“Personi nën hetim, Erjon Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve”.
Ky është një nga argumentet e gjyqtarit të posaçëm të apelit, z. Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për kryebashkiakun Erjon Veliaj, i dyshuar për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Vendimi iu është shpërndarë avokatëve të kryebashkiakut gjatë kësaj të marte, dhe aty, sikurse arsyetohet në shkresat që TCH disponon ekskluzivisht, gjykata i referohet edhe sjelljes së funksionarit gjatë kohës që ishte i arrestuar, ku dhe ka kryer telefonata nga numri i brendshëm i burgut.
Dhe që, sipas këqyrjeve të mëpasshme të SPAK, konsiderohet si rrezik i helmimit të provave. Megjithatë, shtohet më tej, gjykata vëren se ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera të të njëjtit lloj me ato për të cilat po ai procedohet.
Rrezik tjetër llogaritet ai i kërcënimit të grupit të hetimit. Për rrezikun e ndikimit të tek drejtësia kur i hetuari është funksionar i lartë, gjykata e apelit i referohet një vendimi të gjykatës evropiane në rastin Podeski kundër San Marinos dhe që sillet precedent i lidhjeve të forta të mbështetësve.
Pra, pozita e të hetuarit, thotë apeli në Shqipëri, çmohet “sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.
Lidhur me dyshimet e arratisjes të të dyshuarit, gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi shprehet se mundësitë financiare të të hetuarit vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta, konfirmuar edhe nga sistemi TIMS, dhe për shkak të veprave për të cilat ai po hetohet, gjykata del në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.
Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti që personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai i një fëmije të mitur, shton më tej gjyqtari. Gjyqtari tregon edhe një rrezik tjetër, atë të rrezikut për të kryer recidivizëm.
Menjëherë pas zbardhjes së vendimit, avokatët do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë.
Top Channel
Tag: vendimi
-

Pse u mbajt në burg Veliaj? Zbardhet vendimi i gjykatës dhe arsyetimi për t’i mohuar lirinë
-

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 26 vite burg për 8 të pandehurit, vendimi jepet më 16 prill!
Foto ilustruese
TIRANË- Vendimi për inceneratorin e Tiranës do të merret më 16 prill, në orën 13.00. Edhe në seancën e sotme, në mbrojtjen e të pandehurit Namik Simixhi, një nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kërkoi pafajsinë. Për të, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 4 vite burg.
Avokati i tij, Emir Beta, tha se 68-vjeçari po mbahet në burg prej 2 vitesh tashmë, edhe pse vuan nga disa sëmundje duke përmendur probleme me veshkat por edhe sëmundje të tjera kronike.
“Po ju dorëzoj letrën e të pandehurit prej meje, që kërkon të shpallet i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës. E çuditshme si prokurori kërkon denim njësoj si për ministrin, ashtu dhe për specialistin fundor,”- tha avokati. Megjithatë vendimi do të jepet javën që vjen për të gjithë të pandehurit. Për 8 të akuzuarit, SPAK kërkoi në total dënimin me 26 vite burg. -

Gjykata e Lartë e SHBA lejon administratën Trump të ndërpresë grantet e trajnimit të mësuesve si pjesë e politikës anti-DEI
Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të premten se administrata Trump lejohet të përfundojë miliona dollarë grante për mësuesit, sipas politikës së presidentit kundër Barazisë dhe Përfshirjes së Diversitetit (DEI), referuar raporteve.
Vendimi 5-4 nga gjykata më e lartë e vendit bllokon një vendim të mëparshëm nga një gjykatës me bazë në Masaçusets, i cili mendoi se administrata Trump nuk kishte ndjekur procesin e duhur ligjor në përfundimin e granteve.
Rreth 65 milionë dollarë pagesa granti janë të papaguara.
Pesë nga gjashtë gjyqtarët konservatorë të gjykatës ishin në shumicë, me kryegjyqtarin republikan John Roberts, që iu bashkua tre gjyqtarëve liberalë në kundërshtim.
Vendimi i panënshkruar thoshte se gjyqtari i gjykatës së rrethit nuk kishte autoritetin të urdhëronte që fondet të paguheshin sipas një ligji federal, të njohur si Akti i Procedurës Administrative.
Vendimi thoshte se administrata “argumenton me forcë”, se subjektet që marrin fondet nuk do të pësojnë dëm të pariparueshëm si rezultat i mbajtjes së fondeve.
Gjykatësja Liberale Elena Kagan, në mendimin e saj kundërshtues, e kundërshtoi këtë përfundim, duke thënë se marrësit e granteve kishin thënë se do të detyroheshin të anulonin disa nga programet e tyre.
“Askund në dokumentet e saj qeveria nuk mbron ligjshmërinë e anulimit të granteve të arsimit në fjalë këtu,” tha Kagan.
Gjykata e Lartë tha se pezullimi do të mbetet në vend derisa procedurat ligjore të ecin përpara./ AA.
-

Qeveria fonde shtesë për partitë politike dhe samitin e 16 majit! Ja 12 vendimet që u morën sot në Këshillin e Ministrave
Në vendimet e Këshillit të Ministrave është miratuar shtimi i fondit për mbështetjen e partive politike. Sipas vendimit, fondi do të shtohet me 150 milionë lekë.
Në vendim citohet se efekti financiar i parashikuar do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë, Qeveria ka vendosur fond shtesë për organizimin e samitit më 16 maj në Tiranë, ku do të zhvillohet takimi i Komunitetit Politik.
VENDIMET:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 114, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.440, datë 19.7.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:a) Në pikën 3, fjalët “… brenda muajit janar …” zëvendësohen me “… përpara fillimit të vitit akademik …”.b) Shkronjat “c” dhe “ç”, të pikës 3, ndryshohen, si më poshtë vijon:“c) financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit. Financimi i këstit të parë për çdo vit akademik duhet të realizohet pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti kredimarrës ka frekuentuar procesin mësimor. Financimi i kësteve pasardhëse realizohet pas konfirmimit nga institucioni i arsimit të lartë, që studenti kredimarrës ka shlyer tarifën vjetore të shkollimit të atij viti akademik dhe ka frekuentuar procesin mësimor;
ç) shlyerja e detyrimeve financiare nga studenti kredimarrës fillon jo më herët se kohëzgjatja normale e programit të studimit, për të cilin studenti ka nënshkruar kontratën e kredisë, por me kërkesë të studentit kredimarrës, shlyerja e detyrimeve financiare mund të realizohet dhe para përfundimit të kohëzgjatjes normale të studimeve.”.
c) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:“6. Studenti, i cili është subjekt i përfitimeve prej akteve të tjera ligjore apo nënligjore që mbështesin studentin me bursa, mbështetje financiare apo përjashtim nga tarifat vjetore të shkollimit, dhe studenti, që ndjek një program të dytë studimi, nuk ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore.
Studenti ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga fillimi i vitit akademik, duke bashkëlidhur dokumentacionin që vërteton regjistrimin si student në institucionin përkatës të arsimit të lartë.”.
ç) Paragrafi i parë i pikës 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë shqyrton kërkesat e studentëve për kredi studentore, sipas afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues në bazë të kritereve, si më poshtë vijon: …”.
d) Në pikën 8, fjalët “… brenda afatit të përcaktuar në pikën e mësipërme …” zëvendësohen me “… sipas afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues …”.dh) Në pikën 9, fjalët “… brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve …” zëvendësohen me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve …”.e) Në pikën 11, fjalët “… brenda muajit maj …” zëvendësohen me “… sipas afatit të përcaktuar me vendim të Bordit Drejtues …”.ë) Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“13. Mbulimi i shpenzimeve të interesave të kredive studentore realizohet nga fonde buxhetore grant të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, për të financuar normën e interesit të kredive studentore në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet bankës/bankave të nivelit të dytë dhe AKFAL-it, me vendim të Bordit Drejtues, miraton shumën e fondeve grant që akordohen nga ministria përgjegjëse për arsimin.
Shuma e fondeve vjetore për mbulimin e shpenzimeve të interesave të kredive studentore përllogaritet deri në masën 0.5% (zero pikë pesë) të shumës vjetore të grantit të mësimdhënies.”.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.135, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave të kërkesës, të rregullave të kryerjes së verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme për fitimin e shtetësisë shqiptare kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës dhe sportit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:Në kreun II bëhen ndryshimet e mëposhtme:a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Ka mbushur moshën 18 vjeç dhe ka zotësi për të vepruar ose në rast se nuk ka mbushur këtë moshë, shtetësia shqiptare mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve ose kujdestarit ligjor, si dhe të fëmijës që ka moshën 14-18 vjeç.”.
b) Pika 2 shfuqizohet.Në kreun IV bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:a) Shkronja “a”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:“a) kërkesë individuale për fitimin e shtetësisë shqiptare drejtuar AHPVSH-së, sipas formatit të përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, sipas rasteve të mëposhtme:
Kur kërkuesi është mbi 18 vjeç, kërkesa nënshkruhet personalisht nga kërkuesi.Kur kërkuesi është 14-18 vjeç, kërkesa bëhet nga kërkuesi dhe krahas saj depozitohet deklaratё noteriale ose dokumenti i barasvlefshёm ku shprehet pëlqimi i të dy prindërve ose kujdestarit ligjor.iii. Kur kërkuesi është nën 14 vjeç, kërkesa nënshkruhet nga të dy prindërit ose kujdestari ligjor.”.
b) Në shkronjën “f”, të pikës 1, pas fjalëve “… nga personalitete të fushës …” shtohen “… ose rekomandim nga titullari i institucionit arsimor apo shkencor …”.c) Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:“5. Ministria përgjegjëse për vlerësimin e kontributit të shtetasit të huaj miraton rregulla të hollësishme lidhur me përcaktimin e kritereve spcifike shtesë dhe procedurave të brendshme të trajtimit të kërkesave, që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar për shtetin shqiptar, për të cilin mund të fitohet shtetësia shqiptare.”.
Në shkronjën “c”, të pikës 3, të kreut V, togfjalëshi “… 7 (shtatë) ditëve …” zëvendësohet me “… 10 (dhjetë) ditëve …”.Në aneksin 1, në ndarjen “Informacion i përgjithshëm”, në nënndarjen që parashikon se kur pranohet formulari, pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Është plotësuar nga vetë kërkuesi kur ai është mbi 14 vjeç ose nga prindërit ose kujdestari ligjor për kërkuesin, kur ai është nën këtë moshë.”.
Ngarkohen ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, ministri përgjegjës për arsimin dhe sportin, ministri përgjegjës për kulturën dhe Agjencia për Hartimin e Programeve të Veçanta të Shtetësisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të Traktatit të Riadit për Disenjot, bërë në Riad më 22.11.2024, dhe të rregulloreve të këtij traktati, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 12, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.298, datë 20.4.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:Në kreun I bëhen shtesat e mëposhtme:a) Pas pikës 8.5 shtohen pikat 8.5/1 dhe 8.5/2, me këtë përmbajtje:“8.5/1. “Harton, në bashkëpunim me institucionet qendrore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe grupet e interesit në fushën e turizmit, kalendarin turistik të aktiviteteve zbavitëse, duke i orientuar ato për shtrirjet gjeografike si dhe për tematikën e eventeve të preferuara për turistët në këto zona dhe duke koordinuar njëkohësisht edhe realizimin e këtij kalendari.
8.5/2. Orienton, koordinon dhe promovon kalendarin turistik si dhe monitoron ndjekshmërinë nga publiku të aktiviteteve të këtij kalendari.”.
b) Pas pikës 8.6 shtohen pikat 8.6/1 dhe 8.6/2, me këtë përmbajtje:“8.6/1. Financon nga fondi buxhetor i miratuar për çdo vit realizimin e projekteve të cilat kanë karakter krijues e me objekt të veprimtarisë së tyre turizmin si dhe ngjarje që janë të përfshira në kalendarin turistik, pas miratimit të ministrit.
8.6/2. Monitoron zbatimin dhe realizimin e projekteve me karakter krijues të cilat kanë për qëllim promovimin e turizmit, si dhe të ngjarjeve që janë të përfshira në kalendarin turistik, të financuara nga fondi buxhetor i miratuar.”.
c) Pas pikës 8.12 shtohet pika 8.12/1, me këtë përmbajtje:“8.12/1. Krijon të ardhura dytësore nga pagesat e subjekteve të cilave u ofrohet shërbimi i promovimit të aktiviteteve të tyre në hapësirat e menaxhuara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.”.
Në pikën 2, të kreut IV, emërtesa “Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes” zëvendësohet me “Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në buxhetin e miratuar për vitin 2025, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që do të organizohet në Tiranë, në datën 16 maj 2025, bëhet shtesë fondi, si më poshtë vijon:a) Ministrisë së Brendshme, fondi prej 92 828 000 (nëntëdhjetë e dy milionë e tetëqind e njëzet e tetë mijë) lekësh, i ndarë:Për programin “Policia e Shtetit”, në zërin “Shpenzime korrente”, fondi prej 44 168 000 (dyzet e katër milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekësh;Për programin “Garda e Republikës”, në zërin “Shpenzime kapitale”, fondi prej 48 660 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekësh.b) Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, fondi prej 360 045 000 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e dyzet e pesë mijë) lekësh.Efekti financiar, prej 452 873 000 (katërqind e pesëdhjetë e dy milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2025.Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Miratimin, në parim, të Deklaratës së Nderit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, dhe 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të pronës me emërtimin “Spitali Psikiatrik Elbasan”, sipas formularit, 2 (dy) fletë, dhe planrilevimit, 1 (një) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.Prona e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi i shtohet listës së inventarit të pronave, bashkëlidhur vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar.Paragrafi i dytë, i pikës 1, të vendimit nr.717, datë 1.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Lista përbëhet, gjithsej, nga 22 (njëzet e dy) fletë formulari, 22 (njëzet e dy) planrilevime, 2 (dy) planimetri dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.”.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar, bërë në Nju Jork, më 19 qershor 2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. -

Kriza politike në vend! Gjykata e Koresë së Jugut i “tregon derën” presidentit Yoon Suk Yeol, e shkarkon nga detyra
Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut ka shpallur vendimin për të shkarkuar presidentin Yoon Suk Yeol, pas një periudhe të gjatë pasigurie dhe grindjeve ligjore.
Vendimi ka shënuar fundin e presidencës së Yoon, e cila kishte filluar me një shpallje të papritur të ligjit ushtarak në dhjetor, e cila kishte nxitur trazira dhe tensione të mëdha politike.
Shkarkimi i tij është bërë i mundur pas një votimi të parlamentit në dhjetor, dhe vendimi i gjykatës hyn në fuqi menjëherë, duke detyruar Yoon të largohet nga rezidencën presidenciale dhe të njoftohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 60 ditëve.
Disa gjyqtarë e vlerësuan aktin e Yoon për shpalljen e ligjit ushtarak si një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të ligjvënësve, duke e quajtur një “tradhti të besimit të popullit”. Dekreti i ligjit ushtarak, i shpallur në një moment pa një krizë të rëndësishme kombëtare, e solli vendin në një krizë politike të thellë, duke rikthyer kujtime të dhimbshme të periudhës autoritare para se Korea e Jugut të bëhej një demokraci në lulëzim.
Vendimi i gjykatës ka shkaktuar reagime të forta, me mbështetësit e Yoon që kanë protestuar në rrugë për ta kundërshtuar atë, ndërsa ata që e kundërshtojnë, shpërthyen në festë për të shënuar fitoren. Çështja e shkarkimit të tij ka qenë thelbësore për politikën e brendshme të vendit dhe ka ngritur shqetësime për të ardhmen e stabilitetit politik dhe ekonomik të Koresë së Jugut, një aleat kyç i SHBA-së.
Yoon, i cili ishte një ish-prokuror dhe kishte një karrierë të suksesshme para se të bëhej president, tani është presidenti i dytë i shkarkuar në historinë e demokracisë së vendit. Ai ka pasur një periudhë të vështirë përballë opozitës dhe trazirave të brendshme, dhe vendimi i gjykatës shënon një fund të pabesueshëm për një figurë që dikur shiheshin si një aleat i fortë për SHBA-në.
Me një krizë politike që vazhdon, Koreja e Jugut tani është në prag të zgjedhjeve të reja, me shpresën se një udhëheqës i ri mund të rikthejë stabilitetin dhe të sigurojë një rrugë të qartë përpara në skenën ndërkombëtare.Top Channel
-

Shtrenjtimi i energjisë elektrike kontribuues në falimentim të bizneseve
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15% të tjera. ZRrE tha se aktualisht janë duke shqyrtuar rreth 400 komente nga konsumatorët e energjisë elektrike dhe një numër komentesh nga institucionet përfshirë zyrën e presidencës së Kosovës. Ndërsa, kryetari i bordit të ZrRE-së, Ymer Fejzullahu ka bërë të ditur se vendimi për shtrenjtim ose jo të energjisë do të merret nga mesi i muajit Prill.
“Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktive nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu.
Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe për 15% të tjera kanë shkaktuar pakënaqësi ndër qytetarë. Kanë reaguar edhe bizneset në Kosovë të cilat pashmangshëm do të detyrohen që të rrisin çmimet e produkteve. Afaristi Burim Piraj druan se çdo rritje tjetër e çmimeve qoftë të produkteve ushqimore, qoftë të faturave do të ndikoj në shtim të migrimit.
“Institucionet dhe qeveria janë ata që kanë kontribuar më së shumti në migrimin e qytetarëve. Në vend se të ndihmojnë bizneset ata ndihmuan në blerjen e klimave në shtim të konsumit dhe tash e rrisin energjinë elektrike do t’i lanë bizneset pa punëtor sepse të gjithë do ikin nga Kosova se asnjë pagë nuk do të jetë e përballueshme për qytetarët”, tha për rtv21 Pirsaj.
Njohës të fushës së energjetikës, vlerësojnë se paralajmërimet për ngritje të çmimit të energjisë me një tarifë fikse prej 15%, ngjallë dyshime. Eksperti i energjisë Hamdi Malushaj, ka kritikuar qeverinë dhe ZrrE-në për mos transparencë në raport me qytetarët.
“Nuk është e qartë cili është raporti ZRrE dhe KEDS cili është projekti I qeverisë, a është injorancë e qeverisë apo janë bashkëpunëtor. Sepse ky vendim është fatal. Nuk ka transparencë sa janë kostot ZRrE si institucion nuk është i pasuruar mjaftueshëm për t’I përballuar sfidat e kohës si u kërkua rritja bash 15%? Pse jo 15.8% energjia nuk është fikse ajo luan në çmim si doli që 15% është mjaftueshëm pse jo më shumë pse jo 13.8%, pse unë dyshoj se ka diçka prapa kësaj”, tha Hamdi Malushaj.
Në anën tjetër, për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike më 5 prill do të mbahet një protestë gjithë popullore. Organizatorët e kësaj proteste, grupi “asnjë cent ma shumë”, thanë se janë në përfundim të përgatitjeve dhe se presin përkrahje të madhe nga qytetarët.
“ Ne nuk do të ndalemi vetëm me këtë protestë, por më 5 prill presim pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha Hasanaj.
Aktualisht konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë Brenda një muaji, paguajnë 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15% të tjera qytetarët do të paguajnë 8.96 centë për kilovat.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Opsionet e Marine Le Pen pas dënimit, 4 SKENARËT e mundshëm
Marine Le Pen
FRANCË- Lëvizjet e Marine Le Pen nga një këndvështrim ligjor nuk janë të shumta. Asaj i duhet që të përballet me dënimin që i caktoi Gjykata franceze, edhe pse ka premtuar se vendimi do të apelohet. Këto janë procese që mund të zgjasin disa muaj apo dhe disa vite. Siç ka deklaruar Marine Le Pen, përmes avokatit të saj Rodolfo Basseloux, kjo çështje do të apelohet ndaj edhe drejtuesja e “National Rally” nuk do të vuajë menjëherë dënimin e caktuar për të qëndruar 2 vite me byzylyk elektronik në këmbë.
Praktikisht do të thotë se deri në një vendim të prerë, Le Pen konsiderohet e pafajshme. Gjykatat tani duhet të presin konfirmimin e dënimit nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Kasacionit, përpara se të mund të zbatojnë dënimin me burg dhe gjobë.
Por, ndalimi 5-vjeçar për të mbajur poste publike ende mbetet në fuqi. Praktikisht, kjo do të thotë se Le Pen nuk ka gjasa të jetë në gjendje të kandidojë për zgjedhje në pesë vitet e ardhshme. Por mund të vazhdojë dhe të mbajë postin e saj di deputete.
Katër skenarë për të ardhmen
1. Apeli i Marine Le Pen nuk përfundon para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027 ose dëgjohet dhe refuzohet
Në këtë rast, Jordan Bardella konsiderohet pasardhësi i saj. Thashethemet se mbesa e saj Marion Marechal po e kërcënon, konsiderohen si të pavërteta.
2. Ankesa e Marine Le Pen dëgjohet në kohën e duhur dhe vendimi i shkallës së parë anulohet para zgjedhjeve të 2027
Nuk ka shumë gjasa, duke pasur parasysh kohën që duhet zakonisht për të siguruar një gjyq apeli në Francë – por asgjë nuk mund të përjashtohet.
3. Jordan Bardella zgjidhet president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe emëron Marine Le Pen si kryeministren e tij
Le Pen e dëshiron diçka të tillë dhe asgjë nuk do ta pengonte atë të merrte postin e kryeministres, duke përmbysur rolet e dyshes që ajo ka propozuar për 18 muajt e fundit.
4. Jordan Bardella zgjidhet president në zgjedhjet presidenciale të 2027, fal Le Pen dhe jep dorëheqjen në mënyrë që ajo të mund të kandidojë
Por falja presidenciale mund të jepet vetëm kur një çështje të jetë vendosur përfundimisht. Edhe në këtë rast duhet vendimi i Apelit.
Që Le Pen të mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në vitin 2027, është e nevojshme që gjykimi në Gjykatën e Apelit të bëhet para raundit të parë të zgjedhjeve dhe deri atëherë të merret vendimi. Duke qenë se bëhet fjalë për një çështje të madhe me shumë të pandehur, shqyrtimi i çështjes nga Gjykata e Apelit do të zgjaste të paktën 18 muaj dhe do të rezultonte në një gjykim që do të zgjaste disa javë. Ndaj edhe duke folur për mediat franceze, disa avokatë dhe gjyqtarë e konsiderojnë si “të pamundur” që Marine Le Pen të jetë në gjendje të kandidojë në vitin 2027./ZËRI -

Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut shton dëshirën e shqiptarëve për përdorimin e tij, trefishohet numri i përdoruesve
Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka shtuar dëshirën e shqiptarëve të harxhojnë më tepër kohë në këtë platformë.
Brenda pesë ditëve, numri i përdoruesve në TikTok është trefishuar. Sipas ekspertëve të IT, tashmë dëshira për të pasur këtë rrjet social ka përfshirë edhe ata që nuk e kishin më parë një të tillë, dhe kjo bëhet duke shkarkuar aplikacionin falas VPN.
Eksperti i IT, Tomi Kallaxha thotë: “Duke qenë se është folur kaq shumë për këto VPN dhe njerëzit i ka kapur dëshira për të aksesuar TikTok-un, që është bllokuar nga kompanitë telefonike, dhe në top dhjetë aplikacionet më të shkarkuara, gjashtë prej tyre janë VPN. Ndërsa në vendin e dhjetë është TikTok-u. Përderisa është në listën e top njëzetëshes, numri i përdoruesve vetëm në muajin mars është rritur me 60-80 mijë.”
Por telefoni nuk përdoret vetëm për qëndruar në TikTok. Shqiptarët kanë shfaqur interes edhe për edukimin, sportin, bastet e palejuara dhe filmat serialë.
“Një fjalë kyçe shumë specifike që është tepër interesante është se vajzat po kërkojnë profesionet më të mira në teknologji informacioni. Kemi dhe shkarkim të madh të serialit ‘Adoleshenca’, dhe në fund, shqiptarët janë të pushtuar nga futbolli dhe bastet online”, shton Kallaxha.
Edhe pse ekspertët e IT bëjnë thirrje që përdorimi i VPN është i rrezikshëm dhe të dhënat e përdoruesve mund të hakerohen e më pas të keqpërdoren, kjo thirrje ra në veshë shurdhët, pasi para të dhënave ata preferojnë të argëtohen në TikTok. -

Zbardhet vendimi për Le Pen, udhëheqëses franceze të ekstremit të djathtë i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet e 2027
Pavarësisht se konsiderohej një favoritet për të fituar zgjedhjet presidenciale të 2027-tës, Marine Le Pen, mbetet përfundimisht jashtë garës për Elizenë.
Politikania e njohur u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve europiane me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.
Gjykata vendosi `i jaë të drejtë organit të akuzës, i cili pretendonte që ndëshkimi të mos mjaftohej vetëm me një gjobë 300 mijë euro, por asaj t`i mohohet edhe mundësia për të kandiduar për poste publike për pesë vjet, e i është dhënë edhe një dënim me burg, pavarësisht se nuk dihet me siguri nëse do të kalojë vërtet kohë prapa hekurave. BBC thotë se Le Pen u largua nga salla përpara se të lexohej vendimi, i cili i fundos praktikisht shpresat e saj për presidencën franceze.
Le Pen u akuzua, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, ng ai cili paguheshin. Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi të kishte kryer qoftë edhe “parregullsinë më të vogël”, ndërsa tha se prokuroria praktikisht po kërkon dënimin e saj “me vdekje politike”.
Shumë analistë franceze- mes të cilëve dhe nga ata që nuk e mbështesin normalisht Marine le Penin– kanë paralajmëruar për pasoja të rënda për demokracinë nëse gjyqësori konsiderohet se po ndërhyn në zgjedhjen e liderit të vendit.Top Channel
-

Berisha: Vendimi i parë do të jetë rikthimi i Tik Tok, ky është një akt censure i bërë nga Edi Rama
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar nga të rinjtë dhe lidhja demokratike e gruas, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, rikthimi i Tik Tok, heqja e censurës ndaj këtij rrjeti social do të jetë vendim i menjëhershëm pas fitores në 11 maj.
Sipas Berishës, censura e fjalës është hapi i parë drejt diktaturës.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Një prej vendimeve të para do të jetë hapja e Tik Tok, sepse duke mbyllur Tik Tokun ai u kthye te etërit e tij.
Të nderuar zonja e zotërinj, ky person 2 metra i gjatë, me atlete që duhet piktor dhe sportist në arenën ndërkombëtare, është djali i babit të tij i cili në 10 gusht 1988, firmosi varjen e poetit disident Havzi Nela. Në atë mbledhje të presidiumit u mor ky vendim, dhe ai ishte i pari pas diktatorit që e nënshkroi këtë. Pse? Sepse ai nuk i pranonte vjershat kundër regjimit, sepse ato ishin vjersha për lirinë e fjalës.
Ai kërkonte që era e ndryshimit të vinte dhe në vendin tonë, e kërkonte edhe lirinë e shprehjes.
Meqenëse fjala e tij kërcënonte pushtetin e tyre, ata e varën poetin. Megjithatë djali nuk mund të jetë përgjegjës për veprat e babait, por ai duhet të kërkojë falje për dënuar atë që ka bërë babai i tij.
Edi Rama nuk e ka bërë kurrë këtë, përkundrazi ai ka thënë se; babai im ishte në anën e duhur të historisë.
Pra ai ka një marrëdhënie të vështirë me të rinjtë.
Vendimi i parë do të jetë hapja e Tik Tok sepse, duke goditur këtë platformë për qëllime censure të gjithë duhet ta dinë se, çdo diktaturë fillon me censurën.
Kur ti nuk e duron atë që duron kundërshtari atëherë ke një problem me veten.
Edhe njëherë ju përgëzoj dhe shpreh vlerësimin e thellë për kontributin e çmuar që keni dhënë.
Faleminderit shumë.