Tag: vendimi

  • Vendimi i Qeverisë/ Përcaktohen kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit Ushtarak

    Vendimi i Qeverisë/ Përcaktohen kriteret për dhënien e medaljes së Shërbimit Ushtarak

    Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kriteret për dhënien e Medaljes së Shërbimit Ushtarak. 

    Në VKM thuhet se që një punonjës ushtarak apo civil i Forcave të Armatosura ta fitojë një medaljke të tillë, duhet mbi të gjitha të gjetë dalluar për përkushtimin dhe kontributin në shërbim të interesave kombëtare. 

    Po ashtu, duhet të ketë kryer me përgjegjësi të lartë detyrat, të mos ketë masa disiplinore dhe të ketë kontribuuar për një kohëzgjatje shërbimi në Forcat e Armatosura. 

    Në raste të veçanta, kur evidentohen kontribute të jashtëzakonshme dhe të argumentuara, dhënia e njërës prej shkallëve të medaljes së shërbimit ushtarak bëhet edhe pa plotësuar kriteret e kohëzgjatjes së shërbimit në Forcat e Armatosura, të parashikuara. 

    Vendimi i plotë: 

    V E N D I M PËR  PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR DHËNIEN E MEDALJES SË SHËRBIMIT USHTARAK 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 16, të ligjit nr.93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Përcaktimin e kritereve, sipas këtij vendimi, për dhënien e medaljes së shërbimit ushtarak, me qëllim njohjen e përkushtimit e të kontributit në shërbim të interesave kombëtarë dhe kryerjen me përgjegjësi të lartë të detyrave.
    2. Për përfitimin e medaljes së shërbimit ushtarak, personeli ushtarak e civil i Forcave të Armatosura duhet të plotësojë të gjitha kriteret e mëposhtme:
    3. a) Të jetë dalluar për përkushtimin dhe kontributin në shërbim të interesave kombëtarë;
    4. b) Të ketë kryer me përgjegjësi të lartë detyrat;
    5. c) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi apo të mos ketë marrë më parë masë disiplinore për shkelje të rëndë gjatë viteve të punës në Forcat e Armatosura;

    ç) Të ketë kontribuuar për një kohëzgjatje shërbimi në Forcat e Armatosura: 

    1. jo më pak se 20 (njëzet) vjet për përfitimin e medaljes së artë të shërbimit ushtarak;
    2. ii. jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) vjet për përfitimin e medaljes së argjendtë të shërbimit ushtarak;

    iii. mbi 5 (pesë) vjet për përfitimin e medaljes së bronztë të shërbimit ushtarak. 

    1. Në raste të veçanta, kur evidentohen kontribute të jashtëzakonshme dhe të argumentuara, dhënia e njërës prej shkallëve të medaljes së shërbimit ushtarak bëhet edhe pa plotësuar kriteret e kohëzgjatjes së shërbimit në Forcat e Armatosura, të parashikuara në shkronjën “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi.
    2. Për përfitimin e medaljes së shërbimit ushtarak, ushtaraku i huaj vlerësohet vetëm për kontributin e veçantë, të vlerësuar si të rëndësishëm e të spikatur në funksion të interesave të Republikës së Shqipërisë.
    3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

     

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin…

    Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm. Gazetarja Anila Hoxha raporton se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës. Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin Admir Thanza

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Prokurorisë, lihet në fuqi vendimi për ish-gjyqtarin Admir Thanza

    Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e prokurorisë për gjyqtarin e lartë Admir Thanza dhe la në fuqi vendimin e apelit që e ka shpallur të pafajshëm. 

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u dha nga kolegji penal i Gjykatës së Lartë . Ish gjyqtari Thanza u vu nën hetim dhe më pas u dënua për falsifikim me arsyetimin se  nuk kishte respektuar ligjin e dekriminalizimit.
    Por Apeli nuk e gjeti të provuar këtë vendim dhe në 2022 e shpalli të pafajshëm duke hedhur poshtë hetimet e akuzës.
    Pafajësia u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë qe çmoi të pafajshëm ish gjyqtarin që u hetua për mos deklarim të një vendimi të gjykatës italiane.

    Top Channel

  • A do të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullim, apo Balluku do të kthehet në zyrë? Çfarë pritet të ndodhë sot…

    A do të mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullim, apo Balluku do të kthehet në zyrë? Çfarë pritet të ndodhë sot…

    Kolegji i Gjykatës Kushtetuese mblidhet sot ku do të vendosë për kërkesën e kryeministrit Edi Rama që në thelb kërkon shfuqizimin e vendimit e GJKKO që ka pezulluar nga detyra të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është e pandehur për tenderin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë, pasi akuzohet se ka paracaktuar fituesin e tenderit dhe nën hetim për abuzim me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe.
    Kolegji pritet të mblidhet sot, dhe pas diskutimesh pas do të vendosë nëse do ta kalojë apo jo në mbledhjen e gjyqtarëve. Në një lidhje live, gazetarja Klodiana Lala tregoi gjithë rrugëtimin që do të ndjekë kjo çështje. Ajo tha se sipas ligjit, ata duhet të shprehen me vendim ditën e sotme, pra nëse do të kalojë për shqyrtim apo jo, që në thelb ka 4 kërkesa. Së pari kryeministri kërkon që të pezullohet vendimi pi GJKKO për pjesën që i ka ndaluar zonjës Balluku të ushtrojë detyrën e zv.kryeminisres dhe e ministres së Infrastrukturës. Më pas zoti Rama kërkon interpretim të nenit neni 103, pika 3, ku anëtarët e kabinetit qeveritar gëzojnë të drejtën si deputetët. Rama pretendon se gjykata ka ndërhyrë në çështje të Ekzekutivit.
    “Kolegji pritet të shqyrtojë këtë çështje ku do të vendoset nëse do të kalojë çështja për shqyrtim. Nëse çështja kalon në Kolegjin e Kushtetueses, 8 gjyqtarët do të vendosin nëse Balluku do të qëndrojë e pezulluar nga detyra, apo do të kthehet në zyrën e saj. Vendimi me të gjitha gjasat, pritet të shpallet brenda orës 17:00 të ditës së sotme, ku do të mësohet për fatin e Ballukut.”, tha Lala.
    Kujtojmë që Këshilli i Ministrave ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi sipas Ramës ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; Presidentit dhe Kuvendit. Përveç Ballukut, e cila është marrë e pandehur, në masën ‘arrest shtëpie’ janë dy vartësit e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe administratori i KESH, Erald Elezi.

  • Fiks Fare/ 5 muaj pritje për një vendim gjyqësor, gjykata vonon në zbardhjen e vendimit, penalizohet qytetarja

    Fiks Fare/ 5 muaj pritje për një vendim gjyqësor, gjykata vonon në zbardhjen e vendimit, penalizohet qytetarja

    Hyrije Ago nga Berati i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare pasi ka përfunduar një proces gjyqësor për pagat e papaguara, por pavarësisht se vendimi është shpallur më 09.06.2025, ai ende nuk i është zbardhur nga gjyqtarja Artjola Çela.

    Sipas saj, kjo vonesë e pajustifikuar e ka lënë për muaj të tërë në pritje dhe e ka penguar të ndjekë hapat ligjorë për ankimin e çështjes. Ajo tregon se ka shkuar disa herë në Gjykatën e Beratit dhe ka takuar sekretaren, e cila vazhdimisht i ka thënë se vendimi “është në proces”, por pa i dhënë një afat të saktë. Ndërkohë, ligji parashikon qartë afate të detyrueshme për zbardhjen e vendimeve, të cilat në këtë rast nuk janë respektuar.
    Denoncuesja rrëfen: “Kam qenë në proces për pagat që më takonin. Fillimisht iu drejtova ndërmarrjes, pastaj gjykatës. Gjykata nuk më dha të drejtë, por as vendimin nuk ma ka zbardhur. Kam shkuar disa herë, kam takuar sekretaren e gjykatës dhe më ka thënë se janë në proces. Kanë kaluar gati 5 muaj pa ma dhënë këtë vendim. Unë dua ta apeloj, por më ka kaluar afati.”
    E pyetur nga Fiks Fare, gjyqtarja Artjola Çela e pranoi vonesën dhe u shpreh: “Po, unë e di rastin. Për shkak të ngarkesës së madhe nuk kam mundur ta zbardh. Nuk po e justifikoj vonesën; ajo ka të drejtë. Jam në proces transferimi në Gjykatën e Durrësit. Gjithsesi, të hënën, më datë 17, vendimi do të jetë i zbardhur.”
    Pas ndërhyrjes së Fiks Fare, vendimi u mor më në fund. Hyrije Ago shprehu mirënjohjen e saj: “Ju falënderoj shumë si Fiks, më ndihmuat se unë kam ardhur për 5 muaj çdo javë e nuk ma jepnin. Erdhët ju dhe e morët. Shumë shumë faleminderit!”
    Ky rast ngre pikëpyetje të forta për funksionimin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor, ku vonesat administrative dhe mungesa e zbatimit të afateve ligjore dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët, duke i lënë pa mundësi të mbrojnë të drejtat e tyre në kohë.
    Rasti i Hyrije Agos rikthen vëmendjen te një problem i njohur prej vitesh: zvarritja e proceseve gjyqësore dhe mungesa e përgjegjshmërisë institucionale.

    Top Channel

  • Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës

    Merret vendimi, ja me sa vite burg dënohet nëna e vrasësit të Ilaria Sulës

    Nëna e Mark Samsonit, 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, është dënuar me dy vite burg për fshehjen e kufomës. Nosr Manlapaz akuzohet se e ka ndihmuar të birin të zhdukte trupin e së resë pas krimit të 26 marsit.Dy ditë më parë, gjyqtari miratoi marrëveshjen e pranimit të fajësisë, duke i dhënë Manlapaz dënim me kusht. Ndërkohë, seanca paraprake për gjyqin e Mark Samsonit është caktuar të nisë më 9 dhjetor.
    Familja e viktimës reagoi ashpër ndaj vendimit. Ati i Ilarias, Flamur Sula, e quajti vendimin “të padrejtë”.
    “Për ne, kjo nuk është drejtësi,” u shpreh ai. “Ne u shkatërruam nga ajo që pamë dhe dëgjuam, një gjyq që zgjati vetëm pesë minuta. Një person që pastroi litra gjak të vajzës sime që ishte hedhur në tualet… Për ne, kjo nuk është drejtës..”

  • Vendimi/ SHBA s’u jep vizë iranianëve të marrin pjesë në shortin e Botërorit

    Vendimi/ SHBA s’u jep vizë iranianëve të marrin pjesë në shortin e Botërorit

    Irani është njëri prej tetë vendeve aziatike që janë kualifikuar direkt për Botërorin 2026 në Kanada, Meksikë dhe SHBA. Megjithatë, nga ky shtet nuk do të ketë të pranishëm në ceremoninë e shortit që tërhiqet më 5 dhjetor, shkaku i telasheve me viza. Zyrtarëve të kësaj federate u është refuzuar aplikimi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    “Jemi informuar nga FIFA se vendimi nuk ka të bëj asgjë me sport dhe se delegacioni iranian nuk do të jetë pjesëmarrës në shortin e Kupës së Botës”, ka thënë zyrtari për media i Federatës së Futbollit të Iranit në një televizion. Mediat lokale më herët kanë raportuar se SHBA-ja e ka refuzuar edhe kërkesën për vizë të Presidentit të Federatës iraniane të futbollit. Shorti për Botërorin 2026, që organizohet nga 11 qershor deri më 19 korrik, do të tërhiqet të premten e ardhshme në Uashington.

  • Trazira te Partizani- Vllaznia, dënimi prek një tifoz

    Trazira te Partizani- Vllaznia, dënimi prek një tifoz

    Vendimi nr. 13 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.11.2025

    Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” FK Partizani-KF Vllaznia të zhvilluar më datë 23.11.2025 ora 16:30 në Kompleksin Partizani, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE,

    VENDOSI:

    1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe shtetasit Artur Xhemal Alibashi.

    2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

    3. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

    Vazhdo leximin

  • Balluku pa post! Rama kërkon të shfyqizohet vendimi i GJKKO, Kushtetuesja mblidhet në seancë paraprake

    Balluku pa post! Rama kërkon të shfyqizohet vendimi i GJKKO, Kushtetuesja mblidhet në seancë paraprake

    Belinda Balluku

    TIRANË-Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për ankimin e qeverisë për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në seancën e sotme do të vendoset nëse ankimi i qeverisë do të kalojë ose jo në seancë plenare. Nga ana tjetër pritet edhe një vendim për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e kërkesës.
    Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Në këto kushte vetë kryeministri Edi Rama deklaroi se pezullimi i Ballukut do të çohet në Kushtetuese, dhe menjëherë pas kësaj deklarate, qeveria iu drejtua Gjyaktës.
    Në shkresë kryeministria argumenton se është krijuar një konflikt kompetencash midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar. Qeveria kërkon nga Kushtetuesja të shfuqizohet vendimi i GJKKO, duke lënë të hapur mundësinë e një rivlerësimi të masave ndaj Ballukut. 

    Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj, kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. 
    Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për ‘fatin’ e Ballukut, ndërsa kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësimi i Ballukut në qeveri nuk do të ndodhë./ZËRI

    hjjjpng

    fgpng