Adolf Hitler Uunona, këshilltar lokal në Namibia, është i vendosur për një fitore të sigurt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 nëntor.
Ai është i njohur për emrin e tij të pazakontë, i cili e bëri viral në vitin 2020, por ka qenë gjithmonë i qartë se nuk ka lidhje me ideologjinë naziste.
Hitler, 59 vjeç, pritet të ruajë vendin e tij në zonën zgjedhore të Ompundja, ku më parë fitoi me 85% të votave. Ai është anëtar i partisë në pushtet SWAPO dhe është aktiv në politikë që nga përfshirja në luftën kundër apartheidit në vend.
“Emri im nuk nënkupton që dua të sundoj Oshanan,” tha ai. Ai shpjegoi se përdor zakonisht emrin Adolf Uunona dhe se tani është “tepër vonë” për ta ndryshuar emrin, pasi shfaqet në të gjitha dokumentet zyrtare, ndërkohë që u shpreh se emrin ja kishte vendosur babai, duke shtuar se i ati nuk e dinte kuptimin.
Namibia, një ish-koloni gjermane, ende ka komunitete gjermanishtfolëse dhe përjeton lidhje historike me Gjermaninë, përfshirë diskutimet mbi kompensimet për masakrat koloniale ndaj popullsive vendase në fillim të shekullit të 20-të.
Tag: vendosur
-

Rrëfehet politikani me emrin e pazakontë/ Adolf Hitler drejt fitores në zgjedhjet lokale: Ma ka vendosur babai, por nuk jam…
-

Adolf Hitler drejt fitores në zgjedhjet lokale, politikani me emrin e pazakontë rrëfehet: Ma ka vendosur babai, por nuk jam…
Adolf Hitler Uunona, këshilltar lokal në Namibia, është i vendosur për një fitore të sigurt në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 26 nëntor.
Ai është i njohur për emrin e tij të pazakontë, i cili e bëri viral në vitin 2020, por ka qenë gjithmonë i qartë se nuk ka lidhje me ideologjinë naziste.
Hitler, 59 vjeç, pritet të ruajë vendin e tij në zonën zgjedhore të Ompundja, ku më parë fitoi me 85% të votave. Ai është anëtar i partisë në pushtet SWAPO dhe është aktiv në politikë që nga përfshirja në luftën kundër apartheidit në vend.
“Emri im nuk nënkupton që dua të sundoj Oshanan,” tha ai. Ai shpjegoi se përdor zakonisht emrin Adolf Uunona dhe se tani është “tepër vonë” për ta ndryshuar emrin, pasi shfaqet në të gjitha dokumentet zyrtare, ndërkohë që u shpreh se emrin ja kishte vendosur babai, duke shtuar se i ati nuk e dinte kuptimin.
Namibia, një ish-koloni gjermane, ende ka komunitete gjermanishtfolëse dhe përjeton lidhje historike me Gjermaninë, përfshirë diskutimet mbi kompensimet për masakrat koloniale ndaj popullsive vendase në fillim të shekullit të 20-të.Top Channel
-

U arrestua si pjesë e grupit të Elvis Lamit, Florin Domi shfaqej përkrah Rakip Sulit duke mbjelle pemë
Florin Domi, njëri nga personat e arrestuar me shumë bujë nga policia e Tiranës, si pjesë e grupit të Elvis Lamit, prej disa ditësh është liruar nga gjykata e Tiranës, duke u vendosur në masën e detyrimit për paraqitje dhe garancisë pasurore prej 6 milion lekë të vjetra.
Domi, administron një biznes Bar-Kafe-Piceri në zonën e “Bulevardit Blu”. Ndërkohë në vitin 2024, Florin Domi, siç duket edhe në këto foto ka mbjellë 50 pemë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Kamës, Rakip Suli.
Fotot janë publikuar vetë në profilin e kryebashkiakut i cili në vijushmëri të propagandës së tij për Gjelbërimin e përiferisë së Kamzës dhe Paskuqanit, shkruan në muajin shkurt 2024 si më poshtë vijon:
“…Mirëmëngjesi. Nga Parku i Liqenit të Paskuqanit, ku bashkë me z.Florin Domi, i shtuam parkut edhe 50 pemë të tjera. Sot, numri i pemëve në parkun tonë arrin 30 mijë e 790 pemë…”.
Florin Domi aktualisht është vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, pas një kallëzimi të depozituar në polici nga biznesmeni Saimir Sina, lidhur me një pretendim se ndaj tij ishte vendosur një gjobë financiare prej 500 mijë euro, të cilën ai kishte refuzuar ta paguante.
Konflikti që nisi mes biznesmenit Saimir Sina dhe Flogert Mezhikës, çoi në implikimin edhe të personave të tjerë në këtë dosje penale si Florin Domi, ish-agjentit të Operacionales Jeton Lami dhe Elvis Lamit tashmë i shpallur në kërkim.
Gjithçka, ka nisur për marjen e një ambjenti me qëra, pikërisht të restorantit “Perla e Detit” në pronësi të Saimir Sinës. Sina është konfliktuar me Flogert Mezhikën, duke pretenduar më pas se në këtë konflikt për punën e qërasë është përfshirë dhe Florin Domi, Jeton Lami, Elvis Lami, të cilët sipas tij i kanë vendosur gjobë financiare.
Sipas vendimit të gjykatës, në dosjen hetimore janë vetëm pretendimet e kallëzuesit Saimir Sina, i cili i ka thënë policisë se shkatërimi i lokalit të tij, ishte kryer për shkak të një gjobëvënie financiare prej 500 mijë euro të vendosur nga Ervis Lami, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika.
Saimir Sina, ka treguar se gjoba ishte vendosur në muajin shtator 2025 nga 4 personat e mësipërm, por për këtë fakt ai nuk kishte bërë kallëzim penal në policia apo qoftë dhe në prokurori.
Dy muaj pas kësaj ngjarje, Sinës i është shkatërruar lokali me tritol i cili më pas depozitoj kallëzim në policinë e Tiranës duke treguar dhe emrat e 4 personave të arrestuar.
I vetmi që vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje është Ervis Lami, i cili nuk është arrestuar asnjëherë nga policia e Tiranës.
-

U sanksionua nga SHBA, nis gjurmimi i pasurive luksoze të Luftar Hysës
Nga Eduardo Mendieta Sánchez-Milenio
Një ndërtesë pa emër, katër katëshe, e vendosur në zonën rezidenciale të kolonisë Chepevera në Monterrey, është bërë objekt vëmendjeje për shkak të lidhjeve të saj të mundshme me një kompani të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për pastrim parash dhe për lidhje me Kartelin e Sinaloas dhe mafian shqiptare.
Mes rezidencave, zyrave, klinikave shëndetësore dhe disa studiove ligjore ndodhet objekti, në regjistrat e të cilit në internet figuron kompania Hysa Forwarders SA de CV, njëra ndër 22 bizneset e goditura nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.
Sipas disa faqeve të ndryshme online, kompania Hysa Forwarders ka qenë, ose pretendohej të ishte, e vendosur në rrugën Daniel Zambrano, midis avenidave Simón Bolívar dhe Pablo A. González (e njohur nga vendasit si Fleteros).
Megjithatë, kërkime të avancuara tregojnë adresën Daniel Zambrano 516, e raportuar në platforma si whatjobs.com, LinkedIn dhe në llogarinë e tyre në Facebook.Një ekip i platformës MILENIO–Multimedios vizitoi adresën për të verifikuar informacionet, por nuk u gjet asnjë logo apo emër i ndërtesës dhe as i kompanive që supozohet të funksiononin aty.
Ndërtesa qëndron e paidentifikuar, mes Simón Bolívar dhe Pablo González Garza.
Për më tepër, faqja zyrtare e Hysa Forwarders tashmë është fshirë ose çaktivizuar. Platforma e hostimit ëix.com shënon: ‘Duket se ky domain ende nuk është i lidhur me asnjë faqe web’. Edhe numri i telefonit i regjistruar në internet dhe në Facebook nuk funksionon më.
Më 13 nëntor, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) dhe Rrjeti i Hetimit të Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me qeverinë e Meksikës, njoftuan çmontimin e grupit kriminal Hysa dhe të disa bizneseve të lojërave të fatit në Meksikë, të përfshirë në pastrim parash të lidhur me kartelët dhe me aktivitete kriminale në Meksikë dhe Europë.
Ndër 22 kompanitë e sanksionuara, figuron edhe Hysa Forwarders, së bashku me 11 të tjera të regjistruara në Nuevo León.
Sipas të dhënave zyrtare, Hysa Forwarders u themelua më 10 qershor 2021, me numër regjistrimi 35583, fillimisht e deklaruar me aktivitet në tregtimin e veshjeve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara. Pronarë rezultojnë Luftar dhe Arben Hysa.
Ndërtesa në Chepevera mbetet një nga pikat më enigmatike të hetimeve, me dyer të mbyllura dhe pa asnjë shenjë aktive të kompanisë së implikuar. -

‘Spiropalizimi’ i Kosit, rasti i Kurz dhe standardet evropiane të Ramës
Kur shpërtheu skandali i manipulimit të sondazheve mediatike në favorin e tij, kancelari austriak, Sebastian Kurz ishte në kështjellën Brdo në Slloveni, vendlindjen e komisioneres Marta Kos.
Kurz kishte vendosur të takonte liderët e Ballkanit Perëndimor, në një samit që do ishte një nga daljet e fundit të tij si kryeministër.
Duke shfrytëzuar këtë moment, një media austriake i bëri thirrje për të dhënë dorëheqjen, ndër të tjera edhe për të mos dhënë shembullin e keq për ata liderët që po takonte.
Mund të duket ndoshta ofensive, por mesazhi ishte miqësor për ballkanasit: dorëheqja nuk është thjesht një akt që ushtrohet kryesisht në vendet perëndimore, pasi atje ekziston një kulturë tjetër. Por dorëheqja është një veprim që duhet bërë pasi në të kundërt, ai mund ta përdorë pushtetin e tij për të deformuar akoma më shumë strukturën demokratike të vendit.
Kurz u largua nga posti e më vonë edhe nga politika, ndoshta jo sepse donte të jepte një shembull të mirë për politikanët nga Ballkani, por për të treguar se dorëheqjet duhet të ndodhin që kur ka nisur denoncimi publik, e jo më kur çështja të shkojë në prokurori, aq më shumë kur është ngritur ndonjë akuzë apo janë vendosur masa sigurie.
Marta Kos në atë kohë nuk kishte detyrën e lartë që ka marrë brenda Komisionit Evropian.
Por çdo koleg i saj, me njohuri nga mënyra se si veprohet në një vend demokratik, do ishte tronditur nga mënyra se si u shpreh Edi Rama sot kur u pyet për skandalin e Belinda Ballukut. Pasi sulmoi drejtësinë dhe deklaroi disa herë se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend perëndimor (!), e mori në mbrojtje Belinda Ballukun duke thënë se kjo ishte përplasje mes pushteteve, e cila do zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese.
Në vend që të shokohej nga ajo që po dëgjonte, Marta Kos tha se raste si ky i Ballukut ndodhin gjithandej.
Sigurisht nuk tha se për këto raste bëhen edhe filma, por qëndrimi i saj tregoi një nivel të pabesueshëm ‘spiropalizimi’, një nivel që kulmoi kur tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të ndershme.
Historia e integrimit mund të ketë parë raste të çuditshme, por asnjë të tillë si ky i të premtes në Tiranë, kur ‘nxënësi’ jep përgjigjen më të keqe të mundshme dhe ‘mësuesja’ jo vetëm e duartroket, por edhe e tejkalon me zellin e saj.
-

Vërshimet e ujit dëmtojnë urën e fshatit Xhyrë në Librazhd
Fshati Xhyrë, në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është dëmtuar nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin.
Rënia e këmbës qendrore të urës, e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar dëmtimin dhe shembjen e strukturës, duke bllokuar menjëherë çdo lloj lëvizjeje.
Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike.
Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me blloqe betoni hyrjet, si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Nisur nga ky bllokim, është siguruar kalimi i banorëve nga rruga e vjetër ndërsa për momentin, ura aksesohet vetëm nga këmbësorët.
Për të mundësuar që fëmijët të frekuentojnë shkollën, janë marrë masa të veçanta ku nga të dyja anët e urës janë vendosur furgona për transportin e nxënësve.
gijotina.com/ -

Vendosi mbi 2000 ushtarakë në Uashington për të luftuar krimin, gjykata federale urdhëron Trump të tërheqë gardën kombëtare
Një gjyqtar federal urdhëroi të enjten tërheqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Uashingtoni, duke shënuar një tjetër humbje për Presidentin Donald Trump në luftën e tij me qytetet dhe shtetet e udhëhequra nga Demokratët.
Megjithatë, gjyqtarja Gia Cobb e shtyu vendimin e saj për 21 ditë, deri më 11 dhjetor, për t’i lejuar qeverisë federale të apelojë.
Që nga qershori, presidenti amerikan ka vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles, Uashington dhe Memphis, çdo herë duke sfiduar kundërshtimin nga autoritetet lokale, të tre qytetet drejtohen nga Demokratët, duke argumentuar se masa ishte e nevojshme për të luftuar krimin dhe për të mbështetur zbatimin e ligjit për imigracionin (ICE).
Pas vendosjes së Gardës Kombëtare në kryeqytetin federal në gusht, qyteti ngriti padi, duke akuzuar degën ekzekutive për tejkalim të autoritetit të saj.
Rreth 2,175 trupa të Gardës Kombëtare janë aktualisht të vendosura në Uashington, nga të cilat 1,245 u dërguan nga shtete të tjera, sipas statistikave më të fundit ushtarake.
Gjykatësja dje vendosi në favor të qytetit, duke vendosur se qeveria “veproi në një mënyrë që bie ndesh me ligjin duke vendosur Gardën Kombëtare në Uashington për misione parandaluese të krimit pa kërkesën e autoriteteve të qytetit”.
Ajo gjithashtu kujtoi se ligji nuk lejon kërkesën për të dërguar elementë të Gardës Kombëtare në Uashington nga rajone të tjera të vendit.
Qyteti i Uashingtonit, me statusin e tij unik ligjor, nuk i nënshtrohet asnjë shteti dhe ka një shkallë të konsiderueshme autonomie dhe Kongresi federal është përgjegjës për punët e tij.
Gjykata në tetor bllokoi përkohësisht urdhrat për të vendosur Gardën Kombëtare në dy qytete të tjera të kontrolluara nga Demokratët, Çikago dhe Portland.
Administrata Trump paraqiti një apel urgjent një muaj më parë në Gjykatën Supreme, ku konservatorët kanë një shumicë vendimtare, për të marrë dritën jeshile për të vendosur Gardën Kombëtare në Çikago. Gjykata e lartë amerikane nuk ka vendosur ende.
Donald Trump e ka bërë goditjen ndaj imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë, duke folur për një “pushtim” të SHBA-së nga “kriminelë që vijnë nga jashtë” dhe duke siguruar që deportimet e emigrantëve të mbulohen mjaftueshëm në mediat miqësore.Top Channel
-

Gjykata e pezulloi nga detyra, Balluku i shkon Ramës në zyrë
Belinda Balluku ka shkuar paraditen e kësaj të enjteje në Kryeministri.
Mbërritja e numrit dy të qeverisë në ambientet e Kryeministrisë, është bërë pak pas bërjes publike të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në lidhje me tunelin e Llogarasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku për masat e dhëna nga Gjykata e Posaçme.
Veç masave ndaj Ballukut, burime jo zyrtare bëjnë me dije se janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH. -

Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania-s
Turkish Airlines ka njoftuar të mërkurën e 19 nëntorit se ka vendosur të shesë të gjithë pjesën e aksioneve prej 49 për qind që kishte në Air Albania SHPK.
Në një komunikatë për Platformën e Zbulimit Publik (KAP), kompania tha se bordi i saj ka miratuar shitjen, ndërsa investitorëve do t’u jepen informacione të mëtejshme për zhvillimet.
“Bordi ynë i Drejtorëve, në të cilin partneriteti ynë ka 49 për qind të aksioneve, Air Albania, ka vendosur të shesë të gjitha aksionet e saj në SHPK. Zhvillimet e rëndësishme në lidhje me këtë çështje do t’u komunikohen investitorëve tanë”, tha ajo.
Turkish Airlines hyri në një partneritet strategjik me Air Albania që prej themelimit të saj – bashkë me kompaninë MDN Investment dhe autoritetin shtetëror Albcontrol.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Turkish Airlines po rishikon investimet e saj ndërkombëtare dhe strategjinë e zgjerimit.
Turkish Airlines planifikoi në muajin gusht një ofertë detyruese për një paketë aksionesh jo-kontrolluese në Air Europa, duke kërkuar të zgjerojë shtrirjen e saj me një transportues që specializohet në fluturime nga Spanja në të gjithë Evropën dhe në tregjet e huaja si Amerika Latine dhe Karaibet.
Transportuesi me seli në Stamboll fluturon në më shumë destinacione ndërkombëtare se çdo linjë tjetër ajrore. -

Gjykata e Lartë rrëzon Belerin: Nuk ka hetim për Olta Xhaçkën
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojnë rekursin e Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, lidhur me tjetërsimin e tokave në Himarë, ku parashikohej ndërtimi i një resorti turistik që kishte përfituar statusin e investitorit strategjik.
SPAK kishte vendosur dy herë mosfillimin e procedimit penal, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e kishte urdhëruar që të hetonte kallëzimin e Fredi Belerit, duke argumentuar se kishte elemente që ngrihnin dyshime të arsyeshme për konsumim të veprave penale dhe konflikt interesi.
SPAK nuk u pajtua me këtë vendimmarrje dhe iu drejtua Apelit Antikorrupsion, i cili, ndryshe nga Shkalla e Parë, i dha të drejtë Prokurorisë së Posaçme.
Tashmë, Gjykata e Lartë, me relator Sokol Binaj dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni, në seancën gjyqësore të së hënës, la në fuqi vendimin e Apelit, duke vendosur që çifti Xhaçka-Gaçi të mos hetohet.