Tag: vendngjarje

  • U godit për vdekje me thikë nga kolegu, ky është 34-vjeçari që u vra sot në ‘Komunë’

    U godit për vdekje me thikë nga kolegu, ky është 34-vjeçari që u vra sot në ‘Komunë’

    vendngjarje-viktima

    TIRANË- Personi që shihni në foto është 34-vjeçari Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, në ambientet e lokalit ku punonin së bashku. Picieri Indrit Ismaillari 34-vjeç ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me thikë nga kolegu i tij, kuzhinieri Filip Shehu 41-vjeç. 
    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit, në lokalin ‘City Lounge’. Autori dhe viktima ishin pjesë e stafit, ndërsa sipas dëshmitarëve, teksa po punon në kuzhinë një debat mes ka nisur për tasin e proshutës. Konflikti mes tyre degradoi në përdorimin e thikës, ku 41-vjeçari ka goditur me thikë në qafë 34-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.
    I riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa autori u arrestua menjëherë në vendngjarje./ZËRI

  • Romë/ Turisti bie nga muri i Pantheonit dhe humb jetën

    Romë/ Turisti bie nga muri i Pantheonit dhe humb jetën

    Një turist japonez rreth 70 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga muri përreth Pantheonit në Romë.

    I moshuari ka rënë nga një lartësi rreth 7 metrash.
    Pas alarmit, në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët për të arritur tek viktima u detyruan të thyejnë portën hyrëse të monumentit.
    Në vend kanë mbërritur gjithashtu edhe mjekët e urgjencës 118, por 70-vjeçari kishte ndërruar jetë.
    Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes, duke mos përjashtuar mundësinë e një aksidenti, një probleme shëndetësore apo një veprim të qëllimshëm. Në vendngjarje ishin gjithashtu policia dhe agjentët e Roma Capitale.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët një makinë në Durrës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje për të shuar zjarrin

    Përfshihet nga flakët një makinë në Durrës, zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje për të shuar zjarrin

    Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës.

    Makinë ndodhej në një nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar.
    Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, disa kalimtarë e më pas edhe zjarrfikësit kanë mbërritur për të shuar flakët.
    Ndërkohë uniformat blu kanë arritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e nisjes së flakëve.

    Top Channel

  • E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në mes të Tiranës, ja çfarë dyshohet

    E rëndë/ Gjendet një person i vdekur në mes të Tiranës, ja çfarë dyshohet

    Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në mes të Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje, pranë stadiumit “Air Albania”.
    Mësohet se personi në fjalë ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Sipas raportimeve, personi ende i paidentifikuar, teksa ecte është rrëzuar në tokë papritur.
    Pritet që ekspertiza të zbulojë shkaqet e vdekjes së personit identiteti dhe mosha e të cilit ende nuk dihet, ndërsa blutë e Tiranës ndodhen në vendngjarje.

  • Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

    Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale

    Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, në Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në banesat përreth.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.

     

  • Merr flakë hoteli në Tiranë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje (Detajet e para)

    Merr flakë hoteli në Tiranë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje (Detajet e para)

    Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli. 
    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. 
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. 
    Tiranë/Informacion paraprak 
    Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli. 
    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. 
    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. 
     

  • Gjyqtari u vra me armë brenda gjykatës, mbërrijnë prokurorët e SPAK në vendngjarje

    Gjyqtari u vra me armë brenda gjykatës, mbërrijnë prokurorët e SPAK në vendngjarje

    vendngjarje-astrit kalaja

    TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka tronditur vendin pasditen sotme, duke regjistruar kështu një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku brenda saj është vrarë me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Ndërkohë, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dhe dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Adnan Xholi. 

    Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia dhe mësohet se është Elvis Shkëmbi, djali Gjon Shkëmbit. Nga ana tjetër mësohet se janë plagosur dhe dy persona babë e e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj./ZËRI

  • Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

    Bie zjarr në Shën Andrea të Vlorës, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje

    Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Shën Andreas në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe rrezik për përhapje të mëtejshme. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.
    Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk ka ende të dhëna mbi shkakun e zjarrit apo përmasat e dëmit të shkaktuar. Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon.

  • Dropull, polici aksidenton për vdekje një grua

    Dropull, polici aksidenton për vdekje një grua

    Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, në vendin e quajtur Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
    Policia thotë se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
    “Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thueht në njoftimin e policisë.

  • Makina bie në det, katër të vdekur në Kroaci

    Makina bie në det, katër të vdekur në Kroaci

    Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sot pranë Senjit, kur një veturë ra në det, njoftoi Departamenti i Policisë Lika-Senj.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në vendbanimin Bunica. Shërbimet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe zhytësit e HGSS u përfshinë gjithashtu në kërkim.

    Policia njoftoi se trupat e dy grave dhe dy burrave u nxorën nga automjeti.

    Do të kryhet një hetim në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit, ndërsa trupat u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rijekë.

    Për shkak të erës së fortë, gjatë ditës së sotme u vendos ndalim trafiku për automjetet e kategorisë I dhe II në rrugën shtetërore DC8 Senj-Karlobag./ Kosovapress.