Tag: vendime

  • VIDEO – “PD dhe PSD të votojnë vendimet e rëndësishme”, kryekëshilltari Oltion Luli thirrje kolegëve..

    VIDEO – “PD dhe PSD të votojnë vendimet e rëndësishme”, kryekëshilltari Oltion Luli thirrje kolegëve..

    Të nderuar gazetarë, të nderuar banorë të Shkodrës! Kjo dalje për mediat vjen në një moment te rëndesishëm për qytetin e Shkodrës, për funksionimin e Këshillit Bashkiak dhe të vetë jetës qytetare.
    Fushata elektorale, në të cilën ndodhen aktualisht partite politike, po ndikon drejtpërdrejt edhe në jetën e përditshme të qytetit. Një rast tipik eshtë ai i mbledhjes së kaluar, ku këshilltarët e PSD-së dhe të PD-së bojkotuan vendime të rëndësishme për funksionimin normal të gytetit.

    Vendime që duhet të qëndrojne larg interesave të ngushta partiake dhe të mos përdoren për qëllime elektorale. Bllokimi i mbledhjes së kaluar do t’u kushtojë banorëve të Shkodrës, fillimisht, në plazhin e Velipojës. Mospasja e një vendimi përkatës bën që te mos kemi një strukturë të mirefillte për menaxhimin e plazheve me mime te lira për pushuesit shkodranë, si dhe për garantimin e kushteve dhe standardeve më të larta për Velipojën – destinacionin kryesor turistik të Shkodrës.
    Mosmiratimi i shtesës në buxhetin e bashkisë Shkodër në vlerën 220 milion lekë është krejtesisht e pajustifikueshme (Transfertë e kushtëzuar nga Buxheti i Shtetit per Emergjencat Civile per vitin 2025 per parandalimin e reabilitimin e objekteve në mbrojtje të jetës dhe pronës së banorëve.
    E njëjta situatë vlen edhe për “Kinema Republikën”, ku mungesa e vendimit ka lënë këtë institucion të rikthyer per publikun pa premierat më te fundit dhe pa pajisjet teknologjike të nevojshme, të parashikuara në projektin e sjellë nga Bashkia Shkodër.
    Mosmiratimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Këshillit Bashkiak dhe projektit “Bashki të forta” financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe nga Qeveria së Suedisë cënojnë besueshmërinë dhe seriozitetin me partnerët e huaj.
    Funksionaliteti i Këshillit Bashkiak dhe marrja e vendimeve në interes të gytetarëve të Shkodrës eshtë një detyrë për çdo keshilltar, që me vullnet ka zgjedhur të jetë përfaqësues i qytetarëve në sallën më të rëndësishme të qytetit.
    Mendoj se ka ardhur momenti që të tregojmë qytetari përgjegjshmëri – dhe të lëmë pas interesat politike, për ti shërbyer Shkodrës, jo me bllokime, por me vendime të drejta, pa ndikim politik, dhe në funksion të banorëve të saj.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Tregu i sigurimeve në rrezik, ja si shkelësit po lejohen të abuzojnë, KLSH nis hetimet për AMF-në, zbardhet raporti

    Tregu i sigurimeve në rrezik, ja si shkelësit po lejohen të abuzojnë, KLSH nis hetimet për AMF-në, zbardhet raporti

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut. Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut në sektorin e sigurimeve. Sipas KLSH-së, konstatohet mosmarrja e masave për sanksionim me gjobë ndaj shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara duke krijuar një dëm të mundshëm në intervalin e vlerave 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar kështu negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut të sigurimeve.
    Një shkelje tjetër, sipas KLSH-së, është se në mënyrë të vazhdueshme, ndër vite, konstatohet se, nuk është aplikuar norma e interesit në vlerën totale prej 6,948 mijë lekë ndaj shoqërive të sigurimeve që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse të fondit të kompensimit. Mungesa e kësaj mase ka krijuar një efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve ndaj të siguruarve. Gjithashtu, KLSH evidenton se në procedurat e licencimit për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, si në klasat e jetës ashtu edhe të jo jetës, janë konstatuar vonesa në përmbushjen e afateve administrative të parashikuara. Këto vonesa kanë krijuar ngadalësim në hyrjen e subjekteve të reja në treg. Raporti i plotë i auditimit në AMF, me argumentimin e shkeljeve të pretenduara dhe me qëndrimet përkatëse të subjektit të audituar, nuk është bërë ende publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
    AMF: 28 masa ndaj subjekteve për 2023
    Nga ana tjetër, AMF vetë nuk i bën publike masat individuale të marra ndaj subjekteve të mbikëqyrura. Megjithatë, një informacion i përgjithshëm përmbledhës mbi këto masa është paraqitura në raportin e fundit vjetor të publikuar, atë të vitit 2023 (që përfshin pjesërisht edhe periudhën e aktivitetit të audituar nga KLSH. Për vitin 2023, AMF mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura. Sipas raportimit të këtij institucioni në Kuvend, masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit. Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjuese dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtarinë e brokerimit në sigurime. Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administrative.
    Sipas pasqyrave financiare të AMF-së, të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 ky institucion realizoi 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat e vendosura për kompanitë e sigurimit. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, të ardhurat e realizuara janë të gjitha gjoba për kompanitë e sigurimeve, ndërsa për vitin 2023 nuk janë raportuar të ardhura nga gjoba të vendosura për subjekte të tjerë nën mbikëqyrje. Të ardhurat e realizuara nga gjobat pësuan rënie me 43% krahasuar me një vit më parë. Mbështetur në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administratorët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.
    Ligji përcakton se, kur vendos sanksion me gjobë, AMF siguron që ajo të jetë e efektshme dhe parandaluese, si edhe në përpjesëtim me gjendjen që e shkaktoi vendosjen e masës. Gjithashtu, ligji kërkon që AMF, gjatë vendosjes së sanksioneve, të zbatojë parimin e vazhdimësisë, sipas të cilit për shkelje të ngjashme vendosen sanksione të ngjashme. Ndërkohë, në tregun e titujve për vitin 2023 janë marrë tre vendime administrative. Një shoqërie i është hequr licenca dhe është çregjistruar për të ushtruar veprimtarinë në tregun e titujve, ndërsa ndaj dy bankave që ofrojnë shërbime investimi janë marrë masa korrigjuese. Në tregun e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive janë marrë dy vendime, të cilat janë vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat dhe fondeve të investimit. Sipas ligjit, gjobat për shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit mund të arrijnë deri në tre milionë lekë.

  • KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

    KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

    Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nuk ka marrë masa ndaj shkeljeve të përsëritur të shoqërive të sigurimit, duke ndikuar në rritjen e riskut të tregut.
    Sipas konkluzioneve të paraqitura në raportin vjetor të vitit 2024, për periudhën e aktivitetit nga data 1 janar 2021 deri në datën 30 dhjetor 2023, janë identifikuar mangësi në vendimmarrjen e Bordit të AMF-së, i cili nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit, pavarësisht shkeljeve të përsëritura dhe mungesës së përmirësimit të situatës financiare dhe treguesve të tyre, duke ndikuar në rritjen e riskut në sektorin e sigurimeve.
    Sipas KLSH-së, konstatohet mosmarrja e masave për sanksionim me gjobë ndaj shoqërive të sigurimeve për shkeljet e konstatuara duke krijuar një dëm të mundshëm në intervalin e vlerave 9.95 milionë lekë deri në 19.4 milionë lekë, duke ndikuar kështu negativisht në disiplinën dhe rregullsinë e tregut të sigurimeve.
    Një shkelje tjetër, sipas KLSH-së, është se në mënyrë të vazhdueshme, ndër vite, konstatohet se, nuk është aplikuar norma e interesit në vlerën totale prej 6,948 mijë lekë ndaj shoqërive të sigurimeve që nuk kanë plotësuar pjesën përkatëse të fondit të kompensimit. Mungesa e kësaj mase ka krijuar një efekt negativ në fondin e kompensimit, duke rrezikuar mbulimin e detyrimeve të shoqërive të sigurimeve ndaj të siguruarve.
    Gjithashtu, KLSH evidenton se në procedurat e licencimit për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime, si në klasat e jetës ashtu edhe të jo jetës, janë konstatuar vonesa në përmbushjen e afateve administrative të parashikuara. Këto vonesa kanë krijuar ngadalësim në hyrjen e subjekteve të reja në treg.
    Raporti i plotë i auditimit në AMF, me argumentimin e shkeljeve të pretenduara dhe me qëndrimet përkatëse të subjektit të audituar, nuk është bërë ende publik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
    AMF: 28 masa ndaj subjekteve për 2023
    Nga ana tjetër, AMF vetë nuk i bën publike masat individuale të marra ndaj subjekteve të mbikëqyrura. Megjithatë, një informacion i përgjithshëm përmbledhës mbi këto masa është paraqitura në raportin e fundit vjetor të publikuar, atë të vitit 2023 (që përfshin pjesërisht edhe periudhën e aktivitetit të audituar nga KLSH.
    Për vitin 2023, AMF mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrura. Sipas raportimit të këtij institucioni në Kuvend, masat u morën kryesisht si rezultat i konstatimeve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektimet e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktivitetit.
    Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjuese dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtarinë e brokerimit në sigurime.
    Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administrative.
    Sipas pasqyrave financiare të AMF-së, të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 ky institucion realizoi 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat e vendosura për kompanitë e sigurimit. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, të ardhurat e realizuara janë të gjitha gjoba për kompanitë e sigurimeve, ndërsa për vitin 2023 nuk janë raportuar të ardhura nga gjoba të vendosura për subjekte të tjerë nën mbikëqyrje. Të ardhurat e realizuara nga gjobat pësuan rënie me 43% krahasuar me një vit më parë.
    Mbështetur në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administratorët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë.
    Ligji përcakton se, kur vendos sanksion me gjobë, AMF siguron që ajo të jetë e efektshme dhe parandaluese, si edhe në përpjesëtim me gjendjen që e shkaktoi vendosjen e masës. Gjithashtu, ligji kërkon që AMF, gjatë vendosjes së sanksioneve, të zbatojë parimin e vazhdimësisë, sipas të cilit për shkelje të ngjashme vendosen sanksione të ngjashme.
    Ndërkohë, në tregun e titujve për vitin 2023 janë marrë tre vendime administrative.
    Një shoqërie i është hequr licenca dhe është çregjistruar për të ushtruar veprimtarinë në tregun e titujve, ndërsa ndaj dy bankave që ofrojnë shërbime investimi janë marrë masa korrigjuese.
    Në tregun e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive janë marrë dy vendime, të cilat janë vendime me masa korrigjuese ndaj shoqërive administruese të fondeve të pensionit privat dhe fondeve të investimit. Sipas ligjit, gjobat për shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit mund të arrijnë deri në tre milionë lekë. /Monitor
     

  • Berisha: Këto 39 ditë t’i shndërrojmë në ditët e betejës së madhe! E shndërruat Ramën në një ‘meme’ që ecën

    Berisha: Këto 39 ditë t’i shndërrojmë në ditët e betejës së madhe! E shndërruat Ramën në një ‘meme’ që ecën

    Berisha: Këto 39 ditë t’i shndërrojmë në ditët e betejës së madhe! E shndërruat Ramën në një ‘meme’ që ecën

    39 ditët e mbetura nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që demokratët t’i shndërrojnë në ditët e betejës së madhe.

    Në fjalën e tij, teksa iu drejtuar të rinjve gjatë prezantimit të programit për ta, Berisha tha se në këto 39 ditë, rinia përmbush pa mëdyshje misionin më të madh të jetës, rrëzimin e një arrogant dhe shpresëvrasësi si Rama, atë që Berisha e cilësoi si ‘një meme e gjallë’, meme që ecën.

    Në këtë kontekst, nuk ka ëndërr të madhe që mund të realizohet pa vendime. Janë këto vendime që realizuan ëndrrën e Shqipërisë në NATO, janë këto vendime që realizuan ëndrrën e Shqipërisë pluraliste. Janë këto vendime, të cilat, në disa mënyra patën një ndikim të pzevëndësueshëm në lirinë kombëtare, në faktin që sot shqiptarët jetojnë të lirë në Shqipëri dhe në Kosovë.

    Në këtë kontekst, 39 ditë na ndajnë. Të gjithë ju, jeni para një vendimi epik do të thosha, para një vendimi në të cilin ju përmbushni pa mëdyshje misionin më të madh të jetës suaj, përcillni në kalendat e historisë një diktaturë të dytë. Tashmë, jo të bzuar në idelogjinë marksiste-leniniste, por të bazuar në drogën, krimin dhe varfërimin e shqiptarëve.

    Çdo i ri dhe e re, këto 39 ditë, t’i shtrojnë në ditët e betejës më të madhe për ëndrrën e tij dhe të saj, sepse përballë jush qendron një shpresëvrasës, një arrogant. Qendron, po e quaj tani, një meme e gjallë, meqënëse e tmerruat ju dhe e mbylli Tik Tokun, le ta quajmë së bashku një meme e gjallë, që quhet Edi Rama, meme që ecën.