Tag: vendosur

  • U ndërprernë energjinë gjatë takimit në Divjakë, Bardhi: Të rinjtë e kanë vendosur, janë njësha

    U ndërprernë energjinë gjatë takimit në Divjakë, Bardhi: Të rinjtë e kanë vendosur, janë njësha

    Gjatë takimit të drejtuesit politik të PD në qarkun Fier, është urdhëruar ndërprerja e energjisë elektrike në zonë.

    Me anë të një videomesazhi, Bardhi shprehet se Edi Rama dhe Belinda Balluku mund të fikin dritat dhe të bëjnë ç’të duan, por rinia e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë e ka marrë vendimin, janë njësha dhe votojnë nr. 1 – Partinë Demokratike.

    Videomesazhi i Bardhit:

    Pa drita, por me super energji në Divjake! 

    Të rinjtë e kanë vendosur: Janë 1-sha

  • Kina: SHBA të ndalojë së përdoruri tarifat si armë kundër nesh

    Kina: SHBA të ndalojë së përdoruri tarifat si armë kundër nesh

    Foto ilustruese

    PEKIN- Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e Jashtme më 5 prill, duke përcjellë qëndrimin e Qeverisë kineze sa i përket kundërshtimit të tarifave të Shteteve të Bashkuara.
    “SHBA-ja duhet të ndalojë së përdoruri tarifat si armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe duhet të ndalojë dëmtimin e të drejtës legjitime për zhvillim të popullit kinez”, tha Ministria e Jashtme kineze.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 34 për qind tarifa ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.
    Me tarifat e reja, shifra e tarifave që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kinës arrin në 54%. Më 5 prill ka nisur të zbatohet tarifa bazë prej 10 për qind që SHBA-ja vendosi ndaj shumë shteteve të botës, ndërkaq tarifat më të larta, përfshirë ato ndaj Kinës, do të nisin të zbatohen javën e ardhshme.
    Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë./REL

  • Kina: SHBA-ja të ndalojë së përdoruri tarifat si armë kundër nesh

    Kina: SHBA-ja të ndalojë së përdoruri tarifat si armë kundër nesh

    Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e Jashtme më 5 prill, duke përcjellë qëndrimin e Qeverisë kineze sa i përket kundërshtimit të tarifave të Shteteve të Bashkuara.SHBA-ja “duhet të ndalojë së përdoruri tarifat si armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe duhet të ndalojë dëmtimin e të drejtës legjitime për zhvillim të popullit kinez”, tha Ministria e Jashtme kineze.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 34 për qind tarifa ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë. Me tarifat e reja, shifra e tarifave që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kinës arrin në 54 për qind. Më 5 prill ka nisur të zbatohet tarifa bazë prej 10 për qind që SHBA-ja vendosi ndaj shumë shteteve të botës, ndërkaq tarifat më të larta, përfshirë ato ndaj Kinës, do të nisin të zbatohen javën e ardhshme. Më 4 prill, Pekini iu kundërpërgjigj tarifave të reja amerikane, duke vendosur një tarifë shtesë prej 34 për qind ndaj mallrave amerikane, lëvizje që paraqet një përshkallëzim në luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë./REL

  • “Çdo pension mbi 200 euro do rritet me 20 përqind”/ Berisha: Tre muajt e parë do vendosim minimumin jetik 200 euro

    “Çdo pension mbi 200 euro do rritet me 20 përqind”/ Berisha: Tre muajt e parë do vendosim minimumin jetik 200 euro

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se problemi më i dhimbshëm në shoqërinë shqiptare është varfëria e pensionistëve. Gjatë takimit me pensionistët Berisha tha se PD ka vendosur të rrisë pensionet për çdo shqiptar, duke vendosur një minimum jetik prej 200 eurosh. Lideri i opozitës gjithashtu tha se Shqipëria ka pasuri natyrore të jashtëzakonshme dhe potencial turistik, por ka rënë në fund të vendeve të rajonit për sa i përket pensioneve.
    “Por sot në shoqërinë tonë, problemet më të dhimbshme janë problemet e pensionistëve. Ndaj dhe ne kemi vendosur që të këpusim nyjën gordiane. Kemi vendosur nga buxheti i shtetit të marrim fondin dhe të vendosim për çdo shqiptar të rritur minimumin jetik 200 euro. Çfarë i intereson kjo pensionistëve? Të gjithë pensionistët dhe nuk janë pak, por janë dy të tretat e tyre, të cilët marrin nën 200 euro, tre muaj pas ardhjes në pushtet të PD, me buxhetin e parë, ata do marrin 200 euro. Çdo njëri prej tyre, 200 euro. Është e llogaritur nga Avokati i Popullit bashkë me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, se për Shqipërinë, 200 euro i nxjerrin nga varfëria e skajshme.
    Në 200 euro i bie 6.3 dollarë në ditë çka është minimumi, por minimumi jetik. Ndaj dhe ne do këpusim nyjën gordiane. Nuk po bëjmë asgjë tjetër, por atë që e kanë bërë të gjitha vendet që nuk duan që qytetarët e tyre të jetojnë në mjerim. Varfëria e skajshme është mjerim. Tani ne kemi vendosur t’i japim këtë përgjigje, do japim për çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Pensionet e tjera mbi 200 euro, do rriten me 20 përqind. Qëllimi ynë është të dalim në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Pse të dalim? Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë vend tjetër përreth nesh që të ketë pasuritë tona.
    Ne kemi pasuri natyrore të pafundme, ne kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm. Ne kemi tokë pak, por ndër më pjelloret. Kështu që ne ishim në krye të vendeve të tjera për rroga dhe pensione, sot ne kemi zbritur në fund të vendeve të rajonit. Malazezi merrte në vitin 2013 një pension 138 mijë lekë në vlerën tonë, sot merr 450 euro pensionin mesatar malazezi. Çfarë ka Mali i Zi që të marrë pensione tre herë më të larta se ne? Çfarë ka Maqedonia që merr pensione 3 herë më të larta se ne. Serbia tre herë më të larta se ne. Kosova më të larta se ne. Kosova e ka pensionin mesatar 190 euro, ne e kemi 160 euro. Pra, ne i japim kësaj situate përgjigje të menjëhershme. Ne vendosim minimumin jetik,” tha Berisha.

  • “Sektori privat më i prekuri”, Kosova e shqetësuar për tarifën prej 10 për qind nga SHBA-ja

    “Sektori privat më i prekuri”, Kosova e shqetësuar për tarifën prej 10 për qind nga SHBA-ja

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së. Në listën e shteteve të prekura nga tarifat e reja figuron edhe Kosova, e cila do të përballet me një tarifë prej 10 për qind. Me të njëjtën tarifë është ndëshkuar edhe Shqipëria dhe Mali i Zi. Ndërkohë, Serbisë i ka vendosur tarifë prej 37 për qind.Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tarifa të reja për disa nga partnerët e saj tregtarë, duke përfshirë edhe Kosovën.Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme, ndërkaq ekspertë ekonomikë kanë theksuar ndikimin e mundshëm të këtyre masave për vendin tonë.Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka shpjeguar se këto tarifa, të cilat janë të vendosura në nivelin 10 për qind për Kosovën, janë pjesë e një realiteti të ri global që karakterizohet nga politika e mbrojtjes ekonomike të SHBA-së, e njohur ndryshe si “trampizëm”.Gërxhaliu ka theksuar se ky lloj i “trampizmit” ka sjellë ndryshime të mëdha në sistemin ekonomik ndërkombëtar dhe se vendime të tilla, kanë një argumentim të fortë që qëndron pas mbrojtjes së ekonomisë amerikane.Sipas tij, Kosova është e goditur nga një masë e tillë, duke shpreh shqetësim se vendi nuk ka as stabilitet politik që të ju bëj ballë këtyre vendimeve ndaj Kosovës.“Sipas asaj që është proklamuar Kosova e ka një taksë 10 për qind. Por, duhet të kuptohet që prej të gjitha vendeve në Ballkan, në Evropë, Kosova është në pozitën më të vështirë, nga vet fakti që jemi në sanksion nga BE-ja, fondet e USAID-it janë të ngrira dhe që në Kosovë nuk kemi stabilitet politik dhe ne merremi me vetveten. D.m.th në vend që të kemi institucione sa më shpejtë, ne luftojmë për pushtet… Besoj që efektet do të jenë shumë të mëdha, sepse nuk ka kush të draftojë apo të hartojë një strategji të taksave apo një strategji mbrojtje”.Ai tha se sektorit privat është para sfidave të shumta duke shtruar disa pyetje.“Dihet mirë që kemi pas preferenca tregtare me ShBA-të, besoj që tash pyetja më e adresuar do të jetë: pse nuk u shfrytëzuan ato preferenca, pse nuk u mbështetën bizneset vendore për t’u depërtuar në mënyrë më agresivë atje? Por, ky realitetin me të cilin duhet të ballafaqohemi dhe besoj që është koha kur duhet ta avancojmë dhe në çfarë forme duhet të rreshtohet ekonomia sociale”.Në lidhje me vendimin e SHBA-së kanë reaguar edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, duke theksuar se ka kohë që ky institucion ka alarmuar për një vendim të tillë dhe ka kërkuar nga institucionet që të shfrytëzojnë kanalet diplomatike për të mos ndodhur ky vendim.DhTIK ka theksuar se ky vendim pritet ta godas edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejtë SHBA-ve ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit.“Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në dhjetor 2024, eksportet tona ishin 3.5%, përderisa në muajin janar dhe shkurt 2025, ato ranë në 2.8, përkatësisht 2.5% në muajin shkurt të këtij viti. Gjithashtu, DhTIK i bënë thirrje qeverisë që t’u dalë në ndihmë bizneseve që atakohen nga ky vendim”, thuhet në njoftim.Ndërkaq, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thonë se besojnë se ky është momenti i duhur që Kosova të shqyrtojë zbatimin e një aranzhimi të njëanshëm preferencial tregtar për Shtetet e Bashkuara, duke hequr në tërësi tarifat doganore për mallrat e importuara nga ky vend.“Heqja e kësaj tarife do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm dhe proaktiv drejt zgjerimit të marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat mbeten partneri më i afërt strategjik dhe ekonomik i Kosovës. Kjo masë do të shërbente si një demonstrim i qartë i gatishmërisë së Kosovës për të thelluar lidhjet ekonomike dypalëshe dhe përkushtimin e saj ndaj vlerave të përbashkëta të tregtisë së lirë dhe të drejtë. Ajo gjithashtu do të ndihmonte në pozicionimin e favorshëm të Kosovës në përpjekjet e ardhshme për të ndjekur një marrëveshje formale të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.Tutje, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Qeverinë e Kosovës që të veprojë me vendosmëri në këtë drejtim dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për të mbështetur përpjekjet institucionale që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve amerikane dhe krijimin e qasjes më të madhe në treg për bizneset kosovare dhe amerikane.Tarifa prej 10 për qind e vendosur nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën do t’i shtrenjtojë produktet kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, mund të bjerë kërkesa për to, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.Ai u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shfrytëzojnë të gjitha kanalet e mundshme për të kërkuar pezullimin – qoftë edhe të përkohshëm – të kësaj tarife, por gjithashtu të eliminojnë tarifën ekzistuese ndaj produkteve të SHBA-së.Rafuna tha gjithashtu se edhe tarifa prej 20 për qind e vendosur nga SHBA ndaj Bashkimit Evropian mund të ketë ndikime indirekte në Kosovë, veçanërisht te prodhuesit vendorë që furnizohen me mallra nga BE-ja, të cilat në fakt importohen nga SHBA-ja.“Ndikimi do të jetë i madh, sepse do të kemi një tarifë shtesë prej 10 për qind për mallrat e Kosovës që eksportohen në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse na është vendosur një tarifë më e ulët sesa disa vendeve të rajonit, që e rrethojnë Kosovën, kjo gjithsesi e shtrenjton produktin me origjinë nga Kosova, i cili do të dalë në tregun e SHBA-së më i shtrenjtë sesa ka qenë deri më sot. Nëse i shohim të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe nga Dogana e Kosovës, shohim që rreth 50 për qind të eksporteve përbëhen kryesisht nga artikuj që lidhen me mobilieri – krevate, dyshekë, jastëkë. Rreth 30 për qind janë tekstil dhe artikuj tekstili. Më pas, 9 për qind përbëhen nga metalet bazë dhe artikujt e tyre, si dhe ushqimet e përgatitura, dhe një përqindje shumë e vogël përbëhet nga produktet prej plastike apo gome”.Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.Në vendimin e bërë publik më 2 prill, përveç tarifës bazë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionitPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ç’tarifa u ka vendosur Trump vendeve të Ballkanit?

    Ç’tarifa u ka vendosur Trump vendeve të Ballkanit?

    Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi futjen e tarifave reciproke që do të vendosin tarifa shtesë për vendet që eksportojnë mallra në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë 32 për qind për Kinën dhe Bashkimin Evropian për Kinën.
    Gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, DC, Trump tregoi një tabelë të titulluar “Tarifat reciproke” që krahasonte tarifat e vendosura nga vendet e tjera në SHBA me ato të vendosura nga Uashingtoni.

    Siç u njoftua më vonë, detyrimet doganore prej 37 për qind u vendosën për importet nga Serbia, 35 për qind nga Bosnja dhe Hercegovina dhe 33 për qind nga Maqedonia e Veriut.
    Për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, për këto tre vende është vendosur një tarifë prej 10 për qind, siç tha Trump gjatë fjalës së tij, “tarifa bazë minimale”.
    Ai tha gjithashtu se tarifat prej 26 për qind janë duke u futur në Indi, 24 për qind në Japoni, 10 për qind në Britani të Madhe, 31 për qind në Zvicër. /tesheshi.com/

  • “Prej kohësh kam heshtur…”, ish e fejuara e djalit të Mehmet Shehut: Ja për kë do votoj më 11 maj

    “Prej kohësh kam heshtur…”, ish e fejuara e djalit të Mehmet Shehut: Ja për kë do votoj më 11 maj

    Pas shumë vitesh heshtje dhe mungese në jetën publike, legjenda e sportit shqiptar, Silva Turdiu, ka vendosur të flasë. Dhe jo për çështje të zakonshme, por për të dhënë mbështetjen e saj publike për një nga kandidatet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në një postim të gjatë dhe prekës në rrjetet sociale, ish-volejbollistja e Dinamos, një nga figurat më të dashura për shqiptarët, shpall përkrahjen e saj për Jorida Tabakun, deputeten e Partisë Demokratike që garon në listën e hapur për qarkun e Tiranës.
    Postimi:
    Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërine ka mbetur e pandryshuar. Kete herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut.
    Nuk e bëj këte vetëm sepse Jorida eshtë pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj.
    Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet perballe padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmone interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.
    Ne jetën time, kam perjetuar personalisht çfare do të thotë të perballesh me padrejtési, shtypje dhe mungese te lirise.
    Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida eshtë një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpres, fisnikëri dhe qytetari.
    Prej nje kohe te gjate tashme, jam pjese e diaspores, dhe kam pare gfare do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rendesishme eshte pjesemarrja aktive, keshtu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike.
    Per një Shqipëri të fisme, të drejte dhe madheshtore.

  • Thyhen rregullat, dënime dhe penalizime ndaj fermerëve, çfarë po ndodh në Ferma VIP

    Thyhen rregullat, dënime dhe penalizime ndaj fermerëve, çfarë po ndodh në Ferma VIP

    Ende pa u bërë 24 orë nga startimi i Ferma VIP 2, Alba Pllozhani ka thyer rregullat.
    Fermerja ka gjetur një zarf, që ishte i ndaluar të lexohej nga të tjerët, veç Ronit. Ron Zaiti ishte me një mision të fshehtë nga Agai.
    Atij iu komunikua gjatë spektaklit të mbrëmjes se askush nuk duhet t’a “rrëmbente” atë zarf, në të kundërt duhet të përgatiteshin për një dënim. E mesa duket Alba ka vendosur që ta marrë përsipër këtë sfidë nga Agai.

    Në zarf thuhej: Për te qëndruar të lidhur me jetën e qytetit, Agai ka vendosur që të ju bëjë një sfidë në Arenë duke u veshur siç ju ka hije. Orari i nisjes është në orën 21:00, por me një kusht, që mos të harrojnë që janë në fermë dhe nesër kanë punët e fermës.
    Fermerja e ka ndarë këtë thyerje të rregullores vetëm me Big Mamën, teksa janë në pritje nga dënimi që do iu komunikohet.
    Big Mama është shprehur se Alba do të dënohet individualisht, dhe sipas saj kjo nuk është një nisje e mirë në fermë.
    Për të gjithë ju miq dhe të apasionuar të Ferma Vip 2, spektaklin LIVE mund ta ndiqni çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Vizion Plus prej orës 21:00, dhe çdo orë e çdo ditë të javës në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu edhe në kanalin e YouTube “Ferma VIP”.
    /vizionplus.tv

  • Milan do trofeun e dytë para revolucionit: ja yjet që rrezikojnë më shumë

    Milan do trofeun e dytë para revolucionit: ja yjet që rrezikojnë më shumë

    Milani po përgatitet të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme nga tani deri në fund të sezonit, ndeshjen e parë të derbit kundër Interit në gjysmëfinalet e Coppa Italia.
    Synimi i Sergio Conceiçao dhe i gjithë grupit të kuqezinjve është që të arrijnë në fund dhe të marrin në shtëpi një tjetër trofe pas Superkupës së Italisë, një rrethanë që mund ta bëjë më pak të hidhur sezonin.
    Pastaj, duke parë përpara për vitin e ardhshëm, nëse nuk ketë një revolucion, do të ketë diçka shumë të ngjashme. Duke filluar nga drejtori sportiv, e më pas te trajneri i ri.
    Dhe këto dy figura të reja do të jenë gjithashtu vendimtare për të vendosur fatin e lojtarëve në skuadër. Megjithatë, disa pika fikse në këtë kuptim tashmë ekzistojnë.
    Me Theo Hernandez, sipas Gazzetta dello Sport, pothuajse me siguri do të jetë lamtumirë: negociatat për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2026 kanë qenë në ngecje prej disa kohësh, kështu që do të duhet “vetëm” të gjendet një ekip që lojtari do t’i pëlqejë dhe që do të vendosë në tryezë shumën e kërkuar nga Milani (në janar, Hernandez ka refuzuar vetë Como-n).
    Me përjashtim të çdo surprize, valixhet janë të mbushura edhe për Joao Felix, Tammy Abraham dhe Riccardo Sottil, lojtarë që mbërritën në formë huazimi dhe janë të vendosur të kthehen respektivisht te Chelsea, Roma dhe Fiorentina.
    Me blerjen përfundimtare më se të mundshme të Walker, Emerson Royal mund të shitet, por ka edhe një atmosferë lamtumire për Loftus-Cheek, Chukwueze dhe Terracciano.
    Pozicionet e Maignan dhe Leaos ende duhet të vlerësohen dhe fatet e tyre do të shqyrtohen vetëm më vonë, kur do të jenë të qarta rolet e drejtorit sportiv dhe trajnerit.

  • Partizani ndryshon trajnerin, rikthen në stol teknikun e famshëm

    Partizani ndryshon trajnerin, rikthen në stol teknikun e famshëm

    Partizani ka vendosur të emërojë sërish Skënder Gegën në postin e trajnerit, në një moment kur sezoni i skuadrës është në rrezik dhe objektivat e klubit po veniten.
    Eksperimenti me Arbër Abilaliajn nuk dha rezultat, pasi skuadra është duke rrëshqitur në renditje dhe rrezikon praninë në “Final 4”. Për këtë arsye, klubi i kuq ka vendosur të rikthejë Gegën, një trajner që e njeh mirë ambientin dhe ka provuar suksesin me Partizanin në të kaluarën.
    Gega ishte në krye të Partizanit në sezonin 2018-2019, kur udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion pas shumë vitesh pritjeje. Pavarësisht ndarjes me klubin mes polemikave, trajneri duket se ka lënë pas të kaluarën dhe ka pranuar të rikthehet për të ndihmuar ekipin në një moment kritik.
    Gega pritet të debutojë në ndeshjen ndaj Laçit, një përballje vendimtare për të ardhmen e Partizanit në këtë sezon, ku objektivi minimal mbetet pjesëmarrja në “Final 4” dhe sigurimi i një vendi në garat europiane.