Një zbulim i pazakontë është bërë nga karabinierët në kryeqytetin italian, Romë, pak pasi ndaluan një shqiptar për kontroll automjeti pas lëvizjeve të tij të dyshimta.
Postblloku kërkoi që i riu 22-vjeçar t’i nënshtrohej kontrollit, ndërsa u shfaq nervoz. Dhe efektivët nuk gabuan në ‘nuhatjen’ e tyre.
Ata zbuluan një ngarkesë me 2.5 kg kanabis sativa të paketuar dhe ndarë në shumë pako të vogla (25 pako 100 gramëshe). Mbi to ishte e stampuar logi me fytyrën e “Joker”. Droga u gjet e fshehur në gomën rezervë të mjetit.
Operacioni i karabinierëve u zhvillua në zonën e Fiumicino-s. Menjëherë të riut shqiptar iu vendosën prangat.
Bashkë me lëndën narkotike u sekuestrua edhe makina, një veturë “Fiat 500”. Sjellja e shoferit gjatë procesit të identifikimit ngjalli dyshime te karabinierët dhe ata vendosën të kryenin kontrolle të mëtejshme në automjet.
22-vjeçari u ndalua dhe pas seancës së masës së sigurisë paraprake u la për arrest shtëpiak, në vijim të hetimeve të mëtejshme dhe gjyqit.
Tag: vendosen
-

Shqiptari kapet duke trafikuar drogë, nuk do ta besoni ku e kishte fshehur
-

Tremben bizneset, ja si do funksionojnë gjobat për ndotësit
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, është shprehur gjatë fjalës së tij në Komisionin për Burimet Natyrore se gjobat që do t’u vendosen atyre që shkaktojnë ndotje mund të jenë të rënda për sektorin privat, por janë të domosdoshme. Ai specifikoi se gjobat do të vendosen në varësi të nivelit të ndotjes që shkakton një individ apo biznes.
“Në lidhje me gjobat që vijojnë, ne kemi prezantuar një seri gjobash që mund të duken të rënda për sektorin privat, por ia kemi borxh mjedisit. Ka një diferencë gjoba, teksa bizneset e ndotin ambientin. Gjobat prezantohen sepse ndotja që ndodh nga një kompani që nuk paguan tarifën te trau për mbetjet e shkarkon një kamion të lumi Shkumbin. Dhe më pas shkon etiketa ‘Made in Albania’ në bregun kroat dhe kështu Kroacia si anëtare e BE-së, thotë se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për anëtarësim. Gjobat duhet të qëndrojnë dhe do të ndahen sipas individëve, bizneseve të vogla ose bizneseve të mëdha”, u shpreh ministri. -

Emergjencat/ Koçiu: Strukturat do vendosen në një komandë të vetme!
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se strukturat për emergjencat do të vendosen në nnjë komandë të vetme. “E nevojshme dhe e domodoshme që këto struktura të vendosen në një komandë të vetme kur vjen puna te emergjencat. Kjo komandë të jetë në gjendje që të koordinojë si trup i vetëm të gjithë aksionet dhe të perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional, të maksimalizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve dhe të rrisë në mënyrë efektivëe mbulimin në të gjithë terrritorin. “, tha ajo.
Ajo njoftoi edhe krijimin e Qendrës kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve, “Do të standartizojmë procedurën e pranimit në këtë shërbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do të aplikojmë modelet e suksesshme, duke vendosur edhe punonjësit në këtë shërbim në një selektim me kritere të qarta, me analizë të qartë të formimit periodik të vlerësimeve bazë të rekrutimit dhe aftësive të tyre fizike, psikologjike dhe profesionale. Për trajtim të vazhdueshëm do të krijohet qendra kombëtare e trajnimit të zjarrfikësve. Të gjithë zjarrfikësit do të marrin trajnim të vazhdueshëm. I gjithë procesi do të shoqërohet me skema motivuese për përfitime financiare dhe ngritje në karrierë. E fundit janë edhe fushatat e vazhdueshme të ndërgjegjësimit dhe edukimit që do të nisen që nga shkollat dhe do shtrihen në çdo strukturë vendore.”, tha Koçiu. -

“Bayern donte të më transferonte mua, por në fund vendosën për Luis Diaz”
6 Shtator 2025
17:16
Telesport
Cody Gapko rinovoi pak ditë me parë me Liverpool-in deri në vitin 2028. Në një intervistë të fundit për “ESPN”, sulmuesi holandez ka zbuluar një prapaskenë të veçantë nga merkato e fundit.
26-vjeçari ka zbuluar se Bayern Munich u interesua për të, por në fund zgjodhi yllin tjetër të Liverpool, Luis Diaz, për të cilin pagoi rreth 75 milionë euro.
“Me atë që di unë, Bayern bëri një përpjekje për të më transferua, por në fund vendosën të nënshkruanin me Luis Diaz”, tregon Gapko. Në 132 ndeshje me Liverpool, Gapko ka shënuar 42 gola dhe ka dhënë 19 asiste. -

Ministri i jashtëm iranian: SHBA-të vendosën të “hedhin në erë” diplomacinë
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur të “hedhin në erë” diplomacinë, pas sulmeve të tyre ndaj objekteve bërthamore iraniane këtë mëngjes.
“Javën e kaluar, ne ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi ta hidhte në erë atë diplomaci. Këtë javë, ne zhvilluam bisedime me E3 (grupin e ministrave evropianë)/BE-në kur SHBA-të vendosën ta hidhnin në erë atë diplomaci”, tha Araghchi në X.
“Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezën e bisedimeve. Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka lënë kurrë, e lëre më ta hedhë në erë?” tha ai. -

“Nuk e pamë si tradhti”/ Çifti rus që u kthye informator për Ukrainën
Pak pasi Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, Sergei dhe Tatyana Voronkov vendosën të largohen nga Rusia.
Çifti, që prej kohësh kishte qenë kritik ndaj Vladimir Putinit, kishte dënuar veprimet e Rusisë para miqve dhe njohësve. Përgjigja që morën ishte se nëse nuk u pëlqente, mund të largoheshin.
Kështu, çifti, të dy qytetarë rusë, vendosën të zhvendoseshin në Ukrainë, vendlindjen e Tatyanës. Në vitin 2019 ata u vendosën në Novolyubymivka, një fshat me rreth 300 banorë në rajonin juglindor të Zaporizhzhia.
Ata morën katër qentë dhe filluan të mbanin bagëti, ndërsa Sergei, 55 vjeç, punoi si inxhinier për matjen e tokës, një specialitet i tij gjatë kohës në ushtrinë sovjetike. Ata shpresonin për një jetë të qetë. Por kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, paqja u shkatërrua nga raketat e para ruse që fluturuan mbi shtëpinë e tyre.
“Dëgjova diçka që fishkëllyente, diçka që fluturonte, dhe dola jashtë,” kujton Tatyana, 52 vjeçe. “Një raketë po fluturonte mbi shtëpi.
Shkova në internet për të parë çfarë kishte ndodhur dhe shkruhej se Kievi ishte bombarduar.”
Shpejt u gjendën në territor të pushtuar dhe vendosën të bëhen informatorë për Ukrainën. Çfarë pasoi ishte arrestimi, marrja në pyetje, arratisja në Evropë, dhe një letër falënderimi nga ushtria ukrainase.
Kur një ushtri ruse kaloi për herë të parë pranë shtëpisë së tyre, Tatyana vendosi të vepronte.
Ajo hyri brenda dhe i dërgoi një mesazh një personi në Kiev, të cilin e besonte se kishte kontakte në shërbimet e sigurisë ukrainase Çifti u kërkua të jepte vendndodhjen dhe detaje për sistemet elektronike të luftës dhe pajisjet ushtarake ruse që kishin parë, veçanërisht sistemet e raketave dhe tanket.
Këto vendndodhje ndihmonin ushtrinë ukrainase të synonte dhe të shkatërronte trupat ruse në zonë me dronë dhe artileri.
“Nuk e pamë si tradhti,” thotë Tatyana, e cila bashkë me Sergein insiston se informacioni që dhanë nuk rezultoi në sulme ndaj civilëve apo infrastrukturës civile.
“Nuk sulmuam Rusinë. Kjo ishte një luftë kundër së keqes.” Për dy vjet, Sergei mbledh koordinatat dhe Tatyana i transmetonte nga telefoni i saj, duke fshirë çdo gjurmë të mesazheve, sa herë që interneti në fshat e lejonte.
Por gjithçka përfundoi kur Sergei u arrestua në prill 2024 nga burra të armatosur, teksa blinte fara për kopsht në qendrën rajonale Tokmak.
Arrestimi i Sergeit ishte një goditje e rëndë për çiftin, por ai nuk pranoi të tregonte asgjë për të tjerët. Ai u mbajt në paraburgim në Tokmak për disa javë, ku u përball me pyetje të ashpra dhe përpjekje për ta bindur të bashkëpunonte me autoritetet ruse.
Tatyana, duke e ditur se situata ishte e rrezikshme, arriti të arratisej drejt Europës Perëndimore me ndihmën e organizatave humanitare dhe mbështetjen e komunitetit lokal në Ukrainë.
Pas shumë muajsh, ata u ribashkuan në një vend të sigurt në Evropë, ku po jetojnë larg konfliktit, por me një barrë të rëndë në zemër për atë që po ndodh në atdheun e tyre.
Çifti ka marrë një letër falënderimi nga Ushtria e Ukrainës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën kundër pushtimit rus.
Ata thonë se nuk e konsiderojnë veten heronj, por thjesht njerëz që ndjenë se duhet të bëjnë diçka në një situatë të tmerrshme.Top Channel
-

Vendosën tritolin në banesë, arrestohet xhaxha e nip! Shpërthimi tmerroi fqinjët
Arbër Pepa, që inskenoi shpërthimin me tritol në apartamentin e tij në Elbasan, u vu në pranga, së bashku me nipin bashkëpunëtor.
Arbër Pepa u ndalua nga policia teksa tentoi të kaloi kufirin në Greqi, ndërsa nipi i tij u ndalua ne Elbasan.
Ata vendosën lëndën plasëse, me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.
Shpërthimi tronditi banorët. “23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, u shpreh një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, duket dëmet që ka shkaktuar shpërthimi, ku ka ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.Top Channel
-

23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave
23 kontenierë janë rreshtuar në bulevardin “Migjeni”. Ata nuk janë të zakonshëm. Më 11 maj do të shërbejnë si qendra votimi ku do të votojnë banorët e Yzberishtit dhe Kasharit.
3 javë përpara zgjedhjeve këta kontejnerë zënë edhe korsinë e biçikletave dhe një korsi makinash.
Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone votojnë në këtë formë, por herët e tjera kontenierët ishin vendosur në këtë fushë, e cila tani është kthyer në parkim privat.
Në mungesë të hapësirës që ishte shfrytëzuar më parë, KQZ dhe Bashkia Tiranë kanë zgjedhur t’i vendosin qendra e votimit në rrugë.
Brenda në kontenier, nuk do të mungojnë kushtet për realizimin e procesit të votimit. Do të furnizohen me energji elektrike për pajisjet elektronike që identifikojnë zgjedhësit me shenjë gishti si dhe tavolina pune për komisionerët.
Pasi të instalohen shërbimet e nevojshme, në këto kontenierë do të afishohen edhe listat e zgjedhësve.
Të paktën listat do të vendosen nga trotuari dhe jo nga rruga ku kalojnë makinat. -

“Blof pas blofi doktor”, Ardit Bido: U hoqën disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër
Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka vijuar t’u përgjigjet sulmeve të ardhura nga PD për zyrën e PS në Delvinë.
Kandidatja për deputet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa publikoi një dokument ku KQZ i kërkon PS-së që të largojë zyrën elektorale të saj të vendosur pranë KZAZ-së në qytetin e Delvinës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bido thotë se zyra nuk është mbyllur, por thjesht u hoqën disa logo të PS nga zyra që do të vendosen diku tjetër.
Ai deklaroi se PD i bënë këto sulme pasi është e frikësuar, pasi në këtë qytet nuk merr as 3 mandate. ‘Bllof pas bllofi, doktor, po mbyll vetëm derën tënde. O doktor, u përpoqe sot të na jepje një shfaqje tjetër me regji të lodhur. Përsëri doli Ina, jo se kishte dëshirë të fliste, por sepse ti nuk del më vetë. Dikush duhej të shpallte “fitoren e madhe”, triumfin që u hoqën disa logo nga një derë! U hoqën logot tona nga zyra, por së shpejti do të hiqen edhe tuajat.
E dimë të gjithë që në qytete të vogla nuk ka treqind metra bosh për të vendosur zyra elektorale. Por ankesa erdhi vetëm për Delvinën! Asnjë fjalë për Peqinin, Cërrikun, Koplikun, Tropojën… Doktor, të gjitha këto qytete i le rehat. Vetëm këtu bërtite. Si gjithmonë, kur ke frikë nga ajo që po vjen. E vërteta është se doktori doli bllof, sepse nuk mbylli zyrën time, por zyrën e vet. Thjesht hoqi disa logo nga zyra ime, që do të vendosen diku tjetër. Inën mund ta nxjerrësh sa herë të duash, se lufton për mandatin e saj.
Por në këtë qytet, PD nuk merr më shumë se tri mandate. Këtu janë trojanët dhe këtë herë, do të zgjedhin njërin prej tyre. Është koha që Delvina të zgjedhë një zë të vetin që flet troç. Dhe këtë herë, ai zë do të dëgjohet. Në Parlament. Drejt e në sy. Mirupafshim, doktor! Nuk do të jetë e lehtë. Por do të jetë e drejtë’, shkruan ai.