Tag: vendngjarje

  • Pogradec/ Magazina përfshihet nga flakët

    Pogradec/ Magazina përfshihet nga flakët

    Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një magazinë të vogël në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, rreth orës 13:40. Në ambientet e magazinës mësohet se jetonte një person i pastrehë, i cili në momentin e shpërthimit të flakëve, u nxor në kohë nga zjarrfikësit dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
    Sipas informacioneve paraprake, dëmet janë vetëm materiale, pasi zjarrfikësit mbërritën shpejt në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth.
    Magazinat ndodheshin në një oborr banese, pranë ndërtesave të tjera, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
    Aktualisht, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit dhe nuk konstatojnë për ndonjë zjarrvënës të qëllimshëm.

  • Aksident në Durrës/ Drejtonte makinën pa patentë, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin

    Aksident në Durrës/ Drejtonte makinën pa patentë, i mituri përplas për vdekje 55-vjeçarin

    FOTO ILUSTRUESE

    DURRËS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë Durrës. Sipas Policisë, një 16-vjeçar, i cili po drejtonte një makinë tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar në aksin rrugor Fllakë-Bisht. I mituri, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa makina që po drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami, i cili po peshkonte në ligatinën e Fllakës.
    Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë nëse ka edhe të lënduar të tjerë nga ky aksident.
    “Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
    16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia./ZËRI

  • Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje një person! Makina përfundon në ujë

    Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje një person! Makina përfundon në ujë

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit.

    Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
    Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në ujë.
    Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke aksidentuar peshkatarin amator dhe përfunduar në ligatinë.
    Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami. Mësohet se ai ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës.
    Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.
    “Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
    16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit”, njofton policia.

    Top Channel