Tag: vendngjarje

  • E rëndë në Itali/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Trentino, vdes 64-vjeçarja

    E rëndë në Itali/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Trentino, vdes 64-vjeçarja

    Një grua 64-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Sover, Trentino, pasi u asfiksua nga tymi pas nj një zjarri që shpërtheu brenda apartamentit të saj.

    Viktima, Tiziana Marchetti, u gjet e pajetë në dyshemenë e kuzhinës nga zjarrfikësit që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

    Fqinjët kishin vënë re një re të dendur tymi që dilte nga banesa e gruas dhe njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

    Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve vullnetarë, përpjekjet për ta ringjallur pensionisten rezultuan të pamundura.

    Në vendngjarje shkuan karabinierët e degës Cavalese, të cilët punuan për të rindërtuar dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Autoritetet lokale ndërkohë u kanë bërë thirrje banorëve të ruajnë kujdesin në përdorimin e pajisjeve shtëpiake dhe sistemet e ngrohjes.

  • Ngjarje misterioze në Glasgow/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur gjenden në një apartament

    Ngjarje misterioze në Glasgow/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur gjenden në një apartament

    Një burrë ka humbur jetën pas një incidenti të ndodhur në një apartament në rrugën Berkeley në Glasgow, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

    Ngjarja u raportua rreth orës 06:45, kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, burri u shpall i vdekur në vend.

    Tre persona të tjerë u transportuan në spital me lëndime që nuk paraqesin rrezik për jetën. Policia e Skocisë ka deklaruar se vdekja po trajtohet si “e pashpjegueshme”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat.

    Zona përreth ndërtesës mbeti e rrethuar për orë të tëra, me një prezencë të shtuar të automjeteve të policisë dhe ambulancave. Banorë të lagjes thanë se kishin dëgjuar britma dhe zhurma të mëdha në momentin e incidentit. Një prej tyre, i cili po tentonte të hynte në Gurdwarën Sikh aty pranë, përshkroi se situata ishte “tronditëse” dhe e pazakontë për zonën.

    Në një njoftim zyrtar, Policia e Skocisë theksoi:

    “Rreth orës 06:45 të mëngjesit u thirrëm për një incident në një apartament në Rrugën Berkeley. Një burrë u gjet i vdekur në vendngjarje, ndërsa tre persona u dërguan në spital me lëndime jo kërcënuese për jetën. Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme dhe hetimet po vazhdojnë. Nuk ka kërcënim për publikun.”. Shërbimi i Ambulancës Skoceze konfirmoi se në vendngjarje u dërguan katër ambulanca, një njësi reagimi të shpejtë, një njësi specialiste dhe një ekip traumash. Një pacient u transportua në Spitalin Universitar Queen Elizabeth dhe dy të tjerë në Spitalin Mbretëror të Glasgow.

  • E rëndë në Vlorë/ Një grua humb jetën pas rrëzimit aksidental nga erërat e forta

    E rëndë në Vlorë/ Një grua humb jetën pas rrëzimit aksidental nga erërat e forta

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një grua rreth moshës 50 vjeç ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes.
    Sipas dëshmitarëve, gruaja po ecte përgjatë trotuarit kur papritur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, duke goditur kokën në bordurën anësore të bulevardit. Rënia ka rezultuar fatale.
    Kalimetarët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por mjekët e urgjencës që mbërritën në vendngjarje konstatuan se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e dëmtimit të rëndë në kokë.
    Raportimet e para tregojnë se në momentin e ngjarjes në zonë po frynin erëra të forta, çka dyshohet të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit të viktimës.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit tragjik.

  • Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

    Polici aksidenton me makinë këmbësorin në Maliq, burri humb jetën

    Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Viktima është identifikuar si Bashkim Hida.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
    gijotina.com/

  • EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan, një i vdekur

    EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan, një i vdekur

    Aksident i rëndë në aksin Maliq-Lozhan.

    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Viktima është identifikuar si Bashkim Hida.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.
    Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

    Top Channel

  • EMRI-Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin/ Drejtuesi i mjetit punonjës policie(DETAJET)

    EMRI-Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplas për vdekje këmbësorin/ Drejtuesi i mjetit punonjës policie(DETAJET)

    Aksident i rëndë në aksin Maliq – Lozhan, mjeti përplas një këmbësor. 
    Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor, të identifikuar si Bashkim Hida, ,rreth 67 vjeç, i cili po kalonte rrugën. 
    I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. 
    Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa drejt vendngjarjes është nisur dhe ambulanca. 
    “Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç. 
    Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. 
    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme. 
    Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit”, njofton policia. 
     
  • Shpërthen bombola e gazit pranë tregut çam, policia mbërrin menjëherë në vendngjarje

    Shpërthen bombola e gazit pranë tregut çam, policia mbërrin menjëherë në vendngjarje

    Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme pranë tregut çam në Tiranë.
    Burime bëjnë me dije se shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombël gazi.
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar me vonesë.

  • (VIDEO) Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tiranë, policia në vendngjarje

    (VIDEO) Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tiranë, policia në vendngjarje

    Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në një banesë, pranë tregut çam në Tiranë. 
    Burime për Report Tv bëjnë me dije se shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi. 
    Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar me vonesë. 

  • Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari (Emri)

    Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari (Emri)

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Rroskovecit, ku një furgon me targa të huaja, angleze, ka goditur një kalimtar që lëvizte me biçikletë.
    Sipas burimeve zyrtare nga policia, drejtuesi i furgonit është një mashkull rreth të 40-tave, banues në Kurjan. Pas goditjes, furgoni ka lëvizur rreth 1 kilometër për shkak të debateve me familjarët e viktimës dhe situatës së krijuar në vendngjarje.
    Personi që po përdorte biçikletën ka humbur jetën dhe trupi i tij është marrë nga ambulanca dhe dërguar në morg. Policia konfirmon aksidentin, por ende nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
    Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet njoftojnë se po kryhet dokumentimi dhe verifikimi i të gjitha provave në vendngjarje.
    Njoftimi i policise
    “Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin Arbi Toro, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi Gëzim Xhoka  50 vjeç, banues në Strum.Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Gëzim Xhoka. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     
  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, momenti kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin, ku ka mbetur i vdekur Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla.
    Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ndodhej në makinën e tij, kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
    Në pamjet e publikuara në media, shihet momenti i rëndë kur familjarët e viktimës mbërrijnë në vendngjarje.