Tag: vendimi

  • Vendimi/ Procedurë e përshpejtuar për legalizimet, qeveria cakton tarifën e re prej 50 mijë lekësh për shqyrtimin. Paguhet edhe nëse..

    Vendimi/ Procedurë e përshpejtuar për legalizimet, qeveria cakton tarifën e re prej 50 mijë lekësh për shqyrtimin. Paguhet edhe nëse..

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në vendimin për tarifat e proceseve kalimtare të pronësisë, duke përcaktuar kosto të reja për qytetarët që kërkojnë të legalizojnë objektet e tyre.
    Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me procedurën e përshpejtuar. Sipas vendimit të ri, çdo qytetar që kërkon që dosja e tij të shqyrtohet me prioritet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), duhet të paguajë një tarifë shërbimi shtesë prej 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekësh.
    Tarifa nuk kthehet mbrapsht
    Një detaj i rëndësishëm në vendim është fakti se kjo pagesë është për shqyrtimin e përshpejtuar dhe jo garanci për legalizimin.
    “Tarifa është në vlerën 50 000 lekë, pavarësisht funksionit dhe faktit nëse ndërtimi pa leje legalizohet apo jo,” thuhet në vendim.
    Pra, nëse pas shqyrtimit të shpejtë rezulton se objekti nuk plotëson kriteret për t’u legalizuar, qytetarit nuk i kthehen paratë. Pagesa duhet të kryhet në bankë brenda 10 ditëve nga momenti që qytetari merr faturën.
    Tarifa bazë e shërbimit
    Përveç tarifës së përshpejtimit, qeveria ka saktësuar edhe tarifën standarde të shërbimit gjatë procedurës së zakonshme të legalizimit. Subjekti që posedon ndërtimin pa leje duhet të shlyejë një tarifë shërbimi në vlerën 3,000 (tre mijë) lekë. Edhe kjo pagesë kryhet përmes sistemit bankar në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së.
    Vendimi ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtyre ndryshimeve.
    Tarifat e reja
    Tarifa standarde e shërbimit: 3,000 Lekë.
    Tarifa për përshpejtim (Fast-Track): 50,000 Lekë.
    Afati i pagesës (përshpejtimi): Brenda 10 ditëve nga fatura.

  • Artan Hoxha flet pasi u shpall “non grata” nga Greqia: Vendimi, pas raportimeve të mia për Fredi Belerin

    Artan Hoxha flet pasi u shpall “non grata” nga Greqia: Vendimi, pas raportimeve të mia për Fredi Belerin

    Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person i padëshiruar” nga autoritetet greke, pasi u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës ditën e djeshme.
    I kontaktuar nga Newsbomb, Hoxha u shpreh se vendimi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij profesional dhe investigimet e zhvilluara gjatë 25 viteve të fundit.
    Ai tregoi se gjithçka nisi në kontrollin rutinë në kufi, kur pasaporta e tij u verifikua në sistemin e policisë greke. Sipas gazetarit, një efektiv kufitar e pyeti për prindërit dhe profesionin, më pas e njoftoi se nuk mund të vazhdonte udhëtimin, duke e dërguar në një kontroll të dytë më të detajuar.
    “Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më pyeti se kush ishin prindërit e mi dhe se çfarë profesioni bëja. Ai tha se nuk mund të vazhdoja më udhëtimin drejt Greqisë dhe se duhej të kaloja në vijën e dytë të kontrollit për një seancë pyetjesh më të detajuar”, tha Hoxha për Newsbomb, teksa më tej shtoi se u mbajt për gati një orë në ambientet e policisë së emigracionit grek, ku iu morën të dhënat personale, gjurmët e gishtave dhe fotografitë.
    Ai u njoftua zyrtarisht vetëm me një formular, në të cilin thuhej se shpallej “i padëshiruar”, pa asnjë shpjegim të mëtejshëm për arsyet konkrete.
    Nga mënyra e pyetjeve dhe qëndrimi i oficerëve, Hoxha thotë se kuptoi se vendimi lidhet me raportimet e tij të vazhdueshme mbi çështje që sipas tij, prekin interesat shqiptare dhe përplasen me qëndrimet e palës greke.
    Hoxha e cilëson masën e autoriteteve greke si një “vendim skandaloz për një vend të Bashkimit Europian”, duke e krahasuar me rastin e gazetarit Marin Mema, i cili prej vitesh është gjithashtu i shpallur “non grata”.
    Sipas tij, ky veprim përbën një formë presioni dhe intimidimi ndaj gazetarëve shqiptarë që kanë raportuar për çështje të ndjeshme lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    Çfarë detajesh shtesë mund të na jepni mbi momentin e ndalimit?
    Hoxha: Veprimi i fundit i shtetit grek vjen për shkak të qëndrimit tim si gazetar në 25 vitet e fundit, pasi si qytetar nuk kam pasur kurrë probleme në Greqi. Në fakt, unë kam publikuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj në shtypin e shkruar dhe dokumentarë në mediat vizive, ku kam denoncuar veprime konkrete nga pala greke apo të organizatave ultranacionaliste të mbështetura nga politika dhe shteti grek, në dëm të interesave të shtetit dhe kombit shqiptar. Veprimi në fakt nuk ishte i papritur, duke pasur parasysh si kanë vepruar edhe në të shkuarën me kolegë gazetarë si Marin Mema, që kanë denoncuar veprimet antishqiptare të shtetit grek. Në fakt, nuk kam sulmuar shtetin apo interesat greke, por kam mbrojtur interesat e vendit tim dhe të qytetarëve shqiptarë.
    Si nisi gjithçka në pikën kufitare?
    Hoxha: Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit, sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më pyeti se kush ishin prindërit e mi dhe se çfarë profesioni bëja. Ai tha se nuk mund të vazhdoja më udhëtimin drejt Greqisë dhe se duhej të kaloja në vijën e dytë të kontrollit për një seancë pyetjesh më të detajuar.
    Sa kohë u mbajtët në ambientet e policisë greke dhe si u trajtuat gjatë kësaj periudhe?
    Hoxha: Po, kam qëndruar afro një orë në stacionin e policisë së emigracionit grek. Fillimisht më morën gjeneralitetet, pastaj gjurmët e gishtave dhe fotografi. Pasi më pyetën për aktivitetin tim, më thanë se do të më jepnin një vendim të shtetit grek ku unë shpallesha “i padëshiruar”. Edhe pse kërkova motivin e këtij vendimi, më paraqitën vetëm formularin ku shpallesha i padëshiruar dhe më kërkuan të largohesha menjëherë nga territori grek.
    A ju sqaruan menjëherë arsyen e ndalimit?
    Hoxha: Jo, nuk dhanë arsye konkrete, përveç formularit me shkrim që më dorëzuan. Por, nga mënyra e pyetjeve që më bënë dhe qëndrimi arrogant i oficerit të emigracionit, u kuptua qartë se cili ishte motivi. Kam cenuar interesa greke ndërsa kam qenë duke mbrojtur interesat e vendit dhe kombit tim.
    Si e cilësoni ju personalisht këtë vendim të autoriteteve greke për t’ju shpallur edhe ju “non grata”, pasi siç dihet më herët është shpallur edhe gazetari Marin Mema?
    Hoxha: Ky është një vendim skandaloz, gati mesjetar për një vend europian, i cili tregon në fakt fytyrën e vërtetë të demokracisë së këtij vendi. Shteti grek, edhe pse është një vend i BE-së, vazhdon të ketë një qëndrim diskriminues ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar veprimet antishqiptare dhe projektet e greqizimit të jugut të Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë; kolegu Mema ka afro 13 vjet që është viktimë e një qëndrimi të tillë. Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë veprim konkret nga qeveria shqiptare apo Ministria e Jashtme në mbrojtje të integritetit të qytetarëve të saj, për më tepër kur janë gazetarë që kanë mbrojtur interesat e vendit.
    A e kishit marrë më parë ndonjë sinjal apo paralajmërim se mund të ishit në listë të zezë?
    Hoxha: Po, jam paralajmëruar më herët, pas vitit 2009, pasi kisha publikuar shkrime dhe disa dokumentarë në emisionin “Xhungël”, në lidhje me marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar. Pastaj, pas vitit 2018, kur publikova videon ku Konstandinos Kacifas shfaqej i armatosur me automatik kallashnikov dhe uniformë ushtarake të forcave speciale greke, duke qëlluar mbi policinë e paarmatosur të stacionit policor të Dropullit.
    Në vitin 2019, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin kundër Fredi Bejlerit në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994.
    Denoncimet dhe publikimi i fakteve të reja për implikimin e Fredi Bejlerit në Masakrën e Peshkëpisë, apo ndërhyrja e tij për të liruar kriminelë shqiptarë nga burgjet greke, gjoja se ishin minoritarë grekë të persekutuar nga qeveritë shqiptare, mesa duket e mbushën gotën. Gjatë viteve 2023–2024 unë kam pasur disa procese gjyqësore në gjykatën penale në Tiranë, të inicuuara nga Fredi Bejleri, por nuk ia doli të më frikësojë për të heshtur.
    Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Parlamentin Europian, ku Bejleri ishte kandidat i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis, kam bashkëpunuar me media të mëdha greke duke sjellë për ta informacione që tregonin para publikut grek të kaluarën problematike të Bejlerit. Mesa duket, të gjitha këto ndikuan që shteti grek të më identifikojë si një pengesë për planet dhe interesat e tij, për greqizimin e jugut të vendit.
    Vendimi i fundit është një tentativë e pastër presioni dhe intimidimi për të hequr dorë nga denoncimi i interesave antishqiptare të mbështetura nga qarqe të caktuara politike dhe shteti grek.

  • Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA me dënim të rëndë për Luis Diaz

    Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA me dënim të rëndë për Luis Diaz

    UEFA ka pezulluar Luis Diaz me tre ndeshje në Champions League pas ndërhyrjes së tij ndaj Achraf Hakimit në sfidën ndaj Paris Saint-Germain.
    Sulmuesi i Bayern Munich u ndëshkua me karton të kuq të për ndërhyrjen që shkaktoi dëmtimin e mbrojtësit maroken.
    Vendimi tregon se ai do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të ndaj Arsenalit, Sporting Lisbonës dhe Union Saint-Gilloise. Klubi gjerman kishte pritshmëri që pezullimi të ishte vetëm një ndeshje, por kjo nuk ka ndodhur.
    Vendimi i UEFA-s ka shkaktuar pakënaqësi brenda Bayernit. Klubi ka kërkuar sqarime zyrtare nga organizata europiane për të vlerësuar mundësinë e një apelimi. Bayern do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm pas marrjes së përgjigjes.

  • Britania pritet të miratojë planin e Kinës për një ambasadë të re në qendër të Londrës

    Britania pritet të miratojë planin e Kinës për një ambasadë të re në qendër të Londrës

    Qeveria britanike pritet të japë miratimin për planin e Kinës për një ambasadë të re në qendër të Londrës.
    Vendimi final ende nuk është marrë zyrtarisht, por këshillat që ministrat thuhet se kanë marrë nga agjencitë e inteligjencës hapin rrugën për këtë projekt të diskutueshëm. Sipas gazetës Times, miratimi i pritshëm do të bëhet një tjetër shembull i debatit publik mbi marrëdhëniet e ngushta me Pekinin.
    Vendimi për miratimin ose refuzimin e aplikimit për ndërtim i takon Sekretarit për Banesat, Steve Reed, në një proces të njohur si vendim “gjyqësor quasi” (jo i formës së prerë). Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, janë konsultuar edhe agjenci të tjera, përfshirë MI5 dhe MI6.

    Vendimi është shtyrë disa herë dhe muajin e kaluar qeveria shtyu afatin për të vendosur deri më 10 dhjetor. Vendi ku do të ndërtohet ambasada, në Royal Mint Court, është afër City of London dhe kalojnë atje kabuj optikë që mbajnë sasi të mëdha të dhënash shumë të ndjeshme, duke ngritur shqetësime për rrezikun e spiunazhit.
    Ambasada e re, me sipërfaqe 20 mijë metra katrorë, do të ishte më e madhja e këtij lloji në Europë. Disa ekspertë argumentojnë se një vendndodhje e vetme, në vend të disa lokacioneve nëpër Londër, mund të jetë më e lehtë për menaxhim, ndërsa qeveria ka ndërgjegjësim se refuzimi i dëshirës së Kinës për një ambasadë të re mund të pengojë marrëdhëniet diplomatike.
    Megjithatë, sekretarja e jashtme e Partisë Konservatore, Dame Priti Patel, paralajmëroi se miratimi i ambasadës rrezikon Britaninë, duke akuzuar kryeministrin Sir Keir Starmer për “dëshpërim dhe mungesë principesh”.
    Ambasada kineze në Britani ka deklaruar më parë se kompleks i ri do të përmirësojë “bashkëpunimin e ndërsjellë të dobishëm” mes Kinës dhe Britanisë, duke argumentuar se kundërshtimet për vendin janë të pabazuara. Qeveria laburiste prej fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme ka kërkuar të përmirësojë marrëdhëniet me Pekinin.
    Kancelerja Rachel Reeves, Sekretari i Biznesit, Peter Kyle dhe civilët më të lartë të Ministrisë së Jashtme, Sir Olly Robbins, kanë kryer vizita në Kinë, ndërsa pritet që vetë kryeministri të vizitojë vendin, ndoshta që në fillim të vitit të ardhshëm.
    Starmer u shpreh për gazetarët në rrugë për në Samitin G20 në Johannesburg se ende nuk ka një vizitë të konfirmuar, duke shtuar se qasja e qeverisë ndaj Kinës është “bashkëpunim aty ku mundemi dhe sfidim aty ku duhet, veçanërisht për sigurinë kombëtare”.

  • BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik

    BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik

    Juristë dhe ekspertë të politikës rrëzojnë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vendimi i gjykatës për të pezulluar funksionet e zv.kryeministres Balluku është një akt antiligjor dhe unikal në botë, ndërsa e cilësojnë me pasoja për demokracinë dhe shtetin e së drejtës sfidimin e vendimit nga ana e mazhorancës.
    Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se ka vendosur të apelojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur atë një ‘akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e Pushtetit Ekzekutiv”.
    Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të pezullojë nga detyra Ballukun mbi të cilën rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera në të paktën dy raste, ndërsa hetimet mbi të vijojnë.
    Vendimi e detyron atë që të mos e ushtrojë detyrën e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa titujt e detyrave që mban i hiqen vetëm me shkarkim nga kryeministri ose me dorëheqje.
    Po ndryshe nga ç’pritej Rama ka vendosur ta sfidojë këtë vendim të gjykatës duke e apeluar në Gjykatën Kushtetuese, që për opozitën tregon një “refleks antidemokratik” dhe të qënit bashkëpunëtor në aferat për të cilat akuzohet Balluku.
    Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha në një konferencë për mediat të premten se “drejtësia po sfidohet hapur” dhe shënon një hap pas të vendit me demokracinë dhe shtetin ligjor.
    “Në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, kryeministri i vendit zyrtarisht është avokat i një të pandehur për abuzime me tenderat publikë”, tha Bardhi ndër të tjera.
    Vendimi i mazhorancës socialiste për t’a çuar në Kushtetuese pezullimin e Ballukut nuk pritet të prodhojë një ndryshim të vendimit të gjykatës, i cili sipas juristëve, është i bazuar në praktikat ekzistuese dhe ligjet në fuqi.
    Për juristin Jordan Daci ankimimi është një e drejtë juridike dhe vendimit të GJKKO-së i duhet ‘një test kushtetues”, duke qenë se është një precedent i zbatimit të neneve të Kodit të Procedurës Penale në nivel zyrtarësh qeveritare. Por ai i tha BIRN-it se “me praktikat ekzistuese kushtetuese ky vendim e kalon testin”.
    Ai e lidh besimin e tij me rastin e kryetari të PD-së, Sali Berisha, i cili ankimoi si antikushtetues masën e sigurisë, “Detyrim paraqitje”, nga Prokuroria e Posaçme si kufizim të lirisë së deputetit, por Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë prokurorisë.
    Krijimin e precedentit nga ana e Gjykatës Kushtetuese Daci e lidh me një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vlerësimin e masës së pezullimit nga detyra.
    “Duke qenë se Gjykata e ka konsideruar të lejuar vendosjen e masave kufizuese edhe ndaj deputetëve, nuk ka më bazë kushtetuese për të pretenduar një standard më të lartë mbrojtjeje për ministrat ose për kryeministrin”- analizon Daci, i cili pranon se në këtë praktikë ka një problem të cënimit të parimit të ndarjes së pushteteve dhe ekuilibrit kushtetues.
    Ndërsa avokati Gentian Serjani e sheh vendimin GJKKO-së krejtësisht të bazuar në nenin 135 të Kushtetutës dhe të mbështetur në nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale.
    “Duke ndjekur të njëjtën logjikë, nëse z. Rama kundërshton zbatimin e këtij vendimi në Gjykatën Kushtetuese, lind pyetja: në rast se GJKKO do të kishte caktuar një masë shtrënguese më të rëndë, siç është arresti me burg, a do ta kishte kundërshtuar sërish z. Rama zbatimin e vendimit duke penguar arrestimin,” pyet Serjani në një analizë për BIRN.
    Sa i përket interpretimit të neneve të Kodit të Procedurës penale, ku thuhet se kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, Serjani argumenton se në këtë kategori futen deputetët dhe të zgjedhurit vendorë; kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë.
    “Në rastin e znj. Balluku, nuk kemi të bëjmë me një person të zgjedhur drejtpërdrejt sipas ligjit elektoral për funksionet për të cilat është dhënë masa e pezullimit. Vendimi i GJKKO-së lidhet me ushtrimin e detyrave të saj si zv/ministre dhe ministër, detyra që burojnë nga emërimi i Kryeministrit, jo nga vota e qytetarëve”, thotë ai duke shtuar se “prandaj, kjo normë nuk mund të interpretohet si mbrojtje për funksionet e saj ekzekutive”.
    Pretendimin e Kryeministrit se qeveria e tij ka mbetur pa zëvendëskryeministër Serjani e konsideron të pabazuar, sepse sipas tij, “pozicionet ministrore nuk janë funksione të lidhura me një individ të pandashëm, por me këdo që Kryeministri vendos të emëroj”.
    “Në këtë rast, Kryeministri thjesht duhej të caktonte një zëvendësim, duke respektuar vendimin e drejtësisë, asaj drejtësie të re të cilën z.Rama e ka vlerësuar shpesh si arritje të qeverisë së tij”, shton ai.
    Kryeministri Rama pretendoi se pezullimi i një anëtari qeverie nga drejtësia ishte “një rast unikal në historinë e Europës…” , por ekspertë të politikës thonë se ky pretendim nuk qëndron dhe ç’është më e rëndësishmja ai bie në kundërshtim me frymën e drejtësisë së re.
    Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studimeve Politike, solli në vëmendje disa raste të ngjashme në botë ku janë pezulluar zyrtarë të lartë me vendime gjykate, ndërsa i kujton kryeministrit se standardi europian ku kërkon të anëtarësohet Shqipëria parashikon detyrime etike, politike dhe institucionale ku zyrtarët e akuzuar për korrupsion japin dorëheqje dhe më pas përballen me drejtësinë.
    “Praktika, sipas të cilës dorëheqja refuzohet, përdoret qeveria e shteti kundër prokurorit/gjykatësit dhe refuzohet zbatimi i vendimit gjyqësor, ka pasoja thelbësore në cilësinë e shtetit dhe demokracisë dhe në aspektin kushtetues, mund ta çoj në një pozitë jo kushtetuese të vetë organit vendimmarrës, kryeministrit apo qeverisë”, shkruan ai në një analizë të publikuar në Facebook.
    Sipas Krasniqit, “cilido që e ka këshilluar kryeministrin ndryshe, vetëm sa ka menduar me llogarinë afatshkurtër të forcës “83 mandate” jo me logjikën kushtetuese, pasojën afatgjatë dhe konceptin e shtetit të së drejtës”.
    Edhe Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre në qeverinë Rama, dhe më pas një kritike e kësaj qeverisje komentoi deklaratat e kryeministrit duke folur për “kulturë të instrumentalizimit të ligjit” nga ana e mazhorancës socialiste.
    “Ky është një rast unikal, sepse është po ashtu rast unikal që një ministër edhe njëherazi zv/Kryeministër merret i pandehur dy herë për të njëjtën vepër penale edhe nuk dorëhiqet, apo shkarkohet”, ironizoi ajo deklaratën e Ramës në një postim në Facebook.
    Nga ana tjetër Serjani sjell në vëmendje se reforma në drejtësi u miratua pikërisht me qëllimin që të mos ketë më zyrtar të paprekshëm dhe nëse duhet t’i qëndrojmë besnikë frymës së kësaj reforme duhet të pranojmë edhe vendime të tilla nga drejtësia e re./ BIRN

  • Abilekaj: Vendimi për Ballukun është valvul shkarkimi që i shërben Ramës, përgjegjësia po zhvendoset

    Abilekaj: Vendimi për Ballukun është valvul shkarkimi që i shërben Ramës, përgjegjësia po zhvendoset

    Analisti Enton Abilekaj është shprehur se vendimi i GJKKO për masat ndaj Belinda Ballukut po funksionon si një mekanizëm shkarkimi presioni politik për Kryeministrin Edi Rama, në një moment kur opozita po e akuzon drejtpërdrejt për aferën e tunelit të Llogarasë.Sipas tij, pavarësisht nëse vendimi është kërkuar apo jo nga kreu i qeverisë, efekti është i qartë: barra e përgjegjësisë po i faturohet vetëm Ballukut, ndërsa Rama del i pa prekshëm. Abilekaj kujton edhe dëshmitë publike që implikojnë kryeministrin në proceset e tenderimit, duke theksuar se përfituesi i vetëm i kësaj lëvizjeje të shpejtë të drejtësisë është Edi Rama.Enton Abilekaj: A duhet të marrë këtë vendim gjykata, GJKKO apo jo? A është, quhet kjo Republikë e prokurorëve apo jo? Unë po ju kujtoj, nuk mund të them nëse e ka bërë Rama, e ka kërkuar Rama apo e kanë bërë ata jashtë kontrollit të Ramës, sepse nuk e kam këtë informacion, por ajo që di është që në fillim të kësaj jave, të hënën opozita bëri një foltore, protestë. E bëri para Kryeministrisë dhe zgjodhi të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit dhe zëvendëskryeministres, apo jo? Për tunelin e Llogarasë. Kjo që ndodhi sot është një valvul shkarkimi që kryeministri të shpëtojë nga kërkesa e llogarisë. Pra, në qoftë se opozita kërkon, e quan kryeministrin fajtor, bashkë me zëvendëskryeministren në çështjen e tunelit të Llogarasë, shkarkimi i përgjegjësisë te Balluku që ka bërë sot gjykata bashkë me prokurorinë, na thotë të kundërtën, na thotë që përgjegjësi është Balluku dhe kjo do e mbajë gjithë barrën e Llogarasë. Edi Rama nuk e mban, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie. Është ndryshe fare, se përveç se ka firmosur. Ne kemi një fotografi të qartë dhe një dëshmi të qartë nga Arben Ahmetaj tek komisioni juaj, që Edi Rama ishte ai që shkoi në Ankara dhe i mori këta dhe u tha, do fitojë kjo firma, apo jo? Dhe këto dihen dhe këto janë me dëshmi, ka një fotografi, ka një dëshmi të zëvendëskryeministrit, njerëzve të afërt. Pra, por edhe opozita, duke e ditur që Rama po kërkonte që ta përdorte Belinda Ballukun si valvul shkarkimi, siç përdori ata që përdori për inceneratorët, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit. Sot, vendimi i shpejtë i marrë për shkarkimin e Ballukut mendoj që i shërben kësaj, i shërben Edi Ramës. A e ka kërkuar Edi Rama pastaj? A është jashtë kontrollit të Edi Ramës, prokuroria dhe gjykata speciale? Këtë ne nuk e dimë, por përfituesi nga ky vendim, mendoj unë, është Edi Rama.

  • Vendimi i GJKKO, të ftuarit në Quo Vadis: Nuk mund të trajtohet kështu një figurë shtetërore

    Vendimi i GJKKO, të ftuarit në Quo Vadis: Nuk mund të trajtohet kështu një figurë shtetërore

    Vendimi i GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku, ishte tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    Avokatja Adriana Kalaja, gazetari Reldar Dedaj dhe eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ishin të mendimit që GJKKO duhet të kishte vepruar më “qetësisht”, pasi nuk mund të trajtohet në atë mënyrë një figurë publike.
    Pjesë nga biseda:

    Sefa: Komenti im është më shumë në filozofinë e së drejtës. Nuk mund të trajtosh figurat shtetërore në këtë mënyrë.
    Dedaj: Problemi këtu është se nuk vërtetohen akuzat, kush mban përgjegjësi.
    Borakaj: E njëjta filozofi është për të gjithë.
    Kalaja: SPAK është marrë vetëm me pjesën e ekzekutimit, e ka pezulluar nga detyra, nuk është marrë fare me mandatin, ky do ishte precedent më i rrezikshëm. Kur ishin dy masat e zotit Berisha ne këtë kërkuar, që nuk vendos SPAK dhe GJKKO për mandatin e deputetit.
    Sefa: Legjislacioni e ka të qartë këtë.
    Kalaja: Ky nen nuk aplikohet për Erion Veliajn.
    Sefa: Unë e kam problemin me legjislacionin aktual nga ana që janë zgjedhur në mënyrë direkte nga populli, dhe nga ata që votohen në parlament.
    Kalaja: Pse nuk e ngritët zërin, kur ne ngritëm shqetësimin se si merren dy masa pa autorizim Kuvendi.
    Sefa: Unë jam dakord me ju.

  • Vendimi i GJKKO për Ballukun/ Analiza e gazetarit Poli Hoxha: Ja kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

    Vendimi i GJKKO për Ballukun/ Analiza e gazetarit Poli Hoxha: Ja kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

    Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra ka sjellë reagime të forta. Në një studio televizive, gazetari Poli Hoxha analizoi çështjen duke theksuar se, pavarësisht zhurmës politike, vendimi gjyqësor është plotësisht i bazuar në ligj.
    Hoxha u shpreh se opozita prej kohësh ka kërkuar dorëheqjen e Ballukut, por kurrë nuk ka kërkuar që gjykata të pezullonte një ministër. Sipas tij, situata është shfrytëzuar politikisht, ndërsa mazhoranca kërkon ta paraqesë vendimin si “puç kushtetues”, për të krijuar idenë se SPAK dhe GJKKO po synojnë qeverinë.
    Gazetari theksoi se ministrat dhe zëvendëskryeministrat nuk kanë imunitet, ndaj GJKKO ka të drejtë t’i vendosë masa sigurie pa kërkuar leje nga Kuvendi. Leje parlamentare kërkohet vetëm për masa si arresti me burg, arresti në shtëpi dhe kontrolli i banesës për deputetët, jo për ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe pezullimin nga detyra

  • Vendimi për Ballukun i diskutueshëm? Gazetari tregon kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

    Vendimi për Ballukun i diskutueshëm? Gazetari tregon kur Gjykata duhet t’i kërkojë leje Kuvendit

    Vendimi i GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra ka sjellë reagime. Gazetari Poli Hoxha thotë se paçka zhurmës politike, vendimi gjyqësor është plotësisht i bazuar në ligj. Sipas tij opozita prej kohësh ka kërkuar dorëheqjen e Ballukut, por kurrë nuk ka kërkuar që gjykata të pezullonte një ministër. Sipas tij, situata është shfrytëzuar politikisht, ndërsa mazhoranca kërkon ta paraqesë vendimin si “puç kushtetues”, për të krijuar idenë se SPAK dhe GJKKO po synojnë qeverinë.
    Gazetari theksoi se ministrat dhe zëvendëskryeministrat nuk kanë imunitet, ndaj GJKKO ka të drejtë t’i vendosë masa sigurie pa kërkuar leje nga Kuvendi. Leje parlamentare kërkohet vetëm për masa si arresti me burg, arresti në shtëpi dhe kontrolli i banesës për deputetët, jo për ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe pezullimin nga detyra.
    Sipas Hoxhës, gjykata ka vepruar brenda kufijve kushtetues dhe madje ka lënë hapësirë që hetimi të vijojë pa ndikim nga pozicioni i Ballukut, në një kohë kur ndaj saj po shtohen procedurat nën hetim. ”Vendimet nuk i merr SPAK-u, por gjykata. SPAK vetëm propozon. Kundërshtimet brenda 48 orëve dhe ankimi në Apel janë rruga ligjore. Nuk ka asnjë shkelje”.

  • Vendimi i GJKKO ndaj Zv.kryeministres Balluku/ Çupi: Drejtësia po cenon stabilitetin politik të vendit

    Vendimi i GJKKO ndaj Zv.kryeministres Balluku/ Çupi: Drejtësia po cenon stabilitetin politik të vendit

    Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News komentoi hetimet për tunelin e Llogarasë dhe vendimin e GJKKO për dy masat e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Ballukut. 
    Çupi tha se vendimi i GJKKO mund të rrezohet nesër sepse për fat të mirë, sipas tij, ekzistojnë nivele të tjera të sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së tij Çupi theksoi se me këtë vendim po rrezikohen destabiliteti i vendit. 
    Më tej ai foli dhe për dy pole brenda sistemit të drejtësisë. Duke marrë shkas nga hetimet e fundit të “21 Janarit”, Çupi tha se “krimi shtetëror i Berishës” po hetohet krejt ndryshe nga sa duhet, nga ana tjetër kemi hetimet për tunelin e Llogarësë, që  sipas tij është një akt pa dëme materiale. 
    “Çfarë ka në drejtësi, ka gladiatorë? Nëse njëra palë godet një krim, tjetra do të falsifikojë një krim. Sapo Berisha u paraqit në SPAK për vrasjen më të madhe të shekullit, dy ditë më vonë tha do ju godasim zëvendëskryeministren. Unë shikoj një akt pa dëm ekonomik. Po godasin mbi stabilitetin e vendit, nesër mund të pezullojnë kryeministrin. Jemi para një rreziku të madh, përpara një zemërimi shtetëror. Do të ndodhë siç ndodhi në Rumani. 
    T’i prishësh stabilitetin njeriut, kjo nuk është drejtësi. Nëse kërkojnë të prishin këtë gjendje, njerëzit do të shkojnë në gjendjen e para 20 viteve. E drejta nuk jepet dhe nuk merret në grup. Kanë goditur qeverinë, mazhorancës, të drejtën e votës, kanë goditur qeverinë në grup. Nuk mund të godasësh një qeveri, kreun e një shteti. Shikojnë një ndarje te drejtësi, shikoj dy ushtri. 
    Vendimi për Ballukun mund të rrëzohet nesër, sepse për fat të mirë ka disa shkallë gjykate. Problemi është që ka dy palë që njëra është më e fortë se tjetra. Njëra palë mbron krimin, pala tjetër ndodhet në një kusht tjetër. Nëse vazhdon kështu, ndodhemi në një kolaps qeverie”, tha Frrok Çupi.