Tag: vendosë

  • Diplomohen magjistratët e rinj, Sadushi: Brezi që duhet të vendosë themelet e kulturës së re gjyqësore

    Diplomohen magjistratët e rinj, Sadushi: Brezi që duhet të vendosë themelet e kulturës së re gjyqësore

    Me rastin e diplomimit të brezit të ri të magjistratëve, u zhvillua sot Konferenca Kombëtare me temë: “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”.
    Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, theksoi në fjalën e tij duke iu drejtuar magjistratëve tha se “nuk jeni formuar thjesht si zbatues të ligjit, por si magjistratë që pritet të tregoni integritet, ndjeshmëri shoqërore dhe aftësi për të analizuar e vendosur drejt, edhe në kushtet më të vështira”.
    “Shoqëria shqiptare është ende në kërkim të një drejtësie të besueshme, dhe ju jeni brezi që duhet të vendosë themelet e një kulture të re gjyqësore. Ky është një privilegj i madh, por edhe një barrë e rëndë. Shpresojmë dhe besojmë se do ta përmbushni me dinjitet këtë mision”, tha Sadushi.
    “Sot festoni arritjen tuaj. Nesër nis për ju misioni më fisnik dhe më i vështirë që një profesionist i drejtësisë mund të ketë: t’i shërbeni ligjit me ndërgjegje, qytetarëve me dinjitet dhe të vërtetës me guxim”, u shpreh Sadushi.
    Gjatë panelit të dytë të Konferencës, Sadushi prezantoi temën: “Integriteti Gjyqësor përballë tundimit të konformizmit: Reflektime mbi guximin moral të magjistratit”.
    Sadushi nënvizoi “rëndësinë që ka forca e karakterit në ruajtjen e pavarësisë së gjyqtarit dhe aftësia për të vepruar me ndershmëri edhe përballë presioneve apo rrethanave sfiduese”.
    Kreu i Gjykatës së Lartë kishte edhe një mesazh për brezin e ri.
    “Të jesh i drejtë, është më e rëndësishme sesa të jesh i përsosur”, theksoi Sadushi.

  • Netanyahu: I takon Trump që të vendosë tani se si do të veprohet

    Netanyahu: I takon Trump që të vendosë tani se si do të veprohet

    “Shpresoja që Shtetet e Bashkuara të mos e kundërshtonin sulmin ndaj Iranit, por nuk kishim zgjidhje tjetër. Pa mbështetjen e tyre, mund të mos e kishim nisur sulmin, por alternativa ishte që të gjithë do të ishim të vdekur. Që tani e tutje, i takon Trump të vendosë se si të veprojë”, tha Netanyahu.
    Kryeministri pranoi se operacioni “nuk ishte perfekt”, por argumentoi se ishte e nevojshme të ndalohej programi iranian, i cili sipas tij kërcënonte vetë ekzistencën e shtetit izraelit. Ai gjithashtu theksoi se kishte kërkuar në mënyrë aktive mbështetjen amerikane: “Kjo përgjegjësi ishte e imja dhe e Ministrit të Çështjeve Strategjike Ron Dermer . Patëm diskutime të gjata me ta”.

  • Biletat shkaktojnë kaos sa në FSHF e në treg të zi, sot Silvinjo vendos për grupin

    Biletat shkaktojnë kaos sa në FSHF e në treg të zi, sot Silvinjo vendos për grupin

    Adriatik BALLA
    Trajneri Silvinjo do të vendosë sot në lidhje me grupin që do të zbresë në fushë si titullar në duelin me përfaqësuesen serbe. Kuqezinjtë shpresojnë të marrin maksimumin dhe parë në këtë optikë, të gjithë ndihen të motivuar dhe vetë trajneri Silvinjo është shprehur i kënaqur. Duhet thënë se Strakosha në portë është i padiskutueshëm, kurse në mbrojtje, formacioni bazë me shumë gjasë do të përfshijë Gjimshitin, Kumbullën, Mitajn dhe Balliun. Kurse në mesfushë lojtarët që mund ta nisin nga minuta e parë janë Asllani, Laçi, Asani si lojtar krahu, si dhe Ramadani.
    Në sulm Manaj mund të shoqërohet me Brojën. Por asgjë nuk është përfundimtare. Silvinjo do të vendosë vetëm të shtunën paradite, pavarësisht se ai e ka në kokë pjesën dërrmuese të titullarëve që do të zbresë në fushë përballë Serbisë. Më shumë kërkohen lojtarë të fortë që u bëjnë ballë shtatlartëve serbë. E sigurt është se ata që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin e tyre. Trajneri po monitoron situatën në lidhje me formën e tyre fizike e më pas do të vendosë për 11-shen titullare.
    Skandali me biletat në treg të Zi, procedohen tre shtetas
    Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pasi akuzohen se shitën në Instagram bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të shtrenjta. “Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social ‘Instagram’, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit ‘Shqipëri–Serbi’, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin ‘Attention’”, shkruan në njoftimin e Policisë. “Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Manipulimi i tregut’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave”. Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet të shtunën nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
    Serbët mbërrijnë sot në Tiranë, do të akomodohen nën masa të rrepta sigurie
    Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë, me ndeshjen që do të fillojë në 20:45. Këta të fundit do të udhëtojnë ditën e premte për në Tiranë, teksa do të zhvillojë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Sa i përket akomodimit, ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në një hotel në Tiranë. Nesër, kur do të zhvillohet edhe konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie. Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente.

  • Gjermania mund të vendosë taksë ndaj gjigantëve të teknologjisë

    Gjermania mund të vendosë taksë ndaj gjigantëve të teknologjisë

    Nën kancelarin e ri Friedrich Merz, Gjermania mund të vendosë një taksë të re 10 përqind mbi platformat e mëdha si Google dhe Facebook. Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se fraksione politike në vend kanë bërë një marrëveshje për të vendosur taksa ndaj kompanive që ofrojnë shërbime dixhitale.

    “Këto korporata gjenerojnë miliarda dollarë në Gjermani me marzhe fitimi të larta duke shfrytëzuar infrastrukturat vendase por nuk paguajnë asnjë taksë, nuk investojnë dhe i kthejnë mrapsht shumë pak shoqërisë,” kishte thënë Ministri Gjerman i Kulturës Wolfram Wimer gjatë një interviste.
    Vende të tjera në mbarë botën eksploruar idenë e taksimit të të ardhurave gjeneruara online nga kompanitë e mëdha të internetit. Britania, Franca, Italia, Spanja, Turqia, India, Austria dhe Kandaja kanë ligje të tilla që Gjermania po i propozon sot.

    Nëse taksa miratohet, Gjermania mund të shohë një reagim nga administrata e presidentit Trump. /PCWorld Albanian

  • Garë e fortë mes Arsenal dhe Bayern për yllin e La Ligës, do vendosë vetë lojtari

    Garë e fortë mes Arsenal dhe Bayern për yllin e La Ligës, do vendosë vetë lojtari

    31 Maj 2025

    16:36

    Telesport

    Edhe pse verën e kauluar ishte shumë pranë transferimit te Barcelona, Nico Williams në fund qëndrojë tek Athletic Bilbao, por anësori spanjoll tani ka ndërruar mendje dhe ka vendosur të largohet jo vetëm nga klubi aktual, por edhe nga Liga.
    E ardhmja e anësorit 22-vjeçar do jetë ose në Premier League, aty ku e kërkon Arsenal, ose në Bundesliga, aty ku e kërkon Bayern Munich. Të dyja klubet janë të gatshme të paguajnë klauzolën 55 milionë euro që Bilbao ka vendosur për lojtarin, ndërsa duhet të jetë vetë sulmuesi i cili do të vendosë se cilin ekip do të zgjedhë si destinacionin e tij të ri.
    Te Bayern po përgatiten për largimin e Leroy Sane dhe po kërkojnë një anësor të majtë, Nico Williams është në vendin e parë në listën e gjatë të kandidatëve të klubit bavarez. Emrat e tjerë në listë janë Kaoru Mitoma i Brighton, Cody Gapko i Liverpool, Eberechi Eze i Crystal Palace, por synimi kryesor mbetet Nico ëilliams.
    Në anën tjetër, Arsenal ka dy objektiva kryesorë për sezonin e ri: Martin Zubimendi në mesfushë dhe Nico ëilliams në krahë. Për të dy spanjollët, klubi londinez është i gatshëm të paguajë klauzolat e tyre.

  • Tirana/ Leka: Duhet një figurë bashkuese. Minxhozi: Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë

    Tirana/ Leka: Duhet një figurë bashkuese. Minxhozi: Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë

    Analisti Martin Leka thotë në emisionin “Real Story” në ABC News, se për zgjedhjet bashkiake në Tiranë, si për mazhorancën dhe për opozitën, kandidatura duhet të jetë një figurë bashkuese.
    Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se kryeministri Edi Rama do mendohet mirë për kandidaturën që do vendosë.
    Martin Leka: Nuk mendoj që në PD, ndoshta i vetmi deputet, ose kandidat që nuk duhet në atë parti, ose që nuk i duhet Sali Berishës, është Myslim Murrizi. Ka thënë disa të vërteta për atë parti. Nuk e mendoj se do bëhet deputet zoti Murrizi. Nga pikëpamja analitike, matematikore, keni të drejt. Por nga ana cilësore dhe politike, avantazhohet mazhoranca. Ne kemi kohë që themi, nuk fiton Edi Rama, por humbet Sali Berisha.
    Skënder Minxhozi: Alimehmeti me gjithë dashamirësinë, nuk e shikoj. I Tiranës duhet të jetë i bërë gati, jo të formohen gjatë rrugës. Alimehmeti është 1 ndër 140 deputetët e parlamentit, është i shkëlqyer. Rama do mendohet shumë mirë, para se të vendosë një emër. Tirana ka vuajtur faktorin Veliaj, largimin që në shkurt dhe njeriu që do merrte në dorë, do ishte aty dhe do ishte shumë më mirë për socialistët po të ishte në fushatë. Rama do mendohet shumë gjatë tek emri që do vendosë për Tiiranën. Rama duhet ta shohë me shumë kujdes Tiranën.

  • Zgjedhjet për Tiranën/ Minxhozi: Berisha do veprojë si me listat e mbyllura, do vendosë kandidatin e vet

    Zgjedhjet për Tiranën/ Minxhozi: Berisha do veprojë si me listat e mbyllura, do vendosë kandidatin e vet

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se kreu i PD, Sali Berisha do veprojë për zgjedhjet që mund të mbahen për Bashkinë Tiranë, njësoj si më 11 maj.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Berisha do vendosë kandidatin e vet.
    “E konsideroj kusht të panegociueshëm për të hyrë në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, që politikani duhet të jetë i profilit të lartë, dhe të ketë eksperiencë, mundësisht, nga një sektor, nga një dikaster që ai ka drejtuar. Unë mendoj, them, Berisha do të veprojë si me listën e mbyllur të Tiranës. Ai do vendosë një figurë që ai e konsideron të sigurt në Tiranë. Më mirë ta humbas, sesa ta fitojë dhe ta humbasë prapë pas 6 muajsh”, theksoi ai.

  • Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

    Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

    Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të kalojë në veprime konkrete për ndalimin e fushatës së Izraelit në Gaza.

    Organizatorët, që folën për tubimin më të madh në vend prej dy dekadash, e vendosën numrin e pjesëmarrësve në 100 mijë. Një shifër e tillë u mbështet edhe nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e ndihmës – duke përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Doctors Without Borders. Demonstruesit thanë se në këtë mënyrë, po ngrinin zërin e tyre kundër padrejtësisë.
    “Pjesëmarrja ime në këtë demonstratë është kundër genocidit në Gaza dhe kundër bashkëfajësisë holandeze në të. Holanda ende furnizon pjesë të F-35-save dhe refuzon me vendosmëri të dënojë veprimet e Izraelit“, u shpreh protestuesi Rick Timmermans.
    “Ndihesh i pafuqishëm kur shikon kaq shumë padrejtësi dhe ti nuk mund të bësh asgjë tjetër, pervec se ta bësh zërin tënd të dëgjohet. Ndonjëherë më vjen turp nga qeveria jonë, që nuk dëshiron të vendosë një vijë të qartë. Megjithatë, kur shoh këtë tubim ndihem krenare për vendin tim, sepse them se ka vërtet kaq shumë njerëz që mbështesin dhe duan të mirën”, tha Jolanda Nio, mësuese shkolle.
    “Qeveria duhet të dëgjojë zërin e njerëzve. Unë e di që ata brenda koalicionit mund të mos jenë të gjithë dakord, por ajo që po ndodh me Izraelin është e papranueshme“, u shpreh Renske Schipman, menaxher projekti.
    Marshuesit kaluan pranë Pallatit të Paqes, selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara, ku vitin e kaluar gjyqtarët urdhëruan Izraelin të bënte gjithçka që mundej për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe çdo akt gjenocidi në Gaza. Ata përshkuan një unazë prej 5 kilometrash rreth qendrës së qytetit të Hagës, për të krijuar kështu në mënyrë simbolike vijën e kuqe që thonë se qeveria nuk ka arritur ta vendosë.

    Top Channel

  • PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia

    PS-ja i kërkon KQZ të vendosë lidhur me votat nga Greqia

    PS i ka kërkuar sërish këtë të enjte KQZ-së që të vendosë përfundimisht nisjen e numërimit të votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi.
    Kërkesa e socialistëve vjen pasi prej disa orësh KAS ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, por ende nuk ka një reagim konkret nga KQZ.

    Edhe PD i kërkoi kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që t’i kërkojë kompanisë postare të bëjë transparente mënyrën dhe bazën ligjore mbi të cilën ka realizuar shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave me vota në Greqi.

  • Noka: PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë. Pse t’i japësh 23 % ‘Rilindjes’?

    Noka: PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10%, për të gjithë. Pse t’i japësh 23 % ‘Rilindjes’?

    Gjatë takimeve në Kavajë, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka u ndal në një biznes të përpunimit të drurit.

    Ai u njoh me vështirësitë e këtij sektori për shkak të mungesës së lëndës së parë e cila importohet dhe nuk prodhohet në Shqipëri.

    Pronari i këtij biznesi tha se vështirësia vjen për shkak të kostove të larta të importit, transporti, energjisë së lartë elektrike dhe taksat.

    Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka theksoi se bizneset tani paguajnë 14 lekë kw dhe me PD në pushtet kw do të jetë 6 lek.

    “Kjo është lehtësi për biznesin. Sot ju paguani 23% taksa, do të paguash 10%. Do të kesh mundësi kreditimi afatshkurtër for afatgjatë me zero interes. Të vijnë disa lloj taksidarësh ndërkohë do të vijë një qeveri e cila ka një taksë, taksën e sheshtë. Një shoqëri pa biznes të mesëm të zhvilluar është e destination të gjunjëzohet. Do të jeni në qendër të vëmendjes”, tha Noka në një biznes në Kavajë.

    PD–ASHM do të vendosë tatimin e sheshtë 10% për të gjithë. Në besimet tona, 10% është taksa që i jepet Zotit. Pse u dashka t’i japësh deri 23% një qeverie si kjo e Ramës që nuk të shërben?!