Tag: vendosur

  • Armëpushimi stabilizohet, Gjermania ndryshon kurs

    Armëpushimi stabilizohet, Gjermania ndryshon kurs

    Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 15:05
    Qeveria gjermane ka vendosur të heqë embargon e pjesshme për eksportet e armëve drejt Izraelit, duke filluar nga data 24 nëntor. Lajmi u konfirmua sot nga zëdhënësi i qeverisë, Steffen Kornelius.
    Sipas tij, vendimi vjen si rezultat i stabilizimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, në fuqi që prej 10 tetorit, si edhe përpjekjeve të vazhdueshme për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe rritjes së ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

    “Qeveria gjermane do të vlerësojë çdo kërkesë për eksport armësh në mënyrë individuale dhe në përputhje me zhvillimet në terren,” deklaroi Kornelius.

    Embargoja ishte vendosur në fillim të gushtit nga kancelari Friedrich Merz, pas njoftimit të Izraelit për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Gazë—një qëndrim që shënoi një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të Berlinit, i cili tradicionalisht ka qenë një mbështetës i fortë i Izraelit që prej sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamas.

    Vendimi i sotëm konsiderohet një sinjal i ri politik që lidhet me zhvillimet diplomatike dhe humanitare në rajon.

  • Izraeli i vendosur: Asnjë shtet palestinez pranë lumit Jordan

    Izraeli i vendosur: Asnjë shtet palestinez pranë lumit Jordan

    Bota E Hënë, 17 Nëntor 2025 13:31
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi qëndrimin e Izraelit për të kundërshtuar njohjen e një shteti palestinez në çdo territor në perëndim të lumit Jordan, gjatë një mbledhjeje të qeverisë, raporton The Jerusalem Post.
    “Qëndrimi ynë mbetet i vendosur dhe i pandryshuar. Unë i kam kundërshtuar këto përpjekje për dekada me rradhë dhe nuk kam nevojë për përforcime apo leksione nga askush”, tha Netanyahu.

    Ai shtoi se Gaza do të çmilitarizohet dhe se Hamasi do të eliminohet, duke bërë të qartë se ky është qëndrimi i qeverisë së tij në çdo plan të mundshëm ndërkombëtar, përfshirë kornizën 20-pikëshe të SHBA-së.

    Deklarata e tij erdhi pas kritikave nga politikanë të ekstremit të djathtë dhe pasi disa shtete, përfshirë SHBA, Katar, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezi, Pakistan, Jordaninë dhe Turqinë, lëshuan një deklaratë të përbashkët mbështetëse për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ofron një rrugë drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze.

  • Horoskopi/ E martë 11 nëntor 2025

    Horoskopi/ E martë 11 nëntor 2025

    Dashi
    Në dashuri, klima është pozitive, me mundësi për sqarime dhe fillime të reja. Shfrytëzojeni këtë ditë për të folur hapur me partnerin/en tuaj. Në punë, mund të lindin mundësi interesante, ndiqni instinktet tuaja dhe mos lejoni që vështirësitë t’ju dekurajojnë.
    Demi
    Në dashuri, dita mund të sjellë pak tension, por me durim dhe pak mirëkuptim, gjithçka do të zgjidhet. Në punë, jeni të përqendruar dhe të vendosur, edhe nëse disa pengesa ju vënë në provë.
    Binjakët
    Në dashuri, kjo është një kohë e favorshme për të takuar njerëz të rinj dhe për të përjetuar emocione intensive. Nëse jeni në një lidhje, përpiquni ta përfshini partnerin tuaj në një projekt të përbashkët. Në punë, po hapen mundësi të reja, jini të hapur dhe fleksibël.
    Gaforrja
    Në dashuri, lidhja juaj me partnerin do të forcohet falë diskutimeve të sinqerta. Në punë, po i menaxhoni me kujdes angazhimet tuaja dhe do të jeni në gjendje të arrini qëllime të rëndësishme.
    Luani
    Në dashuri, mund të ketë disa keqkuptime, prandaj përpiquni të qëndroni të qetë. Në punë, është koha për reflektim, bëni një vlerësim të situatës dhe vendosni me qetësi hapat tuaj të mëtejshëm.
    Virgjëresha
    Në dashuri, dita premton ëmbëlsi dhe bashkëpunim, shfrytëzojeni këtë moment për të forcuar marrëdhënien tuaj. Në punë, jeni në një fazë shumë produktive dhe do të jeni në gjendje të zgjidhni edhe çështjet më komplekse.
    Peshorja
    Në dashuri, dita është e favorshme për të sqaruar gjërat dhe për të përjetuar momente intensive me partnerin/en tuaj. Në punë, jeni të frymëzuar dhe gati për të bërë përparim, angazhimi juaj do të vlerësohet.
    Akrepi
    Në dashuri, jeni plot pasion dhe lidhja juaj me partnerin është më e fortë se kurrë. Në punë, ndiheni të vendosur dhe të aftë për të përballuar me sukses çdo sfidë.
    Shigjetari
    Në dashuri, është më mirë të shmangni debatet dhe të shmangni kapjen nga xhelozia. Në punë, disa ngjarje të papritura mund të kërkojnë pak më shumë vëmendje, por do të jeni në gjendje të përballoni gjithçka me qetësi.
    Bricjapi
    Në dashuri, dita është pozitive dhe mund të merrni një surprizë të këndshme. Në punë, jeni gati të jepni gjithçka nga vetja, mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju ndalojnë dhe vazhdoni në rrugën tuaj.
    Ujori
    Në dashuri, jeni në harmoni dhe doni të ndërtoni një të ardhme më të qëndrueshme me partnerin tuaj. Në punë, jeni të motivuar dhe të vendosur, të gatshëm të përballeni me sfida të reja me optimizëm.
    Peshqit
    Në dashuri, ndiheni të qetë dhe gati për të dhënë gjithçka në marrëdhënien tuaj. Në punë, ju pret një ditë produktive, angazhimi juaj do t’ju çojë drejt arritjes së rezultateve të rëndësishme.

  • VIDEO-Tabela kundër kullës 35 katëshe në Shkodër përplas Myftininë me policinë bashkiake. Ja mesazhi që përmbante…

    VIDEO-Tabela kundër kullës 35 katëshe në Shkodër përplas Myftininë me policinë bashkiake. Ja mesazhi që përmbante…

    Përfaqësues të Myftinisë Shkodër dhe të bashkisë janë përplasur ditën e sotme lidhur me një tabelë të vendosur nga Myftinia në qendër të qytetit.

    Policia bashkiake e hoqi atë tabelë me pretendimin se është vendosur pa leje dhe zë hapësirën publike.

    Në tabelën përballë punimeve për kullën me 35 kate tabela shkruante: “Kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë në ditën e Kiametit, Allahu ka për t’i varur në qafë edhe shtatë palë tokë”.

    Myftinia pretendon se toka ku po ndërtohet kulla me 35 kate tek hotel “Turizmi” është pronë e saj, Kishës Ortodokse dhe familjes Laçej dhe e ka quajtur një grabitje që po i bëhet.

    Myftinia vendosi edhe tabelën përballë kullës, ndërsa bashkia Shkodër menjëherë ka ndërhyrë duke bërë të mundur heqjen e saj.

    Përfaqësuesit e Myftinisë u shprehën se kjo tabelë ka shumë vite që qëndron aty duke vendosur thënie të ndryshme të Pejgamberit Muhamed apo edhe hadithe siç ishte ky i fundit për grabitjen e tokës, por tabela u hoq pavarësisht kundërshtisë së Myftinisë.

  • Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës

    Eurodeputeti Fredi Beleri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila një ditë më parë ktheu në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

    Beleri, tha se vendimi i Kushtetueses ka ekspozuar paligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga Këshilli Bashkiak, qeveria dhe Presidenca.

    Sipas tij fati i kryebashkiakut varet nga vullneti politik i kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se nëse është vendosur largimi i tij, proceset gjyqësore dhe apelet do të përshpejtohen për të arritur një vendim të formës së prerë kundër tij.
    “Pas vendimit të Kushtetueses, unë besoj se zoti Veliaj duhet të kthehet në detyrë me kompetenca të plota. Që t’i ushtrojë këto kompetenca duhet të jetë në zyrën e bashkisë. Ai nuk ka frikë se do të iki, qoftë se dhe për dy-tre muaj se do të dënohet.
    Në qoftë se Rama ka vendosur që zoti Veliaj duhet të iki nga bashkia e Tiranës, do iki. Tani do shikoni që do përshpejtojnë të gjitha apelet, vendimet dhe do kemi një vendim të formës së prerë që do të ketë që gjykata do ketë vendosur afër mendsh se zoti Veliaj nuk mund të ushtrojë detyrën. Po sigurisht që pas këtij vendimi duhet të vejë në zyrë”,- është shprehur Beleri.

  • Shpërthim me tritol/ Lënda plasëse ishte vendosur tek dera (DETAJE)

    Shpërthim me tritol/ Lënda plasëse ishte vendosur tek dera (DETAJE)

    Kuçovë/Informacion paraprak
    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Shpërthimi me tritol në një biznes, policia jep detajet: Ja ku ishte vendosur lënda plasëse

    Shpërthimi me tritol në një biznes, policia jep detajet: Ja ku ishte vendosur lënda plasëse

    Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një biznes në lagjen Postobllok të Kuçovës.
    Tritoli raportohet se ishte vendosur pranë derës së biznesit në pronësi të shtetasit me iniciale G. S..
    Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.
    Njoftimi i policisë:
    Kuçovë/Informacion paraprak
    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

  • Shpërthim me tritol në Kuçovë/ Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një biznesi

    Shpërthim me tritol në Kuçovë/ Lënda plasëse ishte vendosur në derën e një biznesi

    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

    Njoftimi i Policisë:

    Kuçovë/Informacion paraprak

    Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

    Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes

    Analiza e ish-Prokurorit: Shkarkimi i Veliajt dështoi për shkak të shkeljes së parimit të mbrojtjes

    Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, ka ofruar një interpretim ligjor për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pranoi ankimin e Erion Veliajt kundër shkarkimit të tij.
    Sipas Karanxhës, Gjykata Kushtetuese ka vendosur duke interpretuar Nenin 115 dhe veçanërisht Nenin 42 të Kushtetutës, i cili kërkon që personi të ketë të drejtë të dëgjohet përpara se ndaj tij të merret një vendim, në këtë rast, vendimi për shkarkim.
    “Me vendimin është bërë e qartë se jemi në proces kushtetues. Çdo kush duhet të dëgjohet para se të shkarkohet sipas nenit 42. Parimi i mbrojtjes nuk duhet të shkelet,” tha Karanxha.
    Ai nënvizoi se vendimi i Kushtetueses është procedural dhe nuk ka ndikim në thelbin e akuzave që rëndojnë ndaj Veliajt.
    Megjithatë, Karanxha theksoi se vendimi i Kushtetueses krijon një situatë pak të sikletshme për qeverisjen lokale, duke pasur parasysh madhësinë e Bashkisë së Tiranës.
    “Tirana gjatë ditës shkon deri dhe në 1 milionë banorë. Logjikisht duhet të ketë kryetar bashkie. S’mund të bëhet puna nga burgu,” tha ish-prokurori.
    Ai sugjeroi se rasti Veliaj nxjerr në pah një boshllëk ligjor dhe theksoi se, ndoshta, duhet të ndryshohet Kushtetuta për të parashikuar rastet kur një zyrtar i lartë i zgjedhur gjendet në pamundësi të përhershme (si paraburgimi) për të ushtruar detyrën, duke mos u mbështetur vetëm në Nenin 62 pika c (mungesa 3-mujore).
    Në lidhje me procesin penal, Karanxha kritikoi taktikën e përdorur nga Veliaj.
    “Veliaj gaboi teknikisht duke u marrë me prokurorin. Duhej të mbrohej mbi bazë të procedurës penale. Taktika që përdori ka rënduar pozitën e Veliajt,” u shpreh ish-prokurori.
    Ai shtoi se ndonëse mund të ketë teprime me masën “arrest me burg” në sistemin e drejtësisë, SPAK ka vendosur një standard të konsoliduar për raste të tilla të zyrtarëve të lartë, dhe masa e sigurimit të Veliajt është vendosur nga gjykata.

  • Barcelona nuk pret deri në fund, ka vendosur që tani të paguajë klauzolën e përforcimit të parë për sezonin e ri

    Barcelona nuk pret deri në fund, ka vendosur që tani të paguajë klauzolën e përforcimit të parë për sezonin e ri

    3 Nëntor 2025

    20:09

    Telesport

    Duke qenë në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm, Barcelona duket se ka vendosur që tani për të paguar klauzolën e Karl Etta Eyong. 22-vjeçari kamerunas po shkëlqen këtë sezon në La Liga, ku në 11 ndeshje ka shënuar 6 gola, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të njohura.
    Vetë dëshira e sulmuesit e thënë disa herë publikisht është që të veshë fanellën e Barcelonës. “Defensa Central” raporton se Barcelona ka vendosur të paguajë klauzolën 30 milionë euro të vendosur nga Levante për sulmuesin e ri.
    Karl Etta Eyong shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Përveç Etta Eyong, Barcelona mund të bëjë edhe ndonjë afrim tjetër në sulm, duke ditur moshën e re të sulmuesit kamerunas, i cili padyshim do të ketë nevojë për kohën e duhur për t’u përshtatur te katalanasit.