Tag: vendimi

  • Koopmeiners si mbrojtës i habiti të gjithë, përveç trajnerit të tij te AZ: E ka bërë këtë rol nën drejtimin tim

    Koopmeiners si mbrojtës i habiti të gjithë, përveç trajnerit të tij te AZ: E ka bërë këtë rol nën drejtimin tim

    3 Nëntor 2025

    10:47

    Alfred Lleshi

    Vetëm një ndeshje në stolin e Juventusit mjaftoi për të treguar aftësitë e Luciano Spallettit, trajner që surprizon dhe sheh përtej skemave. Vendimi për ta aktivizuar Teun Koopmeiners si qendërmbrojtës i majtë la shumë të habitur, por jo Pascal Jansen, trajneri i tij tek AZ Alkmaar dhe tani te New York City FC: “Teun ishte një profesionist i madh, i gatshëm për hapin tjetër në karrierë. Ai lëvizte me lehtësi, kuptonte lojën më shumë se pozicionin”.
    Koopmeiners, i formuar si mesfushor, i ri luajti edhe si qendërmbrojtës te AZ. Jansen e përdori në disa ndeshje në një linjë katërshe mbrojtëse. “Teun është shumë fleksibël, kështu që vendimi i Spallettit nuk më habit. Juventusi kishte nevojë për më shumë cilësi, strukturë dhe stabilitet në ndërtimin e lojës nga pas, – shtoi Jansen. – Nëse Spalletti sjell ekuilibër dhe qetësi, Teun mund të arrijë nivelin më të mirë dhe ta ndihmojë skuadrën të rritet”.

  • Rritet çmimi i energjisë për taksitë elektrike, shoqata e taksive kundërshton: Vendim pa konsultim

    Rritet çmimi i energjisë për taksitë elektrike, shoqata e taksive kundërshton: Vendim pa konsultim

    Të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë një taksi elektrike do të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë që përdorin për karikimin e tyre duke filluar nga sot data 1 nëntor.

    Vendimi është marrë nga Enti Rregullator i Energjisë ku u caktua që çmimi i ri që do të paguhet nga 1 nëntori të jetë 22 lekë për kilovat nga 14 lekë që ishte më herët. Ndërsa në orar pik çmimi i shitjes së energjisë elektrike për karikimin e taksive elektrike stacionet e karikimit do të jetë 25.3 lekë.
    Marrja e këtij vendimi e ka bërë Shqipërinë ndër vendet e para në rajon që vendos një tarifë të veçantë për këtë kategori energjie.
    “Duhet të shtohen pikat e karikimit dhe bizneset të investojnë në fotovoltaikë. Çmimi nuk është i papërballueshëm, por familjet duhet të jenë të kujdesshme me karikuesit e instaluar në banesa”, u shpreh Azmer Duleviç, ekspert energjie.
    Në analizën më të fundit FSHU bënë të ditur se kostot e transmetimit, shpërndarjes dhe blerjes së energjisë elektrike janë rritur ndjeshëm si rrjedhojë e konsumit nga pikat/stacionet e karikimit të makinave elektrike me fuqi të instaluar mbi 11kW.  Analizë e cila soli dhe marrjen e këtij vendimi
    Por për shoqatën e taksive, vendimi dëmton operatorët që përdorin mjete elektrike dhe përbëjnë 60% të flotës aktive.
    “Vendimi është marrë pa konsultim. Kemi kërkuar anulimin e tij dhe nëse nuk ndodh, do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore, deri edhe në grevë”, u shpreh Xhevit Bara nga Shoqata Shqiptarë e Taksive.
    Një makinë elektrike me bateri 60 kilovat-orë, që më parë karikohej me rreth 840 lekë, do të kushtojë tashmë 1,320 lekë, ndërsa në orët e pikut deri në 1,518 lekë.
    Aktualisht në vend deri në maj 2025 numri i makinave elektrike të regjistruara arriti  në 8 mijë e 43. Një rritje 26% për 5 muajt e parë vitit.
     
    Top Channel

  • ‘Lider narcist’, Nesho: Vendimi për Veliajn sot, lojë politike e Ramës, jo drejtësi

    ‘Lider narcist’, Nesho: Vendimi për Veliajn sot, lojë politike e Ramës, jo drejtësi

    Diplomati Agim Nesho, foli për zhvillimet që pritet të ndodhin nesër me Erion Veliajn dhe për qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj kësaj çështjeje.
    Nesho u shpreh se vendimi që do të dalë nuk do të jetë produkt i Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij është e kapur dhe në shërbim të pushtetit qendror, por do të varet plotësisht nga llogaritë politike të Edi Ramës. Ai theksoi se “beteja nuk është ligjore, por politike”, pasi Rama po kërkon të ruajë kontrollin e plotë mbi situatën, duke përdorur edhe Veliajn si një figurë tashmë të “hedhur në qoshe”.
    Sipas Neshos, Rama, si një lider narcizist, nuk lë hapësirë për asnjë figurë tjetër, dhe nëse zgjedh të shtyjë zgjedhjet apo të lërë një kryetare të komanduar, kjo do të jetë pjesë e një pazari për mbijetesën e tij politike një lëvizje që, siç theksoi diplomati, do të tregojë nëse kryeministri është gati për zgjedhje të reja apo për një përplasje të re me drejtësinë dhe opozitën.
    Fjala e tij: Vazhdimi i zgjedhjes që do bëjë Rama, nuk është vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe unë e them këtë gjë se kjo gjykatë nuk arriti dot të prodhojë diçka. Nuk arriti dot kur Partia Demokratike i kërkoi që shumë çështje principiale t’i diskutonte duke mos j’a marrë parasysh, kur dha vendimin për çështjen Meloni që ishte jashtë gjitha standarteve dhe jo në zbatim të Kushtetutës, kur nuk mbrojti vetë gjykatën në vetvete me rastin e Sonila Bejtes, duhet të ishin bërë të gjithë bashkë sepse prekej integriteti i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk e arriti dot këtë gjë.
    Prandaj, ajo është një gjykatë që është në funksion të pushtetit qendror. Prandaj kjo është beteja e Ramës. Çfarë do të bëjë Rama? Rama po të ishte një lider me vizion, do ta bënte të paktën si Erdogani ose vendet e tjera që opozitës, në këtë boshllëk të madh të korrupsionit edhe të konsumit të pushtetit të tij, do t’i jepte diçka, Bashkinë e kryeqytetit. Prandaj, vendimi që do të merret është në funksion të zgjidhjes politike që do bëjë Rama. Në qoftë se Rama lë, nuk e bën as për sentiment që t’i japi mundësi Veliajt që të shkojë. Veliajn ai e ka hedhur në tokë, në qoshe dhe nuk merret me të. Rama ka një gjë. Rama është narcizist. Njeri që beson vetëm te vetja e tij dhe të tjerët mund t’i përdori, por nuk i mban më. Prandaj kur ju heq vizën, e ka shumë të vështirë t’i pranojë pa, vetëm me ndonjë kusht të rrallë ose me një shërbim të veçantë që mund t’i bëjnë ata.
    Prandaj kjo është loja e Ramës dhe do të ketë zgjedhje që do të tregojnë a është Rama për zgjedhje të reja edhe në kushtet kur opozita ka luajtur shumë mirë, ka vënë një kandidat të pa, të pavarur, në kushtet që nuk njeh zgjedhjet e 11 majit dhe ka treguar që edhe rezultatet e atyre sondazheve tregojnë që kandidati ka marrë një pjesë të mirë të zonës gri. Domethënë njerëzit kërkojnë ndryshim. Pra, duke përfunduar dua të them, do Rama që t’i shtyjë zgjedhjet? T’i shtyjë zgjedhjet, ta lërë të komanduar ish-ministren e tij, po kjo ka një gjë, që ajo ministër pastaj mund të jetë pre edhe investigimeve të SPAK-ut dhe varet se çfarë raporti dhe sa i rëndësishëm është Rama me… po. E kjo është një nga zgjidhjet që do e shikojmë nesër.

  • ‘Sytë’ nga Kushtetuesja! Erion Veliaj del në publik pas 9 muajve në qeli, a do të hapet rruga për zgjedhjet në Tiranë

    ‘Sytë’ nga Kushtetuesja! Erion Veliaj del në publik pas 9 muajve në qeli, a do të hapet rruga për zgjedhjet në Tiranë

    Erion Veliaj

    TIRANË-Gjykata Kushtetuese mban sot seancën publike për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkarkimin e tij, si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. Ish-kryebashkiaku i Tiranës pas rret 9 muajsh në burg, gjatë ditës së sotme do të lërë për disa orë qelinë, për t’u paraqitur personalisht në Gjykatë. Seanca do të jetë publike dhe Veliaj do të dëgjohet për qëndrimin e tij në lidhje me shkarkimin nga posti.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të japë edhe zgjidhjen për zgjedhjet e Tiranës, të cilat parimisht do të mbaheshin në 9 nëntor. Por çfarë ndodhi?
    Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 25 shtator, me vendim të Këshillit të Ministrave me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi më 10 shkurt. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet. 
    Rreth një javë më vonë, ‘situata’ u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegoi se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.
    Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.
    Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim’ dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

  • Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati tregon tre skenarët: Nesër nuk do të..

    Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati tregon tre skenarët: Nesër nuk do të..

    Avokati Arbër Hoxha renditi tre skenarët që priten në seancën e nesërme të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
    I ftuar në një emision televiziv, avokati tha se skenari i parë është që Veliaj qëndron në detyrë, skenari i dytë ka të bëjë me një pezullim zgjedhjesh pa afat dhe skenari i tretë të rrëzohet kërkesa ankimore e Veliajt dhe Presidenti të shpall datën e zgjedhjeve.
    Hoxha deklaroi se nesër ka shumë mundësi të mos shpallet vendimi, por vetëm do të paraqiten argumentet dhe provat, ndërsa më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Cilat janë skenarët që pritet të ndodhin nesër?
    Hoxha: Ka dy skenarë. Së pari, të kontestohet antikushtetutshmëria e ligjit dhe e nenit 62, pika c. Nesër vetëm do të paraqesin argumentet dhe provat, dhe më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit. Nuk do të shpallet vendimi nesër. Ka një probabilitet shumë të vogël që vendimi të shpallet nesër. Afati maksimal sa do të zgjasë është 30 ditë.
    Vendimi i parë është që Veliaj qëndron në detyrë. Vendimi i dytë pastaj sjell një afat për pezullim të zgjedhjeve. Opsioni i tretë, që ka shumë pak probabilitet të ndodhë, është të rrëzohet kërkesa ankimore e Veliajt dhe presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve.

  • Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati tregon në QUO VADIS tre skenarët

    Seanca për shkarkimin e Veliajt, avokati tregon në QUO VADIS tre skenarët

    Avokati Arbër Hoxha renditi tre skenarët që priten në seancën e nesërme të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
    I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, avokati tha se skenari i parë është që Veliaj qëndron në detyrë, skenari i dytë ka të bëjë me një pezullim zgjedhjesh pa afat dhe skenari i tretë  të rrëzohet kërkesa  ankimore e Veliajt dhe Presidenti të shpall datën e zgjedhjeve.
    Hoxha deklaroi se nesër ka shumë mundësi të mos shpallet vendimi, por vetëm do të paraqiten argumentet dhe provat, ndërsa më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Cilat janë skenarët që pritet të ndodhin nesër?
    Hoxha: Ka dy skenarë. Së pari, të kontestohet antikushtetutshmëria e ligjit dhe e nenit 62, pika c. Nesër vetëm do të paraqesin argumentet dhe provat, dhe më pas gjykata do të tërhiqet në dhomën e këshillimit. Nuk do të shpallet vendimi nesër. Ka një probabilitet shumë të vogël që vendimi të shpallet nesër. Afati maksimal sa do të zgjasë është 30 ditë.
    Vendimi i parë është që Veliaj qëndron në detyrë. Vendimi i dytë pastaj sjell një afat për pezullim të zgjedhjeve. Opsioni i tretë, që ka shumë pak probabilitet të ndodhë, është të rrëzohet kërkesa ankimore e Veliajt dhe presidenti të shpallë datën e zgjedhjeve.
    /vizionplus.tv

  • Erion Veliaj nesër në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

    Erion Veliaj nesër në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

    Erion Veliaj do të shkojë të premten nga paraburgimi në Durrës drejt Gjykatës Kushtetuese për ankimin e tij për shkarkimin nga detyra si kryetar bashkie i kryeqytetit. Në emisionin “Opinion”, avokati Ili Gërdupi shpjegon si funksionojnë afatet ku parashikohen 20 ditë pas përfundimit të shqyrtimit. Më pas vendimi mund të hyjë në fuqi menjëherë ose 30 ditë pas shpalljes dhe botimit në Fletoren Zyrtare. Avokati thotë se teorikisht është e mundur që vendimi të merret që nesër, nëse përmbushet kushti i 5 votave minimalisht. Barazia e votave sjell rrëzim të kërkesës.
    Ili Gërdupi: Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shtyn seancën për një seancë të radhës, do të jetë e detyruar që shpallja e vendimit duhet bërë brenda 20 ditëve nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor pasi edhe Gjykata Kushtetuese zbaton parimet e Kodit për procedurat civile, pasi mbyllet shqyrtimi gjyqësor janë 20 ditë për shpalljen e vendimit. Gjykata Kushtetuese vendos në bazë të vendimit që do të marrë nëse do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të ketë një votim të shkurtuar apo do të jetë standarde që do të hyjë në fuqi vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare si vendim i arsyetuar që hyn në fuqi 30 ditë nga data e shpalljes.

    Blendi Fevziu: Nëse ka vullnet, Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendim që nesër?

    Ili Gërdupi: Teorikisht është e mundur si opsion.

    Blendi Fevziu: Po praktikisht ka ndodhur?
    Ili Gërdupi: Janë raste të rralla. Janë nëntë anëtarë të gjykatës kushtetuese, ne kemi një mungesë dhe duhet rakorduar vendimi mes gjithë anëtarëve. Nëse ka debate, do të duhet më shumë kohë për të arritur në një vendimmarrje e cila të jetë e zbatueshme.
    Blendi Fevziu: Vendimi është i detyruar të merret me 5 vota, apo jo?
    Ili Gërdupi: Po, duhet të jenë të paktën 5 vota ose në rast se do të kishim një ndarje 4 me ,4 kërkesa rrëzohet.

  • Erion Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

    Erion Veliaj të premten në Kushtetuese, avokati shpjegon kur pritet shpallja e vendimit

    Ditën e premte, më 31 tetor, Erion Veliaj do të gjendet nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë për ankimin e tij për shkarkimin nga detyra si kryetar bashkie i kryeqytetit.
    Gjatë seancës, Gjykata Kushtetuese do të dëgjojë palët dhe do të marrë vendimin në bazë të afateve ligjore. Avokati Ili Gërdupi shpjegon në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan si funksionojnë afatet ku parashikohen 20 ditë pas përfundimit të shqyrtimit. Më pas vendimi mund të hyjë në fuqi menjëherë ose 30 ditë pas shpalljes dhe botimit në Fletoren Zyrtare.
    Ili Gërdupi: Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk e shtyn seancën për një seancë të radhës, do të jetë e detyruar që shpallja e vendimit duhet bërë brenda 20 ditëve nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor pasi edhe Gjykata Kushtetuese zbaton parimet e Kodit për procedurat civile, pasi mbyllet shqyrtimi gjyqësor janë 20 ditë për shpalljen e vendimit. Gjykata Kushtetuese vendos në bazë të vendimit që do të marrë nëse do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të ketë një votim të shkurtuar apo do të jetë standarde që do të hyjë në fuqi vetëm pas botimit në Fletoren Zyrtare si vendim i arsyetuar që hyn në fuqi 30 ditë nga data e shpalljes.
    Avokati thotë se teorikisht është e mundur që vendimi të merret që nesër, nëse përmbushet kushti i 5 votave minimalisht. Barazia e votave sjell rrëzim të kërkesës.
    Blendi Fevziu: Nëse ka vullnet, Gjykata Kushtetuese mund të marrë vendim që nesër?
    Ili Gërdupi: Teorikisht është e mundur si opsion.
    Blendi Fevziu: Po praktikisht ka ndodhur?
    Ili Gërdupi: Janë raste të rralla. Janë nëntë anëtarë të gjykatës kushtetuese, ne kemi një mungesë dhe duhet rakorduar vendimi mes gjithë anëtarëve. Nëse ka debate, do të duhet më shumë kohë për të arritur në një vendimmarrje e cila të jetë e zbatueshme.
    Blendi Fevziu: Vendimi është i detyruar të merret me 5 vota, apo jo?
    Ili Gërdupi: Po, duhet të jenë të paktën 5 vota ose në rast se do të kishim një ndarje 4 me ,4 kërkesa rrëzohet.

  • Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet

    Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet

    Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për çështjen e Kastriot Ismailajt.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Strasburgu ka vlerësuar mënyrën se si drejtësia shqiptare ka gjykuar mbi pasuritë e tij, dhe ka kërkuar që ish-bisnesmeni të dëmshpërblehet.
    Vendimi është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
    Ndërkohë, një tjetër çështje e tij, ajo që lidhet me kërkesën për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg,  është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese para dy javësh dhe ende nuk është depozituar në Strasburg.

    Top Channel

  • Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet!

    Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet!