Çdo vit i ri sjell mundësi, ndryshime dhe sigurisht sfida. Viti 2026 nuk bën përjashtim dhe për disa shenja të zodiakut, energjia e vitit do të jetë kërkuese.
Tre shenja në veçanti do t’i vënë marrëdhëniet, vendimet dhe kufijtë personalë nën mikroskop. Nuk është domosdoshmërisht një vit i keq, por është një vit zgjimi, pjekurie dhe përshtatjeje ndaj sfidave.
Tre shenjat e horoskopit që do të testohen më shumë në vitin 2026.
Akrepi
Për akrepët, viti 2026 do të jetë një vit i vetëanalizës së thellë. Çështjet e marrëdhënieve dhe partneritetit dalin në pah, ndërsa vonesat ose pengesat në plane mund të shkaktojnë acarim. Akrepët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos lejojnë që emocionet të diktojnë vendimet e tyre. Qëndroni të vendosur në qëllimet tuaja, gjysma e dytë e vitit do t’ju justifikojë.
Shigjetari
Liria është elementi i shigjetarit, por viti 2026 do t’u kujtojë atyre rëndësinë e disiplinës. Komunikimi i papritur, vonesat në udhëtime ose studime, si dhe ulje-ngritjet emocionale mund të sjellin pasiguri. Durimi dhe fleksibiliteti do të jenë sekreti për të shmangur keqkuptimet dhe për të parë qartë se cilët njerëz ia vlejnë të qëndrojnë në jetën tuaj.
Peshorja
Peshoret do të thirren për të ripërcaktuar marrëdhëniet dhe partneritetet. Viti 2026 mund të sjellë konflikte ose përçarje që do të jenë të dobishme në planin afatgjatë. Ky vit do t’ju mësojë të vendosni kufij, të thoni “jo” kur është e nevojshme dhe të mbështeteni më shumë te vetja.
Tag: vendimet
-

Viti i ardhshëm do të jetë i pafat për këto shenja Horoskopi
-

“Nuk merrej asnjë vendim pa pyetur bazën”, ish-ministri: PS-ja e Nanos nuk vjen më! E demokratizoi dhe…
Në një krahasim mes dy liderëve historikë të Partisë Socialiste, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, ish-ministri Viktor Doda i ftuar në Dekalog ka ndarë pikëpamjet e tij për mënyrën se si secili e ka drejtuar partinë dhe vendin. Për Dodën, nuk ka dyshim: “Kryeministri më i mirë i gjithë periudhës së tranzicionit mbetet Fatos Nano.”
Argumenti kryesor i Dodës fokusohet te demokracia e brendshme partiake. “Fatosi ishte jashtëzakonisht demokrat. Ai e demokratizoi shumë partinë. Asnjë vendim nuk merrej pa u diskutuar me bazën, në grupin parlamentar, në kryesi. Ka pasur raste që Nanos i janë thyer dhe vendimet,” shpjegoi ai, duke pikturuar një parti ku debati ishte i gjallë dhe vendimet ishin kolegjiale.
Nga ana tjetër, Doda e sheh ardhjen e Edi Ramës si një nevojë të kohës për t’u përballur me atë që ai e quan ‘radikalizmin’ e Sali Berishës. “Duhej një figurë e fortë përballë Sali Berishës,” tha ai. Megjithatë, ai vëren një ndryshim gradual në stilin e drejtimit.
“Nga 2005-2009 respektoheshin institucionet. Më vonë, me sa duket me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ai merrte informacionet vetë dhe vendimet filluan të ndryshojnë.” I pyetur nga gazetari se si ka mundësi që brezi i tij, i dalë nga Partia e Punës, ishte më demokratik se politikanët e sotëm, Doda la të kuptohet se sot mungon vullneti për të kundërshtuar liderin, një tipar që sipas tij ishte më i pranishëm në të kaluarën. -

“I thashë Nanos të bëjmë zgjedhje para se Meta të krijojë LSI-në”, Doda zbulon këshillën që i kushtoi pushtetin PS-së
Ish-ministri socialist Viktor Doda i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka bërë një analizë të thellë të periudhës së Fatos Nanos në krye të PS-së, duke balancuar vlerësimet për vizionin e tij me kritikat për dobësitë që i kushtuan pushtetin.
Duke filluar me një ‘mea culpa’ të fortë, Doda pranoi se pritshmëritë e shqiptarëve për PS-në pas vitit 1997 ishin të jashtëzakonshme. “Ne duhet t’i kërkojmë ndjesë këtij populli që nuk i përmbushëm ato pritshmëri siç duhet,” deklaroi ai.
Duke u thelluar në figurën e Nanos, Doda e cilësoi atë si “20 vjet para partisë” në pikëpamje politike, një lider që delegonte pushtet dhe pranonte kritika.
Megjithatë, ai identifikoi edhe anën tjetër të medaljes: “Në momentet kur duhej të tregohej shumë i përgjegjshëm, tregohej shumë i papërgjegjshëm.”
Si shembullin kryesor të kësaj ‘papërgjegjshmërie’, Doda zbuloi një prapaskenë të panjohur nga viti 2003, gjatë kulmit të përplasjes mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës.
Ai tregoi se si Nano e kishte pyetur për këshillë dhe ai i kishte propozuar një zgjidhje radikale: zgjedhje të parakohshme.
“I thashë ‘më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund’. Ideja ishte të bënim zgjedhje para se Iliri të krijonte parti, sepse partia e tij vota do të merrte nga ne,” shpjegoi Doda.
Sipas tij, Nano fillimisht e pëlqeu idenë, por më pas u tërhoq me arsyetimin se PD-ja ishte e dobët dhe nuk përbënte rrezik.
“Këtë zgjuarsi mirditorit, Fatosi e neglizhoi. Kjo ishte papërgjegjshmëria,” përfundoi Doda, duke aluduar se ky vendim i hapi rrugën humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005.
Në një krahasim të drejtpërdrejtë mes dy liderëve historikë të Partisë Socialiste, Fatos Nanos dhe Edi Ramës, ish-ministri Viktor Doda ka ndarë pikëpamjet e tij për mënyrën se si secili e ka drejtuar partinë dhe vendin. Për Dodën, nuk ka dyshim: “Kryeministri më i mirë i gjithë periudhës së tranzicionit mbetet Fatos Nano.”
Argumenti kryesor i Dodës fokusohet te demokracia e brendshme partiake.
“Fatosi ishte jashtëzakonisht demokrat. Ai e demokratizoi shumë partinë. Asnjë vendim nuk merrej pa u diskutuar me bazën, në grupin parlamentar, në kryesi. Ka pasur raste që Nanos i janë thyer dhe vendimet,” shpjegoi ai, duke pikturuar një parti ku debati ishte i gjallë dhe vendimet ishin kolegjiale.
Nga ana tjetër, Doda e sheh ardhjen e Edi Ramës si një nevojë të kohës për t’u përballur me atë që ai e quan ‘radikalizmin’ e Sali Berishës.
“Duhej një figurë e fortë përballë Sali Berishës,” tha ai. Megjithatë, ai vëren një ndryshim gradual në stilin e drejtimit.
“Nga 2005-2009 respektoheshin institucionet. Më vonë, me sa duket me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ai merrte informacionet vetë dhe vendimet filluan të ndryshojnë.”
I pyetur nga gazetari se si ka mundësi që brezi i tij, i dalë nga Partia e Punës, ishte më demokratik se politikanët e sotëm, Doda la të kuptohet se sot mungon vullneti për të kundërshtuar liderin, një tipar që sipas tij ishte më i pranishëm në të kaluarën. -

“‘Të fortët’ e Edi Ramës sfidojnë…”/ PD, ngre akuza të rënda: Skandali në Tropojë, qeveria e tij ndihet e paprekshme
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, u shpreh se situata në Bashkinë e Tropojës është një shembull flagrant i kapjes së institucioneve nga pushteti lokal dhe i mungesës totale të respektit për ligjin dhe vendimet e organeve rregullatore.
Sipas Vangjelit, nën drejtimin e përkohshëm të Zyra Islamaj, e cila tashmë ndodhet nën hetim nga SPAK për procedurat e tenderimit, Bashkia ka sfiduar hapur vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), duke treguar se zyrtarët lokalë të mbështetur nga qeveria e Edi Ramës ndihen të paprekshëm përballë ligjit dhe mekanizmave të kontrollit.
Vangjeli theksoi se pavarësisht urdhërimeve të KPP-së për rivlerësimin e procedurës së tenderit për ndërtimin e rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje, Bashkia ka vazhduar të mbajë në fuqi skualifikimin e operatorit me ofertën më të ulët, duke sfiduar në mënyrë të hapur vendimin e komisionit dhe duke dëmtuar interesin publik.
Deklarata e plotë:
Bashkia Tropojë, nën drejtimin e përkohshëm të Znj. Zyra Islamaj – tashmë e marrë zyrtarisht si e pandehur nga SPAK për procedura tenderimi – ka sfiduar hapur vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).
Pas vendimit të parë të KPP-së të datës 3 shtator 2025, i cili urdhëronte Bashkinë Tropojë të rivlerësonte procedurën e tenderit me objekt “Ndërtim i rrugës Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me fond limit 82.9 milionë lekë, KPP është detyruar të ndërhyjë sërish me një vendim të dytë më datë 23 shtator 2025, duke ndaluar autoritetin kontraktor të vijonte me procedurën dhe duke urdhëruar rivlerësim sipas përcaktimeve të vendimit të marrë nga ky komision.
Megjithatë, në kundërshtim të hapur me këtë vendim detyrues, më 3 tetor 2025, Bashkia Tropojë ka përsëritur të njëjtin standart, duke lënë në fuqi skualifikimin e operatorit me ofertën më të ulët – pikërisht atë operator mbështetur në ankesën e të cilit KPP kishte konstatuar shkelje në veprimet e bashkisë.
Ky akt përbën një sfidë të hapur ndaj KPP-së, dhe organeve të drejtësisë, dhe tregon se si zyrtarët lokalë të mbështetur nga qeveria e Edi Ramës ndihen të paprekshëm përballë ligjit.
Partia Demokratike kërkon me urgjencë që të zbatohen menjëherë dhe në mënyrë rigoroze vendimet e KPP-së, duke respektuar rendin hierarkik të parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike dhe të penalizohen zyrtarët që kanë shpërdoruar detyrën duke dëmtuar interesin publik dhe qytetarët. -

BIRN: Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve
Në një konferencë për shtyp të premten, ku prezantoi legjislacionin ekzistues mbi ndërtimet dhe menaxhimin e territorit, duke përsëritur premtime të vjetra dhe të reja për çrrënjosje të “kancerit” e të ngjashme, kryeministri Edi Rama këmbënguli në shmangien e gjykatës si kontrolluese e vendimeve të institucioneve në varësi të ekzekutivit.
“Një tjetër masë e marrë është që ankimet administrative dhe gjyqësore nuk e pezullojnë ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit,” tha Rama. “Masë e rëndësishme, sepse ka pasur shumë spekulime dhe abuzime,” shtoi ai.
Kryeministri iu referua më pas gjatë e gjatë vendimeve gjyqësore që i cilësoi si abuzive, duke pretenduar se sulmi verbal ndaj gjyqtarëve ishte zgjedhja e vetme, edhe pse jo normale.
“Si merret masë sigurie për ndërtim pa leje? Mund të ma thuash? Çfarë mase sigurie mund të marrësh për ndërtim pa leje? Çfarë do gjykojë gjykata për ndërtim pa leje? Dhe arsyeja e vetme në këtë rast është që jo vetëm është interes publik, por është edhe personale në kuptimin e raportit me qytetarët dhe në kuptimin e dinjitetit të gjithë qeverisë,” theksoi ai.
Magjistratë, juristë dhe përfaqësues të opozitës e shohin deklaratën e kreut të ekzekutivit si alarmuese dhe një hap drejt autoritarizmit. Të tjerë i thanë BIRN se ajo ishte retorikë dhe propagandë dhe nuk mund të zbatohej.
Një gjyqtar, në kushte anonimiteti, i tha BIRN se nëse vihej në jetë ky propozim, ai i zhvlerësonte vendimet e gjykatës dhe i bënte ato abstrakte.
“E para, që rruga gjyqësore mbetet abstrakte, sepse e drejta e cënuar nga vendimet e (p.sh.) IKMT nuk riparohet asnjëherë,” tha ai.
Magjistrati i tha BIRN se kjo po ashtu mund të rëndonte në të ardhmen në buxhetin e shtetit.
“E dyta, në eventualitetin që vendimet bëhen të pavlefshme nga gjykata, në kushtet kur sendi është shkatërruar, individët përfitojnë dëmshpërblim që rëndon rëndë buxhetin e shtetit,” tha ai.
Jo të gjithë juristët bien dakord mbi ndikimin e vendimit të qeverisë për të mënjanuar masat e sigurisë për çështje që lidhen me kontrollin e territorit.
Avokati Ervin Metalla shprehet se nuk e shikonte të mundur zbatimin e një propozimi të tillë.
“Kam përshtypjen që nuk bëhet fjalë që nuk mund të merret masë për sigurim padie, se kjo nuk mund të ndodhë,” tha ai.
“Pezullimi me vendim gjyqësor i një akti administrativ, në kuadër të një mase sigurimi padie, nuk mund të ndalohet,” shtoi Metalla.
Ai tha se nëse ndërmerrej një vendim i tillë, kjo kishte implikime kushtetuese, por shtoi se i tingëllonte më shumë si pjesë e propagandës.
“Pra, ankimimi në vetvete nuk e pezullon ekzekutimin, por jo ndërhyrja e gjykatës me vendim pezullimi, si masë për sigurimin e padisë. Deri këtu, për mendimin tim, nuk ka asgjë të re, përtej propagandës sikur po bëhet revolucion,” tha ai.
Prej kohësh, kryeministri ka reaguar i bezdisur nga vendime gjyqësore që, sipas tij, ishin në shkelje të ligjit dhe që kanë ndaluar procese të ndërmarra nga institucionet në varësi të qeverisë.
Rama këmbënguli edhe në konferencën për shtyp se këto vendime ishin, sipas tij, në kundërshtim me ligjin dhe se sfidonin qeverinë apo e nxirrnin atë keq para qytetarëve. “Tani si të bëj unë? Të pushoj, mos të flas fare dhe ata le të vazhdojnë të rrinë me idenë që ma dhanë mua votën, 83 mandate, që të vazhdojnë të rrinë me atë zaptuesin atje që shkon kap një gjykatës dhe gjykatësi komplet pa lidhje i merr masë sigurie në orën 8 të mëngjesit,” tha kryeministri.
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama iu shmang pyetjeve nëse mund të besoheshin verbërisht inspektoratet dhe autoritetet për kontrollin e territorit, një institucion që edhe ai e fajësoi për situatën me ndërtimet pa leje. Rama hodhi poshtë mundësinë që veprimet arbitrare nga inspektoratet mund të kishin kosto për buxhetin ose qytetarët.
Ndryshe, përfaqësues të opozitës e shohin propozimin e kryeministrit si një hap tjetër drejt autoritarizmit, që, sipas tyre, rrezikon të drejtat e qytetarëve.
“Nëse një vendim administrativ zbatohet menjëherë pa pritur gjykatën, atëherë i hiqet qytetarit mundësia e vetme për mbrojtje efektive ndaj arbitraritetit të shtetit,” tha Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike.
“Kryeministri e shet këtë si masë kundër abuzimeve, por në fakt është një hap tjetër autoritar që kufizon të drejtat e qytetarëve,” shtoi ajo.
Tabaku tha se qeveria e Ramës sillej ndryshe me të dobëtit e ndryshe me të fortët dhe theksoi se këto ishin veprime populiste që cenonin të drejtat e garantuara në Kushtetutë dhe Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
“Sot, nën petkun e populizmit, në emër të komunitetit, po shkurtohen të drejtat individuale,” tha Tabaku.
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se propozimi është një kambanë alarmi që lë pa mbrojtje familje të tëra në pritje të legalizimit, ndërsa ngre dyshime se masa mund të përdoret për krijimin e shesheve të reja të ndërtimit.
“Edi Rama kërkon të heqë çdo pengesë ligjore apo administrative për prishjen e shtëpive të kësaj kategorie me qëllim që të hapë sheshe të reja ndërtimi për projektet që hartojnë oligarkët e ndërtimit pranë tij,” theksoi ai./Reporter.al -

Qeveria gjermane: Konsultime të rëndësishme për reforma
Këshillimet dyditore në Villa Borsig në Berlin kanë për synim gjetjen e përgjigjeve për reformat e shumta që e presin vendin në ekonomi por edhe përfunksionimin e kabinetit qeveritar.
Qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD ka vendosur në agjendë forcimin e aftësisë së konkurrencës së kompanive gjermane dhe reduktimin e shpejtë të burokracisë. “Disa kompani janë në gjendje të rëndë dhe kanë probleme të mëdha. Kjo është arsyeja pse duhet të arrijmë rezultate shpejt”, paralajmëroi kancelari Friedrich Merz para takimit.
Steffen Bilger, i partisë CDU sheh po ashtu se ka nevojë për veprim: “Bëhet fjalë për hedhjen e themeleve që Gjermania të mbetet një nga kombet kryesore në botë nesër”.
Së pari konsultimet, pastaj vendimet
Ditën e parë do të ketë konsultime mes partnerëve. Përveç Kancelarit Merz dhe 17 ministrave, në tryezë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi dhe shkenca. Ndërsa vendimet konkrete do të merren në ditën e dytë, në të ashtuquajturën agjenda për modernizim.
Sipas Karsten Wildberger, ministër i Ministrisë për Çështjet Digjitale dhe Modernizimin e Shtetit, kjo agjendë do të përfshijë rreth 80 masa. Ato përfshijnë, për shembull, një portal të unifikuar për regjistrimin online të makinave dhe një portal raportimi të burokracisë ku qytetarët mund të paraqesin sugjerime konkrete për përmirësim. Ulja e burokracisë duhet të rezultojë edhe me uljen e shpenzimeve. Kostot nga burokracia do të ulen me rreth 25 përqind – për shembull, përmes reduktimit të planifikuar prej tetë përqind të personelit federal.
Megjithatë, ministri është i vetëdijshëm se reduktimi i burokracisë nuk mund të arrihet menjëherë. “Vendi është i ngatërruar në shumë nyje, ekonomia është prekur nga burokracia për shumë vite, le të themi 20 apo 25 vite,” theksoi Wildberger, ndaj ky është një proces që nuk mund të realizohet shpejt.
Kancelari Merz kërkon ndryshime të shpejta. Ai foli për një “vjeshtë reformash”.
Por edhe ai është i vetëdijshëm se kjo duhet të vazhdojë hap pas hapi. “Vjeshta e reformave” do të “pasohet nga një dimër, një pranverë, një verë dhe një vjeshtë tjetër me reforma”.
Jo më shumë debate
Përveç reformave, koalicioni CDU/CSU dhe SPD i ka vënë vetes një qëllim tjetër: të sigurojë që vendimet të merren sa më lehtë të jetë e mundur, pa grindje midis partnerëve të koalicionit.
Ka pasur shumë fërkime midis CDU/CSU dhe SPD në javët dhe muajt e fundit. Qoftë për heqjen e taksës së energjisë elektrike për të gjithë, qoftë për zgjedhjen e dështuar të gjyqtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese.
CDU/CSU dhe SPD kanë nevojë urgjente për sinjale të bashkëveprimit. Në fund të fundit, sipas ARD DeutschlandTrend, 77 përqind e qytetarëve u japin partnerëve të koalicionit një notë të dobët për bashkëveprimin. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka ardhur koha për konsultimet të përbashkëta për veprim në të ardhmen./DW
-

Nga shkarkimi i Veliajt te emërimi i ish-deputetes së LSI zv/ministre të Brendshme, publikohen vendimet e Qeverisë
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa vendime të rëndësishme që sjellin ndryshime në përbërjen e institucioneve qendrore dhe vendore.
Vendimet përfshijnë emërime të reja në postet e zëvendësministrave, lirime nga detyra dhe shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.Emërime të reja në qeveri:
Edona Bilali është emëruar Zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Silva Caka është emëruar Zëvendësministre e Punëve të Brendshme.
Eugena Tomini ëshë emëruar Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Lirime nga detyra:
Andi Mahila, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, është liruar nga kjo detyrë.
Mira Kapisyzi, Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, është liruar gjithashtu nga detyra.
Një nga vendimet është edhe ai për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Këshilli i Ministrave miratoi propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i formalizuar me vendimin nr. 69, datë 23.9.2025.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
Në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve.
Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë
Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025 -

Nga shkarkimi i Veliajt te emërimi i Silva Cakës si zv.ministre e Brendshme, vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë
Në mbledhjen e sotme ( e enjte 25 shtator) të Këshillit të Ministrave u morën disa vendime, për lirim nga detyra dhe emërime në disa ministri të rëndësishme.
Një nga vendimet e sotme ishte shkarkimi nga detyra e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, pasi 2 ditë më parë këshilli bashkiak votoi pro projektvendimit të propozuar për shkarkimin e tij.
Ndërkohë në mbledhjene sotme është emëruar në postin e zv.Ministres së Brendëshme, Silva Caka, ndërsa është liruar nga kjo detyrë Andi Mahila.Gjithashtu një tjetër emërim ka ndodhur dhe në ministrinë e Shëndetësisë ku është emëruar si zv.Ministre, Eugena Tomini, ndëra është liruar nga detyra Mira Kapisyzi.
Vendimet e Këshillit të Ministrave
Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë
Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.
Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025 -

Kush i merr vendimet në PD, Berisha, Bardhi apo Noka? E zbulon deputeti Korreshi
Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 20:45
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka sqaruar mënyrën se si merren vendimet brenda partisë më të madhe të opozitës.
“Vendimet në parlament i merr grupi parlamentar. Po deshët ejani dhe i shihni. Vendimet i merr grupi parlamentar. Ne dëgjohemi të gjithë. Unë kam qenë më radikal se të tjerët, por prevalon shumica dhe unë i bindem”-tha Korreshi. -

Rama e pranon: Diella nuk ka përgjegjësi në qeveri, vendimet do t’i marr vetëm unë
Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se është ai “Dielli” që fshihet pas ministres Diella dhe vendimet do i marrë po ai.
Rama deklaroi ditën e sotme se puna e Diellës konsiston në përpunimin sa më të shpejtë të të dhënave dhe dhënien e përgjigjeve të menjëhershme, duke saktësuar se Diella nuk merr vendime politike apo qeverisëse, por vepron vetëm si një mjet ndihmues për përpunimin e informacionit.
Ai theksoi se përgjegjësia për vendimmarrjen mbetetvetëm në dorë e qeverisë, apo thënë më qartë, në dorën e tij, pasi tashmë të gjithë e dinë se cfarë thote Rama bën qeveria.
“Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e AI nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marrim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta.
E kemi vjedhur vëmendjen me këtë ministre, por do të ndodhi. Shumë shpejt do jetë në tv duke folur edhe me gazetarët. Mundet ti delegoni pushtet për të ekzekutuar, ajo që nuk mund ta delegoni është të hiqni vendimin e procesve demokratike. Besoj fort që profesori është ende i ri dhe do ta shohë atë ditë. Pushtimi për ekzekutim i inteligjencën artificiale është i prakrahasueshëm. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur. Unë besoj që s’ka inteligjencë artificiale që mund të konkurrojë të keqën brenda njerëzve,” tha Rama.