Tag: vendin

  • E trishtë! Humb jetën në vendin e punës 22-vjeçari shqiptar, një ditë më parë festoi ditëlindjen

    E trishtë! Humb jetën në vendin e punës 22-vjeçari shqiptar, një ditë më parë festoi ditëlindjen

    Daniel Tafa

    ITALI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Maniago, ku 22-vjeçari Daniel Tafa, ishte duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale. Gjatë punës, një copë e nxehtë metali shpërtheu dhe e goditi atë në shpinë, duke i shkaktuar vdekjen.
    Mediat e huaja raportojnë se nuk është ende e qartë nëse aksidenti ishte për shkak të një mosfunksionimi të makinës apo një manovre të gabuar. Kolegët ngritën menjëherë alarmin në 112. Qendra e operacioneve Sores Fvg dërgoi një reanimator në vendngjarje, por nuk mund të bëhej asgjë.
    Hetimet i janë besuar inspektorëve të Autoritetit Shëndetësor, të cilët do të duhet të verifikojnë respektimin e masave parandaluese të aksidenteve së bashku me ekspertët e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me ekip. Kompania ku ndodhi tragjedia është Stm, e specializuar në stampim, e cila punëson rreth njëqind njerëz. Ndërkohë, pronari i fabrikës është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.
    Punëtori vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, kishte festuar ditëlindjen e tij, ku kishte mbushur 22 vjeç./ZËRI

  • Shqipëria ndëshkohet sërish, pëson golin e dytë

    Shqipëria ndëshkohet sërish, pëson golin e dytë

    “Tre Luanët” luajnë të qetë në pjesën e mbetur të ndeshjes, pasi Harry Kane ka shënuar golin e dytë në portën e kuqezinjve.
    Ndërkohë pak çaste më herët, Armando Broja u fut në fushë duke zëvendësuar Nedim Bajramin. Pas Brojës janë kryer edhe dy zëvendësime të tjera. Pajaziti dhe Hoxha aktivizohen në vendin e Laçit dhe Asanit.
    Një zëvendësim i detyruar është kryer te Shqipëria, portieri Strakosha është larguar i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati.
    Kjo është ndeshja e parë e kombëtares shqiptare për kualifikueset në grupin tonë për Kupën e Botës 2026.

  • U aksidentua në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali

    U aksidentua në vendin e punës, humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në Itali

    Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në vendin e punës në Maniago të Italisë.
    Viktima është identifikuar si Daniel Tafa, teksa sipas mediave italiane, i riu ishte duke punuar në një makinë për stampimin e ingranazheve industriale, kur një pjesë metalike nga makineritë e ka prekur në kurrizin, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe duke i marrë jetë menjëherë.
    Autoritetet po kryejnë hetimet, ndërsa kanë vënë nën sekuestro përkohësisht kompaninë.

  • Botës i është çmendur kryetari

    Botës i është çmendur kryetari

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Një nga komentatorët politikë më të kujdesshëm amerikanë Farid Zakaria, ka një ide shumë të qartë për rrokopujën diplomatike që ndodhi në Zyrën Ovale mes presidentit Trump dhe Volodimir Zelenskit të Ukrainës. Sipas komentatorit, Zelenski, një tip emotiv dhe i vënë në trysni nga vite lufte në vendin e tij, duhej të kishte ruajtur qetësinë dhe të zbatonte një strategji tjetër nga ajo e sherrit me dy krerët më të lartë të SHBA në zyrën e tyre. Ai duhet të deklaronte publikisht që Trump është më i madhi, më i zoti dhe i vetmi që mund të zgjidhë krizën ukrainase. Sipas Zakarias, pas këtyre lëvdatave Zelenski duhet të kishte sjellë me vete edhe medaljen më të lartë të Ukrainës e t’ja varte në qafë presidentit amerikan para kamerave. Vetëm kështu do të shpëtonte nga kurthi që i kishin ngritur.

    Përtej ironisë elegante të Farid Zakarias, jo rastësisht i ndodhi Donald Trump në shtëpinë e vet ai sherr televiziv me Volodimir Zelenskin. Një precedent absolut në historinë diplomatike të SHBA. Së pari, sepse siç kanë referuar shumë media serioze amerikane, gjithçka qe përgatitur paraprakisht nga i zoti i shtëpisë, në formën e një gjyqi publik për preidentin ukrainas, të cilin ai e ka në listën e zezë prej shumë vitesh. Që nga ajo kohë kur ndaj Trump demokratët amerikanë organizuan impeachment-in (procedurë shkarkimi) e parë. Dhe Zelenski ishte në qendër të atij sherri politik, pasi Trump akuzohej se i kishte kërkuar atij vetë të dhëna kompromentuese për djalin e kundërshtarit Biden, Hunterin, i cili kishte aktivitete biznesi në Ukrainë. Ata që e njohin Trump thonë se që nga ajo kohë ai mbart brenda vetes një ndjenjë urrejtjeje dhe antipatie për Zelenskin, të cilin e konsideron si një komedian të dobët, që nuk i ngjan fare burrit të fortë të Kremlinit, të cilin Trump e adhuron hapur.

    Së dyti, ai sherr i ndezur mund të ndodhte vetëm nën presidencën Trump sepse po të shohësh çfarë ka thënë dhe çfarë ka bërë që nga 6 nëntori, kur fitoi zgjedhjet, kupton se njeriu më i fuqishëm në botë ka ardhur me qëllimin që të përmbysë gjithçka, pa marrë parasysh rrënojat që mund të krijojë gjatë rrugës. E thënë shkurt, botës i është çmendur kryetari.

    Në harkun e tre muajve Donald Trump ka shpallur se do të rimarrë Kanalin e Panamasë, më pas do aneksojë Groenaldën, vijon të thotë se Kanadaja do bëhet shteti i 51-të i SHBA, ashtu siç ka deklaruar se të gjitha vendet e aleancës BRICS (Rusi, Kinë, Iran, Afrikë e Jugut dhe Brazil) do të dënohen me 100% tarifa për mallrat që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara. Meqë ra fjala, edhe Gjiri i Meksikës tashmë quhet Gjiri i Amerikës me firmë dhe vulë të Presidentit Trump!

    Por nuk mbaron këtu. Madje sa ka filluar. Në vijim të ëndrrës “koloniale” amerikane, ai kërkon të marrë nën kontroll Gazën, duke ndërtuar mbi një vend te larë në gjakun e mbi 60 mijë të vrarëve (shumica gra e fëmijë), hotele luksi dhe zona rezidenciale ku do të pushojnë njerëzit më të pasur të botës. Natyrisht në qendër të territorit do të çpojë qiellin një Trump-Tower gjigande! Dhe për ta mbyllur serinë e absurditeteve, në dy muaj ka shkatërruar raportet historike me Evropën dhe NATO-n!

    Duhet të jesh mendërisht i çekuilibruar të postosh në profilet zyrtare të presidencës së SHBA video të ndërtuara me inteligjencën artificiale ku shihet presidenti amerikan duke pirë koktejle me kryeministrin Netanjahu në bregdetin e Gazës. Cinizëm i një shkalle që vetëm inteligjenca artificiale me algoritmet e saj të akullta, mund ta riprodhojë pa u pështirosur.

    Lufta e shpallur e Trump ndaj aleatëve historikë perëndimorë dhe fqinjëve, Evropës, Kanadasë e Meksikës, është ndoshta kapitulli më i pakuptueshëm e absurd i presidencës aktuale të SHBA. Me Kinën nuk ka ndryshuar asgjë esenciale, me Rusinë raportet po ngrohen aq sa tanimë për qëndrimin zyrtar amerikan nuk dihet cili shkaktoi luftën në Ukrainë, vetë Ukraina apo Rusia?! Madje edhe rezolutat në OKB shohin gjithë botën kundër Rusisë, Amerikës dhe Eritreas e Koresë së Veriut! Trump po afrohet me ata që rregullisht Amerika i ka quajtur kundërshtarë e armiq dhe po largohet nga miq e aleatë historikë. Nga ata që për hir të interesave të SHBA dërguan ushtarë dhe u vranë në shpellat e Afganistanit apo shkretërirat e përvëluara të Eufratit.

    Me një të rënë të lapsit, i dhënë ethshëm pas obsesionit të tij historik, politikës së tarifave mbi mallrat e importit në SHBA, Donald Trump ka hedhur në koshin e plehrave brenda pak ditësh raporte të ngushta bashkëpunimi e mirëbesimi ekonomik që Amerika i kishte ndërtuar falë punës së palodhur dhjetravjeçare të një sëre Presidentësh e burrash të tjerë shteti të Amerikës. Ka rënë doktrina bazë e vendit e cila e shihte SHBA si vendin lider të botës së lirë dhe janë dëmtuar rëndë marrëdhëniet transatlantike.

    Ka rënë edhe doktrina bazë e ombrellës së sigurisë euro-atlantike e identifikuar me NATO-n, aq sa tani askush se di nëse SHBA është ende e gatshme të zbatojë fjala vjen, artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit për mbrojtjen e çdo anëtari të NATO-s në rast sulmi nga jashtë.

    Ndërkohë vetë Trump, mes shumë marrëzive që prodhon çdo ditë, tha edhe më të fundit: Evropa e Bashkuar u krijua për të dëmtuar SHBA! Një projekt i ngritur pas Luftës së Dytë botërore për të instaluar paqen mes shtetesh që prej shekujsh luftonin mes vetes, përfshirë edhe dy luftra botërore, shihet nga kreu i Shtëpisë së Bardhë si projekt antiamerikan! Është e rrezikshme të jesh armik i Amerikës, por është fatale të jesh mik i saj, thoshte dikur Henri Kissinger, a thua se kishte parasysh pikërisht këtë situatë aktuale absurde.

    Vakuumi i sforcuar që Trump po krijon në marrëdhëniet me fqinjët dhe aleatët perëndimorë po i jep shumë shpejt efektet e veta, të cilat do të ndjehen në një hark kohor shumëvjeçar. Kanadaja po afrohet me Evropën, kjo e fundit po shpejton të ndërtojë një strategji emergjente të sigurisë e mbrojtes, ndërkohë që të gjitha këto qendra të mëdha ekonomie dhe pushteti, të lëna zbuluar nga aleanca 80 vjeçare me Amerikën, po kthehen në klientë potencialë të Kinës. Mënyrë e çuditshme për ta bërë Amerikën “sërish të madhe” duke i prerë të gjitha urat që e lidhin me miqtë e aleatët. Nëse do ta prishësh pozitën ndërkombëtare e cila të ka parë si vendin lider që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kjo e Donald Trump është receta perfekte.

    Në një cep të Evropës ku ndodhemi edhe ne shqiptarët, zbatica amerikane mund të krijojë së afërmi probleme që deri dje as që mendoheshin. Revista gjermane Bild botonte disa ditë më parë plane që sipas saj po studiohen në Uashington, për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni ynë. Përtej faktit që trumpistët e shumtë shqiptarë do të kishin rastin të kuptonin sesa kot dhe në mënyrë absurde kishin bërë tifo në distancë për Trump, në një dimension shumë serioz faktori shqiptar do të gjendej në një situatë tejet delikate e të rrezikshme nëse SHBA bënte një hap prapa nga garancitë që ka dhënë deri tani në fushën e sigurisë për Kosovën dhe Ballkanin. Amerikanët janë elementi bazë i sigurisë në rajonin tonë dhe një tërheqje e tyre do të hapte skenare potencialisht të frikshme për të ardhmen.

    Kjo epokë vetmie do të shënonte potencialisht rrëzimin e marrëveshjes së Dejtonit e marrëveshjeve të tjera të mëvonshme që rregullojnë statu quonë në Kosovë dhe Ballkan, duke prodhuar një konfigurim krejt të ri të raportit të forcave mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të tretëve (Rusinë), me fokus tek marrëdhënia e serbëve me Kosovën e Bosnjen.

    Donald Trump ka vendosur se në katër vjet mund të kthejë përmbys botën, ashtu siç e njohim në 80 vjetët e fundit. Ka vendosur edhe që Perëndimi i duhet i përçarë e jo i bashkuar siç jemi mësuar ta shohim. Ka një obsesion të sëmurë se të githë, evropianë e fqinj ja kanë me hile Amerikës dhe se ai ka ardhur në atë post për të ndrequr një padrejtësi kozmike që i ka rënë mbi krye SHBA për shkak të miqve të saj.

    Ky duket si një bast i mbrapshtë që ka vendosur me historinë, duke shpërfillur pasojat dhe duke mos kalkuluar asnjë efekt bumerang të mundshëm. Të shohim ku e do çojë vendin e tij dhe të tjerët që do të paguajnë turbulencat e një politike që deri tani duket e fokusuar tek improvizimi, egoja e shfrenuar dhe shpërfillja për çdo ligj e normë. Imazhi i Elon Musk që shetit nëpër zyrat e Uashingtonit me një tufë djemsh me laptopa në duar që heqin fonde e pushojnë njerëz nga puna pa pyetur as për ligjin e as për instiucionet e shtetit, është metafora më e gjetur e këtij absurdi që ka pushtuar kokën e fuqisë më të madhe të botës.

     

     

  • Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

    Plazhet më të mira në botë për vitin 2025, sipas Tripadvisor

    Nëse jeni në kërkim të një pushimi në një plazh të ngrohtë dhe të qetë, lista vjetore e Tripadvisor për plazhet më të mira në botë është një udhëzues i shkëlqyer për vitin 2025. Këtë vit, lista përfshin mbi 100 plazhe nga 50 vende në të gjashtë kontinentet, duke reflektuar diversitetin e mrekullueshëm të bregdeteve të botës.
    Plazhi më i mirë për vitin 2025 është Elafonissi Beach në ishullin Kretë, Greqi. I njohur për rërën e tij rozë dhe ujin e pastër kristal, ky plazh është një destinacion ideal në muajt maj dhe shtator, kur turmat janë më të pakta.
    Në vendin e dytë renditet Banana Beach në Phuket, Tajlandë, i cili ofron mundësi për sporte ujore si parashutizmi dhe zhytja. Në vendin e tretë është Eagle Beach në Oranjestad, Aruba, një plazh i famshëm për rërën e bardhë dhe ujin e qetë.
    Lista vazhdon me Siesta Beach në Florida, SHBA, në vendin e katërt, i njohur për rërën e butë si pluhur, dhe Praia da Falésia në Algarve, Portugali, në vendin e pestë, i rrethuar nga shkëmbinjtë dramatikë të bregdetit.

  • Bota me sytë nga Shqipëria më 11 maj! “Giro D’Italia” për herë të parë në vendin tonë, Hoxha: Reklamë për vendin

    Bota me sytë nga Shqipëria më 11 maj! “Giro D’Italia” për herë të parë në vendin tonë, Hoxha: Reklamë për vendin

    Aktiviteti botëror në çiklizëm, Giro d’Italia së shpejti vjen në Shqipëri.
    Mbi 200 televizioneve me transmetime live nga e gjithë bota, në një tur 3 ditor do të jenë në Shqipëri.
    Tirana, Durrësi dhe Vlorë janë qytetet ku sportistët do kryejnë paradën e çiklizmit. Grupi i punës që do të bashkërendojë aktivitetin në qytetin bregdetar të Vlorës ka nisur përgatitjet.
    Për zëvendësministrin e Arsimit Endrit Hoxha, njëkohësisht drejtues i grupit ndërinstitucional, ky aktivitet do jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë.
    “Është një krenari dhe një emocion. Ne do të përpiqemi që të gjithë këto që kemi mbledhur t’i prezantojmë që ky aktivitet të mos jetë vetëm një event sportiv, por dhe një reklamë e mirë për vendin tonë. Sot kemi ardhur në takim për detaje konkrete për çështje e sigurisë, për çështjen e startit dhe finishit të eventit. Do të vijmë edhe në ditët në vijim si grup bashkë edhe me RCS Sport që do të jetë organizatorët e eventit “Giro D’Italia” të tre etapave të para”, tha Hoxha.
    Turi i Vlorës do të përfshijë gjithë zonën panoramike të rivierës Shqiptare. Ndërsa do të ketë disa disa ndalesa, ku organizimet festive do jenë të larmishme për të shpalosur edhe më shumë traditën shqiptare.
    Më tej policia ka ndarë funksionimin e sigurisë së aktivitetit.

  • Kupa e Botës, Lara Colturi klasifikohet e 5-ta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë

    Kupa e Botës, Lara Colturi klasifikohet e 5-ta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë

    25 Mars 2025

    19:38

    Telesport

    Në pistën amerikane të Saint Valley, u zhvillua sot gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski alpine, ajo e sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja kuqezi Lara Colturi.
    Ajo bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke u klasifikuar në vendin e 5-të, duke dhënë një tjetër rezultat të mirë në një sezon ku gjithnjë e më shumë po bëhet protagoniste.
    Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e pesta me kohën 1’06”06, ndërsa në zbritjen e dytë koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 1’06”49, duke ruajtur vendin.
    Kështu, pas dy zbritjeve, Lara Colturi u klasifikua në vendin e pestë, me kohën e përgjithshme 2’12”55. Një paraqitje pozitive e skiatores 18-vjecare, që garon si e barabartë me rivalet e saj.