Eksperti Ergis Sefa ka shpjeguar në një emision televiziv arsyen pse nafta në Shqipëri shitet më shtrenjtë.
Ai tha se kjo vjen pasi në Shqipëri qeveria ka vendosur që t’i mbledhë të gjitha taksat te çmimi i naftës.
Sa i përket monopolit në vend, ai tha se i vetmi monopol mbetet Bankers, jo kompanitë importuese.
Pjesë nga biseda:
Sefa: Ajo që konsiderohet monopol në Shqipëri është kjo e Bankers-it, jo ajo e importuesit. Pse nafta jonë është kaq e shtrenjtë? Sepse ne kemi zgjedhur një politikë fiskale të atillë pasi të gjitha taksat i janë vendosur çmimit. Ne kemi zgjedhur një mënyrë që ta kemi më të lehtë për administratën për të mbledhur taksat.
Borakaj: Kuvendi miraton çdo vit projektbuxhetin bashkë me ligjet financiare.
Borakaj: Sa vende e aplikojnë këtë metodë, për këtë pagesë?
Sefa: Shumë pak, ne jemi kampionë; Kosova deri diku, Maqedonia edhe më pak.
Borakaj: Po që i paguajmë edhe rrugët tre herë?
Sefa: Nuk dimë asnjë vend tjetër.
Tag: vendosur
-

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti zbulon detajet: Qeveria ka vendosur që t’i..
-

Andoni: Një dorë në Komitetin Qendror ka vendosur për ndryshimet politike në Dhjetor ‘90
Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka deklaruar në emisionin “3D” në RTSH1 se ka pasur një dorë në Komitetin Qendror që ka vendosur për ndryshimet politike në Dhjetor ’90.
Sipas Andonit, studentët nuk ishin të organizuar në mënyrën e duhur dhe por kjo vinte edhe për shkak të hijes së pushtetit komunist që rëndonte në ato vite.
“Dua të them diçka për pjesën e narracionit përballë Ramiz Alisë. Ti e shikon në çdo lëvizje shqiptare, prandaj unë mendoj se lëvizja e studentëve ka një karakter historik të cilin mund ta krahasosh me të gjitha lëvizjet e mëdha tek ne.
Të gjitha lëvizjet e mëdha tek ne nuk kanë pasur formësim mendimi të qartë. T’ju them një element; në takimin me studentët ka pasur një monolog të stërzgjatur të Ramiz Alisë ku shpjegon që “bëmë Plenumin, kemi liruar disa nga anëtarët e Byrosë politike, kemi menduar që në zgjedhje të futen organizata dhe përballja e delegacionit të studentëve, dhe për këtë nuk mund të kenë faj, nuk kishte ndonjë organizim të përkryer.
Pyetjet kanë qenë të tilla, psh, z. Imami e ka pyetur: Pse po e bëni tani pluralizmin. “Ç’do të thotë kjo”, e ka pyetur Demeti. Pra, artikulime të qarta nga ana e studentëve nuk ka pasur, ka pasur një lloj tulatje. Aty ishte hija e rëndë e pushtetit dhe e forcës. E treta ishte që mund të bësh lëvizje po ku shkon?”, u shpreh Andoni.Më tej ai theksoi se duket se ka pasur një dorë që ka vendosur për rrjedhën e ngjarjeve.
Duke iu referuar një prej ideologëve të Partisë Socialiste, Andoni tha se ai i ka bërë të ditur në një intervistë se “jam në gjendje që t’ju them se ku janë formuar partitë e para; janë formuar në katin e tretë, në godiën e Komitetit Qendror, ka qenë zyra filan. Ishte diçka e kontrolluar. Elementi kryesor që nuk duhet ta shmangim ka qenë qyteti i Tiranës. Lëvizja ka qenë shumë interesante por me shumë dritëhije të mëdha”.
“Në mendimin tim në ato intervista që kam bërë 30 vitet e fundit, duket që një dorë ka vendosur për shumë gjëra. Duket që njerëzit e Komitetit Qendror kishin kohë që e mendonin ndryshimin.
Për shembull në një intervistë po e teproj që po e citoj, një nga ideologët e Partisë Socialiste personalisht më ka thënë; Jam në gjendje që t’ju them se ku janë formuar partitë e para; janë formuar në katin e tretë, në godinën e Komitetit Qendror, ka qenë zyra filan.
Ishte diçka e kontrolluar. Elementi kryesor që nuk duhet ta shmangim ka qenë qyteti i Tiranës. Lëvizja ka qenë shumë interesante por me shumë dritëhije të mëdha”, theksoi Andoni në ‘3D’. -

“Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka…”/ PD kujton “8 dhjetorin”, Balliu: Barbarë të kuq që kanë vjedhur sovranin
Partia Demokratike do të organizojë një takim në Qytetin Studenti në përkujtim të lëvizjes së Dhjetorit. Sipas njoftimit nga selia blu në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe Sali Berisha.
Aktiviteti do të mbahet në ora 11:00, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike. Aty do të kujtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri. Lidhur me këtë ngjarje historike në jhistorinë e pluralizmit shqiptar ka reaguar edhe deputeti Klevis Balliu.
Klevis Balliu:
Gëzuar 8 Dhjetorin – Ditën e Rinisë dhe Demokracisë!
Falë revoltës studentore të 8 Dhjetorit, Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës më të egër në Europë.
Sot, përveç mirënjohjes ndaj atyre heronjve me në krye Azem Hajdarin, duhet po ashtu të kërkojmë ndjesë që lejuam rikthimin e autoritarizmit që ata rrëzuan me sakrificë. Por ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka për t’i rrëzuar edhe një herë barbarët e kuq që kanë vjedhur fuqinë e sovranit dhe që sot po largojnë rininë nga vendi. -

Rrugorja bën ‘namin’ në Tiranë/ Ja sa gjoba janë vendosur në 48 orët e fundit
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 gjoba gjatë 48 orëve të fundit.
Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin.
Policia ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore.
Emigracioni dhe ndikimi në ekonomi/ Radonshiqi: Largimi i të rinjve dëmton ekonominë dhe jetën socialeKa vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;
Ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Njoftimi:
Policia Rrugore e TiranësShërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë vijuar me kontrolle të shtuara gjatë 48 orëve të fundit, me fokus të veçantë tek drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë radhën në trafik dhe kryejnë parakalime të rrezikshme.
Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit:• ka vendosur 136 masa administrative për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme, në zbatim të nenit 174/2/b, shkelje që shpesh janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda;• ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin;• ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore;• ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;• ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore, dhe të shmangin çdo sjellje që cënon sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Policia Rrugore e Tiranës garanton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë, në të gjitha akset e kryeqytetit, ditë dhe natë, duke përdorur teknologji bashkëkohore dhe burime njerëzore, me synim krijimin e një qarkullimi më të sigurt, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. -

Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh
Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 gjoba gjatë 48 orëve të fundit.
Me patrulla të pozicionuara në akset më problematike të kryeqytetit, me dronë monitorimi, kamera inteligjente dhe pika të shumta kontrolli shpejtësie, Policia Rrugore në 48 orët e fundit ka ngritur me karrotrec 17 mjete, për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme ose parkime të parregullta që pengonin qarkullimin.
Policia ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, të cilët përbënin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe u ndëshkuan sipas procedurës ligjore.
Ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara, një fenomen i përhapur që vijon të krijojë vështirësi në qarkullimin e përditshëm;
Ka arrestuar ose proceduar penalisht 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale në fushën e qarkullimit rrugor. -

Mërtiri: Berisha në makth politik, kërcënimet e tij nuk e prekin Salianjin, është i vendosur…
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike referuar krijimit të dy ‘kampeve’, ai i Sali Berishës dhe tjetri i Ervin Salianjit së bashku me Ilir Alimehmetin e të tjerë më të votuar nga primaret.
Mërtiri u shpreh në një intervistë se Berisha po reagon ashpër për shkak të makthit politik ku ndodhet sot, shtuar këtu humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje si dhe protestës së organizuar çdo të hënë përpara kryeministrisë, ku për çdo javë mblidhen akoma e më pak njerëz.
“Nuk besoj se është betejë e ashpër për sa kohë që grupi që ka marrë këtë nisëm nuk po tregohen të ashpër ndaj Berishës. Këtu ka ashpërsi të njëanshme është Berisha që tregohet i ashpër me ata dhe ata të butë me Berishën. Ky disproporcionalitet tregon gjendjen ku është Berisha.
Berisha është në makth politik. Çdo gjë sado e fortë apo e butë, atë e turbullon sepse është kundër arsyes. Në një kohë që mezi mbledh 200-300 vetë në shesh, ka humbur 3 çerekun e votave të marra në 2021, partia është zhytur në apati. Të gjithë kanë humbur besimin dhe të gjithë logjikojnë se ai duhet të ikë sepse po zhyt partinë drejt shkatërrimit”, tha Mërtiri.
Ndër të tjera, ai tha se Berisha fjalën protestë e ka zëvendësuar me atë foltore, për të justifikuar numrin e pakët të qytetarëve të pranishëm në bulevard.
“Ajo që po bëjnë ata me takimet, po evidentojnë problematikat. Vetë foltorja është protestë. Ai nuk mbledh dot njerëz në shesh, thotë se është foltore dhe nuk është protestë sepse nuk i justifikon dot që protestat i ka me aq pak njerëz”, tha Mërtiri.
Teksa komentoi reagimet e bëra dje nga Berisha, Mërtiri tha se kërcënimet e tij bëjnë punë tek njerëzit e paqëndrueshëm si Alimehmeti, por jo tek Ervin Salianji, i cili duket i vendosur në nismën e tij për të reformuar Partinë Demokratike.
“Kërcënimet e Berishës bëjnë punë tek disa dhe tek disa të tjerë jo. Një njeri i butë dhe i pavendosur sa Alimehmeti i ha presionet dhe ka nevojë për të qetësuar Berishën që nuk janë kundër tij. Salianji duhet më i vendosur në nismën që ka marrë. Ai që është më i vendosur përfiton dhe më shumë në politikë. Me Berishën nuk kanë një të ardhme, as ata që janë në krah të Berishës sot”, tha analisti. -

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt
Kupola gjigante e vendosur mbi centralin bërthamor të Çernobilit nuk është më në gjendje të mbajë të izoluar materialin radioaktiv pas një sulmi me dron në fillim të këtij viti, paralajmëron Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Sipas deklaratës së publikuar të premten, struktura New Safe Confinement (NSC), kupola e madhe prej çeliku që mbulon reaktorin e shkatërruar, u “dëmtua rëndë” gjatë sulmit të 14 shkurtit dhe ka “humbur funksionet e saj kryesore të sigurisë, përfshirë aftësinë për të izoluar rrezatimin”.
Ukraina fajësoi Rusinë për sulmin, akuzë që Kremlini e mohoi. Sulmi ndezi një zjarr dhe dëmtoi kupolën mbrojtëse të strukturës, thotë IAEA.
Agjencia bërthamore rekomandon rinovim të thellë të kupolës kolosale, vendosur disa vite më parë për të lejuar operacionet e pastrimit dhe për të garantuar sigurinë e zonës, pothuajse 40 vjet pas katastrofës më të madhe bërthamore në histori.
“Janë kryer disa riparime të përkohshme në çati, por restaurimi i plotë dhe i shpejtë është thelbësor për të shmangur degradimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sigurinë afatgjatë bërthamore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi. Ai shtoi se strukturat mbajtëse të NSC-së dhe sistemet e monitorimit nuk kanë pësuar dëmtime të përhershme.
IAEA, e cila ka një ekip të përhershëm në vendngjarje, thotë se do të vazhdojë të mbështesë çdo përpjekje për rikthimin e plotë të sigurisë bërthamore në Çernobil.
Çernobili është rikthyer disa herë në qendër të vëmendjes gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Në ditët e para të ofensivës së vitit 2022, trupat ruse morën kontrollin e centralit dhe mbajtën peng stafin, përpara se t’ia linin sërish Ukrainës një muaj më vonë.
Struktura NSC, e ndërtuar mes viteve 2010–2019, është hangari më i madh i lëvizshëm tokësor në botë. Ajo u krijua për të mbuluar reaktorin numër 4 dhe për të bllokuar rrezatimin për 100 vitet e ardhshme. Projekti kushtoi 2.1 miliardë euro, i financuar nga më shumë se 45 shtete dhe organizata ndërkombëtare.
Katastrofa bërthamore e 26 prillit 1986 përhapi rrezatim në Ukrainë, Bjellorusi, Rusi dhe shumë vende të tjera europiane. Mbi 30 persona humbën jetën në qytetin e afërt Pripjat, ndërsa mijëra të tjerë kanë vuajtur pasojat e rrezatimit ndër vite. Shkallët e kancerit dhe keqformimeve të lindjes mbeten ende të larta në zonat e prekura. -

Telefonatë me Witkoff, Zelensky sinjalizon përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ka zhvilluar një telefonatë “shumë konstruktive” me të dërguarin e paqes të Donald Trump, Steve Witkoff, si dhe me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.
Zelensky tha se gjatë bisedës u diskutua mënyra se si mund të sigurohet që Rusia t’i përmbahet çdo marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se ai është “i vendosur” të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë ukrainas iu bashkuan gjithashtu thirrjes nga Miami, ku ndodhen në ditën e tretë të bisedimeve lidhur me përpjekjet e SHBA-së për të hartuar një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Ndërkohë, Moska nuk duket se ka bërë ndonjë lëshim dhe vazhdon bombardimet masive ndaj Ukrainës.
“Ukraina është e vendosur të vazhdojë të punojë me mirëbesim me palën amerikane për të arritur një paqe të vërtetë”, tha Zelensky në platformën X.
“Ne trajtuam shumë aspekte dhe shqyrtuam pikat kryesore që mund të siguronin fundin e gjakderdhjes dhe të eliminonin kërcënimin e një pushtimi të ri rus në shkallë të plotë.”Gjatë natës, Rusia ndërmori sulme të reja ajrore dhe raketore ndaj Ukrainës, veprime që u dënuan nga aleatët evropianë të Kievit.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti francez Emmanuel Macron bëri të ditur se kishte folur me Zelenskyn dhe i kishte shprehur “solidaritetin e tij të plotë”.
“Franca është e vendosur të punojë me të gjithë partnerët për të siguruar masa për uljen e tensioneve dhe për të imponuar një armëpushim”, shtoi Macron.
Më herët, ai konfirmoi se do t’i bashkohej Zelenskyt, kryeministrit britanik Sir Keir Starmer dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz në bisedimet që do të mbahen në Londër të hënën.
Katër udhëheqësit pritet të diskutojnë negociatat e vazhdueshme midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas, të cilat synojnë arritjen e një marrëveshjeje për garantimin e sigurisë së Ukrainës pas luftës.
Dy javë më parë, ata zhvilluan një takim virtual për të diskutuar krijimin e një force paqeruajtëse evropiane që mund të dislokohet në Ukrainë në rast të një armëpushimi.
Sir Keir Starmer ka theksuar vazhdimisht se Ukraina duhet ta përcaktojë vetë të ardhmen e saj, duke shtuar se koalicioni i forcës paqeruajtëse të vendeve të gatshme do të kishte një “rol jetësor” në garantimin e sigurisë së vendit.
Presidenti rus Vladimir Putin e ka hedhur poshtë këtë ide, duke deklaruar se çdo trupë e vendosur në Ukrainë do të ishte një “objektiv legjitim”.
Autoritetet ukrainase njoftuan se Rusia lëshoi 653 dronë dhe 51 raketa mbrëmjen e së premtes. Një nga sulmet goditi një qendër hekurudhore në qytetin Fastiv, në jugperëndim të Kievit, duke shkatërruar ndërtesën kryesore të stacionit dhe duke dëmtuar mjetet lëvizëse.
Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se sulmet ruse prekën objekte energjetike në tetë rajone, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.
Nga ana e saj, Rusia pretendon se ka goditur objektiva ushtarako-industriale, si dhe infrastrukturën energjetike dhe portuale.
Negociatorët amerikanë dhe ukrainas i kërkuan Rusisë të tregojë një “angazhim serioz për paqen afatgjatë”, pasi bisedimet në Moskë nuk sollën ndonjë përparim.
Ndërkohë, negociatat në Florida midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë, të cilat synojnë bindjen e Ukrainës për të pranuar një plan paqeje të mbështetur nga SHBA-të, po hyjnë në ditën e tretë.
Në një deklaratë të publikuar të premten, Steve Witkoff tha se dy ditët e bisedimeve me Rustem Umerov, sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, kishin qenë “konstruktive”.
Sipas deklaratës, Witkoff dhe Umerov “ranë dakord për kornizën e marrëveshjeve të sigurisë” dhe “diskutuan aftësitë parandaluese të nevojshme për të ruajtur një paqe të qëndrueshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Deklarata thekson se perspektiva për përfundimin e luftës varet nga gatishmëria e Rusisë për të ndërmarrë “hapa konkretë drejt uljes së tensioneve dhe ndalimit të vrasjeve”./ BBC – Syri.Net
-

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek sektorët strategjikë, me qëllim garantimin e transparencës dhe mbrojtjes së interesit kombëtar.
Përmes një projektvendimi të ri synohet të kontrollohen ato investime të huaja që mund të ndikojë në sigurinë kombëtare, rendin publik dhe informacionet e ndjeshme.
Nisma, e hartuar sipas standardeve të BE-së, synon të garantojë që kapitali i huaj të jetë i sigurt, transparent dhe i monitoruar.
Sipas draftit, çdo investim i huaj që prek sektorë të ndjeshëm do të kalojë në sitën e Ministrisë së Ekonomisë, e cila njofton institucionet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë për të marrë komente. Çdo investim që vjen nga një vend i tretë, ose edhe nga BE por i kontrolluar indirekt nga vende jo-BE, do të kalojë në shqyrtim të detajuar.
Investitorët duhet të paraqesin dokumentet përpara se të finalizojnë marrëveshjen. Komiteti i posaçëm ka deri në 30 ditë për të vendosur ndalimin, miratimin me kushte ose hapjen e hetimit të thelluar. Nëse nuk jepet vendim brenda 60 ditësh, investimi i miratohet automatikisht.
Projektvendimi parashikon edhe hetimin nese investitori nuk ka paraqitur kërkesë, veçanërisht në rast dyshimesh për ndikim të fshehtë apo rrezik sigurie.
Projektvendimi parashikon edhe gjoba deri në dyfishin e vlerës së investimit nëse konstatojnë deklarata të rreme, mosparaqitje dokumentesh apo shmangie të ndalimeve.
Rregullat vlejnë për investimet që lidhen me sektorët kritikë apo nëse investitorët kanë pasur probleme sigurie në BE, ose dyshohen për aktivitete të paligjshme.
