Fatura që Shqipëria duhet të paguajë pas vendimeve të gjykatave të arbitrazhit dhe asaj Europiane për të Drejtat e Njeriut ka arritur në mbi 199 milionë euro apo rreth 20 miliardë lekë.
Pjesa më e madhe e kësaj shume, që deri në shtator të këtij viti përllogaritet në mbi 180 milionë euro duhet të shkojë për të dëmshpërblyer kompanitë, kontrata me të cilat është prishur në mënyrë të padrejtë nga shteti Shqiptar.
Mbi 70 milionë euro janë tashmë për shkak të vendimeve të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër janë në proces.
Pano Soko shprehet për A2CNN: “Në rast se nuk do t’i kishim këto fatura, për një vit, qeveria do të mundej të rriste pensionet me 3 mijë apo 4 mijë lekë. Në vend që të bëjë këtë, po paguan papërgjegjshmërinë e vet”.
Çështjet që përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj fature janë për gjyqet e humbura me biznesmenin italian, Becchetti ajo e kompanive “Copri dhe Actor”, “GBC Oil Company” dhe “Phoenix Petrolum”.
“Kjo për shkak të vendimeve që përfaqësues të institucioneve tona kanë marrë me kokën e tyre, por pa menduar për pasojat që do u vinin të gjithëve”, shtoi Soko.
Pjesa tjetër e faturës gati 200 milionë euro përbëhet nga vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ministria e Financave raporton se detyrimet totale janë në vlerën e gati milionë euro, prej të cilave 18 milionë janë nga vendimet tashmë të marra, ndërsa pjesa tjetër nga proceset ende në gjykim.
“Në vend që të blihet ilaçe për spitalet e vendit, merren këto para’ për të paguar këtë detyrim që do paguhet nga taksat tona”.
“Sharrxhi”, “Rista” dhe “Zela” dhe “Delijorgji” kundër Shqipërisë janë ato që përbëjnë pjesën më të madhe të dëmit ekonomik që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.
Tag: vendimeve
-

Fatura për t’u shlyer nga Shqipëria, gati 200 milionë euro nga arbitrazhet dhe GJEDNJ
-

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në Gjykatën e Lartë më 23 dhjetor, në orën 10:00, ku do të shqyrtohet çështja e tij në lidhje me vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Apelit të Posaçëm.
Sipas dokumentit zyrtar, të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i disa vendimeve të mëparshme të GJKKO-së dhe kthimi i çështjes për rigjykim në shkallë të parë.
Çështja është regjistruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe pritet që seanca në dhjetor të jetë vendimtare për vijimin e procesit ndaj ish-ministrit.Top Channel
-

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues
Një nënë nga Shkodra ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” një rast tronditës që lidhet me zbatimin e vendimeve gjyqësore për takimet e vajzave të saj të mitura me të atin. Për të mënyra se si po zbatohet vendimi është çnjerëzore dhe po dëmton rëndë gjendjen emocionale dhe fizike të fëmijëve. Sipas vendimeve të gjykatës, takimet midis babait dhe vajzave duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e punonjësve të bashkisë. Por në praktikë, kjo ka sjellë një situatë absurde: vajza vetëm 3 vjeç detyrohet të qëndrojë për 7 orë në zyrat e bashkisë, nën vëzhgimin e punonjësve sociale dhe të babait.
Nëna tregon se vajzat nuk duan të shkojnë në takim, qajnë dhe kundërshtojnë, por ajo është e detyruar t’i çojë, pasi përmbarimi i kërkon zbatimin e vendimeve. Ajo mban në dorë edhe një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, i cili, paradoksalisht, përcakton sërish takime me të. “Kështu vajzat po torturohen. Çdo herë më vijnë shkresa për detyrimin e takimeve. Askush nuk më dëgjon”, shprehet ajo me lot në sy.Nëna ka vënë në dispozicion të redaksisë së emisionit investigativ video dhe audio, ku dëgjohet vajza e vogël duke qarë dhe duke thënë “nuk dua të shkoj te babi”. Një tjetër video tregon momentin kur vajza, pas takimit, bie në gjumë në makinë, e rraskapitur. Më pas, e ëma e çon në spital, pasi trupin e kishte plot me shenja. Nga ana tjetër, punonjëset sociale, të cilat duhet të monitorojnë takimet, mohojnë çdo incident. “S’ka ndodhur asgjë”, kanë deklaruar ato, ndonëse përmbaruesja pranon se është në dijeni të ngjarjes. Gazetarët e “Fiks Fare” janë drejtuar edhe te zyra e përmbarimit. Përmbaruesja e çështjes ka pranuar se ndodhen përballë një rasti të pazakontë.
“Janë dy vendime gjykate, dhe është hera e parë që më ndodh një rast i tillë. Fëmijët nuk duan të qëndrojnë në takime, por unë jam e detyruar të kërkoj zbatimin e vendimit. E di edhe për incidentin që vajza ka përfunduar në spital, por punonjëset e bashkisë nuk më kanë njoftuar zyrtarisht”, deklaron ajo, duke shtuar se do t’i drejtohet gjykatës për udhëzime të mëtejshme. Ndërkohë, punonjëset sociale të Bashkisë së Shkodrës vazhdojnë të mohojnë çdo incident, ndonëse videot e siguruara nga nëna flasin vetë. Nëna apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse: “Nuk kërkoj asgjë më shumë, veçse vajzat të mos torturohen. Është e pamundur që një fëmijë 3 vjeç të mbahet me detyrim 7 orë në një zyrë. Dua që gjykata të shohë realitetin, jo vetëm letrat”.
-

Opozita akuzon për abuzime në administratë: Deputetët ‘bukosin’ Komisioneren e Shërbimit Civil në Kuvend
Një seancë dëgjimore e zhvilluar në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione mes deputetëve të opozitës dhe Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Klotilda Strakosha. Opozita ngriti akuza për “abuzime të strukturuara” në administratën publike dhe për përpjekje për të shmangur zbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të nëpunësve civilë.
Akuza për “ristrukturime fiktive”
Deputetët Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri akuzuan titullarët e institucioneve publike se po përdorin metodën e “ristrukturimeve fiktive” për të mos lejuar rikthimin në detyrë të nëpunësve që kanë fituar gjyqet kundër shkarkimeve të padrejta.
Sipas tyre, në shumë raste, pas vendimit të gjykatës për rikthim, institucionet deklarojnë se “vendi i punës nuk ekziston më”, duke e justifikuar me ndryshime strukturore që në fakt janë vetëm ndryshime emërtimesh. “Në realitet, përshkrimi i punës mbetet i njëjtë, vetëm emri i pozicionit ndryshohet për të shmangur kthimin e nëpunësit”, theksoi Strazimiri, duke kërkuar nga Komisionerja të tregonte nëse i është konstatuar ndonjë rast i tillë konkret.
“Ka ndonjë rast, qoftë dhe një, ku ju rezulton që institucioni ka abuzuar me termin ‘ristrukturim’? Sepse vendi ekziston, detyrat janë të njëjta, vetëm emri ka ndryshuar,” pyeti ai drejtpërdrejt Komisioneren.
Përgjigjja e Komisioneres Strakosha
Në përgjigjen e saj, Komisionerja Strakosha pranoi se problematika e rikthimit në punë kur pozicioni nuk ekziston më është reale, por theksoi se:
“Çdo rast trajtohet nga komisione të posaçme, ku merr pjesë edhe Departamenti i Administratës Publike (DAP). Nuk mund të flas pa u konsultuar me dokumentacionin përkatës për ndonjë rast specifik abuzimi.”
Ajo prezantoi gjithashtu një panoramë pozitive të punës së institucionit, duke theksuar se ndërhyrjet e Komisionerit kanë sjellë një ulje të shkeljeve ligjore në institucionet publike dhe një bashkëpunim më të mirë me njësitë e burimeve njerëzore, sidomos në nivel vendor.
Bashkëpunimi me institucionet e tjera
E pyetur nga deputetët për bashkëpunimin me Avokatin e Popullit dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), Strakosha u shpreh se këto institucione kanë një komunikim të vazhdueshëm dhe të formalizuar.
“Me KLSH-në kemi një memorandum bashkëpunimi prej vitesh. Problematikat që lidhen me zbatimin e ligjit financiar ia përcjellim atyre, ndërsa ata na informojnë për rastet e shkeljes së ligjit për nëpunësit civil. Po kështu, Avokati i Popullit na kërkon shpesh informacion për ankesat që merr dhe për interpretimin e ligjit,” tha ajo.
Opozita: Administrata po përdoret politikisht para zgjedhjeve
Deputeti Gent Strazimiri e lidh këtë fenomen me klimën politike dhe periudhën para zgjedhjeve, duke theksuar se administrata publike po kthehet sërish në instrument elektoral në duart e qeverisë.
Sipas tij, abuzimet me “ristrukturimet” dhe moszbatimi i vendimeve të gjykatave janë pjesë e një strategjie për të kontrolluar vendet e punës publike përmes vendimeve politike.“Në prag zgjedhjesh, qeveria po përpiqet të pastrojë administratën nga njerëz që nuk i konsideron ‘të bindur’. Nëpunësit civilë që fitojnë gjyqin nuk rikthehen, sepse vendet e tyre ‘ristrukturohen’. Kjo është goditje ndaj shtetit ligjor,” u shpreh Strazimiri.
Strakosha: Institucioni është i pavarur
Komisionerja e hodhi poshtë çdo aludim për ndikim politik, duke theksuar se zyra e saj funksionon në mënyrë të pavarur dhe teknike:
“Ne trajtojmë rastet mbi bazën e ligjit, jo të politikës. Çdo ankesë shqyrtohet me objektivitet dhe me respekt për vendimet gjyqësore.”
Kontekst
Çështja e zbatimit të vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të nëpunësve civilë është një prej problemeve më të përfolura të administratës shqiptare në dekadën e fundit. Raporte të ndryshme të Avokatit të Popullit dhe organizmave ndërkombëtarë kanë theksuar se “ristrukturimet” shpesh përdoren si justifikim për largime të padrejta, veçanërisht në periudha zgjedhore, kur administrata vihet nën presion politik.
-

KMSH kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe në Shkodër: Shkelje e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje flagrante të ligjit dhe një cenim të të drejtës së pronësisë.
Në deklaratën zyrtare, KMSH thekson se ndërtimi po kryhet në kundërshtim me vendimet e formës së prerë të gjykatave shqiptare, të cilat prej vitesh kanë njohur pronësinë legjitime të truallit në favor të Komunitetit Mysliman, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.
Sipas KMSH, institucionet shtetërore si Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrat e Përmbarimit dhe Kadastrës në Shkodër, kanë dështuar të zbatojnë vendimet gjyqësore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme dhe duke i hapur rrugën ndërtimit të objektit në kundërshtim me ligjin.
“Mosrespektimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet,” thuhet në reagimin e KMSH.
Nëse situata nuk gjen zgjidhje në rrugë institucionale brenda vendit, KMSH paralajmëron se do ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Reagimi Zyrtar:
Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”.
Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.
Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr. 1586 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shkodër, prona është njohur në favor të KMSH, me të drejtë parablerjeje të objektit të ndërtuar mbi pronën vakëf. Në vijim, Gjykata Kushtetuese në vitin 1999 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00.2014.3003(316), datë 24.04.2014, konfirmuan përfundimisht të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.
Megjithatë, pavarësisht këtyre vendimeve, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e Përmbarimit Shkodër dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dega Shkodër, nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme mbi pronën dhe duke i hapur rrugën ndërtimit në kundërshtim me çdo akt gjyqësor.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se moszbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet.
Në këtë situatë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për zbatimin e plotë të vendimeve gjyqësore që njohin pronësinë e ligjshme, ndërprerjen e çdo veprimi ndërtimor mbi pronën vakëf dhe hetimin e përgjegjësive të zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën.
Sigurojmë të gjithë besimtarët se Komuniteti Mysliman mbetet i vendosur të vijojë me të gjitha mjetet ligjore mbrojtjen e pronës vakëf.
Nëse kjo e drejtë vijon të cenohet, KMSH do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për shkeljet e përsëritura. -

KMSH denoncon ndërtimin e paligjshëm mbi pronën e saj në Shkodër: Shkelje e hapur e ligjit dhe e vendimeve gjyqësore
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj nisjes së ndërtimit të kullës “Rozafa Tower” mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje flagrante të ligjit dhe të vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare. Në deklaratë, KMSH thekson se ndërtimi në fjalë përbën cenim të të drejtës së pronësisë dhe të trashëgimisë fetare, ndërsa kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve për ndalimin e punimeve dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Reagimi Zyrtar:
Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi të
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për faktin se, pavarësisht vendimeve të formës së prerë të gjykatave shqiptare, mbi një pronë vakëf në qytetin e Shkodrës ka nisur ndërtimi i kullës “Rozafa Tower”.
Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit, një cenim të të drejtës së pronësisë dhe një akt mosrespektimi ndaj institucioneve fetare dhe trashëgimisë vakëf.
Prej më shumë se tre dekadash, kjo pronë ka qenë objekt i një kalvari të gjatë gjyqësor dhe administrativ. Në vitin 1996, me vendimin nr. 1586 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Shkodër, prona është njohur në favor të KMSH, me të drejtë parablerjeje të objektit të ndërtuar mbi pronën vakëf. Në vijim, Gjykata Kushtetuese në vitin 1999 dhe Gjykata e Lartë me vendimin nr. 00.2014.3003(316), datë 24.04.2014, konfirmuan përfundimisht të drejtën e pronësisë mbi këtë truall në favor të pronarëve legjitimë: Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kishës Orthodhokse dhe familjes Laçej.
Megjithatë, pavarësisht këtyre vendimeve, institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Zyrën e Përmbarimit Shkodër dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dega Shkodër, nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre ligjore, duke lejuar ndërhyrje të paligjshme mbi pronën dhe duke i hapur rrugën ndërtimit në kundërshtim me çdo akt gjyqësor.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se moszbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vepër penale, që minon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet.
Në këtë situatë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore për zbatimin e plotë të vendimeve gjyqësore që njohin pronësinë e ligjshme, ndërprerjen e çdo veprimi ndërtimor mbi pronën vakëf dhe hetimin e përgjegjësive të zyrtarëve që kanë shpërdoruar detyrën.
Sigurojmë të gjithë besimtarët se Komuniteti Mysliman mbetet i vendosur të vijojë me të gjitha mjetet ligjore mbrojtjen e pronës vakëf.
Nëse kjo e drejtë vijon të cenohet, KMSH do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për të kërkuar zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe dëmshpërblimin për shkeljet e përsëritura.
-

Strategji vendimmarrjeje nga një kampione bote në poker
Annie Duke, kampione bote në poker dhe shkencëtare kognitive, e përmbledh suksesin në jetë në dy faktorë: fatin dhe cilësinë e vendimeve.Fatin nuk e kontrollojmë, por mund të përmirësojmë mënyrën si vendosim, dhe sa vendime më të mira të marrim, aq më të mëdha janë gjasat për rezultate pozitive.Shumë njerëz mbeten të bllokuar nga frika e gabimit, ndjenja e dështimit ose nevoja për qëndrueshmëri. Kjo i mban në situata që nuk i bëjnë të lumtur, thjesht për të shmangur dhimbjen e pranimit të një zgjedhjeje të gabuar.Duke sugjeron një teknikë kyçe: “udhëtimi mendor në kohë”, të imagjinosh veten në të ardhmen dhe të mendosh si do të ndihesh pas një viti në secilin skenar. Kjo distancë psikologjike ndihmon të shohësh më qartë dhe të marrësh vendime që favorizojnë “veten e ardhshme”.Një shembull: një mjeke, e pakënaqur prej pesë vitesh, kishte 0% gjasa të ishte e lumtur në punën aktuale pas një viti, por 50% në një të re. Ky krahasim e bëri të largohej menjëherë. Duke nënvizon se distanca mund të krijohet edhe duke pyetur “Çfarë do t’i këshilloja dikujt tjetër në këtë situatë?” ose duke kërkuar mendimin e një mentori.Ajo kritikon faktin që vendimmarrja nuk mësohet në shkolla, ndonëse është thelbësore për jetën. Ndërsa lëndë si trigonometria janë të nevojshme për disa profesione, nxënësit rrallë mësojnë koncepte si të menduarit me probabilitet, ndjenja e kontrollit mbi vendimet, apo njohja e prirjeve mendore që na çojn në marrjene vendimeve te gabuara.Këto mund të përshtaten sipas moshës, nga lojërat me letra për fëmijët e vegjël, te parashikimi dhe analiza e informacionit për gjimnazistët.Për ta përhapur këtë kulturë, Duke dhe bashkëshorti i saj kanë krijuar një organizatë që synon integrimin e edukimit për vendimmarrje në shkollat amerikane. Nga një punonjës, kompania sot numëron gati 40, ka departamente edukimi, kërkimi dhe politikash publike, si dhe 12 milionë dollarë në grante për të zhvilluar kurrikula dhe bazë shkencore për këtë lloj edukimi.Synimi: t’i mësohet çdo fëmije se si të marrë vendime më të mira, veçanërisht në një epokë ku inteligjenca artificiale po ndryshon ekosistemin e informacionit.Mesazhi i saj është i thjeshtë por i fuqishëm: sa më të mirë të bëhemi në marrjen e vendimeve në kushte pasiguriw, aq më të suksesshëm dhe të lumtur do të jemi, dhe ndoshta do të fitojmë më shpesh edhe në poker. / Psychology Today, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Banorët e Thethit bllokojnë rrugën, Rama: Marrëzi kriminale!
Mbrëmjen e sotme një grup banorësh të Thethit kanë bllokuar një nga rrugët kryesore të fshatit për të mos lejuar kalimin e fadromave të IKMT. Në fshat kanë mbetur edhe 2 ndërtesa për t’u shembur, njëra prej tyre e konsiderueshme.
Por kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund aksionit.
“Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga ato me mure tek ato me konstruksion metalik e me dru – në dhunim ekstrem të ligjit për zonat e mbrojtura, të historisë e të peizazhit magjepsës të asaj zone dhe të turizmit që kanë kultivuar në vite ata që kanë sakrifikuar për ta bërë Thethin destinacionin që është sot.
Forcat e xhenjos nuk do të largohen nga Thethi deri kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit, ndërkohë që mbetet edhe një godinë masive për t’u shembur, që të përmbyllet ekzekutimi i plotë i vendimeve të IKMT dhe rikthimi i Thethit në normalitetin e para kësaj marrëzie kriminale Ka filluar Rilindja Urbane 2.0 si domosdoshmëri jetike për Shqipërinë 2030 në BE” – shkruan Rama.

