Vendimin e Gjykatës Kushtuese e cila rrëzoi dje vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, juristi Rezart Kthupi, e ka cilësuar si vendimin më të mirë.
I ftuar në një emision televiziv, ai tha se duhet që të pritet që të zbardhet vendimi i plotë i GJK për të parë arsyetimin lidhur me këtë vendim.
‘Ishte vendimi më i mirë i mundshëm e asaj që gjykata shqyrtojë. Nëse unë do të kisha qenë pjesë e trupës gjykuese do të kisha marrë të njëjtin vendim. Por kur të zbardhet vendimi i plotë i gjykatës, ne do të shohim se kush është arsyetimi i gjykatës. Pra kur të zbardhet vendimi do të tregojë se kush janë arsyet që një pjesë e trupës së gjykatës të votojë pro dhe pjesa tjetër të votojë kundër.
Rama nëse kishte hallin e Tiranës duhet ta kishte bërë kërkesën për shkarkimin ditën që u mbushën 3 muaj që ai nuk ishte paraqitur në detyrë. Kishte edhe një kërkesë nga grupi i PD për shkarkimin e Veliajt. Edhe pse vendimet janë politike nuk e përjashton as kryeministrin dhe as Këshillin Bashkiak të Tiranës që të respektojë ato që janë procedurat ligjore. GJK e bëri atë që duhet që të bënte, po Rama tani thotë meqënëse e latë në detyrë, atherë zgjidheni ju hallin e qytetarëve të Tiranës’, tha ai.
Kthupi tha se Veliaj mund të paraqes një kërkesë në Kushtetuese dhe kjo e fundit të shqyrtojë masën e sigurisë arrest me burg. Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ishte një vendim politik.
‘Veliaj mund të paraqes një kërkesë në GJK dhe ajo mund ta shqyrtojë atë. Pra jemi në kushtet ku mund të kërkojë në GJK nëse kjo masë që është vendosur ndaj tij është Kushtetuese. Po Rama duhet që të priste sa të dilte vendimi i zbardhur dhe të nis një procedurë të re.
Nëse Veliaj do të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë që ai u përballë me drejtësinë nuk do të kishim këtë diskutim që ne bëjmë sot. Në rastin konkret kur është bërë shkarkimi në tetor ishte për arsye politike të Ramës se po të ishte për interes të qytetarëve e kishte bërë shkarkimin në maj 3 muaj pas arrestimit’, tha ai.
Tag: vendimi
-

“Rama nëse kishte hallin e Tiranës duhet të kishte…”/ Veliaj mbeti kryebashkiak, juristi: Ishte vendimi më i mirë
-

Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?
Loja e Ramës me Kushtetuesen, a po përgatit lirimin e Veliajt?
Edi Rama thotë se Gjykata Kushtetuese, pasi vendosi të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të vendosë edhe lirimin e tij kur të shqyrtojë këtë çështje.
Në një reagim në X, një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Rama thotë me krenari se u vërtetua se ai nuk ka kapur të gjitha pushtetet, siç e akuzon opozita.
Por sa e vërtetë është kjo?! Duket se gjyqtarët kushtetues, nuk bënë asgjë tjetër, veçse pranuan “shkeljen e syrit” nga Rama, i cili nuk kishte ndërmend të bënte zgjedhje në Tiranë. Ata vendosën të mbanin në detyrë Veliajn, që, në fund të fundit, do të thotë që kryebashkiak “de facto” do të jetë Edi Rama.
Kujtojmë se vendimi i trupës kushtetuese, i marrë më 3 nëntor 2025, ishte paralajmëruar më herët nga “Boldnews.al”.
Reagimi i Ramës:
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo?
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo?
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.
Kush fiton nga vendimi i Kushtetueses?
Edi Rama, megjithëse duket paradoksale, është i fituari kryesor nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Erion Veliajt. Megjithëse, ishte vetë iniciatori i shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Rama u duk fare i painteresuar që të vijonte fushatën elektorale për Bashkinë e kryeqytetit.
Kandidatja e tij për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk po shkrepte fare gjatë “fushatës”, ndërkohë që kuotat e Florian Binaj, kandidatit të pavarur dhe të mbështetur nga opozita, po arrinin nivele të larta.
Me “mbajtjen në detyrë” të Veliajt, Rama nuk ka asnjë kokëçarje për të mbajtur Bashkinë e Tiranës me të emëruarit e tij, deri në vitin 2027, kur i përfundon mandati kryebashkiakut të arrestuar.
Erion Veliaj duket se është gjithashtu i fituari i këtij vendimi gjyqësor. Ai arriti të mbajë mandatin e kryebashkiakut, megjithëse besohet se nuk ka asnjë shans për ta ushtruar, përsa kohë mban mbi shpatulla akuzat e korrupsionit për një numër të konsiderueshëm episodesh.
Ndërkohë, vendimi i Kushtetuese në favor të tij, i heq të drejtën Veliajt që t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, ku shpresonte që të merrte një “fitore ndërkombëtare”, për hallin e tij me burgun./Boldnews.al -

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, reagon Rama: Tani duhet të vendosë edhe për lirimin e tij
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pasi Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, duke rrëzuar vendimin e qeverisë që e shkarkoi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky vendim i gjykatës, tregon së pari se ai nuk i ka kapur të tëra pushtetet.
Reagimi i Ramës:
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë. -

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Rama ‘thyen heshtjen’: Kryebashkiaku të vijojë gjyqin në gjendje të lirë!
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliaj. Përmes një postimi në paltformën X, Rama thekson se kushdo që ka në dorë të ndihmojë zgjidhjen e ngërçit, referuar zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duhet të ketë parasysh se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim. Kreu i qeverisë ironizoi vendimin, duke nënkuptuar se Tirana nuk mund të udhëhiqet nga një kryebashkiak i arrestuar, dhe për këtë kërkon tërthorazi që Veliaj duhet të vijojë gjyqin në gjendje të lirë.
Reagimi i Edi Ramës:
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.Gjykata Kushtetuese e shpalli më datë 3 nëntor vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Po ashtu, Kushtetuesja ka shfuqizuar edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, më datë 9 nëntor. Vendimi i Kushtetueses në favor të Veliajt vjen pas përballjes mbi 7 orë seancën publike të 31 tetorit, ku ishte i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i cili u përball me kryeministrinë dhe presidencën, njëra që firmosi shkarkimin e tij, e tjetra që dekretoi zgjedhje në kryeqytet./ZËRI
-

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet, kryebashkiaku të vijojë gjyqin në gjendje të lirë
Reagimi i Edi Ramës:
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.Top Channel
-

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 3 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit ndaj vendimit të Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra më 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela për probleme në kriterin e pasurisë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut për shkak të përfitimit të të ardhurave nga fondet publike nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortit. Ajo u vlerësua me nivel kualifikues për profesionalizmin dhe se ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës.
Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punoi për dy dekada pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Vendimet e gjyqtares Herila Çela u bënë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për procedimin disiplinor të saj dhe në vitin 2014 i’u vendos masa “vërejtje me paralajmërim”, por kjo masë u rrëzua nga Gjykata Administrative e Apelit. -

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, reagon Rama
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatë Kushtuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliaj. Përmes një postimi në paltformën X, Rama thekson se kushdo që ka në dorë të ndihmojë zgjidhjen e ngërçit, referuar zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duhet të ketë parasysh se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim.
Reagimi i Edi Ramës:
Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqytetu nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: 1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo????????♂️2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se…
— Edi Rama (@ediramaal) November 4, 2025 -

Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Ja që unë s’i paskam kapur të tëra pushtetet! Tani pres që të kthehet në detyrë
Kryeministri Edi Rama thotë se Gjykata Kushtetuese, pasi vendosi të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duhet të vendosë edhe lirimin e tij kur të shqyrtojë këtë çështje.
Në një postim në rrjetin social X, një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Rama thotë se u vërtetua se ai nuk ka kapur të gjitha pushtetet, siç e akuzon opozita.
“Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:
1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo?
2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo?
3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo?
Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”, shkruan Rama. -

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës
Eurodeputeti Fredi Beleri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila një ditë më parë ktheu në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Beleri, tha se vendimi i Kushtetueses ka ekspozuar paligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga Këshilli Bashkiak, qeveria dhe Presidenca.
Sipas tij fati i kryebashkiakut varet nga vullneti politik i kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se nëse është vendosur largimi i tij, proceset gjyqësore dhe apelet do të përshpejtohen për të arritur një vendim të formës së prerë kundër tij.
“Pas vendimit të Kushtetueses, unë besoj se zoti Veliaj duhet të kthehet në detyrë me kompetenca të plota. Që t’i ushtrojë këto kompetenca duhet të jetë në zyrën e bashkisë. Ai nuk ka frikë se do të iki, qoftë se dhe për dy-tre muaj se do të dënohet.
Në qoftë se Rama ka vendosur që zoti Veliaj duhet të iki nga bashkia e Tiranës, do iki. Tani do shikoni që do përshpejtojnë të gjitha apelet, vendimet dhe do kemi një vendim të formës së prerë që do të ketë që gjykata do ketë vendosur afër mendsh se zoti Veliaj nuk mund të ushtrojë detyrën. Po sigurisht që pas këtij vendimi duhet të vejë në zyrë”,- është shprehur Beleri.