Tag: vendosi

  • I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, humb jetën 78-vjeçari në Kurbin

    I vendosi zjarrin mbeturinave në oborr, humb jetën 78-vjeçari në Kurbin

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u përfshi nga flakët e zjarrit në oborrin e banesës.
    Korrenspondenti i Report Tv, Elvis Hila, ka mësuar se viktima Demer Haxhiu 78 vjeç ka qenë duke djegur mbeturina në bahçen e tij.
    Papritur, flakët e zjarrit morën përmasa më të mëdha dhe përfshinë edhe vetë të moshuarin.
    Ky i fundit nuk mundi të shpëtonte dhe fatkeqësisht humbi jetën.
    Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

  • I vendosi tritol biznesmenit, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Gjergj Cukalin

    I vendosi tritol biznesmenit, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Gjergj Cukalin

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin për çështjen penale që përfshin Gjergj Cukalin dhe pesë të pandehur të tjerë, të dënuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për tentativë vrasjeje.
    Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi të lërë në fuqi vendimin e datës 31 korrik 2024 të Shkallës së Parë, me disa ndryshime për individë të veçantë.
    Në një nga pikat kryesore të vendimit, i pandehuri E.J., i cili ka bashkëpunuar me drejtësinë, përfitoi ulje dënimi në bazë të nenit 28/7 të Kodit Penal dhe u dënua përfundimisht me 7 vite burg.
    Ndërkohë, i pandehuri B.D. u dënua me 18 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit A.B. Dënimi i tij u përcaktua si i vetëm në bazë të bashkimit të dënimeve sipas nenit 55 të Kodit Penal.

  • Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

    Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

    Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Brukselit janë trazuar, pasi Bashkimi Evropian vendosi tarifa mbi automjetet elektrike të ndërtuara në Kinë dhe Kina vendosi taksa mbi importet e alkoolit nga BE-ja.
    Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i kufizojë blerjet qeveritare të pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian që kalojnë vlerën mbi 45 milionë juanë, apo 6.3 milionë dollarë, si kundërpërgjigje ndaj masave kufizuese të Brukselit.
    Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Brukselit janë trazuar, pasi Bashkimi Evropian vendosi tarifa mbi automjetet elektrike të ndërtuara në Kinë dhe Kina vendosi taksa mbi importet e alkoolit nga BE-ja.

    Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian njoftoi se do t’ua ndalonte kompanive kineze pjesëmarrjen në tenderë publikë të BE-së për pajisje mjekësore me vlerë 60 miliardë euro, ose më shumë në vit, pasi arriti në përfundimin se kompanitë evropiane nuk kishin qasje të barabartë në tregun kinez.
    Kjo masë u ndërmor nga Komisioni Evropian në përputhje me Mekanizmin Ndërkombëtar të Prokurimeve të BE-së, që hyri në fuqi në vitin 2022 dhe synon të sigurojë qasje të ndërsjellë në tregje.
    Kundërmasat e Kinës ishin të pritshme pasi Ministria e Tregtisë sinjalizoi “masa të nevojshme” kundër vendimit të BE-së në fund të muajit të kaluar.
    “Për fat të keq, pavarësisht vullnetit të mirë dhe sinqeritetit të Kinës, BE-ja ka këmbëngulur të ndjekë rrugën e vet, duke ndërmarrë masa kufizuese dhe duke ngritur barriera të reja proteksioniste”, tha Ministria e Tregtisë në një deklaratë të dielën.
    “Prandaj, Kina nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të marrë masa të ndërsjella kufizuese”, shtoi ajo.
    Ministria e Financave tha gjithashtu se Kina do t’i kufizojë importet e pajisjeve mjekësore nga vende të tjera që përmbajnë komponentë të prodhuar në BE në më shumë se 50 për qind të vlerës së kontratës.
    Masat hyjnë në fuqi qysh sot.
    Ministria e Tregtisë sqaroi se produktet e kompanive evropiane që operojnë brenda Kinës nuk do të preken.
    Të premten, Kina gjithashtu njoftoi vendosjen e tarifave deri në 34.9 për qind për pesë vjet mbi alkoolin e importuar nga Bashkimi Evropian – pjesa më e madhe prej tij konjak nga Franca – pas përfundimit të një hetimi që besohet të jetë kundërpërgjigje ndaj tarifave të BE-së për makinat elektrike.
    Megjithatë, prodhuesit kryesorë të konjakut si Pernod Ricard, LVMH dhe Remy Cointreau u përjashtuan nga tarifat, me kusht që të shesin me një çmim minimal, të cilin Kina nuk e ka bërë publik.

  • Rama ndan lajmin e rëndësishëm: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Rama ndan lajmin e rëndësishëm: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ditën e sotme në Samitin e NATO-s në Hagë, u vendos në unanimitet organizimi i tij në Tiranë në vitin 2027-të.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se sot në Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në vitin 2027.
    Postimi i Ramës:

    Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

  • Procesi për hoxhën Ahmed Kalaja, ja çfarë vendosi gjykata

    Procesi për hoxhën Ahmed Kalaja, ja çfarë vendosi gjykata

    Këtë të mërkurë në Gjykatën e Tiranës u mbajt seanca për dosjen penale që përfshin imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.
    Gjykata vendosi të veçojë çështjen, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin.

    Për Kalajën çështja do të ndiqet veçmas në një proces të pavarur. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim. Vetë Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami.

  • Conte vendosi të qëndrojë! Napoli i bën “dhuratë” dy super yje, të cilët do të vijnë… falas

    Conte vendosi të qëndrojë! Napoli i bën “dhuratë” dy super yje, të cilët do të vijnë… falas

    30 Maj 2025

    17:47

    Telesport

    Pasi u sigurua qëndrimi i Antonio Conte edhe për sezonin e ri, Napoli ka filluar lëvizjet e para për të bërë përforcimet e duhura në merkato, ku sezonin e ri do të synojë të mbrojë titullin kampion në Serie A, si dhe të shkojë sa më larg në Champions League.
    Klubi kampion i Serisë A është në prag të një lëvizjeje të dyfishtë: transferimi i Kevin de Bruyne dhe Jonathan David, të cilët nuk do t’i kushtojnë asnjë euro. Arsyeja kryesoe pse Conte vendosi të qëndrojë te Napoli, është se drejtuesit e klubit i kanë premtuar teknikut italian përforcimin me lojtarë të klasit botëror dhe emra të konfirmuar.
    Transferimi i De Bruyne shihet si një lëvizje për të rigjallëruar mesfushën dhe për t’u dhënë krah emrave si Lobotka, McTominay, Zambo-Anguissa dhe Gilmour. Jonathan David shihet si partneri ideal i Romelu Lukaku në sulm. Aftësia e kanadezit për të shënuar gola dhe lëvizshmëria në sulm e bëjnë atë një rrezik serizo për mbrojtësit kundërshtar dhe partner ideal për të udhëhequr sulmin.

  • PD-ASHM ankimoi rezultatin e Kukësit, ja vendimi që mori Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

    PD-ASHM ankimoi rezultatin e Kukësit, ja vendimi që mori Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi të pranojë 3 nga 5 kërkesat e PD – ASHM në lidhje me ankimimin e rezultatit të votimeve të 11 majit në qarkun e Kukësit.
    Relatori i çështjes, anëtari i Komisionit, Ilir Rusmali tha se KAS vendosi të pranojë kërkesën e PD të të dhenave që merren nga operatori postar për votat e Greqisë si edhe raportin e audituesve teknicienë.
    “Për Greqinë kjo kërkesë duhet të pranohet. Nëse gjatë këtyre ditëve do të vijnë, edhe ato duhet ti vihen në dispozicion. Kjo kërkesë duhet pranuar për aq sa disponohet prova”, tha relatori Rusmajli.
    Nga ana tjetër KAS vendosi që të rrëzojë kërkesën për kryqëzimin e shenjave të gishtave nga pajisjet PEI me votuesit.
    ”Kërkesa nuk ka lidhje me marrjen e një prove, prova nuk ekziston. Sikur prova të ekzistonte do të duhej ta merrnim, por ne e shoqërojmë këtë vendim me një kërkesë nga ana jonë drejtuar KQZ që të bëjë përpjekjet e mundshme njerëzore që të dhënat që kërkohen ti vijë në dispozicion brenda ditëve që ne kemi në dispozicion për përfundimin e shqyrtimit”, tha Rusmajli.
    Kërkesa për kopje të regjistrave të posaçëm për çdo qendër votimi u refuzua.
    “Kjo kërkesë nuk ka lidhje me pretendimet e paraqitura në kërkesën ankimore. Ankuesi nuk formalizon dot një kërkim në raport me to. Nuk është pjesë e procedurës tonë”, u shpreh relatori.

  • Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, lë në fuqi vendimin për votat nga Greqia

    Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, lë në fuqi vendimin për votat nga Greqia

    Këtë të premte, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së. Pak minuta më parë, kreu i KQZ urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve, pasi nga verifikimet nuk u gjetën parregullsi në proces dhe kuti.
    Komisioni i Ankesave (KAS) e pranoi kërkesën e PS për numërimin e votave të diasporës në Greqi, që ishin bllokuar me një vendim që u shpall i paligjshëm të komisionerit Ilirjan Celibashi. KAS vendosi që numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë të bëhej dhe të rrëzohej pretendimi i Partisë Demokratike për parregullsitë.

    Vendimi i djeshëm i KAS erdhi pas kërkesës së depozituar nga PS që kundërshtonte aktin e kryekomisionerit Celibashi për të veçuar zarfet e ardhura nga Greqia pas kërkesës së Partisë Demokratike.

  • KQZ ndërpret numërimin e votave të diasporës, procesi nis nesër në orën 8:30

    KQZ ndërpret numërimin e votave të diasporës, procesi nis nesër në orën 8:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e procesit të numërimit të zarfeve nga diaspora, për të vijuar nesër në orën 8:30 të mëngjesit.

    Më herët, KQZ vendosi që votat e mbërritura nga Greqia, të cilat janë lënë pezull, do të numërohen pasi sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.
    “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit e vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritura jashtë territorit të Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si edhe tabulimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit preferencial për çdo qark.
    Ky urdhërim i Komisionerit përfshin edhe zarfet (e mbërrituara nga Greqia) të cilat nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të KSHZ nr. 1121, datë 12.05.2025”-njofton kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Top Channel

  • Elbasan/ I vendosi tritol shtëpisë së tij për të përfituar azil në BE

    Elbasan/ I vendosi tritol shtëpisë së tij për të përfituar azil në BE

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e një sasie tritoli në një apartament në Elbasan.
    Sipas informacioneve, ngjarja është inskenuar nga vet pronari i banesës, Ardit Pepa.
    Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.
    Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.Ndërkohë fqinjët kanë treguar momentet e para kur ndodhi ngjarja, duke u shprehur se janë trrembur shumë nga shpërthimi.
    “Ishte ora 01:00, dëgjuam një zhurmë shumë të fortë, një si krismë. Kishim frikë të ndiznim dritat. Këtu jeton një burrë një grua dhe një fëmijë. Por ata ikën. Nuk kemi dëgjuar të jenë problematikë. Aq u trembëm…”, tha njëra prej tyre.