Tag: vendosur

  • Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

    Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

    Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një fotomontazhi, ka vendosur socialistët që sot qëndrojnë pas hekurave mes 12 yjeve të BE-së, që Partia Socialiste po e përdor si slogan të kësaj fushate elektorale.
    Kështu, Berisha ka vendosur fotot e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici; ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe; ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako; kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn; ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako; ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
    Në mes, Berisha ka vendosur foton e një miu, duke ironizuar në këtë mënyrë kryeministrin Edi Rama.

  • Pamjet me dron, ja si duket skenografia e hapjes së fushatës së PS-së për zgjedhjet e 11 Majit

    Pamjet me dron, ja si duket skenografia e hapjes së fushatës së PS-së për zgjedhjet e 11 Majit

    Mediat kanë publikuar pamjet me dron dhe zbulon skenografinë e fushatës së PS. Takimi pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin Skënderbej. Siç shihet edhe në pamje, në qendër të sheshit janë vendosur 12 yje të vendosur në formë rrethore, që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të Bashkimit Europian.
    Çdo yll është konceptuar si pikë qendrore për përfaqësimin politik të një qarku. Në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesi politik i qarqeve së bashku me kandidatët për deputetë. Skenografia përçon qartë mesazhin e sloganit të PS ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, teksa i gjithë ambienti rreth yjeve është i rrethuar me rreth 5 mijë karrige për pjesëmarrësit.

  • Pamjet me dron, ja si duket skenografia e hapjes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit

    Pamjet me dron, ja si duket skenografia e hapjes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit

    Mediat kanë publikuar pamjet me dron dhe zbulon skenografinë e fushatës së PS. Takimi pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin Skënderbej.
    Siç shihet edhe në pamje, në qendër të sheshit janë vendosur 12 yje të vendosur në formë rrethore, që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të Bashkimit Europian.
    Çdo yll është konceptuar si pikë qendrore për përfaqësimin politik të një qarku. Në secilin prej tyre do të qëndrojë drejtuesi politik i qarqeve së bashku me kandidatët për deputetë.
    Skenografia përçon qartë mesazhin e sloganit të PS ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’, teksa i gjithë ambienti rreth yjeve është i rrethuar me rreth 5 mijë karrige për pjesëmarrësit.

  • PD hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, Berisha krah LaCivitas

    PD hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, Berisha krah LaCivitas

    Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka hapur pasditen e sotme fushatën elektorale te sheshi ”Nënë Tereza” në Tiranë.Me mijëra qytetarë janë mbledhur për të mbështetur opozitën, në nisjen e fushatës për garën elektorale.
    Liderin e PD, Sali Berishën e ka shoqëruar gjatë mbërritjes për në miting edhe drejtuesi i fushatës së PD, amerikani, Chris LaCivitas.PD këtë çelje fushate e ka organizuar më një podium të madh,  ku janë vendosur kandidatët për deputetë në 12 qarqe ne te dy krahët, ndërkohe që në qendër është vendosur mikrofoni dhe pas tij disa të rinj që mbajnë të veshur bluzat e me numrin e koalicioni ASHM.

  • Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

    Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

    Sali Berisha thotë se Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.
    ”Nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës.

    U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar”,-tha kreu i PD-së.
    Sipas Berishës, dje në seancën kushtuar Shqipërisë pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet. ‘
    ‘Në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor. Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet”, u shpreh Berisha.

  • Shtëpia e Bardhë sqaron vendimin e Trump: Tarifat për Kinën janë 145 për qind!

    Shtëpia e Bardhë sqaron vendimin e Trump: Tarifat për Kinën janë 145 për qind!

    Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndjeshëm tarifat për mallrat që vijnë nga Kina, duke i vendosur ato në një nivel të pashembullt prej të paktën 145%, konfirmoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë zyrtare. Kjo lëvizje vjen si pjesë e një politike më të ashpër tregtare të Presidentit Donald Trump, i cili po kërkon të vendosë masa reciproke ndaj asaj që e cilëson si praktikë të padrejtë ekonomike nga ana e Kinës.
    Tarifa e re përfshin një shtesë prej 125%, e cila është vendosur mbi një tarifë ekzistuese prej 20%, e aplikuar më parë. Fillimisht kishte pasur paqartësi nëse kjo tarifë e re ishte shtesë apo e përfshirë në total, por Shtëpia e Bardhë sqaroi se ajo është shtesë mbi tarifën ekzistuese, duke e çuar barrën doganore totale në minimum 145% për mallrat kineze.
    Presidenti Trump ka justifikuar vendimin e tij duke e lidhur drejtpërdrejt me çështje të brendshme amerikane, përfshirë imigracionin e paligjshëm dhe rrjedhën e fentanilit – një drogë jashtëzakonisht e rrezikshme – për të cilën ai ka akuzuar Kinën se ndihmon në mënyrë të tërthortë përmes mungesës së kontrollit.
    Përveç tarifave mbi mallrat e përgjithshme, është vendosur një masë tjetër goditëse ndaj tregtisë: mallrat me vlerë më pak se 800 dollarë, që më parë kishin përfitime të veçanta doganore, tani do të përballen me një tarifë të re prej 120%, duke filluar nga 2 maji. Ky ndryshim prek miliona dërgesa të vogla që hyjnë çdo ditë në SHBA përmes blerjeve online nga platformat kineze.
    Këto masa përfaqësojnë një përshkallëzim të dukshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Ekspertët e tregtisë ndërkombëtare paralajmërojnë se një vendim i tillë mund të provokojë një reagim reciprok nga Kina, me pasoja për zinxhirët globalë të furnizimit dhe çmimet e konsumatorëve amerikanë.
    Ndërkohë, kjo lëvizje shihet edhe si një përpjekje e Trump për të forcuar qëndrimin e tij politik në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024-ës, duke u paraqitur si mbrojtës i industrisë amerikane dhe kundërshtar i fortë i Kinës.

  • Thirrja nga Rama: Bashkohuni me PS-në për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE-së

    Thirrja nga Rama: Bashkohuni me PS-në për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e BE-së

    Kryeministri Edi Rama edhe këtë të enjte i bën thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
    Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

    Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian.
    ”Voto 5. Bashkohu me mua e PS më 11 maj, me dashuri për Shqipërinë dhe vendosmëri për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

  • Tregjet rimëkëmben pas vendimit të Trump, ndërsa hyjnë në fuqi tarifat e Kinës ndaj SHBA-së

    Tregjet rimëkëmben pas vendimit të Trump, ndërsa hyjnë në fuqi tarifat e Kinës ndaj SHBA-së

    Tregjet aziatike të aksioneve vazhduan rritjen e tyre dhe u rikuperuan pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump shpalli të mërkurën pezullimin 90-ditor për ‘tarifat reciproke’ në dhjetëra vende, përveç Kinës, ku manjati ka rritur normën me efekt të menjëhershëm nga 104% në 125%.
    Tajvani fitoi 9.2% në hapje, Tokio 3.8%, Hong Kongu 2.69%. Bursa e Tokios zgjeroi fitimet përpara pushimit të mesditës, duke u rritur më shumë se 8% në 34,375, më shumë se 2,600 pikë. Pauza 90-ditore e tarifave reciproke të administratës Trump shkaktoi një plan riblerjeje pasi indeksi standard Nikkei ra në nivelin më të ulët 18-vjeçar në fillim të kësaj jave. Në SHBA, Wall Street bëri fitime historike të mërkurën pas ditëve të trazirave ekonomike, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë tarifat hakmarrëse prej 84 për qind të Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara kanë hyrë sot në fuqi në mes të përshkallëzimit të një lufte tregtare dypalëshe.
    Kina ka vendosur tarifa hakmarrëse prej 84% për të gjitha importet amerikane, duke thelluar luftën tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit.
    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, ka përdorur rrjetet sociale për të deklaruar se qeveria e saj “nuk ka frikë nga provokimet”.
    Ajo postoi një video të ish-liderit të Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun, gjatë Luftës së Koresë, duke u thënë Shteteve të Bashkuara se “pavarësisht se sa do të zgjasë kjo luftë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”. Mbi video ajo shkroi “Ne jemi kinezë, nuk do të tërhiqemi”.
    Kjo vjen pasi Trump kishte vendosur më parë një tarifë 104% për mallrat kineze, por më vonë e rriti këtë në 125%, duke përmendur një “mungesë respekti” nga Kina.
    Megjithatë, Trump ka ndaluar tarifat më të larta për vendet e tjera, duke vendosur një tarifë prej 10%.

  • Guida trondit: “Unë dhe Mareska kemi vendosur të mos arbitrojmë Napolin, dua të qëndroj i qetë”

    Guida trondit: “Unë dhe Mareska kemi vendosur të mos arbitrojmë Napolin, dua të qëndroj i qetë”

    “Eleminimi i kufijve territorialë? Unë dua të jem transparent në lidhje me këtë çështje. Nuk ka asnjë motiv të fshehtë, Xhanluka Roki mund të zgjedhë gjyqtarin më të mirë për ndeshjen më të mirë. Ne jemi njerëz të mirë.

    Fabio Mareska dhe unë mund të arbitrojmë në Napoli pa asnjë shqetësim dhe ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë. Si Fabio ashtu edhe unë kemi vendosur të mos arbitrojmë në Napoli, sepse futbolli përjetohet ndryshe nga qytetet e tjera si Milani, edhe pse ne e kemi pasur propozimin”.

    Zbulimi vjen nga arbitri i Serisë A, Marko Guida ekskluzivisht në Radio CRC. “Unë jetoj në qytetin e Napolit dhe jetoj në provincë. Kam tre fëmijë dhe gruaja ime ka një biznes. Është një zgjedhje personale. Në mëngjes duhet të shkoj të marr fëmijët e mi dhe dua të jem i qetë.

    Futbolli përjetohet me shumë emocione në vendin tonë. Kur bëra gabime nuk ishte aq e sigurt të ecja në rrugë ose të bëja pazar. Të mendoja të bëja një gabim në ditët e mia për të mos bërë çmime sportive. nuk më bën të ndihem i qetë”.

    Vazhdo leximin

  • Italia vendos limit turistësh për plazhin e njohur, do të rezervojnë përmes një aplikacioni

    Në mes të përpjekjeve të vazhdueshme në Itali për të luftuar mbipopullimin e siteve të njohura, autoritetet kanë vendosur se turistët do të duhet të rezervojnë përpara nëse duan të vizitojnë një nga plazhet më të njohura të ishullit të Sardenjës.

    Tuerredda është një gji spektakolar në formë gjysmëhëne që ndodhet në ishullin idilik italian, më pak se 200 metra larg bregut jugor të Sardenjës.

    Në muajt e verës, numri i plazhistëve tashmë është kufizuar nga autoritetet lokale në vetëm 1,100 në ditë, por këshilli lokal i Teulada tani dëshiron që vizitorët të rezervojnë një vend nëpërmjet një aplikacioni përpara se të shijojnë rërën e saj të hollë me ngjyrë të artë dhe ujërat e kristaltë.

    “Shpresojmë të fillojmë me sistemin e ri që në korrik”, tha për mediat lokale Angelo Milia, kryebashkiaku i Teulada.

    Me rreth 50 milionë turistë çdo vit, Italia është një nga disa vende evropiane që po përpiqet të ndalë fluksin e turistëve mes shqetësimeve për dëmet që ata bëjnë në vendet historike dhe sitet e bukurisë natyrore.

    Kontrolle agresive

    Qeveria kombëtare ka qenë e ngadaltë në miratimin e masave që mund të pengojnë vizitorët, veçanërisht gjatë festimeve të Vitit Jubilar të Vatikanit, duke ia lënë në dorë këshillave lokalë që të aplikojnë një qasje më agresive për të kontrolluar numrin e vizitorëve.

    Në Tuerredda, autoritetet e Sardenjës kanë kufizuar numrin e vizitorëve që nga viti 2020 dhe kanë vendosur ndalime për qeset plastike të disponueshme, pirjen e duhanit dhe marrjen e rërës ose guralecave nga plazhi.

    Javën e kaluar, ata u bashkuan me drejtuesit e 25 qyteteve turistike nga e gjithë Italia, duke përfshirë kryebashkiakët e Capri-t dhe Positano, për një samit të krizës në qytetin e Amalfit për t’u përballur me plagën e mbiturizmit.

    Të pranishëm ishin gjithashtu kryebashkiakë nga vendpushimi alpin i skive Courmayeur në kufirin francez, qytetet bregdetare të Cinque Terre në Liguria dhe Taormina, qyteti në majë të kodrës siciliane që ka tërhequr një valë të re turistësh pas serialit të suksesshëm televiziv, White Lotus, të filmuar atje.

    Kryetarët e bashkive duan më shumë fleksibilitet për të kufizuar aksesin e turistëve në periudha me kërkesë të lartë, më shumë në koordinimin e trenave, trageteve dhe mënyrave të tjera të transportit publik, dhe fleksibilitet më të madh për të vendosur taksat lokale ose për të urdhëruar bizneset të punësojnë staf të përkohshëm.

    Paolo Falco, kryebashkiaku i Capri-t, po kërkon më shumë pushtet mbi kohën e mbërritjeve të turistëve, veçanërisht të udhëtarëve ditorë, të cilët përmbytin ishullin me mijëra çdo verë. Ai ka sugjeruar një limit për orë të numrit të trageteve.

    “Është thelbësore që komuna jonë të vendosë limit orar të lidhjeve detare, të vendosur aktualisht vetëm në nivel rajonal. Në Capri, ne duam të mbrojmë në maksimum ata që vijnë të na vizitojnë dhe të sigurojmë një përvojë cilësore për të gjithë”, tha ai në një deklaratë.

    Numri i turistëve dominon mbi popullsinë vendase në Capri gjatë muajve të verës, pasi 16,000 të huaj vizituan ishullin në maj dhe qershor të vitit të kaluar, 3000 më shumë, krahasuar me 13,000 banorë rezidentë të ishullit.