Tag: vendosur

  • ‘Gjykata Kushtetuese para vetë-asgjësimit’/ Vasili: Po veprohet me standard të dyfishtë, kolonat e fundit të shtetit ligjor po bien njëra pas tjetrës

    ‘Gjykata Kushtetuese para vetë-asgjësimit’/ Vasili: Po veprohet me standard të dyfishtë, kolonat e fundit të shtetit ligjor po bien njëra pas tjetrës

    Çështja e pezullimit të ministres Belinda Balluku ka vënë Gjykatën Kushtetuese përballë një prove kritike për integritetin e saj, duke nxitur akuza për standarde të dyfishta dhe presion politik.

    Sipas ish deputetit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, pranimi i Gjykatës për të shqyrtuar ankimimin e kryeministrit Rama kundër pezullimit të ministres së tij, përbën një akt që e çon institucionin drejt “vetë-asgjësimit”.

    Në qendër të kritikës së Vasilit qëndron kontradikta flagrante me një precedent të vendosur po nga kjo gjykatë në rastin e Sali Berishës. Në atë rast, kur 30 deputetë opozitarë ankimuan masën e sigurisë ndaj Berishës, Gjykata Kushtetuese vendosi se ata nuk kishin legjitimitet për ta bërë këtë, duke argumentuar se ankimimi mund të bëhej vetëm nga individi i prekur drejtpërdrejt.

    “Bazuar në këtë standard, kërkesa e kryeministrit Rama duhej të merrte përgjigje negative në çast”, argumenton Vasili, duke theksuar se Gjykata po shkel një interpretim kushtetues që e ka vendosur vetë. Sipas tij, personi i legjitimuar për t’u ankuar në këtë rast është vetëm ministrja e pezulluar, dhe jo kryeministri. Vasili shprehet se ky veprim i Gjykatës nuk është gjë tjetër veçse hapi i fundit në “vetë-asgjësimin” e saj, duke lënë të kuptohet se vendimi është i ndikuar politikisht.

    Ai shprehet se gjyqtarët po zgjedhin “të kënaqin pushtetin” në kurriz të së drejtës dhe precedentëve. Nëse Gjykata vendos në favor të Ramës, shton ai, atëherë opozita nuk duhet t’i drejtohet më këtij institucioni, duke e konsideruar atë si të paekzistueshëm. Një tjetër pikë debati është edhe kultura e dorëheqjes.

    Ndërsa kryeministri Rama pretendon se në Evropë ministrat nuk pezullohen nga detyra, Vasili kundërshton duke thënë se atje zyrtarët nën akuzë japin dorëheqjen pa pritur masa ndëshkimore. Ai hedh poshtë idenë se refuzimi për t’u larguar nga posti është një normë në politikën shqiptare, duke e quajtur atë një “standard banditesk” të vendosur nga qeveria aktuale. Ai sjell në vëmendje raste të së shkuarës, si dorëheqjet e Ilir Metës, Fatos Nanos dhe Sali Berishës, për të argumentuar se institucioni i dorëheqjes ka qenë i njohur dhe i aplikuar si një akt i përgjegjshmërisë politike.

    Vasili:

    Jo nuk është e vërtetë, në Europë ka pasur ministra të cilët janë arrestuar në detyrë. ka cituar zoti Berisha mjaft qartë. Unë në një shkrimin timin, kam cituar, pra nuk është, nuk ka qenë standarti, ka qenë shumë i thjeshtë. Dikush që gjendet në shkelje të hapur me fakt në detyrës, ai ndaj tij drejtësia vepron në mënyrë të menjëhershme, pa asnjë diskutim.

    Por tjetra që është e rëndësishme, të thoshin që këtu në këtë mes sot është në  lojë hapi i fundit i vetëasgjësimit të Gjykatës Kushtetuese. Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese e cila mori një vendim të caktuar lidhur me 30 deputetë që të cilët u ankuan lidhur me arrestimin e zotit Berisha, 30 deputetë opozitarë dhe e rrëzoi këtë kërkesë duke mos i legjitimuar, pra nuk keni të drejtë ju të ankoheni për individin, sepse nuk jeni ju në konflikt, por është individi në një konflikt përkatës.

    Në rastin konkret, që me të ardhur kërkesa, kjo kërkesë e merrte përgjigjen në çast, bazuar pra në një standart kushtetues të vendosur, sepse Gjykata Kushtetuese ju e dini që me vendimet që merr vendos dhe interpretimin kushtetues për një çështje të caktuar. Sepse, në rastin e parë votuan tetë gjyqtarë për ta rrëzuar kërkesën dhe e vetmja gjyqtare që votoi për t’i legjitimuar 30 deputetët në ankesën e tyre, që ishte gjykatësja Sonila Bejtja.

    Tani, çfarë do bëjnë këta? Tani, këta, po këta të tetë vendosin krejtësisht të kundërtën? Ç’do të thotë kjo? Do të thotë që sa kushtetuta kemi? Sepse kushtetutës që ju referuam këta, thoshin që këta nuk legjitimohen. S’kanë të drejtë. Po pse Edi Rama ka të drejtë? Edi Rama nuk është i akuzuar. Nuk është akuzuar qeveria e tij. Është akuzuar një ministre e tija. Dhe për të cilin ka ndodhur masa e pezullimit, e cila ka të gjithë të drejtat ligjore që të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, këtë s’ja privon njeri.

    A pengohet funksionimi i qeverisë? Ku e keni parë që s’pengohet funksionimi i qeverisë? Bën mbledhje qeveria korrekt, të plotë, normale, vazhdojnë, shkojnë në parlament, propozojnë ligje, bëjnë gjithçka. Tani për ta bërë pak tragjikomike situatën, Edi Rama nuk e ka problem që të vërë dikë, të ngarkojë dikë për të drejtuar qeverinë kur nuk është ai, apo jo? Do thoni ju po si e zgjidhim këtë? Po e ka vënë vetë precedentin ai. Ju mbani mend që ai u emërua nga presidenti Meta dikur, si kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme dhe mori dekretin e presidentit, shkoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe i tha, ta delegoj je ti ministri i jashtëm i tha Gent Cakës dhe ti do ta përfaqësosh Shqipërinë kudo, në marrëveshje ndërkombëtare, të gjitha, ti je ministri i jashtëm i Shqipërisë. Kur të dojë, mund t’i thotë një ministri, merre drejto ti mbledhjen e qeverisë se unë këtë kushtetutë kam në kokën time.

    Kështu që në rastin konkret, këtu më tepër sesa Edi Rama vetë, sepse Edi Rama tashmë është e qartë që qeveria e tij është e damkosur, nuk kanë të mbaruar dhe të tjera, të tjera skandale do dalin. Kjo nuk diskutohet. Por këtu është akti i fundit, përfundimtar, ku Gjykata Kushtetuese vetë asgjësohet. Sepse nuk ka asnjë mundësi juridike që e njëjta gjykatë për një çështje të njëjtë, njëherë të vendosi kundër dhe njëherë të vendosi pro. Sepse e ka vendosur vetë dhe në arsyetimin që ka bërë.

    Ata, jo vetëm që nuk e kanë këtë mundësi, por në rast se do, që në momentin që që e morën për sipër këtë punë, çfarë do bëjnë? Do t’i kërkojnë ndjesë tashmë të gjithë publike Sonila Betjes? Se këta të tetë ishin ishin për ta rrëzuar kërkesën e opozitarëve. Apo këta janë të bindur që ne duhet të jemi në rregull, ne duhet ta kënaqim pushtetin. Kurse atyre opozitarëve, punë e madhe, i hidhja poshtë atyre. Nuk na bëjnë dot gjë se s’kanë pushtet ata. Ky është arsyetimi.

    Dhe në këtë situatë, kaq të kritike për vendin, këto janë tamam përfundimisht edhe ato çka kanë mbetur,  ato kolonat e fundit kështu gjysëm të shëmbura të shtetit ligjor që po bien njëra pas tjetrës. Dhe edhe vetë pranimi nga Gjykata Kushtetuese për ta gjykuar dhe për të vazhduar më tej këtë proces, ndërkohë që kjo duhet të mbarojë për pesë minuta, se e kishim precedentin e vetëm po vetëm nga nga vetë ata. Kjo në rast konkret do të thotë përfundimisht , mbas këtij vendimi, në qoftë se këta çmenden dhe i japin drejtë Edi Ramës, unë do t’i thosha opozitarëve, mos u drejtoni më Gjykatës Kushtetuese, konsiderojeni që Shqipëria nuk ka gjykatë kushtetuese.

    Nuk kishte pse merrte asnjë minutë kohë, as nga koha e saj Gjykata Kushtetuese, po as nga vëmendja e opinionit publik, për një çështje e cila e kishte tashmë standartin e kishte vendosur vetë.

    Prandaj jemi në situatat e një absurdi që ka ardhur pikërisht nga niveli mjerabël dhe nga kapja politike e gjykatës. Kjo është e gjitha. 

  • Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur

    Zogaj: Kushdo që zëvendëson Dumanin nuk bën dot hapa pas, standardi është vendosur

    Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) nuk është thjesht një ndryshim emrash, por një test për vazhdimësinë e institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë në vend. Kjo ishte tema e diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, drejtuar nga Alba Alishani, ku analistët Preç Zogaj, Lorenc Vangjeli dhe Arion Sulo zbërthyen prapaskenat e këtij procesi.
    Sipas analistit Preç Zogaj, frika për një zbehje të ritmit të SPAK pas largimit të Altin Dumanit është e paarsyeshme, pasi standardi tashmë është vendosur dhe “kthesa prapa” është e pamundur.
    Zogaj vlerësoi lart kandidaturat në garë, duke theksuar se cilido që të zgjidhet, do të gjejë një terren të shtruar nga paraardhësi. “Ai (Dumani) e ka prezantuar SPAK-un që punon në grup. Nga Dumani janë vendosur kuota frymëzuese për të gjithë ata që do e pasojnë. Ai ka lënë një trashëgimi të vyer,” tha Zogaj.
    Sipas tij, tre vitet e fundit shënuan momentin kur SPAK filloi të shkruajë histori, duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë me kredon “askush mbi ligjin”.
    Analisti Zogaj argumentoi se presioni i publikut dhe struktura e ngritur e bëjnë të detyrueshme për kreun e ri jo vetëm ruajtjen e standardit, por edhe avancimin e tij.
    “Pasuesi nuk mund të bëjë hapa pas. Ai që do zgjidhet është pjesë e këtij ekipi. Jo vetëm do ruhen arritjet e deritanishme, por do të ketë edhe arritje të reja,” parashikoi Zogaj, duke shprehur besim te profili i prokurorëve që kanë hyrë në garë për të marrë stafetën e drejtimit të SPAK.

  • “GJKKO ka të drejtë të pezullojë ministrin”/ Rama po mbron të pandehurën Balluku, avokati:Ja çfarë ndodh në Kushtetuese

    “GJKKO ka të drejtë të pezullojë ministrin”/ Rama po mbron të pandehurën Balluku, avokati:Ja çfarë ndodh në Kushtetuese

    Gjykatat mund ta pezullojnë një ministër kur plotësojnë tre kushtet e rrezikshmërisë dhe këtë e thotë edhe Komisioni i Venecias në një opinion të saj të vitit 2020. Edhe për rastin e ministres Belinda Balluku këto tre kushte sipas GJKKO dhe SPAK i ka plotësuar duke ngritur dyshimin e arsyeshëm.
    Kështu u shpreh sot avokati pranë Partisë Demokratike, Marash Logu, në lidhje me çështjen e zëvendëskryeministres që është marrë e pandehur dhe është pezulluar për abuzim me tenderimet.
    Sipas juristit, kryeministri Edi Rama po gënjen duke përdorur si referencë Venecian dhe Strasburgun, pasi nuk ka asnjë opinion apo vendim ku ndalohet pezullimi i ministrave.
    “Gjykata nuk ka shkarkuar apo emëruar ministra apo zv/kryeministra. A keni dëgjuar ju që ta ketë bërë këtë? Gjykata ka të drejtë të vendosë masat e sigurimit.
    Ka kryeministri kompetenca të vendosë masa? Jo. E paprecedentë që kryeministri bëhet avokat i të pandehurës Belinda Balluku. Kryeministri po mbron të akuzuarën për korrupsion”, tha ai për “News 24”.
    Logu shpjegoi edhe se çfarë do të ndodh tani me kërkesën e Kryeministrisë për të rrëzuar pezullimin që ka vendosur GJKKO.
    “Kolegji shqyrton nëse kërkesa plotëson kushtet. Ndaj është vendosur t’i kalojë çështja Kolegjit për të vlerësuar nëse i përmbush kushtet e pranueshmërisë. Pasi vendos nëse po apo jo, atëherë kalon në shqyrtim ose jo. Nëse kërkesa përmbush kushtet, atëherë shqyrtohet edhe thelbi i saj”, u shpreh juristi.
    Logu iu referua edhe precedentit më të fundit, arrestimit të Federica Mogherinit në Bruksel, duke shtuar se askush nuk ka dalë të sulmojë gjykatën, siç ndodh me rastin Balluku në Shqipëri.
    “Kemi rastin e Federika Mogerinit sot në Bruksel, që është arrestuar dhe nuk dëgjuam asnjë deklaratë nga Ursula von der Leyen që të bënte deklaratë apo ta merrte në mbrojtje vartësen e saj. Askush nuk tha se po ndërhyn gjykata”, u shpreh avokati.
    Kurse për pretendimet e qeverisë me Venecian dhe Strasburgun, ai shpjegoi:
    “Kryeministri kur i referohet Venecias dhe Strasburgut duhet të japë datën, emrin dhe numrin e çështjes. Nuk ekziston asnjë rast që është e thënë apo vendosur që Gjykata nuk pezullon ministrin. Pra Venecia nuk ka thënë që Gjykata s’mund të pezullojë ministrat.
    Kjo mund të verifikohet edhe duke hyrë në faqen e Komisionit të Venecias dhe ta shikojë, madje atje thuhet edhe se Gjykata mund ta vendosë këtë masë kur plotësohen tre kushte, kur rrezikohen provat. Bëhet fjalë për opinionin e Venecias për Kosovën në vitin 2020 si precedent. Nuk mund të spekulohet apo të gënjehet me Venecian dhe Strasburgun, sepse gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra.
    Nëse kryeministri dhe stafi i tij ligjor do kishin argumente apo opinionet e Venecias dhe vendimit të Strasburgut për raste të ngjashme, do i kishte përfshirë në këtë ankimim të dërguar në Kushtetuese”, nënvizoi juristi.
    Logu tha se Balluku duhet të ishte dorëhequr, teksa mundësinë që Kushtetuesja të shfuqizonte pezullimin e ministres, e shikonte si një mundësi që do kërkonte menjëherë kërkesën e GJKKO për ta ashpërsuar masën deri në “arrest me burg”.
    Sipas juristit, po t’i referohesh precedentëve të tjerë me zyrtarët e lartë socialistë, duke parë edhe provat për çështjen Balluku në aktet e dosjes, duhet që GJKKo të kishte vendosur arrestin me burg ndaj saj.
    “Një ministër i pandehur nuk mund të qëndrojë në detyrë. PD, kryetari Berisha dhe deputetë të tjerë kanë dhënë precedentë të shumtë të ministrave të pandehur që janë dorëhequr apo shkarkuar. Balluku le të ndjekë shkallët e gjyqësorit me apelime dhe ankimime, nuk ka pse investohet tek kryeministri Edi Rama.
    Kryeministri kërkon të japë mesazhin se kabineti i tij është i paprekshëm dhe po i bën luftë drejtësisë. Unë mendoj se GJKKO duhet të kishte kërkuar “arrest me burg” për Ballukun, pasi plotësoheshin kushtet dhe për më tepër po të shohësh precedentët e kaluar.
    Madje nëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon masën e pezullimit, unë mendoj që GJKKO të kërkojë masën “arrest me burg”, pra më shtrënguese. Balluku po hetohet edhe për çështje të tjera nga SPAK, ndërsa me masën e pezullimit nuk i preket aspak mandati i deputetes. Por GJKKO e ka arsyetuar masën që ka vendosur”, tha Logu.
    Juristi theksoi se kolegji ka pasur dyshime lidhur me plotësimin e kushteve të pranueshmërisë, kurse pikëpyetja kryesore lidhet me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese.
    “Për t’u investuar GJK, duhet të ekzistojë një konflikt juridik për kompetencat midis Këshillit të Ministrave dhe GJKKO-së. Në këtë rast, një konflikt i tillë nuk ekziston. Gjykata nuk ka emëruar apo shkarkuar ndonjë ministër, por ka vendosur masë sigurimi, pezullim nga funksioni publik, kompetencë që i takon vetëm gjykatës. Kryeministri nuk ka të drejtë të vendosë masa sigurimi, prandaj nuk ka kompetencë të cenuar”, u shpreh Logu.

  • Shpërthim me eksploziv në derë të shtëpisë/ Pakoja ishte vendosur në portën e jashtme por, policia thotë se…

    Shpërthim me eksploziv në derë të shtëpisë/ Pakoja ishte vendosur në portën e jashtme por, policia thotë se…

    Një shpërthim eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.
    Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, por nga shpërthimi i lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale.
    Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • “Skifteri” shqiptar kapet duke vjedhur firmën e ndërtimit/ Kamerat dhe pronari e spiunuan

    “Skifteri” shqiptar kapet duke vjedhur firmën e ndërtimit/ Kamerat dhe pronari e spiunuan

    Rreth orës 18:00 të së premtes së 28 nëntorit, pronari i një magazine të vendosur në Via delle Fabbriche në Voltri të Xhenovës në Itali, kontaktoi numrin 112 duke raportuar praninë e një hajduti të mundshëm brenda ambienteve të firmës.
    Makinat e patrullës, që mbërritën në vendngjarje, konfirmuan nga një sinjal radioje nga dhoma e operacioneve, e cila analizoi njëkohësisht imazhet nga kamerat në rrugët ngjitur, se autori i dyshuar i krimit ishte arratisur përmes një dere dytësore të vendosur në pjesën e pasme, duke thyer drynin që e mbante të mbyllur.
    Oficerët e kapën menjëherë, duke e gjetur me një karrocë, një çantë dhe disa pako. Një kontroll zbuloi se 39-vjeçari shqiptar sapo kishte vjedhur vegla pune dhe sende të tjera të gjetura në depo, përfshirë drynin e thyer, me një vlerë totale prej afërsisht dy mijë eurosh.
    I gjithë malli u identifikua nga pronari dhe u sekuestrua për hetime të mëtejshme, informon media italiane.
    39-vjeçari me dënime të shumta penale, u arrestua në pritje të seancës paraprake të sotme dhe u akuzua gjithashtu për pranimin e mallrave të vjedhura dhe mbajtjen e armëve, ose objekteve që kishin për qëllim të shkaktonin dëm.

  • Shqiptari sfidon lartësinë për 28 nëntorin, hipën në shtyllën e lartë për të vendosur flamurin kombëtar

    Shqiptari sfidon lartësinë për 28 nëntorin, hipën në shtyllën e lartë për të vendosur flamurin kombëtar

    Në kuadër të 28 nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë, një shqiptar ka sfiduar lartësinë duke hipur në një shtyllë të lartë.

    Në pamjet e kapura me dron, shqiptari shihet teksa ka vendosur një flamur kuq e zi në shtyllë, ndërsa një tjetër e valvit me dorë.

    Veprimi i tij patriotik duket shumë i rrezikshëm, pasi në një lartësi të tillë mund të kishte përfunduar edhe me pasoja serioze.

  • Flamuj kombëtar në sheshe e dekore festive — qytetet shqiptare presin 28-29 Nëntorin

    Flamuj kombëtar në sheshe e dekore festive — qytetet shqiptare presin 28-29 Nëntorin

    Në mbarë qytetet shqiptare, përfshirë edhe Fierin, ka nisur atmosfera festive në pritje të 28-29 Nëntorit. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në Fier, sheshet dhe rrugët kryesore janë zbukuruar me flamuj kombëtarë, të cilët do të qëndrojnë të vendosur deri në momentin kur do të zëvendësohen nga dekorimet e fundvitit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Paralelisht, ka nisur edhe puna për vendosjen e dritave dhe elementëve të tjerë dekorativë për festat e fundvitit, përfshirë edhe pemën e Vitit të Ri. Ndezja zyrtare e saj është planifikuar të bëhet më datë 6 dhjetor, duke shënuar hapjen e sezonit festiv në qytet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në Korçë, në sheshin qendror të qytetit, është vendosur një flamur kuq e zi i stërmadh në përmasa, ndërsa po ashtu Bashkia ka vënë edhe Pemën e Vitit të Ri dhe dekor festiv.  Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Screenshot

    Në Gjirokastër, tradita e ndezjes së dritave të fundvitit mbahet çdo vit më 6 dhjetor, ndërsa dekorimet festive vendosen zakonisht në fund të muajit nëntor, menjëherë pas përfundimit të festave të Nëntorit.

    Në Durrës, dekori festiv është vendosur në pjesën më të madhe të qytetit, në sheshe kryesore dhe në bulevarde. Sipas traditës, dritat festive do të ndizen më 6 dhjetor, duke hapur zyrtarisht sezonin e festave.

    Në Vlorë, flamuj të shumtë janë vendosur në bulevardet e qytetit dhe në zonën pranë bashkisë.

  • Analizë/ Putin, kërcënime dhe ironi mbi negociatat. Si po përgatitet ‘cari’ për të dërguarin e Trump

    Ambasada e Ukrainës ndodhet përballë pallatit presidencial në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit. Por Vladimir Putini nuk e sheh. Ajo është mbuluar me një panel të madh, vendosur pikërisht në rrugën që ndan dy godinat. “Mirësjellje për mysafirët”, e quajnë. Kirgistani është bërë një aleat gjithnjë e më i çmuar për Rusinë. Vitet e fundit, ky vend pothuajse pa industri ka rritur me 150% blerjet e gjysmëpërçuesve, mikroçipëve dhe çdo tjetër produkti nga vendet që i kanë vendosur sanksione Moskës, pa pyetur kush se ku përfundon i gjithë ky mall.

    Ishte e pashmangshme që gjatë kësaj vizite shtetërore presidenti rus të shprehej për situatën aktuale. Dhe në fakt foli gjatë, pa thënë shumë. Pjesën më të madhe të kohës përsëriti teza të vjetra, me ato fraza të përgatitura që duken si pronë e gjithë nomenklaturës ruse.

    “Disa në Perëndim mendojnë se duhet luftuar deri te ukrainasi i fundit”, tha ai, thuajse duke cituar pa dashje ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, i cili më herët citonte ish-presidentin, Dmitry Medvedev dhe kështu me radhë.

    Me një farë ironie, Putini u shpreh se nuk ishte më i sigurt se ç’plan do t’i paraqitej ditët e ardhshme në Moskë nga Steve Witkoff, por saktësoi se plani origjinal me 28 pika mbetet një bazë e mirë nisjeje, siç ka përsëritur këto ditë edhe zëdhënësi Dmitry Peskov dhe normalisht. Megjithatë, shtoi se pas bisedimeve në Gjenevë mes SHBA-ve dhe Ukrainës, “ata kanë vendosur mes tyre” ta ndajnë tekstin në katër pjesë, “të cilat duhen përkthyer ende në një gjuhë diplomatike”.

    Në çdo rast, sipas tij, aktualisht nuk bëhet fjalë për “një projekt-marrëveshje, por për një grup çështjesh” që duhet të “diskutohen, përpunohen dhe formulohen përfundimisht”. As deklarata më përfaqësuese e qëndrimit të tij nuk është e re.

    “Luftimeve do t’u vijë fundi vetëm kur trupat ukrainase të largohen nga zonat që po mbajnë nën kontroll, përndryshe Rusia do ta sigurojë këtë rezultat me mjete ushtarake”, tha ai.

    Ky është një koncept që ai e ka përsëritur edhe më parë, por duke pasur parasysh faktin që Putini i referohet në mënyrë të përgjithshme katër rajoneve ukrainase të aneksuara në shtator 2022 me një referendum të njohur nga shumë pak shtete, deklarata merr peshë më të madhe në dritën e diskutimeve të tanishme për një tjetër negociatë paqeje.

    Ai shtoi gjithashtu se Krimeja dhe Donbasi “duhet të jenë temë e negociatave tona me Shtetet e Bashkuara” dhe duke folur për situatën në front, përmendi “përparimet” që, sipas tij, ushtria ruse po bën në rajonin e Zaporizhias.

    Disa deklarata të tjera të rëndësishme ishin ato për Europën. Putini tha se është i gatshëm të nënshkruajë një dokument ku shprehet se Rusia nuk ka ndër mend ta sulmojë kontinentin, duke u ndalur më pas te mundësia e konfiskimit të aseteve ruse të ngrira në BE, gjë që sipas tij do të kishte “pasoja negative për sistemin financiar global”, do të ulte besimin në Eurozonë dhe do ta detyronte atë të përgatiste “një paketë kundërmasash” mbi të cilën tashmë po punohet. Në njëfarë mënyre, ai nxori në pah frikën më të madhe të momentit.

    Nuk e tremb aspak vizita e afërt e Steve Witkoff, të cilin e mbrojti me forcë, duke kujtuar se në Rusi publikimi i telefonatave të tilla “është vepër penale”. Prania e mikut amerikan, sipas tij, nuk lidhet me ndonjë interes vetjak – larg qoftë. Këtu Putini përdori një teori të vjetër për të justifikuar një gjë të re: Faktin që negociatat po zhvillohen kryesisht me Washingtonin, dhe sidomos kërkesën e tij për një njohje ndërkombëtare të rezultatit të bisedimeve, duke përsëritur pretendimin se mandati i Volodymyr Zelensky-t ka skaduar dhe se në Kiev nuk ka më njeri me të cilin të firmosë një marrëveshje të vlefshme.

    Përfundimi? Asgjë përfundimtare. Kohë e paqartë, shumë rrugë për t’u përshkuar, dhe po aq pikëpyetje mbi vullnetin real të Kremlinit për paqe./Corriere Della Sera

  • Putin, kërcënime dhe ironi mbi negociatat. Si po përgatitet “cari” për të dërguarin e Trump

    Putin, kërcënime dhe ironi mbi negociatat. Si po përgatitet “cari” për të dërguarin e Trump

    Ambasada e Ukrainës ndodhet përballë pallatit presidencial në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit. Por Vladimir Putini nuk e sheh. Ajo është mbuluar me një panel të madh, vendosur pikërisht në rrugën që ndan dy godinat. “Mirësjellje për mysafirët”, e quajnë. Kirgistani është bërë një aleat gjithnjë e më i çmuar për Rusinë. Vitet e fundit, ky vend pothuajse pa industri ka rritur me 150% blerjet e gjysmëpërçuesve, mikroçipëve dhe çdo tjetër produkti nga vendet që i kanë vendosur sanksione Moskës, pa pyetur kush se ku përfundon i gjithë ky mall.
    Ishte e pashmangshme që gjatë kësaj vizite shtetërore presidenti rus të shprehej për situatën aktuale. Dhe në fakt foli gjatë, pa thënë shumë. Pjesën më të madhe të kohës përsëriti teza të vjetra, me ato fraza të përgatitura që duken si pronë e gjithë nomenklaturës ruse.
    “Disa në Perëndim mendojnë se duhet luftuar deri te ukrainasi i fundit”, tha ai, thuajse duke cituar pa dashje ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, i cili më herët citonte ish-presidentin, Dmitry Medvedev dhe kështu me radhë.
    Me një farë ironie, Putini u shpreh se nuk ishte më i sigurt se ç’plan do t’i paraqitej ditët e ardhshme në Moskë nga Steve Witkoff, por saktësoi se plani origjinal me 28 pika mbetet një bazë e mirë nisjeje, siç ka përsëritur këto ditë edhe zëdhënësi Dmitry Peskov dhe normalisht. Megjithatë, shtoi se pas bisedimeve në Gjenevë mes SHBA-ve dhe Ukrainës, “ata kanë vendosur mes tyre” ta ndajnë tekstin në katër pjesë, “të cilat duhen përkthyer ende në një gjuhë diplomatike”.
    Në çdo rast, sipas tij, aktualisht nuk bëhet fjalë për “një projekt-marrëveshje, por për një grup çështjesh” që duhet të “diskutohen, përpunohen dhe formulohen përfundimisht”. As deklarata më përfaqësuese e qëndrimit të tij nuk është e re.
    “Luftimeve do t’u vijë fundi vetëm kur trupat ukrainase të largohen nga zonat që po mbajnë nën kontroll, përndryshe Rusia do ta sigurojë këtë rezultat me mjete ushtarake”, tha ai.
    Ky është një koncept që ai e ka përsëritur edhe më parë, por duke pasur parasysh faktin që Putini i referohet në mënyrë të përgjithshme katër rajoneve ukrainase të aneksuara në shtator 2022 me një referendum të njohur nga shumë pak shtete, deklarata merr peshë më të madhe në dritën e diskutimeve të tanishme për një tjetër negociatë paqeje.
    Ai shtoi gjithashtu se Krimeja dhe Donbasi “duhet të jenë temë e negociatave tona me Shtetet e Bashkuara” dhe duke folur për situatën në front, përmendi “përparimet” që, sipas tij, ushtria ruse po bën në rajonin e Zaporizhias.
    Disa deklarata të tjera të rëndësishme ishin ato për Europën. Putini tha se është i gatshëm të nënshkruajë një dokument ku shprehet se Rusia nuk ka ndër mend ta sulmojë kontinentin, duke u ndalur më pas te mundësia e konfiskimit të aseteve ruse të ngrira në BE, gjë që sipas tij do të kishte “pasoja negative për sistemin financiar global”, do të ulte besimin në Eurozonë dhe do ta detyronte atë të përgatiste “një paketë kundërmasash” mbi të cilën tashmë po punohet. Në njëfarë mënyre, ai nxori në pah frikën më të madhe të momentit.
    Nuk e tremb aspak vizita e afërt e Steve Witkoff, të cilin e mbrojti me forcë, duke kujtuar se në Rusi publikimi i telefonatave të tilla “është vepër penale”. Prania e mikut amerikan, sipas tij, nuk lidhet me ndonjë interes vetjak – larg qoftë. Këtu Putini përdori një teori të vjetër për të justifikuar një gjë të re: Faktin që negociatat po zhvillohen kryesisht me Washingtonin, dhe sidomos kërkesën e tij për një njohje ndërkombëtare të rezultatit të bisedimeve, duke përsëritur pretendimin se mandati i Volodymyr Zelensky-t ka skaduar dhe se në Kiev nuk ka më njeri me të cilin të firmosë një marrëveshje të vlefshme.
    Përfundimi? Asgjë përfundimtare. Kohë e paqartë, shumë rrugë për t’u përshkuar, dhe po aq pikëpyetje mbi vullnetin real të Kremlinit për paqe.
    Shkrim nga Corriere Della Sera

  • Pezullimi i Ballukut/ Analisti: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat

    Pezullimi i Ballukut/ Analisti: Ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv problematike. Reformë legjislative për të vendosur balancat

    Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të mblidhet të enjten për të shqyrtuar kalimin në seancë të padisë së kryeministrit Edi Rama, lidhur me pezullimin e kompetencave të zv.kryeministres Belinda Balluku. 
    Çështja ka ndezur debat publik, ndërsa analisti pranë ABC News, Artur Nura i ftuar në “Tirana Live” tha se vendimmarrja e Gjykatës prek parimet themelore të demokracisë dhe balancës së pushteteve. Sipas tij, ndërhyrja e gjyqësorit në ekzekutiv është problematike dhe se kryeministri ka bërë gjënë e duhur. 
    “Në ndërtimin e shtetit më e rëndësishme është vota e popullit. Futja e kompetencave të gjykatës në ekzekutiv është problematike. Këtu kemi të bëjmë me koncepte bazë të demokracisë. Vendimi i kryeministrit është i duhurit, sepse duhet një ‘check and balance’. 
    Unë mendoj që Kushtetuesja do e gjykojë zë më zë dhe do gjykojnë pushtetin e votës, të popullit. Është një vendim shumë i rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, por edhe për ne. Duhet një reformë legjislative për të vendosur ekuilibrat e nevojshëm për check e balance. Mesazhin e merr edhe opozita, duhet gjetur forma, për të ndërtuar limite të caktuara të pushteteve. Ky vendim do të japë një precedent shumë të rëndësishëm për vendosur bazat e një pushteti tjetër”, tha Nura.