Tag: vendimtar

  • Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…

    Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…

    Në një mbrëmje të ftohtë dhe me shi në Vigo, Robert Lewandowski, në moshën 37-vjeçare, riktheu ngrohtësinë te Barcelona. Polaku, që nuk ishte titullar nga 5 tetori kundër Sevilla, u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme; me një “hat-trick” vendimtar që i dha tri pikët skuadrës së Hansi Flick.
    Goli i parë erdhi nga penalltia, pas një faulli me dorë të Marcos Alonso, të konfirmuar nga VAR-i. Vetëm një minutë më vonë, Celta barazoi me Carreira, por Lewandowski reagoi sërish. Në minutën e 37-të, pas një krosimi perfekt të Rashford, ai shënoi për 1-2 me instinkt të pastër sulmuesi. Në fund, me rezultatin 2-3, ai kompletoi “hat trick” personal me kokë, pas një goditje këndi.
    Me këto tre gola, Lewandowski arrin 108 gola me Barcelonën, duke kaluar Neymar (105) dhe barazuar Luis Enrique, si golashënuesi i 13-të në historinë e klubit katalanas. Pas 42 golave sezonin e kaluar dhe 7 këtë sezon, sulmuesi polak tregon se klasi nuk plaket kurrë; sepse, siç thotë proverbi, “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”.

  • LIVE REAL MADRID-JUVENTUS / Duel vendimtar për ecurinë e dy skuadrave në Champions

    LIVE REAL MADRID-JUVENTUS / Duel vendimtar për ecurinë e dy skuadrave në Champions

    Ndeshja e sotme mes Real Madrid dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve ka një rëndësi shumë të madhe për të dy skuadrat.Spanjollët duan të vazhdojnë startin perfekt me fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura, për të konfirmuar pretendimet si një prej ekipeve kryesore që kanë synim t’i shkojnë deri në fund turneut.
    Nga ana tjetër është Juventusi, që ka regjistruar 2 barazime në dy sfidat e para dhe nëse nuk merr pikë në Madrid, duke llogaritur edhe situatën në kampionat, mund të cilësohet në krizë të plotë që mund t’i japë fund drejtimit në pankinë të Igor Tudor.
    LIVE REAL MADRID-JUVENTUS 0-0

  • Rama: Kontributi i Komisionit të Venecias vendimtar për reformën në drejtësi

    Rama: Kontributi i Komisionit të Venecias vendimtar për reformën në drejtësi

    Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin thelbësor të Komisionit të Venecias në proceset e rëndësishme të reformimit institucional në Shqipëri, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
    Gjatë fjalës së tij në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama theksoi se ky institucion ka qenë një udhërrëfyes i pandarë në rrugëtimin e vendit drejt konsolidimit demokratik.
    “Pa Komisionin e Venecias, vettingu do të kishte qenë i pamundur. Deri në momentin e opinionit të tij, procesi kishte kundërshti edhe nga rrethe ndërkombëtare profesionale,” u shpreh Rama, duke nënvizuar ndikimin vendimtar të këtij institucioni në legjitimitetin e reformës në drejtësi.
    Ai kujtoi gjithashtu kontributin e Komisionit në hartimin e Kushtetutës së vitit 1998, si dhe rolin e tij në përmirësimin e Kodit Zgjedhor shqiptar.
    “Komisioni i Venecias ka fituar fuqinë për t’u imponuar dhe respektohet nga të gjitha instancat ndërkombëtare. Opinionet e tij merren në konsideratë në çdo nivel që ka të bëjë me shtetin e së drejtës,” shtoi kryeministri.
    Në përmbyllje, Rama deklaroi se Komisioni i Venecias do të mbetet një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë, veçanërisht në momentet kur reformat kërkojnë orientim të qartë dhe vendimmarrje të matur.

  • Roli i William dhe Camillas vendimtar në heqjen e titujve të nderit për Princin Andrew

    Roli i William dhe Camillas vendimtar në heqjen e titujve të nderit për Princin Andrew

    Vendimi për t’i hequr Princit Andrew titujt dhe pozicionet e nderit nuk ishte i lehtë.

    Siç theksojnë burimet e Pallatit, ky ishte rezultat i një diskutimi të koordinuar dhe të pjekur brenda rrethit të ngushtë mbretëror, në të cilin thuhet se Princi William dhe Mbretëresha Camilla luajtën një rol vendimtar.
    Gjatë fundjavës, Pallati i Buckingham lëshoi ​​një deklaratë tjetër që shkaktoi trazira në Pallat. Andrew, vëllai i Mbretit Charles, njoftoi se, “në konsultim me Mbretin dhe familjen time”, ai kishte vendosur të tërhiqej plotësisht nga jeta publike dhe të ndalonte së përdoruri titujt dhe nderimet. Edhe pse deklarata u paraqit si iniciativë e tij personale, prapaskenat tregojnë diçka të ndryshme. Vendimi ishte marrë kolektivisht, pas presionit nga trashëgimtari i fronit William dhe Mbretëresha Camilla.
    Koha nuk është rastësi. Zbulimet e reja rreth komunikimeve të Andrew me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein dhe fragmente nga libri i të ndjerës Virginia Giuffre, i cili publikohet këtë javë, e kanë rindezur skandalin. Detajet që dolën në dritë u konsideruan nga Pallati si pika e fundit e goditjes.
    Njerëz të njohur me dinamikën e familjes mbretërore thonë se Mbreti Charles, ashtu si nëna e tij e ndjerë, nuk i pëlqen konflikti. Ai mban një marrëdhënie “të ngrohtë, por të përmbajtur” me vëllain e tij, duke u përpjekur të balancojë detyrën e tij si kreu i shtetit me ndjenjat familjare. Megjithatë, këtë herë, pesha e rrethanave dhe nevoja për të mbrojtur monarkinë e detyruan të vepronte.
    Sipas analistëve të Pallatit, William luajti një rol të rëndësishëm në vendimin përfundimtar. Trashëgimtari ka treguar vazhdimisht se synon të sjellë një “etos të ri” në familjen mbretërore, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie. Kohët e fundit, shqetësimi i tij kur qëndronte pranë Andrew në një ceremoni publike u bë i dukshëm për të gjithë. “Prania e xhaxhait të tij në raste të tilla e vendosi atë në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë”, komentoi një vëzhgues mbretëror.
    Mbretëresha Camilla, nga ana e saj, thuhet se e ka mbështetur fuqimisht vendimin, duke besuar se opinioni publik nuk do të toleronte asnjë vonesë të mëtejshme. “Ishte një çështje besueshmërie për monarkinë”, tha një burim nga Pallati.
    Njoftimi zyrtar ishte modest, por mesazhi i tij ishte i qartë, epoka e tolerancës ka mbaruar. Buckingham dëshiron të kthejë faqen dhe të distancohet plotësisht nga Princi Andrew, i cili tani mbetet një qytetar i thjeshtë – megjithëse ai ende mban titullin e princit, i cili mund të hiqet vetëm me një Akt të Parlamentit.
    Siç vërejnë analistët, ky vendim mban qartë vulën e profilit të ri dhe më vendimtar të monarkisë që Charles, Camilla dhe William po formësojnë. Një monarki që po përpiqet të ecë përpara, duke lënë pas faqet e saj më të errëta.

    Top Channel

  • Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

    Arsenal fiton derbin ndaj Fulham, “Topçinjtë” i nderon lojtari që donin ta largonin (video)

    18 Tetor 2025

    20:33

    Telesport

    Arsenal ka fituar derbin e vogël të Londrës ndaj Fulham me rezultatin 0-1, në transfertën e luajtur në “Craven Cottage”. Golin vendimtar për “Topçinjtë” e shënoi Leandro Trossard në minutën e 58-të. Belgu shënoi pas topit të ardhur nga goditja e këndit.
    Ironia e fatit është që Trossard ishte pranë largimit në merkaton e verës nga Arsenali, por qëndrimi i tij ka qenë një zgjedhje e duhur, pasi belgu ka qenë vendimtar në disa ndeshje këtë sezon, madje shumë më shumë sesa blerja e bujshme e verës, Viktor Gyokeres.
    Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në krye me 19 pikë.
    SHIKOGOLIN ETROSSARD

  • Gol vendimtar në fund me Austin FC, Uzuni në formacionin e javës në MLS

    Gol vendimtar në fund me Austin FC, Uzuni në formacionin e javës në MLS

    Myrto Uzuni i dhuroi fitoren Austin FC në ndeshjen ndaj Seattle, duke shënuar një gol në fund. Paraqitja e sulmuesit shqiptar ka marrë vlerësimet e duhura, teksa ai është përfshirë në formacionin e javës në MLS.
    Edhe pse jo në 11-shen titullare të formacioni, Uzuni shihet në stolin e zëvendësuesve.

    Sulmuesi 30-vjeçar, në 25 ndeshje me fanellën e Austin FC, ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
     
    Auto Form1758648055
    © BalkanWeb

  • Zhegrova, një surprizë në Continassa: dy gola të arritur në dhjetë minuta për Juventusin. Cilat ishin personat që e ndihmuar gjatë kalvarit fizik

    Zhegrova, një surprizë në Continassa: dy gola të arritur në dhjetë minuta për Juventusin. Cilat ishin personat që e ndihmuar gjatë kalvarit fizik

    Nuk ka lojtar me më shumë entuziazëm, më shumë pritshmëri, shpresa dhe ambicie të derdhura mbi të se sa Edon Zhegrova te Juventusi…
    Brenda dhjetë minutash, lojtari i Kosovës pushtoi Juventusin me shpejtësi: kohë e mjaftueshme për të nxjerrë një kundërshtar jashtë loje me pasim, pastaj i dha Vlahovicit një mundesi per asistin vendimtar për Kellyn. Çfarë nate kundër Borussia Dortmundit.
    Dhe veçanërisht për Edonib. Sepse ai as nuk duhej të thirrej, e megjithatë erdhi një surprizë e këndshme, për të cilën ai ishte përgatitur disi.
    Igor Tudor i dha një shans dhe e mori në stol, duke i premtuar se – nëse loja do t’ia lejonte – do të kishte disa minuta.
    Ai nuk mund ta besonte, dhe deri në fund, nuk e besonte. Pastaj shansi, topi që i erdhi përsëri në këmbë, debutimi i tij në stadium, dhe tifozët u dashuruan me të që në prekjen e parë. Praktikisht vendimtar.
    Vështirësia e Edon Zhegrovës dukej si fillimi i diçkaje, por edhe më shumë si fundi i një makthi, gjatë të cilit Edoni kishte frikë se nuk do të ishte në gjendje të kthehej në fushë, ose se do t’i duhej të priste më gjatë se sa pritej.
    E gjitha ndodhi për shkak të një dëmtimi në ijë që ndërpreu sezonin më të rëndësishëm të karrierës së tij, një vit që e filloi me tetë gola në 21 paraqitje. Pothuajse perfekt. Ai nuk kishte shkelur në fushë që nga 14 dhjetori 2024, duke u rikthyer për herë të parë në mars dhe më pas duke qëndruar jashtë fushe, pjesërisht për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale.
    Shkurt, pasi kuptoi se sa i ndërlikuar do të ishte trajtimi konservativ, Zhegrova u detyrua të qendronte në stol për t’u rikthyer më i fortë. Fillimi i tij i ri u shndërrua shpejt në një rilindje. Dhe ishte, mbi të gjitha, një kthim në shtëpi.
    Anësori mbështetej te disa miq të vjetër, italianë të tjerë, me të cilët ndante një plan specifik stërvitjeje për t’u rikthyer në formë për verën.
    Megjithatë, ai ende kishte dëshirë të bënte një hap përpara përtej Lille, dhe kur erdhi mundësia për të nënshkruar për Juventusin, u ndje si një pjesë e përkryer e enigmës, një plan që funksionoi. Me dy trajnerë, Benet Tolaj dhe veçanërisht Ardian Sallahun, Edoni kreu seanca specifike si në palestër – duke u përqendruar kryesisht në ushtrime force – ashtu edhe në fushë, ku me Sallahun ai rafinoi përgatitjen e tij atletike, duke rizbuluar ritmin që kishte habitur shumë në Continassa, kur më pas ai u bë vërtet i njohur për Tudorin dhe stafin e tij.
    Trajneri kishte rënë dakord me kosovarin për një periudhë “ri-atleticizimi” dhe riaktivizimi, të nevojshme deri në një pikë të caktuar: përgjigjet e lojtarit ishin të paparashikueshme, dhe në kuptimin pozitiv të fjalës. Edoni u grumbullua, rigjeti veten fizikisht dhe sidomos ishte vendimtar ne pikepamjen e lojes dhe kontributit. E gjitha ne 10 minuta… Ky eshte vetem fillimi!

  • Ishte vendimtar në suksesin e PSG-së, Luis Enrike largon Donarumën: Dua një tjetër lloj portieri, do të jetë jashtë ekipit

    Ishte vendimtar në suksesin e PSG-së, Luis Enrike largon Donarumën: Dua një tjetër lloj portieri, do të jetë jashtë ekipit

    Xhanluixhi Donaruma nuk do të jetë më pjesë e PSG-së. Vendimi për largimin e tij është marrë nga Luis Enrikja. Pavarësisht faktit se italiani ishte vendimtar në suksesin e PSG-së me pritjet e tij dhe se është favoriti për t’u shpallur portieri më i mirë i vitit, vetë trajneri spanjoll ka deklaruar se po kërkon një tjetër lloj portieri në skuadër.
    “Donaruma është jashtë ekipit, pasi ky është vendimi im. Jam 100% përgjegjës. Dua një tjetër lloj portieri dhe e kam marrë këtë vendim. Xhixhio është një nga portierët më të mirë në botë”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/

  • Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

    Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

    Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më të shëmtuar në historinë e vendit”.
    “Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri. Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, në vullnetin e kreut të organizatës kriminale”, tha Berisha.
    Kreu i PD, Berisha gjatë fjalës së tij denoncoi edhe punësimet në administratë.
    “Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar”, tha Berisha.
    Ai publikoi disa dokumente që sipas tij kanë dalë nga laptopi i zv/kryeministres Belinda Balluku.
    “Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu. Çfarë paraqet? Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet. Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë… Vazhdojmë… Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ. Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike”, tha Berisha

  • Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

    Berisha: Farsa e 11 majit, hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale” duke e konsideruar si “më të shëmtuar në historinë e vendit”.
    “Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri. Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, në vullnetin e kreut të organizatës kriminale”, tha Berisha.
    Kryedemokrati denoncoi edhe punësimet në administratë.
    “Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar”, tha Berisha.
    Ai publikoi disa dokumente që sipas tij kanë dalë nga laptopi i zv/kryeministres Belinda Balluku. Berisha akuzoi se administrata shtetërore në Fier u përdor si polici politike.
    “Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu. Çfarë paraqet? Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet. Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë… Vazhdojmë… Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ. Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike”, tha Berisha.