Vendimi për dosjen “Partizani” në GJKKO është shtyrë për ditën e nesërme. Raportohet se vendimi do të jepet në orën 13:00.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për korrupsion dhe shkelje të ligjit.
Tag: vendimi
-

Dosja “Partizani”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës
-

Kaos me kalendarin dhe kryendeshjen Inter-Roma. Bien dy hipoteza, reziston dhe fiton vendimi final!
22 Prill 2025
20:58
Telesport
Pas një dite të gjatë dhe me disa mbledhje dhe hipoteza, duket se tashmë vendimi është marrë dhe kryendeshja e Serie A në fundjavë, Inter-Roma, do të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së dielë pasi ishte planifikuar për ditën e shtunë.
Por, ditën e shtunë janë anuluar të gjitha aktivitet sportive pasi do të zhvillohet funerali i Papa Françeskut që ndërroi jetë. Kështu, me paralizimin e përgjithshëm të Italisë dhe rendit publik gjithashtu, shtuar këto me ditët e zisë kombëtare, ka ardhur ky vendim që nuk ka kënaqur edhe aq shumë Interin që do të luajë ndaj Barcelonës në Champions në Spanjë të mërkurën, për gjysmëfinalen e vajtjes së kompeticionit.
Fillimisht u mendua se mund të kishte mundësi të zhvillohej të shtunën dhe përjashtimi i rregullit po analizohej me drejtuesit e Federatës, Ligës Italiane dhe Qeverisë Italiane, por në fund duket se opsioni për t’u shtyrë të dielën ka qenë ai që ka rezistuar, ndërsa kurrë sështë marë parasysh anulimi i ndeshjes në fundjavë pasi kalendari është i ngjeshur dhe nuk ka data, përveç se gjithashtu mund të kishte notë proteste nga Napoli për rregullësinë dhe fair play sportiv për transparencën e kampionatit. -

EKSKLUZIVE | Kosovë apo Shqipëri, e vërteta mbi talentin Baton Zabërgja. Vendimi i tij dhe prapaskenat!
22 Prill 2025
21:12
Telesport
Sulmuesi i Dinamo City-t, Baton Zabërgja, ka marrë një vendim që ka të bëjë me të ardhmen e tij dhe jo në lidhje me kombëtaren dhe përfaqësimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Telesport ka mësuar sonte zyrtarisht se futbollisti që luan në Kategorinë Superiore, i cili në janar ishte drejt transferimit, është penguar pikërisht nga statusi i tij, ose më saktë pasaporta.
Në fakt, ai ka hyrë zyrtarisht në procedura për t’u pajisur më nënshtetësi shqiptare pasi në verë do të transferohet në merkato dhe do të ndjekë ambicjet e tij.
Nga këtu lajmi që ka buruar mbi faktin se pasi u grumbullua nga Kosova, ai tashmë ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë. Në fakt, vendimi nuk është ky por thjesht për t’u pajisur me pasaportën shqiptare.
Zabërgja nuk ka menduar të mos pranojë ftesë nga Kosova siç është thënë, apo ta pranojë atë nga Shqipëria, pasi ska bërë asnjë minutë me Dardanët dhe e ka këtë të drejtë. -

Vendimi për “Partizanin” në 23 prill, avokatët e Berishës: Të thirret si dëshmitar Edi Rama
Gjashtë muaj pas mbylljes së hetimeve, seanca që do të vendoste për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani” dështoi. Pas 4 orë e 30 minutash, vendimi nuk u arrit të merrej për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve.
Genc Gjokutaj, mbrojtësi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh për mediat se në këtë proces duhet të thirret edhe kryeministri Edi Rama për të dëshmuar.
“Ne e ritheksuam mungesën e faktit penal, për të cilin kemi kërkuar pushimin e çështjes. Në dosje gjenden akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara – të gjitha këto prokurori i dëgjon dhe hesht. Sali Berisha akuzohet, ndërkohë që Edi Rama nuk thirret, megjithëse është ai që ka hapur siparin e kësaj procedure, duke ndryshuar truallin e klubit ‘Partizani’. E kemi kërkuar që të thirret, por në seancë paraprake nuk mund të thirren dëshmitarë”, tha avokati Genc Gjokutaj.Gjokutaj nuk i kurseu komentet as për prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, ashtu si edhe për gjyqtaren e çështjes, Flojera Davidhi.
“Data kur mendoj se do të përfundojë seanca paraprake… Besoj dhe shpresoj që gjykata do të marrë kohën e saj për të dhënë një vendim. Në gjashtë muaj seanca paraprake, të jepet vendimi për 5 minuta kjo nuk është as serioze, as profesionale. Prokurorët dinë vetëm të heshtin,” shtoi ai.
Sali Berisha akuzohet nga SPAK se ka shfrytëzuar postin e tij si kryeministër për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, me qëllim privatizimin e truallit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Të dy akuzohen për korrupsion në bashkëpunim, ndërsa Malltezi akuzohet gjithashtu për pastrim parash.
Vendimi për këtë çështje pritet të merret më 23 prill.
/vizionplus.tv -

Disiplina ndalon hyrjen e dy tifozëve në stadiume
Vendimi nr. 39/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 17.04.2025
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.04.2025 ora 19:00 në stadiumin Arena Egnatia, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE
VENDOSI:
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
Redon Kujtim DineJoneld Dionis Jeshili
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
Vazhdo leximin
-

Siguria në shkolla, vendimi: 1 oficer për institucionet arsimore deri në 700 nxënës, 2 oficerë në ato me më shumë
Qeveria ka miratuar sot një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) që synon forcimin e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare, nëpërmjet vendosjes së oficerëve të sigurisë në varësi të numrit të nxënësve në çdo shkollë.
Vendimi, i propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, parashikon:Në shkollat me 80 deri në 700 nxënës, do të ketë 1 oficer sigurie.
Në shkollat me mbi 700 nxënës, do të ketë 2 oficerë sigurie.
Në shkollat bazë ose të bashkuara me mbi 350 nxënës, gjithashtu do të caktohet 1 oficer sigurie.
2 oficerë sigurie do të ketë edhe në gjimnazet, shkollat e orientuara apo ato profesionale me mbi 900 nxënës (ose mbi 700 për shkollat profesionale).Oficerët e sigurisë do të jenë përgjegjës për monitorimin e ambienteve shkollore dhe ndërveprimin me nxënësit, stafin mësimor dhe komunitetin, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt.
Shpenzimet për oficerët e sigurisë do të mbulohen nga fondet ekzistuese të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Formimit Profesional.
Institucionet përfituese do të përcaktohen me urdhër të ministrave përkatës dhe vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. -

‘Vendimi për inceneratorin e Tiranës, vetëm një thërrime drejtësie’, Tabaku: Pagesat e përditshme vijojnë
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të GJKKO lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke e cilësuar atë një hap minimal në raport me përgjegjësitë reale. Deputetja Jorida Tabaku deklaroi në një prononcim për mediat se, pavarësisht këtij vendimi, pagesat për inceneratorin vijojnë çdo ditë me 88 mijë euro nga buxheti i qytetarëve.
Tabaku akuzoi se përgjegjësit për këtë aferë janë të qartë dhe të dokumentuar nga Komisioni Hetimor i ngritur nga PD. Ajo përmendi konkretisht kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si nismëtar të projektit, sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçi si hartues të infrastrukturës ligjore, dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për firmosjen e kontratës pa miratimin e Këshillit Bashkiak.
Përveç tyre, ajo renditi edhe Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Belinda Ballukun dhe Lefter Kokën si figura kyçe në vijimin dhe zbatimin e projektit, të cilin PD e cilëson si “vjedhjen më të madhe të shekullit”, me vlerën që po shkon drejt 390 milionë eurove.
“Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit,” – deklaroi Tabaku.
Ajo shtoi se hetimet duhet të shtrihen më tej dhe të përfshijnë të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes, për të garantuar drejtësi të plotë dhe transparencë ndaj qytetarëve. -

“Festë në një spital psikiatrik”, Genc Burimi shpërthen ndaj fushatës së PS:Rama do të mbyllë gojët me dosjen e BE
Gazetari Genc Burimi foli në lidhje me fushatën e PS që e organizoi kryeministri Edi Rama dhe për premtimet që ai bëri në idhje me BE.
Burimi u shpreh se fushata e PS-së ishte si një festë në një spital psikiatrik dhe vendimi i kryesisë Polake të BE-së përshpejtonte procesin e negociatave dhe Rama nuk e priste, kjo gjë e bëri agresiv.
“Mu duk si festë në një spital psikiatrik. Gjithçka vjen nga fakti që Ramës i erdhi një dhuratë nga zoti, dhuratë nga lufta në Ukrainë. Vendimi i kryesisë Polake të BE-së përshpejtonte procesin e negociatave dhe Rama nuk e priste. Në atë moment ai fillon e bëhët agresiv dhe mendon se ka një thesar në dorë me këtë gjë që i erdhi. Ky thesar që është vendimi i polakëve, Ramës do i lejonte të paraqiste një program ose ta maskonte programin me këtë gjë.
E bënte agresiv, sepse thoshte në këtë rast un kam një thesar të dytë se do ja mbyll gojën opozitës dhe askush nuk do guxojë të tallet ose të atakojë dosjen e integrimit europian të Shqipërisë, përndryshe do të shpallet tradhtar. Bëhej agrasiv në të folur edhe në këtë pikë që është BE ku mund të mos këtë asnjë lloj polemike, prap këta guxojnë të flasin. “ – tha Burimi. -

Më 6 maj mbahen zgjedhjet zyrtare për kancelarin e ri gjerman
Bundestagu gjerman ka konfirmuar se zgjedhja formale për kancelarin e ardhshëm të vendit janë caktuar të mbahen më 6 maj.
Vendimi është marrë duke supozuar se marrëveshja e koalicionit do të miratohet para kësaj date, raporton The Guardian.
Vendimi është marrë nga presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner.Si kreu i ri i qeverisë, kancelari në ardhje Friedrich Merz më pas do të përfaqësojë Gjermaninë në festimet e Ditës së Fitores në Evropë më 8 maj dhe më pas në samitin BE-Mbretëri e Bashkuar më 19 maj, duke krijuar mundësi të shumta për të takuar udhëheqës të tjerë në rolin e tij të ri.
-

Shtrenjtohet energjia në Kosovë, rritja e çmimit pritet me protesta, edhe biznesi i pakënaqur
Nga 1 maji qytetarët e Kosovës do ta paguajnë 16% më shtrenjtë energjinë elektike.
Vendimi u miratua këtë te premte nga Rregullatori i Energjisë pas kërkesës së tre operatorëve energjetik në vend.
“I kemi katër shkaktarë që kanë ndikuar në rritjen e kostos së shërbimit. Janë ndryshimet në koston e blerjes të energjisë elektrike nga furnizuesi me shërbim universal. Ndryshimet me kostos së blerjes së energjisë nga operatori i sistemit të shpërndarjes. Parashikimi i çmimeve të energjisë nga importi për vitin 2025 dhe parashikimi për koston e shërbimeve ndihmëse për operatorin e sistemit të transmetimit. Në vlerësimet për vitin 2025 është parashikuar edhe import duke pasur parasysh se njësit gjeneruese janë në planifikim të mirëmbajtjes”, tha drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj.
Bordi vendosi për rritjen e çmimit të energjisë pavarësisht kundërshtimit nga ana e presidencës apo kërkesës së qeverisë për mos rritje të çmimit për konsumatorët që shpenzojmë më pak se 800 kilovat në muaj.
Vendimi u prit me protestë e cila nisi në mesditë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe vazhdoi te zyra e rregullatorit të energjisë.
Organizatorët paralajmëruan se do të dorëzojnë padi ndaj këtij vendimi më 14 prill në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Bizneset gjithashtu janë shprehur të pakënaqur për rritjen.