartë. Ndaj ministres Balluku duhet të ishte marrë masë sigurimi, në standardin e vendosur nga vetë SPAK, ku ajo duhet të ishte në qeli’, theksoi kryeredaktori i Syri Tv.

    Sipas Saraçit, ajo që mbetet për t’u vlerësuar është fakti se më në fund, SPAK po heton Tunelin e Llogarasë, i cili rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve pasi për të nuk ka as leje dhe as është kolauduar.

    Qëllimi kanë qenë lekët, as procedura… s’pret koha sepse duhen marrë lekët ata që kanë për t’i marrë dhe pastaj çfarë tepron për tunelin. Duhet të presim. Nëse kishim 10 ditë që përflitej se Balluku po hetohej për supervizim, SPAK ka hapur procedurat për 190 mln euro, ku 50 janë faktuar që mund të ishin anuluar pa u vjedhur. Kam qenë kritik pozitiv ndaj SPAK, sepse në veprimet e hapat e tyre më dalin shumë…

    Berisha apo Meta u mbajtën në masë sigurimi për shkak të prishjes së provave dhe intimidimit të zyrtarëve. Ata s’kishin pushtet e akses tek institucioniet ku ishin kryer. Balluku akuzohet për një vepër penale të kryer në postin dhe zyrën ku është. Dokumentet që ka firmosur janë në zyrën e saj. Rreziku për të dëmtuar provat e intimiduar dëshmitarët është i lartë.

    Ndaj Ballukut duhet të ishte marrë masë sigurimi në standardin e vendosur nga vetë SPAK. Duke vendosur këtë standard të dëmtimit të provave dhe dëshmitarëve, Belinda Balluku duhet të ishte në qeli. Mungesa e lejes, mungesa e kolaudimit, SPAK duhet të kishte marrë masa emergjente për t’i vendosur shiritin tunelit të Llogarasë, sepse nesër mund të shkaktojë tragjedi. Aq e rrezikshme, se mund të marrë qindra jetë qytetarësh. Duhen marrë masa emergjente për të siguruar jetën e qytetarëve për një tunel pa leje, pa kolaudim. Duhen pyetur inxhinierët, të bëhen kosnultime për të ndihmuar SPAK e ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin tunelin.

  • Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…

    Real Madrid ‘gozhdon’ Endrick: Do të huazohesh? Plotëso 3 kushte ose…

    31 Tetor 2025

    14:24

    Telesport

    I vetëdijshëm se nuk ka shans të bëhet protagonist në Bernabeu, Endrick ka vendosur të huazohet në merkaton e janarit në një skuadër që i jep minuta.
    Objektivi është i qartë: sulmuesi do të luajë në Botëror. Kjo nuk do të jetë e lehtë, sepse Real Madrid ka vendosur 3 kushte për lëvizjen e tij në janar.
    Së pari, klubi i interesuar duhet të paguajë një tarifë huazimi. Së dyti, duhet të mbulojë tërësisht pagën e lojtarit. Së treti, duhet të paraqesë një plan të qartë zhvillimi sportiv për lojtarin.
    Sipas të gjitha gjasave, Endrick do të transferohet në Ligue 1, ku e presin disa skuadra me projekte entuziaste për rritjen e tij.

  • Real Madrid e ka vendosur: Duam talentin e madh gjerman për të ardhmen

    Real Madrid e ka vendosur: Duam talentin e madh gjerman për të ardhmen

    31 Tetor 2025

    14:12

    Telesport

    Defensa Central raporton se Real Madrid ka një objektiv të ri për të ardhmen. Ai quhet Lennart Karl.
    Sulmuesi gjerman i ka shtangur të gjithë me performancat e tij këtë sezon. Ai luan te Bayern dhe është vetëm 17 vjeç. Dy golat e tij të fundit në javën e kaluar tregojnë se po flasim për një fenomen të ri.
    Drejtuesit e klubit madrilen mendojnë se Karl është talenti më i madh i futbollit europian dhe duhet investuar fuqimisht. Edhe pse Xabi Alonso ka talente si Arda Guler dhe Mastantuono, në Madrid nuk ngopen.
    Karl është e ardhmja. Real Madrid është gati të investojë një shifër të majme për gjermanin, por a do të pranojë Bayern?

  • Berisha: Gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë

    Berisha: Gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë

    Berisha: Gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë për shkak të marrëdhënieve të dyshimta dhe korruptive të kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
    Berisha tha se, është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin.
    “Më habit fakti se ju bëni të paditurin, sikur në procesin gjyqësor në Uashington, emri i Edi Ramës nuk është lakuar 13 herë, sepse ky fakt është komentuar nga të gjitha mediat amerikane.
    Është komentuar se Agron Neza i ka dhënë McGonigalit 220 mijë dollarë në emër të Edi Ramës për hetimin e opozitës.
    Është komentuar dhe është sanksionuar se Edi Rama e ka pritur McGonigalin dhe i ka kërkuar aty veprime ndaj opozitës.
    Është deklaruar se gjykata amerikane ka vendosur të gjithë qeverinë shqiptare nën përgjim të plotë me urdhër për shkak të marrëdhënieve patologjike, të sëmura, korruptive të Edi Ramës me McGonigalin.
    Është sanksionuar se McGonigal ka marrë në hetim në Vjenë me akuzën për vrasjen e Ilir Metës, të paraqitur nga Tom Doshi dhe Durim Bami, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë.
    Është sanksionuar se McGonigal ka gjobitur biznesmenë duke u kërkuar 1 milionë apo 2 milionë, me dëshmitarë, për t’u hequr sanksionimin.
    Është sanksionuar se i ka hequr licencën një kompanie për t’ia dhënë një kompanie tjetër, në të cilën Agron Neza kishte interesa direkte financiare.
    Është sanksionuar se McGonigal ka krijuar shoqëri me 3-4 persona në Shqipëri.
    Po çfarë kujtoni se do mund t’i fshiheni drejtësisë amerikane?
    Po ky hetim është detyrimi më minimal që kemi ne ndaj drejtësisë amerikane dhe partnerit tonë.
    Ju mendoni se me deklarata boshe, me betime të rreme do mund të mbroni Edi Ramën nga këto që ka kryer.
    Po edhe para tre javës, Nju Jork Tajms, vetëm për vizitën e Eric Adams këtu, pasi shkroi, i kujtoi amerikanëve dhe shqiptarëve lidhjet e Edi Ramës me McGonigalin”, u shpreh Berisha.

  • Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

    Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

    Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të kufizojë numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA në vetëm 7,500, duke dhënë përparësi afrikanojugorëve të bardhë.
    Kjo është një ulje drastike krahasuar me shifrën 125,000 që ishte vendosur më parë nga ish-Presidenti Joe Biden. Në dokumentin zyrtar nuk jepet një arsye e detajuar për reduktimin, por theksohet se masa “është e justifikuar nga shqetësime humanitare ose është në interes kombëtar”.
    Vendimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të janarit 2025, kur Trump pezulloi përkohësisht Programin Amerikan të Pranimit të Refugjatëve (USRAP), duke argumentuar se kjo do t’i mundësonte autoriteteve të fokusoheshin tek siguria kombëtare dhe publike.