Pjesa e pasme e një servisi automjetesh ështe përshirë nga flakët pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Ndërkohë, që e gjithë zona është mbuluar nga tymi, dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Tag: vendngjarje
-

Përfshihet nga flakët një servis në Patos, tymi mbulon zonën, forcat zjarrfikëse në vendngjarje
-

Aksident me vdekje në Konispol, humb jetën 74-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e sotme pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy motorë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje 74-vjeçari Urim Çaze, banues në Konispol.
Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëri me dije policia në informacionin paraprak për ngjarjen. -

VIDEO/ Gruaja vdes pasi hidhet nga pallati, trupi i pajetë prej orësh në vendngjarje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal.
Fatkeqësisht trupi i pajetë i viktimës F. Hasanit ka qëndruar për më shumë se 2 orë pasi ekspertët që duhej të ishin aty jo shumë kohë pas ngjarjes, nuk kanë shkuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në rënien fatale të 65-vjeçares.
-

Vendi nuk gjen qetësi/ Zjarr edhe në varreza, rrezikohen ullishtet e fshatit
Një vatër zjarri është përhapur në varrezat e fshatit Dhërmi.
Flakët rrezikojnë edhe ullishtet që rrethojnë varrezat e fshatit Dhërmi.
Në vendngjarje janë paraqitur menjëherë forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.Autoritetet ndodhen gjithashtu në vendngjarje dhe bëjnë apel për ndihmë pasi shpërthimi i magazinave për pasojë do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 metër më tutje.
-

Ekzekutimi i ish-policit/ Zona e pamonitoruar me kamera, trupi i viktimës qëndroi 3 orë në vendngjarje për shkak të…
Vijojnë të mbeten të paqarta rrethanat e vrasjes së 65-vjeçarit Frrok Lleshaj në fshatin Paçram të Bashkisë Vau i Dejës. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së hënës pranë banesës së viktimës, në një tokë bujqësore. Mungesa e kamerave të sigurisë dhe zona e errësuar e vështirëson më shumë punën e policisë së Shkodrës për identifikimin e shpejtë të autorit apo autorëve të kësaj ngjarje.
Por, sipas burimeve, vrasja e 65-vjeçarit është kryer me armë zjarri pistoletë. Ndërkohë, trupi i viktimës ka qëndruar në vendngjarje për rreth 3 orë për shkak të kryerjes së ekspertizës. Ai u konstatua nga banorë të zonës, të cilët lajmëruan policinë.
Përsa i përket viktimës, 65-vjeçari Frrok Lleshaj, sipas një vendimi të gjykatës, rezulton se ka vrarë kushëririn e tij para më shumë se 20 vitesh. Ai ishte dënuar me 25 vite burgim, duke u liruar në mars të vitit 2023. Por, ai nuk e ka pranuar asnjëherë se ka qenë autor i vrasjes së kushëririt. Para rreth 30 vitesh, viktima ka ushtruar detyrën e efektivit të policisë se shtetit.
Gjithashtu, policia po heton edhe për aktivitetin e viktimës pas lirimit nga burgu, ndërkohë që merrej me blegtori.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka pyetur familjarë të viktimës, por deri tani pa rënë në gjurmët e autorit.
-

E rëndë në Kretë/ Shqiptari humb jetën në rezervuarin e ujërave të zeza, ja si u zbulua trupi
Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklios, Kretë.
Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari.
Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes. -

Vrasje me armë zjarri në vend/ Gjendet i pajetë 65-vjeçari, policia ndodhet menjëherë në vendngjarje
Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës.
Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 21:00, në fshatin Paçram.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. -

EMRI/ U vra ndërsa lëvizte në fshat, zbardhen detaje nga krimi në Vaun e Dejës! 65-vjeçari ishte dënuar më herët për vrasje
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme, ku një 65-vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja jete, dhe pas konstatimit fillestar është zbuluar se është vrarë me armë.
Burime paraprake bëjnë me dije se 65-vjeçari Frrok Lleshaj ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit Paçram, kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë vendore.Lexo edhe :Related Posts
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.Të njëjtat burime bëjnë me dije se 65-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasje, ndaj edhe pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat rrethuan zonën dhe kanë nisur hetimin për zbardhjen e krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Njoftimi:
Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. -

Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar
Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.
Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari.
Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes. -

Detaje/ Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar
Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.
Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari. Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.