Tag: vendosim

  • Berisha sulmon Ramën nga Pogradeci: Nuk del në debat dhe porosit lakejtë të merren me moshën time!

    Berisha sulmon Ramën nga Pogradeci: Nuk del në debat dhe porosit lakejtë të merren me moshën time!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kandidatët dhe shtabi elektoral i qarkut të Korçës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ishin sot në mbrëmje për fushatë në qytetin e Pogradecit.
    Ai bëri premtimet para mbështetësve për rritje rrogash, pensionesh dhe ulje çmimesh, teksa akuzoi qeverinë “Rama” për abuzime financiare.
    Këto akuza u hodhën pikërisht në kohën kur publikohej edhe kontrata e tij e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë që kanë nevojë për t’u verifikuar dhe hedhur dritë se nga do dalin.
    “Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, nën 200 euro. Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim rrogën minimale 500 euro. Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane. Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon”, tha Berisha për programin elektoral dhe premtimet e fushatës.
    Kreu i selisë blu akuzoi edhe qeverinë “Rama” për abuzime gjatë tre mandateve.
    “Nuk mund të vijë dot para jush se janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës të zhdukura pa nam, pa nishan.Nuk vjen dot para jush se janë 225 mijë metër katrorë tokë në buzë detin e Gjipesë që i ka marrë pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi, i ka përvetësuar për vete dhe familjen e tij. Nuk del dot, nuk del dot se sikur të ishte sheik, na shkon dhe ulet me bileta 30 mijë euro në ndeshje futbolli, hap shishe vere 33 mijë euro. A e dini o miq, se vetëm djegësi i Tiranës kushton 812 mijë pensione”, u shpreh ai në shifra financiare, pikërisht teksa publikohej në media edhe kontrata e lobimit 6 mln dollarë që kishte firmosur në emër të PD-së me kompaninë amerikane “Continental”.
    Berisha zulmoi Ramën edhe si frikacak që nuk del në debate. Ai ironizoi fushatën e kryesocialistit, duke vënë në dukje fjalët fyese që sipas tij Rama përdor në mitingje.
    “Ja pra pse ai nuk del dot, nuk ja mban. Jo vetëm kaq, por i ndalon përfaqësuesit e tij të dalin e ballafaqohen me përfaqësuesit tanë të shkëlqyer, që janë krenaria e qarkut të Korçës, krenaria e Shqipërisë. Ju e shifni se çfarë fushate bën. Ju keni një kryeministër që kalon nga takimi në takim dhe të gjitha fjalët e tij janë 5 fjalë; bufi, këneta, zhapiu, hardhuca, autiku, budallai etj.Megjithë këtë ai përpiqet të banalizojë fushatën elektorale. Porosit lakejtë e tij, që debatin ta përqendrojnë tek mosha e Sali Berishës. Tani miq, ju lutem, ju lutem do të më dëgjoni. Kur i thanë njëherë Ronald Reganit për moshën, Regani tha se, unë nuk dua ta përdor moshën time si privilegj ndaj kundërshtarit. Unë s’po e them këtë, por prapë i them, meqenëse i nxit për moshën, hajde këtu të provohemi në të gjithë fushat të shohim korçare dhe pogradecar, se çfarë dijesh ke, dhe cila është memorja jote që shkruan në dorë për gjëra që si mban mend. Hajde këtu”, u shpreh Berisha, teksa kujtoi edhe detajin për kujtesën gjatë kësaj fushate.
    Teksa iu kthye në reminishencë politike Shqipërisë para diktaturës, ai përjashtoi veten e tij teksa tha se “ka politikanë 80-vjeçarë të mirë, por ata që erdhën pas luftës ishin 20-30 vjeçarë xhelatë”, duke iu referuar komunizmit dhe hoqi paralele me Ramën.
    “Sot në botë ka 80-vjeçar që janë politikanë të mirë dhe u shërbejnë qytetarëve të vet. Por ka dhe 30-vjeçar që janë diktatorë dhe vrasës. Nuk është ndonjë ligësi, por e vërteta është se Shqipërisë dëmet më të mëdha i kanë ardhur nga politikanët e rinj në moshë. Ata që erdhën pas lufte ishin 20-30 vjeçar, ata u treguan xhelatë dhe bandit ndaj shqiptarëve. Por edhe Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë. Dhe aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur”, u shpreh kreu i PD-së.
    Dhe në fund ai paralajmëroi përsëri kryeministrin Rama, këtë herë jo me “shtypje koke”, por me të “tepërtin për pushtet, që do marrë përgjigjen që meriton”.
    “Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton. Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prapë, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë”, tha Berisha.

  • Berisha: Brenda 100 ditëve zhdukim varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci

    Berisha: Brenda 100 ditëve zhdukim varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, teksa po prezanton kandidatët për deputetë të këtij qyteti.
    Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qyteti.
    Ai tha se nëse PD vjen në pushtet, brenda 100 ditëve do të zhdukë varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.
    “Pogradeci është qyteti në të cilin burrat dhe gratë e moshuar, mezi mbyllin muajin dhe jo rrallë numërojnë kafshatën dhe jo rrallë nuk arrijnë të marrin ilaçet, presin ndihmën e familjarëve të vet. Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë. Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.
    Nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen. Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti.
    Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 ditëve varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci. Vendosim minimumin jetik 200 Euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndër 200 Euro. Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra.
    Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind. Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve.
    Vendosim rrogën minimale 500 Euro. Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë. Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane”, u shpreh Berisha.

  • Berisha nga Pogradeci: Pas 11 majit dyfishojmë mbështetjen për arsimin dhe shëndetësinë, ulim me 40% çmimin e naftës

    Berisha nga Pogradeci: Pas 11 majit dyfishojmë mbështetjen për arsimin dhe shëndetësinë, ulim me 40% çmimin e naftës

    Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështrore” në qarkun e Korçës.
    Në fjalën e tij ai theksoi sërish se pas 11 majit me ardhjen e demorkatëve në pushtet ekonomia e shqiptarëve do të ndryshojë.
    Berisha premtoi ulje të çmimit të naftës, energjisë elektrike si dhe rritje të pagave dhe pensioneve.

    “Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 ditëve  varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.
    Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.
    Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra.
    Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.
    Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve.
    Vendosim rrogën minimale 500 euro.
    Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.
    Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.
    Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë.
    Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.
    I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion”, tha Berisha.
     

  • “Dyfishim buxheti për shëndetësinë dhe bujqësinë”/ Berisha takim me banorët në Pogradec: Naftë 40% më lirë

    “Dyfishim buxheti për shëndetësinë dhe bujqësinë”/ Berisha takim me banorët në Pogradec: Naftë 40% më lirë

    Kreu i demokratëve, Sali Berisha, bëri ndalesën e radhës në Pogradec, aty ku premtoi dyfishim të buxhetit në shëndetësi, bujqësi dhe arsim.

    Ai u ndal edhe tek çmimi i naftës, duke premtuar se do të jetë 40% më lirë.
    “Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë. Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.
    Pra miq, nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen. Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti.
    Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.
    Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra. Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve. Vendosim rrogën minimale 500 euro.
    Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogëultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.
    Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë. Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.
    I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi.
    Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi. Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%

    Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%

    Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në Pogradec, ku theksoi se do të vendosë rrogë minimale 500 euro. ”Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane”, shtoi Berisha. Berisha tha se do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, dyfishohet buxheti për shëndetësinë, dyfishohet buxheti për arsimin.
    ”Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon. I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë.

    Për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion. Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi”.

  • Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë

    Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë

    Në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Pogradec, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur para mbështetësve programin ekonomik dhe social të opozitës, duke premtuar masa konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

    Në fjalën e tij, Berisha njoftoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme demokratike do të jetë ulja me 40% e çmimit të naftës, si dhe dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë.

    Ai theksoi se PD synon të rikthejë dinjitetin e qytetarëve përmes rritjes së pagave, pensioneve, subvencioneve për fermerët dhe garantimit të një minimumi jetik.

    Fjala e liderit të PD, Sali Berisha:

    Të dashur, pogradecare dhe Pogradec, zonja e zotërinj, të pranishëm në këtë takim madhështor, përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen time të pakufishme dhe nderimin më të madh, për ju qytetaret dhe qytetarët e mrekullueshëm të këtij qyteti, të Pogradecit Madhështor.

    Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë pogradecaret dhe pogradecarët, të gjitha banorët e qarkut të Korçës, kudo që janë sot, në Pogradec në këtë qarku, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë.

    Të dashur miq!

    Udhëtimi drejt Pogradecit është udhëtimi drejt madhështisë. Zoti dhe natyra e ka bërë këtë qytet, me bukuritë më mahnitëse, me gjolin e papërsëritshëm në rajon, në liqenin nga më të bukurit në Europë dhe botë.

    Pogradeci është djepi i lirikës më të bukur shqiptare, është djepi i tregimit më të bukur shqiptar, është qyteti i Lasgushit dhe Kutelit, qyteti i piktorëve, artistëve dhe skulptorëve të talentuar.

    Por mbi të gjitha Pogradeci është qyteti i burrave dhe grave, punëtor, bujar, të qytetëruar, mikëpritës.

    Pra Pogradeci është frymëzim për të gjithë ata që jetojnë, për të gjithë ata që e njohin.

    Por sot përsëri, Pogradeci është qyteti dhe rrethi nga i cili largohen fëmijët, bijtë dhe bijat e saj.

    Pogradeci është qyteti në të cilin burrat dhe gratë e moshuar, mezi mbyllin muajin dhe jo rrallë numërojnë kafshatën dhe jo rrallë nuk arrijnë të marrin ilaçet, presin ndihmën e familjarëve të vet.

    Pogradeci është qyteti dhe rrethi në të cilin, shërbimet, arsimi, shëndetësia janë në degradim të plotë.

    Pogradeci është qyteti në të cilin njëlloj si në gjithë Shqipërinë, çmimet u rritën në mënyrë të pamëshirë, kurse rrogat dhe pensionet nuk i ndoqën ato.

    Pra miq, nuk mund të jetë Pogradeci Madhështor si Pogradec që braktiset, si Pogradec i njerëzve që vuajnë nga varfëria dhe skamja, i fëmijëve që nuk ushqehen, i sëmundjeve që nuk mjekohen.

    Prandaj jam sot para jush për të paraqitur para çdo qytetari të këtij qyteti, çdo banori të këtij rrethi, projektin tonë me të cilin ne rikthejmë madhështinë qytetarëve të këtij qyteti.

    Projekti me të cilin ne, zhdukim brenda 100 varfërinë ekstreme dhe mjerimin nga Pogradeci.

    Vendosim minimumin jetik 200 euro, për çdo pensionist me pension të plotë apo të pjesshëm që merr, ndën 200 euro.

    Dhe këta janë mbi 560 mijë burra dhe gra.

    Vendosim minimumin jetik për të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që nuk kanë marrë kurrë në jetën e tyre pension, për të gjithë shqiptarët e papunë, për të gjithë studentët me bursë, për të gjithë fëmijët e familjeve me një prind.

    Pra në radhë të parë, ne me zemër në dorë ju kthejmë paratë shqiptarëve.

    Vendosim rrogën minimale 500 euro.

    Vendosim kartën e konsumatorit me të cilën, çdo rrogë ultë, çdo pensionist, çdo qytetar me minimumin jetik, do të marrë ushqimet dhe gjërat bazë, me çmim 20% më lirë se qytetarët e tjerë.

    Vendosim listën e rimbursimit 100% të barnave, identike, një për një me listën që ka sot Republika Italiane.

    Vendosim në 100 ditët e para që në Shqipëri nuk do mund të shitet kurrë, litra e naftës më shumë se +-10% e çmimit të saj në Maqedoni apo në Kosovë, pra një naftë 40% më lirë.

    Vendosim mbrojtjen e plotë të prodhimeve bujqësore në sezon.

    I garantoj fermerët e Pogradecit se prodhimet e tyre do të mbrohen plotësisht dhe se ata do të subvencionohen do të marrin për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti të mbarshtruar, për çdo njësi prodhimi 5-fishin e saj që marrin sot si subvencion.

    Do marrin aq sa marrin fermerët në Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi.

    Do kenë linja krediti të butë, do kenë mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, qoftë dhe nga mbiprodhimi.

    Kullimi, vaditja, mirëmbajtja dhe ruajtja e tokës, do të marrin investime të mëdha. Pra do të dyfishohet buxheti për bujqësinë, do dyfishohet buxheti për shëndetësinë, do dyfishohet buxheti për arsimin.

  • ‘Do rrëzojmë Ramën dhe do vendosim kushte për opozitën’, Shehi: Në Parlament, rregulla të qarta

    ‘Do rrëzojmë Ramën dhe do vendosim kushte për opozitën’, Shehi: Në Parlament, rregulla të qarta

    Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një intervistë televizive foli mbi zgjedhjet e 11 majit dhe qasjen e tij ndaj situatës politike në vend.
    Ai vlerësoi se kjo fushatë zgjedhore është më e qetë, ndoshta edhe për shkak të rrjeteve sociale, por shtoi se mungon thellësia dhe përqendrimi te çështjet thelbësore.
    “Shehi theksoi se partitë e reja mund të kalojnë 20% të votës, çka sipas tij do të sillte një dialektikë të re politike dhe do të fuqizonte opozitën.**
    Ai u shpreh i vendosur se do të punojë për rrëzimin e qeverisë Rama dhe paralajmëroi se do të vendosë kushte të qarta për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, si në lidhje me personat që do përfaqësojnë këto forca, ashtu edhe për programet që ato do të mbështesin.
    “Ne nuk do lejojmë më që dikush të tallet me pronat e shqiptarëve. Prona është çështje shteti, morali dhe ekonomie. Kur të jemi në Parlament, do vendosim rregulla të qarta,” – deklaroi Shehi.
     

  • Sali Berisha takim me Sindikatën e Bashkuar të Shqipërisë: Nuk do të ketë rrogë nën 500 Euro! Do të vendosim pagën për çdo orë pune!

    Sali Berisha takim me Sindikatën e Bashkuar të Shqipërisë: Nuk do të ketë rrogë nën 500 Euro! Do të vendosim pagën për çdo orë pune!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një konferencë së bashku me Sindikatat e Bashkuara.Në fjalën e tij, kryedemokrati premtoi rritjen e pensioneve e të rrogave.
    Sa i përket pagave, Berisha theksoi se nuk do të ketë rrogë nën 500 Euro si dhe do të vendoset paga për orë pune.“Pas kësaj, ne do vendosim pagën për orë pune. Ne do ecim në rrugën që ecin vendet e lira. Vendet e lira nuk ecin në rrugën e shfrytëzimit të egër, ecin në rrugën e përhapjes së mirëqenies, rritjes së nivelit të jetesës së tyre”, tha Berisha.
    Sa i përket rimbursimit të ilaçeve, garantoi pensionistët se do të jetë identike me atë të Italisë.
    “Ne nuk jemi si Italia, por për ilaçet do të jemi ne se ilaçet nuk janë luks. Dhe jo vetëm kaq, në Shqipëri nuk mund të shiten ilaçe kurrë përveç atyre që tregtohen në dy vende anëtare të BE”, tha ndër të tjera Berisha.

  • Petulla me Lëng – Me Shijen më Fantastike të Traditës

    Petulla me Lëng – Me Shijen më Fantastike të Traditës

    Kjo është një ndër të recetat më të veçanta të përgatitjes së petullave, specialitet i Jugut të Shqipërisë.

    Kjo recetë është tipike e amvisave në fshatrat e jugut të vendit, zonjat e shtëpisë i gatuanin këto petulla për më të vegjëlit e shtëpisë por edhe kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë.
    Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetën fantastike të përgatitjes së petullave me lëng, një mënyrë fantastike për të kënaqur nepsin dhe oreksin me një shije tërësisht të mrekulleshme.
    Përgatitja e Petullave me Lëng
    Përbërësit
    Për Brumin

    3 gota uji me miell
    1 gotë uji e pak me ujë të vakët
    Gjysmë luge kafeje me sodë
    Pak kripë
    Vaj

    Për Lëngun

    2-3 lugë miell
    1 lugë gjellë gjalpë i freskët
    1 lugë gjelle vaj ulliri
    Kripë
    Lëngu i një gjysmë kokrre limoni
    2-3 thelpinj hudhra të shtypura
    Pak nenexhik i freskët

    Përgatitja e petullave
    Në një tas të madh hedhim miellin, kripën dhe sodën. Hapim një gropë në mesin e miellit dhe shtojmë ujin e vakët.
    I rrahim fortë përbërësit derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.
    Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe jo shumë i lëngshëm. Rriheni fort me lugë druri derisa të bëhet shumë elastik.
    Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.
    Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.
    Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.
    AgroWeb.org ju udhëzon që të kujdeseni që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.
    Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
    Përgatitja e Lëngut
     Vendosim një tigan në zjarr dhe kaurdisim miellin me gjalpin dhe vajin e ullirit.
    Kaurdiseni derisa mielli të zverdhet pak dhe më pas largojeni nga zjarri.
    Shtoni hudhrat e shtypura, pak kripë dhe ujë të ftohtë duke e përzjerë masën me shpejtë dhe pa ndërprerje në mënyrë që rtë bëhet e njëtrajtshme.
    E vendosim tiganin në zjarr, e përzjejmë masën derisa lëngu të trashet e më pas shtojmë lëngun e limonit.
    E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
    Në fund, lëngun e ndajmë nëpër pjata dhe brenda secilës pjatë vendosim disa nga petullat që kemi përgatitur, e spërkasim me pak gjalpë të tretur dhe nenexhik të grirë hollë dhe pjata është për t’u servirur./AgroWeb.org  

  • Gliko me Luleshtrydhe – Delikatesë e Ëmbël Shqiptare

    Gliko me Luleshtrydhe – Delikatesë e Ëmbël Shqiptare

    Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë tuaj përgatisni gliko me luleshtrydhe.

    Është pikërisht sezoni i tyre dhe tregjet janë plot me luleshtrydhe vendi.
    Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të glikosë.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së glikosë me luleshtrydhe në shtëpi.
    Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.
    Përgatitja e Glikosë me Luleshtrydhe
    Përbërësit

    1 kg luleshtrydhe
    1 kg sheqer
    Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoni

    Përgatitja
    Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.
    I veçojmë nga luleshtrydhet e shtypura apo të dëmtuara  dhe i hedhim në ujë të ftohtë.
    Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.
    Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.
    I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.
    Më pas, vendoseni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së glikosë së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.
    Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.
    Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i glikosë të trashet.
    Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.
    E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer./AgroWeb.org