Tag: vendoset

  • Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit, Rama-Balluku

    Berisha: Platforma e opozitës do të vendoset para kryeministrisë, kërkojmë largimin e dyshes më famëzezë të korrupsionit, Rama-Balluku

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, bëri të ditur se opozita do të vendosë “Platformën e saj të rezistencës” përpara godinës së Kryeministrisë, si pjesë e një aksioni politik që synon, sipas tij, largimin e “dyshes më famëzezë të korrupsionit në historinë e Shqipërisë”, Edi Rama dhe Belinda Balluku.

    Berisha sqaroi se platforma do të ketë karakter simbolik dhe do të shërbejë si pikë referimi për kërkesat e opozitës ndaj qeverisë. Ai theksoi se vendosja e saj përpara Kryeministrisë nuk është rastësore, pasi aty ndodhen si zyra e kryeministrit, ashtu edhe ajo e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjitikës, duke i cilësuar ata si përgjegjësit kryesorë të aferave korruptive në vend.

    Sipas Berishës, platforma do të vendoset në ditë të caktuara kryesisht të enjten dhe do të shërbejë si hap i parë drejt organizimit të një proteste të gjerë kombëtare. Ai bëri të ditur se një grup i posaçëm brenda PD-së do të përcaktojë detajet e mëtejshme të aksionit opozitar, ndërsa paralajmëroi se pas vendosjes së platformës, opozita do të kalojë në fazën e protestave masive në mbarë vendin.

    Fjala e tij:

    Pyetje: Përsa i takon protestës keni vendosur një datë? Do të jeni të enjten në platformën tuaj para kryeministrisë?

    Sali Berisha: Platforma para kryeministrisë ka dy qëllime.
    Së pari kërkesën ultimative për largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
    Ka njerëz që mendojnë se duhet bërë tek Ministria e Energjitikës. Është ajo ndërtesë që ka dhe kryeministrin dhe zv/kryeministrin. Në ndërtesën e kryeministrisë ka një sektor, një zyrë, por jo vetëm zyrë se ajo ka dhe staf aty që është e instaluar.
    Pra ne vendosim aty platformën për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, dyshes më famëzezë në korrupsion në historinë e Shqipërisë.

    Pyetje: Platforma do të vendoset dhe nuk do të hiqet, apo do të jetë në ditë të caktuara?

    Sali Berisha: Platforma do të jetë ditë të caktuara, më së shumti ditë të e enjtja, por pas mbledhjes u la që ta përcaktojë një grup i caktuar.

    Pyetje: Një datë për protestën?

    Sali Berisha: Absolutisht do të shkohet drejt protestës kombëtare, por para së gjithash do të vendosen këto masa dhe pastaj do të kalohen drejt protestës kombëtare. 

  • Deputetët e PD asnjë fjalë për zgjedhjet, kyçin gojën dhe për vendimet e Grupit

    Deputetët e PD asnjë fjalë për zgjedhjet, kyçin gojën dhe për vendimet e Grupit

    Në selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e grupit, ku pritet të vendoset për aksionin opozitar në Kuvend, ku është përfolur si opsion edhe bojkoti.
    Mbledhja e Grupit të PD është duke u zhvilluar para se në Kuvend të diskutohet projektbuxheti për vitin 2026 dhe pritet të vendoset nëse do të shmangin debatin për buxhetin apo do të përplasen me mazhorancën për të.
    Një pjesë e mirë e deputetëve kanë zgjedhur të hyjnë nga dyert e pasme të selisë së PD, për të shmangur kontaktin me mediat. Po ashtu shumë prej tyre që kanë kaluar nga dera kryesore si Bledi Himçi, Jozefina Topalli e të tjerë kanë refuzuar të shprehen para gazetarëve.
    Një ndër deputetët e paktë që nuk mbeti hermetik dhe ju përgjigj interesit të mediave ishte Ivi Kaso, i cili tha se nuk do të ketë bojkot.
    “Nuk e di ku e keni dëgjuar”, u shpreh Kaso.
    Ndërkohë, deputeti i qarkut të Korçës Bledion Nallbati u shpreh: “Në fund do të merrni vesh vendimin e mbledhjes së grupit. Bëhuni pak të duruar. Me qetësi, me qetësi.”
    Sakaq, Luçiano Boçi deklaroi: “Do ta shpalos në mbledhje propozimin tim. Prandaj është mbledhja.”

  • E diela Ditë Zie Kombëtare, detajet e ceremonisë funebre për Fatos Nanon

    E diela Ditë Zie Kombëtare, detajet e ceremonisë funebre për Fatos Nanon

    Fatos Nano ndërroi jetë ditën e djeshme, në një prej spitaleve private në kryeqytet, ku ishte i shtruar prej shumë ditësh.
    Të dielën, në Pallatin e Kongreseve, do të mbahen homazhet në nderim të ish-kryeministrit, shkruan A2.
    Homazhet do të fillojnë prej orës 08:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa trupi i Fatos Nanos do të niset në orën 12:05 nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit.
    Më poshtë, detajet e protokollit shtetëror për ceremoninë e së dielës:
    07:45 – Marrja e trupit të të ndjerit nën kujdesin e shtetit
    Eskorta ceremoniale e përbërë nga pararoja, automjeti funeral, motoçiklistët dhe automjete të tjera utilitare për transportin e familjarëve, vendoset pranë banesës ku prehet trupi i të ndjerit.
    Një njësi prej 8 oficerësh në uniformë parade të Gardës së Republikës, shoqëruar nga agjentët e paracaktuar të Protokollit, marrin në dorëzim arkivolin brenda në mjedisin ku ndodhet. Arkivolit i vendoset sipër flamuri kombëtar. Oficerët ceremonialë mbajnë arkivolin (3×3), të paraprirë nga oficeri që jep komandën.
    Një oficer ceremonial i dedikuar mban jastëqet me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike dhe me dekoratat e tjera. Njësia vendos arkivolin në automjetin funeral, së bashku me jastëqet me dekoratat. Pasi verifikohet që çdo gjë është gatitur denjësisht, njësia vendoset në rresht dhe nderon, ndërkohë që eskorta niset e udhëhequr nga pararoja e Gardës, Protokollit dhe motoçiklistët, ndjekur nga mjetet e transportit të familjarëve (vënë në dispozicion nga Shteti).
    08:00 – Nisja e eskortës funebre drejt Pallatit të Kongreseve
    08:20 – Mbërritja e eskortës në Pallatin e Kongreseve
    Eskorta ndalet në bulevard, përpara trotuarit, duke lënë automjetin funeral në qendër, përballë me portat e Pallatit.
    Në sheshin përpara Pallatit, në anën e djathtë, është rreshtuar Truproja e Nderit e Forcave të Armatosura në formatin uniform ose interarm. Në të majtë, përballë me Truprojën e Nderit, akomodohet regjia, kameramanët dhe fotografët që do të pasqyrojnë sekuencën në media.
    Në fasadën e Pallatit të Kongreseve vendosen dy banera me shkrimin:“Fatos Nano 1952–2025 – Homazh Kombëtar”.
    Nga sheshi e deri në hyrjen e Pallatit vendoset një tapet i kuq. Në shkallët e pallatit janë vendosur ushtarët ceremonialë të Gardës së Republikës (12 – 6×6), të cilët nderojnë në unison.
    Një njësi prej 7 oficerësh të Truprojës së Nderit të Forcave të Armatosura nxjerr arkivolin nga automjeti funeral (3×3), paraprirë nga oficeri komandues dhe ai që mban jastëkun me Kordonin e Madh. Ngjiten shkallët dhe arkivoli vendoset në podin prej kadifeje të zezë, në Hollin e Pallatit të Kongreseve.
    Familjarët ndjekin kortezhin. Gjatë kalimit të kortezhit, Truproja e rreshtuar qëndron për nder armë. Nuk luhet asnjë muzikë.
    Kur mbërritet brenda Hollit, familjarët presin sa të sistemohet arkivoli dhe më pas, të ndihmuar nga Protokolli, zënë vendet e tyre përballë të ndjerit, në anën e majtë të sallës.
    Në anësoret e sallës vendosen dy ekrane LED ku shfaqen fotografi dhe imazhe video të të ndjerit. E gjithë salla është e mbuluar me tapet të zi dhe me perde të zeza.
    Jastëqet me dekorata vendosen në një vend të dedikuar, pranë fotografisë me përmasa të mëdha të të ndjerit. Një Libër ngushëllimesh vendoset në të majtë të hyrjes së Hollit.
    Itinerari i homazheve fillon nga hyrja qëndrore e Pallatit të Kongreseve. Rreshtimi hyrës për homazh përvijohet në korsinë e djathtë të shëtitores qëndrore, ndërsa ai dalës në korsinë e majtë.
    Gjithsecili, përpara arkivolit, bën një përkulje të kokës. Më pas ngushëllon familjarët dhe largohet.
    Buqetat me lule dhe kurorat mund të vendosen përkohësisht pranë arkivolit. Punonjësit e DSHQ dhe Protokollit kujdesen që mjedisi të mos mbingarkohet, ndaj herë pas here zhvendosin një pjesë të tyre pranë hyrjes, majtas.
    Në çdo rast, pranë podit mbahen gjithmonë kurorat dhe buqetat e familjarëve dhe të Kryeministrit. Dy oficerë ceremonialë qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri për të shoqëruar autoritetet e larta të shtetit gjatë homazheve dhe vendosjes së kurorave të tyre.
    Protokolli i Shtetit përcakton rast pas rasti se kujt i njihet kjo e drejtë përveç krerëve të Shtetit, Qeverisë dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.
    Gjatë homazheve publike, në sfond vijon transmetimi i muzikës funebre.
    11:00 – Përfundimi i homazheve publike
    11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik
    12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës
    Ceremonia e Lamtumirës nuk dikton ndryshim të formatit, përveç shtimit të një foltoreje mbi një platformë të niveluar në qendër të sallës, perpendikular me arkivolin. Në mjedisin djathtas rreshtohet në këmbë Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura (OFFA).
    12:00 – Mbërritja e Kryeministrit dhe Zonjës Rama.Kryeministri dhe Zonja bëjnë homazhet sipas formës së përcaktuar më sipër.
    12:05 – Zëri i fshehur lajmëron:“Homazh Kombëtar në nder të ish-Kryeministrit Fatos Nano. Përpara fillimit të Ceremonisë së Lamtumirës, ngrihemi në këmbë për të nderuar kujtesën e tij me një minutë heshtje.”
    12:07 – Zëri i fshehur lajmëron folësin e parë.12:12 – Zëri i fshehur lajmëron folësin e dytë.12:20 – Zëri i fshehur lajmëron fjalën e Kryeministrit.
    Ndërkohë që Kryeministri mban fjalën, Protokolli dhe logjistika përgatisin daljen ceremoniale. Mblidhen kurorat që u jepen ushtarëve ceremonialë (kurorat e familjes dhe të autoriteteve të larta kryesisht). Kurorat dhe buqetat e tjera çohen drejt automjetit funeral që pret në dalje të Pallatit.
    Formohet kortezhi ushtarak përpara shkallëve, me në mes shtratin e topit mbi të cilin do të vendoset arkivoli.
    12:40 – Zëri i fshehur lajmëron Himnin Kombëtar:“Përpara se t’i japim lamtumirën ish-Kryeministrit Fatos Nano, i dekoruar me Kordonin e madh me Yll të Mirënjohjes Publike, nderojmë Himnin Kombëtar.”
    12:45 – Lëvizja e kortezhit
    Pas shenjës që jep Protokolli, arkivoli që ndodhet në holl merret nga njësia e Truprojës së Nderit, ndjekur nga oficerët që mbajnë dekoratat. Gjatë formimit të kortezhit, të gjithë qëndrojnë në këmbë.
    Lëvizjen e kortezhit e shënon fillimi i pjesës muzikore “I did it my way”.
    Pas mbajtësve të arkivolit, kortezhi formohet nga familja e afërt dhe autoritetet shtetërore. Ndjekin rreshtat e parë, më pas të dytët, e kështu me radhë.
    Në momentin që arkivoli del në shkallët e Pallatit, kortezhi ushtarak merr pozicionin për nder armë. Njësia vendos arkivolin në shtratin e topit dhe kortezhi fillon të lëvizë, paraprirë nga OFFA që luan marshe funebre.
    Vijon më pas Truproja e Nderit, mbajtësi i fotografisë, mbajtësit e dekoratave, shtrati i topit me arkivolin, familjarët dhe autoritetet.
    Kortezhi funebër vijon të procedojë nën marshet e OFFA-s në bulevard, deri kur mbërritet në afërsi të Kryeministrisë, ku pret eskorta (e njëjta me atë që solli arkivolin në Pallat).
    Me të mbërritur, rreshtin marshet funebër. Vijohet me vendosjen e arkivolit në automjetin funebër civil. Familjarët përshëndeten nga autoritetet dhe hipin në automjetet e eskortës.
    Pasi çdo gjë të jetë gati, eskorta e paraprirë nga pararojat dhe e shoqëruar nga motoçiklistët vijon për në varrezat ku do të prehet i ndjeri.
    13:15 – Kortezhi shtetëror shpërbëhet dhe përfundon ceremonia funebre shtetërore.
    13:30 – Mbërritja në varreza
    Përcjellja për në banesën e fundit është ceremoni e natyrës private dhe familjare. Megjithatë, i ndjeri dhe familja kanë privilegjin që, përpara se arkivoli të shtihet në dhé, flamuri kombëtar që e ka mbuluar deri në atë çast t’i paloset në mënyrë ceremoniale nga oficerët ceremonialë për t’iu dorëzuar familjes.
    Në kohën kur paloset flamuri, efektivë të Gardës së Republikës vijojnë me të shtënat për nder të të ndjerit.
    14:30 – Drekë e përmortshme në Pallatin e Brigadave
    16:00 – Përfundimi i drekës së përmortshme. (A2)

  • Sistemi antidron vendoset në burgjet e sigurisë së lartë për të ndalur hyrjen e sendeve të jashtëligjshme

    Sistemi antidron vendoset në burgjet e sigurisë së lartë për të ndalur hyrjen e sendeve të jashtëligjshme

    Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi antidron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.Burime pranë drejtorisë së Burgjeve konfirmuan për Neës 24 se ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze.
    Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.Sistemi antidron do të vendoset dhe në Burget e sigurisë së lartë në Peqin, Drenove, Fier si dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
    Sistemi antidron u pa si një masë e rëndësishme e sigurisë në burgje, pasi pavarësisht se vendet e vuajtjes së dënimit monitorohen nga kamera sigurie sërish kjo sipas ekspertëve nuk mjafton për të identifikuar dronet, sidomos në distanca të mëdha.
    Implementimi i këtyre sistemeve do të forcojë ndjeshëm sigurinë e IEVP-ve, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar, apo tentativat për arratisje. Gjithashtu, kjo teknologji do të rrisë aftësinë e institucioneve për të reaguar shpejt dhe efektivisht ndaj kërcënimeve potenciale, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e standarteve të sigurisë së IEVP-ve.
     
     
    Referuar dokumentave, tenderi me vlerë totale 2.3 mln euro, është fituar nga “Albascan” me administrator Elton Jorgjis. Në garë ishin 4 kompani, por tre prej tyre u përjashtuan pasi rezultoi se nuk kishin kryer pune të ngjashme.

  • Lojtarët dhe duelet kyçe të Juventus-Inter; ja ku mund të vendoset “Derby d’Italia”

    Lojtarët dhe duelet kyçe të Juventus-Inter; ja ku mund të vendoset “Derby d’Italia”

    13 Shtator 2025

    8:37

    Alfred Lleshi

    “Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit do të luhet sonte (18:00) në “Allianz Stadium” dhe pritet të jetë i fortë, që mund të vendoset nga disa duele kyçe. Kalulu–Carlos Augusto (ose Dimarco): Tudor mund ta vendosë Kalulu si të djathtë në mesfushën me pesë për të frenuar aksionet e Dimarco ose Carlos Augusto.
    Vlahovic–Acerbi: Serbi pritet të startojë përpara David, falë fizikut dhe eksperiencës kundër një mbrojtësi si Acerbi. Koopmeiners–Calhanoglu: Një duel mes dirigjentëve të lojës; forma e tyre do të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat e ndeshjes. McKennie–Dumfries: Amerikanit i takon të mbajë nën kontroll shpërthimet e krahut të djathtë të Interit, një sfidë vendimtare.
    Kelly–Lautaro: Kapiteni i zikaltërve do të provojë të shfrytëzojë shpejtësinë ndaj mbrojtësit anglez, i cili duhet të tregojë maturi pas vështirësive të sezonit të shkuar. Përveç këtyre dueleve, ndeshja mund të vendoset nga yje si Openda, David e Yildiz për Juven, ose Barella, Thuram e krosimet e Dimarcos për Interin.

  • Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI

    Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI

    Një i dyshuar për sulme me bomba, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar të FBI-së dhe që ishte zhdukur për 21 vjet, pritet të dalë këtë javë para gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ku do të vendoset nëse do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë.
    Autoritetet amerikane besojnë se Daniel Andreas San Diego ka lidhje me grupet ekstremiste për të drejtat e kafshëve dhe është i dyshuari kryesor për një seri shpërthimesh në zonën e Gjirit të San Franciskos në vitin 2003.

    Pasi e ndoqën për plot 104 km, agjentët e FBI-së zbuluan një “laborator bombash” në makinën e tij, të cilën e la në mes të rrugës.
    Kështu, San Diego u zhduk për më shumë se dy dekada, derisa u gjet vitin e kaluar në një shtëpi të izoluar në veri të Wales, ku njihej si Danny Webb.
    Në seancën gjyqësore që do zgjasë pesë ditë në Gjykatën e Westminster-it, do të vendoset fati i tij, nëse San Diego do të kthehet në SHBA për t’u përballur me akuzat për shpërthim me bomba dhe terrorizëm.
    FBI e konsideronte tejet të rrezikshëm, ndërsa gjentët e vjetër thonë se ka pasur raste për ta arrestuar më herët.

    Sulmet e vitit 2003, ku San Diego ishte protagonist, kishin për qëllim korporatat që testonin produktet mbi kafshët. Askush nuk u lëndua, por agjentët thonë se bomba e dytë ishte vendosur për të goditur ekipet e emergjencës.
    Arrestimi i tij pas më shumë se 20 vjetësh tregon se FBI-ja nuk harron, dhe drejtësia shkon në vend gjithmonë. San Diego po mbahet aktualisht në burgun me siguri të lartë Belmarsh në Londër dhe ka refuzuar të japë ndonjë koment.

  • Egnatia barazon pa gola në Slloveni, fati i aventurës europiane vendoset në Rrogozhinë

    Egnatia barazon pa gola në Slloveni, fati i aventurës europiane vendoset në Rrogozhinë

    Egnatia ka barazuar me rezultatin 0-0 në transfertë ndaj skuadrës sllovene Olimpija Ljubljana në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikimeve për UEFA Conference League.
    Pavarësisht se përballë kishin një kundërshtar me më shumë përvojë ndërkombëtare, kampionët e Shqipërisë vuajtën shumë ndaj ekipit slloven dhe luftuan fort për çdo top, duke mos lejuar gola në portën e tyre. Rrogozhinasit goditën vetëm dy herë në portën kundërshtare.
    Në minutën e 90-të, Egnatia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Abdurramani Fangaj u ndëshkua me karton të kuq, duke e komplikuar situatën në minutat e fundit të takimit, por djemtë e Edlir Tetovës ja dolën të mbanin portën të pastër edhe në minutat shtesë.
    Barazimi pa gola i jep kampionëve të Shqipërisë shpresa reale për një kualifikim historik, teksa fati i tyre në aventurën europiane do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë, përpara tifozëve shqiptar.

  • Final Four apo do të ndryshohet skema? Vendoset zyrtarisht për sezonin e ri të Superiores

    Final Four apo do të ndryshohet skema? Vendoset zyrtarisht për sezonin e ri të Superiores

    Shumë diskutime kishte në fundin e këtij sezoni nëse Superiorja do të vazhdonte me Final Four apo do të ndryshonte skemën e saj. Por kjo dilemë ka marrë fund dhe është vendosur që Final Four të mbetet në fuqi.
    Kjo është bërë zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme në FSHF. Atje është vendosur për mbajtjen në fuqi të Final Four si një skemë që sjellë më shumë tifozë në stadiun dhe më shumë përfitime për klubet në përgjithësi. /Sport Ekspres/
     

  • Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Impianti fotovoltaik 96 MW në Dibër do vendoset në tre fshatra

    Një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 96 MW parashikohet të vendoset në tokat e tre fshatrave në zonën e Dibrës.Kompania “Greencells Renewables Albania” Shpk njoftoi pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit se ku parashikohet të vendoset saktësisht instalimi sipas kërkesave që përcakton ligji.“Centrali Fotovoltaik i propozuar do të zbatohet pranë fshatrave Sehodoll, Limjan dhe Kastriot, njësia administative Kastriot dhe njësia administrative Fushë-Cidhen, Bashkia Dibër me një fuqi te instaluar 96 MWp.Projekti i propozuar përdor 137,150 module diellore Recom me kapacitet 700 Wp, si dhe 268 invertera te vargut me fuqi nominale 300 kW, te tipit Huawei SUN2000-330KTL-H1. Ky sistem arrin në një kapacitet të instaluar total prej 96 MWp.Modulet FV montohen në struktura metalike të mbështetura në tokë me kënd inklinimi 20° dhe hapësirë mes rreshtave 3 m, me një sipërfaqe totale të moduleve prej 426,036 m2 “ thuhet në dokument. Në përllogaritjet e saj kompania vlerëson se prodhimi mesatar afatgjatë i energjisë është 147,448 MWh/vit dhe raporti mesatar vjetor i performancës është 87.97%, duke përjashtuar efektet e degradimit të modulit FV diellor.Ky është një ndër disa impiante me kapacitet të konsiderueshëm që po ndërtohen në vend ku vetëm dy javë më parë një tjetër kompani dorëzoi koordinatat e sakta ku do të vendosej impianti i saj me kapacitet 102 MW në disa fshatra me Kolonjës dhe Përmetit.Interesi për energjinë e prodhuar nga fotovolatikët filloi së pari më miratimin e kuadrit ligjor fillestar në vitin 2017 por arriti kulmin në vitin 2022 kur kriza globale e energjisë bëri që çmimet në bursë të rriteshin në mënyrë të jashtëzakonshme.Nga ai moment ambicia për diversifikim e vendit mori një tjetër ritëm duke bërë që tashmë në vend të jenë disa projekte të mëdha të përfunduara sa i takon energjisë diellore. Më i madhi Karavastaja një projekt i zbaruar nga Voltalia si fituese e ankandit të qeverisë dhe që ka një kapacitet total prej 140 MW.Paralelisht kompania po punon për një tjetër impiant në Spitallë të fituar në të njëjtën formë teksa ka një numër të konsiderueshëm projektesh që po zbatohen nga prodhues të pavarur. Në total në 4 muajt e parë të këtij viti u prodhuar nga fotovolatikët 128.7 mijë MW energji teksa duke përbërë 4.3 për qind të prodhimit neto vendas që regjistroi nivelin 2.93 milionë MWh. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.