Tag: vendor

  • Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat

    Merr zyrtarisht detyrën, betohet kryetari i ri i bashkisë Berat

    Është zhvilluar mesditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Berat, ceremonia e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Berat, Ervin Ceca. Në ceremoni kanë qenë të pranishëm Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Ervin Demo, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare, deputetë, anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues nga shoqëria civile etj.
    Në nisje të ceremonisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo e ka cilësuar ditën e sotme të rëndësishme për qytetin sepse sot zyrtarizohet në detyrë kryebashkiaku i ri.
    “Jam i bindur se kryetari i ri i bashkisë Berat do të ketë në fokusin e tij ruajtjen e vlerave të qytetit dhe ruajtjen e bashkëjetesës fetare. Dinamika që ka qyteti do të marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i ri i bashkisë Berat, sepse ai ka dashuri për këtë qytet dhe është njeri dashamirës. Jemi përpara një periudhe intensive, përsa i përket reformave në pushtetin vendor dhe unë jam i bindur se bashkia e Beratit do të japë kontributin e saj për këto reforma dhe sidomos për atë të reformës territoriale”-,ka thënë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
    Pas betimit të bërë mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo i vendosi kryetarit të bashkisë Berat, Ervin Ceca shiritin e kryebashkiakut. Kryebashkiaku i ri Ervin Ceca, ka deklaruar pas marrjes zyrtarisht të detyrës se, do t’i shërbej më së miri qytetit të Beratit.
    “Kjo bashki ka qenë një histori suksesi dhe ky mandat do të jetë vijimi i punës së nisur për ti shërbyer Beratit. Besoj se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërinstitucional dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne do të arrijmë rezultate të qëndrueshme”-,ka thënë kryetari i ri i bashkisë Berat, Ervin Ceca.

  • Manastirliu uzurpon postin e Erion Veliajt, ja si deputetja e PS po drejton “de facto” Bashkinë e Tiranës, si po…

    Manastirliu uzurpon postin e Erion Veliajt, ja si deputetja e PS po drejton “de facto” Bashkinë e Tiranës, si po…

    Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu po shfaqet çdo ditë e më shumë si drejtuesja “de facto” e Tiranës, duke marrë pjesë dhe duke udhëhequr pothuajse çdo takim publik me banorët e kryeqytetit, nga Lapraka në Kombinati, nga Kashari në Astir dhe lagje të tjera të kryqytetit. Në takimet e fundit, ajo ka folur dhe ka drejtuar diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës sikur të ishte kryebashkiake e zgjedhur, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të bashkisë qëndronin në sfond. Mbështetja e hapur e kryeministrit Edi Rama e ka konsoliduar edhe më shumë perceptimin se Manastirliu po merr kontrollin politik të kryeqytetit në një moment vakumi institucional. Ekspertët paralajmërojnë se ky rol publik shkel kufijtë e autonomisë vendore dhe përbën një “uzurpim” të funksioneve të bashkisë, ndërsa Tirana ka mbetur pa drejtim të zgjedhur për shkak të pezullimit të zgjedhjeve. Kritikët theksojnë se Manastirliu po vepron si kryebashkiake pa mandat, ndërkohë që në debatin publik rikthehen akuzat e mëparshme ndaj saj për tenderë sekretë dhe koncesione të debatueshme në sektorin e shëndetësisë, akuza që vetë Manastirliu i ka mohuar, por që vijojnë të përdoren nga kundërshtarët politikë dhe që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Për organizatat e qeverisjes vendore, kjo situatë është “alarmante” dhe e ngjan me një model kontrolli të centralizuar ku qeveria udhëzon, drejton dhe vendos edhe në nivelet që, sipas ligjit, duhet të jenë autonome. Shkarkimi i Veliajt dhe situata e tij e pazgjidhur ligjore kanë krijuar një vakum që, sipas kritikëve, po shfrytëzohet politikisht për të vendosur njerëz të besuar në terren. Ndërkohë që takimet e Manastirliut shtohen dita-ditës në çdo lagje të Tiranës, ekspertët paralajmërojnë se ky proces mund të personalizojë pushtetin lokal dhe të anashkalojë institucionet zyrtare të qytetit. Nga ana tjetër, kundërshtarët e quajnë këtë një “farsë politike”, një manovër të orkestruar për të marrë kontrollin e kryeqytetit para çdo verdikti të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë klimë tensioni, Tirana gjendet mes akuzave, vakumit institucional dhe një lufte të hapur për kontrollin e pushtetit në kryeqytet. Më poshtë po pasqyrojmë një investigim të “BIRN” për këtë çështje.
    Investigimi
    Konkretisht “BIRN” shkruan se në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit. Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës. Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore. Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”. “Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë”, tha Haxhimali për BIRN. “Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve”, shtoi ai. Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor. “Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së lartpërmendur,” tha Asllani. “Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai. Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.
    “Uzurpimi” i funksioneve vendore
    Komandimi “de facto” i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë. I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë. Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë, duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’. Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor. Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribuues. “Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetutën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme”, tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet. Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal. “Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore”, sugjeroi ai. Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor. “Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”.

  • Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

    Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

    Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
    Kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, po udhëheq diskutimet për buxhetin e Tiranës – një sjellje që sipas ekspertëve të pushtetit vendor bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi për vetëqeverisjen vendore.
    Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm.
    E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit.
    Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës.
    Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.
    Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
    Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
    Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”.
    “Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë,” tha Haxhimali për BIRN.
    “Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t’a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve,” shtoi ai.
    Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor.
    “Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së larpermendur,” tha Asllani.
    “Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai.
    Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.
    ‘Uzurpimi’ i funksioneve vendore
    Komandimi ‘de facto’ i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë.
    I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë.
    Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë, duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’.
    Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor.
    Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribues.
    Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme,” tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet.
    Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal.
    “Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore,” sugjeroi ai.
    Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor.
    “Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”./ BIRN

  • Reforma Zgjedhore/ Haxhinasto: Opozita të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit! Çfarë presim nga..

    Reforma Zgjedhore/ Haxhinasto: Opozita të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit! Çfarë presim nga..

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, i ftuar në programin e drekës në News24, teksa foli për tryezën për Reformën Territoriale deklaroi se kjo reformë ka dështuar dhe nuk ka arritur t’i afrojë shërbimet me qytetarët, përkundrazi i ka larguar ata më shumë se në të kaluarën. 
    Sipas tij, reformat e zhvilluara paralelisht me atë territoriale, si ajo e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve kanë një bilanc “shumë negativ”, ndërsa skandalet e ditëve të fundit tregojnë dështimet e thella në menaxhim. Haxhinasto theksoi se korrupsioni në pushtetin vendor nuk është vetëm çështje morale, por ka kosto të drejtpërdrejtë ekonomike për qytetarët. 
    Ai solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR-it, ku sipas tij u evidentua përdorimi i administratës publike në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si “shkelje të hapur”, ndërkohë që pushteti vendor nuk garantoi shërbime më të mira për komunitetin. 
    Pyetjes nëse do të ketë dakordësi mes palëve, Haxhinasto tha se nevojiten ndërhyrje të qarta për pushtetin vendor, buxhetimin dhe ndarjen territoriale. Megjithatë, sipas tij proceset shpesh prodhojnë rezultate të paqëndrueshme për shkak të dominimit të interesave të njëanshme politike nga mazhoranca, çka shpesh çon në bojkotime. 
    “Reformat nuk bëhen për politikën, por për qeverisjen,” tha Haxhinasto, duke shtuar se për të ecur përpara drejt standardeve të BE-së kërkohet pjekuri politike, sidomos nga opozita, e cila duhet ta kuptojë se kjo nuk është reformë për të interpretuar rezultatin elektoral të 11 majit. 
    Ai shprehu shpresën për arritjen e një konsensusi mes palëve: “Rreth 70% e legjislacionit lidhet me zbatimin në nivel lokal. Nëse do të ketë ndryshim në konceptimin e reformës, do të kemi produkte konkrete për njerëzit.”. Haxhinasto sqaroi se ende nuk ka një propozim përfundimtar për numrin e bashkive, pasi aktualisht komisioni ndodhet në fazën e përcaktimit të kritereve dhe koordinimit ndërinstitucional. 
    Haxhinasto: Kjo reformë dështoi. Qytetari është më larg shërbimeve sot, se sa në të kaluarën. Reforma që u realizuan paralelisht me atë të Territoriales, e ujit, apo e mbetjeve, janë me bilanc shumë negativ. Do të thoja se keqpërdorimi i pushtetit vendor, për arsye zgjedhore, u shpreh qartë dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it. Përdorimi i administratës në zgjedhje ishte shkelje e hapur. Pushteti vendor nuk iu garantoj shërbime më të mira qytetarëve. E dimë se si kanë shkuar dhe çështjet e investimeve. U menaxhuan me një dorë. Rendimenti i këtyre punëve e tregojnë dhe skandalet e këtyre ditëve. Siç është trajtimi i mbetjeve. Korrupsioni nuk është vetëm akt moral, por dhe kosto mbi qytetarët, çështje ekonomike.Ajo që pritet nga Komisioni, është që të bëhen ndërhyrje përkatëse për pushtetin vendor, për buxhetin e tij dhe për ndarjen territoriale. Këtu ndodhin procese komisionesh, por produkti i tyre nuk ka qëndrueshmëri. Kjo pasi dominojnë interesa të njërit krah politik, të maxhorancës. Ndaj ndodhin bojkotimet. Reformat nuk bëhen për politikën, por për qeverinë. Nëse do të dalim mbi interesin politik të ngushtë, dhe do të shikojmë më larg, te plotësimi i standardit për të hyrë në BE, këtë e them realisht, pasi rreth 70 % e ligjeve lidhen me zbatimin e tyre në nivel lokal. Unë uroj që të ketë konsensus mes palëve, pjekuri nga pjesëmarrësit, sidomos nga opozita, që duhet të kuptojë se kjo nuk është reformë për të kuptuar rezultatin zgjedhor të 11 majit. Nëse do të ketë ndryshim në konceptimin e reformës, do të kemi produkte të prekshme për njerëzit. Nuk po kontestojmë se sa bashki duam të kemi. Nuk kemi ende një propozim konkret, pasi jemi në fazën e përcaktimeve të kritereve. Kemi koordinim për këtë çështje. 
     
     
     

  • ‘Opozita duhet të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit’, Haxhinasto: Ja çfarë presim nga Reforma Zgjedhore

    ‘Opozita duhet të kuptojë se s’është për rezultatin e 11 Majit’, Haxhinasto: Ja çfarë presim nga Reforma Zgjedhore

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, i ftuar në një emision televiziv, teksa foli për tryezën për Reformën Territoriale deklaroi se kjo reformë ka dështuar dhe nuk ka arritur t’i afrojë shërbimet me qytetarët, përkundrazi i ka larguar ata më shumë se në të kaluarën.
    Sipas tij, reformat e zhvilluara paralelisht me atë territoriale, si ajo e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve kanë një bilanc “shumë negativ”, ndërsa skandalet e ditëve të fundit tregojnë dështimet e thella në menaxhim. Haxhinasto theksoi se korrupsioni në pushtetin vendor nuk është vetëm çështje morale, por ka kosto të drejtpërdrejtë ekonomike për qytetarët.
     
    Ai solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR-it, ku sipas tij u evidentua përdorimi i administratës publike në zgjedhje, duke e cilësuar këtë si “shkelje të hapur”, ndërkohë që pushteti vendor nuk garantoi shërbime më të mira për komunitetin.
    Pyetjes nëse do të ketë dakordësi mes palëve, Haxhinasto tha se nevojiten ndërhyrje të qarta për pushtetin vendor, buxhetimin dhe ndarjen territoriale. Megjithatë, sipas tij proceset shpesh prodhojnë rezultate të paqëndrueshme për shkak të dominimit të interesave të njëanshme politike nga mazhoranca, çka shpesh çon në bojkotime.
    “Reformat nuk bëhen për politikën, por për qeverisjen,” tha Haxhinasto, duke shtuar se për të ecur përpara drejt standardeve të BE-së kërkohet pjekuri politike, sidomos nga opozita, e cila duhet ta kuptojë se kjo nuk është reformë për të interpretuar rezultatin elektoral të 11 majit.
    Ai shprehu shpresën për arritjen e një konsensusi mes palëve: “Rreth 70% e legjislacionit lidhet me zbatimin në nivel lokal. Nëse do të ketë ndryshim në konceptimin e reformës, do të kemi produkte konkrete për njerëzit.”. Haxhinasto sqaroi se ende nuk ka një propozim përfundimtar për numrin e bashkive, pasi aktualisht komisioni ndodhet në fazën e përcaktimit të kritereve dhe koordinimit ndërinstitucional.
    Haxhinasto: Kjo reformë dështoi. Qytetari është më larg shërbimeve sot, se sa në të kaluarën. Reforma që u realizuan paralelisht me atë të Territoriales, e ujit, apo e mbetjeve, janë me bilanc shumë negativ. Do të thoja se keqpërdorimi i pushtetit vendor, për arsye zgjedhore, u shpreh qartë dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it. Përdorimi i administratës në zgjedhje ishte shkelje e hapur. Pushteti vendor nuk iu garantoj shërbime më të mira qytetarëve. E dimë se si kanë shkuar dhe çështjet e investimeve. U menaxhuan me një dorë. Rendimenti i këtyre punëve e tregojnë dhe skandalet e këtyre ditëve. Siç është trajtimi i mbetjeve. Korrupsioni nuk është vetëm akt moral, por dhe kosto mbi qytetarët, çështje ekonomike.
    Ajo që pritet nga Komisioni, është që të bëhen ndërhyrje përkatëse për pushtetin vendor, për buxhetin e tij dhe për ndarjen territoriale. Këtu ndodhin procese komisionesh, por produkti i tyre nuk ka qëndrueshmëri. Kjo pasi dominojnë interesa të njërit krah politik, të maxhorancës. Ndaj ndodhin bojkotimet. Reformat nuk bëhen për politikën, por për qeverinë. Nëse do të dalim mbi interesin politik të ngushtë, dhe do të shikojmë më larg, te plotësimi i standardit për të hyrë në BE, këtë e them realisht, pasi rreth 70 % e ligjeve lidhen me zbatimin e tyre në nivel lokal. Unë uroj që të ketë konsensus mes palëve, pjekuri nga pjesëmarrësit, sidomos nga opozita, që duhet të kuptojë se kjo nuk është reformë për të kuptuar rezultatin zgjedhor të 11 majit. Nëse do të ketë ndryshim në konceptimin e reformës, do të kemi produkte të prekshme për njerëzit. Nuk po kontestojmë se sa bashki duam të kemi. Nuk kemi ende një propozim konkret, pasi jemi në fazën e përcaktimeve të kritereve. Kemi koordinim për këtë çështje.

  • SPAK zgjeron hetimin për Bankers: Në shënjestër tatimet, doganat dhe pushteti vendor

    SPAK zgjeron hetimin për Bankers: Në shënjestër tatimet, doganat dhe pushteti vendor

    Hetimi për Bankers Petroleum Albania, i cili tashmë ka kaluar në dorë të SPAK, ka marrë përmasa edhe më të gjera.
    Burime për mediat bëjnë me dije se, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe doganore.
    Thuhet se SPAK po heton strukturat e pushtetit vendor edhe zyrtarë që dyshohet se kanë mbyllur sytë për vite me radhë ndaj abuzimeve me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme.
    Mësohet se po hetohen vepra të ndryshme penale, përfshirë: “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehjen e të ardhurave”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimin e detyrës”, “Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendor” si dhe “Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.
    Hetimi për “Bankers”, filloi më 2 korrik nga Prokuroria e Fierit, ku u ekzekutuan disa masa sigurie ndaj drejtuesve të kompanisë. Në mesin e personave të arrestuar ishin CEO aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesi Leonidha Çobo.
    Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.
    Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

  • 47.3 miliardë lekë për bashkitë/ Më shumë para për pagat, mbetjet urbane, kanalizimet dhe mbrojtjen nga zjarret

    47.3 miliardë lekë për bashkitë/ Më shumë para për pagat, mbetjet urbane, kanalizimet dhe mbrojtjen nga zjarret

    Bashkitë do të kenë mundësinë që nga viti 2026 të shpenzojnë nga buxheti i shtetit rreth 47.3 miliardë lekë, ose 9.74% më shumë se në vitin 2025.

    Këto fonde do të shpërndahen për 61 njësitë e pushtetit vendor, ku 27.8 miliardë lekë do të jenë transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme — para që bashkive u jepen pa u përcaktuar destinacioni — dhe 13.8 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale.
    Pjesa tjetër do të përdoret për grantin e performancës dhe rritjen e pagave.
    Agron Haxhimali, nga Instituti i Bashkive, u shpreh: “Përveç këtij pozitiviteti, është me rëndësi se sa ky buxhet është transformues i jetës së qytetarit — sa përmirëson rrugët, infrastrukturën, jetën rurale dhe mbajtjen e të rinjve e fermerëve në zonat e tyre. Ndarja aktuale e buxhetit tregon se për çdo 100 lekë, gati 75 shkojnë për paga, sigurime dhe shpenzime, ndërsa vetëm 20% për investime. Kërkohet kujdes që ky volum në rritje t’i detyrojë bashkitë të ulin kostot dhe të rrisin portofolin e investimeve, për një zhvillim më të qëndrueshëm.”
    Paratë do të përdoren kryesisht për arsimin parashkollor, rritjen e pagave, mbrojtjen nga zjarri, ujitjen e kullimin, si dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.
    Sipas ndarjes, Tirana do të përfitojë mbi 6.5 miliardë lekë, Durrësi 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 miliardë, Shkodra 1.7 miliardë, ndërsa Kamza 1.5 miliardë lekë. Pas tyre renditen Korça dhe Lushnja.
    Më pak fonde do të shkojnë drejt bashkive me numër më të vogël popullsie. Kryetarët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet e pjesshme të së dielës do të administrojnë: Vlorën me 1.6 miliardë lekë, Beratin me 1 miliard lekë, Matin me 588 milionë lekë, Cërrikun me 435 milionë lekë dhe Tepelenën me 306 milionë lekë.
    Ekspertët e pushtetit vendor propozojnë ndryshimin e formulës së shpërndarjes së buxheteve për bashkitë.
    Agron Haxhimali theksoi: “Fakti që zonat rurale janë më të disfavorizuara, do të thotë që kanë nevojë për më shumë mjete financiare. Do ta propozojmë në Komisionin e Ligjeve që zonave rurale dhe malore, me koeficient më të ulët infrastrukture dhe që mbështeten në bujqësi, t’u jepet buxhet më i madh.”
    Kjo rritje e mbështetjes për pushtetin vendor vjen në prag të nisjes së diskutimeve për një reformë të re territoriale, e cila pritet të sjellë një ndarje të re të bashkive.

    Top Channel

  • Kreu i KLSH: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer shkelje në prokurimet publike!

    Kreu i KLSH: Pushteti qendror dhe ai vendor ka kryer shkelje në prokurimet publike!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Buxheti i shtetit, pushteti vendor do të marrë 473 mln euro

    Buxheti i shtetit, pushteti vendor do të marrë 473 mln euro

    Në prag të nisjes së diskutimeve për një tjetër reformë territoriale, që do të sjellë një ndarje të re të bashkive, qeveria vijon të rrisë mbështetjen për pushtetin vendor. Për vitin 2026, bashkitë do të marrin nga buxheti i shtetit në formën e transfertës 47.3 miliardë lekë ose gati 473 milionë euro, nga 43.1 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 4.2 miliardë lekësh ose 9.7%.
    “Gjatë vitit 2026, pushteti vendor do të përfitojë në total 47.3 miliardë lekë në formën e transfertave, nga të cilat 27.8 miliardë lekë ose 59% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme e cila shpërndahet përmes formulës, 14 miliardë lekë ose 30% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor, dhe 5.5 miliardë lekë ose 11 % në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave”, thuhet në relacion.
    Po ashtu bashkive do t’u jepet një grant prej 200 milionë lekësh apo 2 milionë euro në bazë të performacës së tyre. Përmes këtij projektbuxheti qeveria ka shtuar edhe paratë që do të jepen për 61 bashkitë e vendit për menaxhimin e mbetjeve.

  • Rritet buxheti për përmbytjet, pushtetit vendor do t’u ndahen 1.1 mld lekë! Ja detajet

    Rritet buxheti për përmbytjet, pushtetit vendor do t’u ndahen 1.1 mld lekë! Ja detajet

    Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. 

    Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin. Vitin e ardhshëm 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen gati 1.1 miliardë lekë 

    Me paratë në dispozicion, Ministria e Financave llogarit se do të ndërtohen apo rikonstruktohen rreth 80 për qind e hidrovoreve në vend nga 75 për qind këtë vit. 

    Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënat e Bankës Botërore përbëjnë 38 për qind të gjithë rasteve të emergjencave civile.