Tag: vendosur

  • Rama nga Skrapari: Vota e 11 majit për ta shtyrë Shqipërinë drejt BE!

    Rama nga Skrapari: Vota e 11 majit për ta shtyrë Shqipërinë drejt BE!

    Kryesocialisti Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Skrapar, nga ku po zhvillon një takim me banorët e zonës në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit.Në fjalën e tij, Rama theksoi se më 11 maj duhet një votë e vendosur për ta çuar Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Evropian
    Pjesë nga fjala e Ramës:Më 11 maj ne të gjithë do shkojmë në zgjedhje jo si gjithmonë për të caktuar një qeveri. Por do shkojmë në zgjedhje në takim me historinë. Do duhet të bëhemi sa më shumë, sa më të bashkuar për të vendosur me votën tonë krijimin e një fuqie më të madhe vendimmarrëse. Që këtë mundësi të madhe, dera për në BE, ne ta shfrytëzojmë duke mbyllur negociatat brenda 2027-ës.
    I mbyllim vetëm nëse kemi një fuqi që na jep mundësinë që të gjithë ato që diskutojmë në tryezë, në të gjithë drejtimet të mund t’i bëjmë pa hasur pengesa në parlament, pa pasur në këmbë speciet e kënetës. Ta shtyjmë fort Shqipërinë për në BE dhe të thajmë kënetën. Është bërë pengesë e vazhdueshme e këtij vendi.
    E keni parë se ajo që kemi arritur me vendosjen e barazisë para ligjit, në anën tjetër kemi bufin e kënetës se përbetohet me votën e shqiptarëve do ta përmbysë reformën në drejtësi. Ne nuk lejojmë që historia të kthehet aty ku ishte. Vetëm duke e futur Shqipërinë në BE, garantojmë për brezat se barazia para ligjit është e paprekshme.

  • Berisha: Do të falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

    Berisha: Do të falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

    Berisha: Do të falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, theksoi se programi i Partisë Demokratike është pritur me entuziazëm të madh nga qytetarët dhe ka fituar mbështetje të gjerë.

    Ai premtoi faljen e çdo gjobe dhe kamate të vendosur ndaj qytetarëve dhe biznesit të vogël, duke u angazhuar për të çliruar shqiptarët nga padrejtësitë dhe barrat financiare të imponuara gjatë viteve.

    Berisha kritikoi ashpër qeverinë për rikthimin e kamatave dhe për premtimet e pambajtura, duke theksuar se opozita ka një program serioz dhe të realizueshëm, të cilin do ta implementojnë për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

    “Natyrisht pollet ishin humbëset në historinë e njerëzimit sepse dolën institucionet më mashtruese të opinionit publik.

    1.6 miliardë euro u shpenzuan nga kundërshtarët e presidentit Trump për polle, dhe që të gjitha përfunduan atje ku duhej të ishin sepse mashtruan kombin amerikan duke paraqitur fitimtar atë që nuk mund të fitonte.

    Pra, kemi analogjira të vërteta. Por, Partia Republikane dhe mbështetësit fituan vetëm duke takuar amerikanët.

    Ata gjetën se me takime mund të ndërrohej mendimi i një të tretës së atyre që kishin mendim tjetër për të votuar.

    Pra, takimi sipas rezultateve të kësaj fushate, është përcaktues dhe vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.

    Ata vendosën një sistem monitorimi individual, d.m.th monitoronin çdo takim të çdo mbështetësi të Partisë Republikane.

    Kurrë ndonjëherë më shumë se sa këto javë që kanë mbetur nuk marrin peshë dhe rëndësi të jashtëzakonshme takimet, ju, takimet tuaja dhe të përfaqësuesve tuaj në shtabe.

    Ndaj dhe ftesa ime, këshilla ime, sugjerimi im është takime, takime dhe vetëm takime.

    Çfarë tregojnë, cila ëshët gjendja tek qytetarët? Është një optimizëm shumë i madh.Është një optimizëm po ta shprehim me terma reale, dy kate më i madh se ç’e mendojmë. Është një optimizëm që nuk mbahet mend kur ka ekzistuar.

    Ju e shihni vetë në takimet tuaja. Unë konstatoj, nuk po flas vetëm për mitingjet, por për takimet që kam bërë në tregje, në rrugë, një klimë jashtëzakonisht miqësore.Me një fjalë, qytetarët mezi presin programin tonë, fjalën tonë, vlerësimin tonë.

    Ky është realiteti. Ndaj dhe unë e kuptoj lodhjen, është faktor normal, por duhet të bëjmë gjithçka, të dalim mbi të dhe të shumëfishojmë takimet me qytetarët.

    Strukturat e PD të tëra duhet të jenë në funksion tuajin, në shërbimin tuaj. Duhet të bëjnë takime për ju dhe në emër tuaj. Duhet t’u mbështesin ju fuqimisht.

    Ne kemi program serioz. Shikoni çfarë ndodh në anën tjetër?

    Ai fillimisht del para shqiptarëve sikur ka zbritur nga Marsi, sikur nuk ka qeverisur 12 vite, sikur nuk e di se ku është, nuk flet as për 12 vitet, as për 4 vitet që vijnë dhe paraqet një narrativë në të cilën kërkon të ngjasojë me një Big Brother apo diçka të tillë, duke presupozuar se njerëzit nuk kanë asnjë problem, asnjë hall.

    Se as aktualisht, as në të ardhmen ata nuk ekzistojnë.

    Me vulgaritetin e tij, me banalitetin e tij, ai kërkon të spostojë vëmendjen e qytetarëve nga problemet jetike me të cilat ata përballen tek mashtrimet që ai kërkon të bëjë me tallavanë e tij.

    Pastaj kthehet dhe kopjon programin.

    Ju e patë, një ditë të bukur tha unë do vendos pensionin 200 euro. Po ne kishim dorëzuar ligjin një vit e gjysmë më para pikërisht për këtë, për minimumin jetik 200 euro.

    Ai nuk e votoi, kur unë e ftova që hajde të mblidhemi urgjent dhe ta votojmë në parlament, ai e spostoi në vitin 2030.

    Tani ai kalon tek pjesa tjetër e programit, falja e gjobave.

    Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë.

    Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite.

    Çfarë ndodh? Ne kemi falur kamatat, këta i kanë rikthyer kamatat. Nuk kanë ligj as moral.Këta sot e kësaj dite i mbledhin dhe dëgjoja një ditë një qytetar që thoshte se më duhen 80 vite punë për të paguar kamatat që kam për energjinë.

    Kështu që ne, jo vetëm qytetarëve, por ne do falim edhe gjobat e biznesit të vogël. Se edhe ai është viktimë e arbitraritetit dhe absurditetit të inspektorëve të qeverisë.

    Jemi shumë të vendosur që të falim çdo gjobë, ai kërkonte amnisti për grupet kriminale, ne do bëjmë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme”, tha Berisha.

  • “Isha rehat në fshat!”, Braçe denoncon rastin: Qytetari u gjobit me 200 euro në Laprakë për një njoftim që ka vendosur në shtyllë

    “Isha rehat në fshat!”, Braçe denoncon rastin: Qytetari u gjobit me 200 euro në Laprakë për një njoftim që ka vendosur në shtyllë

    Braçe nënvizon se kjo situatë nuk është normale, pasi në vend që të shohësh makinat e parkuara në një vend ku nuk lejohet parkimi apo të ndëshkohen ata që hedhin inerte në rrugë, gjobitet një person që ka vendosur një fletë lajmërimi ku jepet një shtëpi me qira.
    “Isha rehat ne fshat! Këtu në qytet nuk kuptoj më asgjë! Në një shtyllë në Laprakë;200 mijë lekë-200€ gjobë për një letër A4 vendosur në shtyllë! Po si?
    Ja siç e kanë shkruar e siç po ua spjegoj;Krejt normale ta këshillosh e mos e bëj më, por brenda pak orësh kur i ke thënë “ke 20 ditë kohë të mos e bësh më”, ti vesh 200 mijë lekë gjobë është e padrejtë!
    Por përtej kësaj;po pse si vini gjoba këtyre që hedhin inerte në rrugë e që i kushtojnë bashkisë e mjedisit pafund? Pse? Pse?Anullojeni se është turp! Nuk është as reklamë e as poster”, shkroi Braçe krah videos së postuar.

  • “Hoqëm tavanin dhe vendosëm kontributet”, Rama me pensionistët në Gjirokastër: Synojmë pension minimal 200 euro dhe mesatar 400 euro

    “Hoqëm tavanin dhe vendosëm kontributet”, Rama me pensionistët në Gjirokastër: Synojmë pension minimal 200 euro dhe mesatar 400 euro

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me pensionistët në Gjirokastër. Kryeministri tha se synimi është që pensioni mimal të jetë 200 euro dhe ai mesatari 400 euro. Duke u ndalur te reforma e pensioneve, Rama tha se qeveria hoqi tavanin e pensioneve të vendosur nga opozita dhe përcaktoi kontributet si themelin e skemës së pensioneve.
    Rama: Duam të japim një pasqyrrë ku jemi dhe ku dua të shkojmë. Ne sot kemi dy blloqe pensionistësh. Ata që kanë dalë para reformës tonë në 2014 dhe ata që kanë dalë pas reformës. Përpara reformës ndodhën dy gjëra të rënda. E para u shkatërruar gjithë baza prodhuese e vendit, u nxorrën të tërë në rrugë dhe 40 vjeç u quajtën pensionistë dhe u caktua një tavan 240 mijë lekë të vjetra dhe ti nuk e kaloje dot tavanin pavarësisht sa sigurime kishe.
    Pensioni u kthye në asistencë. Si dikush që s’kishte kontribute si ata që kishin, tavani ishte aq. Pas reformës ne e hoqëm tavanin dhe vendosëm në themelin e skemës së pensioneve bazën kontributive. Këto ishin dy politikat e ndryshme mes nesh dhe atyre që sot vijnë i qajnë hallin pensionistëve. Një tjetër problem i madh janë pensionet e fshatit. Ne kemi bërë një hap që përtej indeksimeve që janë ligjore dhe bëhen në mënyrë të vazhdueshme siç e ka ligji, ne kemi vendosur që duke qenë se tani jemi në një fazë rritjeje të qëndrueshme të ekonomisë, kemi vendosur që ta ndajmë për pensionistët një bonus i cili është bonusi i fundvitit dhe bonusi i pranverës./vizionplus.tv 

  • Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

    Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

    Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po qeveris me kodin e mafias dhe ka vendosur një “omerta” totale ndaj çdo forme ballafaqimi publik apo transparence.

    Berisha tha se, Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë, përveç Kim Jong Un, që nuk pranon pyetje nga gazetarët dhe nuk ballafaqohet në debat televiziv”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar sjelljen e tij si shkelje të rregullave demokratike dhe një akt frike nga përballja me qytetarët.

    “Kryeministri aktual ka kodin e mafias, është padrino. Se këtë që bën ai, ne debatin televiziv me ballafaqimin e kandidatëve, që e ka ndaluar ballafaqimin e kandidatëve, me refuzimin nga ana e tij të çdo kontakti me gazetarët, ai sot, ai dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra në botë që nuk marrin dhe nuk pranojnë pyetje nga gazetarët se nuk takohen me ta.

    I vetmi. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studio televizive për programet. Traditë kjo të themi realitetin e krijuar, e filluar në vitin 1991 kur partia e krimit ishte parti pune, por vendosën të respektojnë disa rregulla elementare të transparencës dhe në atë kohë ballafaqoheshin për programin përfaqësuesit tanë dhe përfaqësuesit e Partisë së Punës, në televizionin shtetëror se ishte mjeti i vetëm.

    Kurse sot ai ka ndaluar, omerta, kodi i mafias. Çdo lloj komunikimi.

    Pra ai po zbaton haptas, kodin e omertas dhe është i pashpresë. I pashpresë”, tha Berisha.

  • Berisha në Tregun Industrial: Do të falim gjobat që janë vendosur për biznesin e vogël

    Berisha në Tregun Industrial: Do të falim gjobat që janë vendosur për biznesin e vogël

    Kreu i Partisë Demokratike. Sali Berisha po zhvillon një takim në Tregun Industrial në Tiranë.Gjatë takimit me pronarë dhe punonjës, Berisha u premtoi bizneseve të vogla se me ardhjen e tij në qeveri ai do u falë atyre të gjitha gjobat.
    Ai tha se çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse janë të vendosur për minimumin jetik, pasi është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten.“Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.
    Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe. Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen… Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat.  Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë. Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë”, thekson Berisha.

  • Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Xi: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit.
    Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.
    Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane.

    “Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës. “Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”.
    Xi do të zhvillojë vizitë dyditore në Vietnam.
    Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Vietnami ka përvojë në balancimin e raporteve me SHBA-në dhe Kinën. Përderisa shteti udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak sikurse Kina, ai ka marrëdhënie të forta me SHBA-në.
    Më 2023, Vietnami ishte shteti i vetëm që mirëpriti presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atë të Kinës, Xi Jinping.
    Edhe Vietnami është goditur nga tarifat e vendosura nga Trumpi në fillim të prillit, që goditën shumë shtete të botës. Ndaj këtij shteti, Uashingtoni ka vendosur tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave, por tarifat janë pezulluar për 90-ditë nga Trumpi.
    Pas Vietnamit, Xi pritet të qëndrojë në Malajzi dhe Kamboxhia./REL

  • Udhëheqësi kinez: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Udhëheqësi kinez: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, tha se nuk ka fitues në luftën me tarifa, teksa Pekini dhe Uashingtoni kanë vendosur tarifa të larta ndaj importeve të njëri-tjetrit.Xi ka nisur turneun e tij në Azinë Juglindore me vizitën në Vietnam më 14 prill, duke sinjalizuar se Kina është e përkushtuar për tregtinë globale, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tronditën ekonominë botërore.
    Edhe pse Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, tarifat ndaj Pekinit prej 145 për qind kanë mbetur në fuqi. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-së, duke vendosur po 145 për qind tarifë ndaj importeve amerikane.“Nuk ka fitues në një luftë tregtare apo në një luftë me tarifa”, shkroi X në një editorial që është publikuar në mediat shtetërore të Vietnamit dhe Kinës.
    ”Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit globalë si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar”.
    Përderisa kjo vizitë me gjasë është planifikuar më herët, ajo është bërë e rëndësishme për shkak të luftës me tarifa mes Kinës dhe SHBA-së, dy ekonomive më të mëdha në botë.
    Vietnami ka përvojë në balancimin e raporteve me SHBA-në dhe Kinën. Përderisa shteti udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak sikurse Kina, ai ka marrëdhënie të forta me SHBA-në.
    Më 2023, Vietnami ishte shteti i vetëm që mirëpriti presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atë të Kinës, Xi Jinping.
    Edhe Vietnami është goditur nga tarifat e vendosura nga Trumpi në fillim të prillit, që goditën shumë shtete të botës. Ndaj këtij shteti, Uashingtoni ka vendosur tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave, por tarifat janë pezulluar për 90-ditë nga Trumpi.
    Pas Vietnamit, Xi pritet të qëndrojë në Malajzi dhe Kamboxhia./REL

  • Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar brenda yjeve

    Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar brenda yjeve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar sloganin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.Në 12 yjet që PS ka në slogan, kryedemokrati ka vendosur 12 eksponentë socialistë, të cilët ndodhen prapa hekurave.
    Ndërsa në qendër, Berisha ka vendosur një mi, që sipas drejtuesit të fushatës së PD, amerikanit Chris LaCivita është Edi Rama.LaCivita publikoi një ditë më parë një video, ku dukej një buf që hante mi, ndërsa shtronte pyetjen: “Kush është bufi dhe kush miu?”.

  • “12 yjet europiane”/ Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

    “12 yjet europiane”/ Berisha ironizon sloganin e PS-së, vendos socialistët e arrestuar mes yjeve

    Kryedemokrati Sali Berisha, përmes një fotomontazhi, ka vendosur socialistët që sot qëndrojnë pas hekurave mes 12 yjeve të BE-së, që Partia Socialiste po e përdor si slogan të kësaj fushate elektorale.

    Kështu, Berisha ka vendosur fotot e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici; ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe; ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako; kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Po ashtu, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn; ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako; ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
    Në mes, Berisha ka vendosur foton e një miu, duke ironizuar në këtë mënyrë kryeministrin Edi Rama.

    Top Channel